Barrikadat, vështirësi shtesë për studentët e veriut

Ajete Shaban Beqiraj

 

Ne Kodren e Minatoreve mund te shkohet vetem me autobus

10 tetor 2011, Dojce Vele,  Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka vështirësuar edhe më shumë qarkullimin e banorëve të atjeshëm. Ajo më së vështiri iu bie studentëve, të cilët duhet udhëtuar përditë deri te fakultetet në jug të Mitrovicës apo në qytetet e tjera. Nga ana tjetër, komuna e Mitrovicws ka premtuar zgjidhje të shpejt të problemit të transportit, pa pagesë, për studentët e veriut.

Kodra e Minatorëve është lagja me sigurinë me të brishtë në veriun e Mitrovicës, në të cilën as pas 12-të vitesh të përfundimit të luftës nuk ka qarkullim të lirë. Dhe, kjo bie më së tepërmi mbi supet studentëve të cilët nuk ndërpresin betejën për die, pavarësisht cmimit. Njeri ndër ta është edhe B., student i Fakultetit Juridik “FAMA”, në Mitrovicë, i cili po kthehet në shtëpi me autobus: e vetmja mundësi qarkullimi për këta banorë.


Me kte autobus udhetojne
studentet e Kodres se Minatoreve

“Jam nga Kodra e Miantorëve dhe përditë udhëtoj prej pjesës veriore. Liri s´ka hiq, se e dinë krejt bota qysh kena mbet e në cfarë gjëndje jemi na! Katër herë në ditë vie autobusi dhe qysh kemi qejf na të rinjte më dalë. S´guxojmë me rreziku se dihet ku jetojmë. S´guxojmë me rreziku e me dal se menjiherë rrahesh…Si ta dinë se je shqitpar, nuk t´lënë të qetë. E dinë të gjithë si jetojmë na!”


Në Kodrën e Minatorëve pas orës 18-të në burg shtwpiak


Arsye e mjaftueshme kjo që emri studentit 20 vjecar të mos përmendet e aq më pak  t´i bëhet fotografi, se mënyra e jetës së tij edhe ashtu është mjaft e vështirë.


“Tash jam tuj u marr me përgatitje për fakultet se duhet me mësu ngapak. ´gjashte e kem i per shembull autobusin e fundit. Na mas gjashtve jemi n´burg shtepiak. Unë si i ri p.sh., qe 12-të vjet s´m uj dal qysh dalin të rinjtë e tjere. Edhe kur du me dal, më duhet paraprakisht me gjet një vend me fjet diku n´farefis a shoqëri, se nuk guxoj me u kthy n´shpi natën se është rrzik. E kshtu duhet me u mbyll n´burg tonin dhe si i ri, rinia t´shkon poshtë…”.


Zedhenesi Ahmet Jashari

Ngjarjet e fundit në veri kanë rënduar situatën edhe më shumë. Autobusi i cili qarkullon katër hërë në dite, për shkak të barrikadave në Urën e Ibrit ka ndërruar kahje dhe në vend të stacionit të përhershëm, tash ndalon tek lagja “Tre rrokaqiejt” matanë një ure të improvizuar, rreth 200 metra përmbi. Sipas Ahmet Jasharit, zedhenes i komunës së Mitrovicës, “Kodra e Minatorëve” është lagja më e ndjeshme në veri.


Qarkullim vetëm me autobus


 “Kodra e Minatorëve, një lagje në thellësi të Mitrovicës është zona më e ndjeshme aktualisht. Banorët e kësaj lagjeje që nga paslufta jetojne në rrethanat e një getoje dhe udhëtojnë me një autobus që lëviz tri-katër herë në dite. Ata nuk kane lirit e lëvizjes“.


Nga të 100 familjet shqiptare, tash në Kodrën e Minatorëve jetojne vetëm 40-të prej tyre. Dhe shpërngulja vazhdon për arsye tashmë të njohura, thote z.Jashari sipas të cilit, “Nuk ka javë që kalon dhe që nuk ka incidente të ndryshme ndaj shqitparëve. Don të thotë është një presio i vazhdueshëm, ndërsa edhe atje numri i banorëve ka shkuar në rënje”.


Të rinjt e veriut: “Duam të shijojmë rininë dhe lirinë”


Ne pritje te autobusit qe
qarkullon 4 here ne dite

Ndjenjën e pasigurisë ndërkohë me së thelli e përjetojnë studentët, të cilët vazhdojnë studimet në fakultete të ndryshme, brënda e jashtë Mitrovicës. Përderisa, mesazhi i perbashkët vie përmes zërit të bashkëmoshatarit të tyre:”Le t´kqyrin pak për neve qysh jena mbet. Le t´i lënë anash karrikat e le t´merren pak me popull,e sidomos me popullin e pjesës veriore se ne qe 12-të vjet jena n´luftë. Me një fjalë, ne ende jemi n´luftë. Qe 12-te vjet ne ende nuk kemi shijuar lirinë…“.


Përkundër mundësive të kufizuara, Komuna e Mitrovicës tashmë ka menduar një zgjidhje për studentët e veriut. Sipas zëdhënësit Jashari, Zyra për Integrime Evropiane dhe Mirëqënje Sociale është në pritje të listave nga përfaqësuesit e lagjeve të veriut me numrin e studentëve, në mënyrë që të sigurohet transporti për në fakultetet përkatese, brenda e jashtë Mitrovicës.

Ajete Shaban Beqiraj- Krijimtari dhe Gazetari

Autorja

 

Valdete Antoni: …Një vajzë e vogël që quhet Ajetë, ecën nëpër rrugën e fshatit ku ka lindur. Herë herë rruga e detyron që të ecën drejt, herë-herë rrëzohet sepse pengohet në gurë. Mirëpo, kupton që hollësia dhe brishtësia e trupit të saj, është në kërkim të një fuqie që e lidh me tokën, me atë çka ndjen, me zërat e atyre që janë lindur, janë rritur dhe me ato këngëtime, që duket se burojnë së thelli. Por askush s’e di se ajo ikën…Herë-herë ka frikë nga hija e vet, nga zhurmat, nga vetëtimat, nga shushuritja e pemëve, megjithatë vrapon e vrapon…

Ky është një përfytyrim që më është ngjallur duke përshkuar rreshtat dhe fjalët e tua, përmes rrëfimeve të dy librave në prozë dhe dy vëllimeve me poezi. Janë kthjelluar mjaft situata të jetës që kalon një vajzë me një shpirt të pastër, pavarësisht që ngjarjet më pas janë pengime të mëdha të jetës. Janë dëshmi të një shpirti delikat dhe të ngjarjeve mjaft të trishtueshme. Një besnikëri e pafund. Një besnikëri tejet e fuqishme dhe cuditërisht, e ruajtur për vite me radhë. Duke iu lexuar aty, unë kam dëshirë që në këtë udhëtim për tek vetja ta ndjejnë portretin tuaj edhe dëgjuesit tanë sonte.

Ajete Sh. Beqiraj: Po, Valdete, unë po iu shpie nëpër jetën time. Vi nga një fshat I vogël I Kosovës. Strellc I Poshtëm quhet, të cilin e dua shumë! Një fshat shpirtmadh, me një traditë të vjetër, me një traditë të pasur e sidomos me një natyrë të mrekullueshme. Ka peisazhe pikërisht çfarë I duhen një poeti, i cili synon të krijojë apo të pasqyrojë shpirtin e vet.

Rruga e shtepisë sime

 Unë në fakt jam rritur atje dhe kam marrë diçka nga natyra e Strellcit, nga peisazhet e bukura, nga çiltërsia e tij. Vi nga një  familje fisnike fshatare. Jemi gjashtë fëmijë. Kemi pasë një babë, mjerisht-jo intelektual, sepse rrethanat ia imponuan të mbetet I tillë. Por, ai lexonte dhe e kuptonte jetën më mirë se ndoshta, të them, një doktor shkence.

Valdete Antoni: Dhe, poezinë e parë ta rrëfeu babai?

Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Duket se shkrimet I kam më shumë nga nëna! Sepse, ajo kur u martua, edhe atëbotë e shprehte dashurinë përmes vargut. Mirëpo, që nga fëmijëria e deri sa pati jetë baba im, unë më tepër kam qënë e lidhur me babanë. E kam dashur shumë! Privilegjet  dashurinë e mbështetjen që I kisha unë, nuk i pati asnjeri fëmijë. Prandaj, kur iku nga jeta më është shkëputur një copë e shpirtit, më është thyer një krahë dhe kam pas vështirësi edhe të ngritem dhe të vazhdoj pas tij. Megjithatë, jeta të mësoka t’I duash edhe  rënjet e tua dhe të ngritesh, serish…

Valdete Antoni: Ajete, kush të ka thirrur për herë të parë me këtë emër?

Prinderit e mi 

Ajete Sh. Beqiraj: Po, është një rrëfim I cuditshëm, egjithatë, unë do t’ua besoj juve. Fëmija I parë prindërve të mi, kishte emrin Ajete.Por,  motra pas pak ka vdekur  një ). Pas saj më ka lind një vëlla tjetër, edhe një motër tjetër por, nëna ime s’ka pas fuqi që t´i emërojë me emrin e saj. Halla ime, me t’I lindur vajzë ia ka vënë këtë emër. Por, gjyshja nga babai, kur jam lindur unë ka thënë: “Emri ka qënë imi dhe unë kurrë s’do t’ia lë vajzës së bijës sime, por do ta gëzojë vajza e birit tim”.

Valdete Antoni: Po si të thoshte mëma. I ngjaje motrës?

Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Ajo ka qënë shumë e bukur! Nëna thotë, fëmijë më të bukur nuk kam pasë as nuk kam pa. Dhe sigurisht, fëmijët që I merr Zoti e kanë një bukuri më në vete!

Valdete Antoni: Po vetja si të është dukur kur ke qënë e vogël?

Ajete Sh. Beqiraj: S’e di! Gjithnjë kam pas bindjen se isha e shëmtuar. Ai kompleks më ka përcjell deri  atëherë kur jam vetdijësuar aq sa të njoh vlerën e vërtet të cdo gjëje që m’ka rrethuar.

Valdete Antoni: Më sa kam kuptuar unë nga ajo që kam lexuar, ka qenë një dorë magjike e një qënieje tjetër që t’ka vënë në këtë lëvizje bukurinë dhe të ka bërë që ta shikosh veten në një pasqyrë të besueshme.

Ajete Sh. Beqiraj: Kjo mund të jetë e vërtet! Dhe, kur them kështu mendoj se deri në një moshë të caktuar isha një fëmijë rrebele, e cila kalonte kohën mureve e pemëve, pa bërë asnjëherë çfarë bënin qupat. Aq më pak i jam dhënë librit. Asnjëherë nuk jam ulur të lexoj sic bënin të tjerat. Dhe, mbase kjo ‘dorë magjike’ më preku në një formë tjetër, kur në moshën 16 vjeçare krejt papritur, fillova të shkruaj. “Ylli që ndriçon…”, ishte vargu im I parë dhe I vetëm që më kujtohet. Atëbotë mendoja se I kisha lexuar diku. Mirëpo, koha e dëshmoi se mua po më frymëzonte dicka.Që atëherë kam filluar të shkruaj romanin e parë, sepse dëshira që të jesh e lirë dhe provinca janë dy gjëra që gjithnjë janë në përplasje me njëra-tjetrën. Pikërisht duke jetuar në një provincë si fëmijë I dy prindërve jo të pasur…

Valdete Antoni: Dhe, me dëshirën e jashtzakonshme për të qënë vetvetja. Me një temperament shumë të vecantë…

Ajete Sh. Beqiraj:…Pastaj, mentaliteti që të detyronte të ndrydhje vetveten, kanë ndikuar në mua. Prandaj, atë Ajeten që nuk kam mundur ta kem në jetë, jam munduar ta kem në vepër. Romani im I parë(ishte një tërësi e vetme, më vonë u bënë dy pjesë), i shkruar në moshën 17 vjeç, 99 për qind, mos të them 99.9, është imagjinatë e pastër. Sepse, ato që s’kam mundur tí kem në botën reale i kam krijuar në botën time. Me kohë, të gjitha më kanë ardhë, por atëbotë unë nuk I kisha! Nga ana tjetër, forma e familjes të cilën e kam ndërtuar…Unë, në një familje të tillë jam rritur, në atë frymë, të ndershme, plot dashuri, plot afërsi, mirëkuptim njerëzor. Ajo ka qënë familja ime!

Valdete Antoni: Pra, ti parandjeve dhe e pe tek vetja gjithë atë që mund të të ndodhte më pas?

Ajete Sh. Beqiraj: Unë këtë nuk e di! Por, është një fakt se gjërat e bukura që I kam shkruar m’I ka sjell jeta. Atë lirinë, atë të qenit vetvetja, realizimin e shumë dëshirave të cilat I kam shkruar në letër e megjithatë më janë dukur të pakapshme!

Valdete Antoni: Pra, në moshën 17 vjeçare t’I shkrove romanin e parë?

Ajete Sh. Beqiraj: Po. Është e vërtet!

Valdete Antoni: Ndërsa, unë do të ndalem që disa radhë t’ua jap edhe dëgjuesve.

“…Perdja e natës po ngrihej e agimi po rrëshqiste I larë në vesën e fshatit.

Kokrrat e rrumbullakta të vesës ishin derdhur nëpër fusha si margaritarë. Kënga e bilbilave po hapte kurorat e luleve e kori I shpendëve zgjonte ëmbël fshatarët nga gjumi I  natës. Edhe dielli shkëlqeu mbi majat e pishave dhe, duke depërtuar nëpër degë, I fali shkëlqimin e artë panoramës së bukur të fshatit. Një rreze u shkëput nga tufa dhe , duke u përvjedhur nëpër dritaren e hapur, u shkri në nurin e bukuroshes së fjetur. Ajo hapi qepallat e gjata dhe shikimin e freskët hodhi përjashta, duke përzier një psherëtimë të përgjumur me gugatjen e pëllumbave në parmakë…”

Valdete Antoni: Dhe, si titullohet ky roman?

Ajete Sh. Beqiraj: Është pikërisht siç ishte dhe poezia e parë: “Ylli I Fatit…i pushonte në dorë”.

Valdete Antoni: Të kujtohet pse u nxite që ta shkruaje fillimisht?                                         

Ajete Sh. Beqiraj: Nuk e di!… Ishte natë vere. Ajo erë e ngrohtë e muzgut në fshat, ajo aromë e pastër, tarracë e drunjtë… Kushedi Shtepia ime ç’më frymëzoi?

    Valdete Antoni: Në poezitë e tua ka mjaft dhimbje…Dhimbje, dhimbje dhe përhershmërisht një gjëndje pritjeje! Gjithmonë ke një besim se dicka do të ndodh. Se do të meritosh atë që ke tek vetja. Se do të të kthej Zoti pikërisht atë që është nisur për ty…

Ajete Sh. Beqiraj: Valdete. Cdo sukses sikur është I destinuar të paguhet me një humbje në jetë! Kjo si duket ka ndodhur edhe me mua. Në një anë kam fituar-në tjetrën kam humbur, si cdo njeri që ka ato rënjet dhe ngritjet e veta. Është një etapë e dhimbshme e jetës sime, e cila mjerisht u përmbyll edhe me vdekjen e babait tim!…Ato poezi janë pasqyra e vërtet e shpirtit tim, e jetës sime… Këtë do të doja ta dinë edhe ata që i lexojnë, ndonëse ata që e kuptojnë vargun e dine se cdo poet kapet për diçka që të krijojë. Sidoqoftë, unë besoj se një njeri njerëzor, një njeri me ndjenja të çiltëra, mbase do të përplaset në jetë, por në fund, fitorja është e tij. Unë besoj fort dhe nuk dyshoj, sepse Zoti I do të mirët. Dhe, nëse asgjë tjetër nuk kam, Zoti më fali një shpirt të çiltër dhe kjo më mjafton!







Amanet


Cdo ditë me rrezet e diellit ta puth dheun baba

Në heshtje lus qiellin
Me shi t´na vajtojë fatin

Amanet ua lë engjëjve
Roje të t´bëjnë mbi gur
Me shkrumbin e shpirtit
Ta shkruaj epitafin

Se bota e mashtrimit
Ishte e panjohur për ne
Fushë e tradhtisë
Fushë e pashkelur
Djerrinë
Ti shkove pranë Zotit
Të gjesh të vërtetën
Unë në botën e djallit
Do t´mundohem gjithë jetën
Ta kthej bekimin tënd




Valdete Antoni: Me sa lexova në biografinë tënde të shkurtër, ke punuar edhe në sallon bukurie. A vërtet zbukurojë vasha e nuse, pikërisht duke parë që kishe dëshirë të zbukuroje vetveten?

Ajete Sh. Beqiraj: Është vërtet. Por, kjo është një rrugë të cilën më shumë ma kanë imponuar rrethanat. Sepse, siç e thashë dhe më lart, familjes sime asgjë nuk I mungonte, por me tepricë nuk kishte. Dhe, për botimin e librave duhej shumëcka. Prandaj, duke qënë se deri në promovimin e librit të parë nuk kam deklaruar prirjen për shkrimet, është dashur…

Valdete Antoni: A I përshtatej natyrës tënde?

Ajete Sh. Beqiraj: Deri diku, po! Por, dua të them se më duhej një rrugë e shkurtër që të arris deri tek paraja dhe kështu të botoj librin e parë, sepse në ato rrethana ishte e pamundur. Kështu që, u detyrova që për një kohë ta lë shkollimin anash që t’I përkushtohem zejes, dhe me thonjtë e mi e me ndershmëri, t’I jap dritë vargut tim. Kësaj edhe ia dola. Por, sa është I vlefshëm ta shohë dritën, këtë le ta vlerësojë lexuesi…Po edhe dëgjuesi, në këtë rast!  Me kohë, unë edhe fillova ta dua atë zanat sepse, ai m’i hapi të gjitha dyert. Gjithë cfarë desha në jetë unë edhe mora se paranë kisha në dorë dhe me atë I hapja dyert e mia…

Valdete Antoni: Të ndodhte që t’I thoshe dikujt që ishe e trishtuar kur e zbukuroje edhe ndonjë fjalë të ëmbël kur vinte para pasqyrës aty në sallon?

Ajete Sh. Beqiraj: Po. Dhe cka është më e cuditshme ato shumë herë edhe më janë hapur. Më kanë besuar! Ndoshta, sepse këtu brënda gjithnjë kam pasur një dry që s’më ka lejuar të shpërndaj ato që m’I kanë besuar njerëzit. Gjithnjë më janë hapur gjithnjë dhe kam biseduar me to si një mike e mirë. Jam munduar t’I kuptoj problemet e tyre, ndonëse unë jetoja në një botë krejtësisht tjetër.

Valdete Antoni: Paramendo: është një vajzë ose një grua e ulur në karriken e sallonit dhe po shikohet në pasqyrë. Ti je pas dhe teksa ia rregullon flokët, ndërkohe sheh dy sy të trishtuar. Rikujton një portret të tillë?

    Ajete Sh. Beqiraj: Kam parë…Kam parë mjerisht, edhe me vrragë të cilat më është dashur tua mbulojë me pudër. Sepse, si mbrëmë, burri I dehur e kishte rrahur dhe të nesërmen ajo duhej të shkonte me vjehrrën mysafire, e detyruar të aktronte gruan e lumtur ndonëse përbrënda ishte fare e kundërta. Ato kanë ndikuar shumë në jetën time dhe, në librat e mi nuk është vetëm një femër por janë të gjitha në  një! Jam munduar që nga çdo këndvështrim t’I shoh hallet e femrës. Sidomos në këtë dhjetëvjecarin e fundit, qëkur regjimi serb I detyroi meshkujt të marrin rrugët e botës, shumë  femra e kanë vuajtur. Shumë nuse kanë mbetur me dhjetë vjet me 12 vjet, me fëmijët e vegjël dhe me pleq. Shumë vajza kanë mbetur me lule në dorë nëpër stacionet e Evropës! Sepse, janë fejuar dhe shenja me të cilën do të gjendeshin ishte një lule në dorë. Dhe, nëse djalit nuk I ka pëlqyer, ai e ka lënë aty! Pastaj, të tjera, të cilat kanë shkuar me ëndrrën e madhe të perëndimit dhe atje kanë gjet një ferr të vërtet, një llahtar. Dhe, nuk kanë gjet rrugëdalje tjetër vec largimit,apo shumica prej tyre kanë shkuar deri në vetvrasje. Është një tmerr, por kjo ka ndodh me vajzat tona në Kosovë. Për Shqipëri nuk kam informacion. Më vjen keq që nuk di më shumë! Por, në Kosovë kështu ka ndodh. Sepse, shumica e djemve tanë, thjesht, duke e parë Evropën kanë harruar ku janë lindur, ku janë rritur, kanë harruar traditën…

Valdete Antoni: Po ti a e ke përgatit pajën tënde?

Ajete Sh. Beqiraj: Po…

Valdete Antoni: Janë qendisma vetëm nga dora jote apo edhe të nënës?

Ajete Sh. Beqiraj: Të nënës, të motrave të mia, por kryesisht të miat.

Valdete Antoni: Dhe, sa vite ato presin e presin…Qarqafë, jastekë dhe mbulesa, shami te bukura…

Ajete Sh. Beqiraj: Valdete!

Valdete Antoni: …A të trishton hapja e asaj arke?

Ajete Sh. Beqiraj: Unë nuk e hap më…Ka vite e vite, që nuk e hap më dot as nuk dua ta shoh më!











Nënë!!!


A ke dëgjuar ndonjëherë
Të vritet zemra
Vetëm pse dashuron
A ke provuar si vetmohet gruaja
Pa u nusëruar mirë…

Zgjodha verbërisht nënë
Me sytë e zemrës…
Dashurova çiltër
Shpresova kurorën
Pse më linde besnike
Mbeta
Pre e dashurisë tradhtare!

Tash jam tretur në natë
Velloja më mbet shkret
Kërpudha myku
Në shtratin e larë me lotë
Fotografitë
M’i ka mbuluar pluhuri
Ai nuk deshi t’i ruaj
As për kujtim

Andaj nënë
Mos m’kërko më ndër nuse
Do të martohem me mortjen
Veshur e tëra me lule
Në varreza do të kurorëzohem

Mos ma dëshiro as jetën
Do të ik atje ku bie aromë parajse
Praruar në dritën hyjnore
Meloditë engjëllore
Të m’a përkundin shpirtin

Do të shkoj nënë
Oh të çmallem
Me babën zemërplasur
Mallkuar çoftë jeta
Në këtë botë mëkatare!!!


28 Tetor 2001


Valdete Antoni: Ke udhëtuar dhe ke jetuar për disa kohë në Gjermani. Po aty ke punuar?

Ajete Sh. Beqiraj: Kam punuar. Kam punuar por më shumë kam krijuar. Librin tim të dytë e kam ristrukturar dhe e kam botuar po nga atje. Kuptohet me komunikim elektronik këtu te Toena, sepse ishte e pamundur në atë kohë meqë leje qendrimi nuk kisha dhe nuk mund të lëvizja shumë. Pastaj, edhe librin e tretë…

Valdete Antoni: Po aty çfarë pune kreve?

Ajete Sh. Beqiraj: Nuk kam qenë edhe e pafat në punë, sepse mjerisht, shqiptarët është dashur të bëjnë lloj-lloj pune për të ekzistuar dhe për të siguruar bukën për familjet në Kosovë. Në Gjermani jetova pesë vjet, por punova vetem dy, sepse kisha dy vëllezërit, kishim nusen dhe ata punonin…

    Valdete Antoni: Dhe studioje?

Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Nuk studioja. Pasi jam i jam rikthyer Kosovës u jam përkushtuar studimeve. Dhe kjo vetëm për faktin se hasja në atë : “Ta kam lexuar librin. Ah, sa I mirë ishte! Cka keni studiuar?” Dhe, thashë se ishte koha ta bëja atë që do duhej ta kisha bërë kohë më parë. Kështu, për dy vjet iu përkushtova studimit, e mbyllur pa punuar asnjë gjë nga krijimtaria derisa përfundova Shkollën e Lartë të Gazetarisë “Faik Konica“. Mjerisht,tek tani është shpallur fakultet!

Valdete Antoni: Nuk të pa asnjë fytyrë e vëmendshme gjatë kohës që jetonit në Gjermani?

Ajete Sh. Beqiraj: Sigurisht! Por ata kryesisht ishin grek, italian, gjerman. Ndërsa, unë jam shqiptare dhe dua të kem përkrah vetëm një shqiptar!

Valdete Antoni: Nuk I ndalet sytë asgjëkundi?

Ajete Sh. Beqiraj: Unë në fakt kam ndalur sytë kohë më parë…Dhe, nuk mendoj se ishte e domosdoshme t’I ndal diku tjetër. E edhe po mos ta kisha bërë, unë vetëm shqiptar dua përkrah vetes!

Valdete Antoni: Nuk mundi t’I shemb dashuria këto lloj rregullash?

Ajete Sh. Beqiraj: Jo. Te unë jo! Cdo respekt për të gjithë ata që përcaktohen për të tjerët. Por, unë kam këtë pikëpamje nga kjo anë.

Valdete Antoni: Tani, të mendojmë se je pranë mikrofonit, në atë studion e radios ku punon.  Si do ta nisësh përshëndetjen në këtë mbrëmje?

Ajete Sh. Beqiraj: ”Miq të dashur, mirëmbrëma kudo që jeni dhe përshendetje nga valët e ngrohta të Radio-Pejës. Duke shpresuar se pas jush keni një ditë të mirë e të mbarë, ju ftojmë të qëndroni prane nesh, sepse për juve kemi përgatitur dicka shumë të veçante. Por, atë do ta mësoni pas një kënge. Pra, le ta dëgjojmë bashkë në vazhdim!”

Valdete Antoni: Dhe pas këngës, të nderuar dëgjues, do të ndjejmë këngëtimin e Ajetës përmes vargjeve të saj.



Rini mynxyrë

Mos më pyetni mua të sfilituren
Përse zemren pa faj burgosa
Ishte e çiltër e kthjellët si vesa
Mbrujtur e gatuar në mirësi
Mos më gjykoni përse në thelb
Çdo hap thika të egra i vura
Me vuajtje të përgjakshme
Shpagova jetën këtë Mëkat të Zi

Mos m’ia përtërini shkrumbin zemrës
Mos m’ua gërrithni plagëve dregzën
Heshtur më përcillni edhe ndër varre
Kur n’qepallë stepur të mbetet shikimi
Trupin në arkivol kur t’ma shtrini
Mos m’vajtoni por lutuni për mua
Ato duar që m’u prenë në jetë
Të më zgjaten drejt amshimit

Trupi i dergjur do të gjej prehjen
Vetëm në varr ku mbretëron heshtja
“Rinia ime ishte Mynxyrë”
Në gur të varrit gdhendni mbishkrim
Kur në Ditën e Madhe të Gjykimit
Zemra në shpirtin tim të ankohet
Aty të gjithë do ta kuptoni
Domethënjen e Amanetit tim

27 Mars 2001

Valdete Antoni: A keni ndonjë peng në këtë mbrëmje?

Ajete Sh. Beqiraj: Mendoj se do t’I mbetem borxh dëgjuesit, do t’iu mbetem borxh ndoshta edhe juve, poqese nuk ua them se kjo është hera e parë që kam pranuar të intervistohem nga dikush. Dhe, për asgjë tjetër veç për faktin se kam menduar se ende nuk kam çfarë t’I them lexuesit. Sepse, mua me habisin njerëzit që bëhen të mëdhenj me një poezi, me një libër? Unë mendoj se krijuesi duhet të krijojë në heshtje dhe jo të imponohet apo të ekspozohet para kohe me vlerat e tija. Vlerat do t’I identifikojë koha, vet koha! Kështu që, sado që kam pasur rastin, unë gjithnjë jam tërhequr e bindur se ende nuk është koha. Duke u nisur nga respekti që ndjej ndaj jush dhe sidomos nga respekti që ndjej ndaj këtij mikrofoni dhe dëgjuesit tuaj, e kam për nder të jem mysafire juaja dhe të bëj prezantimin tim të parë si krijuese para mikrofonit të Radio-Tiranës…

Valdete Antoni: Dhe unë dua t’iu them një të fshehtë: këtu, para mikrofonit është një gur mademi dhe kur ai ndjen zona të tilla ndjeshmërie, fillon e ndrit më shumë. Të jeni e sigurt se tani, siç po e shohim edhe vet, ai shëndrit. Dhe unë jam e bindur se dëgjuesit dhe miqtë e këtij emisioni e kanë ndjerë pasurinë shpirtërore, mendimin tënd dhe dlirësine e një vajze që vjen nga Kosova dhe sjell me vete edhe universalitetin e pasurisë së saj!

Ajete Sh. Beqiraj: Unë ju falenderoj shumë…Faleminderit për respektin! Përshëndetje për të gjithë dëgjuesit dhe respekt në vazhdimësi, sidomos për kolegët e mi, të cilët mjerisht më duhet t’I lë se më duhet të kthehem në Kosovë. Po marr me vete përshtypjet më të mira. Me të  vërtet, është mëkat pse kam shkel Evropën më parë se të shkel Tiranën. Mirëpo, gjithnjë ka mbetur një ëndërr e palosur në gjirin tim. Tash më erdhi rasti në rrethanat më të mira ta shoh Tiranën. Kam njoftë njerëz të mrekullueshëm! Kam marrë përvoja të mira nga këtu dhe dua t’iu them dëgjuesve se janë fatlum pse kanë pranë vetes një staf të tillë, I cili mundohet të japë gjithçka nga vetja vetëm që ata të ndjehen mirë. Do të doja të jem edhe unë pjesë e tij. Mirëpo, mua Kosova më pret… Vendi im më do dhe do të kthehem atje!

Valdete Antoni: Rrugë të mbarë….          

                                                                 

Radio Tirana,12 maj 2004

Autore e emisionit: Valdete Antoni
12 maj 2004, në Shqipëri

Operator zeri: Vjosa Luto

Weblinks:

TRIPTIK FLUTURIMI

300px-vangjush_thoma_ziko.jpg

SHPIRT I ARRATISUR

Flutoroj,
Përsëri fluturoj.
Më mbinë krahët e fluturimeve.
Mes kaltërsive po notoj
Me ret’ e zogjtë anonimë.

Ata s’ e dinë se për ku
I përcjell era edhe dielli.
Përpara horizonti blu
Ku det’ i madh puthet me qiellin.

As unë cakun s’ e them dot.
E kam dhe unë të panjohur.
Më tradhëton vetëm një lot
Që shpirtin ngrohu dhe e ftohu.

Një grimc’ eteri ai u bë
Dhe unë porsi qiell më vete
E kap dhe dot nuk po e zë
Kuptimn’ e çartur të kësaj jete.

Veç fluturoj.
Veç fluturoj.
Me krahët tim të fantazisë
Dhe qiell e shpirtit e trazoj
Me fllad dhe shkulme të stuhisë.

Pas xhamit qielli edhe Zoti
Dhe unë reja kalimtare,
Një shpirt i arratisur zogu,
Qënie e lirë dhe krenare.

HIJA E MALLIT

Nga nata fluturoj drejt ditës.
Porsi shtegtar që arratiset.

Qielli përpara zu ndriçohet.
Nga pas po nxihet, errësohet.

Ësht’ hija ime që e mbulon,
Hija e mallit që zezon.

Mallit me prush e zjarr mendimesh,
Me vetëtima prej kujtimesh.

Me vesën që veson lulkuqet
Edhe përplot ua mbush kupat.

Ngrenë për mua ato shëndetin
Për mall’ e largët të kurbetit.

I luten diellit të vijë rrotull
Ta rrokullisë të zjarrtën rrotë.

Më dysh ta ndajë hijen e mallit.
Ta kthejë pas hijen e malit.

Të bëhet nata im’ e ikjes
Dita ime e re e mbritjes.

PLUHURI I AVIONEVE

Avioni,
Ark’ e Nohes mbyllur.
Era e ngrica dot s’ e shpojnë.
Ca zgjuar e ca përgjumur
Të njëjtën gjë po ëndërrojmë.

Megjithëse gjuhët tona s’ ngjasin,
As racat nuk janë njëlloj,
Por pëshpëritim edhe flasim
Për ëndrrat tona ne njësoj.

Në flokët e mbi supet kemi
Të njëjtin pluhur kozmik.
Atdheu ynë që po lemë
Kurrë nga shirti ynë s’ ik.

Në gjithë avionët e botës
Veç këtë pluhur ti e gjen.
Nuk shkulet dot.
Është e kotë.
Si plazm’ e jetës në çdo gen.

Vangjush Ziko

Tetor 2011

KUPOLA E ËNDRRAVE MËRGIMTARE


(Xhevat Muqaku, Kupolë e ëndrrave, AMANDA EDIT, Bukuresht, 2011)

ballinandrrave.JPG

Baki Ymeri

 

Fluturime lirike nga vendlindja në mërguim dhe anasjelltas

 

Kupola e ëndrrave shqiptare fluturon në kërkim të freskimit, për freskiim e shpirtit duke krijuar një botë të florinjtë. Betimi e hymni, flamuri e kombi, dhe mendimi që të përtërin me këngën e shpirtit në qiellin e kaltërt. Pas vëllimit “Nuset e erës”, Xhevat Muqaku vjen para nesh me librin e tij të dytë, një album perlash poetike të strukturuara në katër cikle: Ombrellë e hapur, Vakcinë, Faqet e pushimit, dhe Ombrellë e mbyllur. Në këtë kontekst inspirimesh lirike del në pah një kupolë e re ëndrrash me një mesazh lirik të qartë dhe me një  freski ë memorjes që arrin “në kështjellat e larta/ me trasenë e suksesve”. Rima është prezente tek/tuk dhe formalisht në disa vargje, por misioni i saj nuk ka të bëjë me lirikën klasike. Disa strofa të poemave të tij mund të shndërrohet në haiku, një stil i veçantë i lirikës bashkëkohore. I sigurtë në vetveten, i relaksuar dhe optimist, paralelisht me Skënder Krasniqin, Pal Sokolin, Neki Lulajn, Liman Zoigajn etj. Xhevat Muqaku, mjek dhe ëndërrimtar, është njëri nga poetët më të mirë të diasporës shqiptare në trojet gjermane, një realist i fuqishëm që qëndis vargje për të gjitha moshat, duke t’i përkujtuar të gjitha segmentet e jetës, madje edhe vendlindjen ku “Dyreku shtëpisë,/ i dhuron qëndresës sigurinë,/ krenarinë dhe buzëqeshjen.”.

         Bota poetike e këtij autori është e mbrujtur me „alternativën reale”, siç shprehet në njërin nga vargjet e tij,  me një univers lirik që i referohet kuptimit të vlerave humane, meditative dhe filozofike: „Dheu e preferon lëvizjen”, me jetën si një “dhuratë e Perëndisë”. Duke analizuar peshën e vargut të tij, që në shikim të parë duket i thjeshtë, konstaton se autori përshkruan një univers shpresash të panumërta ku rolin elementar e ka familja, ambienti dhe shoqëria. Autori plasohet në qendrën e një universi të ngarkuar me një spektër elementesh prezente edhe në vëllimin e tij të parë. Xhevat Muqaku është një ishull i ndodhur në pajtim me vetveten dhe me ata që e rrethojnë. Poemat e tij janë një varg fragmentesh të shkëputura nga jeta e përditshme, duke lënë përshtypjen e një diskursi të pjekur dhe të një pikëshikimi të mbrujtur me një botë reale dhe me një kohë të përbërë nga fluturimi prej vendlindjes në mërgim, dhe anasjelltas.

          Një aspekt tjetër interesant paraqesin titujt e këtij vëllimi që shndrit me dritë meteorësh, me mençuri zogu, me dallgë epshesh e me dëshira që ta përvëlojnë zemrën me këngë ku ndeshen mendimet në aktin e sfidës duke dalë në garë me ligësinë, duke përjetuar frymëmarrje dashurie, duke u përballuar paradokseve të kohës dhe shpirtit të lodhur. Në kuadrin e inspirimeve të autorit dëgjohet zëri i valës dhe kënga e krenarisë, ëndrrat e arratisura dhe udhërimi në kohë, dallgët e mëngjesit dhe heshtja e ombrellës së mbyllur me profil heroine. Poetit të diasporës nuk i mungon imagjinata. Sipas tij, “Bekimi e bekon besimin dhe lumturinë”, mendimit i jep shijen e duhur, “duke u shkrirë në gojë të Çamërisë// me freskun e lirisë së imagjinuar/ që e gjallëron fluturumin mbi livadhet e shtruara me diell”. Apo: ”Balerinë e fejuar me Busollën”,  që “Shtrëngon fuqishëm diellin”, “duke amnestuar fatin e amnezisë.”

  Xhevat Muqaku është një poet origjinal që e përjeton jetën dhe krijon një univers poetik të veçantë, paralelisht me atë botë poetike që manifestohet nga sivëllezërit e tij, jo vetëm në diasporë. I ndjeshëm dhe nganjëherë tejet modest, ai ka nisur t’i shfrytëzojë burimet e frymëzimit dhe t’i njohë fshehtësitë e artit dhe mjeshtrinë e shprehjes. Herë pas here, te ai ballafaqohemi me një prozodi të konstruktuar nën presionin e lartë të plasimit të ideve mbi një platformë dukshmërisht retorike dhe moderne, por paradoksalisht të ndërtuar mbi një platformë fikse, tek-tuk me një gamë strofash me tre vargje, sidomos në kapitullin e parë „Ombrellë e hapur”, që don të thotë se poeti ka një „peisazh” të logosit vetjak, të cilin e kultivon lirshëm gjatë shpërthimit të tensionit lirik „me rrezatim e lundrim madhështishë”. Sipas tij, në trasenë e vjetër të mërgimit: „Zëri i valëve dhe qindramijë peshq vallëzonin,/…/ Në pasazhin e ecjes shqiptare.”

     Poetin e frymëzon çdo fjalë, çdo gjë, çdo eveniment, çdo ngjarje, madje edhe  vajtja në piknik: „Sot pasdite me miqtë ishim në piknik./ Zonjat tona gatuan flinë në mërgim/ me saçët e vendlindjes.” Në këtë kontekst ekziston një filozofi e ekzistencës së mbrujtur me spektrin e dëshirave dhe përgëzimin e përpjekjeve që e ushqen poezia me entuziazmin për rë arritur në përjetësi. Poeti krijon një kohë konkrete, senzoriale, që shëmbëllen me një  botë që e preferon lëvizjen dhe „pushimin e shkurtë” dhe përjetimin e jetës si një dhuratë hyjnore e Perëndisë. Në vend të abstrakcionit, këtu mbretëron dashuria që s’lejon të vdesë normaliteti i përjetimeve të përditshme, duke e nxitur autorin të na ofrojë një tabllo perceptimesh plastike të shprehjeve të jashtëzakonshme ku „arti krijon gjuhën botërore/ me  ndjenjat e zgjimit”. Xhevat Muqaku e përjeton ekzistencën në kërkim të freskimit, duke e freskuar memorjen e diasporës shqiptare me vlera të reja letrare.

 

BOX


Xhevat Muqaku u lind më 1 janar të vitit 1964 në Nekofc të Drenasit (Kosovë). Fati dashti që të rritet dhe edukohet në gjirin e një familjeje të arsimuar. Kohët e liga në Kosovë nuk e kursyen as të dhe as motrat e vëllezërit e tij. Me shkrime, sidomos me prozë, duke mos e anashkaluar edhe poezinë, ka filluar të merret qysh në si nxënës i Shkollës Fillore „Bajram Curri” në vendlindje, për të ndjekur më tej shkollimin e mesëm dhe studimet. Për fat të keq, gjatë luftës i është djegur biblioteka, me fletoret, librat, albumet me fotografi dhe ditari me shkrimet e tij. Me këtë rast i janë djegur edhe shumë krijime dhe dorëshkrime, së bashku me shtëpinë në Drenicë, dhe siç thot një mik i tij: „arriti momenti kur njeriu kërkon strehën për ta strehuar dhe qetësuar shpirtin dhe punën e tij, dhe me këtë nis një kapitull i ri në jetë.”  Pas vëllimit „Nuset e erës”, ky është libri i tij i dytë, një album poetik që e sheh dritën e botimit në Bukureshtin e rilindësve tanë. Njësoj si në veprën e parë, edhe në ktë vëllim reflektohet shpirti i njërit nga krijuesit më të frymëzuar të diasporës shqiptare. Autori është i martuar dhe ushtron profesionin e mjeksisë. Që nga viti 1993 punon, krijon dhe jeton me familjen e tij në Gjermani. Pos tjerash, i përcjell aktivitetet dhe veprimtarinë kulturore të shoqatave të ndryshme shqiptare në Gjermani, dhe sidomos të shoqatës „Rinia” në Singen, duke qenë madje një nga themeluesit e saj.

Mu,atje,tek mëni i zi

perparim-hysi.jpg
“Mu,atje,tek mëni i zi
O Leni,oi,oi…”

Popullore

Nga    Përparim    Hysi

Kam ardhur sot tek mëni i zi
Kur gjethet një nga një po bien
Dhe zë e më kujothesh ti
Përse?Përse?Më thuaj,moj Lenë!

Qe pjekur mëni,se qe qershor
Atëherë mënat ta bëjnë me sy
Ta bëjnë me sy,ta bëjnë me dorë
Tek mëni i zi,zu hipe ti!

Tek zgjidhje kokrrat një nga një
Nga lart shikon që vjen dikush
Pa vjen nën mën dhe hiç s’bën zë
S’bën,por ti u skuqe prush.

-Zotëri!-i flet.Mos doni mëna?
-Zotëri…po fjala në grykë të mbetë
-Jo! S’dua mëna.Më duhet “hëna”
Tash”hëna” lart,mbi mën,u mekë.

E zu jermi…alivan?!!!
Nga mëni bie pikë e “vdekur”
“Dikushi” paskej qenë asllan
E pret mbi krahët”hekur”.

Pa zë të tund,pa zë të shkund
Që të sillte pak në vete
E sheh,e sheh që s’mund
Dhe gati e zunë “ethe”.

Pastaj të puth me buzë,me sy
Të puth në gushë,në faqe
Dhe aty,nën mën të zi,
Të “ngjalli” pak “esnafçe”.

Pa lindi kënga…shkoi  gojë më gojë
Se fshati,- thonë,- ka sy
Kjo këngë tek mëni i zi më çoj
O  Leni,oi, oi…

15 tetor   2011

libya-copy-copy.jpg

Rinia perballe sfidave te shoqerise moderne

Pregatiti Hekuran Pashollari

hekuran_pashollari_134297709.jpg

“Autonomia dhe panvarsia jane fjalet kyçe te kesaj moshe te pasur me premtime”

Puna, familja dhe mardheniet nderpersonale, jane ambientet ne te cilat leviz nje i ri sot.

Nevoja per te zgjedhur, per te mare vendime, dhe per te ndryshuar, kerkon nje vetvleresim te mire nga ana a e te rinjve .

Nenkuptojme me “rini” periudhen e moshes qe shkon nga 20 deri ne 35 vjeç, kur nuk eshte me adoleshent dhe kur mbarimi i ciklit te studimeve hap rugen e jetes se nje te rituri.

Kufiri maksimal i kesaj moshe sot eshte pak e ritur, per shkak te faktorit me orgjine shoqerore, ne te cilin nuk jane te ralle 30 vjeçaret qe akoma nuk kane mbaruar universitetin dhe akoma jetojne me prinderit.

Shpesh eshte mungesa e panvarsise ekonomike, ajo qe nuk i lejon te “fluturojne”plotesisht, duke i detyruar te rinjte te mbajne nje kembe brenda dhe tjetren jashte shtepise, ne humbjen e nje identiteti te plote.

Nuk ka asgje te habitshme  qe besimi ne vetvete ne kete faze te vuaje nje disekuiliber.

Faktoret qe ndikojne ne formimin e personalitetit tek i riu

Ne kete faze te jetes fitimi i panvarsise eshte nje nga temat e para dominuese.

Puna

Perfundimi i studimeve shkollore, pozicioni profesional duhet te jene me te percaktuara:rolin qe duhet te marin behet me i rendesishem dhe kerkon nga te rinjte qe te investojne pjesen me te madhe te energjive ne kete fushe.

Te rinjte ndodhen perballe pikpyetjeve se cilat vlera kane per te me teper rendesi , si dhe para “dilemave morale” per te zgjedhur:

 Me mire nje aktivitet te sigurte por me sakrifica apo nje pune qe eshte ne natyren e tij por pak e            sigurte?

Me mire nje pozicion pergjegjesi dhe me fuqi (kopetenca), apo nje pune krijuese dhe te lire?

Me mire nje profesion qe nuk eshte ne natyren time por qe me ben te fitoje shume, apo ate qe zhvillon talentin tim por me ato qe fitoj nuk me dalin  deri ne fund te muajit?

Jo gjithmone te rinjte mund te kuptojne se cila eshte zgjedhja me e mire dhe permes dyshimeve duke kaluar nga njera ane ne tjetren vetvleresimi mund te humbase rugen

Familja

Ne kete moshe, per ata qe banojne me prinderit, nuk eshte shume i qarte ndarja e roleve. Duke patur nevoja (interesa) te ndryshme, shpesh hyjne ne konflikt me njeri tjetrin, duke u bashkuar vetem ne momentet e ushqimit, te cilat mund te behen terenet e verteta te nje lufte pakenaqesie.

Nga ana tjeter sot te rinjte nuk fitojne panvarsine e plote ekonomike deri ne nje moshe te me vonshme dhe jane te detyruar te rendojne mbi shpatullat e prinderve.

Ndersa per ata qe administrojne nje shtepi te vete, jeta nuk eshte me e thjeshte: jane te detyruar te kryejne dy ose tre pune te ndryshme per te mbuluar shpenzimet, duke paguar lirine e vete me çmimin e lodhjes fizike dhe mendore.

Mardheniet nderpersonale

Prane temes se autonomise ndodhet dhe nje tjeter nyje per tu zgjidhur, ajo e thellimit te mardhenieve reciproke.

Mardheniet “ne shtrirje” dmth te shumta dhe siperfaqesore, do te duhet tja lene vendin atyre “intesive”, dmth te zgjedhura  dhe te thella.

Ne miqesi, ne pune, ne dashuri ajo qe kerkohet eshte nje lidhje besimi me e qendrueshme, bazuar ne afrimitetin intim.

Ne fushen sentimentale , ne veçanti, eshte ky momenti ne te cilin fillohet te mendohet ne menyre me urgjente ne rikerkim te ashtuquajtures”shpirtit binjak”, ne formimin e familjes se vet dhe te mundesise se lindjes se femijve

Nje aspekt tjeter qe duhet konsideruar ne mardhenitet ne periudhen e rinise eshte qe subjekti, mashkull ose femer qofte, fillon e te ballafaqohet me modelin e burit ose te gruas qe shoqeria i afron; drejtues, burre ideal, grua elegante , grua e zonje …

Ku te vihem? Si te leviz me marifet ne keto propozime? Ke te zgjedh?

Nese ballafaqimi me te gjitha keto mundesi zgjedhje behet sfilites, vetvleresimi humbet

Faktoret qe ndikojne ne humbjen e vetvleresimit

“Nuk bej punen per te cilen kam studjuar”

Vite te tera studimesh, provime mbi provime, rezultate maksimale dhe me gjithate kjo te duket se nuk mjafton .Dergon qindra kerkesa per pune (curriculum vitae), por asgje nuk ndryshon. Dhe ti vazhdon te punosh ne ate pune qe te duket e padobishme dhe sfilitese qe nuk permban rrugen tende.

Dite pas dite shpresa humbet …dhe bashke me ate dhe vetvleresimi yt.

“Te kerkoj kariere apo te realizoj talentin tim”

Shume do tu dukej se keto dy aspekte do te shkonin gjithmone me te njejtin hap. Por ne realitet shpesh nuk eshte keshtu. Dhe atehere futesh ne konflikt me vetveten: te ndjek talentin apo te vihem ne gjurme te “llogarive” per te bere kariere? Sfilitja ne kete dileme na  ben te jetojme  keq  çdo zgjedhje dhe nuk arijme te shikojme mijra mundesi te tjera qe jeta na ve perpara.

” Sigurine apo lirine”

Fillon dhe te pyesesh ne se eshte me mire te kaloj nga nje mardhenie ne tjetren, duke gezuar rinine, apo te filloj te mendoj qe te ndertoj nje mardhenie serioze?

Te sakrifikosh lirine per nje mardhenie te qendrueshme te duket nje krim. Por di qe nuk mund te “fluturosh lule me lule” per gjithmone. Duke mos vendosur te zgjedhesh rezikon t’i humbasesh te dyja ato.

” Do te gjej shpirtin binjak”

Miqte e tu jane te gjithe ne çift, dhe disa te martuar dhe me femije. Dhe ti fillon ta shikosh gjithçka te eret: do te gjej ndonjehere burin ose gruan e jetes sime?

Ne çdo takim me persona te rinj vashdon te ushqesh endren e “princit te kalter” ose ” te gruas perfekte” duke humbur mundesine e zgjedhjes per te qene i lumtur.

“Kurthet”

Per te rejat (femrat)

Aktualisht nga femrat e reja kerkohet te luajne role te shumta dhe me nje nivel te larte: ne jeten ne çift, ne familje, ne pune dhe ne shoqeri.

Teperimet ne çdo orientimet e me siperme do te çonte ne formimin e atij steriotipi qe e sheh gruan “mashkullore”, nje pantere te ftohte dhe agresive qe ben gjithmone ato qe do, duke demostruar se i mjafton vetvetja dhe nuk ka nevoje per asnje.

Mbrapa kesaj sjelljeje fshihet nje frike e thelle  per te hyre ne kontakt me natyren e brishte te lindur ne secilin prej nesh.

Per te rinjte(meshkujt)

Shpesh veshtiresia e mashkullit ne brendesine e mardhenieve sentimentale eshte  ajo qe nuk shpreh qarte emocionet e veta dhe te komunikoje me shoqen. Fillojne e te krijohen keqkuptimet dhe mosmarveshjet, te cilat mund te çojne ne prishjen e mardhenieve.

Arsyet mund te kerkohen tek e kaluara, tek tradita dhe edukimi, sipas te cilit “mashkulli” duhet te jete i forte, nuk duhet te qaje kurre dhe te mos dridhet dhe perdridhet. Tek mashkulli mungon fjalori afektiv, emocionet e thella nuk eshte ne gjendje t’i shprehe ne menyre te kuptueshme, pra nuk eshte ne gjendje te gjeje menyren te dale ne drite.

 

Test vleresimi

Pergjigju pyetjeve dhe vlereso ne se ke dhene me shume pergjigje per pyetjet A;B ose C. Pastaj lexo profilin qe te korespondon dhe zbulo pikat e dobeta te vetvleresimit.

 

1.Ne se do te duhej te prezantoje jeten tende me nje shenje ,do te proferoje:

A. Nje spirale.

B. Nje shigjete

C. Nje rreth

 

2. Shikohesh ne pasqyre dhe zbulon rudhat e para.

A. Çdo shenje eshte nje shenje e jetes qe ke jetuar.

B. Mendon me trishtim  se sa do te shtohen akoma.

C. Eshte koha te shpejtosh per nje trajtim te veçante

 

3. Te qenurit beqar(i pa çiftuar) simbas teje eshte ….

A. Nje zgjedhje si çdo tjeter.

B. Nje kusht i nje vetmie te detyruar.

C. Eshte nje falimentim

 

4. Ne zgjedhjen e punes nevojitet te mbash parasysh….

A. Prirjet e tua , talentin.

B. Sigurine dhe qendrushmerine

C. Aftesite e tua.

 

5.Te terheq nje person qe eshte e kundert me tipin tend ideal

A.E ben nga kurioziteti

B E takon por fshehtasi

C. Kerkon te mbushes nje instikt

 

Lexo profilin tend

Profili A

 Jeta eshte nje mister qe te magjeps e te ysht dite pas dite. Ke nje intuite te mire dhe nje ndjeshmeri qe te udheheq ne zgjedhjet dhe vendimet e tua. Kerkon te ndjekesh gjithmone prirjet e tua dhe te plotesosh deshirat e tua te momentit. Gjykimet e tjereve te shqetesojne pak, meqenese ti kerkon se pari te mos i vlereshosh gerat nga rezultati qe arin por nga kenaqesia qe te japin. I  vetmi element qe te mungon ne vetvleresimin tend eshte te jesh me i planifikuar, per te mos humbur ne shume drejtime.

Profili B

 Vlera tende varet nga ajo qe arin te realizosh dhe ta shpiesh deri ne fund ,fale kembenguljes dhe shpirtit tend te sakrifices. Te pelqen te planifikosh dhe te projektosh te ardhmen. Siguria jote bazohet mbi terheqin e pamjes dhe modelit. Megjithate ndihesh i detyruar te ndjekesh gjurmet e tradites per te çuar perpara vlerat qe t’i kane transmentuar. Ne realitet je me i lumtur kur fantazon se sa kur realizon ate qe mendoje te doje. Perpara nje deshtimi, nuk dekurajohesh, por sqaron qe ajo qe ishe duke bere te apasiononte dhe ishte ne natyren tende te vertete.

Profili C

Je i (e) ashper me vetveten, pretendon gjithmone maksimumin dhe e ke te veshtire te falesh nje falimentim. Mardheiet e tua me te tjeret bazohen mbi debatin dhe ballafaqimin: ti je gjithmon pak a shume diçka tjeter dhe gjykimet negative te lendojne, te bejne te prekshem dhe je viktime e nje ankthi te nje perçmimi. Je i (e)pakenaqur sepse jeton projektin e se ardhmes,duke u perqendruar mbi ato qe te mungojne dhe jo mbi ato qe ke dhe qe do te doje me te vertete te kishe.

 

H.Pashollari

 

10/09/2011

 

Macja e ngordhur në shi ….

odise_kote_177428313.jpg

Nga Odise Kote

… për më tepër se një javë, kishte mbetur aty në mes të rrugës. Nuk kishte asnjë pikë gjaku rrotull dhe as ndonjë shenjë carjeje apo shtypjeje që të rrëfente shkakun se përse gjendej aty. Fëmijët e vegjël, kurreshtarët e parë të botës, pasi iu mblodhën rrotull, më pas e anashkalonin ose e shtynin me këmbë pa guxuar ta largonin të paktën me një qese apo shkopinj për ta hequr prej rrugës. As gratë e pallatit tim që e shihnin nga dritaret. As pastrueset e komunales që vinin shumë rrallë asaj ane, nuk e panë të udhës ta hiqnin prej andej. Po mbushej java dhe ajo lagej e lagej nën shiun e dhjetorit, në cep të rrugës, në lagjen time periferike.

Si një lëneshë.

Kushedi sa kohë do të mbetej ashtu e shtrirë përdhe, nëse Kadria, komshia e katit të pestë, nuk do të zbriste calë – calë duke u mbajtur pas mureve, deri sa ta merrte e ta hidhte në kazanin e plehrave.

Ishte muzg i thellë kur Kadria e bëri këtë akt, megjithatë sytë kurështarë të grave të pallatit e ndoqën me vëmëndje të gjithë skenën.

Kadria, është nëna e Asim Babaracit, Drejtorit të Doganës në pikëkalimin kufitar të shtetit tonë me Greqinë. Asimi është i martuar, por ende nuk ka fëmijë. Ai vjen rrallë, shumë rrallë në shtëpi. Eshtë me shërbim, u kthen përgjigje Kadria komshijeve të katit, kur e pyesin.

Asimi nuk është burrë i pashëm por vishet me shije. Eshtë i martuar me Belinën, që gjithë ditën rri e mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë. Belina është shumë e bukur, ndërsa Kadria, vjehrra është vejushe, që dallohet prej së largu se është grua e vuajtur dhe e fortë. Babaracët erdhën gati një vit më parë në pallatin tonë të ri, ndërtuar në një pozicion të favorshëm të kodrave periferike të qytetit, mes pishave e bredhave.

Pikërisht Kadria, gruaja me zemër të fortë, me shaminë e zezë që s’e heq asnjëherë nga kryet e saj, ndonëse duket se nuk e ka plotësisht moshën për këtë gjë, e kreu këtë akt të thjeshtë, largimin, duke na dhënë të gjithë ne banorëve të pallatit një lehtësim të vecantë. E largoi macen e ngordhur nga mesi i rrugës.

E pashë nga dritarja e dhomës sime – studio, kur ajo e largoi qetësisht macen e ngordhur. Ndjeva befas një lehtësim të cuditshëm.

Nuk e di pse.

Ndonëse nuk shquhem për tepri dashurie ndaj kafshëve, nuk e di,  por ajo krijesë që lagej në shi kishte filluar të më dhimbsej. Me kalimin e ditëve, madje më ngjante si një shenjim tersi që duhej shmangur e harruar.

Ja përse ndoshta u ndjeva i lehtësuar kur Kadria e hoqi atë nga rruga. Këtë episod të pavlerë të përditshmërisë tonë qytetëse do ta kisha haruar si mijra të tjera të parëndësishme, nëse një ditë prej ditësh gruaja, pas një zënke në inat e sipër, nuk do të më thoshte: s’ke faj ti !

-Ti do një vjehrrë si Kadria !

-Po c’hyn Kadria këtu ?– ia kthej pa qejf dhe i them butësisht të mos marrë nëpër gojë plakat e lagjes e aq më tepër komshiet, me të cilat do të shkojmë vite jetë në fqinjësi.

- Eh Kadria, Kadria…po lëre, lëre – ma ktheu gruaja – se ti nuk e di. Ti mbyllesh aty në dhomën tënde e vetëm mbi libra e kompjuter… Se kam prindër unë…se kanë halle ata…ti di vetëm punë…punë…Asgjë tjetër…

-Ah, ke të drejtë, ke të drejtë – ia kthej për t’ia zbutur disi zemërimin. -Bëhuni gati,- i them asaj dhe dy fëmijëve, do të shkojmë tani nga nëna !

Dhe me të shkuarën nga nëna… dy fëmijët e mi e gruaja nënkuptojnë vizitën tek shtëpia e vjehrrës, pasi nëna ime ka tre vjet që nuk është më, ndërsa babai ka shkuar të banojë me motrën time larg prej këtij qyteti.

Nëna ime, e shtrenjta ime, ka ikur pa kthim.

Ja, në një ditë dhjetori, në prag Krishtlindjesh iku ajo.

Iku sa hap e mbyll sytë.

Ka ikur në qiell, i kam thënë vajzës time të vogël.

Ka ikur në parajsë dhe vjen vetëm një herë në vit për të na takuar.

Do ta presim natën e vitit të ri.

Ajo do të vijë, sic ka ardhur cdo vit bashkë me babagjyshin për të na sjellë dhurata.

Vajza e vogël e pret gjithë vitin nënën time.

Dhuratat e nënës që zbret nga qielli, për vajzën time të vogël, janë të vecanta.

Për ato do t’ua rrëfej një herë tjetër.

Meqënëse ora ishte vonë, porosita një taksi dhe bashkë me familjen i bëra një vizitë të papritur vjehrrit tim që banonte në një nga apartamentet luksoze të qëndrës.

Ndihesha si i zënë në faj.

Në fakt e kisha shkelur disi me të, pasi ndonëse jetonim në të njëjtin qytet, nuk e kisha vizituar prej gati tre muajsh. Mjaftoheshim vetëm me disa telefonata rutinë mbi shëndetin apo pyetjet për fëmijët. Ndonjëherë, me qesëndi vjehrri më pyeste se mos isha transferuar me punë diku larg nga ai qytet, ose për të më njoftuar se nuk kishte marrë shtëpi të re, kinse për të më kujtuar mungesën e gjatë të takimeve tona.

Kuptohet që gruaja ime, nga gadishmëria e treguar prej meje për këtë vizitë  të papritur fluturonte nga gëzimi, dhe kjo ishte një arësye e mjaftueshme që darka në shtëpinë e vjehrrit të kalonte si jo më mirë.

Si cdo herë, pas të luturave të vjehrrës dhe kundërshtisë së gruas time, fëmijët mbetën për të fjetur në shtëpinë e gjyshërve të tyre. Sërish me taksi, u detyruam të kthehemi të vetëm në shtëpinë tonë.

Gjumi do më kish kapitur menjëherë sapo u shtriva në shtrat, edhe për shkak të gotave të panumërta me verën e zgjedhur që konsumova tek vjehrri, sikur gruaja të mos më kish thënë ato fjalë që më bënë esëll : 

-U kënaqe …? Bëje gjithmonë këtë që bëre sot…        

Fjalët e saj të rrokjezuara e të thëna me mërmërimë në vesh sepse më dogjën e më corën si kthetra të egërsuara macesh në gjoks.

Më ngjau se gjoksi m’u mbush me vija gjaku që zbrisnin deri poshtë barkut.

Më përvëlonin.

Nuk e përmbajtja dot zemërimin.

- C’do të thuash…? – ngrita zërin dhe pa pritur përgjigje befas u kujtova vetëtimthi se shtysa e vizitës ishte Kadria, ose më saktë kërcënimi i sime shoqeje me fjalët “s’ke faj ti, duhet të kishe një vjehrrë si Kadria !!”

Në sy m’u shfaq Kadria, komshia e dy kateve më lart, që tani me siguri bënte e qetë gjumin e asaj nate të 16 dhjetorit dymijë e …

Jashtë dritareve dëgjoheshin gjëmimet e bubullimave dhe shiu që binte e binte papushim. 

-Si është ajo puna e Kadries ? -  pyeta qetë gruan.

Gruaja u gjallërua sikur e priste prej kohësh atë pyetje. U afrua edhe më pranë dhe nisi të më tregonte një nga ato historitë e pabesueshme që vetëm në netë të tilla dimri me shi e bubullima mund t’i marrësh për të vërteta. Më tregoi për Kadrien dhe nusen e djalit të saj, Belinën. Kadria me nusen nuk shkojnë hic. Por as dhe nuk zihen. Askush nga gratë e pallatit nuk dëgjon një fjalë apo tingull grindjeje mes tyre.

Belina ia ka gjetur ilacin, vijoi gjithë qejf rrëfimin e saj, gruaja.

Nuk flet. Nuk flet asnjë fjalë.

A thua është memece. Rri si një statujë në shtëpi.

E ngrirë.

Rri dhe pret.

Rrinte në dritare me macen e saj dhe priste Asim Babaracin, burrin e saj, Drejtorin e Doganës.

-C’ka këtu, pse tani nuk rri më ? – them gati përgjumësh nga kjo histori e pakuptimtë. 

-Prit ,– vazhdon gruaja me gjallëri. E mban mend macen e ngordhur në rrugë…macen që rrinte në mes të rrugës në shi….atë që hoqi Kadria…?

-Ehë…e pastaj ? – pyeta më tepër për t’i dhënë fund spjegimeve të stërgjatura të saj.

- Ajo ishte macja e Belinës – tha triumfalisht gruaja.

- Si e Belinës – fërkova sytë për të kuptuar më mirë domethënien e pohimit të saj.

-Po, e Belinës – tha gruaja e nga toni i zërit ngjante se ishte kundër nuses së re e të bukur të Asim Babarocit, a thua se ajo ishte fajtore për faktin e vetëm se kishte një mace me të cilën rrinte gjatë e pa folur në dritare.

-Macja ishte shoqja e saj, aleatja, – tha gruaja me ton të sigurtë e të vendosur,- aleatja për t’i plasur buzën Kadries. Belina fliste vetëm me macen. Gjithë ditën me macen. Gjithë ditën në dritare. Për ta bërë Kadrien të pëlciste. Buf …buf…

- O mendje gruaje …- qesha dhe …- lëri të qeta gratë e botës…

- Jo prit, prit, – shpërtheu gruaja e pakënaqur nga mungesa e solidaritetit tim. -Prit se tani është dhe pjesa më e bukur. Se Kadria nuk e ha thatë…

-Si moj…? Hajde, hajde mbylli sytë  .- e tërhoqa gruan për t’i thënë se po agonte e se ishte koha që duhej të flinim.

-Nesër, – i mërmërita – nesër më trego me hollësi gjithshka.

- Kjo është një histori e vërtetë – ma ktheu ajo me një zë që më nxori përfundimisht gjumin e asaj nate. Një histori me një të vërtetë që nuk vihet në dyshim. Që meriton vëmëndje. Mosbesimi ndaj kësaj të vërtete është jonjerëzor.

-Të lutem fli. Në mëngjes do të jetë ndryshe gjithcka.

-Ne mëngjes do të jetë njësoj si tani.

-Si është puna …? – pyeta kësaj here i shqetësuar.

-Ti nuk po më dëgjon seriozisht – u ankua ajo, ndaj flas kështu…

-Për Kadrien e gjithë kjo …?

-Po.

- Ti je prind vetë, baba me dy fëmijë…

-C’domethënë kjo…?

-Ka, ka  domethënie të madhe bile… Ka se Belina nuk fliste për t’i plasur shpirtin Kadries. Donte ta cmendte…ta dërgonte në azile apo në cmendinë…Ndaj bënte ashtu…- shpërtheu në akuza gruaja.

Këto akuza atë cast më ngjanë më tepër me një xhelozi të zakonshme grash që, pasi mblidhen tek njëra-tjetra, pijnë kafe me cigare e marrin gjerë e gjatë në gojë një nuse të re. Kjo nuse e re dhe tmerrësisht e bukur, quhej Belina Babaraci e banonte në katin e pestë të pallatit tonë. Më tepër se xhelozi, ishte indiferenca akullnajore e saj ndaj grave të pallatit me sa duket, shkaku i armiqësisë së tyre ndaj saj.

Belina as u fliste, as u shkelte në derë, as dilte nga shtëpia e saj. Ajo rrinte e mbyllur brenda si një eremite. Rrinte me macen e saj. E mbante në prehër. Fliste vetëm me të. Gjuhë macesh. Gjuhë e cuditshme.

Rrinte në dritare dhe priste.

-Ia bëri mirë Kadria. – foli sërish gruaja ime pas këtij casti meditimi.

Mendja e saj bluan e bluan armiqësi pa kuptim,mendova.

- Ia mori macen dhe ….

-C’i bëri maces…?

- Ah, i gjori ti…-mëshiroi ajo. Ti asnjëherë nuk di gjë. Të gjitha i merr vesh i fundit,- tha me një ndjenjë të lehtë hakmarrjeje, si ndëshkim për mungesën e vëmendjes time ndaj rrëfimit të saj.

-Mirë, po të dëgjoj…- thashë shkurt dhe i dhashë fytyrës pamjen e kureshtarit të thellë.     

- Ti e di që Belina dhe Asimi ikin cdo të premte në mbasdite për të kaluar fundjavën në hotelet me shumë yje në Greqi.

-…jo …-ngrita supet si i cuditur.

- Ikin – tha plot siguri ajo. -Ikin të dy bashkë. Herë vjen e merr vetë e herë dërgon shoferin e doganës. Kështu ndodhi edhe të premten e kaluar, vetëm se …

- Cfarë se…?

- Macen nuk e morën dot, nuk e gjetën…e kishte fshehur Kadria.

- Si e kishte fshehur  ? – u bëra vërtet kureshtar kësaj here.

- Po, po e kishte fshehur Kadria. Se ajo e merrte me vete në Greqi. Nga frika. Po Kadria u tregua e zgjuar dhe e fshehu në drekë, në kohën kur Belina fle pak që të jetë e freskët për jetën e natës.

- Po ku e fshehu…?

- E fshehu në një enë prej llamarine djathi. Hoqi djathin dhe e futi macen brenda. Në hirën e enës derdhi gjithë atë kripë për ta helmuar. E mbylli hermetikisht, i vuri sipër një barrë dru dhe e fshehu poshtë në depo. Tre ditë rresht, të premte, të shtunë, të dielë. Të hënën në mëngjes e nxori. Macja kishte ngordhur. E hodhi nga dritarja në rrugë.

-Ajo është kriminele … – shpërtheva unë për Kadrien duke mos e duruar dot rrëfimin për macen e ngordhur.

-Jo, jo …ajo i dha një mësim të mirë nuses së djalit. Përcmimit dhe indiferencës vrasëse të saj.  - këmëngulte me pasion gruaja ime 

- Ashtu…? Po nga i di ti problemet e saj ?

- I di. Gjithë bota ka probleme – tha gruaja. Problemi i parë zgjidhet duke u rikthyer tek Jezu Krishti. Problemet e tjera nis t’i  zgjidhë ai, një nga një…

Fjalët e saj sepse më bindën e ngushëlluan.

U ngrita e shkova në dritare.

Ngrita grilën  dhe vështrova në rrugë.

Në rrugën ku vazhdonte të binte shi.

Shi dhjetori.

Macja e ngordhur nuk ishte më aty…

 

Gjenerali i këngës labe

 

Nga Timo Mërkuri

dsc05737.JPG

1-Këtë gradë ja ka dekretuar…populli.

Nuk dihet data e këtij dekreti, se për numër, firmë e vulë, vetkuptohet që s’ka. Dhe as që  i intereson njëriu kjo…mungesë. Ai është gjeneral dhe nderohet si  gjeneral. Kudo e kurdoherë që ai del, pas… fjalës së tij, të gjithë çohen në këmbë.  Dhe shpërthejnë në brohoritje. Dhe kërkojnë më ngulm ta përsëritij edhe njëherë… fjalën. Është i vetmi gjeneral në botë që nuk komandon, por komandohet…nga populli.

Është i vetmi gjeneral që komandon në …këngë.

Është nga të paktët artistë popullorë që pritet në skenë si një gjeneral dhe po si një gjeneral…komandon. Ai  nuk komandon  ushtri, se s’ka ndërmënd të sulmojë dikë.

Ai i pushton të gjitha …zemrat e njerëzve që e dëgjojnë, u kall zjarr e flakë shpirtërave  të tyre dhe, sigurisht,  lë mbrapa, jo  hi e shkrumb, por lule e melodi.

Këto lule melodish, djemtë ua çojnë vajzave në takime, nënat  ua nanurisin fëmijëve mbi djepe dhe gjyshet zbukurojnë kujtimet e tyre.

dsc05717.JPG

Është Golik Jaupi, Gjenerali i Këngës Labe.

I lindur në Bënçë, një fshat i vogël, ose më  saktë, një fshat sa një lagje …fshati, por që  talenti i  Golik Jaupit, ja riti famën sa …shtatë vilajete.

I ritur në Bënçë,  por i brohoritur në Greqi, Maqedoni, Mali i Zi, Itali, Gjermani, Spanjë, Hollandë, Çeki, Izrael dhe Liban. Mos kam haruar ndonjë vënd? Epo,edhe Aleksandri i Madh nuk i mbante mend gjithë vendet që kishte zotëruar. Ai numëronte vetëm mijrat e robërve dhe të të vrarëve, por kush do ti numëronte vallë qindramijrat e zemrave të ndezura nga kënga e Golik Jaupit, kudo ku ka shkuar. Mund t’ju them, sa për ilustrim  se para dy vjetësh, në Çeki, brenda një dite e kthyen dhe e rikthyen shtatë herë në skenë.

dsc00028.JPG

Interpretues i mbi treqint këngëve  popullore, ku secila prej tyre ndrit si një dekoratë në gjoksin e  iso-polifonisë shqiptare.(Dini ju ndonjë gjeneral tjetër që të ketë kaqë  dekorata). Autor i qindra tekste këngësh popullore, ku secila gjëmon si një fushë beteje. (Cili gjeneral ka bërë kaqë shumë beteja?)

Nga të paktët artistë që i kthen me dinjitet borxhin ardheut të tij, duke  prezantuar nëpër botë pranverën magjike të shpirtit të popullit. Dhe qetësisht vazhdon të jetojë në Bënçë, duke kullotur një tufë  bagëtish, kur mijra të tjerë, që e kanë hijen e mëngjezit pak më të …vogël se një gërmë e emrit të tij,  jetojnë luksin e vilave.

Të haruar, gjithsesi, ndërkohë që  gjeneralin e kërkojnë çdo ditë e në çdo vënd.

dsc_0028.JPG

2-…Dhe kudo e presin me këngë …. si grupi “Jonianët”  të Sarandës që i këndoi me vargjet …Goliku si Këndrevica/Brenda këngës ka qoshenë.

Të të lënë qoshenë, pranë vatrës, në një shtëpi ku të mirëpresin, është nderi më i madh që mund të të bëjë  i zoti i shtëpisë. Ai është vendi i nderit, piedestali  i monumentit zakonor, presidiumi i sotëm modern. Aty, jo vetëm që je  në qëndër të vëmëndjes të të pranishmëve, por edhe ke të drejtën dhe detyrën të drejtosh “anien” e bisedës andej nga e sheh ti të nevojëshme. Kjo ndodh në një shtëpi zakoni, kudo në trojet shqiptare. Mendo tani të të lënë “qoshenë” e këngës.

dsc05865.JPG

Është si të të japin zotat  pavdekësinë, plot nderim dhe përkushtim.

Këtë i ka dhënë populli Golikut, duke pranuar në këtë mënyrë autoritetin e tij të padiskutueshëm dhe rolin e tij si prijës i këngës, si gjeneral.

Sepse Golikut i ka lezet fjala dhe kënga.Ai nuk e këndon këngën, ai e jeton  atë.

Ai e jeton qoftë tekstin, qoftë melodinë. Ai e asimilon tekstin në mënyrë të përsosur dhe  e bën atë pjesë organike dhe të pandashme të melodisë. Melodia i del nga shpirti, prandaj aqë lehtë prek shpirtin e dëgjuesit.

dsc06023.JPG

Ai e do këngën që këndon, prandaj çdo varg të saj e përcjell te njerëzit, jo vetëm me melodinë, por edhe me lëvizjet e dorës dhe me atë buzeqeshjen e plotë, që kurrë nuk ju hoq nga fytyra gjatë këngës. Duket sikur të hipnotizon. Dhe të duash të largohesh, në kohën që këndon ai, nuk të lëvizin këmbët. Nuk i heq dot sytë nga buzët e tij, prej nga  drita e vargjeve shtrihet si ylber gjer te zemra e dëgjuesit. Bashkë me këngën ai përcjell te dëgjuesit edhe dashurinë për të, përcjell dashurinë për vendin e për njerëzit “Ta duash këngën labe, do të thotë të duash Atdheun,  të duash jetën” –thotë Goliku duke  publikuar një nga sekretet, sa të njohura aqë dhe të vështira për tu përthithur, të këngës labe.

Sepse të këndosh këngët iso-polifonike, më shumë se zë i bukur, duhet një zemër e madhe e mbushur plot dhëmshuri.

3-…Dhe kudo e presin për këngë.

dsc06025.JPG

Ka ca kohë që Golik Jaupi është antar i grupit “Jonianët” të qytetit tim, Sarandës. Ka ca kohë që ky grup po shkëlqen nëpër skenat e vendit dhe të Europës, duke përcjellur  me dinjitet artin e bukur të iso-polifonisë te dëgjuesit shqiptarë dhe të huaj. Ka ca kohë që studiuesit gjermanë të iso-polifonisë shqiptare e kanë kthyer vëmëndjen e tyre te ky grup, jo vetëm duke ardhur në Sarandë për ta studiuar konkretisht laboratorin krijues të  këngës iso-polifonike, por edhe duke e ftuar këtë grup në disa vënde të Europës si në Gjermani, Austri, Hollandë etj etj. Skenat e Europës, të mësuara me zërrat  e tenorëve e baritonëve  të arieve dhe operave moderne, befas janë mbushur me magjinë e iso-polifonisë shqiptare dhe mes brohoritjeve e thirjeve “bravo,bravo” kanë admiruar interpretimin virtuoz të  Golik Jaupit, duke pranuar botërisht  edhe në rrugë mediatike suprizën shqiptare.

“Të këndosh me Golikun është privilegj-thekson Rina Kulo, marrëse në grupin ”Jonianët” –sepse aim ban peshën e gjithë grupit. Ai dirigjon secilin në rolin e tij.Ai është një siguri për partnerin e këngës dhe e ndjek dhe e drejton atë në cdo varg e tingull.Goliku është njeriu nga i cili kanë çtë mësojnë brezat.”

Të dëgjosh këto fjalë nga Rina, është si të shohish tek e nesërmja një monument.

dsc06028.JPG

Të gjithë e kanë pranuar  rolin e Golikut, të gjithë  e pranojnë këshillën “urdhër” të gjeneralit, sepse tejë kësaj këshille, tejë këtij urdhëri  shohin suksesin  e këngës dhe të tyre si  këngëtarë. “ Ai është një mësues i dashur për këdo që e do këngën,por edhe një ndëshkues i rreptë për ata që e “shkelin” këngën labe”- rithekson Rina, duke plotësuar kështu indirekt portretin e tij, si një general i drejtë dhe i rreptë.

Rina Kulo është  marrëse në grupin Jonianët dhe partnere kënge  me Golik Jaupin, ose si me thënë, është Paro Zylfaj e Sarandës.Duke qënë dhe autore tekstesh të këngëve dhe bashkautore  e vijës melodike me Golik Jaupin, e thjeshtë dhe modeste për  talentin e saj të spikatur, me respect ja përcjell gjithë meritat  Golikut dhe shokëve të grupit. Por unë,duke prezantuar këtë grup, do tju thoshja se “gjenerali është  në një shtab me gjeneralë” ,sepse dhe ata që gjeti në grup si “ushtarë, i mësoi, i stërviti dhe i bëri gjeneralë”.

Kështu ndodhi që pranë këtij grupi, ushtari i vetëm jam unë, që shkruaj këto radhë.

4-Ka ca kohë që duke menduar për këngën e Bënçës, në kuadër të studimeve të mia mbi iso-polifoninë, kam konstatuar një ngjashmëri dhe afëri të kësaj kënge me këngën pilurjote të grupit të Lefter Çipës.

-Të dyja  janë këngë të forta, që kërkojnë mbështetje të fuqishme me iso dhe një marës zëfortë.

-Të dyja alternojnë  rolin e marësit , ndonëse kënga e Bënçës bën pjesë në këngët e “tipit të ri”, po të shpreheshim me këto fjalë, për këngët  ku marësi këndon dy dhe më shumë vargje, mandje një strofë të tërë, në raport me këngët e “tipit të vjetër” ku marësi këndon një varg a më pak.(Psh këngët e tipit të vjetër janë Vajz’ e valeve,Tundu bejkë e bardhë , tundu etj ku marësi këndon një varg apo gjysmën e tij)

foto3.jpg

-Të dyja këngët lidhen me emra të përveçëm, kënga pilurjote me Lefter Çipën dhe kënga e Bënçës me Golik Jaupin, por me ndryshimin se Goliku Jaupi është një “gjeneral” në vijë të pare, ku u prin gjithë këngëtarëve drejt…suksesit, ndërsa Lefter Çipa ri si një princ, gati i padallueshëm në grupin e iso-s.

Të dyja këto tipe kënge janë dy majat më të larta malesh në vargmalin e iso-polifonisë shqiptare, që shohin njera tjetrën …përmbi re.

Por ne le të ridëgjojmë  dhe në këtë  gazetë këngën “Gjithë burrat me palcë gurri” me tekst të Maliq Lilës, me marrës Golik Jaupi e Katerina Kulo.

foto4.jpg

Sepse, veçse me këngët e tija mund ta mbyllim këtë shkrim për “Gjeneralin e këngës Labe”.

 Dëgjojeni,lexojeni dhe ju siguroj se do ju dridhet shtati…nga ..Urdhëri i Gjeneralit.

Gjithë Burrat me palcë gurri

Vetëtimat dhe rrufetë

Ndezën zjarre përmbi gurrë

Hapën rrug’ mallet e sertë

Se vijn’ shqipet me flamur

                     

Gjith’ burrat me palcë gurri

Tok me Malon te flamuri

Boletin e Ded Gjo Luli

Gurakuq e Bajram Curri

Besa-Besë

Thinjat e maleve borë

ǒu ngren’ si vetull kurorë

Ja ngrem flamurin në Vlorë

Ja të vdesim ja të rrojmë.

 

S’qasim mbi kështjellën tënë

Të ngrihen flamuj të tjerë

Veç shqiponjën me dy krerë 

Njeh ky vend që kur ka lerë

 

Smail si të ishe djalë

S’e peshove pleqërinë

Ngave me djemt’ për në Vlorë

Flamuri të ndiste gjinë.

 

Lavdi burrave me palcë gurri

Që do rrojnë sa flamuri

Boletin e Ded Gjo Luli

Gurakuq e Bajram Curri

Besa-Besë

Besa – Besë me tok e bëmë

Për gjakun që kemi dhënë

Dhe një të mbetet në këmbë

Shtizën do ta mbajë me dhëmbë.  

Poeti i mistereve të shpirtit njerëzor

Të kurorëzuarit e orës së fundit

I teti në fron

TOMAS TRANSTROMER

(Suedi)

- NOBEL-i i Letërsisë, 2011 -

11-transtromer.jpg

 “ E vetmja gjë që dua të them, vegon pakapshëm”.

T. TRANSTROMER

Anëtarët e Akademisë Suedeze janë vënë shpesh herë në shënjeshtër të kritikës për preferencat  e tyre filoevropiane. Veçse këto të shtëna nuk arrijnë në veshët e atyre që përzgjedhin fituesit e Nobelit, të cilët edhe sivjet kurrorëzuan në fronin e letrave pikërisht një evropian…

Tomas Transtromer bëhet i teti evropian, fitues i Çmimit më të madh në letërsinë e përbotshme, në dhjetëvjeçarin e fundit, pas gjermanolindores Herta Miler (2009), frëngut Zhan-Mari Gustav Le Klezo (2008), britanikëve Doris Lesing (2007) dhe Harold Pinder (2005), polakes Elfride Jelinek (2004), hungarezit Imre Kertesh (2002) dhe shkrimtarit tjetër britanik V. S. Naipol (2001), me kombësi nga Trinidadi.

Ja si e përligj Akademia Suedeze: “I akordohet Çmimi, sepse, mes pasazheve të ngjeshura dhe të kthjellta poetike, na jep një përqasje të ripërtërirë dhe të freskët të realitetit”.

Përveç nderimit moral, Transtromeri do të vëjë në llogarinë e tij bankare 10,5 milionë korona suedeze, të barazvlershme me rreth 1,5 milionë dollarë.

Piter Eglund, sekretari i Akademisë Mbretërore, përshkroi në televizionin suedez çastet e prekëse, kur 80 vjeçari Transtromer u njoftua për nderin e madh: “ Ishte i jashtëzakonshëm. U ul të shlodhej dhe vuri muzikë. Pastaj u kthe dhe na tha: “Jam shumë mirë!”

***

Prej zezësirës së dimrit

shfaqet një drithmë

nga organe të fshehta. Është si të qëndrosh

poshtë zhegut të madh të verës,

me gumëzhimën e dhjetë mijë flatra insektesh

përsipër kokës.

(Prej vjershës “Mbizotëron qetësi mbi brazdën e valuar”)

Erdhi në jetë në Stokholm, më 1931. Studimet e mesme i kreu  tek  Södra Latin School të vendlindjes dhe u diplomua për psikologji në universitetin e kryeqytetit (1956), me studime pasuniversitare në histori, teologji dhe letërsi. Në vijim ushtroi profesionin e psikologut, nëpër qendrat e riedukimit për të mitur dhe të rinj.

Interesimi i tij për poezinë u shfaq qysh në Lice, bashkë me pasionin që kishte për muzikën, veçanërisht për pianon. Vëllimi i tij i parë poetik “17 poezi” qarkulloi më 1954, kur akoma studionte. Në përmbledhjet e tjera poetike që botoi, nga mesi i viteve’50-të, gjer aty nga fundi i dhjetëvjeçarit të ‘70-tës, u frymëzua nga udhëtimet në Ballkan, në Spanjë dhe Afrikë, si edhe u trajtoi tema të historisë së trazuar balltike, motive të cilat i paraqiti në një mënyrë krejt origjinale: si një kundërvënie poetike midis tokës dhe detit.

Midis vargjeve të Tomas Transtromer-it mpleksen ëmbël dhe natyrshëm kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, veçanërisht figura e gjyshit të tij, që ishte detar dhe, siç duket, e stigmatizoi atë vetë, por edhe poezinë që shkroi.  Dashuria për pianon, e cila e shoqëroi gjatë tërë jetës, i fali poezisë së tij ritmet muzikore, harmoninë dhe ngjyrat e tingujve. Nga ana tjetër, profesioni i psikologut, që ushtroi në shumë vende të Suedisë, në qendrat e riedukimit të të rinjve, ai udhëtim intim nëpër udhët e vështira të shpirtit njerëzor, ia pasuroi poezinë me një frymë shpresëdhënëse, me optimizmin se jeta, ndonëse shpesh herë e ftohtë, si fjordet, e meritojnë diellin. Ky është edhe misioni sublim i poezisë së Strastromer-it.

***

“Pashë ëndërr sikur kisha vizatuar një tastiere pianoje,

mbi tryezën e kuzhinës.

Bëja muzikë me të, pa asnjë tingull.

Fqinjët u avitën të dëgjonin”.

1990-ta ishte një vit që stigmatizoi jetën e tij të mëtejshme. Pësoi hemoragji celebrale, që i shkaktoi një paralizë të pjesshme trupore, si edhe humbjen e të folurit. Ndërkaq, kjo nuk e pengoi të shkruajë (s’mund të bënte dhe ndryshe, gjersa frymëmerrte) dhe të botonte vëllimet e tij më të suksesshme.

“The Great Enigma”, më 2004, e cila u përkthye dy vjet më vonë në anglisht, pati sukses botëror. Akoma nuk kanë pushuar drithirambet për këtë libër.

Përmbledhja tjetër e kësaj kohe, “Gondola mortore”, i ka kaluar të 30.000 kopjet, nga dita e botimit (1996). Më shumë se gjysma e vjershave të këtij libri janë shkruajtur pas aventurës së tij me shëndetin. Në një shfaqje të tanishme në Londër, deklamonin poezi të tij, ndërsa vetë poeti – si muzikant amator që është – luante në piano melodira, me dorën e paparalizuar.

Njëra nga veprat e tij më të mëdhaja është “Windows and Stones” (1966), ku përshkruan udhëtimet e tij nëpër Evropë dhe kontinentin e zi, si edhe “Baltics” (1974), atlasi poetik i temave të tij të preferuara balltike.

Kritika ka theksuar se “sjell në fjordet suedeze diellin”. Dhe më tej: “Poezia e tij nuk merakoset shumë të japë përgjigje. Por hap shtigje plot dritë drejt botës, duke të ftuar drejt kërkimit dhe shpjegimit të mistikes”.

***

Shiko pemën e murrmë. Qielli ka pikuar

në tokë, mes indeve të tij -

veç një re e strukur mbeti, kur toka ndaloi të pijë.

Erëra të vjedhura përsillen tek rrjeta e rrënjëve

dhe shndërrohen në blerim. Çaste të shkurtëra lirie

çlirohen prej nesh,

depërtojnë rrufeshëm nëpër gjak të dejeve dhe vazhdojnë…

 (Nga vjersha “Konstruktimi”)

Tomas Transtromer i ka përshkruar vjershat e veta si “vendtakime”, ku errësira dhe drita, bota e brendshme dhe mjedisi i jashtëm bashkohen, për të na dhënë kontaktin e çastit me botën, historinë, por edhe me vetë qenien tonë.

Udhëtimet surealiste të poetit në botën e brendshme të njeriut dhe lidhja e ngushtë që ruajti gjithmonë, sado udhëtoi nëpër botë, me veçanësinë e ambjentit suedez janë përkthyer në mbi 50 gjuhë.

Poezia e Tomas Transtromerit ka udhëtuar shumë më tepër se vetë krijuesi i saj. Herë pas here, Transtromeri është akuzuar, madje edhe prej kolegëve të tij,  se nuk ndoqi traditën: nuk përfshiu tema politike në përmbledhjet poetike dhe romanet e veta. Veçse askush nuk ia mohoi risinë, që e bëri poetin më të madh bashkëkohor të Suedisë dhe mbase të të gjithë botës nordike: vepra e tij përmban dhe zhvillon më tej modernizmin dhe gjuhën ekspresioniste dhe superrealiste të poezisë së shek. 20-të.  Ikonet e tij të thjeshta, në pamje të parë, nga jeta e përditshme dhe natyra e gjallë, përmbajnë në vetvete diçka shumë më të thellë, zbulojnë një kënd mistik ndjesish, që rregullojnë  tik-takun e trurit njerëzor. 

***

“Në mes të jetës ndodh që vdekja vjen dhe i merr masat njeriut.

Vizita harrohet dhe jeta vazhdon.

Por kostumi është qepur, qetësisht…”.

Të kthehemi tek fillimi. Njoftimi i Akademisë Suedeze mbushi me krenari dhe entusiazëm patriotët e poetit. E fundmja herë që Suedia fitoi Nobelin e letrave (gjashtë herë ka ndodhur kjo në të shkuarën – fakt që të kujton proverbin tonë: “Po s’pe shtëpinë tënde, bie dhe të mbulon”) ishte më 1974-ën, kur e ndanë midis tyre Eivid Xhonson dhe Hari Martinson. Më 1909, autorja e librit “Udhëtimi fantastik i Nils Holgerson”, Selma Lagerlev, u bë i pari shkrimtar suedez, që u nderua me Nobelin.

Në periudhën “e ftohtë” para dhënies së Nobelit të sivjetshëm, siç ndodh gjithmonë, bënë rrethin e botës “lajmet më të mundshme” për të kurorëzuarin e radhës. Kandidatët më të afërm për Nobelin 2011 të letrave u konsideruan siriano-libanezi Adonis, si edhe “surpriza” e vitit, këngëtari amerikan i muzikës rrok, njëkohësisht dhe poet, Bob Dilan. Mandej të tjerë, të gjithë të famshëm, siç ishte japonezi Haruki Murakami, me fatin e Kadaresë sonë… Ah, meqë ra fjala, mungonte këtë vit kandidatura “gjithmonë prezente” e Ismail Kadaresë. Sajtet dhe burrimet e tjera internetike shqiptare, të lodhura tashmë me “kandidaturën e përhershme kombëtare”, shpikën kandidatin e ri: poetin disident shkodran Ndoc Rroku. Siriali vazhdon…

Çmimet që ka fituar

TOMAS TRANSTROMER:

Çmimi i Poezisë “Bonnier”

Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë “Neustdadt”

Çmimi “Oevralids”

Çmimi “Petrarca-Preis” (Gjermani)

Çmimi “Kurora e Artë e Mbrëmjeve Poetike të Strugës”

Çmimi Suedez i Forumit Ndërkombëtar për Poezinë

Çmimi i veçantë “Lifetime”, prej koordinatorëve të “Griffin Trust for Excellence in Poetry” (2007)

Çmimi NOBEL i Letërsisë, 2011

Poetët që më frymëzuan…

 “Ekzistuan nëpër vite shumë poetë, që më frymëzuan. Ndikohet krijuesi, sidomos kur është i ri. Në gjimnaz, mbaj mend, ishim një ekip, që interesohej për letërsinë dhe mjaft prej nesh, në të ardhmen, u bëmë shkrimtarë. Inkurajonim njeri-tjetrin të lexojë, por edhe të shkruajë poezi. ǒlexonim atëhere? Surealistë francezë, Eliotin, Uollt Uitmanin dhe të tjerë. Në vitet 50-të, miku ynë grek, Mihalis Fioretos, na prezantoi poetët e mëdhenj grekë, Elitin dhe Ricosin. Mbaj mend se i përkthyem dhe i botuam në një periodik. Mandej, Celan dhe Rilke ishin gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Kur shkruaj ndjehem si një instrument, herë i lumtur e herë i dëshpëruar. Poezia vjen e më gjen dhe ngul këmbë që të lindë nëpërmjet meje. Po, me të vërtetë, kështu ndjehem. Dhe realizimi i kësaj veprimtarie zgjat shumë kohë. Pra, nuk kemi të bëjmë me një “dëshirë të çastit”. Një mikja ime e mirë, kur ishim të rinj, më kishte thënë se vjershat e mia ishin vërtetë të bukura, por nuk ishin “të vërteta”. Me këtë nënkuptonte, se ato nuk kishin sinqeritetin që ka, për shembull, një kalendar. Për mua, është e vërtetë, ajo çka mbetet kur çasti ka kaluar  - vazhdimi, ikona e përgjithshme, bashkësia e të kundërtave”.

TOMAS TRANSTROMER

(Shkëputur nga intervista tek “ELEFTEROTIPIA” e Athinës,

14.10.2005)

Poezi

TOMAS TRANSTROMER

Ekspres

Kafeja e zezë në trotuar,

me karriget dhe tryezat e përndritura si fluturza.

Të robëruarat dhe të dobishmet pikëza,

mbushur me të njëjtën forcë, që ka një “Po” dhe “Jo”.

Del nga kafetë e errësuara

dhe kundron diellin sypaepur krejt.

Në dritë të ditës, dobia e shkëlqyer e të zezës,

tek zymtësia e një klienti derdhur shpejt.

Ngjan me pikëzat e të zezës më të thellë,

që nganjëherë mbyllen në shpirt

dhe na japin shtytjen e dobishme: Shko!

Kujtim për të hapur sytë.

Imzot!

Disa herë Jeta më përplaset në sy mes errësirës.

Është një ndjenjë, sikur derdhet turma nëpër rrugët

e qorrta dhe të kujdesit, në udhë e sipër, për një thagmë,

ndërsa i padukshëm jam dhe shtatëngritur.

 

Ndërkohë që djali bie i dërmuar të prehet,

duke ia dëgjuar zemrës së vet çapërëndat.

Larg, tepër larg, gjersa të shkyçen rrezet

e agut, dhe e errëta portë të hapet.

 

Nuk jam zbrazësi, jam hapësirë

Kapërcimi i mureve është i mundimshëm, të sëmur,

por është i nevojshëm.

Bota është një. Muret ama…

Dhe muri është pjesë e vetvetes -

e di, s’e di, kështu është për të gjithë,

përveç fëmijëve të vegjël. Për ata nuk ka mure.

Qielli i kthjellët është hepuar mbi mur.

Ngjan me një urim në boshllëk

dhe boshllëku kthen fytyrën drejt nesh

duke përshpëritur:

“Nuk jam zbrazësi, jam hapësirë!”

Shqipëroi:

GRIGOR JOVANI

Nën trysni

Motra e fuqishme nga qielli i kaltër.

Jetojmë në nji vend ndërtimi, ku çdo gja dridhet,

ku thellsitë e oqeanit paprit hapen.

… Nji gumzhim n’guaskat e detit dhe nëpër telefona.

Mundesh me pa mrekulli, n’se hjedh shikimin përnjiherit n’nji anë.

Fushat e denduna me grun shkojn s’bashkut në nji lum t’verdhë.

Hijet e papërmbajtshme n’kokën teme duen me shku atje,

duen me u zvarrit n’grun e me u kthy n’diçka t’art.

Ma në fund Nata. N’misnat shkoj n’shtrat.

Errsina u shpall prej anijes.

N’uj’ je krejt i vetëm.

Trupi i errët i shoqnisë ecën përpara.

Çifti

… ata i fikin dritën dhe llampa e bardh kuqlon

nji moment dhe u tret si nji tablet

në nji got t’territ. Mandej nji kryengritje.

Muret e hotelit qëlluen përpjetë drejt errsinës s’parajsës.

Lvizjet e tyne u zbutën, dhe ata flejn.

Por mendimet e tyne sekrete nisin takimet

n’faqen e njom t’pikturës së nji nxansi.

Asht terr dhe heshtje. Megjithatë, qyteti asht ma afër

kët mbramje. Me pixheret e tyne t’hapuna. Shpiat kan’ ardh

nji turm njerzish me ftyrë t’hutueme.

Përktheu:

ARMEND HYSENAJ

Përgatiti:

GRIGOR JOVANI

Athinë, tetor 2011

Një udhëtim i këndëshëm në Maqedoni

100_8112.JPG

 Nga Bashkim Saliasi arsimtar, publicist dhe shkrimtar Tiranë

 Ora shënoi 5 e 20.

Dola nga shtëpia në pritje të nisjes së udhëtimit për në Maqedoni. Ishte hera e parë që udhetoja drejtë shtetit fqinjë Maqedonisë dhe emocionet zinin pjesën e tyre. Ajri i ftohtë i mëngjesit sikur mi largoi disi emocionet. Nuk kaloi shumë kohë dhe nipi im, Ajet  frenoi makinën pranë këmbëve të mia dhe hapi derën.

-Mirëmëngjes daj, – eja hip dhe rehatou sepse sedilja lëviz në çdo pozicion që ta duash.

   -Pasi u rehatova në sedilje shkëmbyem bisedën e rastit.

100_8111.JPG

Makina fillojë të lëviz me shpejtësi nëpër rrugët e Tiranës. Muzgu i mëngjesit dalëngadalë po i linte vendin lindjes së ditës së re. Tirana është e bukur në orët e para të mëngjesit sepse  i mungon trafiku dhe kudo mund të shijosh bukurit e rrugëve dhe hijet e pemëve të cilat krijojnë lloj-llojë mozaikësh, kur makina ecën me shpejtësi. Kaluam rrugën e Elbasanit dhe filluam të ngjitemi rrugës për në Sauk.

Heshtjen e theu Ajeti.

–Hë daj, a i mbarove punët e shtëpisë?.

–Gati në përfundim jam.

100_8120.JPG

–Ngadalëngadalë, sepse punët nuk mbarohen për një ditë dhe ruaj shëndetin sepse ai ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër.

–Ishte hera e parë pas 30 vjetësh që udhëtoja për në Elbasan nga rruga e Kërrabës dhe kujtimet e mija më çuan në ato vite kur na duhej të udhëtonim me ndonjë kamion sipër mbi karroceri.

–Si kishin kaluar pushimet fëmijët në Greqi, – theva heshtjen unë.

–Nuk kalohet keq kur të presin dhe të shoqërojnë, – u përgjigj Ajeti.

–Makina rrëshqiste ngadalë në rrugën e qetë dhe pa trafik në atë mëngjes të nxeht të ditëve të fundit të gushtit. Prisnim të frskohej, por do ti që klima ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë dhe mezi presim që të gëdhihet nga i nxehti i madh që po bënë këto ditë natën, – vazhdoi bisedën nipi. Biseda rridhte në rrjedhën e saj, por mua hera herës më shkonte mendja te ditët e marsit të ”97. Nuk më shqitej nga mendja ajo ditë kur nipi im u plagos dhe vuante pasojat dhe pas 15 vjetësh. Secili kaloi në botën e vet të meditimit.

–Kaluam Elbasanin dhe pa hyr në Librazhd nipi frenoi makinën afër një lokali tepër modest nënë hijen e rrapeve.

    -Këtu do hamë mëngjesin dhe do pimë kafe,- foli nipi.

–Jam dakort ku të thuash ti, por mua këto vise më kujtuan aksionet e rinisë që kam bërë në vitet ’70 në ndërtimin e hekurudhës Elbasan-Përrenjas, kur isha student.

–Nxora aparatin fotografik dhe e vendosa mbi tavolinë. Pasi mbaruam mëngjesin dhe pimë kafet ju luta kamarierit të na bënte një fotografi.

–Ora po shkonte 7 e 30.

100_8128.JPG

–Në cilën orë e ke për t’u paraqitur në spitalin e Ohrit,- pyeta Ajetin.

–Kemi kohë daj, por mos u mërzit se deri në 9 oo ne arrijmë në spitalin e Ohrit.

–U nisëm ngadalë në drejtim të Librazhdit. Lumi i Shkumbinit afron pejsazhe shumë të bukura dhe pylli të josh me kurorat e bukura të drurëve që hijezojnë anën e lumit shkumbin.

        -Në dyja anët e rrugës tokat ishin mbjellë dhe fshatarët që herët në mëngjes kishin filluar punën në vjeljen dhe grumbullimin e prodhimeve.

–Lam me radhë fshatrat e Librazhdit dhe ju afruam Përrenjësit. Për çudin time kujtesa më çoi përsëri në vitet’75, vite kur kisha marr pjesë në aksionin e rinisë në sektorin e Urakës. Fshati Rajsë po ai që ishte në ato vite me fusha të punuara dhe shtëpi të reja që nuk e kishin braktisur fshatin. Më kishte takuar që gjatë kohës që vazhdoja studimet të punoja në hekurudhën Elbasan Përrenjas në sektorin Dragoshtun, Quks, Urak dhe Gur të Kuq, vitin e fundit që isha student.

–Makina filloi të gulçoj në ngjitjen e kthesave të Qafë-thanës. Ju afruam pikës kufitare dhe bëmë gati pasaportat. Kaluam pa probleme dhe doganierët na uruan rrugë të mbarë për në qytetin e Ohrit.

 - Ja ajo atje është piramida jonë dhe disa km më tutje piramida e shtetit Maqedonës më tregoi Ajeti. Porsa futesh në tokën Maqedonse ajo që të bie në sy është pylli i dendur dhe i mirëmbajtur me kujdes. Tokat të mbjella dhe pa gardhe. Një gjë e tillë të shaqej parasysh në gjithë rrugën nga dogana e Qafë-thanës deri në Ohr.

  - Pemët ishin mbushur plotë me fruta dhe askush nuk i ngacmonte. Ju afruam liqenit të Pogradecit dhe çdo gjë ishte e pastër dhe nuk të zinte syri mbeturina sikundër ndodh në bregdetin e deteve tona si në Adriatik dhe në Jon.

–Liqeni me bukurin e tij të rrall priste dhe ushqente në gjirin e tij tufa të shumta rosash që luanin në qejfin e tyre.

  - Rruga anës liqenit na çoi në spitalin e Ohrit, një spital i ndërtuar para 40 vjetësh. Godina ishte tepër modeste dhe njerëzit që shërbenin aty të prisnin dhe përcillnin me shumë respect, pacientët që kuroheshin pranë këtij spitali.

–Ulemi pimë një kafe, foli nipi pasi parkoi makinën në krah të djathë të godinës së spitalit.

100_8131.JPG

–Porositëm kafe dhe në bisedë e sipër pyes Ajetin se për të sajtën herë kishte ardhur në këtë godinë. Lëre daj mos më pyet se unë di të gjitha hyrjet e daljet e spitalit më mirë se ato të shtëpis sime.

–Ora shkoi 9 dhe ambjenti para spitalit u mbush plot me pacient që vinin nga të gjitha trevat e Maqedonis, Kosovës dhe Shqipërisë.

 - Më në fund dera e spitalit ku nipi do merrte protezën u hap dhe ne hym brenda. Mjeku priti së pari pacientët që kishin rekomandime dhe pas 30 minutash na ftoi brenda. Na uroi mirëseardhjen dhe nëpërmjet shenjave arritëm të merremi vesh midis tonë. Ai fliste Maqedonisht dhe ne shqip. Pasi i veshi protezën Ajetit ia bëri me shenjë që të lëvizte nëpër ambjentet e spitalit. Mbeta vetëm me të. Ai nxori paketën dhe më zgjati cigaren. E falenderova për xhestin e mikpritjes në gjuhën shqipe dhe e pyes nëse dinte greqisht. No, no, jam shqiptar, shqiptoi fjalën gjysma gjysma.

–Doktor Peci na kushtoi afërsisht një orë dhe kur u bind se proteza shkoi në vendin e saj na uroj fat. Më lejoni tu bëjë një fotografi,- i mora lejë doktorit. Dakort, aprovoi doktor Peci me kokë.

 -Shkrepa aparatin dy herë aparatin dhe e falenderova për shërbimin që na bëri. Na uroi rrugë të mbarë. Dolëm jashtë ambjenteve të spitalit dhe shkrepa aparatin në drejtim të godinës. Eja Ajet të bëjë një fotografi tani që arrite të shkelësh në tokë me të dy këmbët dhe flake protezat. Im nip qeshi lehtë nënë buzë dhe mori drejtëqëndrim.

           -Shkrepa aparatin disa herë dhe më në fund hipëm në makinë.

–Hajde daj të të njohë me qytetin e Ohrit, foli Ajeti. Ohri ishte një qytet  i vogël me shtëpi një, dy dhe rrallë shikoje ndonjë hotel deri në pesë kate. Sa bukur, fola ku këtu mbretëroka pastërtia, rregulli dhe bimësia me gjithëfarë lulesh. Ja ajo atje është kalaja, foli Ajeti, por ne sot nuk e vizitojmë dotë pasi është e mbyllur.

   - Shetitëm qytetin e Ohrit në të gjitha rrugët e saj dhe kudo pamë njerëz që afronin dhoma me qëra. Kaluam Strugën dhe u nisëm përsëri në kthim për në Qafë-thanë. Doganën e kaluam pa probleme dhe më në fund arritëm përsëri në lokalin që hëngrëm mëngjesin.

–Parkuam makinën dhe aty shkrepa disa herë aparatin për ti pasur kujtim nga ai udhëtim i këndëshëm në qytetin e Maqedonisë.

–Zum vend në një kënd të lokalit afër lumit shkumbin. U freskuam me radhë me ujin e ftohtë që buronte nga një burim poshtë një rrapi.

  - Pasi dhamë porosin biseda përsëri shkoi drejtë protezës që Ajeti mbante në këmbë.

–Si ndihesh, a të vretë apo të shkakton dhimbje, pyes Ajetin.

–Që të them që nuk më dhëmb gënjejë, por në krahasim me ato që kam hequr unë kjo më duket “lule”.

100_8132.JPG

–Nuk ke faj mor Ajet se u bënë 15 vjetë që ti e di se ç’po heq me atë këmbë.

–Lëre daj mos e pyet, ja unë e vura protezën dhe mund të ec, por ai që më operojë mua quhej Aleksandër dhe nuk ka shumë kohë që ka vdekur.

–Si vdiq kaq shpejtë, e pyes apo ishte i vjetër.

–Në një bisedë që kam bërë me doktor Aleksandrin më tha: dëgjo Ajet unë vërtetë të preva një këmbë, por ti ke zemrën të fortë po ç’ti bëjë unë kësaj times që kam problem “motorrin” dhe vendoste dorën te zemra. Unë jam kail të pres të dyja këmbët dhe vetëm të jetoj, përsëriste shpesh sa herë që e takoja. Bile unë u bëra keq herën e dytë dhe ai më shpjegojë se jeta jote ka qënë në fije të perit. Po  mos të kisha operuar ato tre ditë ti nuk do kishe mundur të jetoje sepse këmba të ishte gangrnizuar, prandaj u detyrova që të operoi për herë të dytë. Doktor si Aleksandri nuk kam takuar këto 15 vjetë që unë nuk kam lënë spital në Shqipëri e Maqedoni. Ta shikoje ishte një burr i gjatë dhe gjithë muskuj, po zemra nuk pyet.

100_8133.JPG

–Mjeku duhet të jetë human, sepse atë profesion ka, i them unë.

–Po, po shko në spitalet tona pa të shikosh se të lënë pa brekë.

–E di Ajet e di, se kur u shtrova në tetor të 2008 në spitalin ifektiv pas kurimit kur po dilja njëra nga infermieret që gjendej në koridor dhe më pa që po dilja mu drejtua: Nuk le njeri pa i dhënë gjë, por vetëm mua nuk më dhe asnjë gjë.

–Urdhëro dhe merr çfarë të duash,- i thashë.

100_8134.JPG

–U drejtua te qeskat që mbante Lina në dorë dhe kapi një amit dy kg. Merr dhe një tjetër,- u talla unë gjithë seriozitet me të dhe ajo nuk ia përtoi, por futi përsëri dorën në qeskë. Po ndiqa veprimin e saj me nënëqeshje dhe e nxita gruan që t’i jepte tërë  qeskën me pijet që më kishin sjell gjatë kohës që qëndroja i shtrirë në krevat. U skuq dhe kur e pa që unë po tallesha me të iku pa thënë as faleminderit dhe të shkuara në një dhomë ku mbante mjetet e pastrimit.

–Me kaq nuk është gjë fare mor daj, po ç’më kanë zënë sytë mua në spitalet tona nuk tregohet, por në Ohr kam parë të kundërtën.

–Pasi u operova për mirësjellje e ftova një ditë doktor Aleksandrin që ti jepja një kafe. Doktori qeshi dhe më tha: – kafen do e paguaj unë dhe jo ti që je i sëmur. Po kështu ma bëri dhe infermierja. Më ktheu nga shetitja e mbrëmjes dhe unë u shtriva në krevat. Zgjata dorën dhe i them të merrte një pije. Jo, Ajet më tha, nuk e marr, ti ke nevojë për to dhe jo unë. Ngula këmbë, por më kotë. Të nesrmen në mëngjes kur erdhi në punë shikojë , se ajo kishte marr tre kokrra mollë, tre kokrra shegë, tre kokrra portokalle dhe një amit i kishte paketuar dhe i vendosi te komoja ime.

–Po ato çfarë i ke,  e pyes?

–Janë dhurat për ty, – më thotë, se ke nevojë për to. Nuk më mbeti gjë tjetër veçse ta falenderoja. Kamarieri solli porosinë dhe ne filluam të shijonim shijen e mishit të pjekur, një shije karakteristike e zonës që të shijon dhe të lë mbresa.

–Ishalla Ajet janë kusuret e fundit për ty dhe nuk përsëriten më se unë kur rri e kujtojë atë datë në të cilën ti je plagosur duhen ditë që të më hiqen nga mendja.

–A e mban mend atë djaloshin që ishte në krahun e djathtë të dhomës së urgjencës në Laprakë.

100_8139.JPG

–Po, po më kujtohet shumë mirë që i bërtiste mjekut tia hiqte plumbin që i kishte mbetur në shpatullë.

–Ah mor daj sa kam vuajtur të gjitha harrohen, por ishalla më bie mirë kjo proteza dhe eci me dy këmbë. E di daj që jam bërë 28 herë operacion dhe i provova të gjitha që ta mbaja këmbën, por nuk qe e thënë dhe më në fund pasi bëra të gjitha që më thanë mjekët arrita në përfundim dhe e preva këmbën. Me këtë këmbë mor dajë unë kam harxhuar më shumë se 85 mijë euro, a të mbushet mendja?

–Nuk fola!?

100_8141.JPG

–Dreka kaloi duke rrëfyer episode nga më të ndryshmet që Ajeti i kishte provuar të gjitha në kurrizin e tij dhe më në fund po i gëzohej asaj këmbe prej kauçuku që do ti mundësonte të ecte pa paterica……..

Ajet Kapllani në momentin që doli nga spitali dhe eci përsëri me këmbët e tij pa përdorur patericat.

Tiranë, më 26.08.2011.