Archive for February 2012

TE PERPIQEMI TE NDERTOJME VATANIN ME VLERA REALE.

Evi  Kokoshi

 

mihal-i.pdf

 

  Veprimi intensiv i gjitheve me te gjitha fuqite: morale, diturie dhe ekonomike eshte ne interes  te  Shqiperise sone aq te vuajtur. I tere vatani yne ka nevoje te punojme  e te marrim pjese sa me gjallerisht per lulèzimin e tij. Kerkese kjo qe nuk kerkon privilegje por,  pèrmiresimin e jetes dhe lartesimin e shqiptarit, icili lindi ne vuajtje, njomi kafshaten me lot ,e,vuajti si rrallè kush !

    Reaksioni zinxhir i shkaterrimeve  gjate dekadave te tera-me bollek! Nata e zeze komuniste demtoi edhe me rende sa, prishi dhe nga brenda qelizen e gjakut  .

     Zaten dhe,  kot me te madhen  katastrofe ,populli i yne e perkufizon :”Na prishe gjakun” Kjo pèrdoret dhe sot  kur, paraja i ka zene frymen te drejtes dhe krimineli si ujku qe çan kane, shkyehn berrin e, tallet me britmat e tij!

    Eshte  koha qe ta kemi fjalen- fjale e  punèn –punè qe te lulezojme vatanin tone, i dashur lexues,  ndaj po  bej te pranishme kete shkrim te  njerit nga pionieret  e pare te vetarinarise shqiptare,me rastin e 25 vjetorit te ndarjes nga jeta qe,pikellimi nuk qe pjese vetem e te afermeve te tij po,dhe  e gjitheve qe u penguan ne pjesmarrjen e  asaj ceromonie mortotore te ketij “Armik populli”(!) - mikut te ngushte te Dr. Bilal Golemit,Tare Libohoves e Vasafi Samimit- zotit.Mihal Dilo qe, s’dinte te kursente mundin, kur ish nevoja dhe jeten,né tè mire te atdheut dhe te bashkeatdhetareve te tij.  Edhe sot ka qe  u ngjan sikur u thote :” Njeriu vdes nje dite. Nderi rron.  Emri mbetet” I vyrtyteshem ne modesti,  ne njerezoren ,i thote gjerat me emrin qe kane .Jep substance.  

     

GJAKMARJA - NJË PLAGË QË ENDE KULLON GJAK

v.pdf

-Shfaqet në Boston filmi  artistik shqiptar ”Falja e gjakut”, i cili u ndoq nga 150 pjesëmarrës, shumica shqiptarë por edhe amerikanë-

-Mes të pranishmëve edhe ambasadori shqiptar në SHBA, Gilbert Galanxhi-

                                                                                         Nga Fuat Memeli

Pas “shtegëtimit “ në festivalin e Berlinit, në New York e Çikago ( Amerikë) , Sidnei (Australi), Toronto (Kanada)  ,në Tiranë etj, stacioni i fundit i shfaqjes së filmit artistik shqiptar”Falja e gjakut” ishte në Boston. 150 pjesëmarrës, shumica shqiptarë por edhe amerikanë, ndoqën plot emocion filmin në fjalë, shfaqja e të cilit u bë në një nga sallat e Universitetit të Bostonit. Mes pjesëmarrësve , ishin edhe ambasadori  shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gilbert Galanxhi si dhe këshilltari i kësaj ambasade, Arian Spasse.  Ashtu si për shumë veprimtari të tjera të shqiptarëve që jetojnë në Boston, organizatore e kësaj shfaqjeje ishte Shoqata “Mass.Albania “Besa”. Filmi në fjalë,  ka regjisor, amerikanin Joshua Martinson ,ndërsa skënaristë janë regjisor i mësipëm si  dhe shqiptari , Andamion Murataj.

Ky film, i cili tashmë  është i njohur për lexuesin , trajton një plagë të vjetër të shoqërisë shqiptare, sidomos në zonat e veriut, gjakmarjen. Drama e ngjarjes fillon për një copë rrugë, për një copë tokë. Një nga fshatarët që ka marrë tokë pas viteve ’90 , ndalon të kalojë aty një bashkëfshatarin e tij ,familja e të cilit edhe e ka patur më parë këtë tokë. Gjakrat nxehen dhe vritet një nga vëllezrit e familjes që pengoi  kalimin. Pjesëtarët e dy familjeve që morrën pjesë në vrasje, ngujohen. Fillon një jetë e vështirë për pjesëtarët  etyre, sidomos për fëmijët që duan të shkojnë në shkollë, që duan të lozin me shokët e me shoqet, që kërkojnë lirinë e munguar. Episodet plot dramacitet, vazhdojnë njëri pas  tjetrit. Dy personazhet kryesorë , që në film janë motër e vëlla, luhen nga dy të rinj shkodranë, Tristan  Halilaj në rolin e Nikut dhe Sindi Laçej, në rolin Rudinës. Megjithëse pa përvojë në fushën e kinematografisë ( të dy luajnë për  herë të parë)ata arritën të zbërthejnnë bukur rolet në fjalë. Me që kanuni nuk lejon vrasjen për gjakmarrje të fëmijëve,  pas ngujimit të  jatit, fatin e të ushqyerit të familjes, e mer vajza e re, Rudina. Me karocën e babait, ajo shkon në një furrë mer bukë dhe e shet nëpër familjet e fshatarëve. Veç bukës,  tënton të shesë edhe cigare, duke mësuar nga nevoja, edhe të fshehtat e biznesit të vogël.( Veprimet e saj na kujtojnë shitësit e parë ambulantë në Shqipëri , në vitet e para të demokracisë.Në film jepen tentativat për të pajtuar familjet që janë në gjak  si dhe vështirësitë që hasen. Në “lojjë” tenton të hyjë një burrë nga qyteti i shodrës, gjoja i njohur për faljen e gjaqeve por ai kërkon lek dhe nuk pranohet. Guximin për të hyrë në bisedime me familjen e viktimës , e mer i riu Nik, duke shkuar te shtëpia e tyre.Gjakrat nxehen  sërish dhe  pajtimi nuk arrihet. Me aktin e të riut, autorët kanë dashur të japin mesazhin se brezi I ri ,nuk pajtohet me këtë fenomen dhe kërkon ta zgjidhë atë.  Filmi jep ndonjë “dritë në tunel” ,por problemi i gjakmarjes, mbetet  i pa zgjidhur , ashtu siç është edhe në realitet.Ajo është një plagë që ende kullon gjak.

Pas shfaqjes, moderator i saj , përfaqësuesi i  Shoqatës “Mass.Albania “Besa”,  Mark Kosmo, fton para mikrofonit dy aktorët e rinj, Tristanin dhje Sindin, të cilët kanë ardhur posaçërisht nga Shqipëria për të marrë pjesë në shfaqjet e filmit që do bëhen në Amerikë, si dhe bashkë skenaristin e bashkë producentin , Andamion Murataj , i cili punon dhe jeton në Amerikë. Fjalën e marrin pastaj shikuesit, të cilët bëjnë pyetje por edhe shfaqin mendimen e tyre për filmin. Diskutantët urojnë autorët si dhe aktorët e rinj për filmin e bukur që kanë realizuar, i cili mban “erë” Shqipëri, jo vetëm se aktorët janë shqiptarë ( nga Shkodra, Prishtina e Tetova) por edhe disa nga ralizuesit e tij.Filmi gjithashtu  është xhiruar i  gjithi në Shqipëri , në rrethin e Shodrës. Dikush edhe preket , pasi  ky fenomen nuk është vetëm shqiptar,  e ai sikur na ve një “ njollë “ të zezë para syve të botës. Me interes u dëgjua nga pjesëmarrësit fjala e gruas së moshuar, Isabela Malaj , me origjinë nga rrethi i Shkodrës.-Ky film më la plot mbresa.Ai më çoi në Shkodrën time , nga e kam origjinën. Filmi është realizuar bukur por unë sot nuk do fle e qetë, pasi  u ngacmua një plagë e vjetër e shoqërisë shqiptare.Më vjen keq që ky fenomen vazhdon ende në Shqipërinë tonë. Por, siç del edhe në film, të rinjtë nuk e pranojnë gjakmarrjen.Me siguri  brezi  i ri që po ritet do ta minimizojë ose do ta zhdukë këtë fenomen, theksoi diskutantja.

Me vëmëndje u ndoq  fjala e ambasadorit shqiptar në Amerikë, zotit Gilbert Galanxhi. Pasi përgëzoi autorët dhe aktorët e rinj, për punën plot pasion e këmbëngulje që kanë bërë për realizimin e filmit, ai theksoi:-Kanuni dhe gjakmarrja, nuk janë vetëm fenomene shqiptare. Ata kanë ekzistuar e ekzistojnë edhe në disa vende të tjera të botës. Për kohhën kur u hartua, kanuni kishte vlerat e tij , pasi ishte një lloj kodi ligjor. Ai ka anë pozitive por edhe negative. Tani kohët kanë ndryshuar dhe kodet e tij duhen kapërxyer, por kjo nuk është e lehtë. Fenomenin e gjakmarrjes, nuk mund ta zgjidhë vetëm shteti , vetëm policia. Policia shqiptare e njeh atë , i ka të dhënat e duhura por problemi nuk zgjidhet me forcë. Duhet rritur shkalla e edukimit dhe mirëqënies. Për zhdukjen e këtij fenomeni , duhet të luftojë gjithë shoqëria, gjithë grupet e interest. Mbi të gjitha duhet të sundojë shteti ligjor, jo vetgjyqësia. Edhe në Amerikë ka vrasje por këtu vepron ligji, theksoi ambasadori.

Edhe  pjesëmarrës të tjerë , dhanë mendimet e tyre për filmin. Krahas vlerësimeve ,në bisedat me disa prej tyre , ata kishin edhe ndionjë vërejtje. Një nga ato ishte kohëzgjatja e filmit, e cila shkonte rreth dy orë. Sipas tyre , ai mund të “shtrydhej” në disa episode, pasi  ishin të zgjatur dhe brendia e filmit nuk cënohej. Kjo do t’I shtonte ritmin atij .Disa veprime , si ai kur Niku zhgaravit muret , duken si të pakuptueshë. Një vërejtje tjetër ishte ajo e personazhit që vjen nga qyteti dhe bëhet “ shkes”për zgjidhjen e gjakmarrjes. Për ta bërë këtë , ai kërkon lek , gjë që nuk duket bindëse, pasi personat që janë marrë me zgjidhjen e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri, kanë qënë njerëz të nderuar , që respektoheshin nga fshatarët e që fjala e tyre zinte vënd.Dikush tjeër na tha se dukej i pamotivuar lirimi menjehere nga burgu i , i babait të Nikut e Rudinës.(Duhet theksuar se ky rol , që ishte nga më të spikaturit, luhej prej aktorit shqiptar nga Tetova, Refet Abazi.)  Megjith ndonjë vërejteje,ai ishte një realizim i bukur . Siç u shpreh një diskutant, për të vërtetat  jetësore që ka, ai duket si të ishte një film dokumentar.

Pas s hfaqjes së filmit, biseduam me dy aktorët e rinj si dhe bashkëskenaristin e bashkëproducentin, për t’i njohur më mirë lexuesi  si dhe për t’i marrë ndonjë mendim për filmin . Sindi Laçej- Jam nxënëse në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në Shkodër. Isha vetëm 14 vjet kur më zgjodhën për të luajtur këtë rol. Në rradhë  isha e 89 por ja që dola e para kur u bë seleksionimi. Ky fakt më gëzoi shumë. Sot jam 16 vjet. Kemi punuar mbi tre muaj me aktorin e njohur  ,Refet Abazi , me Tristain dhe aktorë të tjerë, për t’u familjarizuar , pasi në rol jemi pjesëtarë të një familjeje. Ëndëroja të luaja në një film dhe dëshira mu realizua.Shpesoj në të ardhmen të luaj në ndonjë film tjetër.

Tristan Halilaj:-Edhe unë jam nga Shkodra por vazhdoj studimet në Universitetin e Tetovës , për aktrim. Petagog kryesor kam aktorin e njohur , Refet Abazi, i cili në film luan rolin e babait tim. Sapo e kam nisur rrugën e bukur por të vështirë të aktorit. Duhet punë, shumë punë , pasi rruga e artit është e bukur por e vështirë.

Andomion Murataj:- Unë kam mbaruar për gjuhë- letërsi si dhe për regjisurë në Shqipëri.Vazhdova kualifikimin  për kinematografi edhe këtu në Amerikë dhe tani merem me këtë  punë. Ky film na ka lodhur mjaft por besoj se ja kemi arritur qëllimit. Ai është pëlqyer nga shumë shikues.  Në Shqipëri ka patur një numur rekord shikuesish. Në festivalin e Berlinit që u zhvillua vitin e kaluar, skenarit të këtij filmi ju dha çmimi ”Ariu i argjëntë” . Ai do të shfaqet edhe edhe në disa qytete të tjera të Amerikës, jo vetëm për shqiptarë që jetojnë këtu por edhe për amerikanë.

Shfaqja e filit artistik “ Falja e gjakut”, e cila u organizua nga Shoqata “Mass.Albania” Besa” , ishte fillimi i veprimtarive që ka planifikuar kjo shoqatë , në  kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Përfaqësuesit e saj na thonë se këtë vit do të kete një serë veprimtarish  si ekspozita e panaire, shfaqje filmash , takime me figura të shquara të kombit shqiptar , etj. Festimet për këtë vit , sapo kanë filluar.  100 vjetori I shpalljes së Pavarësisë, është ngjarje madhore për gjithë shiptarët , edhe për ata të disaporës, mes tyre edhe për ata që punojnë e jetojnë në Boston.

 

Fotot si me poshte:

 

1. Nr.  8594 Mark Kosmo, pëfaqësues i Shoqatës ” Mass.Albania “Besa”

           përshëndet pjesëmarrësit.

  2.     8596 Pjesëmarrës në shfaqje

  3.     8627 Nëna Isabela Mali, uron aktorët e rinj

  4.    8630 Një kujtim me aktorët e rinj dhe ambasadorin shqiptar

  5.     8615 Përfaqësuesit e Ambasadës Shqiptare duke ndjekur filmin

  6.    8620 Një kujtim pas shfaqjes me grupin e filmit, ambasadorin shqiptar

          Gilbert Galanxhi dhe përfaqësuesit e Shoqatës” Mass.Albania”Besa”.

  7.     8609 Andamion Murataj , një nga realizuesit kryesorë të filmit si dhe dy

          aktorët e rinj, Sindi Laçej e Tristan Halilaj

 

“Në vorbullat e jetës e të përjetimeve””

kopi-kycyku.pdf

Intervistë me  Akademik prof.dr inxh.Kopi Kycyku

Nga Raimonda MOISIU

Monda Moisiu

Akademik prof. dr. inxh. Kopi Kyçyku është një penë e njohur për monografitë historike ballkanike dhe më tej, deri në Azinë e largët, në dy gjuhë: shqip dhe rumanisht, sikundër :”Mustafa Qemal Ataturku; Me Ataturkun; Kryengritja e armatosur e Ilindenit (Maqedoni) e vitit 1903; Republika e Turqisë në vitet 1945-1985; Pater (Emil Konduraqi); Midis strehësh e trandjesh; Arumunët e Shqipërisë në kontekst ballkanik; Arumunët në optikën shqiptaro-rumune; Një vështrim në marrëdhëniet shqiptaro-rumune gjatë shekujve; Historia e Shqipërisë; Historia e Maqedonisë; Historia e Azerbajxhanit; Algjeria: e shkuara dhe e sotmja; Marrëdhëniet inter-etnike shqiptaro-italiane dhe dygjuhësia; Ataturkizmi dhe Turqia e Mijëvjetshit të Tretë; Hajdar Alijev - një Ataturk i kohës sonë; Hristo Botev - pena dhe pushka; etj; Përveç kësaj, ai radhitet ndër shkrimtarët e poetët që ka lëvruar disa zhanre, me:
-27 vëllime poetike dhe në prozë për fëmijë e të rritur; drama e komedi me një akt, skeçe, novela, pamflete dhe fejtone, reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë, ese etj; 
- Rreth tridhjetë vepra letrare dhe shkencore të përkthyera nga gjuhët e huaja në shqip dhe anasjelltas;
- Tekste universitare për gjuhët italiane, rumune dhe turke; 
- Mbi treqind artikuj shkencorë dhe studime për gjuhësinë e krahasuar, për historinë ballkanike dhe botërore, për gjeokiminë etj, të botuara në organe të shtypit të specializuar në Shqipëri, Rumani e në vende të tjera.
- Mbi dyzet referate dhe kumtesa shkencore, të paraqitura në konferenca, simpoziume dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, pa lënë mbas dore marrjen sistematike me publicistikë. Ka filluar të krijojë që në fëmijëri, me ambicjen e vërtetë për t’u bërë shkrimtar e poet dhe një pasardhës i denjë i dy kolosëve të letrave shqipe, bashkëqyetarëve të tij: Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli. Kontribues me një karrierë tashmë të gjatë krijuese, me ndikimin e mençur të mendimit artistik e filozofik në letërsinë shqipe e rumune, zotërues i shumë gjuhëve të huaja, veprat origjinale në disa zhanre, në shqip, por edhe dygjuhëshe, e kanë bërë të mirënjohur akademik prof. dr. Kopi Kyçykun jo vetëm në mjediset shqiptare, por edhe në ato ballkanike dhe eurojuglindore, madje në mbarë Evropën e në botë. Personazhet e veprave të tij letrare janë njerëz të thjeshtë, të mitur e të rritur, me magjinë e plotfuqishme plot jetë në të kaluarën e të tashmen, të cilët kanë lirinë, ëndrrat e përvojat jetësore përkatëse. 
Në këtë intervistë, akademik profesor doktor inxhinier Kopi Kyçyku ndan me audiencën e dashamirësve të artit e të letërsisë, arritjet dhe eksperiencat e larmishme e profesionale në udhëtimin e gjatë të krijimtarisë së tij.
Për më shumë ndiqni bisedën:

Bisedoi:Raimonda MOISIU

POETJA E RE DIELLZA BAJRAMI

 

Diellza Bajrami u lind me 27.11.1993 në fshatin Qëndresë (ish Randobravë) Komuna e Prizrenit. Vijon mësimet në vitin e fundit në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit. Merret me krijimtari letrare. Shkruan poezi, ese, tregime dhe pjesë teatrale. Poezitë i ka botuar në revistën “Zogu i Qëndresës”, “Fidani” , dhe në librat antologjik të krijuesve prizrenas botuar nga Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit si: “Rrugëtimi i fjalës”, “Ndize dritën e mendimit”, “Takim brezash”, “Vargu Jubilar”, “Magjia e vargut” etj…
Vëllimi me poezi  ‘’OAZE E NDJENJAVE RINORE’’ është libri i parë i saj botuar më 2009 në Prizren.Në dorëshkrim ka edhe librin e dytë me poezi.

Diellza Bajrami është një nxënëse e shkëlqyer dhe aktive jo vetëm në Gjimnazin ku meson, por dhe në komunitetin e qytetit të Prizrenit.

Diellza me krijimet e saja po ecën shkallë-shkallë drejt dëshirave ku ajo ëndërron.

Poezia e Diellzës premton një të ardhme dinjitoze dhe vet  libri i dyt që ajo ka në prag botimi premton më shumë arritje.

Nga Arqile Gjata

Buqetë me poezi nga DIELLZA BAJRAMI

Tinguj dëbore

           Në dritare ca fjalë të ngrira

          “Koha ndërroi fizionominë”-më thanë

          Strukem në mendime si kur isha fëmijë

          Sodis fjongot e borës por pa ngrohtësi!

 

         Dhe vërtetë është e pazakontë

         Si ndjenjat u deformuakan në rrugëtim

         Agoi një ditë e re,pa diell,pa krahnezë

         Por me acar në krahërorin tim.

 

        Enis drejt teje zemra ime

        Të rrëshqasë pa urdhëresë,

        Bora bie si mëndafsh I bardhë

        Dëgjoj tingëllimën e saj mbi qelq.

 

       Përtej ëndrrës,vërej nga largësia

       Një anije e shkretë lundron me zymtësi

       E braktisur,e vetme ne oqeane akullnajash

       Mezi mbajti frymen në këtë mot ogurzi.

 

       Të shoh ty në ballë të saj

       Si një vegim që zhduket shpejtë

       Pastaj mbyll sytë të të kem më pranë

       Vetëm trikoja e dimrit nuk ikën si kometë.

 

       Imazhi yt u shua ngadalë

       Vezulloi si qiri e mbetën ca pika dyll

      Aq furishëm u rrënua mbretëria jonë

       Më as zë bilbili nuk jehon në pyll.

 

      Tani acari u rrënjos në zemër pamëshirë

      Por dashuria jonë sesi ngeci diku

      Mikpritjes së jetës nuk mundëm t’I bëjmë ballë

      Do të harrohemi nëpër botë,të ikim kuturu.

 

      Ndalova në udhëkryq,e ngacmuar nga ky kujtim

      Mora në dorë penën të deshifroj këtë mister

      U binda më në fund,e dehur në frymëzim

      Nuk ishin tinguj dëbore por vilet e shpirtit tim.

Rrugëtim maratone 

          U nisën shkronjat…

          Përtej oqeanit,barrierat ndër këmbë,

          Të mospërfilluara,griseshin.

          Në port,zbarkuan atëbotë,

          Buqeta lulevjollcash për hirësinë tënde.

          Një vatër diturie,

          Një nismë dritëkërkuese

          Një diell i ri,për rrezatimin tënd,

          Jetëgjatësinë përtrinë.

          Mes urisë shkëmbinjtë dekorohen

                         me ujëvara.

          Në kopshtin e ndërtesës,

          Krijesat engjëllore për prezencën tuaj,

          Hedhin vallen e lumturisë.

          Qielli blu zgjoi në sytë e tu kthjelltësinë.

          Marshim fitimtari…

          Drejt cakut pa cak,

          Në fushëbeteja sypatrembur

          Guximi yt sfidon çdo peripeci.

          Në çdo kënd I pranishëm portreti idhullor,

                              i shkëlqesisë sate.

          Në ballë te konakut,

          Penë e artë luarase,shpoi si shigjetë

                               Armikun në zemër.

          Mbiu këngë trëndafili,

          Toka e brumosur mes dhembjesh,

          Melodinë shqipe përçon në çerdhet majë lisave.

          Çdo hap,një synim.

          Çdo dëshirë,një lutje.

          Çdo fjalë,një margaritar

                Nga gjuha juaj mjaltë.

          Shtigje diturish,hapen horizontit.

          Rrudhat në ballin tënd,hijerëndit Negovan I përngjasin.

          Rrugëtimi ende vazhdon,

          Si maratonë pafund,I shëmbëllen historisë,

          Qëndisur nga duar të ngrohëta mundimesh,

          Përkundur në djepe dashurish,

          Larë me vesë ëndërrash,

          Me misionin më fisnik në botë.

          -Mësues,në udhën tënde

          Dallëndyshet drejt hapësirave të reja,

          Bijtë e kësaj toke I nxisin të shuajnë etjen…

         

Nën qerpikë

 

          Të vështrova gjatë,

             e përhumbur në mendime kaotike.

          Verbërisht ëndërrova

              Çiltërsinë e takimeve te paqena

              Brenda kornizës së galerive mistike.

              Shikimi u vërtit,

               Më shkau padashje nën qerpikë.

             Aty,nën oqeanin e thellë,

             Pafundësisht misterioz

                Të dy syqkave tua.

            Të shfletova,

              Si në një katalog detajesh,

             Që promovon vlerën me aksione.

           Ngroha copëzat vetmitare

               Të shpresave në amulli,

           Nën qerpikë,u rrokullis një mall I vjetër

           Aty ku të humba,e të gjeta përsëri!

 

 

             Cirqeve të së panjohurës

 

         Mbrëmjeve në muzg

                 Liqeni avullohet nga zjarri

                     i mendimeve te prushta.

        Erozioni akullthyes vazhdimisht

               Ndërron fytyrat e reales.

        Vetëm ndjjenjat mbetën relike

                    Të papluhërosura!

         Çuditërisht përsëri hëna u gjysmua

         Në vilet opozitare të zhgënjimit,

         Një “pse” u var si medaljon enigmatik

             Në gejzere të mbytyra,

        Shpresat spërkaten me shiun e rrëmbyer

        në periferi.

        Ecjaket e qytetit deformohen

          Hermetikisht nga kënga memece

              E iluzioneve varfanjake.

       Cirqeve të së panjohurës

       Përjetësisht frymoj,e përhumbur

                 Në mijëra komponime.

 

 

           Ndryshe

 

     Bota jote aq e vogël,

     Sa edhe katër metrat në katrorë të dhomës

         Ku frymon shpirti yt I vrarë.

     Mendja jote aq shkurtëpamëse,

     Sa bluan vetëm dëshirat tua të rreckosura.

     Syri yt,liqen i tharë nga pagjumësia

     Shikimi indiferent-plagosës miliona herë.

     Univers i veçantë,

           i pazakontë,

           enigmatik.

    Përse duhej të ishe ndryshe nga të tjerët TI?!

 

 

Lutje perëndeshës

 

     Hijendezur,  tejhorizontit

      Errësira ankthin përpin.

    Shpaloset parasysh një kodrinë

       Përpjekjesh,aleate e fjalës.

    Fillesa mileniumesh në përgjërime

     Paskajshmërisht të fundme.

    Qielli grandioz hyjneshën Hënë

    Mirëpriti në dyert pa doreza te dukshme.

    Strukur në petkun magjiplotë të mbrëmjes,

    Përflas e humbur në humbje pa zë,

    Të thëna nga shtigjet e zemrës në labirinth.

    Përpëlitemi në rrjetë merimange,

    Ne,njerëzit udhëtar të kësaj epoke,

    Qëllimisht egon ushqejmë me vitamina e kalori.

    Perëndesha Hënë,

   Na udhëzo në hapat tanë pa orientim,

   Ndërro kahjen e jetës heretike

   Dritëso në skëterrën e shpirtit mëkatar,

   Në gejzere dashurish flake tutje dështimin,

   Ne kopsht luleshqerrash mbjell

       Aromën e mistershme të ekzistences…

   Të përgjërohem, perëndesha ime…

   Na fal kthjelltësinë e shkëlqimit tënd,

    Që njerëzia të mos vetëmbytet

    Në oqeanin e thellë të vrazhdësisë së jëtës.

 

Toka ime

 

            Djep antik i dardanisë

            Shqipe krahëshkruar

            Në qiellin e zymtuar nga baroti…

            Rrjetë ambicioze për lakmitarë shekullorë

            Që frymën ta ngulfatën

            E pranverat t’I vonuan

            Kur dielli në sukat tua

            Lindte I përgjysmuar në zinxhirë robërie.

            Toka ime,Kosovë…

            E syrgjynosur nga plagët që kurrë s’ti

                              numëruam.

            Në vijën e frontiti,zemërndezur

           Ndihet kushtrimi I djalërisë,

           Buzëqeshjen e vrarë ta kthyen si shpërblim.

           Në vendin ku ata ranë

           Mbinë lulekuqe aromëdehese

              Të ndritura në shkëlqim.

           Toka ime,Kosovë…

           E mbuluar nga dhembjet që

               Kurrë nuk I shfaqëm,

           Derisa nënëloket u bënë më të forta se

                          gurët e strallit.

          Për kurorën e nusërisë

          Në sofrën tënde ilire

          Toka ime,Kosovë!

           

Antinjerëzore

    

        Kufinjtë e ëndrrës,

                     Kapërcej shpresëvyshkur…

        Tejbotës rreth e qark

                     unë,turiste planetesh.

        Mbushur kërshëri,

        Shuaj etjen në liqenin hyjnor aligerian…

        Hapësirë e pafund pamjesh…

        Kozmos i mbingarkuar

                Me shpirtëra të suspenduar nga jeta.

        Vështroj…

           Sodis këtë ekzistencë jashtëtokësore

           Të ngrirë me zymtesinë e fantazive reale.

       Rrokaqiej të deformuar në gjatësi infinite…

       E ndjej spiralizimin e ndjenjave

                 Pa fillin e dëshirës.

       Sa melankoli e habitëshme…

       Stina e ngopur me brenga të falura

                           pa shpërblim.

       Antinjerëzore?!

       Kjo epokë apo ufot e ndërgjegjies në zhdukje e sipër?

Në pranga

 

            Netët e ngurta

                Me hënën pishtare

           Me ngjajnë si smeralde vitrinash

           Këtu,nga dritarja e vogël me grila,

           Në të cilën më prangose TI.

           Deti dallgëzohet furishëm,

           Bymehen mendimet

           Shpirti gjen ngrohtësi

              Në flakët e trishtimit.

          PËR TY,që pa asnjë faj

          Më vure prangat,

          E më burgose përjetësisht

          Për tënden Dashuri.

 

Apasionatë rinie

 

        Qielli blu me grumbuj resh qëndisur,

        Dielli rrezeartë natyrën përtrin,

        Mbi çati një zog krahë-stolisur

        Me këngë në sqep pranverës i thur himn.

 

       Më tutje një lumë rrëzë malit gjarpëron

       Ca lisa shtatëlartë përkulen si të thyer,

       Fshehur nën umbrellën e degëve frymon

       Hapi i të rinjve,reliev i përthyer.

 

       Panoramë lisash,shkrirë në ngrohtësi

       Vështron plot zili dashuriçkat rinore,

       Dirigjente e zonja në çdo simfoni

       Strukur si pallat në ëndrrat vashërore.

 

      Skuqen zemrat nga afshi i ndjesive

      Era përkëdhel flokët e mëndafshtë të fushës

      Të rinjtë e ngazëllyer në melodinë e dashurive,

      Këndojnë apasionatën për hir të zonjushës.

 

Tema ne Jubile, per Shoqaten “Motrat Qiriazi”[1]

Elko per te Drejten e Gruas  Nr. 2 nga 4

Dr. Konstantin, per librin e Elkos “Imazhi i Gruas nga Mitologjia ne Boten Reale”

Elko (Eleonora Koka) ja dedikon librin femrave në përgjithësi, që e kaluan jetën në luftë për të mbrojtur të Drejtat e tyre, në veçanti Persofoni e Katina Cakut (Vajzave të Valëve), Norës së Kelmendit, Shotës sokoleshë, Marie Shllakut martires së Kosovës, Marove himarjote, motrave suljote etj. Gjyshes Memë Norës, që e rriti midis Muzave, nënës Fotina që e bëri të ndjeshme për fatin e femrës, me këngët dhe vajet e saj.

Ajo thekson se vetëm në shqip Perëndia është femër, mqse këtë emër e kemi marrë që nga koha e matriarkatit. Perëndeshat e Homerit, të stërgjyshërve tanë ilirë, janë të barabarta në Parthenonin Olimpik me numrin e burrave.

Penelopi, Olimpia, Kleopatra, Deidameia, Teuta janë iliro-epirote, Margarita, autorja e epikës historike Skënderbejada, e vuri epopenë e Skënderbeut në një rang me Iliadën, Aeneiden, Jerusalem Deliveri, etj. duke treguar se gruaja qëndron në një nivel me burrat (Margarita krahasohet me Homerin, Virgjilin, Tason, Bokaçion, Petrarkën etj.).

Pena e Dora d’Istrias, anijet e Bubulinës, shpata e Norës së Kelmendit u përdorën më mirë se nga bashkëkohësit e tyre burra. Guximi i grave Suljote përsëritet tek Maro Lania, Maro Kondia, Princesha Argjiro që luftuan me turqit dhe turkomanët (Aliu). Shote Galica, Marie Shllaku, Marina Sirdani ishin sokolesha, janë burrneshat e kombit.

Marta e Martaneshit, Prena e Marte Trazhi, Mrik Lokja, Shkurte Cura, Jozefina Topalli janë cucat e maleve, zanat shqiptare për të cilat kënduan nga Gjergj Fishta, më i vjetri, deri tek Traboini, më i riu.

Drenushat dha Sokoleshat e Dardanise luftuan krah për krah me burrat e tyre. Këto emra që ato i merituan, janë simbol ideali, të ndjeshme, frymëzuese që sot shprehin ndjenja, lumturi. Në asnjë gjuhë tjetër nuk ka një përshtatje të tillë që nga emri-burri të formohet emri-simbol i gruas, burrnesha.

Në LNÇ morën pjesë 596 partizane që luftuan me heroizëm si burrat. Eleonora sjell këtu Heroinat: Pesofoni 20 vjeçare, Bulen 22 vjeçe, Tutulanin 19 vjeçe, Zonjën Çurre, Qeribanë, Katina Cakun etj.

Elko ju jep vend nderi Motrave Qiriazi, Marigosë, grave arbëreshe dhe arvanitase më të dëgjuara matanë kufijve të Shqipërisë Nënë. Jep gjithashtu shoqet e saj të shpërndara nëpër botë që me mall shkruajnë në shqip dhe këtë gjuhë ua mësojnë fëmijëve të tyre.

Ajo është nga Bregdeti, nga Himara dhe si e tillë është Vajzë e Valëve, të cilat kanë frymëzuar dhe vazhdojnë të frymëzojnë shumë poezi. Disa prej tyre janë vendosur dhe qëndrojnë me dinjitet në këtë libër të shkruar nga një poete për imazhin e grave iliro-shqiptare.

Vetë titulli i kapitullit “Nga filozofët paganë tek teologët modernë” mbulon qëllimin që autoria i ka vënë detyrë vetes, për të nxjerrë në pah si është trajtuar femra në shekuj. Titulli përfshin kohën, epokat, mençurinë njerëzore dikur në lashtësi dhe tani, si dhe seriozitetin se kush është marrë dhe kush merret me këtë çështje.

Diskutimet për natyrën e femrës, marrëdhënet midis gruas dhe burrit, karakterin natyror, virtytet e saj, vendi i tyre në shoqëri, filloi të diskutohet që kur njeriu njohu veten. Qysh kur Sokrati tregoi se njeriu ka aftësi të parashtrojë mendimin e tij, të bëjë përgjithësime dhe konkluzione, analiza praktike dhe teorike, filluan të shkruhen vepra filozofike.

Kërkohej të njihej Universi, të fshehtat e botës. Homeri dhe Platoni u futën në natyrën e femrës, por ishte filozofi Aristotel që ka ndikuar më shumë, për të mos thënë në mënyrë absolute, në mendimin e njerëzimit deri në ditët tona. Ai u bë baza e mendimit të Biblës, të Kuranit, të despotizmit mesjetar, të kanuneve dhe ligjeve që e trajtojnë femrën si më poshtë:

Ne librin Imazhi i Gruas. . te Elko-s do te gjejme tiparet, karakteristikat, natyren e te dy sekseve te nxjera nga te thenat e dijetareve ne epoka te ndryshme si me poshte :

“Nga natyra burrit i janë dhënë cilësi aktive, me karakteristika të formuara në mënyrë perfekte, ndërsa femra është krijuar pasive, disi e deprivuar, prandaj dëshiron burrin që të bëhet e kompletuar… Burri identifikohet nga fortësia, gjykimi, guximi, qëndrueshmëria, kurse gruaja nga të kundërtat, mungesë arsyetimi, frikë, dobësi. Burri krijon formën e jetës së re, njeriut të ri, ndërsa gruaja kontribuon vetëm me material ndihmës…”

Më tej shton Aristoteli se “krijimi i femrës është një gabim, krijesë jo në formë të përsosur për të riprodhuar veten. Ajo është një deformim i natyrës”. “Në shtëpi dhe në shtet, prej natyre dhe nga ana biologjike, burri është kryesori, gruaja është ndihmëse, e varur”, - thotë Aristoteli.

Prometheu nuk vdiq kur e denoi Zeusi se ndihmoi, dha te tjereve . . . Atëherë ai krijoi Pandorën (që do të thotë për të gjithë) një krijesë të keqe, që ta shoqërojë gjithë jetën atë dhe burrat. Midis Adamit dhe Zotit kishte një femër (Eva), që dënoi të shoqin në kopsht dhe çoi Krishtin drejt kryqit. Në ligjet romake zot i shtëpisë dhe i pronës ishte burri.

Virtyti i femrës nuk është virgjëria, heshtja, bindja, siç e përcakton Giovani Bokaçio (1355) dhe pasuesit e tij, por virtytet që karakterizojnë edhe burrat, -guximi, trimëria etj. (Kristina de Pizan). Burri dhe gruaja kanë të njëjtat virtyte, (Platoni).

Në esencë burri dhe gruaja janë njëlloj, por gruaja është superiore. (Bartolemeo Coggio).

Femra është guximtare, aktive, kërkuese e së resë, e së drejtës, (Bajroni). Femra në pushtet është më e shkëlqyer se burri.

Media sot e trajton femrën si objekt seksi, object çlodhës. Demokracia, duke barazuar burrin dhe gruan me ligj, prish natyrën e njeriut, burrin e zbut e bën pulë, pulën e harbon dhe e bën laraskë. “Natyra i ka dhenë burrit forcën, për të siguruar ushqimin dhe mbrojtjen. Ai e ka vendin jashtë shtëpisë. Gruaja ka për detyrë të bëjë, të rritë dhe të edukojë fëmijët. Mbretëria e lumturisë së saj është shtëpia”. Duke u nisur nga këto teori të Aristotelit, gabimisht burri e quan veten primar, aktiv dhe femrën sekondare, pasive.

Libri është një kompleks studimi me të dhëna për të nxjerrë sa më mirë imazhin e femrës. Janë shkruar me qindra libra, sidomos në mesjetë, në vitet e Rilindjes 1300-1700. Pothuajse të gjithë autorët burra e nxjerrin femrën vartëse, në vend të dytë. Autoret femra e nxjerrin veten e tyre jo vetëm të barabartë, por edhe superiore. Dy letra të Kristina de Pizan drejtuar mbretit të Francës që kundërshton mendimin e Aristotelit dhe Bokaçios, kanë vazhduar të diskutohen për 300 vjet rresht.

Poeteshat femra anglishtfolëse janë përmbledhur në një vepër të vetme prej 2500 faqesh, botuar në New York më 1985 dhe libri trajton këtë problem. Më 2005 Profesoresha e City University of New York paguhet nga shoqata e femrave në Amerikë 11 milion dollarë, për të shkruar një temë për aftësitë e femrës. Ajo zgjodhi Margarita Sarocchi. Kjo femër e rrallë më 1530 ka shkruar një epikë historike. Epika historike që shkroi është vazhdim i Homerit, Virgjilit, Ovidit, Tasos, Petrarkës dhe qëndron në një nivel me ta. Titulli i librit është shumë interesant: Skënderbeidët ose Skënderbejada siç e quajmë ne.

Ajo trajton heroin tonë kombëtar Skënderbeun, Kalorësin e Krishterimit, të mbrojtjes së civilizimit evropian, të mbrojtjes së racës së bardhë, luftën e shenjtë.

Miltiadhi në Marathone, Leonida në Termopile, Themistokleu në Salamine nuk bënë më shumë se Skënderbeu në Krujë. Por tre rastet e para i studion gjithë bota, rastin tonë, megjithëse e ngriti në epikë Margarita, ngeli në heshtje për 500 vjet.

Libri u përkthye në anglisht nga italishtja më 2006 nga Profesoresha Rinaldina Russell. Vlerat e këtij libri sot studiohen, rekomandohen nga Universitetet amerikane, jo më shumë për të parë bëmat e Skënderbeut, sesa për të kuptuar aftësinë mendore, krijuese të femrës, të autores që e shkroi në italisht dhe të asaj që e përshtati në anglisht.

Ky libër u bë shkak që të nxisë Elkon për të shkruar për femrat shqiptare. Libri fillon me Perëndeshat, sepse sipas A. Kolës, kolosit më të madh të shqiptarizmit. (së bashku me At. Antonio Belliscin), ato e kanë emrin shqip. Termat ilir, epirot, shqiptar, gabimisht kanë dallim shumë të madh si në literaturë, ashtu edhe në praktikë në Shqipëri. Kur Elko thotë shqiptar është ilir, si në rastin e Perëndeshave. Kur thotë Olimpi, Epir, prapë është ilir d.m.th shqiptar, por edhe dorianët ishin shqipfolës, ilirë, kaonë, ajo i quan shqiptarë, si spartanët e lashtë. Penelopi i Odisesë apo Eleni i Minellës ishin dorianë, flisnin dorishten, dialekt shqip. Edhe Ptolemeu ishte shqipfolës epiro-maqedonas, si rrjedhim Kleopatra, Mbretëresha-Faraone e fundit e dinastisë së tij 300 vjeçare ishte shqipfolëse në orgjinë.

Prandaj mos u çuditni se kur femra lindi, kur njohu veten, fliste shqip (raca e bardhë, sipas Elkos mbeshtetur tek A/ Kola ). Për këtë ne liber pas gjashtë Perëndeshave vijnë Penelopi, Olimpia, Teuta, Kleopatra etj. që pasohen nga pasardhëset e tyre Bubulina, Dora D’Istria, Shota, Shllaku etj.

Perandoresha Leni, nëna e Shën Kostandinit ose Kostandinit të Madh është shqiptare. Perandoresha tjetër Theodhora e Justinianit, nipit të Perandorit Justin, është gjithashtu shqiptare.

Figura e mbretëreshës Donika Kastrioti është marrë nga Margarita Sarocchi. Gjatë Rilindjes Laskarina, Elena dhe dhjetëra femra të tjera janë dëgjuar për aktivitete shoqërore më tepër se burrat bashkëkohorë. Në libër jepen arvanitase dhe arbëreshe që autoritetin e femrës e kanë ngritur lart, në kohën që kanë jetuar. Ato nuk u dalluan nga burrat për paaftësi mendore, por përkundrazi, janë aktive, superiore.

Tek heroinat Persofoni, Shota, Bubulina, Nora, M. Shllaku a mund të thuash se virtyti i femrës është morali, virgjëria? Në asnjë mënyrë jo. Ato ishin heroina, ishin luftëtare, martire të lirisë. Dhe udhëhoqën burrat më mirë se çdo personalitet i njohur. Bulia, Maro Lania, M.Kondi, Katina ishin femra të rralla, që tregon se gjinia femërore edhe në luftë ishin trimëresha, besnike të idealit, gra, bashkëshorte, nëna, heroina.

Sorkadhet apo drenushat dardane nuk i ka veçuar. Ato sot kudo që janë, janë aktive për liri, pavarësi, bashkim. Ato kanë guximin të kundërshtojnë psikologjinë patriarkale, konceptet e burrave në lidhje me “mbretërinë e lumturisë, shtëpinë”.

Dhunë, violencë, përdorim force vërehet kudo në familje. Në libër Eleonora sjell konstatimin e saj se kjo dukuri jo vetëm ekziston, por është në rritje edhe në vendet me sistem demokratik të përparuar.

Nora është himarjote. Ajo e ka për nder të nxjerrë në pah femrën himarjote dhe kush nuk ju ka kënduar këtyre “Vajza të Valëve” të detit Jon.!. Sa mirë do të jetë që kjo vepër e Elkos të vazhdojë, qoftë edhe në forma të ndryshme. Në Amerikë, duhet bërë një antologji e femrave poetesha, shkrimtare, artiste të dëgjuara shqiptare. Renditja sipas alfabetit, secila dy-tre faqe, pa biografi, pa fotografi, por copëza nga pjesët më të mira të veprës së tyre që tregojnë se femra është në çdo drejtim, jo më poshtë se burrat.

Folem me lart per librin: Imazhi i Gruas nga Mitologjia ne Boten Reale, me autor

Elko / Eleonora Koka, Himare 2008, faqe 215

Nga filozofia pagane tek teologet moderne (Pjesa I e librit, pa komente)

Aristoteli, Imazhi i femrës, Roli i gruas në familje, Roli i gruas në kishë, Debate,

Fantazmat, Vepra e femrave, Probleme që vazhdojnë sot, Gratë në demokraci.

Qysh në lashtësi e deri më sot vazhdon të diskutohet për gruan. Në përgjithësi, ajo, a është bërë vallë e barabartë me burrin nga Krijuesi? Truri a është i njëjtë, aftësia mendore, gjykimi, vizioni, parashikimi, përshtatja në rrethana të reja, reagimi si organizëm ose si rrjedhim i veprimit të trurit për rreziqet ose kushtet jo të përshtatshme për jetën, a janë te gruaja të njejat  si edhe te burri? Po në shoqëri, në familje, në shtet a i ka të drejtat të barabarta? Zakoni, ligji ç’thonë dhe si realizohen ato të drejta nëse kanë diçka pozitive?

Në lashtësinë e hershme, matriarkati njihet, ka ekzistuar. Nëna ishte prindi, familja, shtëpia, ligji. Por nuk do të flasim shumë për lashtësinë, se në të vërtetë gruaja e ndjen mungesën e drejtësisë, ndihet e ofenduar, me fillimin e civilizimit, me krijimin e jetës shoqërore në fis, qytet ose shtet.

Civilizimi evropian dhe amerikan i ka bazat në civilizimin Heleno-Romak dhe në kristianizëm. Bibla e Hebrenjve dhe Bibla e Re shprehen negativisht për rolin e gruas, sepse janë bazuar në filozofinë e Aristotelit.

Paganizmi ka Perëndi dhe Përendesha. Panteoni Olimpik ka 6 Perëndi dhe 6 Përendesha. “Krejtësisht nga natyra burrit i janë dhënë cilësi aktive, me karakteristika të formuara në mënyrë perfekte, ndërsa gruaja është krijuar pasive, e deprivuar disi, prandaj dëshiron burrin në mënyrë që të bëhet e kompletuar” [2](1).

Burri identifikohet nga fortësia, gjykimi, guximi dhe qëndrueshmëria, kurse gruaja nga të kundërtat, mungesë arsyetimi, frika, dobësia. Aristoteli besonte se “burri krijon formën e jetës së re, njeriut të ri, ndërsa gruaja kontribuon vetëm me material ndihmës”.

Vazhduesit e Aristotelit thonë se roli i burrit në human generation është aktiv dhe më me rendësi. Sipas pikëpamjes së Aristotelit, burri prej natyre ka detyrën për të riprodhuar veten. Krijimi i femrës është një gabim, krijesë jo në formë të përsosur për të riprodhuar veten. Çdo femër e lindur, sipas terminologjisë së Aristotelit, është një deformim i natyrës.

Psikologjia helene u ndikua nga Aristoteli. Teorikisht thuhej: “Femra është e butë, e dobët dhe e prirur për dekurajime, ankime dhe mashtrime. Duke mos qenë e kompletuar, dëshiron të plotësohet nga lidhjet me burrin. Kurse burri është intelektual, aktiv dhe e kontrollon pasionin” (2)

Atëherë Universi thjeshtohej në:

toka,             zjarri,               ajri,                   uji.

si rrjedhim kemi:   i thatë,            i nxehtë,             i ftohtë, i lagët

që jep tiparet:             melankolik,     kolerik,            sanguin,            flegmatik

ku dy të parat përbëjnë:          burrin      dhe të tjerat:            gruan

Organi kryesor i femrës është mitra. Ajo në greqishten e vjetër quhet hyshtër.

( histeri ). Mitra krijon pasionet që e bën shpeshherë femrën me epsh, mashtruese, llafazane, të paarsyeshme dhe ndonjëherë histerike. Nga kjo femra humbet energji, vetëkontrollin, bëhet kapriçioze, mund të dobësohet ose sëmuret.

Doktorët Henry Maudsley dhe S. Weir Mitchell, shpjegojnë se “menstruacionet, barra dhe dhënia gji fëmijës, e kthejnë femrën në shëndet të plotë, i heqin çdo simptomë neurastenike”(3). Biologjia e Aristotelit pati pasoja sociale dhe politike. Në shtëpi dhe në shtet burri është kryesori, gruaja është ndihmëse, e varur. Por mësuesi i Aristotelit, Platoni thotë se burri dhe gruaja kanë të njëjtat virtyte: për të mbajtur shtëpinë dhe pronën, në qoftë se gruaja është e edukuar, mund ta kryej njëlloj si burri.

Me lindjen e kristianizmit nga viti 325 pas Krishtit deri më 1300, bota u fut në errësirë. Në rilindjen evropiane 1300-1700, pati ndikim filozofia helene; - primar është roli i burrit, sekondar, i varur është roli i gruas, por femra krijon familjen. Një grua është fillimi dhe mbarimi i familjes së saj.

Në ligjet romake zot i shtëpisë dhe i pronës ishte burri. Femra nuk posedonte asgjë si tek babai, ashtu edhe tek burri. Autoriteti i babait dhe i burrit ishte me ligj. Gruaja kishte ekzistencë private, jo personalitet publik (shoqëror).

Sipas Biblës fillimisht Perëndia krijoi burrin, Adamin, në shembullin e tij, pastaj krijoi femrën, Evën. Testamenti i Ri bën me faj vetëm gruan për gjynahun fillestar. “Eva u krijua e dyta dhe me pjesë të Adamit, d.m.th se nuk është në një rang me Adamin”, - thonë interpretuesit. Eva u gënjye nga shejtani që iu paraqit si gjarpër dhe Adami u gënjye nga Eva. Por filozofët teologë, që nga Tertullion deri tek Thoma Aquini, bëjnë përgjegjës vetëm Evën.

Ajo nxiti veprimin, ajo gënjeu burrin e saj, ajo solli dënimin e madh. Mosbindja e saj detyroi Krishtin të vdiste në kryq. Dy dijetarët më të mëdhenj, Shenjt Augustini e Shenjt Thomas Aquini, besojnë që gratë janë fizikisht dhe shpirtërisht inferiore ndaj burrit.

Jacques de Vitry deklaron: “Midis Adamit dhe Zotit ishte vetëm një femër, që dënoi të shoqin në kopsht dhe e çoi Krishtin drejt kryqit”. Burri dhe gruaja janë të barabartë sipas Palit (4). Koka, udhëheqja e çdo burri është Krishti, udhëheqësi i çdo gruaje është burri i saj dhe koka e Krishtit është Perëndia (5)

Tortellion në librin “On the Apparel of Women”, St. Jerome në librin “Against Jovinian” dhe Augustin në librin “The Literal Meaning of Genesis”, transmetuan gjithçka negative për gruan në kulturën mesjetare kishtare6. Libër famëkeq ka qenë “Malleus Maleficarum” (Çekiçi i Fantazmave, 1486).

Imazhi i gruas në literaturën mesjetare.

Çdo gjë pagane, që e trajton me dinjitet femrën është shkruar në greqisht, qoftë edhe nga filozofët romakë. Çdo shkrim në gjuhën latine, u bë nga shkrues të krishterë. E gjithë literatura latine, histori, poema, epika, e portretizon femrën negativisht si  mashtruese, e çmojnë si shtëpiake, ndonjë rast besnike si virgjëresha Mari, shenjtore (si Nënë Tereza), ose martire si Zhanë D’Arka. Në literaturën angleze imazhi i gruas ka qenë jo i mirë, përfshirë këtu edhe Shekspirin. Filozofi i shekullit të trembëdhjetë, Tertulliani thotë për femrën: ‘’Ajo është një tempull i ndërtuar mbi kanalin e ujërave të zeza”(7)

Kultura e krishterë ku është mbështetur kultura e civilizimit perëndimor është me moton: ‘’Baba dhe Biri,’’ ndërsa nuk përmendet ndonjëherë “Nëna dhe Bija”. Pozitivisht në këtë periudhë kemi vetëm ndikimin e ‘’Virgjëreshës Mari’’ ose ‘’Nënës së Bekuar’’. Megjithatë virgjëria e Maries krijoi kultin e “Virgjërisë”. Figura e Mari Magdalenës është shumë e goditur, që në përgjithësi merr nën mbrojtje të gjitha femrat.

Jean Jacques Rousseau, filozofi francez, megjithëse përparimtar, pati ndikime negative për figurën e femrës. Në “Emile” edukimin e femrës e merr komplet në marrëdhënie me burrin: “… t’i lutet atij, të jetë e përshtatshme për të, ta bëjë veten të dashur që të nderohet nga ai, të edukojë ata kur janë të rinj, të kujdeset për ta derisa të rriten, të këshillohet me ta, t’i mbështesë ata dhe t’jua bëjë jetën të ëmbël e të këndshme, këto janë detyrat e femrës gjithë kohën … ‘’(8).

Në shekullin e 19-të në Angli lindi kulti Viktorian, ku Nina Auerbach për herë të parë i quan femrat “Engjëjt në shtëpi”, ku botoi edhe një libër me këtë titull. Pra modeli i femrës ishin Engjëjt dhe Mbretëreshat. Këto engjëllushe e kanë vendin e “Paqes në Shtëpi” - thote Luiza May Alkott në librin e saj “Little Women” (1689), dhe më tej shton se “Mbretëria e lumturisë së femrës është shtëpia”(9)

Në Amerikë dhe Angli, Engjëllushja vetëmohuese ose Mbretëresha e qetë (femrat), janë delikate, të brishta, qiellore, krijesa të dobëta. Një femër e mirë nuk duhet ta ketë mesin më të madh se 50 cm.

Më 1235 në epokën e ‘’Romancave të Trëndafilave”, poetët francezë Guillaume de Lorris dhe Jean de Meun e quajnë gruan në poemat e tyre, të bukura dhe me epshe lakmitare, manipuluese, martesën - mizerje dhe thonë se mund të gjesh virgjëri, aq sa gjen mjellmë të zezë.

Më 1355 Giovani Bokaçio shkruan ‘“Il Gorbaccio” një manifest antifemër, megjithëse ishte mendimtari i parë i Rilindjes.

Roli i gruas në familje

Tradita evropiane e shoqërisë e pozicionon femrën tek roli i dytë, -në shtëpi, në kishë dhe në shoqëri. Në familje, për Evropën kristiane dhe vëndet e civilizimit perëndimor, kryesori është burri.

Burri është lord në shtëpi, tregtar në qytet, qytetar që voton, që paguan taksa, që merr pjesë në jetën publike. Gruaja mund të jetë ose jo zëvendësuese. Burri është pronari në pronat e familjes. Një grua kurrë nuk i takon plotësisht familjes së burrit, as e plote s’ka qenë tek shtëpia e babait.

Një grua e martuar është e okupuar nga cikli i shtatzënisë, rritja e fëmijëve e kështu për vite me radhë. Fëmijët duhet t’i rrisë deri në moshën 6-7 vjeçare, sa të marrin veten. Gruaja mban vajzën dhe i mëson punët e shtëpisë, ndërsa djalin e merr i ati jashtë për t’i mësuar detyrimet e tij. Gruaja duhet të punojë në shtëpi, në bujqësi, në zejtari.

Roli i femrës në kishë

Femra nuk bëhet priftëreshë ose të martohet me prift (katolik), ajo pranohej në konventat, në manastire, në seminare, organizata bamirësie, por jo në hierarkinë fetare. Konventa lejonte disa gra të merrnin shkollim për t’u bërë artiste, po edhe ato në muzikë, pikturë etj. Gjatë Rilindjes nuk pati femra të shkolluara. Kisha emërtoi “Gra të shenjta, shenjtore, mashtruese dhe heretike’’. Më 1520 ishin protestantët që lejuan të martohej një klerik me një grua.

Më 1873, Mark Twain vitet e arta për imazhin e femrës i quan ‘’vitet e lyera me ar’’(10) d.m.th, që nuk janë në të vërtetë të arta. Femra nuk ka pasur vite të arta në asnjë epokë.

Pothuajse të gjithë burrat janë të një mendjeje: “vendi i gruas është shtëpia, që ajo të jete e mirë duhet të jetë bashkëshorte e denjë, nëne e mirë dhe të mos tregojë pothuajse asnjë interes për të tjerët jashtë shtëpisë”11.

Kohët e reja e gjetën imazhin e femrës në korniza negative. Ishin disa lëvizje humane që kërkonin evoluimin e gjendjes. Humanistët italianë e francezë hapën dyert për t’u shfaqur natyra dhe kapaciteti i femrës.

Kristin de Pizan,1365-1431, u ngrit e para e revoltuar dhe shkroi librin ‘’Book of the City of Ladies’’ më 1405, në mbrojtje të dinjitetit të femrës. Më 1365 një humanist i kundërvihet Bokaçios duke nxjerrë një libër me përshkrimin e 106 femrave, 98 prej tyre ishin pagane(12), 7 ishin të kohës së tij dhe një nga Bibla, Eva.

Bokaçio ishte i pari pas Aristotelit që virtytin e femrës e kërkon në virgjëri, në heshtje, në bindje. Femrat aktive në publik, udhëheqëse, luftëtare, i përshkruante si të etura për dashuri dhe i dënonte se ishin futur në sferën e burrave.

“Virtyti tek femra është gjë e veçantë”, - thotë Bokaçio. Në një pamflet Kristin de Pizon i përgjigjet se virtyti është karakteristikë tek femra dhe e përshkruan atë si universale.

Vepra e Bokçios, frymëzoi shumë seri katalogësh me femra biblike, klasike, kristiane. Ju dhanë publikut pamje femrash mahnitëse. Katalogu i Pietro Peolo de Ribera me titull ‘“Imortal Triumf and Heroic Enterprises of 845 Women”, kishte 845 femra.

Debate

Me Rilindjen, civilizimin, qytetërimin, prapë ngelën pyetje. A ka mundësi se si një grua të jetë virtuoze.? A mund të bëhet e rëndësishme, a është si burri? Këto pyetje për 4 shekuj janë diskutuar në Francë, Gjermani, Itali, Spanjë e Angli, nga autorë femra e burra, katolikë, protestantë e hebrej.

Kristina de Pizon kritikon e para librin “The Romance of Rose”  duke ju shkruar letër dy sekretarëve të mbretit. Ato u publikuan dhe për 300 vjet debati vazhdoi. Më 1438 Juan Rodrigez tek “Triumf of Women” e nxjerr femrën superiore. Sot libri “Pyetjet rreth femrës” përbëjnë 4 volume të shtypura. Përfundimisht: Femra – inferiore. Fitimi është se ajo sjell në jetë fëmijë.

Mendimi është se femra nga ana shpirtërore, mendore (kapaciteti), dituria, mençuria, veprimtaria është njëlloj si burri. Shpirti i gruas dhe cilësia mendore e saj janë kusht për krijimin e familjes. Më 1487 u shkrua një libër “In Praise of Women” nga Bartolemeo Coggio, i cili ngeli në heshtje deri më sot. Autori shpreh se në esencë burri dhe gruaja janë njëlloj, por gruaja është superiore.

Megjithatë burrave  në shkrimet e tyre u shkon përshtat ta ulin pak dinjitetin e gruas, prandaj ne gratë duhet të bëjmë të kundërtën për t’u barazuar në materialet e ngelura, natyrisht të studiuara thellë nga Biologjia dhe Natyra.

Femrat deri në kohët e vona nuk dinin të shkruanin, nuk kishin edukim, as ndonjë autoritet social në shoqëri. Ajo e kalonte kohën në shtëpi, në fermë. Në kohën e Elisabetës I shkruanin vetëm Juliana Norwich (1370), Megerit Kempe (1590) dhe Amelia Lanier, në Angli. Shekspiri, sipas tij jetoi në kohën e ‘’Dark Lady’’. Juliana dhe Margarita ishin të parat femra qe filluan të shkruajnë në anglisht në shekullin e XVI, sepse deri atëherë shkruhej në latinisht, në gjuhën e fesë.

Të gjitha shoqëritë në të kaluarën kanë qenë të organizuar për luftë, që nga Sparta me ligjet e saj të përsosura, deri në fillimin e sistemit demokratik në Evropë. Kjo mënyrë organizimi patjetër do vinte forcën, burrin në vend të parë. Ky status u rrënjos në konceptin e jetës dhe njerëzimi jetoi me këtë psikologji për mijëra vjet.

Në Angli, më 1592 shkon për vizitë Duka i Wirtembergut, Frederiku ku deklaroi: “Anglia është një parajsë për femrat, ferr për shërbëtorët dhe purgator për kuajt”.

Kur Anglia kishte Mbretëreshën Elisabetë, Skocia ka pasur dy gra mbretëresha, Mery Tudor e Mery Stuart.

Femrat e quajtura në literaturë si engjëj, mbretëresha etj, në jetë kanë pasur shumë pak të drejta. Në mbarë botën e civilizuar femrat përjashtoheshin nga pasuria. Këta engjëj në praktikë, shtatzënitë e shpeshta e të shumta i kthejnë në një  ‘’kafshë të varfër ”, thotë Jane Austen (13)

Gjendja më e keqe e femrës është për gratë punëtore dhe gratë që janë në emigracion, ku u humbet krejtësisht personaliteti. Femra tek Bajroni është guximtare, aktive dhe kërkuese e së resë, e së drejtës. Në Angli, vepra e Lord Bajronit ishte njëlloj revolucioni për femrën.

Fantazmat

Thuajse në gjithë librat apo katalogët rolin e fantazmave e bëjnë personazhet femra. Armiq të femrave u bënë dy inkuizitorë më 1486, kur botuan manualin “The Hammer of Witches”, Heincik Kramer dhe Jakov Sprenger. Këtu çdo gjë është ekzagjeruar. Atje femrat bëjnë seks me shejtanin dhe marrin fuqi jo shenjtore.

Gjermani Ulrich Molitur, francezi Nikolla Remy dhe italiani Stefano Guazzo informojnë publikun për koncertet e mesnatës së femrave me shejtanët. Juristi francez, historiani dhe filozofi politik, Jan Bodin e argumenton këtë fakt me qenien e femrës të prirur për diabolizëm. Djalli mashtron gratë e vjetra budallaqe, të brengosura nga melankolia duke i bërë të besojnë se kanë fuqi magjike.

Vepra e femrave

Shumë femra të huaja kanë shkruar për të mbrojtur dinjitetin e tyre. Në Shqipëri besoj se jam e para që vendosa të shkruaj për femrën. Shumë femra s’kanë shkruar, por kanë sponsorizuar për të shkruar, këto janë mbretëresha, princesha, dukesha etj, të pasura dhe të edukuara….            Katër janë problemet kryesore që vazhdojnë debatet: virgjëria, pushteti, të folurit dhe kultura.

1. Në traditat e kulturës evropiane, si në lashtësi, kudo në mbarë botën, virgjëria është parë si esenciale për femrën, në kundërshtim me kurajën, bujarinë, arsyen (logjikën) dhe aftësinë për të drejtuar, cilësi që karakterizojnë një burrë.

Kundërshtarët e femrave thonë se ato janë të pangopura për seks. Vetë gratë thonë se teoria e virgjërisë e vendos femrën vetëm në shtëpi, të izoluar, të heshtur dhe injorante. Përse në shoqërinë e burrave virgjëria nuk kërkohet dhe te gratë e kërkojnë?

Virgjëria është pasojë e qenies së burrit si kreu i shtëpisë. Në qoftë se gruaja e një burri nuk është e virgjër (e ndershme) (14) më vonë ai nuk është i sigurt për trashëgimtarët, për atë që do të marrë pasurinë dhe shtëpinë. Kur një vajzë nuk është e virgjër, ajo s’duhet të martohet dhe të bëhet udhëheqëse e shtëpisë (15)

Sistemi i mbajtjes së trashëgimisë të shtëpisë bazohet në virgjërinë (qëndrimin e saj më pas) e femrës, sidomos për pronarët. Për të varfrit që s’kanë trashëgimi nuk ka rëndësi virgjëria.

Feja e krishterë e shpjegon me moralin, mëkati i parë kryesor ose gjynahu i parë i njeriut lidhet me aktin seksual. Virgjëria është virtyt. Kultura kristiane në mesjetë (Monasticizmi) kërkonte që burri të ishte i virgjër, ndërsa gruaja, që nuk ishte e virgjër, krahasohej me djallin, ose Evën që solli mëkatin.

2. Femrat ishin të përjashtuara nga pushteti. Në qytetërimin helen, në zgjedhjet, votimet për asamblenë demokratike, femra nuk kishte të drejtë vote. Qytetarë quheshin vetëm burrat, ata mund të mbanin armë, burri mund të bëhej udhëheqës, lord ose mbret. Raste të veçanta, por jo me ligj, kishte kur gruaja ose nëna, zinte vendin e të birit derisa ai të arrinte moshën madhore. Ky rast quhej anomaly (16)

Në përgjithësi femrat që kanë qenë në pushtet janë sjellë si Amazonat. Ato dihet, janë femra me një gji për të mbështetur harkun e shigjetës në lashtësi. Në boten antike Amazonat nuk i pranonin burrat, djemtë e tyre i vrisnin dhe lejonin vetëm foshnjat femrat të rriteshin. Ato nuk bënin seks, kishin “virtyte burrërie”. Në katalogë Amazonat paraqiten të veshura me armatim druri deri në dhëmbë, njëlloj si burrat.  Një grua në pushtet gjithmonë është e shkëlqyer, por burrat pushtetin e kanë mbajtur historikisht për vete.

3. E drejta e fjalës i ka munguar femrës në të gjitha sistemet shoqërore. “Një grua e mirë flet pak’’ thuhet. “Fjalët e shumta thonë se janë tregues i mosqenies e virgjër. Femra i josh burrat me fjalë. Eva e futi në gjynah Adamin me fjalë. Akuzojnë se fantazma bëhen ato femra që kanë folur shumë”(17)

Francesko Arbaro thotë se, kur gruaja nuk flet, tregon se është në unanimitet me burrin e saj dhe është me virtyt (18). Një humanist tjetër, Leonardo Bruni thotë se ‘’femra nuk duhet të flasë në publik, kjo gjë është për burrat. Prioriteti i tyre është të tërheqin vëmendjen e ndonjë burri. Ajo që nuk ja arrin, përdor kozmetiken, veshjen, gjë që nuk shikohen me sy të mirë’’(19).

4. Edukimi i femrës gjithmonë ka qenë i vogël, i cunguar ose nuk është lejuar fare. Një femër e edukuar nëpër shkolla e humbet lehtë virgjërinë. Vajza e virgjër behej shtëpiake e mirë, prandaj s’kishte nevojë për edukim. Por ato që u arsimuan dhe mësuan si t’i trajtojnë burrat, u bënë si burrat në punë dhe të afta të mbrojnë të drejtat e tyre.

Ekzistojnë edhe zëra të tjerë në botime të çdo lloj gjuhe, në formën e dialogëve, teatrit, poemës, letra, pamflete dhe ditarë, ku natyrën e gruas e nxjerrin të barabartë ose superiore nga ana morale, shpirtërore dhe intelektuale. Femra shkollohet njëlloj, në pushtet drejtojnë njëlloj duke pasur ndikim në publik, flasin dhe shkruajnë. “Kërkesa që gruaja të jetë shtëpiake dhe virtyti i saj të jetë virgjëria, ekziston akoma në shoqërinë primitive ose në fise e klane,” (20) ku mbizotëron psikologjia e tribalizmit si në Malësi dhe në Veri, në përgjithësi dhe sa më larg detit, aq më e theksuar është kjo.

Gratë sot në kohët moderne trajtohen shumë keq nga media. Lejimi i pornos, i homoseksualitetit, si dhe lesbiket e kanë ndryshuar mendimin për femrën. Trupi i saj është fetishizuar. Pjesë të femrës, si gjinjtë, të pasmet dhe kofshët përbëjnë një grua ideale. Femra sot nuk shihet më si shtëpiake, por si objekt seksi, objekt i plotësimit të dëshirave të burrave, objekt çlodhës, por jashtë shtëpisë, se në shtëpi ka fjalë, tensione, dhembje koke. Femra është një ëndërr botërore (21)

Gruaja duhet të shihet nga karakteri i saj, nga urtësia. Burri duhet të sillet fisnik, me edukatë. Gruaja nuk duhet të kritikohet ose korrigjohet në sy të të tjerëve, veçse në mënyrë private.22 Bukuria s’duhet vlerësuar shumë se ikën, as pasuria, as prindërit, ajo që mbetet thelbësore është karakteri. Gruaja e mirë është dhuratë nga zoti (23).

Shoqëri perfekte ose bashkëshortë perfektë, me të cilët mund të shkosh mirë, përcaktohen nga karakteri (24). Martesa s’duhet bazuar në dashurinë plot pasion, se pasioni shuhet shpejt, ashtu siç bie shpejt në dashuri, po aq shpejt të braktis dashuria. E përhershme është dashuria e bazuar në karakterin e mirë, virtytin (25) veçse merr kohë dhe kërkon shoqëri intime.

Kur Marcia, vajza e vogël e Katos (senator dhe filozof romak), u pyet se pse nuk martohej përsëri, pasi humbi burrin e parë, ajo u përgjigj se s’po gjen një burrë që ta dojë atë dhe jo ato se çfarë ajo zotëron (pasuri, prona) (26).

Ai që martohet me femër të afruar nga Zoti, gjen virtyt. Ai që martohet me femër të afruar nga djalli, as fëmijë s’bën. Veprimet e femrës i aprovon Zoti kur ka harmoni, vëllazëri, miqësi në gjitoni dhe marrëveshje me burrin.(27)

Mos i fol bashkëshortit në sy të të tjerëve se e detyron që edhe ai/ajo të të korrigjojë. Një burrë zotni duhet të tolerojë, gabimet t’i shpërfillë. Kur nuk ia shikon gabimet bëhesh më i/e dashur, kur tregohesh tolerant bëhesh edhe më mirë për vete.(28)

Njëra u nda nga burri i parë. Sulpicius Gallus i bërtiti dhe publikisht e ndau gruan Valeria, se kishte dalë me fytyrë të zbuluar. Burri i dytë S. Sephus, e ndau sepse ajo donte të dëgjonte, të shikonte jashtë në publik. Burri i tretë  Metenius e vrau, sepse e gjeti në një klub duke pirë verë. St. Job i kritikon që të tre këta, sepse ishin në rrugë jo të drejtë. Ai mendon se gruas duhet t’i flasësh në mënyrë private, qetësisht dhe të tregohesh i duruar.

Sot poeteshat quhen Perëndeshat e Bardha, sipas librit me këtë titull të Robert Graves, dikush i quan ‘’Muzat’’, që janë vendosur midis Perëndisë dhe njerëzimit.(29)

Nuk ishte Valeria budallaqe, po që të tre burrat u sollën si budallenj (30). Gruaja duhet të dojë plotësisht burrin. “Burrë duaje gruan tënde, ashtu si Krishti do Kishën!”’31 Burri duhet ta dojë gruan, ashtu siç do trupin e tij.

Duaje gruan si veten tënde. Gruaja s’duhet të jetë kundër me çdo gjë që bën burri.

Burri me kujdes duhet ta trajtojë, masterojë, gruan, se ajo mund të rrëshqasë në imoralitet dhe pastaj ‘’s’ka asgjë më të ligë se një grua e ligë”.32

Në mesjetë gruan e krahasonin me një gjarpër, luan, apo edhe dragua. “Është më vdekjeprurëse se gjarpri, është më e këndshme të rrish me një luan ose me një dragua, sesa të jetosh me një grua të ligë”.33 Ja sesi vepruan disa gra që i donin shumë burrat e tyre. Mbretëresha e Mithridates, shkurtoi flokët, u vesh si luftëtare dhe preferoi të jetojë nëpër kampet e luftës përgjithmonë me të shoqin.34

Lakonia kapi disa ushtarë spartanë dhe i mbylli në burg. Gratë spartane vendosën të shkojnë të jetojnë në burg me burrat e tyre. Kur panë këtë veprim, këtë gjest, spartanët u liruan.35 Kur vdes një burrë indian, gruaja duhet të vdesë me të, jo shumë si e detyruar, sesa nga dashuria.36

Një grua e mirë e bën burrin të lumtur.37 Loisa Bogans thotë se një grua poeteshë është me të vërtetë një Muzë, është gjithashtu një altar. Silvia Plath në “Arielin” e saj (1965) thotë: “Poeteshat janë heroinat klasike më të mëdha’”. Gjatë periudhës së luftës së ftohtë nuk ka pasur ndonjë vepër të rëndësishme të shkruar nga femrat. Në këtë mënyrë burrat me shkrimet e tyre e dehumanizuan, e seksualizuan figurën e gruas.

Sot në praktikë e në Amerikë gruaja merr 59 cent për çdo dollar që merr burri, ndërsa në Angli mesatarisht gruaja merr 60 cent për çdo dollar që merr një burrë. Të detyruara që të përballojnë nivelin e lartë të kostos së jetës në Amerike, 40 % e grave mbi 60 vjeçe sot punojnë.

Gjendje jo të përshtatshme kanë në përgjithësi gratë punëtore. Femra më të ngritura që në fushën e tyre kanë qenë më lart se burrat, në këtë kohë në Amerikë ka qenë filozofja Hannah Arand, kritikja Suzana Sontag, teoricienia politike Angela Davis, biologia Barbara McClintock. Në Angli, kristalografia Rosalinda Franklin, filozofja Iris Murdoch, kritikja Helen Gardiner dhe Muriel Bradbrook, ndërsa nga shqiptaret janë dalluar: Vaçe Zela, Meliha Doda, Viloleta Manushi ose ‘’Ollga’’, Inva Mula, Diana Çuli, Safo Marko, Elena Kadare, Zhozefina Topalli, Arta Dade, Zhuliana Jorganxhiu dhe shume te tjera qe nuk i njoh sepse nuk bejne jete aktive, ose zeri i tyre nuk mbrin deri ketu ne Amerike qe jetojme ne.

Revistat “Playboy” dhe “Penthouse” e kanë kthyer figurën e femrës në një mall luksi konsumi, por duhet ditur se me një liberalizim seksual nuk do të thotë se femrat u bënë liberale.

Gra si Evita Peroni, Indira Gandhi, Margaret Thatcher etj. e kanë ngritur imazhin e femrës në një nivel më të lartë se të çdo burri. Një punë kolosale krahas shumë të tjerave kane bërë për të nxjerr sa më lart figurën e femrës, Profesoresha e Universitetit të Princetonit, Sandra M. Gilbert dhe Profesoresha e Universitetit Indiana, ku kanë përmbledhur me koment të shkëlqyer të gjithë veprat e grave anglisht shkrojtëse, në një volum prej 2458 faqesh.

Violenca

“Njeriu që në lashtësi ka përdorur forcën ndaj njëri-tjetrit, duke e zhdukur më të dobëtin ose duke e kthyer në skllav, sidomos femrat. Në asnjë sistem nuk ka munguar përdorimi i forcës. 100 vitet e fundit ajo është rritur shumë”.38

Pothuajse në çdo shtet përdorimi i forcës ekziston në kulturën e zakonit. The World Heelth Organization (WHO), Study on Woman, 2005, në studimin e bërë në 10 shtete, konstatuan se për burrat është e pranueshme që të rrihen gratë kur ato nuk u binden, refuzojnë seksin, nuk bëjnë punët e shtëpisë në kohë, ose për pabesi.

Nuk ka asnjë të dhënë se në lashtësi gruaja rrihej nga burri. Ka ekzistuar kanibal Neandertali, por ai është njëlloj majmuni dhe gabimisht është thënë se është paraardhësi ynë.39 Në lashtësi paqja prishej nga përdorimi i forcës. Në çdo sistem social, deri në ditët tona është përdorur forca. Prehistorikët, lashtësia e pa civilizuar dhe civilizimi greko-romak, kane pasur shumë pak për të mos thënë fare dhunë në familje.

Indigjenët amerikanë dhe astekët meksikanë u futën me forcë në botën moderne, po ashtu edhe fetë janë përqafuar me detyrim, me forcë. Në Testamentin e Vjetër (Hebrenjtë), në Testamentin e Ri (Kristianët) dhe në Kuran i përshkon linja se: Duke përdorur dhunë vjen e Mira e Madhe.40

Protestantët u ndanë me dhunë, apo edhe kur u bënë reformat u përdor dhuna. Edukimi me forcë është predikuar në çdo kohë. “Me tolerancë vijnë deformime, shmangie, anarshi”, - thotë John Locke më 1689 dhe Jefersoni më 1780.41

Krug, evidenton se çdo koleg, partner, shok, profesor, e shikon femrën me shpresë se do të vijë momenti që do të bëjnë seks.42 Janë intervistuar 24 000 femra 15-49 vjeçe. Sipas vendeve, 35 deri 70 % e tyre kanë provuar seks me forcë dhe partneri ka qenë jashtë shtëpie, në shkollë ose në punë, nga shok i njohur, student, ose profesor.

Burri është simbol i moralit negativ, me shpirt hierarkie,43 ndërsa gruaja është simboli i moralit pozitiv, i së mirës, shpirtit paqësor. Pitagora thotë se burri dhe qeni kanë shpirt të keq, e kanë vendin jashtë, kurse gruaja dhe macja e kanë shpirtin e mirë, ndaj e kanë vendin brenda.

Vendi më i industrializuar në botë, USA ka përqindjet më të mëdha të përdhunimeve.44 Përdorimi i forcës nga mashkulli mbështetet tek mitet e krijuara kohë më parë dhe janë të rrënjosura si zakone të këqija në psikologji:

Të gjitha femrat kanë qejf t’i kapësh me forcë, në të kundërt s’u bën dot gjë.45

Prandaj ma dha Krijuesi forcën.46

Burri mendon se, në qoftë se femra e lejon të paguajë për të, ajo jo vetëm interesohet të bëjë seks, por do pranojë edhe kapjen me forcë.47

Në qoftë se femra pranon të pijë alkool tregon se është e interesuar për seks.

Po qe se pi alkool një femër, fundi do jetë patjetër seksi.

Po qe se shikon pornografi bashkë me një femër, më pas femra do të provojë të njëjtën gjë.

Islamistët thonë se duhet të kesh 7 gra, ose, kur ke një grua, je i lejuar të provokosh një femër deri në 7 herë, por jo me forcë. Targ, në studimin e tij më 1995 thotë se, në Amerike kushdo që ka afër të njëjtën femër, me kalimin e kohës përpiqet ta kandisë atë të bëjnë seks.

Me civilizimin e shoqërisë, edhe gruaja emancipohet. Në jetën reale, puna jashtë shtëpisë bën që gruaja të ketë të drejta të barabarta me burrin, ndërsa në shtëpi ajo është nën presionin e përhershëm të burrit, apo të prindit. Psikologjia e burrave nuk ka ndryshuar me kalimin e shekujve. Në Amerike vijnë familje patriarkale48 nga vendet e Amerikës Latine. Në studimin e bërë nga Varda Mulilbauer49 vendi me familje patriarkale më të theksuar është Izraeli, madje atje dhuna ndaj femrës është më e vogël se në çdo shtet tjetër perëndimor,50 por vërehet fenomeni i rritjes nga viti në vit.

Gratë, vajza ose të rritura, që kanë provuar violencë në shtëpi variojnë nga 52 % në USA, 50 % në Portugali, 68 % në Belgjike, 51 % në Kanada dhe mbi tre të katërtat në Shqipëri. Në Suedi, çdo 20 minuta një femër bëhet viktimë e dhunës së burrit, në Itali 45 % e burrave që godasin gratë e tyre kanë gradë shkencore universitare. 30 % -75 % e grave në USA kanë provuar dhunë, madje në këtë të fundit është e theksuar dhuna seksuale.

Violenca ndaj femrës po bëhet problem botëror. Më të pafata janë femrat në familjet e pashkolluara, ose me nivel të dobët shkollimi e me gjendje ekonomike të dobët. Një femër pa të ardhura personale, pa portofol, ka risk më të madh që të bëhet viktimë e burrave të tyre.

Xhelozia e burrave me kalimin e shekujve rritet. 25-30 % e grave të rrahura kanë humbur punën për xhelozi, ose partnerin në punë, me rritjen e koefidencës dhe shoqërisë, mendon se është e arsyeshme të përfundojë në seks.

Masa mbrojtëse nuk ka. Në çdo sistem femra nuk ka qenë më mirë në shtëpi. Edukimi, ligji, pasuria, statusi në emigrim nuk ndikojnë shumë në instinktet e burrit. Njeriu, në ushqim, seks, apo në marrëdhënie me femrën ndikohet jo nga karakteri, por nga pjesa qendrore e trurit, që quhet truri reptilin. Pikërisht kjo pjesë e trurit komandon ushqimin, seksin, vetëmbrojtjen dhe s’ka ndryshuar që me shfaqjen e njeriut në tokë.

Profesori i Universitetit të Wikonsit, J.K.Rice mendon se femra kërkon barazi. Këtë e fiton me ligj në jetë, në punë e në edukim. Madje ka edhe nga ato që e kanë mendjen më të zhvilluar se të burrave, por burrin në shtëpi për sa i përket sjelljes, sillet si primari. Kjo është tipike për çdo racë njerëzore dhe për çdo vend. Mos vallë kjo do të jetë nga natyra? Pse burri nga natyra është më i fortë? Për të siguruar ushqimin, apo për të garantuar vazhdueshmërinë në prodhim.

Duke u bazuar në këto fakte mund të ndodhë që gjatë jetës mund të ushtrojë edhe dhunën për të bërë seks. Në këtë rast themi se përqindja e grave që e kanë provuar forcën në seks qoftë edhe një herë arrin në 75 %, prandaj përfundon Profesori51, nuk ka zgjidhje, shmangie, eliminim të plotë të forcës në shtëpi. Më 1919, në Amendamentin 19-të në Amerikë gruaja fitoi të drejtën për të votuar.

Në Budizëm gratë e gjejnë veten më rehat në shtëpi, përqindjet e dhunës në familje janë raste të veçanta.52

Në Amerikë, komuniteti model është ai kinez, pa asnjë problem dhe ankim nga gratë e tyre.53 Pjesëmarrja e grave në çdo sferë të jetës ka sjellë edhe rritjen e ngacmimeve seksuale.54 Në USA ngacmimi seksual në vendin e punës dënohet me ligj. Sa më i madh të jetë qyteti, aq me e madhe është violenca. Më të rrezikuarat janë femrat që s’kanë të ardhura, s’kanë liri.

Gruaja në demokraci.

Le të shohim gjendjen e grave në demokraci. Distanca midis babait dhe vajzës ngushtohet, autoriteti i prindit në qoftë se nuk shkatërrohet, bëhet më pak i rëndësishëm. Familja në kuptimin aristokratik Heleno-Romak s’ekziston. Femra bëhet e zonja e mendimit të saj, e zonja në drejtimin që zgjedh. Adoleshenca nuk njihet, ndërsa pavarësia është e drejta e tyre e pamohueshme, sidomos në Amerikë.

Në Shqipëri ekziston familja e tipit aristokrat, e cila drejtohet nga një kryefamiljar. Babai, shoqëria, (shteti me ligj) e udhëheq atë, ai udhëheq familjen. Babai ka jo vetëm të drejtë natyrale, por edhe të drejtë politike t’i udhëheqë, është autor dhe suportues, por edhe drejtues i sanksionuar.

Në demokraci ligji i përgjithshëm i shoqërisë e shndërron babain në një anëtar të thjeshtë të komunitetit, po kështu bëhen edhe fëmijët. Të dyja palët në shoqëri sillen në të njëjtin nivel.55 Në Shqipëri prindi nuk është vetëm koka e familjes, por edhe organ i përcjelljes së traditës dhe zakoneve, arbitër i sjelljeve të moralit. Respekti ndaj kryefamiljarit shpesh mund të imponohet edhe nga frika.

Në sistemin demokratik babai gjykimet t’i bëjë për vete, sepse ai nuk udhëheq as në besim, as në pushtet. Demokracia sjell edhe ndryshimin e marrëdhënieve midis babait dhe fëmijëve. Kur jetojnë në të njëjtën çati ose kanë biznes të përbashkët, respekti është reciprok.

Në Demokraci mbizotëron barazia, ndërkohë që autoriteti prindëror bie, venitet. Fëmijët nuk u binden më urdhrave të babait, ndërkohë që këshillat ia dëgjojnë. Autoriteti venitet, çka bën që të respektohet vetëm si prind. Në demokraci në krahasim me sistemin e parë, gjuha e fëmijëve shpengohet, bëhet më e lirë, herë-herë i kapërcen kufijtë. Në marrëdhëniet familjare ndodh revolucion, privilegji i prindit në shoqëri bie. Çdo rang, moshë, seks, në demokraci venitet. Vëllai i madh është i barabartë me vëllezërit e tjerë, nuk gëzon të drejtën e përfitimit të pjesës më të madhe të pasurisë, pra nuk bëhet mostër për vëllezërit e tjerë.

Në demokraci me ikjen e privilegjit dhe autoritetit të vëllait të madh ikën edhe harmonia. Vëllezërit, djem e vajza gëzojnë të drejta të barabarta. Humbasin lidhjet sociale, në çdo komunitet të lirë ka moral, morali i gruas. Në Amerikë femra që në moshë të re fillon të bëhet e zonja e vetes. Ajo pa u martuar ka lirinë e mendimit, të vetes dhe rrugën e hapur nga kontrolli i prindërve dhe i shoqërisë. Liria e saj mbështetet në opinion, ajo e ndjen veten zonjë të vetes, njeh zbavitjet, por njëkohësisht njeh dhe rreziqet, nuk kërkon as drejtim e as shoqërues.

Pavarësia personale kërkon kontroll të vetes. Në Amerikë populli është fetar dhe edukimi fetar ndikon në arsyetimin për vetëkontroll. Jeta jashtë shtëpisë është në rrezik, por megjithatë jeta brenda shtëpisë gjithmonë bëhet më pak tërheqëse për femrën amerikane.

Institucionet demokratike, por edhe edukimi duhen të bëhen përgjegjës për rreziqet që u paraqiten grave në sistemin demokratik. Në martesë femra humbet lirinë e saj. Kësaj të fundit i bie detyra të mbajë mirëmbajtjen e shtëpisë. Amerika është komb puritan dhe komercial. Burrat kërkojnë sipas traditës fetare shumë nga gratë. Ata kërkojnë qe gruaja të jetë sa më pranë rrethit shtëpiak

Në Shqipëri femra martohet, pastaj mëson se çdo të thotë shtëpiake, ndërsa në Amerikë ndodh krejt e kundërta. Femrat pa u bindur se si do jetë gjendja pas martesës, nuk martohen. Ato janë të parapërgatitura për çdo befasi, si dhe ruajnë me fanatizëm nivelin e barazisë dhe pavarësisë. Vajzat e dinë se duhet të dëfrejnë, pasi lumturia nuk vjen siç thonë në shtëpi të burrit. Ajo që e di këtë, nuk kthehet pas, nuk shikon pas. Ato ecin me vetëdije në kushtet e reja, edhe pse pasiguria e fatit të gruas në demokraci është tepër e madhe. Gratë emigrante në demokraci nxirren nga burrat e tyre të kërkojnë fatin, prosperitetin dhe të bëhen pjesë edhe për të tjerët.56 Vendi i tyre ndryshoi, kushtet ndryshuan, po jo karakteri.

Morali

Morali i femrës është i ndryshëm sipas kushteve të shoqërisë dhe institucioneve. Në demokraci këto kushte nuk janë aq të rrepta sa në regjimet e tjera. Në Shqipëri brishtësia e femrës është goditur në mënyrë konstante. Madje ka dijetarë dhe pushtetarë që thonë se morali nuk është shumë i rreptë. Në të vërtetë, femra në veprat letrare trajtohet e pastër dhe asnjërit s’i shkon ndërmend t’i kundërshtojë, kjo vjen nga niveli i barazisë. Më parë të dy sekset trajtoheshin të diferencuar.

Barazia midis burrit dhe gruas ka zhdukur të gjitha barrierat që i ndanin. Asnjë femër nuk merr për bashkëshort një person që ka paragjykime morali. Ato janë plotësisht të lira të vendosin ta marrin apo jo atë që ato dashurojnë.

Në Amerike femra është e lirë të zgjedhë,t a provojë zgjedhjen që ka bërë dhe ka edukim të tillë që është në gjendje ta bëjë pa asnjë ndikim nga opinioni. Ku ka barazi burrë-grua, nuk e bën burrin të pastër, por e bën më pak të rrezikshëm në shkeljen e moralit nga femra. Për një gjykatës është më pak e frikshme një prostitutë se ai i një intriguese.

Në demokraci ku ka barazi, burri e ndjen që zbehet pasioni dashamirës dhe gjithmonë mendon për kontakte sekrete. Principi i barazimit, meqenëse nuk është natyral, ul nivelin e dashurisë. Morali i popullit bëhet më i lëshuar.

Atje ku përzihet e drejta dhe e padrejta, e vërteta dhe gënjeshtra, virtyti publik është i dyshimtë, morali lëkundet. Në demokraci morali shoqëror bie, se nuk ka një shoqëri të mirëfilltë, madje humbet interesi shoqëror, si dhe sjellja e tjetrit.

Barazia

Demokracia barazon të dy sekset. Po a ka bazë natyrale? Si burrin dhe gruan i vendos në një funksion, në një detyrë, me të drejta të barabarta si okupim, dëshirë, ashtu edhe në besim. Por, në realitet kjo ka çuar në degradimin e dy sekseve: burrin e ka bërë të dobët dhe gruan të pabindur.57 (E ka bërë burrin pule dhe pulën e bën laraskë).

Amerika e kupton se nuk është stabilizuar si duhet barazimi, sepse natyra ka nxjerrë ndryshime të thella fizike dhe morale. Natyra nuk bëri të njëjtën gjë siç kërkon t’i bëjë demokracia. Gruaja nuk është për të ndjekur punët jashtë shtëpisë, biznesin, politikën apo punët e rënda, qoftë edhe kur ka zemër dhe mendje burri.

Çdo bashkim shoqëror duhet të ketë një kokë që të udhëheqë dhe ky ka qenë burrë. Demokracia nuk e legalizon fuqinë e burrit, udhëheqjen e tij në familje. Drejtimin e burrit në familje gruaja nuk e quan si marrje të së drejtës së saj. Burri sado bujar që të jete, ai kurrë nuk mendon sinqerisht për barazi. Ku s’ka barazi, burri e trajton gruan si të dobët, delikate dhe kujdeset për të. Ku ka barazi burri i neglizhon këto veti të gruas dhe nuk kujdeset më për të. Në demokracinë amerikane shoqëria moderne nuk sjell njerëz të tjerë në shoqëri të madhe, por krijohen shoqëri shumë të vogla.

Në çdo qenie të gjallë, mashkulli ka forcë dhe me këtë force duhet :

-           Të mbrojë veten dhe femrën nga çdo rrezik.

-           Të sigurojë ushqim, të punojë tokën për vete, gruan dhe fëmijët.

-           Të sigurojë vazhdueshmërinë, qoftë edhe me forcë (seks).

Pra, femra është për në shtëpi, të rritë fëmijët, jo për luftë, as për të siguruar ushqim duke përdorur forcën, si rrjedhim për burrat ajo është thjesht vartëse.

Bibla, Kisha, Kurani e ul gruan në rang të dytë. Nëse nuk është e vërtetë, d.m.th ato gënjejnë dhe kjo shkallë e gënjeshtrës duhet të përshkojë të gjithë doktrinat e tyre. Në Shqipëri Perëndia është në gjininë femërore. Kjo tregon se të parët tanë në lashtësi e kishin femrën të parë dhe burrin vartës.

Elko/Eleonora Koka-Gjoka

[1] Per Motrat Qiriazi dhe Presidenten e Shoqates Dr. Ana Kohen eshte tema nr 4.

[2] Te

TRE MIKROSEKONDAT E PARA TE FILLIMIT TE UNIVERSIT

Pregatiti Hekuran Pashollari

 

tre-mikrosekondat.pdf

 

“Kushtet qe kane ekzistuar ne universin e sapolindur janë riprodhuar ne kushtet laboratorike,ku dhe rezultatet kane qene surprize.”

Ne vend te hyrjes

Ne vitet e fundit ,rreth 100 shkencëtare janë impenjuar ne përshpejtuesin e ri dhe te fuqishëm te grimcave elementare te Brookharen National Laboratori me synimin për te realizuar kushtet e ekzistencës ne momentin e sapolindjes se universit. Ky përshpejtues i quajtur RHIC (Relativistic Heary Ion Colidor),ka realizuar përplasjen e dy grupeve te bërthamave te arit, te cilat lëvizin përkundrejt njëra tjetrës me nje shpejtesi te përafërt me atë te dritës. Kjo përplasje midis çifteve te bërthamave eshte shoqëruar me lindjen e nje gjendje agregate te lendes mjaft te dendur dhe nje energji me nje temperature shume te larte,e ngjashme kjo me atë qe ka ndodhur gjate mikrosekondës se pare te big-bangut

Këto “mini-bang”, ose te quajtura ndryshe bin-bang mikroskopike,hapin nje spirale te re mbi fazat e fillimit te orgjines se universit.

Ne mikrosekondat e para te lindjes se universit,lënda i ngjan nje “supe” me nje densitet dhe temperature te paimagjinueshme për vlerat e larta te tyre. Kjo lende eshte e formuar nga kuarke dhe gluone, te cilat lëvizin ne mënyrë kaotike ,pa ndonjë drejtim te privilegjuar,dhe nga përplasja e rastësishme midis tyre lindin protonet  neutronet ,elektronet si dhe grimca te tjera me te lehta. Kjo përzierje grimcash ka pasur nje temperature prej mijëra te miliardit grade,ose 100.000 here me te larte se temperatura ne qendër te diellit.

Me zgjerimin e universit,temperatura ka zbritur ne mënyrë te papritur, njësoj sikurse ndodh me nje gaz qe kur fillon te zgjerohet, ftohet menjëherë dhe temperatura zbret.

Pas rreth 10 mikrosekondave,kuarket dhe gluonet,kane qene te detyruara te qëndronin te lidhura nga nje force e fuqishme,dhe ky bashkim ka gjeneruar protone, neutrone si dhe grimca te tjera qe fizikanet i quajnë ndryshe “adrone”

Faza tranzitore e universit gjate kalimit nga “supa” e kuarkeve dhe gluoneve ne protone e neutrone,ka ngjallur nje interes te madh si për shkencëtaret qe duan te kuptojnë se ne ç’menyre universi ka evoluar deri ne gjendjen e tij qe e vëzhgojmë sot, ashtu dhe për shkencëtaret qe duan te thellojnë njohuritë e tyre mbi forcat themelore te natyrës

Protonet dhe neutronet janë pikla te vogla te “supës se pare”,ne te cilat kuarket dhe gluonet janë ne lëvizje te vazhdueshme, por te detyruara te jene te “burgosura” ne ketë supe

Edhe ne përplasjet me te fuqishme qe janë realizuar,kuarket nuk janë mundur te veçohen për te qene te lira. Edhe ne ato raste kur te jepet përshtypja se ato janë te lira, çfaqet gjithmonë nje “mur” i ri

Hanet, çajtoret, objektet dhe shtëpitë e vjetra në Preshevë


 

Hanet, çajtoret, objektet dhe shtëpitë e vjetra në Preshevë

 

Në këtë studim do të kujtojë lexuesin e nderuar dhe do të ceku disa hane, çajtore, objekte dhe shtëpi të vjetra në Preshevë që patën peshë të madhe, rëndësi të  vecantë, për zhvillimin politik, administrativ, ekonomik, kulturor, historik, arkitektonik, të kulturës së banimit, fetar, hoteliero-turistik të Preshevës si komunë dhe rreth.

Han në persishte do te thotë shtëpi, ndërsa në turqishte bujtinë, pra është fjala për ndërtesë pranë udhës ose në qytete, që shërbente si bujtinë për udhëtarët e që kishte edhe vende për kafshët e tyre, sipas Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja të Mikel Ndreca, botuar në Prishtinë, 1986, f. 284.

Hanet ishin ndërtesa arkitektonike që ndërtoheshin përskaj rrugëve të rëndësishme, aty ku nevoja e kërkonte që udhëtarët të vendoseshin, sigurisht ndonjëherë edhe kafshët e tyre. Por hanet, poashtu shërbenin edhe për ahengje, gazmende dhe për ushqim dhe për të pirë.

Kështu në Preshevë me rrethinë, hanet u ndërtuan më së shumti përgjatë Xhadesë së Vjetër Vranjë-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë-Shkup dhe në qytetin e Preshevës.

Xhadeja e Vjetër apo Xhadeja e Mithat Pashës u ndërtua më 1863-1985  dhe kjo rrugë lidhte shumë qendra të atëhershme tregtare veri-jug dhe jug-veri-Vranjë-Bujanoc-Preshevë-Kumanovë-Shkup.

Me ndërtimin e Hekurudhës Preshevë-Kumanovë-Shkup më 1888, Xhadesë së Vjetër i humb rëndësia e parë, po me këtë humbin rëndësinë e tyre edhe hanet, sepse primatin e marrin Stacionet hekurudhorë në këtë trevë: ai i Zhbevcit, i Bujanocit, i Bukurocit dhe ai i Preshevës. Edhe sot udhëtohet nëpër Xhadenë e Vjetër, e cila është e asfaltuar, edhepse është ndërtuar Autostrada.

Xhadeja e Vjetër Preshevë-Bujanoc, e ndërtuar 1863-65

Preshevarët, Xhadenë e Mithat Pashës e quajnë Xhadeja e Vjetër, kështu edhe i këndohët kësaj xhadeje:

PO VJEN MSITI XHADES ‘VJETËR (Preshevë)

Po vjen msiti xhades ‘vjetër,

Kaka metë pa kmishë, pa setër.

Po vjen msiti kryet si tegull,

Po pisket si gusha n’mjegull.

E këndoi : Ibrahim Nuhiu, Preshevë

E shënoi : Mehmet Rukiqi, 1970

/KËNGË DASME I, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1980, f. 81/

 

1.Hanet e Vjetra

Në kohën e Turqisë, Hanet më të njohur ishin : Hani i Zaim-Agës në Bujanoc, Hani i Agush Beut te Ura e Jerebicës (Thëllënzës) mbi lumin Moravicë, Hani i Pajazitit në Somolicë, Hani i Bilaçit, për të cilët shkruan : Nijazi Bektashi, Xhait Ramadani dhe Reshat Avdiu, Hani i Rexhep-Agës  në Çukarkë të Preshevës, Hani në Kompleksin e  Teqës së Preshevës, Hani i Qorvelisë dhe Hani i Rrahmonëve në Preshevë.

Sipas M. Kostiqit, në Hanet e Preshevës, në udhëtim e sipër kanë pushuar edhe karavanet e kamilave dhe këtë rrugë ky e quan Udha e Kamileve(në lindje të Leranit)/Mihajlo Kostic, Presevska kotlina, Vranjski glasnik, knj. V, Vranje, 1969, f. 102/

Vendi ku gjendej Hani i Rexhep Agës në Çukarkë

Hani i Rexhep-Agës gjendej në anën e djathtë të Xhadesë së Vjetër Preshevë-Kumanovë, aty te bregorja e Çukarkës.Rëndësia e këtij Hani ishte se edhe këtu sikur te ai në Bilaç kryqëzoheshin shumë rrugë,  të cilat sillnin udhëtarë nga viset më të ndryshmetë.

Udhëpërshkruesi Todor Stankoviq  në librin : Shënime udhëtimi nëpër Serbinë e Vjetër 1871-1898, të botuar në Beograd, më vitin 1910 shkruan :

„Rruga nga Manastiri Prohor Pçinjski, nëpër Preshevë, Bujanoc dhe në kthim në Gjilan.

Me një Arnaut, i cili ruante Manastirin , u nisëm me kuaj për Preshevë, kaluam lumin Pçinja. Për ¾ e orës arritëm në katundin Starca, nga  shkuam në Sobrate. Nga ky katund dolëm në Bilaç, ku ekzistonte kazerma ushtarake turke me një batalion.

Nga Bilaçi arritëm në Bushtran, në të cilin kishte 55 shtëpi arnaute dhe 16 shtëpi serbe.

Në orën 10 e 20 minuta u nisën nga Bushtrani, nëpër katundin Zhuzhicë /Zhunicë-autori/ dhe për 1 orë e ¼ arritëm në Preshevë., ku u vendosëm në Hanin e Rexhep-Agës“.

Gjermani J. v. Hahn në librin e tij : Reise von Belgrade nach Sallonik, më 1868/Udhëtimi prej Beogradit për në Selanik/, në  kapitullin VII shkruan : „Udha prej Bilaçit për në Kumanovë“.

„Prej Bilaçit në drejtim të Kumanovës shtrihet fshati Pratoshelca…Kryqëzimi i prockës së Çukarkës te një Han. Nga Hani i Çukarkës shtrihet një pjesë e këtij fshati, majtas afër rrugës, e cila gjithashtu me një sipërfaqe shkurrore dhe një terasë, e cila lëshohet në luginë…“.J.G.v. Hahn, Reise Belgrad nach Salonik, Ëien, 1868, f.153/54

Hanin e Rexhep Agës në Çukarkë afër Preshevës e përmend edhe Tatomir Vukanoviq, në librin : Vranje, 1978, f. 116

Kompleksi i Teqes së Preshevës, ku ishte edhe Hani dhe Semahanja, i ndërtuar më1698,

Teqja e Preshevës afër Xhamisë së Vjetër u ndërtua në mes viteve 1698-1700. E ndërtuan Shehët e Preshevës. Atëherë ishte e rrethuar me muri të lartë, ka pasur Hanin për udhëtarë, kuzhinën dhe ahurin e kafshëve të karavaneve. Këtu u ndërtua Tyrbja, e cila edhe sot ekziston në kompleksin e kësaj Teqeje. Teqja i perkët sektës “Halveti.

Në Preshevë, pas viteve 1908-1910 ka ekzistuar Semahanja(sallë-lokal për ceremoni fetare) afër Teqes së Preshevës, ku janë tubuar rinia e asaj kohe, aty pas lutjeve dhe ceremonive të tjera fetare këndohej edhe këngë patriotike, lirike, recitoheshin poezitë e Rilindasve, ato të Bejtenxhinjve. Aty bëhej një aktivitet i bollshëm kulturor. Ky aktivitet në Semahane ndërpritet gjatë viteve 1920-1929, me ardhjen dhe vendosjen e familjes së Popoviqëve në Preshevë, afër Teqes dhe Semahanes, thotë Qerim Qerimi nga Presheva, në bisedë më 17.08.1994

E njëjta thuhet edhe nga i vëllau, Qani Qerimi, në bisedë, më 08.062010, i cili shton se Semahane do të thotë dhomë ku është kënduar. Pra Semahanja ishte lokal për ceremoni fetare afër Teqes së Dervishëve.

Vendi ku gjendej Hani i Qorvelisë, i ndërtuar më 1805

Hani i Qorvelisë gjendej në rr. R. Sadiku të Preshevës, Mëhalla e Kamberëve, sot te shtëpia e Mitat Veliut në  Preshevë, në të djathtë të udhës Preshevë-Rahovicë.

Vendi ku gjendej Hani i Rrahmonëve të Preshevës,

 

Në këtë kompleks pos Hanit ekzistonte edhe Mulliri, kah lumi i Preshevës.i ndërtuat në fillim të shek. XIX., në Preshevë, në rrugën M. Tito. Hani i shërbente edhe udhëtarët, por edhe ata që bluanin e ishin nga larg, aty vendoseshin për të buajtur. Sot është shtëpia në pronësi të Isa Latifit, Mëhalla e Begajve të Preshevës.

 

”Çarshija e Preshevës, përshkak të nevojave të tregtisë dhe zanateve/zejeve/, zejtarëve karakterizohet me dyqane të shumtë. Ata janë të vegjël, një katëshe, të ndëtuar me tjegulla dhe të shktruar me dërrasa. Hanet si ndërtesa të mëdha janë të pakët. Më tepër gjenden Mehanet, të cilat janë më të vogla se Hanet. Ato ishin me mindërlluqe për rreth mureve”, përshkruan gjendjen e Preshevës në atë kohë edhe J.F.Trifunoski, në librin Kumanovska-Presevska Crna Gora, Beograd, 1951, f. 121

 

2. Çajtoret e vjetra

Çajtore është fjalë persishte që do të thotë lokal ku pihet çaj.Por në këto Çajtore të Preshevës pos çajit, është pirë edhe  kafja e mëngjesit, është lexuar shtypi aktual i atëhershëm dhe është pirë edhe rakija dikur gjatë ditës.

Çajtoret më të njohura kanë qenë : Çajtorja e Xhavit Qorrit dhe dhe ajo e Ymer Efendisë.

Vendi ku gjendej Çajtorja e Xhavit Azizit-Qorri i Mëhallës së Hamishëve të Preshevës

 

Çajtorja e Xhavit Qorrit ishte pronë e Abdullah Haxhi Veliut dhe gjendej në rrugën e Gjilanit, në të majtë të lumit të Preshevës, udha Preshevë-Gjilan.

Edhepse ishte Çajtore e njohur, ajo sherbente edhe kafe, raki dhe meze.

Sipas disa pleqëve te Presheves : Qerim.Qerimi, Qani.Qerimi, Mehmet .Mustafa, në bisedë me te më  19.07.2010, pas faljes së sabahut Paria e Preshevës shkonin për çaj në këtë Çajtore : Halil Aga, Hafëz Beqiri, djali Shaip Beqiri, Mita Kovaçi, Hafëz Luta, Isa Bina, Xhemë Rruta, Qani Ramadani-berberi, Mulla Tefik Osmani, Demirali Hoxha, Destanët( Musa, FaiK dhe Tefik), Cufë Maloku, Efremi Kallanxhija, Abdullah Kekinci, të cilët pas pirjes së çajit ia fillonin muhabetit aty, ku flitej për probleme dhe çështje të ndryshme familjare, politike, mësitni e tjerë. Më vonë shktrohej edhe rakia dhe mezja. Pastaj pas dite shkonin në dyqanin-berberhanen e Shaban Ramadanit, i cili ishte i ndarë në dy pjesë, në pjesën e parë mushteritë dhe mund të lexohej shtypi, ndërsa si odë në vete ishte oda e Parisë së përmendur. Me vonë aty shkonin Riza e Musa Maliqi dhe shumë të tjerë. Më vone në berberhane punuan  Qani e Qamil Ramadani.

Çajtorja e Ymer Agës

Çajtorja ishte pronë e Ymer Efendisë së Mëhallës së Kelmendëve-Mutishëve të Preshevës, Aty punuan djemtë e Ymer Efendisë, Aliu dhe Fevziu. Ndërsa më vonë me qira Çajtoren e mbajti edhe Hebib Doda i Mëhallës së Dodajve të Preshevës. Në Çajtore lexohej edhe shtypi sidomos ai turk, thotë Mehmet Mustafa i Mëhallës së Sheh-Halilëve të Preshevës.

 

3.Objektet e vjetra

Presheva me rrethinë është e vjetër, i takon kohës iliro-dardane dhe në hapësirën e saj ka objekte dhe shtëpi të vjetra, disa prej tyre të mbrojtura nga Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe historike në Nish, ndërsa disa aspak të mbrojtura dhe në mëshirën e natyrës dhe dorës së njeriut.

Në të kaluarën jo të largët të këtyre ndërtimeve moderne ndodhën katastrofa të mëdha dhe nuk u kursyen as objektet dhe gjësendet e Trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Kështu u prish Hamami i Vjetër i Preshevës, për tu ndërtuar një ndërtesë moderne disa katëshe në rr. R. Sadiku në Preshevë.

Studjuesi Skender Rizaj në : Kazaja e Preshovës 1896/97 dhe Rajoni modern osman në Kazanë e Vranjës dhe Preshovës shkruan :

“Në fund të shekullit XIX, Kazaja e Preshovës(Presheva), në pikëpamje administrative ishte në kuadër të Sanxhakut të Prishtinës, në përbërje të Vilajetit të Kosovës.

Kasaba Preshova ishte qendër e kazasë. Qyteza kishte 3 mahalla, 600 shtëpi. Si kaza, Presheva kishte 122 fshatra, në realitet 6.958 shtëpi. Kazaja kishte popullatë muslimane dhe të tjerë, gjithësej kishte 42.248 banorë.

Në Preshevë kishte 600 shtëpi, 2 xhamia, 1 godinë shteti, 1 qendër telegrafike e postare, 1 stacion të policisë, 1 depo për dhjetëshina /osur/, 1 banjo komunale publike /Hamam/ e tjerë. Në brendi të kazasë së Preshevës kishte rreth 500 dyqane, disa stacione, 1 shkollë tetëvjeçare /rusdiye/, 13 xhamia, 3 xhamia të vogla /mesxhida/ ; në vend ka 2 shkolla muslimane “sibjan” me144 nxënës ; në kaza ka 14 shkolla muslimane “sibjan” me 364 nxënës dhe 4 shkolla të tjera “sibjan” me 138 nxënës”.

Kalaja e Preshevës-Muri i saj

Kalaja e Preshevës daton nga koha iliro romake.

Dr Jahi Staneci shkruan : “ Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë kodrinës së kështjellës janë sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…

Supozohet se në këtë vend, Presehva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë shëkuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…

Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”./dr jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(monografi), Prishtinë,2010,f.42

Kompleksi i qytetit të Preshevës, rrëzë Kalasë, ku u ndërtua Mëhalla e Kurbalive, në të djathtë varrezat e Qytetit të Vjetër. Dhe krejt poshtë gjendeshim Mullinjtë e Vjetër të Preshevës.

Përmbi qytetin e Preshëvës së Vjetër dhe Varrezave të qytetit të Vjetër të Preshevës, në të majtë dhe në të djathtë të rrugës Preshevë-Gjilan, te Mullinjtë u ndërtuan shtëpi private të Mëhallës së Kurbalive,  me leje apo pa leje të organeve përkatëse. Nuk kemi informatë se a ka reaguar komuna dhe Enti për mbrojtjen e monumenteve kulturore në Nish. Thuajse u rrafshuan 20 mullinjtë e Preshevës, te vendi i quajtur „Mullinjtë“, te Kisha.

Kacipupi në Rahovicë

Kacipupi Kacipupi, Oppidumi Dardan është lokalitet parahistorik, gjendet në pjesën perëndimore të Rahovicës, duke shkuar për Pendën e Rahovicës, liqenin artificial, gjendet në të majtë të lumit të Rahovicës. Pjesa jugore e Kacipupit është e kalueshme, ndërsa pjesa veriore kah lumi dhe ajo perëndimore te Kacipupit janë të thepisura dhe vështirë mund të arrihet në maje. Daton diku nga shekulli IV deri II.

Objekti i komunës sot

Objekti i komunës dikur

Objekti ndërtimor i komunës së Preshevës gjendet në qendër të qytetit të Preshevës dhe daton që nga viti 1909, sipas Ramiz Osmanit, banor i Mëhallës së Alimetëeve të Preshevës, ndërsa sipas Dr. Jahi Stanecit, viti i ndërtimit është 1880.

Ndërtesa e Komunës është objekt shoqeror, i cili një kohë ishte qendër administrative dhe politike e kazasë dhe rrethit të Preshevës, deri në vitin 1947, kur Presheva e humbi këtë rëndësi qendrore dhe objekti mbeti qendër administrative komunale. Më vonë ai shërbeu si qendër shkollore, ku ishin vendosur klasat e shkollës fillore të Preshevës. Sot ai shërben objekt shoqëror, administrativ dhe poltik i komunës së Preshevës, ku janë vendosur administrata komunale, Kuvendi i komunës dhe shërbime të tjera administrative të nivelit komunal.

Xhamia e Ibrahim Pashës

Objekti i parë i fesë islame në Preshevë është Xhamia e Vjetër, Atik Xhamia apo Xhamia e Ibrahim Pashës në Preshevë, e ndërtuar më 1678, kurse e rindërtuar më 1804 /Lista e Xhamive të komunës së Preshevës dhe vitet e ndërtimeve të tyre përkatëse të Bashkësisë komunale Islame të Preshevës, të datës 24 nëntor 1998/, ndërsa sipas një burimi tjetër më 1805 ose sipas Hixhrës më 1220./Rexhep Selimi, Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare(1839-1881), “Zgjimi” nr. 16, Preshevë, 1998, f.21 dhe Xhevabi Hoxha, Generalni plan Preseva, mreza naselja i izgradjenosti prostora, Pristina, 1998.

Ajo gjendet në qendër të qytetit, në anën e djathtë të rrugës Preshevë-Gjilan. Këtë xhami e ndërtoi Ibrahim Pashë Bushatliu. Ajo edhe sot gjithë ditën quhet Xhamia e Ibrahim Pashës. Ndërtimin e Xhamisë së Vjetër e ndihmuan edhe Shehët e Preshevës.

Teqja e Preshevës

Teqja e Preshevës afër Xhamisë së Vjetër u ndërtua në mes viteve 1698-1700. E ndërtuan Shehët e Preshevës. Atëherë ishte e rrethuar me muri të lartë, ka pasur Hanin për udhëtarë, kuzhinën dhe ahurin e kafshëve të karavaneve. Këtu u ndërtua Tyrbja, e cila edhe sot ekziston në kompleksin e kësaj Teqeje. Teqja i perkët sektës “Halveti”.

Vendi ku gjendej Hamami i Vjetër I Preshevës

Hamami, banjë publike, sipas studiuesit S. Rizaj në Kazanë e Preshevës, thote se më 1896/7 në Preshevë ekzistonte një banjë publike, Hamami, në rrugën e R. Sadikut, afër Xhamisë së Poshtme të Preshevës..Pas viti 1912, Hamami u përdor për banim nga emigrantet, pastaj në te u ndërtua Mulli elektrik, më 1947/48, pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa më vonë shërbeu edhe depo e materialeve ndërtimore e Kooperativës Bujqësore të Preshevës. Tashti në vend të Hamamit të shkatërruar plotësisht më vitin 1987, u ndërtua ndërtesë e banimit kolektiv. Qytetarët fqinjë okular flasin se kur është prishur Hamami me shumnë vështirësi janë thyer muret e tij.

Qëllimi ishte që të humbet edhe një shenjë e vjetërsisë shqiptare, trashëgimisë kulturore arkitektonike shqiptare. Rrënimin e bëri Bashkësia apo Fondi komunal i Banesave dhe Ndërtimit në Preshevë.

Xhamia e Poshtme e Preshevës

Xhamia e re e Preshevës u ndërtua më 1878, kurse u rindërtua më 1983. Kjo xhami gjendet në rrugën “Ramiz Sadiku”, në rrugën Preshevë-Rahovicë, afër ndërtesës së bardhë  shumëkatëshe të banimit.

Xhami e Vjetër në Tabanoc

Xhami të vjetra janë edhe Xhamia e Rahovicës, Corroticës, Raincës, Bushtranit, Bukurocës, Gerajve, Strezocës, Bugarinës, Çukarkës, Zhunicës, Norçës, Tërrnavës, Miratocës, Teqja e Tërrnavës, Caravajkës, Ilincës, Garës etj.

Ndërtesa e Mejtepit-Medresesë, më 1936

Medreseja në Preshevë ishte afër Xhamisë së Poshtme, pronësi e Bashkësisë Islame të Preshevës, vakëf.

Kooperativa 1913 Ndërtesa e Kooperativës e ndërtuar më 1890

Kooperativa 1982

Kooperativa 2011

Ndërtesa e Kooperativës Bujqësore u përdor për mësim të Shkollës bujqësore 1945-1953, pastaj u hap aty shkolla e amvisnisë, tash përdoret për veprimtari të ndryshme.

Kooperativa bujqësore ishte e njohur me prodhimin e djathit dhe kaçkavallit

Sokollana-ndërtesa e Universitetit të punëtorëve në Preshevë, dikur

“Sokollana”(sallë gjimnastikore e sokolave) e mori emrin sipas Shoqërisë së Rinisë “Soko” në Jugosllavinë e Vjetër. Ajo pas Luftës së Dytë Botërore ishte ndërtesë e Universitetit të Punëtorëve dhe Shtëpisë së Kulturës, ku zhvilloheshin aktivitetet kulturore arsimore. “Sokollana” filloi të ndërtohet më 1934 me punë vullnetare e kontribute në të holla të zejtarëve dhe anëtarëve të Shoqërisë “Soko: nga Presheva/Slobodna rec, Vranje, od 02 jula 1993 godine.

Salla e Sokollanës u bë gati në dimrin e vitit 1938, kur u organizua program kulturo e argëtues nga zejtarët dhe anëtarët e Shoqërisë Rinore “Soko” nga Presheva, Bujanoci dhe Kumanova, ndërsa plotësisht u krye më 1939./Slobodna Rec, Vranje, od 2 jula 1999.godine apo Xh. Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999, f. 64 dhe 65/

Monopolli i Duhanit në Preshevë

Monopili i Duhanit themelohet kah vitet 1921/22 dhe ndërtohet deri në vitin 1934

Stacioni Hekurudhor, sot

Stacioni Hekurudhor i Preshevës i ndërtuar më 1888 lidh  vijën hekurudhore Beograd-Nish-Vranjë-Preshevë-Shkup-Selanik

PTT Posta e ndërtuar më 1925.

Komiteti komunal, ndërtesa e ndërtuar më 1920, u përdor për shumë veprimtari, shkollë, ndërtesë e organizatave politike e tjerë

Kooperativa bujqësore e vjetër-1947/49 në Rahovicë

Dyqani i Abdullah Veliut

Dyqani i Abdullah Haxhi Velisë, i ndërtuar më 1931, i konfiskuar pas Luftës së Dytë Botërore, në rrugën M. Tita, nr.11

 

4.Shtëpitë e Vjetra

Kim Mehmeti, në librin : Shkupi : (Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011, f. 107, shkruan :

“Në fillim njeriu jetoi nëpër shpella që ia kishte bërë gati natyra.Ai ishte pjesë e natyrës dhe qenie që i nënshtrohej asaj si gjithë gjallesat tjera. Do të mbetet enigmë se çka e shtyu njeriun ta prishte atë “kontratë” me vendbanimin e tij të quajtur natyrë e që ushqehej nga bindje se ai atë duhet ta ndryshojë, duke u mashtruar se nuk i takon ai natyrës, por natyra i takon atij. Dhe, kështu filloi të ndërtojë kasollat e para, me çka fillon periudha historike e vetmisë njerëzore, apo e ndjenjës së tij për pamjaftueshmërinë nga ajo që ka dhe atë që është… dhe gëzohen kur gjejnë një gur të vetëm të ndonjë kështjelle të lashtë, apo një enë prej lloçi, të pjekur në kohët kur njeriu posa kishte zbuluar magjinë e zjarrit, me çka edhe filloi ta ketë më ngrohtë aty ku banonte, por edhe ta djegë tokën, f. 107

Njerëzit dolën nga shpellat dhe u futën nëpër shtëpitë e tyre atëherë kur numri i tyre u rrit aq shumë sa nuk ishin të bollshme për strehim shpellat, e numri i të cilave mbeti i njëjtë sin ë fillim kur u banuan nga dykëmbësh…Mbase kështu filloi historia e krijimit të lagjeve dhe vendbanimeve e që sot ka arritur përmasat që një qytet të ketë aq banorë sa dikur kanë kasur kontinente të tëra.”(f.108)…Pra, Historia e themeleve dhe mureve, rrëfen edhe për fazat e zhvillimit të vetëdijes njerëzore, e cila kalon nëpër periudha kur ai ka ndërtuar duke përdorur si materiale ndërtimi atë që ia ka ofruar natyra-gurë dhe drurë…”./f.108/

Pasi njerëzit ndërtuan shtëpitë e tyre, të cilat i ndërlidhen në lagje, e lagjet e veta i ndërthurën në tërësi që përbënin vendbanimet e tyre, ata edhe filluan të identifikohen nëpërmjet adresave ku jetonin”./f.110/

“Objekte nga më të vlefshmet që ka nj vendbanim janq ato që në muret e veta bartin peshën e sa më shumë shekujve dhe ngjarjeve. Nga gjithë objektet e ndërtuara dikur, e që mund t’i shohësh edhe sot mbi këtë tokë, mbase më të dukshme janë kështjellat dhe urat”./f.113/

“Pa dyshim se Shqiptarët nuk kanë ndërtuar vetëm ura, por edhe kështjella, madje ata edhe shtëpitë ku jetonin i ndërtonin në formë fortifikatash mbrojtëse të quajtura kulla, e ku gjallronin ëndrrat e tyre jetësore dhe shpesh ato ëndrra i mbronin me armë në dorë”./f.115/

“Sa i përket entuziazmit ndërtues, shqiptarët edhe sot kanë mbetur të njëjtë si paraardhësit e tyre: i besojnë vetëm pasurisë së shndërruar në mure. Edhe në Shkup e rrethinë, ata ndërtojnë shtëpi të mëdha e të larta, shtëpi që janë në proporcion me iluzionin se pamja e shtëpisë dhe luksi në to, janë përcaktuese për portretin njerëzor të pronarëve të tyre.”/f.116/

“Në ambientet e banimit vend të rëndësishëm nëpër shtëpi të vjetra zinte Dhoma e Mysafirëve…Dhoma në fjalë kishte mjaftë kolorit, por me begati ngjyrash dominonte shtroja e dyshemesë… Në vendin ku uleshin mysafirët shtrohej Jani, i cili në mënyrë tradicionale ishte pajë nusërie, i punuar me vegla dore nga fije të dendura leshi, në të cilën dominonte ngjyra e kuqe, pastaj ngjyra e gjelbër, e verdhë dhe ajo e zezë….Pjesa tjetër e dyshemesë mbulohej me qilim, po ashtu të punuar në dorë…. Mbi to vendoseshin shiltet e postaqitë. Nën këto shtroje vendoseshin hasrat dhe çergat që kishin rolin mbrojtës nga lagështia dhe humbjen e nxehëtësisë. Pasi që ndeja ishte e organizuar me pozitë të trupit ulur në dysheme për t’u mbështetur për muri nevojiteshin Jastëkët. Këta mbështilleshin me pëlhurë ose kadife të kuqe dhe sipër tyre vendosej Jagia e bardhë”, shkruan Burbuqe A. Agushi, në librin : Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik : (Monografi), Prishtinë, 2009, f.72, 73

Në  Preshevës hasim edhe në ndërtesa ndihmëse: ahuri, plemja, hambari, koshi, koteci, mbistreha, kolibja e qenit, kuzhina verore, garazhi.

Vila Letafet-sot pronë e Veli Veliut

Vila Letafet është ndërtuar më 1936. në rr. e Gjilanit, pronë e Abdulla Haxhi Veliut. Në këtë objekt për herë të parë u hap shkolla fillore në Preshevë, në gjuhën shqipe, më 7 shkurt 1945. Shkollën e hapi me një fjalim të rastit Abdulla Krashnica, sekretar i Komitetit te Rrethit të Preshevës, ndërsa mësues ishin Hilmi Qerimi, Demirali Ibrahimi, Abdullah Ukshini, Dilaver Osmani, Lutfi Ahmeti, Isa Selimi, Kadrije Kelmendi.

Në Vila Letafet kati i parë u përdorë për mësim, ndërsa i dyti për banim të mësuesve.

Shtëpia e Ibrahim Kelmendit

E ndërtuar sipas Feti Shaipit më 1900, ndërsa Osman Shaipi thotë më 1908/ bisedë më 10.07.2011/,  e ndërtuar me tjegulla të pjekura të kuqe.

Profesor Ibrahim Kelmendi, atdhetar i devotshëm  u lind  më 16 janar 1916 në Preshevë, studuio historinë në Beograd, Perugja të Italisë, ndërsa diplomoi në Zagreb

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Presheva u çlirua dhe u emëruan organet e pushtetit lokal të cilat, për tre muaj të ardhshëm, do të kontrollohen nga nacionalistët shqiptarë. U formua bashkia e qytetit me kryetar Adem Kamberi, nënprefekt u emërua Limon Asllani-Staneci, komandant i xhandarmerisë u emërua Ali Syla-Staneci, ndërsa komandant i shtabit të vullnetarëve u emërua profesor Ibrahim Kelmendi.

Shtëpia e Halil Agës

Shtëpia e Halil Agës, në rrugën e Gjilanit, pronë e Mexhid Sahitit të Mëhallës së Derrajve të Preshevës, sot banojnë djemtë e Mexhidit,  Vahidi dhe Vaxhidi, e ndërtuar para vitit 1930.

Shtëpia e Esad Agës-Plaku, e ndërtuar aty kah viti 1920

Shtëpia e Esad Esadit, sot

Shtëpia e Qerim Arifit, pikturë e Osman Mahmutit

Në këtë shtëpi jetoi dhe veproi poeti i mjerimit të Preshevës, poeti social që i kendoi mjerimit, i lindur më 22 shkurt 1946. Vdiq në Strugë. Bilall Maliqi e quan Migjeni i Luginës së Preshevës.Qerim Arifi kështu i këndon mjerimit :

“Vend ku lindin fëmijët e uritur…ose Djep dëshirash të varfra Strajcë e shqyer nga vjetërsia”.

Shtëpia e Nexhmije Kadriut, sot, në rrugën e Rinisë të Preshevës

Pronarja e shtëpisë Nexhmije, e cila banon në këtë shtëpi thotë se baba Ejupi ka lindur më 1906, por lindi ne këtë  shtëpi, që do të thotë se shtëpia është edhe më e vjetër. Faktikisht shtëpine e ndërtoi gjyshi i Nexhmijes, Kadri Ahmeti.Gjasat janë që kjo shtëpi te jetë ndër më të vjetrat në Preshevë, aty e ndërtuar para vitit 1900. Ndërsa kushëriri Fehmi Hasani thotë se i ndjeri, plaku Ejup Ahmeti i ka thënë se shtëpia është ndërtuar para vitit 1878 /Bisedë me Fehmi Hasanin, më 06.07.2011./ dhe /Bisedë me  Ibrahim dhe Nexhmije Kadriun, më 12.07.2011/

Shtëpia e Kurtishëve

Shtëpia e Mulla Fahredin Kurtishit, Mëhallës së Kamberëve të Preshevës, e ndërtuar para viteve 1890, në rrugën S. Kovaceviq. Fëmiu i parë i lindur i Mulla Fahredinit, Mahmut Kurtishi, më 1912, lindi në këtë shtëpi, bile Mulla Fahredini aty është martuar, thotë Bedrudin Kurtishi.

Kulla e Sejdiajve shumë e Vjetër e ndërtuar para 150-200 vjetëve. Kullat u ndërtuan në kohën e Otomanisë, për tu mbrojtur nga invadimet turke.

Oda e Can /Hasan/ Seferit, daja i Idriz Seferit.

Shtëpia e Fazli Arifit-Myrtajve, e ndërtuar në  shek.XVIII

“Lidhja e Dytë e Prizrenit, pas një viti para se të ndodhnin ngjarjet në Luginën e Preshevës dhe në Karadak, sikur i kishte paralajmëruar të ndodhurat, prandaj Komiteti i Lidhjes II të Prizrenit formoi Shtabin e Mbrojtjes Kombëtare të kufirit të Shqipqrisë Etnike në anën lindore të Kosovës. Komandant shtabi qe emërua Idriz Velekinca, ndërsa komandantë të njësive vullnetare qenë cakruar Fazli Myrtaj, Sylë Hotla, komandantë në viset e Kumanovës, Ajet Rainca. Fazli Myrtaj ishte i fshatit Sefer, emrin e të cilit e kishte ngritur aq larg Idriz Seferi, ndërsa në kohën kur u caktua t’u printe vullnetarëve, ishte kryetar komune në Zhegër./Ibrahim Kadriu, Ramiz Cernica-simbol i bashkimit kombëtar, Prishtinë, 2011, f. 99/.

Shtëpia e Kaçakut Ali Jonuzi të Mëhallës së Salidautëve të Raincës. /Fotografoi  Kreshnik Fazliu/

Shtëpia e Ali Jonuzit të Mëhallës së Salidautëve  është e vjetër mbi 150 vjet.

Kaçaku Ali Jonuzi i Raincës i takoi Lëvizjes Kaçake Shqiptare në kohën e Perandorisë turke.. Ali Jonuzi gjatë jetës së vet e luftoi sundimit e Perandorisë turke. Më vonë, në këtë shtëpi, një kohë jetoi djali i Ali Jonuzit, Kurtish Jonuzi.

Pas rëniesë së Perandorisë turke, në këtë shtëpi u vendos një familje bullgare, e cila më vonë e lëshoi dhe u shpërngul në Bujanoc, thotë Vebi Fazliu në bisëdë me te.

Hambari në shtëpinë e Kaçakut Ali Jonuzi në Raincë./Fotografoi Kreshnik Fazliu/

Shtëpia e Mehmet Fejzullahut

Një dhomë e rregulluar me minderllëqe në Shtëpinë e Mehmet Fejzullahut

Është njëra prej shtëpivë të mbetura, të ndërtuara para Luftës së Dytë Botërore.E ndërtoi Adem Fejzullahu, në vitin 1927.Shtëpia gjendet në Mëhallën e Alimetëve, në qendër të Qytettit, ku gjenden edhe shumë objekte tjera shqoërore, komuna, Gjyqi komunal, Xhamia e Vjetër, Teqja e Vjetër.Në këtë shtëpi jetoi, pas Ademit, Sejdush Fejzullahu dhe më vonë Mehmet Fejzullahu, i cili edhe sot banon aty.Sipas fjalëve të Mehmet Fejzullahur ky objekt u renovua tri herë, më vitin 1983, më vitin 1995 dhe më vitin 2006. Gjendja e objektit është e mirë.Edhe brendia e objektit ende e ruan vjetërsinë e shtepisë, trashëgimin ndërtimore, bile edhe deri sot, shumë elemente të vjetra janë ruajtur në këtë shtëpi..

Shtëpia e Abdullah Veliut

Shtëpia e Abdullah Haxhi Veliut, e ndërtuar më 1953 dhe sipas Atullah Veliut me tjegulla të pjekura në furrat e Gerajve. Tashti pronar i shtëpisë është Qamil Tampërri.

Shtëpia e Sylkëve në Preshevë, të shkuar në Turqi, tashti pronar i shtëpisë Mahmut Mahmuti i Mëhallës së Baballukëve të Preshevës 

Shtëpia e Sylkëve, me Hambar, me makinë për hedhjen e grurit-drithitt, me ahurin dhe ndërtesa të tjera ndihmëse.

Shtëpia e Vjetër e Ymer Karavelise

Shtëpia e Qamilit Elezit në Karadak

Shtëpia e Qazimit Rashitit në Karadak

Yklykët në shtëpinë e Qazim Rashitit në Karadak

Shtëpia e Vjeter me oxhak brenda shtëpisë, e Xhevat Demirit, mësues në pension, në rr.Ivo Ribar, nr. 86

Oxhaku në Shtëpinë e Xhevat Demirit

”Nëpër dhoma të mysafirëve kishte Vatra(oxhaku), i cili gjatë ditëve të ftohta krijonte ambient të këndshëm dhe të ngrohtë sidomos në ndejat eme mysafirë kur dëgjoheshin bisedat aktuale, ditore dhe rrëfimet dominuese nga zëri i më të vjetrit.

Oxhaqet ishin brenda shtëpisë dhe pjesë e shtëpive të vogla, të varfanjakëve”.

/Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik : (Monografi), Prishtinë, 2009, f.73/

Shtëpia e Nuhallarëve në Kurbali

Shtëpia e Gani Rushitit në Karadak

Shtëpi e Vjetër në Strezoc

Shtëpia e  Vjetër e Maksut Maksutit në Gjinaj

Shtëpia e Veli Azizit e Mëhallës së Alimetëve të Preshevës

Ajo gjendet në rrugën M. Tito, e ndërtuar më 1951/52 sipas dëshmisë së Qemal Azizit të Alimetëve.

Shtëpia e Rahim Fazliut e Vjetër 150 vjetë

Shtëpia e Vjetër e Aqif Demallarit në Gosponicë

Shtëpia më e Vjetër e Sulë Hasanit –Mëhalla e Hasanajve në Kurbali, për të cilën thuhet se është e vjetër më shumë se 150 vjet.

Shtëpia më e Vjetër në Mëhallën e Gjinajve ishte ajo e Bektash Veliut.

Shtëpia e Haxhi Arifit, më e Vjetra në fshat dhe me vjetërsi prej 200 vjetësh.

REFERENCAT

1.Jovan Hadzi-Vasiljevic, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913

2.Mihajlo Kostic, Presevska kotlina, drustvena-geografska studija, Vranjski glasnik, knj V, Vranje, 1969

3.Bisedë me Muharrem Jashari, kasap i vjetër, më 09.08.2009

4. Stojan Novakovic, S Morave na Vardar 1886, Putne beleske Stojana Novakovica, U Beogradu, 1892

5. T.P. Vukanovic, Presevo, Vranje, 1966

6.Jovan F. Trifunoski, Presevo, Vranje, 1951

7.Jov. F. Trifunoski, Moravica, Skopje, 1948

8..Jovan F. Trifunoski, Kumanovska-Presevska Crna Gora, Beograd, 1951

9.Haki Sylejmani, Selver Murati, Rexhep Selimi, Arsimi fillor në komunën e Preshevës 1945-1995, Preshevë, 2001

10.Xhemaledin Salihu, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999

11.Kim Mehmeti, Shkupi : (Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011

12.Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik : (Monografi), Prishtinë, 2009

13. Dr.sc. Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë: (monografi), Prishtinë, 2011 14.Todor Stankoviq  në librin : Shënime udhëtimi nëpër Serbinë e Vjetër 1871-1898, të botuar në Beograd, më vitin 1910

15 J. G. v. Hahn në librin e tij : Reise von Belgrade nach Sallonik, më 1868/Udhëtimi prej Beogradit për në Selanik/

16. Bisedë me Qerim Qerimi, më 17.08.1994

17.Bisedë me Qani Qerimi, më 08.06.2010

18. Bisedë me Mehmet Mustafa, më 19.07.2010

19.Tatomir Vukanovic, Vranje, Vranje, 1978

20. KËNGË DASME I, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1980

21.Skender Rizaj : Kazaja e Preshovës 1896/97

22.Rexhep selimi, Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare(1839-1881), “Zgjimi” nr. 16, Preshevë, 1998

23. Xhevabi Hoxha, Generalni plan Preseva, mreza naselja I izgradjenosti prostora, Pristina, 1998.

24.Slobodna rec, Vranje, od 02 jula 1993 godine.

25.Mikel Ndrecaj, Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Prishtinë, 1986,

26 Lista e Xhamive të komunës së Preshevës dhe vitet e ndërtimeve të tyre përkatëse të Bashkësisë komunale Islame të Preshevës, të datës 24 nëntor 1998

27. Bisedë me Fehmi Hasanin, më 06.07.2011

28. Bisedë me  Ibrahim dhe Nexhmije Kadriun, më 12.07.2011/

29.Bisedë me Vebi Fazliun nga Rainca, më 9 janar 2012

 

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Preshevë, më 24 shkurt 2012

Hanko mos shko nëpër varre

 

 bukuria-e-nje-ligjerini-artistik.pdf

Në esenë “Autobiografia e popullit në vargje” Ismail Kadare i bën këtë koment këngës së Hankos:

Megjithëse për përshkrimin trupor të bukurisë femërore poeti anonim ka të gjitha mjetet, ai rrallë përdor laboratorin e vet, duke parapëlqyer rrugën e tërthortë. Përshkrimi i bukurisë së Helenës së Trojës është quajtur një nga gjetjet gjeniale të Homerit… Ja tani bukuria e një vajze me emrin Hanko:

Hanko mos shko nëpër varre

Se të vdekurit i ngjalle

Të gjallët i vdiqe fare

Është po ajo gjetje e Homerit veçse ajo shkon më larg. Nuk janë pleqtë e lajthitur nga jeta që mahniten prej gruas, por shumë më tej, janë ata që kanë pushuar së jetuari fare“.[1]

Duke e lexuar me kujdes këtë koment  mendojmë se, mund të mos jetë ky kuptimi i vërtetë i këngës për Hankon, e cila në gjenezën e saj duhet të ketë qenë një ligjërim i lindur para katër shekujsh, sikundër e thekson vetë kënga:

Ç’kërkon ti në Kamenicë,

Hanko korb’ e Hanko qyqe,

Hanko pelivaneja? [2]

Së pari, shprehim mendimin se emri Hanko në këtë këngë nuk është emër personi, por titull i hierarkisë shoqërore, me të cilin emërtoheshin vajzat dhe gratë e shtresave të pasura:




[1] I.Kadare-Autobiografia e popullit në vargje, f. 101

[2] Këngë pop. Kardhiq, f.192

Per nje Shoqerie te Lire, Demokraci te stabilzuar, Tema II

Vatres per 100 vjetorin; Dr. Konstantini, NY Center for Albanian Studies & Research

“ Per Kombin seminare e tema jo me kujtimet e se kaluares, po per Stabilizimin e Demokracise, krijimin e Nje Shoqerie te Lire”.

Elko

Për Pushtetin, Individi & Shoqëria Civile, E Drejta e Individit, Urdhëri spontan, Tregu i Lirë, Paqe & Harmoni. E Arthmja. ( Tema I nga Elko: Parimet e nje Shoqerie te Lire ).

Liria është aftësia për të vepruar sipas qejfit, ose aftësia e individit për të bërë atë që i pëlqen për sa kohë që i ka mundësitë ta bëjë[1] pa e dëmtuar tjetrin, sepse nga natyra njeriu dëshëron të kontrollojë jetën e tjetrit, t’i krijojë pengesa e ta kufizojë.

Sot në  gjithë botën përherë e më shumë njerëzit përqafojnë idenë e të Drejtës së Individit, një Shoqëri Civile, dhe Tregun e Lirë. Kërkojnë një qeveri që të kujdeset për   jetën, lirinë dhe pasurinë. Herbert Spencer thotë se duhet të aplikohet ligji – liri të barabartë. Muray Rothbard argumenton se duhet shteti të përdorë detyrimin për mbrojtje dhe drejtësi. Robert Nozick kërkon që egzistenca e shtetit të matet me sa liri ka individi.

Filozofi Locke vërtitet rreth të drejtës individuale, tregut të lirë dhe një qeverie të kufizuar. Morali i individit kërkon të jetë autonom, me të drejtë të pa cëenueshme dhe të jetë vetë-pronar.

Më poshtë do flasim rreth pushtetit, dinjitetit të personit, të drejtës së personit, urdhërit ose rregullit të lirë, tregut të lirë dhe harmonisë. Është vërtetuar se këto kërkojnë një pushtet federal, federalizëm, ndarje të pushtetit, pronë private të garantuar nga shteti me ligje dhe kooperim njeri me tjetrin

Socializmi është e kundërta e libertarianizmit, sepse kërkon nacionalizimin e pronës. Që të kemi të drejta të individit, dinjitet, shoqëri të lirë, harmoni, duhet një qeveri demokratike.

1.      Për Pushtetin

Dijetari amerikan Tomas Paine thotë se Qeveria është një e keqe e novojshme. Ajo kufizon lirinë, por kujdeset për të drejtat, jetën, lirinë dhe pasurinë. Na mbron nga njeri tjetri dhe lejon shoqërinë të zhvillohet. Një qeveri e vogël federale, që e ndan pushtetin me bazën, është e aftë të garantojë edhe të drejtat e personit.

Njeriu ka mundur të jetojë për mijëra vjet pa pushtet, i lirë në natyrë. Nuk ka pasur dikur mbretër dhe luftëra dhe jeta bëhej në paqe. Në shumë vende për mijëra vjet si në  Himarë, ka egsistuar një republikë administrative e drjtuar nga më të vjetërit, përfaqësi e tribuse, fisit, pleqësia. Pa mbret e shtet, pa monarki e perëndi jeta bëhej normale.

Me krijimin e shteteve me mbretëri, iku dhe e drejta e barabartë që në lindje, u krijua e drejta me familje, me trashëgimni. Njeri lind për të drejtuar dhe të tjerët lindin për   t’u bindur.

Federalistët, krijuesit e shtetit amerikan kanë qenë gjithmonë për një qeveri të vogël, të kufizuar. Filozofi francez Aleks Tocqueville thotë: Midis lirisë dhe barazisë ka kontradiktë, konflikt.[2]  Shteti demokratik mund të kalojë lehtë në ekstrem, të bëhet i rrezikshëm, varet nga edukimi, i pa fe, pa moral e pa virtut i të zgjedhurve. Njerëzit kthehen në kope, kafshë industriale, ku qeveria është çobani i tyre.

Liberalisti anglez John Stuart Mill e quan liberalizmin filozofi e të drejtës individuale, ku individi të jetë i lirë të jetojë si e ka zgjedhur ose e mendon ai, për aqë kohë sa nuk u bie në  qafë të tjerëve dhe qeveria ka ligj strikte. Qeveria nuk duhet të ketë në duart e saj rrugët, hekurudhat, bankat, sigurimet, universitetet, shërbimet publike, etj. Shtypi duhet të jetë i lirë dhe pushteti lokal të ketë kompetenca për zonën që  mbulon. Puntorët nga dita në ditë punojnë për bosin e tyre, do vdesin për të bërë sa më shumë dollarë ai, dhe për të nesërmen kot shpresojnë.

Isabel Paterson, 1886-1961, e mbron individualizmin si progres në botë. Dëshira për të bërë mirë të tjerëve duhet t’u ngulitet me forcë njerëzve, sepse është burim progresi.[3]  Që të jetosh në shoqëri duhet të ndihmosh të tjerët, të mendosh mirë për   këdo, të jesh humanitar.

Shteti

Murray Rothbard ,1926-1995, ështe libertaian që të Drejtën Individuale e quan apsolute, në  librin “For a New Liberty”. Ai pranon se shteti është agresori suprem, i përjetshëm, dhe më i organizuari kundër personit dhe pasurisë. Çdo person, shkollë, shoqate duhet të jetë në opozitë, kundër violencës ndaj personit dhe pasurisë. Në shtet ai ka parasysh çdo lloje regjimi, demokratik, diktatorial, monarki, komuniste, e të çdo ngjyre.

Për shekuj shteti robëron popullin me taksa të tepërta. Çdo libertarin e shikon shtetin si një bandë që, së pari mendon për vete. [4]  Në demokraci rreziku vjen nga maxhoranca në  pushtet që  kthehet në  disa segmente në tirani. Në shtetin e kusarëve ka dy klasa: ata që  paguajnë taksa dhe ata që  rrojnë nga taksat.

Për Adam Smithin, në  një sistem natyral të lirë, shteti kujdeset nga ndonjë invadim i huaj, gjë që  sot nuk ndodh dhe kujdeset për pengesat që  i bëjmë njëri tjetrit. Në fakt shteti është vendi ku ndahet shoqëria në dy grupe: Në të parin që  paguan taksa dhe, në  të dytin, që  rrojnë me këto taksa.[5]

Interesi Personal

Profesori i të drejtës James Parker Hall në Universitetin e Çikagos ka shkruar për të Drejtën Individuale dhe të Drejtën e Pronës. Për të, shteti funksinon mire kur është i kufizuar, stabilizon ligjet, nuk pengon inisiativën dhe interesin personal. Çdo person kur vjen në pushtet bëhet i rrezikshëm sepse nuk ndahet dot nga ndikimi i interesit personal. Por interesi personal vepron dhe ndikon krejtësisht kur bëhet fjala për popullin.Në  politikë, kur nuk janë të imunizuar nga interesi personal, kemi ekstremitete, të mirën dhe të keqen së bashku. Për të dobësuar ndikimin e interesit vetjak në  qeveri, ajo duhet të jetë federale, dmth me pushtet të ndarë në nivele të dyta dhe të jetë e ngulitur mirë e Drejta e Personit.

Interesi personal sjell me vete harmoninë, sepse çdo person duke parë interesin e tij, është i detyruar të kooperojë me të tjerët. I drejtohemi tjetrit jo për humanizëm, por për atë që ai do, dhe asnjëherë ne nuk i flasim për nevojën tonë, por për avantazhet e tij.

2.         Individi dhe shoqëria civile

Njeriu, megjithëse jeton në  shoqëri, e ruan individualen. Çdo individ është përgjegjës  për të jetuar jetën e tij dhe ta lulëzojë. Civilizimi Perëndimor ka kultivuar tek çdo person dinjitetin e lirisë dhe përgjegjësitë. Platoni quan ‘Jetë me vlera’ atë që ka dhe udhëhiqet nga shpirti i mirë. Aristoteli e cilëson : Secili duhet të udhëheqë jetën e tij, vendimet që  merr. Në udhëheqje duhet të jenë vetëm njerëz të tillë. Alkidami thotë : Zoti i ka dhënë lirinë secilit. Natyra nuk ika bërë njerëzit skllevër.” [6]

Kristianizmi hodhi bazat e dinjitetit personal dhe relacionin personal të secilit me Zotin. Çdo individ kërkon interesin e tij, kur ligji u jep mundësi të barabartë. Individualizmi është në  mbrojtje të së Drejtës Individuale.

Në ligjshmëri të barabartë, interesat duke qënë të ndryshme, sjellin kërkesa për   zhvillim. Interesi personal duhet të rakordojë me interesin e tjetrit, të mos e prekë, të mos e dëmtojë, dhe vetëm në  këtë rast kemi liri në jetë dhe në  treg. Ligjet gjithashtu duhet t’i sigurojnë secilit jetën, lirinë, pasurinë dhe veprimtarinë e përbashkët, pa dëmtuar njëri tjetrin.

Liria është e drejta personale, në punë, në pazar, të flas, të vete e vij ku të dua. Individualizmi, interesi personal është i ndryshëm nga interesi i grupit ose gjithë shoqërisë. Individi është krijuesi i së nesërmes humane, është “kripa e tokës”.[7]

Individualizmi,të drejta të barabarta, e drejta personale, dinjiteti i individit, përbëjnë zemrën e libertaranëve. Nën këtë prizëm mund të kuptohet më mirë bota.

Liberalizmi është filozofia e ekonomisë së lirë, e besimit të lirë, e të drejtës së gruas. Si në  lashtësi dhe tani parimi nuk ka ndryshuar. Secili kërkon autonomi, liri të jetojë jetën e tij si t’i mbushet mendja ose si e zgjedh vetë ai, pa ndikuar politika.  Kooperimi me të tjerët në  zgjedhjen private bëhet në  shumë rrugë.Interesi kolektiv nuk   funksionon mire në çdo kohë, kurse interesi privat bëhet në çdo kohë motor progresi.

Njeriu nuk është virtuoz kur udhëhiqet nga interesi personal, por bëhet qytetar i rregullt në  familje, punë e shoqëri. Një njeri nuk mund të përdoret si pronë e dikujt sepse ai ka të drejtat e tij. Çdo individ duhet të zhvillojë karakterin dhe personalitetin e tij.

Deklarata Franceze e Nëntorit 1789 për  të drejtat e njeriut thotë se njeriu lind i barabartë, dmth biologjikisht është i barabartë. Kushtetuta Amerikane më 1793 cilëson se njeriu nga natya është i barabartë. Historia ka treguar se një njeri superior krijon gjithnjë avantazhe ndaj atij që është inferior në zhvillimin mendor, aftësitë, fuqinë, mundësitë etj që  kanë krijuar edhe hierarkinë, ose kastat. Paragykimi ose mendimi privat është shpesh herë ilaç, mjekim për shoqërinë.

3.      E Drejta e Individit

Disa filozofë mendojnë se e Drejta vjen nga Zoti, të tjerë thonë se e Drejta është natyrale që shoqëron njeriun që në  krijimin e tij. Së fundi të Drejtën e shohin si kushtin për kooperim social për të qëndruar në këmbë shoqëria. Kjo e drejtë është e pamohueshme. Esenca e të Drejtës Individuale është: Të jetosh me të tjerët pa konflikte.

Askush nuk ka të drejtë t’i marrë tjetrit jetën, lirinë ose pasurinë. Në  mendimin e lashtë helen cilësohet se edhe mbreti gjykohet si të gjithë. Doktrinat kristiane shoqërohen me dinjitetin e shpirtit. Çdo person ka të drejta natyrale.

Filozofi anglo-amerikan Locke thotë se e drejta ka egzistuar para qeverisë. Qëllimi i qeverisë është të kujdeset për këtë të drejtë duke përfshirë edhe të drejtën e pronës. Një qeveri e mirë duhet të plotësojë këto kushte. E quajmë natyrale sepse ka egzistuar në  natyrë. Ligji i natyrës është ligj i përjetshëm për njeriun, ligjvënësin e të tjerë.

Locke thotë : E drejta prodhon kooperim social, pa të cilin njerëzit nuk mund të jetojnë. Në mungesë të mbrojtjes të së drejtës së pronës do të kemi konflikte. Kjo e drejtë sjell kooperim dhe koordinim social. [8] Analizat tregojnë se njeriu ka të drejtë të bëjë edhe gabim, [9] veçse lejoi të tjerët të bëjnë atë që të pëlqen të bësh edhe ti. Njeriu nga natyra ka të drejtë të injorojë edhe shtetin.

Çdo individ ka pronë të veten që komandohet nga ai, të drejtën të jetojë i lirë si të dojë dhe me pasuri. Kjo është pronë natyrale që nuk e ka uzurpuar nga të tjerët. Asnjeri nuk ka të drejtë mbi të drejtat e mia dhe në ato që zotëroj unë. Sistemi i drejtimit duhet të jetë i tillë që lejon interesin privat të zhvillohet, nëpërmjet urdhërave spontane ose vetë-rregullimit të tregut të lirë. Këto të drejta individuale, interesin personal, dinjtetin individual, tregun e lirë, filozofi amerikan Thomas Jefferson i futi në Deklaratën e Pavarësisë së Amerikës me 1776.

Emanuel Kanti të drejtën e quan kolektive dhe jo individuale, që të çon në  socializëm ose komunizëm, ku kjo e drejtë bëhet pengesë, regres, sepse është e drejta e individit ajo që sjell progres. Robert Nozick, filozof austriak në librin “Anarkia, Shteti dhe Utopia” kërkon të drejtën individuale. Libertarianët e shikojnë tolerizmin si respekt për tjetrin. Vizioni amerikan përputhet me atë të libertarianëve në të drejtën e jetës, lirisë dhe pasurisë, të marra të tria së bashku.

4.         Urdheri spontan [10] (Tregu i Lirë, pa urdhra e plane )

Me urdhër spontan kuptojmë prodhim pa plan, treg i lirë, pa urdhra, dmth çdo gjë spontane. Kanti thotë se : Paqja dhe rregulli bëhen me detyrim. Marksi me treg pa plan, ose urdhër spontan kupton anarkinë në prodhim, kaosin. Adam Smithi: Pa rregull, pa urdhër, spontan, dmth treg i lirë është sistem i thjeshtë i lirisë natyrale. Ludwig von Mises: Prodhimi anarkist, d.m.th pa plan, gjeneron zhvillim ekonomik.

Francezët e kanë përcaktuar me thënien e famshme. “Laissez-faire, laissez passer, le monde va de lui meme.” ( Le të bëhet, le të kalojë, bota do të ecë vetë ). Harmonia natyrale nuk prishet nga njeriu. Konceptet e filozofisë së harmonisë natyrale i ka themeluar i pari filozofi kinez Lao Cu, ose Tao në shek. VI para Krishtit.

Ai e shikon botën ku e mira gjithmonë shoqërohet me të keqen. Lëri njerëzit të ndjekin ose t’i bëjnë veprimet sipas interesit të tyre. Edhe pa ligje, njerëzit do të jetojnë në harmoni si në  Himarë, që bënë jetë të tillë për  mbi 2500 vjet, derisa shpikjet nacionale i morën lirinë (pronen).

Sa më shumë ligje të ketë, aq më shumë të varfër do të ketë, aq më shumë vjedhës do të bëhen. Po nuk bëre gjë, populli do të trasformohet vetvetiu. Njerëzit është vështirë t’i mbash nën komandë. Filozofi Thomas Paine shkruan : Rregullin tek njerëzit nuk e bën qeveria. Edhe para qeverive njerëzit kanë ditur të jetojnë në harmoni. Pushteti dëmton të drejtën individuale, duke krijuar urdhëra sociale të panevojshëm. Njeriun e ka krijuar natyra për të bërë jetë shoqërore dhe në asnjë mënyrë nuk mund të jetojë i veçuar.

Në çdo rast njeriu e bën nevojën e tij natyrale më të madhe se ç’ka fuqinë. Asnjë i veçuar nuk është i zoti të realizojë dëshirat pa ndihmën dhe kooperimin me të tjerët. Njeriu është në gjendje t’i përshtatet çfarëdo lloj situate duke rritur mundësitë e tij. Kur qeveria bëhet pengesë, shoqëria fillon të revoltohet, të ngrihet. Rregullat shoqërore e kanë bazën në  pronën private, prandaj lëre atë të eci vetë, pa plane.

Kanti në mbrojtje të të Drejtës Individuale mendonte gabimisht se paqja dhe rregulli vendoset vetëm me forcë. Marksi në prodhimin e lirë kapitalist shikonte vetëm anarki, megjithëse 70 vjet më parë Adam Smithi e quante tregun e lirë: Sistemin e thjeshtë me liri natyrale. Kurse Ludwik von Mises, duke ditur se prodhmi është një anarki, thotë se, zhvillim do të ketë vetëm tek proçesi i pa planifikuar, urdhërat  ose veprimet spontane. Zhvillimi i lirë spontan është rezultat i veprimit të njeriut dhe jo rezultat i projektuar, planifikuar, thotë Adam Ferguson. Thomas Paine në teorinë e të drejtave i ka quajtur veprimet spontane si një e drejtë natyrale në veprimtarinë e njeriut. Teoricieni më i madh i urdhrit spontan ka qënë nobelisti austriak F.A. Hayek me disa libra. Ai ka vënë në rrugë shkencore, ç’janë të drejtat e pronës dhe si duhet  t’i trajtojmë.

Bota do të eci shumë më mirë nqs vetëm individët kooperojnë me njëri tjetrin, pa plan e shtet. Shteti cënon të drejtën individuale, shoqëria nuk ka nevojë për të, mendon Thomas Paine. Edhe pa ligje të qeverisë njerëzimi do të gjejë dhe jetojë në harmoni, nga krijuesi është krijuar për  të bërë jetë sociale, është e pamundur të jetojë jashtë saj, sepse dëshirat dhe nevojat i ka më të medha se mundësitë e tij, gjë që kërkon bashkëpunim me të tjerët. Një civilizim i lartë nuk ja ka nevojën qeverisë, sepse ajo nuk e konsolidon shoqërinë veçse e ndan. Në çdo qeveri është e pamundur të mos shkojë diçka kundër interesit të individit, gjë që sjell kundërshtim, revoltë si me 1997 në Tiranë.

Sot të gjithë ekonomistët amerikanë i kanë kthyer sytë nga francezi Frederik Bastiati dhe austriaku F. Hayek, që përcaktojnë rolin e shtetit në të Drejtat e Individit, të Drejtën e Pronës, Lirinë Individuale dhe Lirinë e Tregut.

Ekonomi të lirë kemi kur edhe individi është i lirë nga tendenca e shtetit për të ndërhyrë edhe në kompetencat lokale (vendore ).

5.      Paqe & Harmoni internacionale.

Deti e mbrojti Amerikën nga intrigat evropiane. Malet e mbrojtën  për mijëra vjet Himarën nga intrigat e fqinjëve  dhe pushtuesve të huaj. Paqen dhe harmoninë internacionale e prishi Nacionalizmi, socializmi dhe patriotizmi.

Aristoteli e justifikonte skllavërinë duke thënë se: Barbarët janë inferiorë natyralë ndaj helenëve; Njerëzimi e ka ndjekur gabimisht këtë filozofi. Fantazmat që mbuluan Europën me “ izëm” kanë sjellë pasoja të këqija, si: socializëm, fashizëm, komunizem, nazizem, nacionalizëm, imperializëm, statizëm, protektionizëm, militarizëm, etj.

E Ardhmia

Liberalistët do të trajtojnë në të ardhmen decentralizimin e pushtetit, individualizmin, të drejtat, zhvillimin spontan, pa plan, shkëmbimet sipas vullnetit dhe paqe. Shteti të drejtohet me ligje, të ketë liri në besim, siguri në  të drejtën e pronës, dhe treg të lirë.

E drejta e individit për mendimin, komunikimin, krijimin, pronën e tij private, do të jenë bazat e shoqerisë së lirë. Liria civile dhe liria personale do të jenë programe.

Liria e individit vazhdimisht ndryshon dhe gjithmonë në çdo periudhë që vjen më pas do të ketë probleme. Puntorët vërtet janë larg qënies së skllavit të dikurshëm, por nuk janë të lirë si bosi i tyre, jo të lirë aqë sa duhet ose kërkojnë.

Ata janë pasivë, të varur, të detyruar të punojnë për taksa. Politika demokratike e pa stabilizuar, i bën jo stabël dhe i çon në njëfarë vetë-shkatërimi, që  njerëzit i binden verbërisht vjedhjes së tokave nga pushteti me ligjin 7501 e të tjera marifete. Është një sistem i ri skllavërie.

Kultura, edukimi

Pa kulturën e lirisë nuk do të ketë liri politike, liri ekonomike. Duhet ditur që  ekonomia e tregut kërkon disiplinë, rregull, kërkon të riskosh, punë  inisiativë, punë shumë e sakrificë. Liria shpesh është në rrezik. E drejta për të krijuar pasuri në një sistem të hapur bazohet në meritën pa privilegje burokracie dhe ndërfutje, ku të kenë të gjithë mundësi të njëjta.

Në krijimin e kapitalit duhet ta harrojmë nacionalizmin. Armiqtë e jashtëm t’i heqim nga mendja. Rreziku kombëtar, i sajuar nga pushteti, është në dëm të lirisë. Sot në  Amerike kuptimi i patriotizmit është thjeshtuar. Ai duhet vetëm për  të bërë dashuri, seks, miqësi, dhe rite besimi mistike në një fe të perbashkët.

Lumturia nuk është sociale, ajo është personale dhe e gjen atë në çdo sistem. Korrupsion do të ketë për sa suksesi i një kompanie ose një personi nuk do të varet nga burokracia por vetëm nga tregu i lirë. Kolektivizimi krijon burokraci, ngushton inisiativën individuale.

Disa libertarianë janë të mendimit se demokracia dehumanizon jetën, izolon individin, prish familjen, dhe rrit egoizmin, vetminë, skepticizmin, snobizmin, cynismin, krijon boshllëk shpirtëror. Modernizimi, civilizimi, dobëson solidaritetin që është shumë i fortë në  çdo shoqëri primitive.

( Jepet me shkurtime )

Konstantin Qeparoi, PhD; Member New York Academy of Sciences

[1] Orlando Paterson, Liria, Tiranë 1977, f. 3

[2] Alexis de Tocqueville, dhënë në  faqen 20 të librit “The Libertarian”, shkruar nga David Boaz, The free press, 1998.

[3]  The Libertarian, faqe 31

[4] Murray Rothbard, faqe 37 libri mbe libertarianet, New York 1998.

[5] Frederi Bastiat, cituar nga David Boas si më lart, faqe 265

[6] Individualism and Civil Society, cituar në  faqen 49 të librit të lart-përmendur

[7] Ayn Rand, cituar në  faqen 51.

[8] John Locke, pjesë nga puna e ti, dhënë në  faqen 118.

[9] Roger Pilon, The Cato Institute

[10] Spontan dmth rezultat i veprimit jo të planifikuar.

Koncert i muzikës klasike në Manhattan për 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqiperisë

Nga Keze Kozeta Zylo

 

nga-keze-kozeta-zylo.pdf

 

 

            Në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës TV Alba Life dhe një grup artistësh organizuan një koncert klasik madhështor ne Victor Borge Hall, Scandinavian House, në Manhattan.

Të jetosh vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë është një fat për cilindo shqiptar.  Eshtë privilegj të ndodhesh në këtë vit të shenjtë të Kombit tënd.  Eshtë nga ato lloj privilegjesh që të shton detyrat për të bërë diçka të bukur, për ta pritur atë madhërisht.  Brenda këtij viti kemi një ditë tjetër të shenjtë, ditën e Pavarësisë së Kosoves, dhe kur ato festohen në këtë kuadër duket sikur Shqipëria dhe gjithë trojet e saj janë bashkuar në një…

Këtë përjetuan artdashësit e shumtë që kishin mbushur sallën plot e përplot për të dëgjuar tingujt e muzikes klasike interpretuar mjeshtërisht nga artistët profesionistë dhe talentet e reja.

            Koncerti u prezantua nga dy talente të reja që premtojnë shumë për të ardhmen në botën e artit, nga zonjusha plot sharm Ina Çami dhe z.Bledar Maqellara i cili është jo vetëm një prezantues, por dhe këngëtar dhe aktor.  Është e çuditshme ndonjëherë se si takohesh me këto talente të reja, e kam fjalen për djaloshin simpatik Maqellara.  Edhe pse me familjen e tij jemi miq, një familje me artistë të mirënjohur të këngës popullore Haxhi dhe Agron Maqellara, ne nuk njiheshim me Bledarin.  Këtë e bëri të mundur drejtorja e teatrit të shkollës së mesme ku unë punoj amerikanja fisnike znj.Diana Zerega, e cila në të gjitha teatrot qe ka vënë në skenë që nga “Te mjeret” e me radhë e ka vendosur shqiptarin prej Dibre në rolet kryesore dhe janë transmetuar në shumë kanale televizive për këto suksese të merituara. 

            Koncerti u hap me këngën: “Daughter’s song” e cila u këndua nga vajza 7 vjeçare, nxënëse e shkollës Shqipe në Staten Island, Kristina Melo.  Zëri i saj u përhap si valë Shqipërie në gjithë sallën dhe rrëmbeu zemrat e spektatorëve, veçanërisht kur z.Petrika Melo interpretonte mjeshtërisht në piano.  Eshtë emocionuese të shikosh në skenë babë e bijë si artistë.