- Blogroll (753)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 19/05/2012: Hekuran Pashollari
- 16/05/2012: DHE ENGJEJT SIMULOJNE…!
- 16/05/2012: DHE ENGJEJT SIMULOJNE…!
- 15/05/2012: Requiem
- 15/05/2012: ÇAMËRÍA zhduket nga harta e greqisë, kurse né … qetë, qetë !
- 13/05/2012: 3 POETË TANKA NGA TRE POETË
- 12/05/2012: Xhemaledin: studim reformat ne Presheve
- 11/05/2012: CIKEL POETIK
- 09/05/2012: ME SYTE E SHPIRTIT, NË TRADITAT TONA ATDHETARE…
- 07/05/2012: MBRESA E SKICA, NGA SUEDIA
Blogroll
GJEOPOLITIKA E PRANVERËS ARABE
05/05/2012 by admin.
1.1 SHTRIRJA TERRITORIALE Pranvera Arabe, ky “revolucion” ende i pambyllur, lindi në hapësirën gjeo-politike të Botës Arabe e përfshiu pothuaj të gjitha shtetet anëtare të organizatës rajonale “Lidhja Arabe” me shtrirje gjeo-fizike në Lindjen e Mesme e në Afrikën Veriore në një territor rreth 14 milionë km² dhe mbi 350 milionë banorë. Afrika e Veriut, vendnisja e këtij revolucioni arab të shek. XXI, shtrihet në rreth 8 milionë km² dhe ka mbi 197 milionë banorë. Nga relievi, prej kordonit të shkretëtirës sahariane, ngjan si një nënkontinet më vete. I përfshin shtatë shtete arabe: Egjipti, Libia, Algjeria, Republika e Sudanit, Tunizia, Mauritania, Maroku (me territorin e Saharasë Perëndimore), ndërsa Sudani i Jugut, shteti më i ri i botës (9 korrik 2011) dhe disa territore si ishujt spanjoll Ceuta e Melillae dhe ata portugez Kanarie e Madeira, pavarësisht nga lidhjet e vjetra e të reja, nuk bëjnë pjesë në Botën Arabe. Lindja e Mesme në gjeopolitikën e sotme, përfshin shtetet arabe: Arabia Saudite, Egjipti, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Siria, Republika e Sudanit, Katari, Omani, Libani, Kuvajti, Jordania, Bahreini, Somalia (me territorin Somaliland), Xhibuti, Komoros, “Autoriteti i Palestinës”, si dhe shtete joarabe: Izraeli, Irani, Turqia, Qipro etj. Bota Arabe (Harta nr. 1) në këtë rajon ndërkontinetal nga ana territoriale gjendet në disa nën-ndarje gjeofizike e politike si Gadishulli Arabik, Gjiri Persik, Gjiri Aden, etj. Gadishulli Arabik, më i madhi në botë (mbi 3 milionë km²), ngjason si një nënkontinent i Azisë, dhe është i populluar tërësisht nga tetë shtete arabe: Arabia Saudite, (me sipërfaqe e popullsinë më të madhe), Emiratet e Bashkuara Arabe (me potenciale ekonomike të forta), katër monarkitë e vogla e të qëndrueshme në politikat e zhvillimit të shumanshëm si Bahreini (një ishull komb), Kuvajti, Katari (gadishull i vogël), Omani (sulltanat), dhe Jemeni, i vetmi shtet republikan i gadishullit e i dyti për nga numri i popullsisë dhe me problematika politike e ekonomike të prejkohshme e të sotme. Gjiri Persik, më i pasuri në botë në rezervat e prodhimin e naftës, me territor 251.000 km², ka në hartën e vetë rajonale shtatë shtete arabe: Arabia Saudite, Iraku, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahraini, Katari, Kuvajti, Omani, si edhe Irani joarab (komb persian). Gjiri Aden përbëhet nga tre shtete arabe: Jemeni, Xhibuti, Somalia (dhe territori Somaliland - i vetëshpallur i pavarur më 18 Maj 1991, me misione diplomatike vetëm në 8 vende të botës). Viti i tretë kalendarik i “Pranverës Arabe” dëshmon se ky revolucion me të papritura të ditës e pikëpyetje të kohës, me risi të suksesshme e problematika të hapura, ka sjellë “ndryshime të jashtëzakonshme” “zgjim të ri arab”, demokratizim të ndjeshëm të shteteve arabe, pavarësi e lartësi të identitetit historik, politik e kulturor arab kundër diktaturave shtetërore, terrorizmit ndërplanetar e rajonal, proteksionizmit ekonomik e kulturor, mangësive të mirëqënies; ka ngjallur interes(im) nga fuqitë euro-atlantike e aziatike, “ka frymëzuar lëvizje për ndryshim në të gjithë botën”. Pranvera Arabe me vlerat e risitë historike, politike, demokratike e sociale ka jehonë universale pikërisht për faktin se mori pikënisje, formë e forcë: a) Në hapësirën historiko-politike të civilizimeve të lashta si ai sumeran, asiro-babilon, persian, arab, që kontribuan në themelet e zhvillimet ekonomiko-kulturore të njerëzimit. b) Në vend-origjinën historike të feve të mëdha si Judaizmi, Krishtërimi e Islami. c) Në këtë tokë me etni të ndryshme që kanë ndikime të ndjeshme në politikat botërore të shek. XXI si arabët, hebrenjtë (izraelitët), persianët (iranianët), turqit, kurdët, etj. d) Në këtë rajon nga më strategjikët në prodhimin e eksportimin e naftës dhe me burime të shumta natyrore, tregtare, turistike, kulturore. e) Në këtë vendkryqëzim të rrugëkalimeve detare e tokësore me rëndësi botërore: si kanali i Suezit, (rrugë e shkurtër nga Evropa për në Indi, Azinë Juglindore, Australi), ngushticat detare të Bosforit e Dardaneleve për dalje në Detin e Zi, tri hekurudhat ndërkombëtare si e Bagdatit (lidh Evropën me Gjirin Persik), e Transiranit (zonën bregdetare Kaspike me Gjirin Persik) e ajo Levantike (Turqinë me Egjiptin); etj. Pranvera Arabe, në forma e mënyra dhe në nivele të ndryshme, përfshiu pothuaj krejt hapësirën e shteteve të botës arabe: Tunizi, Egjipt, Libi, Siri, Jemen, Bahrein, Algjeri, Irak, Jordani, Kuvajt, Oman, Liban, Mauritani, Arabi Saudite, Republikën e Sudanit, Marok–(dhe Saharanë Perëndimore), territorin e Palestinës, por pati shtrirje edhe në Sudanin e Jugut, në minoritetin arab në Khauzestan të Iranit, në disa rajone kufitare të Izraelit. 1.2 POPULLSIA Bota Arabe (Tab. 1) me 22 shtetet e saj në Lidhjen Arabe numëron 350 milionë banorë, nga të cilët mbi 280 milionë janë të etnisë arabe. Tabela nr. 1 Bota Arabe: shtetet, kryeqytetet, sipërfaqja e popullsia Nr. Shtetet Arabe Kryeqyteti Sipërfaqja Popullsia Statistikat botërore flasin për një rritje gati të dyfishtë të popullsisë arabe nga mesi i shek. XIX deri në fillimet e shek. XXI. Popullsia në shtetet islamike arabe në përqindjen më të lartë është e etnisë arabe. Mbi 90 për qind evidencohen në Jemen, Tunizi, Jordani, Libi, Egjipt, Arabi Saudite e Siri; mbi 80 për qind në Kuvajt, Mauritani e Algjeri; mbi 70 për qind në Irak e Sudan; mbi 60 për qind në Marok; mbi 50 për qind në Katar, Bahrein e Oman e ndonjë shtet tjetër (Liban, Somali) edhe me përqindje më të ulët si Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 20 për qind. Arabët mbeten etni në pakicë në Izrael (me 20.5 për qind), pasi popullsia tjetër e këtij vendi e ndjen vehten dhe njihet historikisht e politikisht si hebraike, kurse në Palestinë aktualisht ka mbi 90 për qind arabë. Libani, nga pamundësia politike, nuk ka kryer regjistrim të plotë e të saktë të popullsisë së tij qysh prej vitit 1932, ndaj publikon vetëm vlerësime në shifra të përafërta për shkak të përbërjes së tij demografike që i përngjan një “fuqie në shpërthim”, ngaqë është i ndarë në përqindje pothuaj të barabartë në mes të sunitëve, të shiitëve, të krishterëve (shumica e të cilëve janë Marinotë). Republika Demokratike Arabe e Saharasë Perëndimore me një territor të madh, në përpjekje për t’u njohur si shtet më vete, nuk i ka aq të favorshme mundësitë gjeo-organizative për të kryer një regjistrim periodik tërësor të popullsisë së saj as për referendum, pasi fiset e saj në shumë rajone e oaze shkretëtire përgjithsisht janë shtegtarë me blegtorinë. Në kohën e sotme rreth 100 milionë arabë gjenden në të gjitha kontinentet e botës, të cilët numerikisht përllogariten më tepër se gjysma e popullsisë arabe aktuale në Lindjen e Mesme e në Afrikën e Veriut. Këto komunitete të diasporës arabe në botën e kohën e sotme, kryesisht rinia, i dhanë një shtysë të veçantë “Pranverës Arabe” sidomos nëpërmjet praktikimit të mjeteve dixhitale në internet (facebook, twiter, e-mail), me telefoni celulare, etj. Arabët në botën e jashtme ndodhen më të përqëndruar në SHBA, Brazil, Argjentinë, Kili, Meksikë, Australi, Kanada, Francë, Turqi, Spanjë, etj. Miliona arabë kanë emigruar në shtete aziatike e afrikane, sidomos në Paksitan, Indonezi, Indi, Senegal, Kepin e Gjelbër, Sierra Leone, etj. dhe më larg si në Australi, Zelanda e Re e në Oqeani. Palestinezët kanë emigruar masivisht edhe në shtetet arabe në këto dekadat e fundit, po në asnjërin prej tyre, sipas një vendimi kolegjial të Lidhjes Arabe, nuk mund të marrin shtetësinë, veçse mbeten “emigrantë të paligjshëm” si dhe mjaft të preferuar e të privilegjuar si “vëllezër arabë”. 1.3 GJUHA Gjuha Arabe përbën një nga elementët më përcaktor të identitetit të botës arabe. Në ligjshmërinë kushtetuese të 22 shteteve arabe (e në territorin e Saharasë Perëndimore) arabishtja sanksionohet si gjuhë zyrtare, po krahas kësaj, në disa prej tyre, njihen me këtë status ligjor edhe gjuhët autoktone si në Algjeri e në Marok ajo berbere në Komoros ajo komoriane, në Somali ajo somaleze si dhe në Irak ajo kurde, ndërsa disa vende ish-koloni të dikurshme kanë gjuhë zyrtare të sotme (të dytë apo të tretë) edhe frengjishten si Tunizia, Xhibuti, Libani, Komoros; anglishten si Republika e Sudanit e spanjishten RDA e Saharasë Perëndimore. Arabishtja është një ndër gjashtë gjuhët zyrtare në OKB (prej vitit 1973); në BB e në FMN, si një ndër gjuhët kryesore gjatë mbajtjes së sesioneve plenare në Unionin Ndër-Parlamentar; mbetet gjuhë zyrtare e vetme në Lidhjen Arabe (LA), GAFTA, Këshillin e Bashkëpunimit të Shteteve Arabe të Gjirit; si një ndër tre gjuhët kryesore në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC); një ndër gjashtë gjuhët zyrtare në Unionin Afrikan. Pranvera Arabe pati objeksion reflektimi të vetin edhe gjuhën. Në Marok, në kuadrin e ndryshimeve kushtetuese me referendum (2011). u sanksionua edhe gjuha vendase berbere si gjuhë zyrtare e këtij shteti islamik. 1.4 BESIMI FETAR Tradita historike e Ligjshmëria e Botës Arabe e njohin Islamin si fe zyrtare dhe Sheriatin Islamik si burim themeltar të legjislacionit të tyre, ndërsa në strukturën e qeverisjes kanë ministri të veçanta edhe për punët e fesë. Në vitin 2012 Bota Arabe i numëron 90 për qind të popullsisë të besimit mysliman, 6 për qind të krishterë e 4 për qind të besimeve të tjera si baha’i, hindu, jews, etj. . Ndër prurjet formuese të lumit të revolucionit “Pranvera Arabe” (2010-2012) janë edhe përplasjet deri të përgjakshme në mes dy degëve të besimit mysliman, sunitë e shiitë si në rastin ekstrem të Irakut; në mes të myslimanëve me besimtarët hebraikë në konfliktin mbi një gjysëm shekulli Izrael-Palestinë; në mes myslimanëve e të krishterëve e besimet e tjera fetare si në Egjipt. Pothuaj në të gjitha shtetet arabe mbisundon politikisht e numerikisht besimi mysliman i degëzimit sunni si në Tunizi, Libi, Somali, Mauritani, Oman, Komoros, Algjeri deri në 98-99 për qind, në Jordani, Xhibut e Marok rreth 94 për qind, në Arabi Saudite e Palestinë rreth 90 për qind, në Jemen 65-70 për qind, etj. Besimi mysliman i degëzimit Shiittë në Irak përbën rreth 55 për qind, në Liban, Bahrein e Jemen mbi 30-35 për qind, në Arabinë Saudite mbi 10 për qind, etj. Popullsia e krishterë arrin në 20 milionë banorë. Në disa shtete kap shifra të larta si Libani 34 për qind, Sudan 25 për qind, Egjipti 16 për qind, Siria 12 për qind, Katari 11 për qind, Kuvajti 10 për qind, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe 9 për qind, Palestina 8 për qind, Jordania 6 për qind, Xhibuti, Omani, Iraku e Sudani 3-5 për qind. Papa Benedikti XVI e ka ngritur disa herë zërin në mbrojtje të të krishterëve në disa vende të botës arabe si në Egjipt, Siri, Irak, gjatë kulmimeve të valëzuara të Pranverës Arabe. Popullsi hebraike në botën arabe kanë veçanërisht Maroku, Algjeria, Jemeni, Tunizia, Siria, Egjipti e Iraku, por shumica e tyre u rikthyen në Izrael pas themelimit të shtetit të tyre në vitin 1948. Banorë të besimeve fetare si hebrenj, baha’i, druzë, mandeanism, zoroastrianism, shabak, yarsan gjenden në Republikën e Sudanit 21 për qind, Emiratet e Bashkuara Arabe 15 për qind, Katar 11.4 për qind, Bahrein 8.81 për qind, Siri 6 për qind, Kuvajt 5 për qind, Libani e Libia nga 3 për qind. (Pa)pajtueshmëria e Islamit me Demokracinë diskutohet në më shumë se tre dekada, sidomos nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit (1979), por shfaqet si një nga çështjet kyçe në motivime e interpretime të Pranverës Arabe në tri këndvështrime kryesore. Mendimi i parë: Islami dhe Demokracia kanë supozime të ndryshme filozofike dhe historike dhe si të tillë janë të papajtueshëm. Mendimi i dytë: Islami, si një fe gjithëpërfshirëse, është tërësisht në përputhje me Demokracinë dhe nuk ka asnjë kontradiktë midis të dyjave. Mendimit i tretë: janë dy doktrina të ndryshme, por jo krejtësisht të papajtueshme. Zhvillimet e fundit në Botën Arabe janë të ndryshme nga ajo që ka ndodhur në Perëndim, për shkak se masat janë zgjuar tani dhe ato janë duke u përpjekur për të krijuar ndryshime të mëdha në gjendjen sociale, ekonomike e politike të vendeve të tyre. Ky zgjim, i frymëzuar kryesisht nga vlerat islame, garanton vazhdimësinë e Pranverës Arabe dhe e parandalon atë për t’u kthyer në një “Dimër Arab”. 1.5 FORMA E QEVERISJES Shtetet e botës arabe i kanë të gjitha format e qeverisjes politiko-shtetërore, që i janë përcjellë njerëzimit nga antikiteti i hershëm e deri në shek. XXI. Monarki Absolute: Arabia Saudite (mbret), Emiratet e Bashkuara Arabe (emirat), Katari (emir), Omani (sulltan). Monarki Kushtetuese: Jordania, Bahraini, Kuvajti, Maroku, të cilat janë të drejtuara nga mbret të kurorës trashëgimtare. Republikë Presidenciale: Komoras. Republikë Gjysëm-Presidenciale: Algjeria, Xhibuti, Palestina. Republikë Parlamentare Federale kanë Iraku (prej vitit 2005), Sudani (prej vitit 1996), Sudani i Jugut (prej 9 korrikut 2011). Republikë Parlamentare e Bashkuar: Jemeni prej 1 tetorit të vitit 1994 si dhe Tunizia. Republikë Parlamentare: Libani dhe Siria (të dyja të sistemit Parti-Shtet). Republika Demokratike Arabe e Saharasë Perëndimore (territor me status të veçantë). Republikë Islamike: Mauritania. Republikë në Tranzicion: Libia (Këshilli Kombëtar i Përkohshëm i Tranzicionit). Juntë Ushtarake: Egjipti–prej 11 shkurtit 2011. 1.6 FUQIA EKONOMIKE E POLITIKE E NAFTËS Interesi për naftën e Lindjes së Mesme e të Afrikës së Veriut fillimisht u përqëndrua në Kirkur, (asokohe pjesë e vilajetit të Mosulit-Irak) e në Persinë e Jugut, nga Ëilliam Knox D`Arcy në vitin 1908. Në kohën e some rezervat e burimet më të mëdha të naftës gjenden në rajonin lindor të Arabisë Saudite, në rajonin e Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe, në shkretëtirën e Syrtes në Libi etj. Në rend kronologjik e filluan eksportimin e naftës, ndonëse në një masë të kufizuar, të pakët: Irani (1913), Bahreini (1922), Iraku (1928), Arabia Saudite (1938) e Kuvajti (1946). Në mesin e viteve ‘40 të shekullit të kaluar kompanitë amerikane të naftës kontrollonin deri 42 për qind të naftës të Lindjes së Mesme, duke patur sigurisht edhe interesa madhore në kompanitë më afër vendit të tyre si në Meksikë, Venezuelë apo në SHBA. Lufta e Dytë Botërore, konfliktet politiko-ushtarake të Gjirit Persik (nw vitet ’90 të shek. XX) e deri tek revolucionin aktual i Pranverës Arabe si në rastin e Libisë, e kanë shndërruar këtë hapësirë gjeopolitike të “arit të zi” në një rajon tepër strategjik të interesave e kërkesave për naftë saqë për disa nga këto vende ekziston edhe termi politik e tregtar “shtete të naftës”. Një mësim i qartë doli nga Lufta e Dytë Botërore: nevojat e ardhshme të Perëndimit për naftë do të plotësoheshin vetëm me rritjen e prodhimit të naftës nga rezervat e stërmëdha të botës arabe në Lindjen e Mesme e në Afrikën e Veriut e ato të kombit persian, Iranit. Nafta ishte një faktor përcaktues për popujt e këtij rajoni, që pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane e pas protektoriateve kryesisht angleze e franceze, ndikoi në formësimin e kufijve politik të shteteve arabe dhe në ekzistencën e pavarur të tyre. Gjithashtu ka rol përcaktues në politikën e brendshme e të jashtme të këtyre shteteve dhe në ekuilibrin e fuqisë politike e ekonomike të krejt rajonit, por dhe jep e merr ndikime në politikat e sotme globale. Saktësisht është e vështirë të flitet për rolin e vërtetë që luante nafta gjatë Luftës së Ftohtë, po sidoqoftë edhe ky “ar i zi’, si shumë tipare të tjera të kësaj periudhe, i ngjante një hendeku politik e ideologjik nga përplasjet e kohës të “Perdes së Hekurt”, një kryqëzim e përballje politiko-ekonomike të “interesave jetike” të botës perëndimore euro-atlantike me ato të botës lindore euro-aziatike-sovjetike etj, por shërbente edhe si justifikim për të mbështet këto shtete arabe njërin apo tjetrin regjim më pak apo më shumë (jo)demokratik. Në vitet ’50-’70 tw shek. XX Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, duke marrë shkas edhe nga zbulimet e reja e eksportet e mëdha si nga Algjeria, Libia e Katari, u shndërruan në burimin kryesor të naftës për Europën Perëndimore dhe Japoninë, kurse Bashkimi Sovjetik importonte në sasi të pakët naftë të papërpunuar nga këto vende, ndonëse në një kontekst tjetër, asistenca sovjetike në aspektet teknike dhe garancitë në shitje ishin si parakushte vendimtare të shtetëzimit të pasurive të naftës si në Irak (1972) dhe embargoja ndaj tij (tetor 1973). Në realitet nafta nuk funksionoi kurrë si burim konflikti midis Lindjes dhe Perëndimit në ato përmasa që i jep propaganda politike e ditës. Akoma më tepër edhe shtetëzimi i naftës, një parrullë ironike e vendeve të etura për të kontrolluar ekonomitë e tyre, degradoi në një flluskë propagandistike jo të efektshme duke pasur parasysh natyrën despotike të qeverive të Lindjes së Mesme. Së pari, në vitet ‘70 pavarësia ekonomike e shteteve individuale i përkiste të kaluarës. Së dyti,shumica e të ardhurave të fituara prej naftës nuk shkuan në masat e varfëra popullore të vendeve të pasura me të, por në ato të klikave në pushtet, qofshin ato në Iran, Irak, Libi apo në Arabinë Saudite. Në historinë bashkëkohore të Lindjes së Mesme e të Afrikës së Veriut nafta përbën një pasuri jetike ekonomike e politike në progresin e tyre të shumanshëm dhe luan një rol të veçantë në industrinë ndërkombëtare të naftës. Ky rajon arab kontrollon 68 për qind të të gjitha rezervave botërore dhe eksporton 35 për qind të totalit botëror. Pesë prodhuesit e Gjirit Persik kanë 65 për qind të rezervave botërore të naftës dhe afërsisht 75 për qind e të ardhurave të ekonomive të tyre vijnë prej saj. Nafta është pjesë e çdo debati rreth Lindjes së Mesme e të Afrikës së Veriut dhe ka ndikuar dukshëm në marrëdhëniet e Botës Arabe me vendet e tjera, sidomos me Fuqitë e Mëdha. Njëkohësisht ka pasur ndikim bazë brenda rajonit arab duke çuar kështu në një polarizim mes atyre vendeve që nuk janë të pasur me naftë e atyre që nuk kanë rezerva të tilla. Prania e naftës ka përforcuar sistemin ekonomiko-politik të shteteve arabe, se përndryshe, në mungesë të saj, do të ishin në përballje e pikëpyetje ekzistenca e progresi i tyre si të tilla.
PËRFUNDIME: o Pranvera Arabe në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore mbart problematika historike e politike të së kaluares të dhunshme koloniale, që kanë ndikuar në politikat e brendshme nacionale të secilit prej shteteve arabe, çka ka krijuar kushte për fenomenin e diktaturave të natyrave të ndryshme në kohërat postkoloniale duke mos qeverisur shoqëria demokratike po klanet, tributë e familjet e njohura, disa prej të cilëve në sisteme monarkiste apo republikane kanë me dekada në pushtet. o Lufta kundër terrorizmit islamik pas 11 shtatorit 2001 dhe Lufta për Demokraci në Irak në vitin 2003 ishin nga faktorët përcaktues të gjallërimit të Pranverës Arabe, pasi mori goditje ndërkombëtare ekstremizmi islamik “Osama bin Laden” e diktatura “Sadam Husein” duke çliruar e kultivuar vlera nacionale e demokratike në shtetet arabe. Vërtet Osama bin Laden u vra fizikisht në Pakistan, po realisht u vra politikisht në revolucionet, demonstratat e protestat e Pranverës Arabe. Në fundvitin 2011, në 1-vjetorin e Pranverës Arabe, Iraku e kishte plotësisht në kontroll vetëveten, pasi u largua edhe kontigjenti i fundit i Aleancës 10 vjeçare “Liri për Irakun” o Dimensionet e Pranverës Arabe përfshijnë të gjitha fushat si ato politike, ekonomike sociale, kulturore e fetare dhe në secilën prej tyre e në çdo shtet islamik pati reforma të pjesshme e në proçes, zgjidhje të menjëhershme kushtetuese, sociale, etj. o Pranvera Arabe u shfaq në forma, mënyra e nivele të ndryshme në secilin prej shte- teve islamike arabe, kryesisht si revolucion i mirëfilltë e luftë civile në Libi (që solli përmbysjen e regjimit e vrasjen e diktatorit Gadaf), si kryengritje e pambaruar e me elementë të një lufte civile në Egjipt (që rrëzoi një diktaturë e solli një juntë ushtarake), kryengritje e luftë gjysëmcivile të hapur si në Siri, si lëvizje revolucionare komplekse si në Tunizi e në Jemen, (që rrëzoi diktatorët), protesta të përqendruara e rajonale (në rrugë e me greva) si në Bahrein, Marok, Algjeri, Oman, Kuvajt, Jordani, etj., demonstrata si në Liban, Izrael, Palestinë etj. o Në fakt Pranvera Arabe nisi në Tunizi më 17 dhjetor 2010, po realisht protesta social-ekonomike ka pas edhe më përpara në vendet arabe, si grevat në Mahallën në Egjipt, e minatorët në Gafsa në Tunizi, fushata nga të diplomuarit e papunë si dhe lëvizja kundër papunësisë e rritja e kostos së jetesës në Marok etj. o Në disa shtete arabe pati shpërdorim të sistemit qeverisës, pasi ka disa monarki absolute, po edhe presidentët republikanë sillen sikur të ishin monark absolut, të cilët qëndrojnë në pushtet duke përdorur forcën, korrupsionin, shantazhin dhe turpin. Bashar al Assad ka zëvendësuar babain e tij Hafez al Assad; Seif al Islam ishte projektuar si zëvendësuesi natyror i Gedafit; Mubarak kishte menduar për zëvendësues djalin e tij. Të gjithë këto plane tipike despotike dhe aspak demokratike u prishën nga ngjarjet e Pranverës Arabe. o Dy nga rrënjët e prurjet e Pranverës Arabe janë edhe konflikti i pambyllur, mbi gjysëm shekullor, Izrael-Palestinë dhe konflikti i hapur i Iranit për prodhimin e armëve bërthamore, të cilët mbajnë të ndezur tensionet ndëretnike, cënojnë sigurinë nacionale të shteteve arabe etj. o Pranvera Arabe tregoi se Perëndimi “dështoi” në botën arabe për ta formësuar këtë rajon sipas modelit të tyre, sikurse shtetet islamike arabe dështuan në politikat e mbajtjes të statu-quos të tyre të shumanshme e të prejkohshme. o Pranvera Arabe dëshmoi se arabët janë po aq demokratë sa edhe pjesa tjetër e botës demokratike, duke i hedhur poshtë gjithë ato supozime se: “Lindja e Mesme është ndryshe”, “feja islame është ndryshe”, “arabët nuk janë demokratë si ne” etj. o Vetë Pranvera Arabe me zhvillimet e saj nga 17 dhjetori 2010 e deri sivjet dëshmon botërisht se ka dalë përfundimisht nga “Dimri Arab” i politikave botërore të shek. XXI të pas 11 shtatorit 2001, asaj “Liri për Irakun” më 2003, etj. o Pranvera Arabe e ka dhënë rezultatin e saj, sepse ndryshoi përfundimisht gjeo- dinamikën e rajonit, vrau frikën nga diktaturat arabe dhe i vuri ato para përgjegjësisë historike për të lënë pushtetin apo për të ndërmarrë reforma të thella e të shumanshme. Brezi i ri i botës arabe tashmë do lirinë dhe përparimin që e sheh në pjesën tjetër të botës. o Pas përballjeve politike të dyanshme në mes Perëndimit e Botës Arabe në evolucionin e mendimit e veprimit të tyre politik forcat demokratike progresiste në këto shtete islamike arabe mirëpanë se “armiku” nuk ishte Perëndimi, po vetë “tirania” antidemokratike që ndodhej në epiqendër të tyre, në krye të pushtetit, afër popullit arab. o Pranvera Arabe e meriton përcaktimin si një “Lëvizje e pavarur”, sepse nuk ka një lider të vetëm që drejton, nuk ka një parti që organizon e çon përpara revoltat. Miliona njerëz zbresin në rrugë në emër të Kombit, të Islamit e të Demokracisë. Kemi të bëjmë me një revolucion të një lloji të ri: spontan e i paparashikuar. o Pranvera Arabe na dëshmon se sa po ndyshon jo vetëm Bota Arabe, po njëherash, njëtrajtësisht e në vijimësi ritregon se po ndryshon edhe Bota e sotme globale në fillimet e shek. XXI. o Pranvera Arabe është një faqe historie e shkruar ditë për ditë me dinjitet, me drejtësi, me vetmohim dhe me të nesërme progresi të përditshëm e të gjithanshëm.
ARDITA LUSHAJ
Albanian University
TIRANE
Posted in Blogroll | No Comments »
TUNGJATËJETA, SADULLA ZENDELI-DAJA!
05/05/2012 by admin.
Nga: prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë
Daja, duke folur në manifestimin e Borasit-Suedi
1.
Ishte mëngjesi i datës 14 prill 2012. Sapo kryem veprimet e zakonshme të mëngjesit, ne grupi i vogël prej katër vetash, i mbërritur në mesanatë në aeroportin e Goteborgut dhe që fjetëm disa orë në hotelin e qytetit të bukur Boras, “Skëna Nëtter”, u ulëm së bashku në një dhomë ndënjeje e pritjeje, e pajisur më së miri. Pritëm vetëm pak minuta dhe pamë që, nëpër korridor, vinte drejt nesh, me hapa të shpejtë dhe të gjatë, miku e kolegu ynë, Sokol Demaku. Na përshëndeti përzemërsisht dhe na pyeti e u kujdes, se si kishim pushuar. Sigurisht, iu përgjigjëm se ishim mjaft të kënaqur dhe, pa humbur kohë, dolëm në oborr. Në makinën e tij të rehatshme, zumë vend: unë, Viron Kona, Kozeta Hoxha e Kadrije Gurmani. Pas pak minutash, pa e ndjerë udhën nga bisedat e ndërsjellta, arritëm pranë ndërtesës së bukur të Bibliotekës së Qytetit. Aty do të zhvillohej ceremonia e shumëpritur prej ne të gjithëve, pra manifestimi i 5-vjetorit të krijimit të Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” e i revistës “Dituria” dhe i 4-vjetorit të emisionit të parë në gjuhën shqipe, në Radion-Lokale, me të njëjtin emër.
Kujtim i paharruar…Nga e majta: V.Kona, Daja e M.Gecaj (Boras-Suedi, 14 prill 2012)
Nuk kishte mbetur ndonjë “sekret” i panjohur për ne, pasi Sokoli na i kishte dërguar përmes Interetit, jo vetëm ftesat, por dhe tërë programin e asaj feste të bukur. Bile, bashkëngjitur, ai kishte hartuar e kishte marrë masa që edhe në dy ditët vazhduese, ne të ftuarit nga Tirana, të kishim veprimtari “të ngjeshura”. Pra, do të bënim vizita e do të takonim, si vëllezër e mora shqiptare, por edhe miq e mikesha suedeze.
Sapo hymë në sallën e tubimit të pritshëm, disa minuta para orarit të caktuar, vërejtëm se çdo gjë ishte gati dhe po priteshin të ftuarit. Ata nuk ishin vetëm nga qyteti Boras e Goteborgu, por dhe nga disa qytete tjerë të Suedisë, si: Stokholm, Gislaved, Lundskrona, Uddevalla,, Malmo, Kindberg, Norrkëping e Nëssjo.
2.
Kur gati e kishim shpërqendruar vëmendjen te të ardhurit, vërejta se të dera hyri një burrë paksa i moshuar, me sytë vezullues e plot mirësi. Ndoshta, edhe ai po shihte me vëmendje të gjente, në ata pak njërëz të ardhur, të njohur e miq të tij nga Tirana. Ndërsa unë isha takuar me Dajën në Panairin e 12-të të Librit, organizuar në nëntor 2011, në Tiranë, koleget tona, Kozeta e Kadrija e kishin të panjohur. Ndërsa ndryshonte pak puna për shkrimtarin Viron Kona. Ai kishte sjellë me vete, në atë sallë librin e ri, që sapo doli nga shtypi në Tiranë, me titullin, “Për ju, miqtë e mi”. Duke u njohur me të dhëna nga shkrimet e ndryshme, por sidomos bazuar në librin poetik të Dajës, “Ditari i dhimbjeve”, Vironi i kishte kushtuar disa faqe të këtij libri, pikërisht Sadulla Zendelit-Dajës, me titullin domethënës, “Ju dua, më shumë se veten time!”.
Ja, pra, Daja na “gjeti” dhe, të dyja palët, shpejtuam për te njëri-tjetri. U përqafuam përzemërsisht dhe ai na uroi: ‘Mirëse keni ardhur, në Suedi!” Se, tashmë, ai e gëzon këtë të drejtë, pasi në këtë vend demokratik skandinav, ndër më socialët në botë, jeton prej shumë vitesh e mund ta quajë “atdhe të dytë”, për vetëveten dhe familjen e tij. Në fakt, ai ndodhet në një qytet mjaft larg Borasit, në Fërjestad dhe është në moshë paksa të thyer. Por, megjithatë, nuk mungoi, “me arsye, as pa arsye”, në atë takim të paharruar.
Kopertinat e librit me poezi, “Ditari i dhimbjeve”
Në ato pak minuta, para fillimit të manifestimit, u takuam edhe me miq të tjerë, të panjohur ose të njohur, vetëm përmes mesazheve nga Interneti. Ndër ta, ishin albanologu suedez UImar Kvik dhe miku i shqiptarëve, Anders Vesaman; shkrimtarët e publicistët shqiptarë: Hysen Ibrahimi, Bahtir Latifi, Rizah Sheqiri, Fetah Bahtiri, Remzi Basha, Zyrafete Manaj, Hamit Gurguri e Murat Koci dhe piktorja Florije Bajraktari; veprimtaret Exhlale Shipoli, Vjollca Haradinaj, Dinore Loshi Qmega e tjerë. Ndërsa me Dajën i vijuam bisedat e ngrohta, duke folur për Tiranën, por dhe për punët e mira, që ai ka bërë e po kryen, sidomos në hartimin e fjalorëve, suedisht-shqip e shqip-suedisht etj.
Nuk do të ndalem këtu, te ato se çfarë tha Daja, para të pranishmëve, pasi ai ishte përherë në vemendje dhe i rrethuar me respektin e të gjithëve. Prandaj dhe fjalët e tij të mençura u duartrokitën nxehtësisht. Por edhe në një koktej të rastit dhe në drekën e shtruar nga QKSH “Migjeni” për gjithë të pranishmit, Daja ndodhej në krye të “kuvendit”, duke folur e lëvizur me shkathtësi, si një djalosh i ri. Ndër të tjera, ai ua dhuroi fjalorin e tij, suedisht-shqip: kryetarit të Bashkisë së Borasit, Per Olof Hëg dhe kreyarit të Komunës në Uddevalla, Essam El-Nagger; albanologut të njohur suedez, Ulmar Kvik; drejtorit të shkollës “Fjerdignskolan”, Per Kettisen dhe disa mësueseve sudeze.
Sigurisht, për kënaqësinë tonëdh e për ta nderuar e respektuar njëri-tjetriun, në atë drekë Daja u ul bashkë me ne, mysafirët nga Tirana. Kështu, aty i vijuam bisedat tona të këndshme dhe vërejta kënaqësinë e tij të veçantë, që u takuam përsëri bashkë dhe pikërisht në Suedi.
3.
Kur atij manifestimi entuziast po i vinte fundi dhe Daja i kishte kryer më së miri detyrat e njërit nga “të zotët e shtëpisë”, erdhi çasti të ndaheshim. Se ai do të udhëtonte përsëri për në vendbanimin e tij, ku e prisnin bashkëshortja dhe njerëzit e tjerë të familjes. Duke u përqafuar së bashku, jo pa mallëngjim dhe me emocione, i uruam atij shëndet të plotë, begati e arritje në punë dhe lumturi në familje. Dajën e kam të fiksuar ashtu të buzëqeshur në kujtesë, që na përshëndeste nga larg dhe në dorë mbante një çantë, mbushur me libra të dhuruar. Por aty kishte edhe “Mirënjohje”, nga QKSH “Migjeni” dhe kryesia e Shoqatës së Arsimtarëvë të Shqipërisë, për veprimtarinë e tij të shquar: atdhetare, arsmiore e kulturore etj. Po kështu, e dija mirë se aty ai kishte edhe librin tim të ri publicistik-letrar, “Dorela”, i botuar në mars 2012, në Tiranë dhe për të cilin ai më mbështeti pa u kursyer.
Në ato çaste, në mendje më erdhën fjalët-urim të zemrës, nga e folmja e Veriut të Shqipërisë, por dhe e Kosovës: “Tungjatëjeta, Sadulla Zendeli-Daja!”
…Tani, me Dajën jemi larg fizikisht. Por përsëri sjell në kujtesë takimin tonë në Tiranë dhe atë të paharruarin, në Boras të Suedisë. E përfytyroj ashtu të përqendruar tërësisht në punët e tij të çmuara: atdhetare, arsimore, letrare e kulturore. Ndërsa e di se ai do të thurë parreshtuar edhe vargje malli e dashurie të pakufishme për vendlindjen, si këto:
“I bini çiftelisë, atë e dëgjojnë malet tona,
këndoni këngën e Lirisë, Këngën e Pavarësisë…
Dhe më tej:
Europa e Bashkuar,
aty të jesh edhe ti, Kosova ime,
o gur xhevahir i zemrës sime!
…E kisha përfunduar këtë shkrim dhe isha gati ta dërgoja për publikim. Ndërkaq, nga Kumanova, më doli në Internet arsimtari e shkrimtari i njohur Nehat Jahiu. Ndër të tjera, ai më tregoi se këto ditë kishte qenë atje veprimtari i palodhur edhe për vendlindjen, Sadulla Zendeli-Daja. Ndërsa tani, ky është kthyer përsëri në vendbanimin e përhershëm të tij, në Suedi.
Pra, përsëri e përsëri, e urojmë dhe nga larg e përshëndesim me zemër, këtë bashkatdhetar të flakët: “Tungjatëjeta, Dajë!”
Tiranë, 5 maj 2012
Posted in Blogroll | No Comments »
NDËRMJET “PËLLUMBAVE” TË BORASIT…
05/05/2012 by admin.
Skica:
Nga: Prof. Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë
Murati (në mes) në Fjerdingskolan, shkollë e Borasit-Suedi (15 prill 2012)
Nuk e di se përse, por sa më shumë ditë kalojnë nga ato të mesprillit të këtij viti, kur isha bashkë me tre kolegë për një vizitë në Suedi, me shtohen “temat” e shkrimeve të mia!…Kjo ngjet se ato 4-5 ditë ishin të mbushura plot me emocione e kujtime të bukura. Kam shkruar edhe më parë për këtë vizitë, për takime e mbresa në takimet me kolegë e zyrtarë të ndryshëm. Por, kësaj radhe,dua të flas me dashamirësi e kënasqësi të veçantë, për “pëllumbat” e Borasit. Gjatë atyre ditëve, ne pamë edhe pëllumba të balsamosur në muze ose dhe “prej vërteti” në natyrë, siç shprehen të vegjëlit. Por këtu nuk e kam fjalën për ata, po për “pëllumbat” më të bukur të jetës sonë, fëmijët shkollarë.
1.Përqafime të ngrohta, me bashkatdhetarët e vegjël
Kur arritëm në mjediset e shkollës së Borasit, “Fjerdignskolan” dhe po bisedonim ngrohtësisht me drejtorin e shkathët e gjithnjë buzagas, Per Kettisen, kuptuam se nxënësit aty ishin njoftuar që më parë për vizitën tonë. Meqenëse ata ishin përshatur me vizita të tilla, shumicës së tyre, ndoshta, nuk u bëri shumë përshtypje mbërritja jonë aty. Se, na treguan, që në atë shkollë ka nxënës nga shumë vende e shtete të botës, prindërit e të cilëve janë emigrantë në qytetin Boras. Veçse, për një gjë ishim të sigurtë, se takimin me ne e prisnin me padurim fëmijët e bashkatdhetarëve tanë. E natyrshmja për ata ishte, se ne na shoqëronte edhe kolegu e miku ynë, mësues i tyre në atë shkollë, Sokol Demaku. Kështu, vërejta se disa prej tyre buzëqeshnin plot mirësi dhe na përshëndesnin me dorë. Ndërsa më “i privilegjuari” e më i njohuri ndër ne ishte shkrimtari Viron Kona. Një vit më parë, ai kishte qenë aty, kur përuroi librin e tij në gjuhën suedeze, “Eh, more Bubulino!”. Prandaj dhe atyre ai u dukej më i afërt.
Nuk do t’i përshkruaj me imtësi “ecejaket” tona nëpër atë shkollë. Por kujtoj tani, se dallova një kanaqësi të veçantë të fëmijëve shqiptarë, kur na shihnin në mes tyre. Ja, këtë gjë unë po ua “dokumentoj” edhe me anën e një fotografie. Pasi u kisha shpëndarë atyre, që ishin të pranishëm nga një stilolaps, ku është e stampuar stema e Republikës së Shqipërisë, pashë që dy fëmijë e ngritën dorën e folën me sinqeritet:
-Xhaxhi, ne nuk kemi marrë stilolapsa!-Sigurisht, shpejtova t’i merrja ata nga çanta e ime dhe ua dhurova, duke i përqafuar përzmeërsisht. Pastaj, disa prej tyre, duke qenë të ulur bashkë me mësuesen Anette Ekelund, shprehën dëshirën që ta bënim një fotografi të përbashkët. Unë qendrova mbas tyre. Por njëri nga ata e pikërisht Besart Iljazi, i cili sivjet vijon klasën e katërt, nuk e quajti se ndodhej afër meje. Prandaj, e zgjati dorën dhe ma vendosi atë në qafë, si për të më thënë:”Unë të dua më shumë, se këta shokët e mi!”
2.”Intervistë”, me gazetaren e Radio-Tiranës
Përgjigjet Blerina…
Secili nga ata nxënës dëshironte të kishte diçka të veçantë, në atë takim të tyrin me ne. Ja, në një fotografi tjetër është fiksuar çasti, kur nxënëses së klasës së katërt, Blerina Hasani iu afrua gazetarja e Radio-Tiranës, Kozeta Hoxha. Nuk e di të saktë, por ma merr mendja se ajo ishte “intervista” e parë, që jepte për një media të Shqipërisë. Vëreja se ajo ishte mjaft serioze, por dhe me emocione të natyrshme. Kozeta e pyeti atë se cilën klasë vijon sivjet në këtë shkollë, a i pëlqen gjuha shqipe dhe si e kalon me shoqet e shokët e klasës, si ata shqiptarë, por dhe të kombësive tjera.
Por, ç’është e vërteta, “intervista” të tilla, si Kozeta, por pa mikrofona, bëmë secili nga ne, në atë mjedis fëmjësh shqiuptarë, aq të dashur e aq të mirë. Nuk e di se si e menduan veprimin tim ata, por unë shkova e zura vend, diku në mesin e tyre. Aty e ndieva veten si ndërmjet nipave e mbesave të mia. Solla ndërmend edhe mbesën Dorelë, atje larg në Tiranë. Pak kopje të librit, kushtuar asaj, pra me emrin “Dorela”, ia dhurova bibliotekës së shkollës, që i mori me kënaqësi e duke më falënderuar, drejtori Per Kettisen.
Qëndrimit tonë, në atë mjedis “intervistash”, po i vinte fundi. Ndoshta, ata “pëllumba” dëshironin që ne të rrinim më gjatë me ne. Se, në mënyrë të pakuptueshme, ne na lidhte gjëja më e shtrenjtë në jetën e çdo njeriu: Gjaku. Pra, nëpër damarët e atyre dhe tonët, rridhte i ngrohtë gjaku i shqiptarit, njërit ndër banorët më të lashtë, në Ballkan e në Europë. Unë jam i sigurtë, se megjithëse ata fëmijë të bashkatdhtarëve tanë do të ndodhen në mjedisin e një gjaku, tradite e kulture të huaj, asnjëherë nuk do ta harrojnë prejardhjen e tyre. Kosova e Shqipëria do të jenë: ëndrra, emocioni, shpresa e së ardhmes për ata.
3.-Në mësim, por dhe në shfaqje
Pjesëtarët e vegjël të orkestrës (majtas, drejtuesi)
Jeta në shkollën “Fjerdignskolan” të Borasit ishte mjaft e larmishme. Ne i pamë dhe i ndoqëm me kureshtje nxënësit e saj jo vetëm në mësim, ku i përdornin aq mirë kompjuertin dhe mjetet audiovizive, por dhe duke luajtur një shfaqje artistike. Ndërsa unë mora pjesë edhe në një bashkëbisedim të gjallë, rreth “tavolinës së rrubullakët”. Aty mësuesja Diana Pers ishte bashkë me nxënësit e saj: Lare, Pranvera, Reshid dhe Elmije. Ajo pyeste dhe ata flisnin me radhë e jepnin përgjigje të sakta.
Ndërsa shfaqja, për të cilën fola më lart, ishte një përrallë e bukur, me disa figura kafshësh, në të cilën aktorë ishin jo vetëm nxënësit, por dhe mësueset e tyre. Të veshur sipas rolit, që e kërkonte përralla, ata luanin mjaft bukur dhe me tërë seëriozitet, si të ishin të rritur. Prandaj të gjithë ne, që ishim në sallë para tyre, shihnim e dëgjonim, sipas shprehjes, “tërë sy e veshë”. Natyrshëm, bukurinë e shfaqjes e shtonte loja e orkestrës me pesë nxënës, që e shoqëroi atë gjatë tërë kohës. Se edhe pjesëtarët e saj e dëshmuan veten artistë të vertetë.
Në mbarim të asaj shfaqjeje të bukur, ne i përgëzuam artistët e vegjël për lojën e tyre mbresëlënëse. Pastaj bëmë së bashku disa fotografi, që i ruajmë për kujtim, si në “arkivin” e kompjuterit dhe në “fleshe”, por dhe në albumet tanë.
4.E gjuajti fort topin, por nuk më bëri dot “gol”!
Artini: Prite topin, xhaxhi!…
Kur po shëtisnim nëpër mjediset e shkollës, të shoqëruar nga drejtori e ndonjë mësuese, dolëm në pjesën e prapme të saj. Aty ishte një fushë e vogël futbolli, ku pak nxnënës vraponin pas një topi. Unë, si më “i riu” ndër mysafirët, dola në fushë dhe u përpoqa t’ia marrja topin lojtarit të shpejtë, Artin Sahiti. Por ishte e pamundur, se ai manovronte me kujdes dhe topin e kthente te shokët e tij.
Në këtë çast, solla ndërmend kohën e shkuar, kur isha në moshën e tyre dhe më tepër më pëlqente të rrija në portë. Prandaj zura pozicion aty dhe i bëra shenjë Artinit që të gjuante. Ai e mori topin, gjithnjë me këmbë dhe erdhi drejt meje. Porta ishte jo në formatin e zakonshëm dhe kjo më ndihmonte dhe më bënte më të sigurtë, që topi nuk do të godiste në rrjetë, pra do ta prisja atë. Kur vogëlushi po merrte pozicionin e gjuajtjes, numërove me mend: “një, dy, tre…!” Lojëtari gjuajti fort, por ama edhe unë e prita me saktësi “bombën” e tij. Meqenëse kishim pak shikues, nuk vërejta dikë prej tyre, që të duartrokiste për pritjen time të saktë!(ha,ha)
Duke e përqafuar Artinin e vogël, por dhe shokët e tij, ne vizitorët shkuam në mjedise të tjera të asaj shkolle.
5.-Përse nuk fotografova aty?
Nxënësit e mësuesja, rreth “tavolinës së rrumbullakët”
Gjatë vizitës në atë shkollë, ne e ndiem veten “si në shtëpinë tonë”. Shihnim, preknim e fotografonim dhe pyesnim e merrnim përgjigje të sakta për çdo gjë. Një përvojë e pasur e atij kolektivi pedagogjik është edhe kujdesi e puna profesionale me nxënësit, që kanë zhvillim të vonshëm ose që janë me probleme në zhvillimin mendor. Parimi bazë i tërë punës e kujdesit për ta, është: “Të gjithë fëmijët e shkollës sonë janë të barabartë”. Prandaj e tillë është edhe vëmendja ndaj tyre.
Kur u futëm në një klasë-kabinet, gjetëm vetëm një nxënës, me probleme të tilla. Pranë tij ishte një e rritur, e cila me tërë përkushtimin njerëzor e profesional interesohej që ai të aftësohet sa më shpejt, si për të folur normalisht dhe për të hyrë në rrjedhën e jetës, me bashkëmoshatarët.
Prandaj, i ndodhur para asaj pamjeje, që të sillte dhe shqetësim të natyrshëm, nuk kisha se si të fotografoja. Ndërsa në heshtje mendova, se sa njërëzore e profesionale pedagogjike janë puna dhe përkushtimi i tërë kolektivit të kësaj shkolle, për fëmijët me probleme në zhvillimin e tyre. Pra, aty ka se çfarë të mësohet edhe në këtë fushë të praktikës pedagogjike bashkëkohore.
6.Te porta e daljes nga shkolla…
-Sa mirë e ndiejmë veten, pranë “xhaxhave” të panjohur, që e vizituan shkollën tonë!
Me shumë mbresa dhe duke marrë me vete përvoja të vyera, po dilnim nga porta kryesore e asaj shkolle. Në oborr ishin disa fëmijë edhe ata “pëllumba”, megjithëse me kombësi tjetër, pra jo shqiptarë. Gjithashtu, atyre ua tërhoqi vëmendjen prania jonë. Pasi ua bëmë me shenjë, ashtu me çantat e librave kraheqafë, ata erdhën pranë nesh dhe i përqafuam me dashuri. Si me “komandë”, zunë qendruan ashtu pa lëvizur dhe dikush e shkrepi aparatin fotografik. Pra, edhe kjo foto dëshmon për fëmijët e kombësive të ndryshme, që mësojnë në këtë shkollë. Ata janë nga shumë vende të botës dhe i bashkon përkushtimi i njëjtë: për t’u bërë sa më të ditur dhe sa më të aftë për jetën.
Tani, unë e di që këto radhë, në gjuhën shqipe, nuk do të dinë t’i lexojnë shumica e atyre fëmijëve të shkollës së Borasit, por as prindërit e tyre. Se fjalët nuk janë në gjuhën suedeze, që e praktikojnë në atë shkollë, por as në gjuhën e prindërve të tyre. Megjithatë, jam i çliruar nga mendimi, sepse nuk bëra ndonjë përjashtim ose ndarje të tyre, nga nxënësit tanë shqiptarë. Por nuk pyeta as se nga çfarë vendi janë dhe as cilës kombësi i përkasin. Pas, të gjithë fëmijët, kudo që ndodhen, janë të barabartë e u ngjasojnë “pëllumbave” të bardhë…
Tiranë, 4 maj 2012
Posted in Blogroll | No Comments »
10 misteret qe mori me vete Enver Hoxha
03/05/2012 by admin.
Eroll Velija Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin. Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve.Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite. Me 11 prill behen 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjete mistere, te cilat ne shkrimet e ardhshme do te jene objekt studimi me i thelluar per te zbardhur jeten e njeriut me te perfolur te Shqiperise. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi. Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij. Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France. Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj. Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-¬1930), “studimet” ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret. Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar. Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t’i ndihmonin per punet procedurale. Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh. Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve ‘90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij. Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme. Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall. Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist. Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t’u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeçare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej “vija e Partise”. Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi. Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet. Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme. Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore. Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese. Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte. Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e “Dajtit”, ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e “sigurimit te Udheheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit te afert.Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaçme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge. Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: “Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura. Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te “Mercedezit” te zi.Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur: Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.8. Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve ‘40 dhe fillim te viteve ‘50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij “Tradhtia e madhe”,- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: “Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!). Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per çfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t’u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes”. Sipas Bethelit, “anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per çeshtjen e kunderrevolucionit”.Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. “Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer”. Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila “ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi”. Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, “operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute”. Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te “qeverise shqiptare ne mergim”, Mit’hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme “ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaçeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se). Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit’hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit “Shqiperia e Lire” ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mit’hat Frasherin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit’hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen “Coronia”.9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej. Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut? Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij. Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij. Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxha denoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.Misteret e Enver Hoxhes1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?8. Ka pasur nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes.9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?10. Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja e fshehte per nje kohe te caktuar?Kush ishte Enver HoxhaLindi me 16 Tetor 1908 ne lagjen “Palorto”, Gjirokaster (Shqiperi), ne familjen e nje nepunesi qe per shume vite kishte emigruar ne Amerike. Mesimet e para i mori ne Gjirokaster, pastaj vijoi studimet ne Liceun e Korçes. Ne vitin 1930 shkoi te studionte, me nje burse studimi shteterore, ne Fakultetin e Shkencave Shoqerore ne Montpelje te Frances, por shume shpejt e la. Pas nje viti ne Fakultetin e Biologjise ai shkoi ne Paris ku kerkoi te studionte ne Fakultetin e Filozofise. Ne Nentor te 1933-tes la Parisin per te punuar si sekretar ne Konsullaten Shqiptare ne Bruksel. Aty filloi studimet universitare ne Fakultetin e Jurisprudences dhe vazhdoi me korrespondence studimet e filluara ne Paris. Per shkaqe politike u pushua nga puna dhe ne vitin 1936 u kthye ne Shqiperi.Sekretar i Pergjithshem i KQ te PKSH 1943-1948.Sekretar i Pare i KQ te PPSH-se 1948-1985.Kryeminister i Shqiperise me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer me 10 janar te vitit 1946 si pjese e kabinetit te pare komunist.Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer me 30 qershor te vitit 1950.Ministrave i Jashtem i Shqiperise me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer me 30 qershor te vitit 1950.Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer me 23 korrik te vitit 1953.Ministrave i Jashtem i Shqiperise me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer me 23 shtator te vitit 1953.Kryetar i Keshillit te Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer me 19 korrik te vitit 1954.Gjate vitit 1980 u diagnostikua me semundjen e diabetit dhe ne 1983 peson nje ishemi cerebrale, e cila ju perserit ne vitin 1984. Me 11 Prill 1985 nderron jete ne Tirane. Ne vitin 1990, me renien e regjimit diktatorial qe ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkaterrua plotesisht, dhe u cilesua si diktatori.
Posted in Blogroll | No Comments »
E VËRTETA, LIRIA DHE VIRTYTI JANË TRI GJËRA
02/05/2012 by admin.
Sokol DEMAKU
Veprat vlerësohen në bazë të qëllimit që kanë O zë i ëmbël! Sa bukur tingëllon gjuha amtare të atdhé të huaj. Në qoftë se dëshiron të njohësh e ta duash edhe më shumë atëdheun tënd, jeto pak në atëdhé të huaj! Mendoj se shetitja në natyrë luan rol kyq në frymëzim, zakonisht kur je vetëm. Unë këtë e shfrytëzoj, nga se në Suedi natyra është terheqëse, ka shumë gjelbërim, lule, livadhe të gjelbërta, liqenj, ku njeriu pushon dhe kur pak ndalet e mendon, disi “i vjen dicka në mendje”. Unë them: veprat vlerësohen në bazë të qëllimit që kanë, por edhe gjykohën e sanksionohen në bazë të pasojave të tyre. Në krijimet e mia temë dhe motiv është jeta e njeriut përshkrua me të vërteta. Kur dëshiroj të zgjërohëm, prej njeriut kaloi të shoqëria, të populli dhe të Kombi shqiptar. Për dallim nga vendet tjera, nxënësit suedezë mësuesin/mësuesën e thërrasin në emër dhe kjo s’paraqet pëngesë fare për ta. Suedia është shtet demokratik dhe ekonomikisht shtet i fortë, prandaj po them: nëse dëshirojmë shtet të fortë, duhet ta kemi themelin e fortë, e themeli i cdo shteti është a r s i m i!” Poashtu, edhe për nxënsit e emigrantëve (refugjatëve) kanë të njejtat kushte, vetëm se mësimi në gjuhën e tyre amtare mbahet brenda orarit të mësimit në shkollë e jo si mësim shtesë i ndonjë nacionaliteti. Mendoj së në arsimimin e fëmijve shqiptarë, rol evident luajnë prindërit. Nuk ka pasurit tjetër më të madhe që ia lën në trashëgim prindi fëmiut, sesa edukata e mirë. Mirëpo, qëndron edhe tjetra sa u përket fëmijve të tyre: Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madhe e kemi përgjegjsinë dhe obligimin që ata mos t’i koritim. Të lumtur më bën e vërteta dhe e drejta. Prandaj porosis: thuaje të vërtetën, edhe kur ajo është në dëmin tënd! Më mundon gënjeshtra. Andaj porosis: mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ke ndonjë dobi/fitim! Ai që të gënjen, është në gjendje më t’i bërë të gjitha të këqijat. Gënjeshtarët shndrrohen në hipokritë. Në se nuk dini së cilët janë hipokritët dhe cila është hipokrizia, ja unë po ua bëj të ditur. Hipokritët bëjnë punë dhe veprime, që janë edhe më të fshehta se sa gjurma e bubrrecit të zi në rrasë natën e errët! Kjo është e tmerrshme. Dhe né ata i quajmë njerëz. Në botë ka vetëm dy lloj njeriu: njeri dhe jonjeri. Me e quajtë njeriun”shtazë” e ofendon shtazën, nga se atë që e bën njeriu, shtaza nuk do e bënte. I lindur në Pacaj komuna e Gjakovës ku edhe kaluat rininë tuaj. Çfarë mundë të na thoni për atë kohë për rininë dhe për vendlindjen tuaj? Jam i lindur më 20 mars 1945 pra, para 67 vjetësh në Pacaj, fshat ky i cili ka marrë emrin sipas po të njejtit fshat që gjëndet në Rrethin e Tropojës, prej nga kanë ardhur tre vëllezër: Jakupi, Caka dhe Maksuti, të cilët pas emigrimit nga fshati i tyre Pac, kanë jetua një kohë në fsh. Dobrosh e më vonë ka zbritë në Luginën e Trravës (emri i lumit) në Lugun e Carragojës dhe kanë formuar fshatin e ri, të cilit i ka mbetur emri Pacaj, në bazë të prejardhjës se tyre. Duke u rritur e shtuar familjet, nga tre vëllezërit janë bërë tri mëhallë/lagje: Jakupaj, Cakaj dhe Maksutaj. Kur isha i vogël i numronin sa shtëpi ka katundi, na delshin vetëm 8 shtëpi, 4 këndej Trrave e 4 andej Trrave*(lumi i fshatit quhej Trrava). Si të ri, argëtoheshim me lojërat e asaj kohe: topin na e mbarojshin nënat prej cuklave e arrnave, ose kur prehej ndonjë shtazë, porcin e saj e frynim me gojë dhe e bënim top, kur kanë dalë topat e parë të lastikut, aq shumë kërcenin sa na bijshin në therra dhe shpërtheshin; lujshim “guxhas” (si loja e hokejit në barë), luejshim “kut e klic” apo “mash e klinc”, luejshin “shafa qok” (me u fshehë), luejshim “n’gilaz”, luejshim me shtaga (shkopa), luejshim “vizak”, luejshim “cici-mic” (dëgërxhik), e tjera lojna të fëminisë në fshat. Kur na i blejshin “apongat” e reja, na thojshin “i bajsh me sh’net, i shtjerrësh - i shkefsh’!” e na i shtijshim nën jastëk gjithë natën me i rujtë. Ashtu edhe për ndonjë teshë (rrobe) që na blenin të reja. Gëzoheshim shumë kur na thoshte nëna: “kemi me shkue të dajtë!”, na lante, na i veshte teshat e reja. Kështu edhe për “Bajram” u gëzojshim kur na jepshin “shiqera”, për “Shëngjergj” u gëzojshim se na lajshin me lule, por edhe me hithi e na djegëte trupi, na thonte nëna: “Ju bâhet sh’net!”. Për “Natën e Sulltan Nevruzit” rrijshin tërë natën zgjuar se na thonin: “ka me u hapë qiella e shka të lypni, ju plotësohet!”. Kur na qitshin me hangër “bukë e long”, neve si fëmijë na u dukte “longi i keq” e e “zo’ja shpisë” na thoshe: “hani se longu ja u kuq’ faqet!” Gjatë dimërit, kur na qitëshin për darkë “përzhit me suxhuk”, përzhitin e hajshim e copën e suxhukut veq e lëpijshim e e lënim për të nesërmen për mëngjes. Eh, kështu ishte në fshat atëherë. Shkollimin fillor në Sheremet dhe Junik, të mesëm keni bërë në qytetin e Gjakovës. Cka mund të na thuash më shumë për jetën tuaj në rini? Udhëtonim në këmbë 6 km në një drejtim Pacaj-Junik, kur mbërrinim në Qënder të Junikut, në Trogovishtë ndjehej era e bukëve që posa dilnin e avullonin të nxehta nga furra, e neve na shkonte lëng nga goja…për ate, pasi nuk kishim 20 dinarë të blenim një bukë, gjatë rrugës mbledhnin arra të pikura në rrugë dhe i shitnim me e ble një tajm bukë* (një kg) me e nda në 4-5 pjesë me shokët…Pas mësimit, kah u kthehënim Junik-Pacaj 6 km ishim të uritur dhe rrugës për në shtëpi hanim kulumria (fryte të murrizave). Kishim shumë dëtyra shtëpie dhe, pasi nuk kishim rrymë na duhej të perdorim Llamën e vajgurit, të cilës babi im i “rrinte gati” përcdo mbrëmje e mbushte me gaz/vajguri dhe ia pastronte gastarën/shishen për “me bâ dritë ma mirë” Rrymë elektrike tek né “ka ardhë” tek në vitin 1972, e kur sot u tregoj suedezëve mbesin të habitur dhe më pyesin: “po si keni mundur dot të jetoni pa rrymë?”. Edhe një të vërtetë interesante po e theksoj të regjionit “Reka e Keqe” në Dukagjin. Sa unë isha i ri, popullata e asaj treve i kemi pasë “Letërnjohtimet e veqanta” në të cilat shënonte: “Pograniqna zona(zona kufitare), sepse ishin afër kufirit me Shqipërinë dhe kurdoherë që na vinte ndonjë mysafirë nga regjionet tjera të Rrafshit të Dukagjinit apo të Kosovës, i zoti i shtëpisë ishte i dëtyruar ta informoi policinë, përndryshe “me ardhë e me ta gjetë brenda” apo me e takua diku në rrugë, i zoti i shtëpisë pësonte nga policia, sepse konsiderohej se ” mysafiri ka ardhë me dalë në Sh’ipni!?” Shkollimi i mesëm në Gjakovë nuk ishte i lehtë. Pasi nuk kishin mundësi prinderit me e pagua “internatin/konviktin”, u dëtyronin të banojmë nëpër shtëpia private të “gjakovalive” ku paguanim qira, nga 4-5 vetë në një dhomë me “kreveta feder” nga dy e tre flenim bashkë me teshat e shtrojës tonat. Ushqimin e përgatisnim vetë. Më ka ngjarë që tre racionet e ushqimit i kam ngrenë vetëm bukë e djathë. Ishte gëzim i madh kur shkonim për “gjysëmvjetor” në shtëpi, i prenin “pastërmat” e kur donim të kthehëshim në qytet, e zo’ja e shpisë na jepte me veti suxhuk, mish të terun, pasul e u kënaqëshim disa ditë tuj shti “mish e pasul”, tuj “përzhitë suxhuk” e kështu. Nuk kishim të holla me u ushqye në qytet. I kursenim t’hollat dhe i ruanim me “shkue m’i pa n’i film”, se restoranet e hotelet nuk i shijonim kurrë. Qëllimin e kishim të mësojmë dhe duke mos përsëritë klasën të kryejmë shkollën në afat; bëhej dallimi “midis sheherlive e katun’arëve, sheherlitë kalojshin “me intërvenim” e me të “njofshëm” e na s’kishim “intërvenime” as “të njohshëm; na quanin apongë, katundarë, qyli (katundar); na thonin: “na jemi shqiptarë, ju nuk jeni shqiptarë, po jeni katun’arë!” Eh, vakt o vakt! Keni studiuar në Fakultetin ekonomik në Prishtinë, çfarë ka në mendje sot Ismeti nga këto kohëra, nga jeta studentore? Pas “Matures” dhe një viti pune si mësues, vendosa ta lë arsimin e të vazhdoj në studidme. U pranova në ffillim në Fakultetin ekonomik në Zagreb, por përshkak të largësisë dhe shpenzimeve të larta, vendosa të kthehëm në Kosovë. Në fakultet jam rregj. në vitin studentesk 1965/66, atëherë në Fakultetin Juridiko-Ekonomik në Prishtinë. Fakulteti ishte nën Unversitetin e Beogradit. Në vitin e parë të studimeve u pranuam 375 studentë, shqiptarë e serbë. Ligjeratat mbaheshin në një sallë dhe atë vetëm në gjuhën serbokroate. Edhe ligjëruesit e paktë shqiptarë ligjëratat dhe provimet i mbanin ekskluzivisht në gj.serbokroate pa asnjë fjalë në gj. shqipe. Profesor shqiptarë kishim Hajredin Hoxhën dhe Mark Krasniqin, e assistent Nuri Bashotën, të cilët ligjëronin në gj. serbokroate, e të cilët me studentët shqitparë as që flisnin shqip. Ndërkaq 6 ligjëruesit tjerë ishin serbë, që vinin nga Beogradi e Nishi. Ashtu ishte atëherë?! Më kujtohet, Mark Krasniqi na jepte lëndën Gjerografi ekonomike dhe në afatin e qërshorit 1966, i vetmi prej më se 200 stud. shqiptarë, vendosa që të përgjigjëm në gjuhën shqipe, profesori u habit, e ma bëri: dobro/mirë. Në të trija pyetjet u përgjigja shkëlqyeshëm dhe në fund më tha në gj.serbokroate: “Kolega, da si dao odgovor na srpskohrvatskom jeziku, dobio bi cistu 10-tku, a ovako dajem ti devet (lexo:sikur t’ishe përgjigjur në gj. sërbokroate, da ta merrje 10-she të pastër, e kështu po ta jap 9-she). Eh vakt, o vakt! Kështu e kemi pasë gjatë katër vitëve të studimeve, shumica e profesorëve ishin të nacionalitetit serbë. Por kjo në një anë edhe na ndihmonte sepse ishim në gjendje të shpalosim edhe literaturë në gjuhë të huaja, se në gjuhën shqipe nuk ishte të mjaftuar. Prapë po them: eh vakt, o vakt! Pas kryerjës së shkollës së mesme, punoni si mësues në shkollën fillore në Sheremetaj, kujtimet e juaja nga kjo kohë e rinisë suaj në punë me brezin e ri, por mësues edhe në mërgim, një paralele mes punës si i ri në vendlindje dhe asaj në mërgim? Pas kryerjës se shkollës ekonomike (1964) më caktuan mësues në Sheremetaj (1964/65). Më caktuan mësues të klasës së dytë. Shumica prej nxënësve nuk i dinin as shkronjat e alfabetit. Punoja shumë me nx. dhe në fund ia dola që prej 32 nx., 26 nx. ishin me suskses të shkëlqyer(mbi 80%). Meqë e njihja mirë gjuhën sërbokrate, më caktuan ta zavëndësoja mësuesin e katër klasëve të kombinuara më mësim në gjuhën sërbokroate. Edhe me katër klasët e kombinuar serbe arrita sukses të mirë. Në shkollë, përveq dhomave të mësimit, nuk kishim as mjete konkretizimi etj.bile nuk kishim as rrymë. Të vetmin vend publik e kishim mullirin e fshatit. Është interesant kur na erdhën inspektorët e arsimit për hospitim, unë vendosa t’i “qarosi” isnpektoret, në atë mënyrë që shkova të “mullinxhîja e i thashë: kur të vi me inspektorët ti përgatite vagën dhe mate secilin. Kur shkuam, ai i mati secilin në vagë inspektorët thanë: paskëmi harruar kur jemi matë, nuk e kemi dijtë nga sa kg e kemi peshën. Gjatë kohës sa qëndruam në mullî, njënit prej inspektorëve “iu bâ tullusum/e mërzitshme rrakaqa e mullinit dhe po ja bân mullinxhîsë: “Pashë zotin ndale q’ato se na i shurrdhoi veshët!?” Unë reagova e ja bâna:” Shok inspektor, m’i ndal mullinxhîa q’at rrakaqën, guri i mullinit nuk e bluen drithin!” E ai po kthehet kah inspektorët tjerë e po ja u bân: “A q’ajo q’aq e vogël po lujka rol q’aq t’madh me blue a?” Dhe vërtetë ku e ndali rrakaqën mullinxhîa, nuk binte asnjë kokërr drithi nga koshi, sepse rrakaqa ishte ajo që më nuk dridhte koshin me ra kokërrat e drithit, por guri i mullinit u sillte në të thatë pa blue. Dhe, ai inspektori tha: “Njerëzve që flasin shumë, ju themi “po blujka si rrakaqa e mullinit”, e prej sotit mâ nuk kam me ua ndalë fjalën, se ai që folë shumë, “bluen drith shumë!” Pas 40 vitësh u bëra mësues edhe në Suedi. O cfarë diference, jo vetëm në kohë e hapsirë, por në kushtet e shkollimit. As që kam paramenduar që në Suedi janë kaq kushtet e mira për shkollim dhe për arsim. Shkolla i siguron nx. të gjitha, të gjitha, bile, bile edhe ushqim ju jep në “Restaurantin e shkollës”. Edhe pse tash edhe në Kosovë janë përmirësuar dukshëm kushtet e shkollimit dhe të arsimit, ama në krahasim në Kosovën, Suedia “ka ecë” shumë përpara! Përveçse një mësues i pasionuar, shkrimtar me renome, me preferimin e miqve filloni të merreni me shkrime poezi, fjalë të urta, tregime, mendime filozofike, mendime të zemrës, aforzima, anekdota, pleqni të odave, si e ndien Ismeti vetën në këtë drejtim? Shkrimet e para i kam filluar qysh si nx. i shkollës se mesme (1960-64). Atëherë shkruaja kuriozitete dhe m’i botonin në revistën “Zani i Rinisë”. U gëzoja shumë kur më dilte emni në gazetë, u lavdëroja para shokëve e shoqeve. Thuaja se gjatë tërë shkollimit kam shënuar shumë, sepse si në shkollim të mesëm ashtu edhe atë universitar, kishim shumë lëndë e provime ne gj.serbokroate më duhej të shenoja për të mësuar më mirë. Shkrimet e para në Suedi i kam filluar si bashkëpunëtorë në Radio “Dardania” në Hässleholm, kur Udhëheqësi z. Ali Rexhepi më angazhonte në përgatijen e ndonjë emsioni, të cilin e falënderoj përzëmersisht. Më pastaj më angazhonin në Radio Juniku në Zvicër, udhëheqësi z. Hysen Kuqi nga Juniku, ku përcdo mbrëmje mbaja nga një temë; në Radiopropjekti 21.dk, z. Adem Gashi në Danimarkë,, në Albanuar net. z. Tim Shkupi në Londër, në radion “zëri i arbërit” z. Imri Trena në Oslo - Norvegji, në radio-kosovë etj. e të cilët i përshëndeti përzemërsisht. Përveq këtyre, shkrimet e para filluan të më publikohën në webfaqen albanur. net, Juniku.org, zemrashqiptare.net, Shoqata e shiptarëve “Ilyria” në Suedi- z. Murat Koci, revistadrini, forumi shqiptar etj.të cilët i falënderoj tejet mase. Kështu vazhdova më krijime; poezi, fjalë të urta, tregime, mendime filozofike, aforizma, mendime të zemrës, aanekdota, rrot’lla e meselé, pleqëni të odave etj. të cilat në fillim i botoja në këto webfaqe që i theksova e më vonë edhe shumë webfaqe, gazeta e revista, dhe përmes shkrimeve krijova miqësi të reja e të mirëfillëta. Nga e merrni frymëzimin, çfarë është tema apo subjekti në veprat e juaja? Mendoj se shetitja në natyrë luan rol kyq në frymëzim, zakonisht kur je vetëm. Unë këtë e shfrytëzoj, nga se në Suedi natyra është terheqëse, ka shumë gjelbërim, lule, livadhe të gjelbërta, liqenj, ku njeriu pushon dhe kur pak ndalet e mendon, disi “i vjen dicka në mendje”. Në fillim merrja letër e laps me vete dhe aty për aty i shënoja. Është shumë interesant se pas një pushimi këtu në Suedi, disi edhe truri më pushoi dhe m’u kthjellua, disi ndodhi një “rifresim mendor”, më vinin ndërmend shumë ngjarje të kahershme, këngë të ndryshme që i këndoja si i ri 14-15 vjeqar, e të cilat nuk i kam përsëritë asnjëherë për 45 vite, dhe duke recituar e kënduar si atëherë, ulësha dhe i qitësha në letrër. Në fillim një apo dy, e pastaj arrijta në numrin mbi 100 këngë të djalërisë, këngë të qikave etj. Për t’i shënua fjalët e urta që më vinin në mendje, në fillim e mora një faqe letre dhe i thashë vetes: athue a gjëjë fjalë me e mbushë këtë faqe? Dhe, jo vetëm një, por i mbusha me qindra faqe me fjalë të urta që m’e binin ndërmend, po kështu ndodhi edhe me poezi, tregime, mendime filozofike, mendime të zemrës, aforzima, anekdota, rrot’lla e mesele e pleqni të odave. Pasi në fillim nuk kisha kompujeter, të gjitha i shënoja nëpër fletë të shpërndara, e kur e pashë së “po di shumë”, huazoja dhe bleja fletore të mëdha dhe aty i shënoja. Kam mbi 20 fletore me krijime të tilla në dorëshkrim, e prej aty, kur e bleva kompjuterin i shtypa të gjitha me radhë dhe i ruaj me fanatizëm, shumicën i kam bartë në CD. Kur më thirrnin në ndonjë dasmë e gazmend, më parë përgatija një poezi të cilën e thurja duke e ilustruar me emrat e dasmorëve dhe dilja në mikrofon e ua recitoja, e ata befasoheshin me këtë “surprizë”. Kur bëja ndonjë koment nëpër gazeta e webfaqe, e ilustroja me ndonjë fjalë të urtë, aforizëm, mendim të zemrës, apo thënie filozofike, me të cilat “i bëja për veti” publikuesit, dhe në këtë mënyrë krijova shumë miqësi të reja e të mirëfillëta: në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Kosovë, Shqipëri, Itali, SHBA, Kanada, Zelandën e Re, Avfanistan, Egjypt etj. Edhe suedezin Ullamr Qvick - mikun e madh të shqiptarëve, e kam befasuar me thenie filozofike, mendime të zemrës dhe kur më shkruante më quante - filozofi Ismet. Disa nga letrat me z. Ullmarin janë të botuara në librin-monografinë e prof Fetah Bahtirit me titull. “Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick” i cili u promovua në Båros me 14 prill 2012. Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi në veprat e juaja? Unë them: veprat vlerësohen në bazë të qëllimit që kanë, por edhe gjykohën e sanksionohen në bazë të pasojave të tyre. Në krijimet e mia temë dhe motiv është jeta e njeriut përshkrua me të vërteta. Kur dëshiroj të zgjërohëm, prej njeriut kaloi të shoqëria, të populli dhe të Kombi shqiptar. Për të gjitha këto kam publikime. Zgjedh tema për gjuhën, kulturën, traditën, historinë e popullit tim. Sa i përket gjuhës, poezinë e parë për gjuhën e kam titulluar: “Gjuhën shqipe mos e harroni”, ky është edhe mesazhi im për mërgimtarët: “Ju shqiptarë në Diasporë/Rrini me libra e lapsa në dorë/Shkruani, shkruani e lexoni/ Gjuhën shqipe mos e harroni!”/, për të vazhduar: /”Mbanju të rinjeve ligjërata/ Ta mësojnë gjuhën këto gjenerata/ Dhe tregonju të gjithë mërgimtarëve/ Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!…”/. Sa u përket poezive kam të larmishme, dhe të gjitha ato që më janë publikuar kanë hasë në mirëkuptim. Kështu psh. poezia “Pavarësia”, ku për secilin shkronjë të parë e kam menduar nga një emër: P - Pëllumb, A - Arbër, V- Valmir, A - Azem (Galica), R- Rilind, Ë- Ëndër, S- Sokoleshë/Sorkadhe, I- Ilir, A - Arlind. Këtë poezi të ilustruar horizontalisht dhe vërtikalisht, e kanë pëlqyer disa mësuesë shqiptarë dhe ua kanë mësuar nx. në shkollën shqipe duke zgjedhur 9-të nxënës dhe secili reciton vargjet e emrit të vet. Kështu vepron z.Xhevat Isufi mësues i dalluar dhe Këshilltar i ministrit të Diasporës, më nx. e tij në shkollën në Ängelholm, etj. Kështu veprojnë disa me poezinë time “Gjuhë shqipe mos e harroni” e me shumë poezi e tema të mia, mbi cka ju jam shumë mirënjohës. Përveq kësaj kam raste kur nga një gazetë apo webfaqe e marrin ndonjë shkrim timin dhe vet e publikojnë në gazetën apo webfatjetjer, ështëpër krijime që jju pëlqejnë, e në këtë mënyrë po më bejnë nder të madh, dhe sic thotë populli: “zëri i bukur dëgjohet largë!” Profesor në shkollën ekonomike pranë Gjimnazit ”Silvira Tomazini” në Mitrovicë dhe në Shkollën për Punëtorë të Kualifikuar në Zveçan, cfarë mban në kujtesë nga kjo kohë Ismeti? Po, mbaj mend bukur shumë. Isha apsolvent në fakultetin ekonomik në Prishtinë (1968) dhe për cudi më erdhi një telegram nga Gjimnazi i Mitrovicës. Nuk i përgjigja se “nuk më lidhëte” asgjë me Gjimnazin. Arrijtën edhe dy telegarame, më thirri Sekretari i fakultetit e më tha: “Kolegë, ka arrijtë një telegram në emrin tënd nga Gjimnazi i Mitrovicës, duhet të lajamërohesh gjithësesi se është me tri vija të kuqe, e kjo nënkupton “Urgjent”. Të nesërmen u vesha u “picpillosa” dhe drejt e në Gjimnazin e Mitrovicës. U lajmërova të Sekretari - z. Qenan Deda, i cili si ma pa telegramin në dorë m’u drjetua: “Ku je more ti, nxënsit po te presim me u dhënë mësim e ti kërkund!?” Më befasuan këto fjalë, sepse nuk kisha konkurua për punë. “-Eja të shkojmë të drejtori, ta njohtojmë dhe filloja punës me xënësit e ekonomisë!” ma bëri sekretari disi rreptë. Shkuam të drejtori z. Murat Bejta, i cili me të kuptuar se “unë jam ai i telegramit” ia bëri sekretarit: “Shko e gjëja ditarin dhe orijentoje në klasën e ekonomisë!” E mora ditarin dhe drejt në klasën ku më orijentuan, hyra në klasë, të gjithë nxënësit në këmbë dhe duke u shprehur “Mirë se na ardhet profesor i dashur Ismet Hasani!” filluan të duartrokosin. Nuk u befasova se kisha një vit përvojë si mësues dhe e dija si t’iu prezantohem dhe ta filloi “njohtimin me nxënës”, por u befasova pse as drejtori, as sekretari nuk erdhën më me paraqitur para nxënësve dhe si e dijtën nxënësit emrit tim? Edhe sot e asaj dite për mua ka mbetë enigmë se si “u pranova në shkollën ekonomike pranë gjimnazit Silvira Tomazini” të Mitrovicës (pasi nuk kisha konkuruar fare) dhe aty i kalova dy vite pune (1968/69 dhe 1969/70) duke ua ligjëruar 7 lëndët profesionale ekonomike, dhe i përcjella dy gjeneratat e fundit të kësaj shkolle, të cilët diplomuan para meje. Ishte interesante se kur na shiqonin prej oborrit të shkollës përmes dritareve nxënësit e Gjimnazit dhe ata të Normalës, thonin: “Shif, shif, më i ri profesori së nxënësit!” Vertetë isha më i riu në kolektivin e Gjimnazit dhe të Normalës, por edhe më i riu “profesor” në të gjitha shkollat e mesme, bile kolegët serbë më thërrisnin “kolega mlladi” (kolegu i ri). Për mua ishte privilegj i lartë dhe kënaqësi e veqantë të punoj bashkë më profesorët si: Ehat Prekazi, Mustafë Venhari, Murat Bejta, Skënder Skënderi, Ejup Barileva, Sejdi Sulejmani, Rexhep Zujoviq, Mark Perkaj, Muslim Nagavci etj., që për nga mosha isha fëmiu i tyre, e prej të cilëve kam mësuar shumë dhe ato mësime më kanë shërbyer si përvojë e mirë, që më ka përcjellur gjatë tërë jetës. Studimet Posdiplomike në Unversitetin e Zagrebit, për të fituar titullin - Magjistër i Shkencave ekonomike, cka mund te na thoni për këtë kohë? Dëshira për vazhdim të studimeve postdiplomike - pasuniversitare nuk më largohej edhe pasi krijova marrëdhënie pune. Punoja si Inspektor i Lartë në SHKSH dhe njëherit i rregjistrova studimet postdiplomike në Zagreb (1973/74). Për të marrë pjesë në ligjërata merrja pushim papagesë nga puna. Kështu veproja edhe kur kisha provimet. Më ka ngjarë të brenda një dite të hy dhe t’i jap dy provime dhe atë me nota të larta. Vullneti i bën të gjitha. Gjatë studimeve Universiteti i Zagrebit caktoj një ekskurzion shkencor dhe caktuan Anglinë që ta vizitojmë. Për herë të parë shkuam në Angli. Na pritën në shumë Universitete (në Londër, në Manqester, në Glozgov etj) dhe ishte interesante biseda që zhvilluam me profesorët dhe studentët në Universistetin e Manqesterit. Njëri ndër profesorët e kishte shprehi dhe secilin prej nesh e pyete: cka studjon, prej nga jeni, a punoni, a jeni i martuar, a keni fëmijë etj. Kur më erdhi radha mua dhe m’i bëri pyetjet në të gjitha u përgjigja Yes/Po, e profesori mendoj pak e më tha: ti kolegë, edhe me punua, edhe me mbajtë familje edhe me studjua kjo është ngarkesë dhe nuk mund t’ia arrijsh?! Sa desha të përgjigjëm më ndërpreu dhe po na tregon këtë: Në Jugosllavinë e juaj harxhohet shumë kohë në mbajtjen e mbledhjeve, konferencave, kongreseve, plenumeve; poshtu harxohet shumë letër për përgatijen e materialeve për ato konferenca, e ato materiale duhet lexuar - nëvojitet shumë kohë. E atëherë po ju pyes: kur harxhohet kaq shumë kohë në leximin e materialit për konferenca dhe kur hargjoeht koha e madhe në mbajtjen e konferencave, po ju pyes: a mbetet fare kohë për punë? Përgjigjëja dilte: No/Jo. E pra, Jugosllavia e juaj është vendi ku më se paku punohet, por falë resurseve/pasurisë natyrore që i ka dhe ndihmave që i merr Tito nga të tjerët, e keni gjendjen e mirë. Kam përshtypje të thella nga ky ekskurzion shkencorë 30 ditësh nëpër Qëndrat Universitare, por përshkak të kohës dhe hapsirës këtu, nuk po e zgjas. Po e përmendi edhe këtë: në atë kohë (1973) viziutam qytet në të cilat për 150-180 vite nuk ishte bërë asnjë ndërtim apo rinovim, e në të gjitha objektet kishte ashensor/lift dhe oredni moderne, e né në Jugosllavi këto as që mund t’i parmendonim. Eh vakt, o vakt! Keni qenë punëtor i Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë; ndihmësdrejtor pranë FPOTrepça udhëheqës dhe me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta pranë KXMK “Trepça” në Mitrovicë, disa fjalë për atë kohë të shkuar? Pas punës 4 vjeqare në arsim më caktuan Ndihmësdrejtor në Shtypshkronjën e Mitrovicës e prej aty, pas dy vitësh, më pranuar në SHKSH (1972-1981), si inspektor, inspektor i lartë dhe kishim përgjegjësi dhe autorizime të veqanta për të kontroluar afarizmin e veprimtarisë ekonomike dhe joekonomike, pasi të gjitha Organziatat punuese i mbanin llogaritë e tyre pranë SHKSH-së. Me autorizime të veqanta na caktonin se në cilën OP të bënim kontrollin dhe aty ku gjenin parregulltësi e joligjëshmëri, ndërmerrnim masat ligjore. Nëse konstatonim ndonjë jolighëshmëri që sanksionohej rëndë, kishim autorizim ta informonin Udhëheqësin tonë dhe Organin e punëve të brendshme që të vijnë dhe aty për aty ta prangosin të dyshuarin/pandehurin dhe zyret ku ndodhej materiali dhe dokumentacioni i mbyllnin me vosak/dyll, të cilin e vulosnim me vulën zyrtare dhe aty ndalohej hyra, përderisa të nesërmen të shkojmë me polici dhe me të pandehurin për ta hapur e kontroluar dokumentacionin e dyshimtë. I dyshuari mbahej ne polici dhe prokurori ia caktonte masen e paraburgimit. Kontrolin e afarizmit e bënim edhe të Organizatat punuese ne terren. Më kujtohet se për shumë vite, në bazë të autorizimeve kam bër shumë kontrolime në territorin e Komunës së Serbicës/ Skënderajt, dhe më kanë mbetë në kujtesë udhëheqësit e kontabilitetit si: Latë Hoti, Jashar Veliqi, Vehbi Veliqi, Bajram Berisha e shumë të tjerë, pastaj Udhëheqsik shoqëror-politik: Shaban Kajtazi, Kryetari i KK -ës, Muharrem Bekteshi, Hajdin Rama, Fazli Zabeli, Idriz Hyseni, Mehmet Zabeli etj drejtorë të OP nga të cilët kam kujtime mbresëlënëse, sepse, mbi të gjitha kanë qenë punëtorë të vyer, udhëheqës të fortë dhe, mbi të gjitha, kanë qenë njerëz e burra të mirë. Do të isha i kënaqur në se kanë trashëgimtarë si vet. Nga SHKSH, ku i kalova 9 vite (1972-1981) me direktivë të strukturave politiko-shoqërore, e më Pëlqimin e Udhëhqësisë së KXMK “Trepca” në bashkëbisedim më Drejtorin e OP z. Bajram Shala dhe Drejtorin për Zhvillim z.Avni Kastkrati- tash Kryetar i Mitrovicë, më caktuan Ndihmësdrejtor në OP Fabrika e Paisjeve të Procesit, ku punova prej vitit 1981-1987, ku për mungesë të kuadrit e kryeja edhe dëtyrën e Drejtorit të Bashkësisë punuese. Përvoja që kisha fituar për afër 10 vitë në SHKSH, përveq tjerash njohja ligjeve, e procedurës ligjore, njohja e kontabilitetit dhe financave, njohja e Bilancit të OP më shërbenin që pa vështirësi të kryej dëtyrat e dhëna. Është interesant ta përmendi këtë të vërtetë. Konferncat, mbledhjet e Organeve vetëqeverisëse qoftë nëpër OP apo në nivel të Kombinatit, u mbaheshin ekskluzivisht në gjuhën serbokrate, e jo në gjuhën shqipe, anipse numri i të punësuarëve shqiptarë ishte dukshëm më i madh sesa e atyre serbë e malazezë, etj. Vetëm një serb me qenë aty, 99 të tjerët u dëtyronin të flsinik gjuhën e tij e jo gj. shqipe. E tërë evidenca mbahej në gjuhën serbokroate. Në vitin 1981, kur mua më kanë përcaktuar Ndihmësdrejtor në OP FPP, në Kombinatin “Trepca” ishin të punësuar 24.500 /njëzetekatërmijëepesëqind/ punëtorë, ndër të cilët vetëm në OP brenda Komunës së Mitrovicës ishin afër 15.000 /pesëmbdhjetëmijë) të punësuar, apo 62% në kuadër të Kombinatit dhe atë: në OP Industria Kimike, OP Elektroliza e Zingut, OP Fabrika e Akumulatorëve, OP Miniera me Flotacion në Stari Tërg, OP Metalurgjia e Plumbit në Zvecan, OP Shkrietorja në Zvecan. Është interesant të përmendi këtë fakt: Kombinati kishte Bankën Interne që quhej:”Banka Trepca” dhe anën financiare të kësaj Banke Interne e kryente njëfarë Toni Jakupin, i cili tërë evidencën e mbante me dorë dhe ishte “zot për financa”, ai “vrante e kthjellte” në bankën interne. Flitej se “e ka rrogën ma të madhe se Nazmi Mikullovci - Drejtori Gjeneral i Trepcës”, se Toni e ka të kryer vetëm shkollën fillore, dhe si “ekspert per financa” e ka të rezervuar qëndrimin në “Hotelin nr. 3″ në Zveqan, e në realitet është pensionist i ardhur nga Slovenia dhe jeton i vetmuar. Drejtorët dhe Udhëheqësit financiar të OP para tij “ishin të vëgjël”. Duke e përcjellur punën e tij një kohë e vërejta se puna e tij,sa e pavlerë, aq edhe e dëmshme dhe vendosa t’i kundërvihëm me kundërargumente dhe nuk lejoja që ai të “udhëheqë me financat e OP ku unë isha ndihmësdrejtor dhe drejtor i BP. Ia “gjeta disa gabime” dhe propozova që “Toni nuk është i aftë të udhëheqë financat as në “Bankën Trepca” se lëre me të “shes mend” ekonomistëve me shkolla të Larta e Fakultete në OP brenda Kombinatit, në kohën e kompjuterizmit, ai na shet mend me laps, me disa fletë të pakuptimta…!”. Fjala ime shkoj në veshë të dëgjueshëm dhe nuk vonoi e në vend të Tonit u caktua kolegu im më i ri z. Mehdi Jonuzi, ekonomist i diplomuar (Drejtor i tashëm në NLB- në Mitrovicë) dhe Toni Jakupinit nuk i mbet më vend as në “Bankën Trepca”, as në “Hotelin nr 3″. Unë kurrë nuk kam heshtur para gënjeshtrës, nga se e kam pasë të kuptuar se duke heshtur para gënjeshtërs edhe vet gënjejmë. Në kuadrin e Kombinatit “Trepca” kam punuar gjer në kohën e grevave, që filluan në muajin tetor 1990 dhe nuk u ndalen as pas largimit me dhunë të të gjithë punëtorëve shqiptarë. Këtyre grevave ju parapriu mospagesa e t’ardhurave personale për 5-6 muajt e kaluar dhe padrejtësitë tjera… Ju jeni ekspert për ekonomi e financa cfarë është mendimi i juaj për këtë lami sot tek ne? Si ekspert për ekonomi dhe financa, gjykatat filluan që nga viti 1972 të më agazhojnë për ekspërtiza gjyqësore, se pari Gjykata Komunale e ajo e Qarkut në Mitrovicë, e pastaj edhe gjykatat në Vushtrri, Skënderaj, Leposaviq, Zubin Potok dhe gjykatat në Prishtinë (komunale, e qarkut, gjykata themelore e punës së bashkuar, gjykata ekonomike e qarkut) dhe thuaja se gjykatat në tërë Kosovës. Dëtyrën e ekspertit e kryeja me përshkushtim dhe nën betimin e dhënë dhe emri im si ekspert u bë i njohur edhe jashtë Kosovës: Instituti për ekspertiza gjyqësore dhe Shoqatat për ekspërtiza gjyqësore në Novi Sad e Beograd, dhe ndër ekspertët më zë të asaj kohe, unë kisha vendin e 3-të. Përmes duarve të mia kanë kaluar mbi 30 mijë lëndë gjyqësore, në të cilat kam kryer ekspertiza. Ishte punë me përgjegjësi të veqantë morale e penale, sepse prej eskpertizës varej se cfarë Aktgjykimi do merrte gjykata, pra, ekspertiza konsideroj element relevant. Me ekspertizë duhej të vërtetohej gjëndja faktike në bazë të dokumentacionit autentik/burimor origjinal. Eksperti i përgjegjshëm para Trupit Gjykues, para Prokurorit, para mbrojtësve/avoketërve, andaj duhej përgatitje profesinale kur prezentoje në gjykim. Vlen të përmenden dy gjëra interesante: e para, kam pas rastin kur një lëndë që më është dorërua nga gjykatësi peshonte diku 300-400 gram, e kur mblodha materialin që e kisha shiquar gjatë ekspërtizës, e një pjëse duhej bashkangjitur Ekspertizës si provë, dhe kur ia ktheva lëndën gjykatësit, lënda peshonte 33 kilogram; e dyta, në një seancë gjyqësore në Mitrovicë, diku në vi. 1990, kur prokurori kishte akuzuar pa bazë një të pandehur, ku unë kisha kryer ekspertizën, disi prokurori më nëvlerësoi dhe më nënqmoi e unë u ngrita dhe para Trupit gjykues të përberë prej 5 anëtarëve, para 4 avoketërve dhe publikut në sallë, ia bëra në gjuhën e tij: (”S…)secili mundet si të dojë, por nuk mundet derisa të dojë! Me këto fjalë të mia prokurori u ndie i ofenduar dhe i propozoi Kryetarit të Trupit gjykues - gjykatësit që “…fjalët e ekspertit të evidentohen në procesverbal, sepse janë ofenduese dhe kërcënuese ndaj prokurorit të Qarkut, dhe mbi këtë të thirret Inspektorati i SPB-së (sekretarijatit për punë të brendshme) e të ndërmerr masa ligjor ndaj ekspertit. Mirëpo, gjykatësi, pas një pauze, nuk “ia pranoj këto fjalë të prokurorit të hyjnë në proces. Edhe unë u ndjeva më i qetë, se ishte koha e pas marrjes së autonomisë së Kosovës, kur vinin në ndihmë gjykatës e prokurorë nga Serbia e Mali i zi dhe “vrânin e kthjellnin në Kosovë” e numri i gjykatësve shqiptarë, sa vinte e zvogëlohej. Prej vitit 1991, pasi isha i larguar me dhunë nga Kombinati Trepca, vendosa në atë kohë dhe në at regjim serb, dhe rregjistrova si veprimtari të pavarur ekspertizat gjyqësore si firmë: “Ekspertiza Gjyqësore, ekonomiko-financiare etj” dhe vazhdova të punoj si firmë dhe si ekspert i pavarur gjer në vitin 2004, kur u dëtyrava që më padeshirë me familjen time të emigroj në Suedi, ku me Lejeqëndrim dhe Shtetësi suedeze jetoj që 8 vite. Jeni edhe mësues i fëmijëve shqiptar në mergim cfarë mund të na thoni për këtë, si funskionon arsimi i tyre sot? Sic theksova më lartë, me padeshirë e lëshova Kosovën dhe emigrova në Suedi (2004), por këtu, pa pasë obligim (përshkak të moshës) me vetëdeshirë kërkova të shkollohëm dhe në afat të shkurtër mbarova Shkollën për Emigrantë SFI (grupin A, B, C dhe D) dhe vazhdova kursin për “Suedishjta 2″ të cilin e kreva me sukses. Në ndërkohë, në moshën 63 vjeqare në suedi e dhashë provimin për vozitës/shofer, pas kësaj më thonin në shkollë: bëjmë qudi, si një emigrant shqiptar, në moshen 63 vjeqare të fitoi Patentin për shofer, që as suedezet në këtë moshë nuk do mundnin me kalua?! Pasi shkollimin e mbarova me sukses, as me e dijtë as pa kërkuar, më njohtuan se më kanë pranuar m ë s u e s të nxënësve shqiptarë, boshnjakë, kroatë e serbë. Mirëpo shkollat ku duhej të mbaja mësimin gjëndeshin larg qytetit tim (në Orkelunga, Shevlinge, Kallmar etj) dhe sipas rregullave të Suedisë, unë duhej t’i bartë shpenzimet e udhëtimit edhe gjer në 250 km largësi në njërin drejtim, e tek në fund të vitit të bëhet refundimi. Më kushtonte shumë shtrenjët vetëm udhëtimi e unë isha “me ndihma soiale” dhe nuk pata mundësi të vazhdoj punën si mësues, se edhe asthu kisha pak orë mësimi dhe “m’u afrua pensionimi”. Sa i përket arsimit në Suedi kam vetëm fjalë miradije. Kam shetitur nëpër shumë shtete të Evropës: Gjermani, Zvicër, Austri, Francë, Angli, ku kam vizituar shumë shkolla dhe universitete, por organzim të shkollimit si në Suedi nuk kam parë. Suedia ua plotëson të gjitha kushtet nxënësve, edhe ushqimin në shkollë. I aftëson që, pas mbarimit të shkollimit janë të aftësuar dhe të përgatitur si asnjë profil në vendet tjera. I përvetësojnë nxënësit i “bëjnë për veti”, sa që nxënësi në radhë të parë e dëgjon dhe e kryen atë që i thotë mësuesi sesa atë që i thotë mami e babi. Për dallim nga vendet tjera, nxënësit suedezë mësuesin/mësuesën e thërrasin në emër dhe kjo s’paraqet pëngesë fare për ta. Suedia është shtet demokratik dhe ekonomikisht shtet i fortë, prandaj po them: nëse dëshirojmë shtet të fortë, duhet ta kemi themelin e fortë, e themeli i cdo shteti është a r s i m i!” Poashtu, edhe për nxënsit e emigrantëve (refugjatëve) kanë të njejtat kushte, vetëm se mësimi në gjuhën e tyre amtare mbahet brenda orarit të mësimit në shkollë e jo si mësim shtesë i ndonjë nacionaliteti. Mendoj së në arsimimin e fëmijve shqiptarë, rol evident luajnë prindërit. Nuk ka pasurit tjetër më të madhe që ia lën në trashëgim prindi fëmiut, sesa edukata e mirë. Mirëpo, qëndron edhe tjetra sa u përket fëmijve të tyre: Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madhe e kemi përgjegjsinë dhe obligimin që ata mos t’i koritim. Sa jeni ju i kënaqur me punën në shkolla në mërgim kur kemi të bëjmë me Lëndën e Gjuhës shqipe, sa është ky mësim sot efektiv tek fëmijët mërgimtarë? O zë i ëmbël! Sa bukur tingëllon gjuha amtare të atdhé të huaj. Në qoftë se dëshiron të njohësh e ta duash edhe më shumë atëdheun tënd, jeto pak në atëdhé të huaj! Pjesërisht u përgjigja në pyetjën paraprake sa i përket arsimit, prandaj nuk po e përsëris, po po shtoj se “Lënda e gjuhës shqipe” thuaja se i përfshinë të gjitha lëndet shoqërore dhe mësuesi shqiptarë është shumë i ngarkuar me plan-programe dhe me ndërlikueshmërinë e lëndës që e shtjelllon dhe ua bën të kuptuar nxënësve shqiptarë. Kam vërejtuar se të gjithë mësuesit shqiptarë kanë bartë me vete përvojën nga atdheu i tyre dhe e kanë kompletuar më atë suedeze. Ajo më e mira është se të gjithë e njohin mirë suedishtën dhe shqipen, e kjo nuk u paraqet pëngesë dhe janë në gjendje që edhe neënësve suedezë t’iu japin mësim të mirëfillët. Mësuesit shqiptarë e arrijnë efektin, në radhë të parë, duke e mbajtë gjallë gjuhën shqipe, duke ua mësuar nxënësve bashkë me gjuhën edhe historinë, kulturën, traditën e Kombit shqiptar. Një mergimtar kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Ismeti nga natyra? Për nga natyra, edhe të tjerët me thuan se jam i qetë. Por sa i përket informimit mbi atë që është aktuale, jam mjaft i përpikët. Unë kam shprehi - shumë shkruaj, marr shënime për ndonjë temë që më zgjon kureshtjën dhe nëse dikë e informoj, atëherë e informoj drejtë, sepse informimin e marrë burimor, ose, nëse dic nuk më kujtohet, i them bashkëbiseduesit: ndal të shiqoj se e kam të shkruar. Atë që e shënoj, anipse e shkruaj në kompjuter, dorëshkrimin e ruaj. Posedoj mbi 20 fletore të mëdha-shumfletëshe me përplot shënime dhe afër 10 mijë faqe të shrkuara në kompjuter e të bartura në CD. E mbaj edhe “Ditarin” e jetës, dhe kisha preferuar secilit që di shkrim e lexim të mbaj “Ditarin”, i cili, veq tjerash është “Përkujtues” i mirë në jetë. Gjatë kohës sa “punoi” në kompjuter, afër e mbaj fletorën dhe lapsin dhe shënoj ato që duhet evidentuar - s itë rëndësishme dhe mëpastaj i “qes në kompjuter”. Kur flasë, apo përgjigjem, gjithmonë i përmbahëm asaj të kaherë e kam të mësuar: “Mendo mirë, si në rast kur e lavdëron dikë, por edhe kur e “përgjon” tjetrin, për të dyja ti e mbanë përjgegjësinë!” (Naim Frashëri). Prandaj i porosis të gjithë ata që duan të flasin apo të shkruajnë: “Qite fjalën me vend! Në se e qet fjalën pa vend, i mencuri nuk ta vlerëson, e i marri mund edhe të të ofendon!” Edhe pse për nga natyra më konsiderojnë të qetë, prapë se prapë: ujkut i përgjigjëm edhe më me shumë trimëri - dhelprës i përgjigjëm edhe më me shumë dinakëri! Ju jeni shkrimtar, ekonomist, publicist, çfarë është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si mësues, shkrimtar, ekonomist në mërgim? Për sa i përket ekonomisë dhe mësuesisë, për mua janë “të perënduara”, pasi tash jam në pension. Por nuk jam edhe krejt “i harxhuar, i pa vlerë!” Njeriu gjatë tërë jetës merret me mësim e dituri: në rini, gjërat i mëson për vete, në pjekuri - mësimet e rinisë i ven në zbatim, i futë në jetë; në pleqëri - i mëson të tjerët! Këtë duhet ditur secili. Ndërkaq sa i përket profesionit të shkrimtarit dhe publicistit, këtë “zanat” e fitova në mërgim. Kur vendosa të mbetëm në Suedi dhe mora Lejeqëndrimin e tash edhe shtetësinë, me preferimin e shumë miqve fillova të merrëm me shkrime. Në fillim me disa poezi të shkurtëra e me disa fjalë të urta, aforizma, thënie filozofike, fillova të krijoj vet mendime që i titullova “Mendimet e zemrës”,pastaj anektoda, rrot’lla, meselé, fabula, satira dhe kur me dikë bisedoja, apo i shkruaja, përdorja ndonjë nga këto, më thonin: sa po e hijshon muhabetin me to. Kur jepja ndonjë koment të ndonjë shkrim i mirë, poashtu përdorja ndonjë fjalë te urtë, “mendim të zemrës”, diku-diku edhe ndonjë akekdotë, rrotull, atirë apo fabulë, disi u pëlqenin autorëve dhe kjo u bënte shkas që të krijoj miqësi të reja e të mirëfillëta. Ngjashëm më ka ndodhë me shumë krijuesë e publicistë që tani jemi miq, poashtu edhe me Mikun e Madh të Shqiptarëve prof Ullmar Qvick, i cili në fillim tëntonte të terhiqet nga unë, por më fjalë të urta, thënie filozofike, me mendimet e zemrës, “thua se e bëra për veti” mikun Ullmar dhe pastaj më shkruante rregullisht duke me quajtur Ismet -filozof. Kështu duke u marrë lakmi disa shkrimtarëve, publicistëve, fillova edhe vet të shkruaj dhe këto shkrime u pritën fort mirë nga auditorijumi i gjërë. Shumë udhëheqës dhe moderatorë të emisioneve të ndryshme në TV apo radio, shumë drejtorëe e webfaqeve dhe kryeredaktor të gazetavdhe filluan të më kërkojnë “krijimet e mia” dhe u binda në thënien se: “As teologët në kisha e xhamia, as oratorët më zë në parlamente, as ligjëruesit më me famë në shkolla e universitete, nuk kanë më shumë ndikim në popull, sesa mediat dhe shtypi!” (Winston Churchill, ministër i dikurshëm i Anglisë). Kështu kam publikuar në albanur.net (Londër), radio-kosova, Juniku.org (Zürich), Radioprojekt2-Kopenhagë,Lidhja e Shoqatave Shqiptare Bårlënge-Suedi, islam gjakova.net, zemrashqiptare.net, shemsi.tk, revista drini.com, zeri i arbërit-Oslo-Norvegji, Forumi Shqiptar, revista “Besa”, etj. Kryeredaktori i revistës “Dituria” në Båros (Boros) - Seudi, z. Sokol Demaku më ka ofruar bashkëpunim, mbi cka e falënderoj tejet mase dhe pres që se shepjti krijimet e mia do të gjejnë vend edhe në këtë revistë, ku publikohën shkrime të mirëfillëta. Të gjithë i falënderoj përzemërsisht sepse këta ma zbardhën fytyrën- qofshin faqebardhë! Me këtë që thashë, duhet të ndjehem mirë si shkrimtar e publicist. Pres të dalin nga shtypi dy titujt e parë, njëri i botuar në Zürih e tjetri në Bukuresht. Planet e Ismet Hasanit për të ardhmen, çka lexuesit presin nga ju? Secili mund ta planifikojë të ardhmën, por vështirë që mund ta realzojë. Mendoj që më mirë të merremi me të tashmën sesa me të ardhmen, sepse: e kaluara është tmerr, të djeshmën e kuptojmë nesër, të ardhmen mund ta paramendojmë dhe mbetet vetëm si mendim e jo veprim. Njeriu ka lindë për të jetuar sipas asaj që është përcaktuar me Ligjin e Jetës: të adhuroj Krijuesin dhe të bën verpa të mira. Po në qoftë se nuk bëjmë vepra të mira, bile të këqija jo se jo. Kam “ëndërruar” që pleqërinë ta kaloj në një vend ku ka qetësi dhe ajo “ëndërr” m’u bë realitet. Askund tjetër nuk do e kisha më qetë sesa kët u në Suedi. Kam jetua 36 vite në Mitrovicë dhe shumë njerëz e dijnë që unë jam nga Mitrovica. Për Suedinë kam thënë se e kam Vendlindjen e dytë. I kam kushtuar poezi edhe vendlindjës sime edhe Suedisë. Kështu pra, mendoj që pjesën më të madhe të vitit ta kaloj këtu në Hässleholm, ku kam gruan dhe dy djemtë e mëdhenj me familjet e tyre. Në Kosovë do shkoj gjatë verës dhe qëndroj së paku 2-3 muaj. Si këtu, si në Kosovë, unë terë kohën shkruaj, shkruaj, krijoj, ato krijime i qes në letër e mëpastaj i fus në kompjuter. I ruaj të gjitha. Edhe dorëshkrimet i ruaj. Tash pres të dalin nga shtypi 2 titujt e mi të parë, por kam krijime të ndryshme për së paku 8 tituj botimi. Shpresoj se do të ju vie radha. Lexuesi e mi ka cka të lexojnë nga unë. Unë ashtu sic jam, ashtu edhe shkruaj, krejt origjinal me të vërteta, e jo me gënjeshtra. Tash jam duke mbledhur literaturë të bollshme mbi At GjergjFishtën dhe Kryeveprën Lahuta e Malcis’. Do ta titulloj punimin: “Vargjet e Gjergj Fishtës në këngët e rapsodit Mustafë Hasani! Këtë punim ia kushtoj babait tim të ndjerë (1903-1983), i cili e ka dashtë shumë Fishtën, e ka mësuar atë, dhe që të gjitha këngët nga Lahuta i ka dijtë përmendësh. Lahutën e ka lexuar dhe mësuar përmendësh (1949/50) m’u në kohën kur “Fishta ka qenë i ndaluar” si në Shqipëri, Kosovë edhe kudo që ka shqiptarë, babi im “flente me Lahutën nën krye/jastëk”. Të gjitha këngët i këndonte me “ashk”, ama Kangën e Oso Kukës dicka veqantë, duke kënduar edhe katronte në ato vargje ku prekin zemrat e njeriut me ndjenja patriotike. Vitet kalonin, pleqëria e bënte të veten, kështu që pat fillua t’i “harrojë” disa nga vargjet e Lahutës, e nuk e gjente Lahutën, unë e mora të prof Ehat Prekazit në Mitrovicë (në v. 1974), dhe për hatër të babës u ula dhe e përshkrova krejt Kangën e Oso Kukës, kur shkoja në Pacaj e merrja fletorën me vete dhe kur të gjithë flenin, unë ia lexoja babait nga fletorja, e ai më thoshte: “Djali jem, vallahi q’eto e paska pas harrue, tash po më bjen n’mend!” dhe kështu e freskonte të mendurit. Eh,vakt o vakt! Po kthehëm prap të lexuesi im. Përveq asaj që theksova, mendoj që tërë krijimtarinë time të gjertansihme ta përgatis për shtyp dhe brenda vitit të botoj disa tituj të ri. Për mua është një lehtësi e madhe se në Suedi e kemi Shoqatën e Shkrimtarëve, Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-të Albani” ku janë shumë shkrimtarë të mirëfillët: Hajdin Abazi, Riza Sheqiri, A. Gurguri, Fetah Bahtiri, Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, Ullmar Qvick, Astrit Gashi, Murat Koci, Sadullah Zendeli- Daja, e shumë të tjerë, të cilët i pëlqejnë krijimet e mia dhe pres që të më përkrahin dhe të më botohen tituj të ri. Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësën tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët pa marrë parasysh se ku, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka për të mirë? Cuditësirat e politikës së sotme shqiptare, me sa duket, kanë shijuar vetëm atmosferën e shijeve dhe veseve të ndotura të orijentalizmit dhe nuk e kanë ndjerë kurrë kthjelltësinë e kulturës perëndimore të ksaj plejade mendimtarësh. Né duhet ta përkrahim dhe duhet ta ndjekim me të gjitha përmasat përparimin në cdo degë të diturisë dhe të jetës, por tradicionalizmin duhet ta ruajmë me vetëdije të plotë si komb. Duam që breznitë e ardhshme ta endin jetën e tyre me elementet më bujarë të përvojës jetësore. Kush lakmon përtëritjen e shkëputun nga tradita, ai verbërisht përgatitet me marrë traditat e të huajit. Merret vesh, traditën e kuptueshme dinamikisht të rrahur në frymë të kohës, të pastruar nga ndryshku i paragjykimeve, që s’kanë të bëjnë me palcën e thjeshtë të brumit tonë fisnor. Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare? Në vazhdën e krijimeve të mia, bëjnë pjesë edhe ato mbi Kombin Shqiptarë. Gjër me tani kam publikuar vetëm dy: “Koha e tashme dhe e ardhmja e mirë e Kombit shqiptar” dhe “Kombi shqiptar synon Evropën”, ku kam shprehur opinionin tim dhe kam hasur në përkrahje, përmes letrave dhe komenteve të lexuesve. Por po theksoj edhe këtë: Koha hapsinore vërtetë ka ecur përpara, por nga pikëpamja shoqërore, koha shqiptare ka mbetur në vend. Vetëdija kombëtare tek né shqiptarët është “zgjuar më vonë” sesa vetëdija e kombeve tjera. Kur “ata” nuk kanë bërë gjumë as natën, né kemi fjetur edhe ditën. Problemet shqiptare por rriten e po koklaviten, prandaj është e vështirë që të zgjidhen. Lufta ndërmjet gjeneratave, ka për të vazhduar deri në mbarim të botës, por lufta më e rrept, për brezin e ri shqiptar, është prapa portës dhe na pret të fillojmë. Kjo luftë dallon nga të tjerat, nga drejtimi që ajo ka kundër një armiku të padukshëm, por të rrezikshëm për shpirtin e kombit. Lufta e ardhshme është lufta e një mendjeje krijuese kundër një mendjeje destruktive, është lufta e një botëkuptimi drite, kundër një botëkuptimi errësire, është lufta për oksidentalizmin shqiptarë kundër arijentalzimit shqiptarë. Dy fronte armiqësore po e coptojnë sot zemrën e kombit tonë. Njerëzit e ditur, të ngritur intelektualisht e kombëtarisht, po bëjnë mirë që po i tregojnë brezit të ri, se ku gjënden shkaktarët e kësaj lufte. Këta njerëz konsiderohen “Mendjet e Ndritura të Kombit Shqiptar”. Kombi shqiptar nuk do i kapërcen dot krizat ekonomike dhe psikolgjike pa përpjekjet e një elite intelektuale dhe inteligjente, e cila duhet të quhet “Mendjet e ndritura të Kombit Shqiptar”. Kjo elitë demokratike duhet të jetë laborator i kulturës, përparimit dhe qytetërimit të Kombit, andaj duhet të bëjë reforma thelbësore për liritë demokratike. E lexoni mujoren kulturore letrare “Dituria” nga Borås, cfarë është mendimi i juaj për këtë revistë? Po! Revista “Dituria” që botohet nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Båros(Boros) më dërgohet rregullisht nga Kryeredaktori prof Sokol Demaku, të cilit i jam shumë mirënjohës. Në këtë revistë kam lexuar me vëmendje të përqëndruar krijime të mirëfillëta të shkrimtarëve e publicistëve, që konsiderohen emra të mëdhenj të letrave shqipe, qofshin ata nga Diaspora, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania e shumë shtete tjera. Kjo revistë në fillim m’u është dukur “e vogël”, por mësova shpejt se ato që botohën në té janë me vlerë të lartë, janë “gurë xhevahir - brilantë” që rrallë ku tjetër i gjen. Mendoja: athua do më vjen radha edhe mua të publikoj dicka këtu, dhe papritur më erdhi një letër nga po ky njeri që po më interviston, pra, prof Sokol Demaku - Kryeredaktor, përmes së cilës më hapë derën për bashkëpunim, me c’rast e falënderova shumë. Nuk shkoi shumë kohë dhe prapë letër nga prof Sokol Demaku, përmes së cilës më fëton në Takimin me rastin e 5 vjetorit të themelimit të SHKSH “Migjeni”, 5 vjetorit të daljës së revistës “Dituria” dhe 4 vjetorit të hapjës se radios në gjuhën shqipe “Dituria”, takim ky që u mbajt në Båros më 14 prill 2012, ku ishin të fëtuar shumë mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Norvegjia, Suedia e më gjerë, në mesin e të cilëve edhe shkrimtarët e publicistët nga Tirana - prof dr Murat Gecaj dhe prof Viron Kona, albanologu - suedezi Ullmar Qvick dhe struktura politiko-shtetërore të Komunës Båros. Në këtë takim, të cilin e kishte organizuar shkëlqyer prof Sokol Demaku me familjën e tij, z. Bahtir Latifi etj. u promovua libri i autorit prof Fetah Bahtiri me titull:”Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick” (Ulmar Kvik). C’te them tjetër për prof Sokolin, pos: i ndershmi të nderon. Përveç artit te të shkruarit, ekonmomisë si profesion i juaj, punës së mësuesit si e kalon kohën e lirë Ismeti? Unë jam lindur e rritur në një fshat me lumë dhe përplot gjelbërim. Poashtu gjatë verës “kemi dalë në bjeshkë” me bagëti, në Bjeshkët e Nemuna, në fakt Bjeshkët e Bekuara, aty afër Gjeravicës (2 656 m). Dua të them se natyrën e kam dashur dhe e dua shumë. Kjo deshirë m’u plotësua edhe me emgrimin tim në Suedi: vend me plotë gjelbërim, më plotë liqenj, me plotë male e kodra, si në bjeshkët tona. Këtu zakonisht zgjohëm herët, i hapi dritarët, të hyjë flladi i natyrës suedeze dhe bëj ushtrime fizike, bëj një tush derisa bashkëshortja e përgatitë cajin, apo kafenë. Në ndërkohë e kyqi kompjuterin dhe duke pirë kafenë, hapi në intërnet”të rejat nga gazetat ditore”, qoftë në gjuhën shqipe, suedeze etj, të cilat i kamë të regjistruar në “favoritë”. Poashtu shiqoj arrijtjën e letrave nga miqt e mi. Pas mëngjesit, dal nëpër natyrë, soditi natyrën, kënaqëm me bukuritë e natyrës, ku për së paku një orë edhe frymëzohëm. Zakonisht mbaj me vete letër dhe laps, dhe shënoj. Kthehëm dhe vazhdoj në se më ka ngel “dicka pa lexuar nga shtypi ditorë” dhe “përgjigjëm në letrat miqve”. Në se më ka pëlquer ndonjë kolumne/artikul nga ndonjë gazetë ditore e kopjoj dhe e fus në “dokument” e ruaj. Në se kam shënuar “dicka” në natyrë, prej letrës e shkruaj në kompjuter.Paraditëja “më kalon” duke lexuar e shkruar. Në ndonjë “pauzë të vockël” e marr filxhanin me kafe me vete dhe dal në ballkon, edhe e pijë kafenë edhe pushoj pak. Nuk lejoj të më kalon “në monotoni” asgjë, nga se e di së gjërat e përsëritura shpesh, të bëhën të mërzitëshme. Unë lexoj dhe shkruaj “gjëra të larmishme” dhe nuk ndjej lodhje. Nëse “e shoh” që më ka lodhur leximi apo të shkruarit, e luaj “ndonjë parti shah” aty në kompjuter dhe clodhëm, pa marrë parasysh se a fitoj apo humbi. Lojën e shahut e kam hobi, por jo me e tepruar, jo me humbur shumë kohë në lojë. E di që koha është gjëja më e vlefshme për njeriun. Poashtu e di së njeriu gjatë jetës se vet “nuk ka kohë për të humbur”, prandaj duhet shfrytëzuar kohën, sepse bashkë me kohën kalon edhe jeta. Të vazhdoj edhe pak me “orarin e ditës”: Drekën e ha/ngrëni në kohën e caktuar dhe pas drekës prapë shetitje e soditje nëpër natyrë, minimum një orë, prapë frymëzim për “dicka”. Kthehëm dhe zakonisht flejë një orë pas dreke. Pas gjumit të pasdrekës, duke pirë kafenë “i hy prapë punës” sipas rrethanave që janë krijuar… Në mbrëmje praktikoj një shetitje dhe dëshira ime është që të më vijë ndonjë mysafirë, ose të shkoj diku “me ndejtë”, por nuk kam dëshirë të rrijë gjatë, e këtë ua dëshiroj edhe mysafirëve të mi, sepse edhe koha e natës duhet shfrytëzuar për “dicka të mirë”. Prej kanaleve televizive ndjek emisionet e RTK-së, “nyheter/të rejat në tv-në suedeze, dhe më ëndje shiqoj boks, futboll, tenis, ciklizëm, gara extreme me motora në kanalin “Eurospsort”, por jo pa kufi. Për mua faktori kohë është evident. Edhe unë jam njeri, e njeriu “nuk ka kohë për të humbur!” Zakonisht bie në gjumë para orës 24. Para gjumit bëj lutje që të më falën gabimet eventuale të bëra gjatë ditës, ua fali atyrë që më kanë shqetësuar apo sjell ndonjë “telashe” dhe bëj lutje për gjumë të rehatshëm gjatë natës dhe që në mëngjes të zgjohëm i kthjellët i vullnetshëm për jetë dhe për punë. Kështu zakonisht është “koha ime e punës” dhe “koha ime e lirë”. Unë jam 67 vjeqar, jam në pension, por ndjehëm mirë nga shëndeti, dhe lutëm që të “më dëgjon shëndeti” edhe ndonjë vit dhe dëshrioj që vdekja të më gjen në Vendlindje, të qetë e të lumtur për veprat qëllimmira që po ua lë atyre që jetojnë pas meje. Unë zakonisht them: fundi i jetës nuk është vdekja, fundi i jetës janë veprat. Andaj, lum ai njeri që vdes me nder e në qetësi, e pas vetes lën vepra të mira. Por edhe në se vdes në mërgim, të cilin e konsideroj vendlindjen time të dytë, i porosis fëmijtë që të më varrosin në Vendlindje - në Kosovë, aty pranë varreve të prindërve dhe vëllezërve të mi. Edhe në se trupi dhe eshtrat më mbesin këtu, shpirti do shkoi atje. Çka ju bën të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë? E vërteta, liria dhe virtyti, janë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën. Me virtyt nënkuptohën të gjitha vetitë dhe cilësitë e mira që duhet t’i poseodjë një njeri.Tri gjëra tjera janë të vështira në jetë: të shohësh, të dëgjosh dhe të heshtësh.Mendoj që e thashë atë që duhet. Por po e shtoj edhe pak. Të lumtur më bën e vërteta dhe e drejta. Prandaj porosis: thuaje të vërtetën, edhe kur ajo është në dëmin tënd!Më mundon gënjeshtra. Andaj porosis: mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ke ndonjë dobi/fitim! Ai që të gënjen, është në gjendje më t’i bërë të gjitha të këqijat. Gënjeshtarët shndrrohen në hipokritë. Në se nuk dini së cilët janë hipokritët dhe cila është hipokrizia, ja unë po ua bëj të ditur. Hipokritët bëjnë punë dhe veprime, që janë edhe më të fshehta se sa gjurma e bubrrecit të zi në rrasë natën e errët! Kjo është e tmerrshme. Dhe né ata i quajmë njerëz. Në botë ka vetëm dy lloj njeriu: njeri dhe jonjeri. Me e quajtë njeriu “shtazë” e ofendon shtazën, nga se atë që e bën njeriu, shtaza nuk do e bënte. Në jetë qëndrojnë vetëm dy rrugë: njëra të shpie/con kah ideali, kah qëllimi; tjetra të shpie ka shkatërrimi, kah humbja - kah vdekja. Tjetër rrugë nuk ka. Po të keni mundësi të zgjidhni, ku do jetonit sot? Asnjëherë nuk duhet të kërkosh përgjigjen në pyetjën: C’bëri Atdhéu për mua?, por të gjëndesh i përgatitur mirë e mirë dhe të japësh përgjigjën në pyetjën: C’bëre ti për Atdhéun? Vendlindje nuk e kemi vetëm vendin ku kemi lindur e jemi rritur, por edhe atë vend ku jetojmë të barabartë, ku afrohemi e lidhemi me nacionalitetet tjera, pa marrë parasysh racën, ngjyrën, prejardhjën, historinë, gjuhën, kulturën, traditën…Sa më shumë që afrohen e lidhen popujt ndërmjet veti, aq më shumë largohen dallimet midis tyre. Kam lindur në fshat, ku edhe jam rritur. Përveqse shkollës fillore-tetëvjecare, që e kam mbaruar në fshat, shkollën e mesme dhe ato universitare i kam vijuar dhe mbaruar në qytetin e Gjakovës, të Prishtinës dhe atë të Zagrebit, në të cilat kam jetuar gjatë kohës së shkollimit. Plotë 36 vite kam jetuar në Mitrovicë, ku kam themeluar marrëdhenie pune, kam krijuar familje, ku kam shumë shokë e miq. Tash e 8 vitë jetoj në Suedi. Në se është në pyetje vdekja, kam mësuar së vetëm engjujve e profetëve ju vie vdekja aty ku dëshirojnë, ndërkaq njerëzve të rendomtë jo. Por, njeriu i zakonshëm mund të zgjedhë vet se ku do të jetojë. E unë? Sikur t’i kisha vetëm disa nga kushtët që i kam këtu, kohën e pleqërisë, do të jetoja në Kosovë, në vendlindjen time, në Kosovën e lirë. Po e përsëris: edhe nëse trupi dhe eshtërat më mbesin këtu, shpirti do më shkoi atje. Liria është ushqim i shpirtit dhe i mëndjes. Atje ku s’ka liri, shpirti dhe mëndja vyshken si bima pa ujë. Liria i jep kuptim e gjallëri jetës. Vetëm me te shpërthejnë të gjihta aftësitë e forcat pozitive që e cojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe përparimit të mendimit njerëzor.
Posted in Blogroll | No Comments »
Poezi bullgare:
02/05/2012 by admin.
Adem Abdullahu
Mariana Aleksandrova
FRUTI I ARTË
Buzët e mia
u poqën për puthje,
duart e mia
u krijuan për ledhatime.
Kërceu lartësia e verës –
në kopshtin tim kam ftohtë.
Zbulo frutin e artë –
me aromë flokësh të shprishura.
Me vesë qerpikësh prej hëne të plotë,
e brishtë si qafë vashe,
e rritur si parzmë vashe pas ëndrrës.
MES DY TORNADOVE
Mes dy tornadove,
mes dy rrëshqitjeve,
mes dy Aisbergëve
gjej copëzat,
mbledh forcën –
kreh flokët,
sytë më shkëlqyen
dhe përsëri jam e re,
tmerrësisht e bukur.
Tani të më shikosh,
tani të më duash,
si britmë nën ortek,
si hap në greminë,
si lepur dielli
në copë akulli…
MAGJISTARE
Ikë, ikë Dashuri më largë,
unë jam Magjistare – si të gjitha.
Ja shumë kohë përmes meje kaloi…,
por përsëri e pangopshme – shkoj…
Çdo hap që lë pas lind dallgë,
çdo përqafim imi – gëlltit.
Bien shpendët nga vrulli i madh,
pas fluturimit kthim nuk ka…
Ikë, ikë Dashuri, unë jam dhembje
e ngjizur nga ty – të të vrasë,
në mua lindin diej Sykaltër
dhe nga unë pijnë stihitë.
Pritë, pritë Dashuri, ende dua,
edhe më shumë ashtu të digjem,
dua në zjarr të netëve
atë ngjyrë të tmerrshme ta përsëris.
HESHTËN TURRECËT
Atë natë
heshtën turrecët.
Hëna - dhelpra e vjetër –
lehë tallshëm
dhe ngjitet
në ëndrrën time të tmerrshme
si meduzë.
Yjet
u shndërruan në pëshpëritje
në gotën e xhamtë të qiellit.
Heshtja
pikoi në akorde blu.
Dhe ngjyra ngriu
në xhama.
Në pragun tim
trokiti vjeshta.
DHURATË
…Dhe kur treqind djajtë
rrahën në tapan
dhe sytë e tyre flakë
djegin lëkurën e proshur,
hudh atë bërllog të zymtë –
për varr ndjenjash,
kërko shpirtin – endacak.
Dhe kur të gëlltitë brendësia
e çmendurakëve të egër
dhe gjaku të gulçojë
me thundër të drenushës së çmendur,
thirre satirin e zjarrtë
dhe mblidh yjet
si krevat nën vallëzim të pangopshëm…
Dhe kur bota zgjohet
e hidhëruar dhe e mrrolur
nxirr zemrën
e zjarrtë të mbushur me amshim,
dhuro zjarrin tënd prej shtojzovallesh
për dhuratë – në tokë –
mëkati, që fshehurazi lindi bukuri.
PULSOJNË NË ARITMI VITET
Toka është e ftohtë dhe e huaj,
vitet pulsojnë në aritmi…
Mbi ne gjithnjë është kaltërsi,
kurse ne – përsëri synojmë nga ai.
Nga mundimi buka në pëllëmbë rrënohet,
një shpresë gjithnjë na mungon,
shpirtin kemi libra të zverdhur,
ku sorra të zeza sorollaten vonë.
Kurse dhembja gjithashtu është e madhe
në atë gjeth, që në majë e çelur
sepse pranvera përsëri nuk erdhi,
meqë Ëmbëlsia në prag s’ka tringëlluar.
NË SYTË E TU
Në sytë e tu përshkruhej Hëna,
që shikonte në krevatin e nxehtë,
kur ti nga soneta e hënës
ndërtoje botë jotokësore.
Nga këndi i dritës fillestare
qëndronte meteor fluturues,
kurse kënga jote lante në të bardhë
drunjtë e kopshtit të babait.
Në idilë u rritën sytha të rinj
nga hijet si djep turreci.
E ranë në kopsht thonjtë e verdhë,
morën nga ca lumturinë
dhe butë me fluturat e korrikut
në herbarium heshtën rininë…
Ngeli aroma e lules me erë
në përroin agresiv nga skamjet
e në ehon e verës së turrecëve
një fatkeqe turrece e gjelbër u lind.
DHJETËVJEÇARE
Dhjetëvjeçare.
Vizatoj qiellin.
Mjegullat – njollë padashje e blertë.
Majë nëpër mjegull.
Shtëpia – pa perde…
Princi gjithnjë – bukuri vezulluese.
Njëzetvjeçare.
Krahë pegasi.
Përpjekje për këngë.
Atak dashurie.
Shtëpi me perde.
Qielli – i paqartë.
Udhëtim nate. Rruga - e shkatërruar.
Njëzet plus dhjetë.
Toka e parrugë.
Degë të zeza.Gjethrënie qarëse.
Këngë pa fjalë.
E kënduar shumë shpejt.
Dita e ngujuar nga shenja e alarmit…
Dhjetë nga katër.
Skica zhubruese me gunga
Pus me eho prej zhurme flatrash.
Poshtë – qielli.
Bebëza të thella.
Fytyrë nëpër size dielli.
KAM QENË KËNGË
Kam qenë këngë,
përkëdhelje dashurie,
kam qenë piskamë dhembjeje
dhe çudi
dhe në djep të mveshur me ar
dhe krimb, ende pa u bërë flutur…
Pashë qiellin
në gotë lalelulesh.
Tokën e dëgjova
në rritje kullose.
E flatrat e mia të llastuara
kanë qenë thjesh cak gjilpëre,
ku pastaj do të më thumbojë bota
në herbariumin frymëzënës…
Tani në mua shëtisin erëra
dhe frymojnë vullkane të panisur.
Deri nesër ka shumë orë
dhe unë nuk dua
ende të fle.
Kur fati do më thërrasë
do kemë mbjellur arën e uritur.
A TË KUJTOHET MAMA
E mban mend, mama,
frymën e kuqe të Venerës
dhe ngrohtësinë prej lulevjollce
nën kupolë të heshtur…?
Kurrë më pastaj
nuk e gjeta më atë lloj qielli…
Në vend të hapësirave
vështroj tavanin e tymosur.
E mban mend, atë zjarr
të gjallë,
murërat ngjyroste,
në zemrat tona
çerdhe ndërtonin shpendët,
binte hëna…
Aq netë të heshtura
deri sot kam zgjuar –
nuk është më
ajo dritë e thurur me dashuri.
A e mban mend, mama
se si dhoma këndonte
në mbrëmje
dhe rruga e fjetur dëgjonte
qeshjen tonë…
Tridhjetë pranvera të pafjetura
u mbushën më –
shtëpi me dritare pa perde
deri sot nuk pashë.
Mban mend, nënë,
se nuk patëm çelës për derën
dhe llamba e shtëpisë nuk pushonte.
Për miqtë – abazhur.
Jo vetëm dyerët –
sot të zymta janë dhe zemrat,
secila me dryrin e keq e të lëmuar.
Ana Bojanova
TI QË NUK JE NË QIELL
Ti që nuk je në qiell,
në heshtje mes dy heshtjeve
a dëgjohesh –
a dëgjon zërin e zgjuar
që të thotë:
“Krijo mollën
Para se ta shijosh!”
DITËT
Ti, që nuk je ne qiell
a do më arrijnë ditët
që të arrij tek ti,
a do më mjaftojë rruga
që të ikë nga ty;
a do të më mjaftojë nëma –
që t’i arrij dëshirat?…
A DO RRËZOSH YJET
Ti që nuk je në qiell,
a nuk do t’i rrëzosh yjet për mua,
e t’zgjosh malet…
Madje ndoshta e di,
që guri
peshon në vend të vet,
kurse dashuria –
kurrë në vend.
A KJO ËSHTË DASHURIA?
Ti, që nuk je në qiell,
rregullo zërin tënd deri lart
dhe pyet:
“A kjo është dashuria?”
Po t’u përgjigj dikush –
domethënë nuk është ajo…
HAMENDJE
Nëse dielli është peta e artë e ditës
kurse hënë – pogaça e argjentë e natës,
pse toka është aqë e ndotur natën?
Sentimenti
NËSE një qiri dëgjon me ty
tërë natën Betovenin,
a meriton ta hudhësh në vetmi?
Lutje
NËSE nuk është dhe vuaj, nëse nuk është dhe vuaj
NËSE NUK ËSHTË DHE VUAJ,
më ndihmo që ta kem, që të vuaj më shumë!
FALENDERIM
NËSE Nuhi kishte pjekë e ngrënë zogj,
tani nuk do e njihnim
fluturimin!
privilegj
NËSE e tradhëtosh Isain,
dhe pastaj pendohesh,
dije, se RINGJALLJA është vetëm për Ate!
kushtet
NËSE fytyrës i duhet grim,
kurse shpirtit – tatuazh,
për shpirtin duhet patjetër izografimi.
porosia
NËSE të bie glina e bukur, Zotëri,
bën vorbë për gatim,
jo njeri.JA ASI NJERIU.
Rosica Angelova
PËSHPËRITJA JOTE ÇMEND DËGJIMIN TIM!
Fjalët tua mbledhin shiun.
Sot vetë arsyetoj çmendurinë
të të kërkoj në breg dhe në ylber.
Dhe të pijë nga butësia jote
sepse është pjesë imja –
shpresa jonë e ringjallur,
se bota nuk është e keqe dhe e ftohtë!
Pasi të kam ende pak,
në fluturim zogjwsh, në shi të ngrohtë
dhe në varg,
ngase jam alarm në netët tua,
e ti për mua puhizë e lehtë,
si të mos i shkrimë lirshëm
fshehtësitë tona dhe fajet.
Kur shpirti – shpirtin gjenë
dhe hëna e gjenë hënën!
PSE IKE ME MUA SI ME IKONËN
E vjedhur nga kisha shumë e vjetër!
Në shtëpinë e gjuhëve të kujtimeve tua,
ti egërsisht e hidhërimthi më largove.
Tani zbutem këtu,erdha në zemrën tënde
si melhem për plagë të rëndë.
Kategorikisht, bëhesh fëmijë,
në atë botë njëanshëm kërcënohesh.
Dhe, vetëm mua më barte në duar,
frikshëm rrëmben, me gishta të qetë…
Një lot në qelq të copëtuar
mundohesh me lutje ta ringjallësh.
Dashurisht si vogëlush i uritur,
përkëdhelitë e mia kërkon me buzë të ngrohta.
Madje me zullum do më kesh vjedhur përsëri,
Poqese për një çast në kishë do kishe hyrë.
Polina Llazarova
ÇMIMI
(Takim me shoqen e vjetër)
Ajo kishte gjithçka…
Para kishte. E punësuar,
fëmijë, burrë të dashur afër saj.
Finesa. Rroba të bukura.
Luks të madh.
Ekskurzione jashtë vendit…
Mobile, komunikative, e kërkuar shumë…
Thuaja asgjë nuk i mungonte.
Gati sa e xhelozova!…
Vetëm se diçka ra.
U këput. Psherëtiu …
Çanta e saj prej zonje
ia rrënoi jetën e saj
sakrale.
Shikova – trotoari u mbush
me ilaçe –
hapa nervash, pagjumësi, stres…
Anti depresant u thonë.
Përndryshe – gjithçka e kishte në rregull!
U ndal.Qau. Dhe shkoi…
Kurse unë u mendova për ÇMIMIN.
NOSTALGJITË E PARIZIT
(Mendova)
”Vetëm atëherë kur është në rruë, njeriu
vë në sprovë ndjenjën, se jeton si në përrallë.
Vetëm i huaji është njëkohësisht edhe
i vetmuar, edhe i lumtur.”
Erih Kestner
NË BULEVARDIN SHANZ - ELIZE
Shanz – Elizeu ka harruar vetveten,
i lodhur nga zhurma e çdoditshme.
Buja pompoze kopshtare
është kontrast i pëlqyer lypsarwsh.
Bulevardi nuk do të dijë për kontrast.
Kurse ne – të etur për hollësi,
nëpër ashpërsitë evropiane
kërkojmë vetveten në një botë,
nga e cila kthehemi…
Shanz-Elizeu është i lodhur
dhe harron veteveten.
Një lloj si ne.
NË KULLËN E AIFELIT
“Inxhinieri Gustav Aifel, besnik
i ambicies së madhe që Parizi të bëhet
kryeqytet i botës, jo vetëm i
Francës, ndërtoi kullë – kulm
të mendimit teknik.
Më të lartë në botë.”
autorja
Parizi ka rënë
në skutën e madhështisë së ti,
në shkëlqimin e përsosmërisë,
mes paqetësisë së panumërt
të rrjedhës së njerëzve.
Qysh moti nuk e kërkon vetveten,
sepse di çmimin e ti.
Çmimin – e murosjes dhe forcës!
Pamja madhështore e tij
gëlltit mendimet tona…
Na duket e pamundshme,
por gjithçka është në kufijtë
real të qenies sonë.
Forca e këndjes
dhe vullnetit njerëzor…
Tjetra është heshtje.
MOS U DASHURO NË TJETËR GRUA
Mos u dashuro në tjetër grua…
Unë të pres prej moti.
Litari lidhet në vetmi…
Ditën e kam – korb të zi.
Mos prano dyshimin…
Të pres unë- paditurisht qetë…
Me dridhje të tërmeta zë në gjum pushtetin e pushtuar
dhe jam e jotja.
Besoj në atë thënie të urtë –
Gjithçka kthehet…
Zemra që moti është biletë e shpuar,
shpirti im – shtëpi e zbrazur.
Në këndin e fundit të kësaj jete
e fundit do pres…
E di, ka anije pas shpëtimit
dhe pas erësirës.
DHEMBJA ËSHTË E IMJA
Biri im fle.Unë vargje shkruaj…
Dhe jo që dikush më kupton…
Dhe jo që mblidhem nga gjasimi.
Dhe jo që shumë gjatë më ke pritur.
Por thjesht, se dhembja është e imja
dhe vetëm unë mund ta qaj.
Për të tjera nuk dua të flas…
Shpëtova qarjen.
———————————-
Posted in Blogroll | No Comments »
Cila është kafsha më e zgjuar?
25/04/2012 by admin.
Nga Bashkim SALIASI biolog
Na duket se, kafsha më e zgjuar është majmuni dhe, mendimi lidhet me pamjen e jashtme të tij, ngjajshmërinë që ai ka me njeriun si nga pamja e jashtme, ndërtimi i organeve të brendshme, sëmundjet dhe parazitët etj, etj.
Por, pamja e jashtme nuk shpreh gjithmonë thelbin e përmbajtjes, sepse ngjajshmëria e jashtme e majmunit me njeriun nuk do të thotë se shpreh patjetër edhe ngjajshmëri në zgjuarsi.
Për të përcaktuar se cila kafshë është më e zgjuar na duhet që të studjojmë trurin ose zhvillimin e sistemit nervor në ntërësi.
Nga studimet që janë bërë është arritur në përfundim se vetëm dy kafshë e kanë trurin më të madh se njeriu, balena dhe elefanti. Për sqarim në rastin që ne përmendëm merret në konsiderat pasha e trurit, krejtësisht e veçuar nga pasha e trupit të kafshës.
Në qoftë se krahasimin e bëjmë në raport me peshën e trupit , atëherë del një pamje krejt ndryshe; balena gjigande, me peshë shtatëdhjetë e katër mijë kilogram, , ka një tru vetëm katër herë më të rëndë se të njeriut, ndërsa elefanti, me trup dyzetë e gjashtë herë më të rëndë se trupi i njeriut, ka një tru gjithashtu si balena, katër herë më të rëndë se trupi ynë.
Krahasimet që trajtuam më lartë tregojnë qartë se truri i dy kafshëve më të mëdha dallohet rrënjësisht nga truri i njeriut. Po të krahasojmë trurin e njeriut me atë të majmunëve antropoidë ekzistojnë ndryshime të dukshme.
Truri ynë është dy herë më i rëndë nga ai i trurit të majmunit anthropoid. Por nga ana tjetër truri i njeriut ka brazda të thella të cilat përcaktojnë dhe zgjuarsinë e tij.
Vetëm në trurin e delfinit vrehen sipërfaqe me brazda të shumta, por në përpjestim me peshën e trupit të njeriut, delfini mbetet mbrapa përsa i përketë zgjuarsisë.
Brazdat e shumta e sidomos cipa trunore shumë e zhvilluar të lë të dyshoshë se zgjuarsia e delfinit duhet të vendoset në shkallën më të lartë të zgjuarsisë shtazore.
Posted in Blogroll | No Comments »
KRIJIMTARI SA MË TË BEGATSHME, AUTORË SHQIPTARË, NË SUEDI!
23/04/2012 by admin.
disa-libra-nga-autore-shqiptare-ne-suedi.pdf
Posted in Blogroll | No Comments »
NË VENDIN E NJERËZVE TË LIRË, TË DITUR DHE TË LUMTUR
21/04/2012 by admin.
(Na bashkoi QKSH “Migjeni”, në Boras të Suedisë)
Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë
Në foto: Prof. Murat Gecaj i dorëzon “Mirënjohjen” e SHASH, kryetarit të Bashkisë së Borasit, z.Per-Olof Hëg
1.
Nuk është rasti as vendi këtu, që të përmend shtetet e ndryshme, që kam vizituar gjatë jetës. Por dëshiroj të nënvizoj, se qendrimi afër 5-ditor në Suedi, pra në Gadishullin Skandinav, shënoi për mua një kujtim parësor.
Zanafilla e këtij udhëtimi lidhet me disa muaj më parë, ndoshta, afër një viti. Arsimtari, shkrimtari e publicist Sokol Demaku, bashkë me kolegun e tij Bahtir Latifi, erdhën për një vizitë disaditore në Tiranë e në Durrës. Ata do të bënin takime miqësore jo vetëm në Tiranë, por edhe në shkollën “Demokracia”, me të cilën një shkollë e qytetit të Borasit është binjakëzuar. Lexuesi mund të jetë i informuar për këtë fakt, prandaj nuk do të ndalem këtu, për këtë gjë. Por shënoj se pas shoqërimit, që u bëmë vëllezërve tanë nga Kosova dhe emigrantë në Suedi, mua e kolegun shkrimar e publicist, Viron Konën, Sokoli na “paralajmëroi”, se së shpejti për ne do të tregonte një “sekret”. Sigurisht, më i papritur ishte ai për mua, pasi Vironi e kishte vizituar Suedinë një vit më parë dhe atje kishte përuruar librin e tij për fëmijë, “Eh, more Bubuliono”, të përkthyer në suedisht nga Qibrije Hoxha, gjithashtu emigrante nga Kosova, në atë shtet verior të Europës.
ne-vendin-e-njerezve-te-lire-te-ditur-dhe-te-lumtur.pdf
Posted in Blogroll | No Comments »
Objektet dhe lokalitetet arkeologjike në Preshevë
21/04/2012 by admin.
Komuna e Preshevës zenë vendin qendror në Luginë të Preshevës, e cila shtrihet përgjatë lumit Moravicë. Ajo në veri kufizohet me Luginën e Vranjës, ndërsa në jug me Luginën e Shkupit, e cila shtrihet përgjatë lumit Vardar.
Këto dy lugina, e Preshevës dhe e Shkupit janë më të rëndësishmetë në Siujdhesën Ballkanike dhe zënë vendin qendror në Ballkan. Sipas Jovan Cvijiqit, gjeografit serb, këto dy lugina paraqesin pjesën më gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan. Poashtu edhe Leopold Mandli, Luginën e Preshevës e quan “Zemër e Ballkanit”.
Andaj edhe rëndësia e madhe e tyre për ta zotëruar këtë Luginë nga pushtues të ndryshëm dhe për ta pasur në mbikqyrje Luginën e Preshevës.
Presheva, në perëndim përfshinë fshatrat e Karadakut, në lindje fshatrat e Rujanit, ndërsa në mes fshatrat e fushës. Nëpër Preshevë kalojnë : Autoudha Beograd-Nish-Vranjë-Preshevë-Shkup-Selanik, Hekurudha Beograd-Shkup-Selanik dhe Xhadeja e Vjetër, poashtu Vranjë-Preshevë-Kumanovë.
Pozita e volitshme gjeografike, kushtet e favorshme klimatike, hidrografike, kushtet e përshtatshme natyrore kanë bërë që Presheva të banohet nga periudha e neolitit, vazhdon të banohet edhe gjatë periudhave të mëvonshme : të bronxit, të hekurit e deri në ditët e sotme.
Lugina e Moravës dhe ajo e Vardarit, kryesisht ishin të banuara nga fisi Ilir- Dardan, pra Presheva shtrihej në pjesën qendrore të Mbretërisë Dardane dhe ishte e banuar nga fisi ilir Dardan, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këtë e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturo-historike, gjuhësore, etnologjike, e të tjera.
Presheva shtrihet në Mbretërinë Dardane, e cila pati luftëra të ashpra me Maqedonët e Vjetër, pastaj me Bullgarët, me Romën, Bizantin, Serbët, Turqinë dhe prap me Serbët.
Të gjithë këta popuj lanë gjurmë në kulturën iliro-dardane-shqiptare dhe patën ndikim në historinë e këtij populli. Mirëpo, me gjithë sulmet, ndikimet e shumta, kultura vendase autoktone e popullit shqiptar, ka ruajtur identitetin e saj deri më sot. Kjo shihet dhe vërtetohet me shumë gjeturina arkeologjike në Preshevë.
Pra, në këtë pjesë të Ballkanit, në Luginën e Preshevës, edhepse u gërshetuan shumë lëvizje dhe kultura, popullata vendase autoktone shqiptare arrti ta ruajë materialin arkeologjik, i cili vërteton autoktoninë e saj shumë shekullore dhe vjetërsinë e saj.
Gjeturinat arkeologjike, objektet dhe vlerat arkeologjike në Preshevë janë të hershme, të kohës parahistorike, të kohës antike, të mesjetës por edhe më vonë. Këto të gjitha dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve në këto troje stërgjyshore dhe shumë shekullore. Këtë e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturore, historike, gjuhësore, etnologjike etj.

Presheva e Vjetër, 1913
“Gjurmët më të vjetra të kulturës lëndore në territorin e komunës së Preshevës datojnë qysh nga periudha e neolitit të vjetër. Mirëpo, është e mundshme që kjo trevë (për shkak të pozitës gjeografike shumë të rëndësishme dhe kushteve natyrore të përshtatshme) të jetë banuar edhe në periudhën e paleolitit, por ende nuk kemi zbulime lëndore të kësaj periudhe, që do të dëshmonte këtë mundësi”./ shkruan Dr. Jahi Staneci, në librin : Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999, f.15/.
1.Hulumtime arkeologjike në Preshevë
Hulumtime arkeologjike në komunën e Preshevës kanë ndodhur spontanisht nga individë entuziastë, vullnetarë si psh: Dr. Jahi Staneci, Sabedin Hetemi e ndonjë tjetër.
Profesori Sabedin Hetemi nga Presheva me herët, para shumë viteve ka hulumtuar vende arkeologjike, por edhe objekte arkitektonike-ndërtimore, sikur kishat, xhamitë, etj. Madje edhe shkroi për hulumtimet arkeologjike e ndërtimore.
Profesori Dr. Jahi Staneci hulumtoi gjatë në komunën e Preshevës vende dhe objekte arkeologjike. Madje mblodhi eksponata arkeologjike etjerë, të cilat me sa di unë i ka vendosur diku në fshatin Stanec, shumë me vlerë për trashëgiminë tonë dhe ka propozuar që ato të barten në Shtëpi të kulturës apo dikund tjeter, në vend të sigurtë, në mungesë të Muzeut komunal në Preshevë. Për zbulimet e tij arkeologjike dhe vendgjetjet arkeologjike ka shkruar disa herë dhe opinioni, dashamirë i kësaj lëmie është i njoftuar. Mirëpo, vlen të ceket hulumtimi dhe zbulimi i fundit, me rëndësi në mars të vitit 2008. Në realitet u zbulua një Varreze me skelete njerëzish të vjetra nga mijëvjeçari tretë para erës së re, në Kodrën e Sheh-Halilëve, në veri të qytetit.
Hulumtime arkeologjike grupore në Preshevë kanë ndodhur më vitin 1966, 1967,1968 dhe në vitet 1977/78.Të gjitha këto hulumtime kishin të bëjnë me rekognoscim, ndërsa gërmime të vogla të pjesëshme sondazhi kanë ndodhut në Kështjellën e Bushtranit, më 1977 dhe në Kacipup të Rahovicës, më 1977/78, nga arkeologë serbë të Muzeut Popullor të Vranjës, me ndonjë angazhim të arkeologëve maqedonë nga Shkupi. Pra, kanë munguar kuadrotë shqiptare në këto ekspedita, apo kuadrotë shqiptare nuk janë angazhuar, kurse është më se e domosdoshme, për hir të objektivitetit që në hulumtimet e ardhshme, apo në punët pas rekogniscimit të angazhon kuadro të mirëfillta shqiptare të lëmisë së arkeologjisë dhe lëmivë të tjera.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë ka hartuar një projekt, me të cilin ka aplikuar në Ministrinë e Kulturës në Beograd. Projekti ka marrë vizën, mirëpo shuma e ndarë e mjeteve nuk garanton realizimin e projektit.
Projekti : “Trashëgimia Jonë, puna e jonë, na e dijmë Trashëgiminë tonë, pasurinë tonë” ka 5 faza të kryerjes :
Faza e Parë : Hulumtime, mbledhje, përpunime dhe formimi i evidencës së trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës,
Faza e Dytë : Përcaktimi, përkufizimi i pozitës gjeografike të objekteve dhe vlerave të trashëgimisë kulturore,
Faza e Tretë: Fotografimi i Trashëgimisë kulturore të patundshme,
Faza e katërtë : Kartografimi, skicimi dhe pasqyrimi grafik i Trashëgimisë kulturore të patundshme dhe
Faza e Pestë: Digitalizimi dhe skenimi i dokumentacionit të terenit dhe të të dhënave për hulumtim të Trashëgimisë kulturore të patundshme.
Projektin do ta fillojmë ta realizojmë sipas dinamikës së mjeteve të ferdhura nga Ministria dhe do të realizojmë fazat e mundëshme që na lejojnë mjete e ndara nga Ministria e kulturës në beograd.
Objektet arkeologjike në Preshevë datojnë nga periudha parahistorike, antike, e mesjetës dhe me vonë. Në këtë punim studiues do të mundohem që nga kjo pasuri e bollshme vendbanimesh dhe lokalitetesh të vjetra në Preshevë të ceku disa më me rëndësi dhe më me vlerë arkeologjike.
2. Objekte parahistorike në Preshevë
2.1.Kacipupi në Rahovicë

Kacipupi, Oppidumi Dardan është lokalitet parahistorik, gjendet në pjesën perëndimore të Rahovicës, duke shkuar për Pendën e Rahovicës, liqenin artificial, gjendet në të djathtë të rrjedhës të lumit të Rahovicës. Pjesa jugore e Kacipupit është e kalueshme dhe është e kalueshme nëpërmjet Tumës, për të cilën ekziston mendimi se është fortifikatë artificiale, kur është ndërtuar dhe për çfarë misioni, ndërsa pjesa veriore kah lumi dhe ajo lindore dhe perëndimore të Kacipupit janë të thepisura dhe vështirë mund të arrihet në maje. Në pjesën e veriut, kah lumi është vërtetuar ekzistimi i nje muri mbrojtës dhe ekzistimi i një dere për hyrje në paralagjen e fortifikatës.Në pjesën perëndimore, gjatë hulumtimeve arkeologjike janë gjetur material keramik Helen dhe keramik e kohës së hekurtë të mëvonshme, Vendbanimi i fortifikuar dardan, Kacipupi zhvillohet nga shekulli VII deri në shek. II dhe I para erës së re.
Sipërfaqja e Kacipupit është 60 me 120 m. Sigurisht se kemi të bëjmë me vendbanim fortifikatë, të mbrojtur, të kohës së hershme të bronzës, në themelet e të cilit është i mbrojtur më së miri në krejt rrethinën.
2.2.Kalaja e Bushtranit

Duke u mbështetur në gërmimet, që janë bërë në Kalanë dhe Gradishtën Antike / Rrënojë ndërtese/ të Bushtranit, aty ka pasur jetë edhe në kohërat më të hershme, në atë të Neolitit, gjatë viteve 231-200. p.e.s.
Për këto fortesa të restauruara më së miri fletë historiani bizantin Prokopie, ku mes tjerash thotë: “Këto kala ishin: Kalaja e Preshevës, si dhe disa të tjera në Karadak, porse kalaja më impozante ishte ajo e Bushtranit, me qytezën e antikitetit Dardanium në Gradishte
Kalaja e Bushtranit gjendet rreth 1 deri 1,5 km nga shtëpitë e fundit të fshatit, gjegjësisht në jug-lindje të fshatit, menjëherë ngritet një kodër dominante e quajtur Kala. Kjo fortifikatë i takonte kohës parahistorike, me shumë rëndësi strategjike, sepse nga Kalaja kishte pamje shumë të mirë për rrethinën dhe vështirë ishte për të ardhur deri te ajo, terreni i vështirë si dhe mbrojtja e mirë e vendbanimit. Pra, ky lokalitet i përket kohës së hekurit të vonshëm ose mund të thuhet se Kalaja daton nga fund i shek.VIII dhe në fillim të shek.VII.
Ajo ka formën e një rrethi jo të rregulltë, çka së bashku me vendbanimin në Rahovicë të Kacipupit kanë paraqitur një zonë të mundshme kufitare në pjesën lindore të shtrirjes së Dardanisë.
2.3.Gradishta /Rrënojë ndërtese/ në Bushtran

Vendbanimi Dardan i shek. IV-II. para erës sonë, i quajtur Gradishta e Bushtranit
Gradishta gjendet në periferi, në pjesën lindore të fshatit, shumë afër të dy lumenjve, atij të Gradishtës dhe Lumit të Madh. Terreni në Gradishtë është me sipërfaqe gjysmë i punuar. Pra, në anën e djathtë, në veri të Lumit të Madh ngritet Gradishta. Në këtë lokalitet, gjatë hulumtimeve u gjet shumë keramikë.
2.4.Gropat te Gerajt

Vendbanimi i quajtur Gropat gjendet afër fshatit, në veri-lindje të Xhamisë dhe ngritet lartë duke formuar një plato të formës elipsoide, me dimensione 90X40 m. Nga platoa e Gropave shikohet pjesa dërmuese e Luginës së Preshevës. Banorët e fshatit thonë se kanë gjetur në një pjesë të platosë së kësaj kodre, varreza me skelete, për ta të panjohura, mirëpo duke ditur se edhe Gerajt i takonin Dardanisë, konkludojmë se edhe varrezat e gjetura kanë prejardhje iliro-dardane.Varret ishin të bëra nga pllakat, por konstrukcioni dhe orientimi nuk është vërtetuar.
Lokaliteti Gropat është shumë i përshtatshëm për vendosjen e vendbanimit të fortifikuar. Pra, të dhënat e banorëve të fshatit dhe pozita e mirë topografike flasin në mundësinë e ekzistimit të vendbanimit parahistorik të fortifikuat dhe me nekropole, por për kohën e ekzistimit të vendbanimit duhet hulumtime detale të lokalitetit.
2.5. Bostanishtë në Zhunicë

Për lokalitetin Bostanishtë të Zhunicës flitet për një qytet të zhdukur, i cili ishte qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore gjatë shek. VI-IV të para erës sonë. Ai shtrihej në veri-jug të autoudhës Nish-Shkup.
Në Bostanishtë u gjet një banjë termo-publike dhe ujësjellësi. Këtu u gjetën edhe gypa qeramike që sollën ujin për ujësjellës në këtë lokalitet.
2.6.Bunishtë në Zhunicë


Lokaliteti Bunishtë gjendet përskaj lumit Moravicë në Zhunicë dhe në te është gjetur një kasollë nëndhese e neolitit të mesëm. Sipas kasollës edhe lokaliteti ka marrë emrin Bunishtë, vend ku kanë buajtur udhëtarët dhe karavanet e tyre. Sipas fjalorit, fjala bunishtë ka kuptimin vend i plehruar, se ka të bëjë me bagëti, “ku blegtorët pushimin ditor dhe gjumin e bënin në kasollën nëndhese të rrethuar me thupra shelgu” shkruan: Dr.sci Naser Kamberi, Gjetjet arkeologjike në lokalitetin Bostanishtë, Bunishtë të Zhunicës dhe nekropolet e lokalitetit Përshk /Përzharë/dokumentojnë antropogjenezën dardane, Gjimnazisti, Preshevë, 2010, nr.2, f.7/
2.6. Lokaliteti Përzhar


Lokaliteti gjendet në perëndim të Preshevës, në të majtë të udhës Preshevë-Gjilan. Këtu janë gjetur Varreza të Vjetra, që i përkasin shek.I para Krishtit. Pozita e varreve ishte në drejtin lindje-perëndim, që vërteton origjinën dardane të varrezave.
3.Objekte të kohës antike në Preshevë
3.1. Kalaja e Preshevës

Kalaja e Preshevës daton nga koha iliro romake.
Dr Jahi Staneci shkruan : “ Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë kodrinës së kështjellës janë sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…Supozohet se në këtë vend, Presheva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë shekuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”./dr jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(monografi), Prishtinë, 2010, f.42
“Kështjella e Preshevës gjendet afër 1,6 km në perëndim të sheshit të qytetit. Është themeluar në parahistori nga populli vendor-ilirët, përkatësisht fisi ilir-dardanët ose peonët, para më shumë se 2.ooo vjet. Është rindërtuar në antikitet dhe mesjetë. Kjo kështjellë është dëshmitare e historisë së gjatë dhe të vrullshme të vendbanimit të Preshevës” shkruan Dr. Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(Monografi), Prishtinë, 2010, f.51.
Kështjela e Preshevës dhe Rahovicë kishin detyrë mbrojtëse për popullatën e Karadakut dhe të këtyre vendbanimeve.Kalaja është ndërtuar aty kah shek.VI ose VII. Në brendi të saj gjendet Pusi me ujë të pijes për banorë.

Pusi i Kalasë
3.2. Qyteti i Vjetër i Preshevës

Kompleksi i qytetit të Vjetër të Preshevës, rrëzë Kalasë, ku u ndërtua Mëhalla e Kurbalive, në të djathtë janë Varrezat e Qytetit të Vjetër. Dhe krejt poshtë gjendeshin Mullinjtë e Vjetër të Preshevës.
3.3. Varrezat e Vjetra të Preshevës

Përmbi qytetin e Vjetër të Preshevës dhe Varrezave të Vjetra të qytetit të Preshevës, gjenden në të majtë dhe në të djathtë të rrugës Preshevë-Gjilan, te Mullinjtë, ku u ndërtuan shtëpi private të Mëhallës së Kurbalive, me leje apo pa leje të organeve përkatëse. Nuk kemi informatë se a ka reaguar komuna dhe Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore në Nish. Thuajse u rrafshuan 20 mullinjtë e Preshevës, te vendi i quajtur „Mullinjtë“, te Kisha.
3.4. Gradishta në Preshevë

Lokaliteti i quajtur “Gradishta” gjendet në anën e djathtë të rrjedhës së lumit të Preshevës, rreth 500 m në perëndim të Kishës dhe 150-200 m në lindje, në juglindje të lokalitetit antik ndër Kalanë e Preshevës.Në anën e jugut, ajo puthet me kodrat fqinje. Platoa e lokalitetit artificialisht është rrafshuar dhe rëmja kah lumi. Në sipërfaqe të platosë shihen mbeturinat e objektit antik, themele prej gurëve, tjegulla të formatit romak. Poashtu gjejmë edhe qeramikë të kohës antike të mëvonshme. Lokaliteti flitet se është i kohës antike, iliro-romake dhe ka paraqitur vendbanim strategjik.
3.5.Bërcec: Kalaja, Kisha, Lluga

Bërçec: Kalaja, Kisha, Lluga
Në afërsi të periferisë veriore të fshatit, në luginë të lumit të Mesëm, në anën e djathtë të saj gjendet vendi i quajtur “Lluga”. Atu janë gjetur keramikë e kohës antike të vonshme. Pra, kemi të bëjmë më një vendbanim të kohës antike, iliro romake.
3.6.Bukuroc: Dobrec, Koplenica, Selishta, Gurudani,
Nga Dr. Vahid Murtezi, banor i Bukurocës mësuam se sipas gojëdhanës në Bukuroc gjenden tri vendbanime te vjetra: Dobreci, Koplenica-Qypat dhe Selishta. Në secilin prej këtyre vendbanimeve, atëherë ishte vendosur nga një mëhallë.
3.6.1 Dobreci në Bukuroc


Dobreci me nekropole në Bukuroc
Vendbanimi Dobrec me Varreza gjendej në mes të Hekurudhës Vranjë-Preshevë-Shkup, në anën lindore të saj, në anën veriore të Zhunicës dhe në anën jug-perëndimore të fshatit. Pra, në të dy anët e Hekurudhës, por kryesisht në anën lindore të saj shtrihet Dobreci, ku banorët e këtij fshati gjatë punimit, lavrimit të arave hasin në themele, tulla të formatit romak, keramikë, tjegulla e tjerë. Këtu gjendet edhe Varreza e kohës antike të vonshme e ndërtuar nga tulla dhe e lidhur me pllaka. Mirëpo, sipas fjalëve të Dr.Vahidit, këtu vendasit flasin për Varreza të një vendbanimi të vjetër antik të fushës. Varrezat e Moçme të fshatit ishin sëbashku me ato të Corroticës, diku në Corroticë, ndërsa që nga vitit 1965 varrezat e reja janë në këtë pjesë të Dobrecit dhe ndahen në dy pjesë të rejat dhe ato të vjetrat në Dobrec.
3.6.2.Koplenica në Bukuroc

Lokaliteti Koplenicë apo “Te Qypat” është vend plotë dhe ku janë gjetur shumë qypa të mëdhenj, të cilët një kohë të gjatë i paska ruajtur Haxhi Muharremi i Bukurocës që jetoi në Preshevë. Vendasit këtë vend e quajnë “Te Qypat”. Pos qypave janë gjetur edhe enë, tava, tulla, tjegulla etjerë.
Lokaliteti gjendet nja 2 km në juglindje nga fshatit, në fushë, në jug të lumit të Bushtranit dhe 500 m në lindje të Xhadesë së Vjetër Bilac-Preshevë. Poashtu këtu kanë gjetur tulla antike dhe pitosa. Thuhet se këtu ekzistone një vendbanim bujqësor i fushës.
3.6.3. Selishta

Selishta gjendet në veri të periferisë së fshatit, në një tarracë të ngritur ndërmjet Moravicës dhe Hekurudhës. Këtu vendasit gjetën tulla dhe themele me horasan të gëlqeresë. Pra, kemi të bëjmë me një vendbanim të fushës. Sipas Dr. Vahidit, në Selishtë nuk janë gjetur Qypa, por ky lokalitet është i pasur më ujë dhe Çezma të Vjetra. Është e njohur dhe e vjetër Çezma e Selishtës, e Agës Zeqir, e vjetër mbi 100 vjetë. Selishta përfshin vendin kah Xhamia e fshatit në veri deri në Hekurudhë, kalon ate në drejtim të Shoshajës.
3.6.4.Gurudani

Lokaliteti Gurudan është përplotë me shavar, ka ujë shumë dhe këtu nuk janë gjetur qypa.
3.5.5.Çezma e Agës Zeqir

Në Bukuroc ka ujë të mjaftueshëm dhe të mirë të pijes, për çka u vërtetuam edhe tek Selishtja, te Cezma e Agës Zeqir. Kjo është një Çezme e Vjetër e vendbanimit.
3.6.6. Varrezat e Krushqëve

Në fshatin Bukuroc, për Varrezat e Krushqëve, të cilat gjenden në mes të fshatit, në mes të vendbanimeve të vjetra Dobrec dhe Selishte ekziston legjenda, për të cilën flitet ndër Pleqët e fshatit si dhe për te rrëfehet edhe Dr. Vahid Murtezi nga Bukuroca, i cili thotë se këtu u takuan Krushqit e dy dasmave. Njëra dasëm ndodhi në Dobrec dhe tjetra në Selishtë. Krushqit u nisën për të marrë nuse dhe e vetmja rrugë, në mes të fshatit i takoi, asnjëra nga krushqit nuk e lëshoi rrugën, ndodhi një përleshje e përgjithëshme e dasmorëve, ku vdiqën të dy palët e krushqive. Sigurisht se vdiqën edhe nuset, për të cilat flitet se Varri i Nuses në këto Varreza ekzistoi, dallohej dhe shihej deri vonë.
Në këto Varreza dallohen varret e shumtë dhe gurët e varreve që janë të vendosur jugperëndim dhe verilindje, çka tregon se krushqit dhe varret e tyre ishin myslimane.
Varrezat janë në një lëndinë, në të cilën nuk ndërtohet asgjë, përshkak të paragjykimeve. Mirëpo, Varrezat e Krushqëve duhet të hulumtuhen dhe te mbrohen nga koha dhe dora e njeriut, i takojnë traditës shqiptare.
3.6.7. Mulliri i Ahmet Shabanit

Në Bukuroc hasëm në Mullirin e Agës Metë dhe për te na foli edhe Dr. Vahidi. Mulliri është i Ahmet Shabanit, Mëhallës së Plakiqëve, i cili i shërbente gjithë fshatit, por edhe më gjërë për bluarje të drithit. Ende shihen lugu dhe Gërmadhat e Mullirit, i cili gjendet në pjesën lindore të fshatit, në pjesën e poshtme të parkut në fshat.
3.7.Zhunicë: Rrënoja ndërtese kishtare /Crkvishta/


Lokaliteti Crkvishta gjendet ndërmjet udhës së fshatit, Moravicës në lindje dhe Lumit të Rahovicës, në veri. Sipërfaqja e lokalitetit është shumë hektarësh me ara dhe me livadhe.Aty u gjetën tulla të formatit romak, qeramikë romake e vonshme, monedha të bronzit dhe një monedhë ari. Janë gjetur edhe themelet e kompleksit ndërtimor, me gurë dhe horasan të bardhë dhe dicka tulla si dhe nga ajo del ujë i ftohtë, burimi i së cilës është në mal. Pra, kemi të bëjmë me një vendbanim të kohës romake më me rëndësi në fushën e Preshevës.
3.8.Rahovicë: Selishta, Kisha, Mirasheci
3.8.1.Selishta

Selishta fillon me Xhaminë, vazhdon në të dy anët kah Corrotica. Lokaliteti Selishtë gjendet në verilindje të fshatit, në të dy anët e udhës Rahovicë-Corroticë. Këtu janë gjetur themele të vjetra të ndërtesës dhe një Varr i ndërtuar prëj 4 tullave të mëdha në gjatësi 1m. Pra kemi të bëjmë më një vendbanim nga koha e perandorisë romake me Varreza.
3.8.2.Kisha

Kisha gjendet në lokalitetin e Selishtes në Rahovicë. Kjo kishë u ndërtua në themelet e një kishe të vjetër krishtere të vendasve.
3.8.3.Mirasheci

Mirasheci është vendbanim i vjetër, i cili gjendet përmbi fshatin dhe pendën e Rahovicës, në anën e djathtë të udhës Rahovicë-Bukoc.
3.9. Raincë: Biganoci, Uji i Ftohtë, Udha e Shtrembët, Kisha Katolike
3.9.1.Biganoci

Këtu diku gjendej Biganoci
Fshati i Vjetër Biganoc, sipas Haxhi Jakup(Bajram) Rexhepit nga Rainca është i hershëm shqiptar dhe ka qenë themeluar mbi Raincën, kah Lumi i Madh.
Biganoci gjendet 2,4 km në perëndim të Xhamisë, në koritën e lumit të Gosponicës, në vendin ku ajo takohet me një degë të tij. Pozita e lokalitetit dhe gjeturinat sipërfaqësore vërtetojnë ekzistimin e një vendbanimi bujqësor.
Biganoci shtrihet dhe përfshinë vendin prej një Shelgje të Gjatë deri te Lisi i Gjatë apo deri te Lisi i Xhemit.
Biganoci ka pasur pozitë të mirë gjeografike dhe ka poseduar kushte të mira për një jetë të mirë.
Biganoci është themeluar rrëzë malit, përskaj Lumit të Madh. Banorët e Biganocit, përshkak të kushteve të mira janë marrë me blegtori dhe zejtari. Se janë marrë me zeje, kanë bërë enë prej dheut, tregojnë edhe barinjtë, të cilët duke hapur pusa kanë hasur në enë të dëmtuara.
Banorët e Biganocit veçanërisht janë marrë me ndreqjen e bigave për qerre, andaj edhe emri i lokalitetit Biganoc.Ata ndreqnin edhe pjesë tjera të qerreve, por edhe qerre, të cilat i shitnin nëpër tregje për rreth. Ndryshe, ky lokalitet është quajtur edhe “Vendi i Bigave të qerreve”. Poashtu banorët e Biganocit janë marrë edhe me aktivitete sportive: vrapim, mundje, kërcim në tre hap, hudhje të gurit, etj. Në shenjë të kësaj ka mbetur edhe tradita e mbajtjes së Garave të hudhjes së Gurit në lëdinën e këtij lokaliteti. Ata që më së largu e kanë hudhur Gurin i kanë quajtur Dragojë. Andaj edhe lumi e mori emrin Lumi i Dragojëve.
3.9.2.Uji i Ftohtë
Vendi i quajtur Uji i Ftohtë është në një ramje pyjore dhe gjendet nja 3 km në veri prej Xhamisë dhe në perëndim të Biganocit. Këtu banorët gjetën një pitos antik dhe ky lokalitet është në lidhje me vendbanimin antik Biganoci.Në këtë lokalitet gjendet
Kroi i Ftohtë apo Uji i Ftohtë, të cilin e kanë hapur barinjtë e fshatit, në skaj të Kurrizit të Osojës së Madhe, në kufi afër Sharanpollit, kah Lumi i Madh, përballë Lisit të Xhemit apo të Gjatë. Uji i Kroit është i ftohtë dhe i shijshëm për pije. Më nuk ekziston Kroi, sepse ujin e tij e mori një familje e lagjes së Ukajve.
3.9.3. Udha e Shtrembët
Lokaliteti i quajtur “Udha e Shtrembët” gjendet nja 800 m në lindje të periferisë së fshatit.
3.9.4.Kisha Katolike

Në anën lindore të fshatit Raincë, përskaj Autoudhës Nish-Preshevë-Shkup, në anën e djthtë të saj, në anën perëndimore të Samolicës gjenden Gërmadhat e një Kishe të Vjetër Katolike, të cilës nuk ia mësuam emrin si quhet dhe si e quajnë banorët e këtyre dy vendbanimeve. Kemi të bëjmë me një Kishë të pa hulumtuar dhe kështu përfundojmë se edhe këtu, në këtë vend eksistonte një vendbanim i vjetër iliro-romak. Per këtë flasin themelet, tullat dhe tjegullat të formatit romak, të gjetura në këtë vend.

Themelet e Kishës Katolike

Tjegulla në vendin Kisha Katolike
3.10.Corroticë: Konopishta,
Lokaliteti Konopishta gjendet në juglindje të Xhamisë së fshatit, nja 600-800 m në veri të Stacionit Hekurudhor të Bukurocit dhe në afërsi të Hekurudhës, me ara. Aty janë gjetur tulla, fragmente romake, qeramikë dhe pitosa, por edhe themele të gurit. Pra, kemi të bëjmë më një vendbanim të vjetër të fushës.
3.11.Leran: Baltina /Blato/

Rreth 1 km në veri të fshatit prej qendrës, në fushë pjellore, të cilën e ndan Lumi i Leranit gjendet vendi i quajtur Baltinë /Blato/. Këtu janë gjetur themele pa horasan dhe tulla të rralla të formatit antik.
3.12.Golemidoll: Gropat, Çezma,
Lokaliteti Gropat gjendet nja 1,5 deri 2 km në perëndim të fshatit, në perëndim të Xhadesë së Vjetër. Është fjala për një terren të rrafshët pjellor dhe i punueshëm. Në sipërfaqe gjatë lavrimit dalin tulla varreza imberike, por edhe edhe skelete të njerëzve. Pra, kemi të bëjmë me ekzistimin e vendbanimit antik me Varreza.
Lokaliteti Çezma gjendet nja 500 m nga qendra e fshatit, në veri. Këtë lokalitet e pren udha e fshatit, e cila e lidh fshatin me Xhadenë e Vjetër dhe Stacionin Hekurudhor të Preshevës. Këtu ishte i vendosut një vendbanim i vogël antik.
3.13.Norça: Mëhalla e Gerajve,
Lokaliteti Mëhalla e Gerajve gjendet në jug të fshatit, ku janë gjetur themelet e tjegullave të formatit romak. Poashtu janë gjetur edhe pramide romake me vrimë të shpuara horizontalisht. Në këtë lokalitetit janë gjetur edhe disa pjesë të mureve të vjetra antike.
3.14.Tërrnavë: Lluga e Epërme,
Rreth 2 deri 2,5 km në verilindje të fshatit, në tokën pjellore dhe të punuar kah Lugina e Preshevës gjendet Lluga e Epërme. Është fjala për një vendbanim antik bujqësor të fushës.
4.Objekte-Varreza të Kohës antike në komunën e Preshevës:
4.1.Zhunicë: Vorret e Moçme

Vorret e Moçme në Zhunicë gjenden në lindje të fshatit, rreth 500 m në jug të vendbanimit Crkvishtë, në arat e punuara. Këtu u gjetën gurë dhe tulla të varrezave të vjetra, të kohës antike të vonshme, por të mbuluar me pllaka të mëdha prej gurit. Pra, kemi të bëjmë me Varreza të vjetra të kohës antike të vonshme.
4.2.Leran: Butini

Në periferi të fshatit, në lindje rreth 400 m në anën e djathtë të Lumit të Leranit gjendet plato e vendit Butin, i cili shtrihet paralel me lumin. Këtu janë gjetur ashte, skelete dhe koka njerëzore. Këtu kemi të bëjmë me Varreza latine-romake.
4.3.Varrezat në Bukoc
“Vorret e Moçme” gjenden në jug të fshatit Bukoc dhe janë varre katolike, sepse guri kryesor i kokës së banorit të varrosur është i kthyer kah Roma, në perëndim. Poashtu biseduesi thotë se gurët e varrezave janë të vendit.
Kisha në Bukoc është shkatrruar, por ekzistojnë themelet e kishës. Tash aty ekziston Çezma e Bukocit, në hyrje të Bukocit dhe nuk është në vendin si e quajnë serbët “Grobnishte”, por në vendin që banorët e Bukocit e quajnë “Vendi i Varrezave” thotë Xheladin Arifi, i ndjer nga Bukoci i Preshevës, në bisedë me të, më 06.12.1999.
5.Objekte kulti dhe vende të shenjta të kohës antike në komunën e Preshevës:
5.1.Preshevë : Guri i Shpuem

“Lokaliteti “Guri i Shpuem”, emri i të cilit rrjedh nga “kisha”, një skulpturë natyrore e pa studiuar, e futur në pjesë shkëmbore, në mesin e të cilit gjendet zgavra, e cila karakterizon këtë gurë masiv. Në pamje metafore kjo vepër krejtësisht natyrore sikur i ngjason një observatori natyror enigmatik dhe bënë vendin të duket mjaft atraktiv”. Shkruan Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik, Prishtinë, 2009, f.12/
Lokaliteti “Guri i Shpuem gjendet në jug perëndim të qytetit të Preshevës, mbi 20 Mullinjtë e Preshevës, në anën e majtë të rrjedhës së Lumit të Kurbalisë.
Lokaliteti Guri i Shpuem ishte objekt kulti dhe i takonte lokalitetit ilir në Preshevë.
5.2.Bërçec: Rrënoja ndërtese kishtare /Crkvishta/
Vendi i quajtur “Crkvishta” gjendet rreth 800 deri 1.000 m në veri-veriperëndim nga shtëpia e fundit e Mëhallës së Epërme të fshatit Bërçec, e cila ngritet lartë, në platonë e së cilës gjejmë ndërtimtari të vjetër dhe populli e quan me këtë emër.Në perëndim lidhet me malet fqinje. Në sipërfaqen e lokalitetit shihen themelet e ndërtesës
Katrore, muret e së cilës janë 11 m dhe marrin drejtimin jug-lindje-veri-perëndim. Ndërsa muret e shkurtër janë me gjatësi 7 m. Trashësia e mureve është 90 cm. Në objekt dhe në afërsi të tij gjenden pjekurina fragmentare tulla të formatit romak. Këtu flitet nga banorët se janë gjetur edhe para të bakrit. Kemi të bëjmë me mbeturina të tempullit të antikës së vonshme, iliro-dardane-shqiptare.
5.3.Bushtran: Rrënoja ndërtese kishtare /Crkvishta/

Vendi i quajtur “Crkvishta” në Bushtran gjendet në afërsi të 300 m, ku serbët kanë ngritur varrezat e tyre, te shkurrat e rritura, në veri-perëndim të fshatit. Kemi të bëjmë me varreza të kohës antike, në realitet vendasit flasin se këtu ishte e ngritur një kishë katolike shqiptare.
5.4.Leran: Rrënoja ndërtese kishtare /Crkvishta/
Vendi i quajtur “Crkvishta” në Leran gjendet 2 km në veri-veriperëndim nga qendra e fshatit, në anën verilindore të lumit të fshatit. Vendasit flasin së në këtë vend ka qenë e vendosur, e ngritur kisha katolike shqiptare. Uji i lumit ka mbulua shumë varreza të ndërtuara me pllaka gurore.
5.5.Strezoc: Rrënoja ndërtese kishtare /Crkvishta/

Pamje nga fshati Strezoc
Në afërsi të Xhamisë së Mëhallës së Ashanëve, në anën lindore-verilindore dhe përskaj bregut të djathtë të lumit të fshatit, gjendet vendi Crkvishtë, me thmele prej gurëve.Vendasit flasin se aty më parë ishte e ndërtuar kisha shqiptare.
5.6.Tërrnavë: Kisha
Flitet se kjo Kishë ishte e ndërtuar në themelet e një kishe të vjetër krishtere shqiptare. Për rreth saj janë hasur varreza me skelete. Ishte i locuar tempulli i kohës antike me nekropole të vendasëve.
Të përmendin edhe Manastire të vjetra në Preshevë dhe Rahovicë. Manastiri i Preshevës gjendet në jugperëndim të Preshevës, në anën e majtë të udhës Preshevë-Gjilan, mbi kishën dhe ndër Kalanë e Preshevës osë atu te vendi i quajtur Te Mullinjtë e Preshevës.
Manastiri i Rahovicës gjendet në jug perëndim të Rahovicës, në anën e majtë të udhës Rahovicë-Bukoc, te Penda e Rahovicës. Aty të çon udha e malit, ku gjenden dy cezma dhe brenda në mal gjenden gërmadhat e kishës katolike.
6.Gjetje individuale dhe të rastësishme
6.1.Miratoc: Krekëza
Rreth 3 deri 4 km në lindje-verilindje të fshatit, në afërsi të Xhamisë së Re, në anën e djathtë të autoudhës, në potezin i cili quhet Kregëza, banori i fshatit, Destan Destani, para LDB, ka gjetur një Pitos antik, të cilin edhe sot e ruan në shtëpi.
6.2.Preshevë: Hurdha-Rrethi

Rreth 300-400 m në lindje nga Kisha gjendet Rrethi, në të cilin është gjetur një pitos antik. Poashtu, sipas fjalëve të vendasve është gjetur edhe një Varr, por origjina dhe konstrukcioni nuk janë vërtetuar.
7.Vendbanime dhe lokalitete të kohës së mëvonshme apo të kohës së pa caktuar
7.1.Norçë: Selishta

Rrëzë kodrës, në të cilën gjendet edhe një pjesë e ndërtuar e Xhamisë, kompleksi nga shkolla e deri tek Mëhalla e Gerajve gjendet vendi i quajtur Selishta. Këtu, sipas fjalëve të vendasve kishte ekzistuar një vendbanim.
7.2.Strezoc: Furrat
Në mbarim të udhës së fshatit, e cila e lidh fshatin me udhën e vjetër, në potezin Gjeren gjendet lokaliteti Furra. Nëpër këtë lokalitet rrjedh lumi i Bugarinës.
7.3.Miratoc: Banjka e objekte të tjera arkeologjike

Banjka dhe Autoudha Nish-Shkup


Në largësi të disa kilometrave nga fshati në fund të autoudhës gjendet potezi Banjka.Këtu janë gjetur varreza të vjetra të një vendbanimi të vjetër.
“Sot në pjesën e fushës “Kalldërma e Fezllahit”, “Kalldërma e Xhelepit”, “Gurishta” dhe më gjerë shtrihet lokaliteti arkeologjik i regjistruar nga entet arkeologjike të Serbisë. Sipas tyre, lokaliteti “Kisha” është Nekropole e periudhës romake.
Rreth e përqark lokalitetit të Kishës në hapsirë prej Kalldërmës së Xhelepit në perëndim deri te Livadhi i Lilës në lindje.
Prej gurishtes në veri e deri te Krekëza në jug në sipërfaqe prej 2-2.5 km2 shtrihet hapsira ku hasëm gjurmë që dëshmojnë për jetesën e njerëzve në këto vise dhe ekzistimin e këtyre dy katundeve.
Në lokalitetin e gurishtes në veri janë varreza krishtere, 500 metra më në jug të lokalitetit Varret e Turqve gjenden varrezat muslimane. Të dy këto grupet të varrezave numerikisht janë më të pakta për dallim prej varrezave të lokalitetit të Kishës ku numerikisht këto varreza janë më të numërta.
Varrezat muslimane janë që nga fundi i shekullit 15 dhe fillimi shekullit 16. Në këtë periudhë, tërë Kazaja e Preshevës numëronte rreth 25 familje të besimit musliman, gjysma e këtij numri të familjeve muslimane jetoni në katundin Banjkë dhe Sakanoc.
Këta besimtarë musliman kishin një xhami të përbashkët. Besohet se kjo ishte xhamia e Tabanocit, ku sot është në rrënim e sipër.
Kujtoj se, Xhamia e Tabanocit është njëra ndër xhamitë më të vjetra në teritorin e ish Jugosllavisë ndosha edhe në Gadishllin Ballkanik.
Mendohet se është ndërtuar nga tregtarët aziatik para ardhjes së turqve.
Varrezat e lartpërmendura të tre grupeve shtrihen nga veriu në drejtim të jugut paralelisht me autostradën. Gjatë realizimit të punimeve në autostradë si në të kaluarën edhe tani dëmtuar relativisht shumë.
Varrezat janë të murosura në të katër anët me gurë. Kanë shtrojë dhe mbulojë prej rrasave të gurëve ose pllakave të qeramikës. Janë në pozitë, këmbët nga lindja ndërsa kokën kah perëndimi, janë varreza katolike.
Të dhënat informative mbi historinë e kësaj nekropole i kemi lexuar edhe në shkrimet e autorëve të ndryshëm të shkollës së Beogradit dhe Shkupit si: Trifunovski, Haxhivasileviqi, Stojanovski etj.
Po përmendim një detaj nga autorët shqiptar. Pjetër Bogdani, kryeipeshku i Shkupi i dërgoi Romës një raport në vitin 1662 në të cilën thotë se “Bërthamën e pjestarëvetë besimit katolik në Serbi e përbëjnë shqiptarët. Nga kjo mund të përfundojmë se popullsia e këtyre katundeve ishte shqiptare e të dy besimeve e jo popullsi serbe e turke si pretendojnë të tjerët”. /Shkruan: prof. Sami Agushi, Çka fshihet nga e kaluara historike në Luginën e Preshevës? presheva.com, 08/09/2011/
8.Bushtrani, vendbanim i Vjetër Dardan

8.1.Kalldërma në Bushtran

Kalldërma, udha e vjetër Bilaç-Kumanovë
Edhe Koplenica e Bushtranit është ngastër e veçantë, në mes Bilaçit dhe Bushtranit.
Në këtë ngastër të Koplenicës, mes livadheve të Asllan Arnautit dhe Dobridubit (Lismirit), gjendet Kalldërma, rreth lumit të sotëm të Bushtranit.
8.2..Koplenica në Bushtran

Koplenica, udha e vjetër Bilac-Bushtran-Preshevë-Kumanovë
8.3..Ara e Vakëfit në Bushtran

Ara e Vakëfit në Bushtran, gjendet në të djathtë të udhës dhe Varrezave të Vjetra të Bushtranit, te vendi i quajtur Zallina, në jug të fshatit.

8.4.Varrezat e Vjetra Myslimane në Bushtran, te vendi Zallina, në jug tq fshatit
8.5.Varreza të vjetra, te vendi Kolibja në Bushtran

8.6. Ballavani /Gurët e Bollës/ në Bushtran

8.7.Plato e Relejit TV në Bushtran

Dr. Jahi Staneci në hulumtimet e tija ka ardhur në përfundim se në komunën e Preshevës, Vendgjetjet nga periudha parahistorike janë: Guri i Gatë në Tërrnavë, Kështjella e Bushtranit, Kacipupi në Rahovicë, Bregu përmbi Geraj, Livadhi i Deleve, Lagja e Dinarëve dhe Lugu Grykë, në Stanec, Vendgjetja afër shkollës në Buhiç, Bregu i djathtë i lumit të Stanecit në Ilincë, Vale/Valeva/, Peçene, Guri i Norçës, Kështjella e Lagjës Gjinaj në Depcë, Kështjela e Lagjes Isaukë në Caravajkë, 2 kështjella në Sefer, vendgjetja ndërmjet Hekurudhës dhe Banjkës në Miratoc, në Strezoc 2 vendgjetje dhe në Tërrnavë, vendgjetja në veriperëndim të Gurit të gatë.
dhe nga periudha antike janë: Kalaja e Preshevës, Rrëza lindore e Kështjellës së Preshevës, Bregu i majtë i Lumit të Kurbalisë, rrëza jugore e Kështjellë së Preshevë/veëndbanim/,Tarraca në bregun e djathtë të Lumit të Kurbalisë, në juglindje të kështjellës, përmbi dy mullinjtë/vendbanim/, Bregu i majtë i Përroit të Kështjellës së Preshevës, përballë kështjellës së Preshevës/vendbanim dhe varreza/, Vendi tea e Lugut të Brinjës rreth 100 m në veri të Gurit të Gjatë/vendbanim/, Rrëza e Udhës së Brinjës së Preshevës 80-100 m në veri të Gurit të Gjatë/vendbanim dhe varreza/, Përzhar, varreza tumuli/varreza ilire/, Përkulja e Përzharit/varreza/, Bukurocë, tri vendgjetje përreth katundit, Zhunicë, qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore:ujësjellësi, lënda ndërtimore, dy objektetë sakrificës, Kacipupi, Kështjella e Rahovicës /vendbanim dhe varreza/,
Tarraca në bregun e majtë të lumit të Rahovicës, përballë xhamisë, Raincë tri vendgjetje, Corroticë dy vendgjetje, Bërçec, një vendgjetje, një vendgjetje në Bushtran, një vendgjetje në Golemidoll, në Leran, pesë vendgjetje, në Norçë dy vendgjetje, Rrëza lindore e Gurit të Norçës/vendbanim/, dy vendgjetje në Strezoc, tri vendgjetje në Tërrnavë, një në Cakanoc, një në Çukarkë, Bregu i lumit Banjkë në Miratoc, Në Kurbali, në lagjen e Nuhallarëve, te Çezma, Stanec, Kështjella dhe dy vendgjetje, Në shtratin e lumit të Stanecit në caravajkë,/vendbanim/, Ilincë, në skajin lindor të katundit/vendbanim/, Livadhi i Shehut, në fund të livadhit, ku ndan udha për Buhiç/vendbanim/ dhe Mali Ostrovicë, në majën e saj/1/168/ kështjellë.
Vlen të përmendim edhe dy objekte arkeologjike në Malësinë e Karadakut : Vala /Valeva/ dhe Vaça /Vaçka/, vendbanime të vjetra dardane, të zhdukura, por të cilat shënohen në pasqyrën tabelare të popullsisë së vendbanimeve fshatare në Kadillukun e Vranjës, në shek XVI. Atëherë Kadilluku i Vranjës përfshinte këto nahi: Vranja, Morava, Moravica, Presheva, Pçinja dhe Inogoshta.
Vala gjendet në juglindje, në anën e majtë të udhës Preshevë-Gjilan, te Livadhi i Shehut, ndërsa Vaça gjendet në veriperëndim, te fshati Buhiç.
Vala në regjistrimin e popullsisë të vitit 1519 kishte 4 familje të krishterë, në regjistrimin e vitit 1528 kishte 4 familje të krishterë dhe në regjistrimin e vitit 1570 kishte 3 familje të krishterë.
Vaça në regjistrimin e popullsisë të vitit 1519 kishte 6 familje të krishterë, në regjistrimin e vitit 1528 kishte 7 familje të krishterë dhe në regjistrimin e vitit 1570 kishte 2 familje të krishterë.
Të themi se atëherë regjistrimi bëhej vetëm në bazë të përkatësisë fetare. Ishte kohë e pushtimit të këtyre trojeve nga Turqia Otomane, e cila Vranjën dhe Preshevën e mori më 1444/45. Andaj edhe ishte fillimi i islamizimit dhe i depërtimit islam në këto troje. Poashtu të themi se Karadaku i Presehvës, sipas shumë studiuesve edhe serbë ishte bastion i katolicizmit, çka do të thotë se kemi të bëjmë me popullsi krishtere katolike, por edhe ortodokse që flasin shumë dokumente dhe studiues.
Poashtu të përmendim, si objekte arkeologjike: Arën e Dervishit në Bërçec,Gurin i Gatë në Tërrnavë, Kodrën e Dautit te Gerajt, Arat e Misinit në Bukuc, etj.
REFERENCAT
1.Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999
/Punimi i dr. Jahi Stanecit/.
2.Dr Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(monografi), Prishtinë,2010
3. Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik, Prishtinë, 2009
4. Sami Agushi, Çka fshihet nga e kaluara historike në Luginën e Preshevës? presheva.com, 08/09/2011/
5. Dr.sci Naser Kamberi, Gjetjet arkeologjike në lokalitetin Bostanishtë, Bunishtë të Zhunicës dhe nekropolet e lokalitetit Përshk /Përzharë/dokumentojnë antropogjenezën dardane, Gjimnazisti, Preshevë, 2010, nr.2.
6.Bisedë me Dr. Vahid Murtezin nga Bukuroci, njëkohësisht tregues i objekteve arkeologjike në Bukuroc, Bushtran dhe Zhunicë gjatë fotografimit, më 13 prill 2012
7.Bisedë me Dajën Fazli Fejzullahun nga Bushtrani, njëkohësisht tregues i objekteve arkeologjike në Bushtran, më 11 prill 2012.
8.Aleksandar Stojanovski, Vranjski Kadiluk u XVI veku, Vranje, 1985
9.Milan Jovanovic, Arheoloska istrazivanja u 1966. i 1967. godini, Vranjski glasnik, knj. III, Vranje, 1967
10. I njëjti, Arheoloska istrazivanja u 1968.godini, Vranjski glasnik,knj. IV, Vranje, 1968
11.Mihajlo Kostic, Presevska kotlina, Drustveno-geografska studija, Vranjski glasnik, knj.V, Vranje, 1969
12.Jovan Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara srbija, Presevska oblast, knjiga druga, Beograd, 1913
13.Mirjana Vukmanovic i Petar Popovic, Sondazna istrazivanja gradinskih naselja na podrucju Vranjsko-Presevskae kotline,Godisnjak, knj.XX, Centar za Balkanoloska ispitivanja ANU BiH, Sarajevo, 1992
14.Jovan F. Trifunoski, Kumanovsko-Presevska Crna Gora, Beograd, 1951
15.I njëjti, Moravica, istocno-presevski sela, Godisen zbornik, knj. 1, Filozofski Fakultet na Univerzitetot-Skopje, Skopje, 1948
16. Bisedë me Vehbi Fazliu, historian nga Rainca, më 9 janar 2012 dhe shënimet e Vebiut të bisedës së tij me Haxhi Jakup(Bajram) Rexhepin nga Rainca, të ndjer.
17.Reshat Abdiu, Bushtrani njihet si vendbanim i lashtë Dardan, www.Kosova lindore, më 06.04.2011
18. Xheladin Arifi, i ndjer nga Bukoci i Preshevës, në bisedë me të, më 06.12.1999
19.Në vizitat e përmendura bashkëudhëtar e pata Kadri Dodën nga Presheva

Shkruan: Xhemaledin SALIHU
Preshevë, më 15 prill 2012
Posted in Blogroll | No Comments »
