NANDORËT E FTOHTË

Nga Xhenc Bezhi

Ja kushtoj:

Profesor Kadrush Radogoshit

 

Të ftohtë fundnandoret ishin,

të acartë;

e burgu do hapej përherë

me njëzet e tetë

jo për t’i mbajtë ngrohtë,

jo që të mos dridheshin –

hekurat në dorë;

për Kadriun,

e Kadrushin,

e shokët,

por që të mos ishin,

si Isa dikur,

në Përvjetorin e Madh.

Në fund të apelit

njeni nga nxanësit thërriste:

“Profesor Kadrushi!”

Dhe klasa e gjitha

pergjigjej:

“Këtu!”

Si mund të mungoje ti

mes nesh,

profesor,

Ditën e Flamurit!?!

I ftohtë Nandori ish,

profesor,

i ftohtë!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.