You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for the day 24/01/2012.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Dec | Feb » | |||||
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 | 31 | |||||
- Blogroll (753)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 19/05/2012: Hekuran Pashollari
- 16/05/2012: DHE ENGJEJT SIMULOJNE…!
- 16/05/2012: DHE ENGJEJT SIMULOJNE…!
- 15/05/2012: Requiem
- 15/05/2012: ÇAMËRÍA zhduket nga harta e greqisë, kurse né … qetë, qetë !
- 13/05/2012: 3 POETË TANKA NGA TRE POETË
- 12/05/2012: Xhemaledin: studim reformat ne Presheve
- 11/05/2012: CIKEL POETIK
- 09/05/2012: ME SYTE E SHPIRTIT, NË TRADITAT TONA ATDHETARE…
- 07/05/2012: MBRESA E SKICA, NGA SUEDIA
Blogroll
Archive for 24/01/2012
Poezia lirike si kod nacional
24/01/2012 by admin.
Shkruan
Faton MEHMETI
(Mbi poezinë poetike të veprës së Nehat Jahiut ‘‘Zana dhe Guri’’)
Poezia është fjalë e shpirtit, si e tillë ajo buron nga dejet e gjakut.. E kush do te mund të na e sjell më mirë këto fjalë të bukura nga dejet e një poeti, se sa poeti i talentuar dhe i mirënjohur Nehat Jahiu, me veprën e tij me poezi” Zana dhe Guri”
Janë 82 poezi lirike,të ndërlidhura përmes një korelacioni hallkor të fortë poetik.Ku secila prej tyre është pjesë përbërese në mozakiun e gjerë të Kodit kronologjik të rrëfimit të autorit, për një Dashuri idilike në mes të Zanës dhe Gurit.
Derisa Zana në letërsinë tonë popullore folkorike, është krijesë mitologjike,Guri përfaqëson një Shenjë të shqiptarit në kronologji të jetës së tij, e ndërtuar mbi dogmën nacionale të “peshimit në vend të vet” .
Autori na e sjell dashurinë e dy përsonazheve në një kohë moderne , duke endëzuar ndjenjat e vërteta të tyre mbi realitetin e hidhur.
Heroi lirik na dal si instrument, me anën e të cilit poeti shpreh ndienjate dhe mendimet e njeriut(shqiptarit) të kohës, që prap se prap mbetet nën vorbulën autoktone.Në aspektin kompozicional ai luan narratorin , e shtjellon temën dhe e organizon rrëfimin.Zyzheu është ndërtuar mbi Kodin Narrativ të saj , qoftë në vetën e parë,apo dhe ne vetën e tretë,që ëshë alteregoja e autorit.E shoqëruar nga vargu i rimuar katërstrofësh…
Subjektiviteti ka lidhje të ngushtë me ndikimin stilistiko-frazologjik të folklorit. Ndërtimi stukturor i saj përfaqësohet nga një trajtë e shkrimit poetik, që synon esencialitetin e sintetizimin në nivel të shprehjës dhe në nivel të kuptimit,domethenies,një elipse në të gjitha kuptimet.
Kërkimi i Zanës nga Guri, dhe anasjelltas edhe nga vet poezia , në mënyrë që të kalohen shtigjet e errëta të jetës në kërkim të dashurisë, është një lajtmotiv i kësaj vepre poetike.
Gjuha si mjet i shprehjes artistike e fuqizon shprehjen e ndienjave në mes të dy përsonazheve.Po ashtu edhe zhvillimin e dialogut e karakterizojnë mjete të forta shprehëse, të përbëra edhe nga figura stilistike sic janë:përsonifikimi,metafora, alegoria,antiteza etj.
Përmes monologjeve të Zanës dhe Gurit kuptojmë botën e tyre, ndienjate e tyre, të cilat thurren përmes një semantike të thellë të narracionit imagjinativ.
Mendja dhe shpirti krijues i Nehhat Jahiut , na ka sjellur në ditëtë e sotme një vepër të mrekullueshme me poezi, të cilat ndeërthejnë në vehte një gërshetim të antikitetit dhe modernes.Në një frymëe nacionale , me një temë universale sic është Dashuria.
Kësaj dashuri i jep vlerë estetike bukuria e Zanës , bukuria e së cilës përmendej në fshat:
Sa me naze ikje me ato hapa të ngadalta
bukuria jote përmendej nëpër fshatra
Struktura lineare e kësja vepre është në harmoni me ndodhit e Zanës dhe Gurit :
Dil e lumja nënë e prit te dera
po vijnë krushqit renda, renda,
po vijnë krushqit me plisa të bardhë
Zanën e bukur nuse për ta marrë.
Eja nënë e shihe ti në kali Gurin
në mes të oborrit e ka vu flamurin,
për çdo shtëpi e për çdo oxhak
na kanë ardhë krushqit në konak.
Per t’i dhënë edhe Nënës së Gurit kënaqësinë e martesës së tyre,dhe simpatin ndaj bukurisë së Zanës.
Baca Nehat i ka dhënë shpirt poezive të tij, andaj edhe poezia nuk është më vetëm një aktivitet krijues, por një nevojë shpirtërore e tij…!!!
Posted in Blogroll | No Comments »
ZANA dhe GURI
24/01/2012 by admin.
(Mbi librin me poezi të Nehat Jahiut)
Nehat Jahiu është një poet mjaft produktiv në letërsinë shqipe ku kësaj radhe na vie me një libër të ri që për shumë lexues dhe adhurues të fjalës së bukur është pritur me padurim. E them këtë me siguri të plotë ngase mënyra dhe stili i tij i të shkruarit, tashmë është autentik.Këtë më së miri do ta shihni dhe vëreni gjatë leximit të këtij libri të tij të ri që tashmë e keni në dorë.
Ky libër i Nehat Jahiut vie si sihariq në një kohë kur lirikës popullore shqiptare i duhet një margaritar më tepër për ta pasuruar edhe më shumë folklorin tonë me tekste këngësh që mund të realizohen nga këto poezi të bukura që janë si monument i një dashurie siç është dashuria e Zanës dhe Gurit, si dy personazhe lirike të dashurisë në këtë libër. Nehat Jahiu është tashmë i njohur për lexuesit me poezitë e tij për Zanën e Gurin. Janë këta dy personazhe të krijuar nga poeti,ku ky në këtë vëllim me poezi trajton dashurinë e këtyre dy të rinjve si subjekt kryesor të veprës. Autori,me anë të termave që i merr nga rrethina që e rrethon, krijon imazhin idilik të ngjarjes duke nxjerrur në pah fuqinë artistike të vargjeve të krijuara me tone harmonike dhe të thjeshta,të kultivuara nga thesari ynë i pasur popullor. Poezitë janë të kapshme për çdo lexues të çdo moshe,që me lirikën e saj i jep domethënie krijimit si burim nga një shpirt poetik, ku jo vetëm gjërat e natyrës së vdekur siç janë: hëna, yjet, lisat, pemët, lulet, lumi, etj. bëhen të ndieshme nga ndjenja e dashurisë së Gurit dhe Zanës, por edhe qeniet e tjera të gjalla të shëndërruara në biometafora siç janë: zogjtë, delet, shqiponja, gjinkallat,xixëllonjat,etj. marrin pjesë në këtë ambient duke përkrahur dashurinë e këtyre dy të rinjëve.Ambienti rural dhe idilik i paraqitur në këto poezi e pushtojnë çdo lexues duke e magjepsur me bukurinë e saj,të pasqyruar dhe përshkruar aq mirë nga poeti.Fantazia krijuese e autorit të këtyre poezive është mjaft e pasur me tablo rurale ku ndodh idila dashurore e dy personazheve. Një realitet i ëndërruar që shpaloset shkëlqyeshëm para çdo lexuesi bën që ta pushtojë ate me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.Përvoja dhe njohja e një ambienti të tillë nga autori,bëjnë që këto poezi të rangohen në një thesar folklorik që do të realizoheshin aq bukur në këngë duke e pasuruar edhe më këtë thesar popullor.
Në përgjithësi,motivi i poezive është krijuar nga dashuria e dy të rinjëve fshatarë duke e bërë tërë sendërtimin e lëndës të strukturohet në një ambient të tillë rural.Ndjenjat e dashurisë gufojnë si te njëri njashtu edhe te personazhi tjetër në këtë idilë të bukur që të pushton me thjeshtësinë dhe bukurinë e saj. Edhe gjuha i përshtatet mirë situateve dhe lirikës të ndërtuar nga vetë poeti. Gjuha komunikuese është e krijuar me nuancat e saj më të thjeshta që mahnisin me kapjen e kuptimit të tyre të lehtë.
Situatat bartin në vete forcë të madhe të ndjenjave të cilat shprehen përmes personazheve të këtij libri.Poeti,motivin e zhvillon nëpër tri faza apo situata lirike duke krijuar metafora,aluzione dhe personifikime që e mveshin tërë strukturimin e kësaj vepre me vlera të dukshme popullore dhe artistike.Është interesante se folësi lirik në këtë rast shprehet në veten e parë dhe të tretë.Gjatë leximit vërehet se poeti është vëzhgues dhe dëshmitar i kësaj dashurie të Zanës dhe Gurit.
Ka raste kur ky i drejtohet herë Zanës e herë Gurit dhe në disa raste edhe vetë lexuesit duke e bërë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në ngjarje.Nga kjo nënkuptohet se poeti din ti paraqesë mjeshtrisht skenat e realizuara po nga ky vetë.Me këtë koncept Nehat Jahiu e strukturon temën dhe motivin e këtij vëllimi poetik që lirisht mund të thuhet se është mjeshtër i lirikave dashurore të krijuara në mënyrë tradicionale që si bazë ka lirikën tonë popullore. Metaforat e shumta janë të natyrshme dhe spontane në tërë poezitë e Nehat Jahiut.Lirika sensuale është mjaft sentimentale në këto poezi të krijuara me një forcë të madhe ndjenjash që ushqejnë personazhet e librit Zana dhe Guri.Gjuha e pasur,figurat e goditura, ndjenjat e sinqerta dhe përjetimet plot frymëzim gërshetohen shumë bukur me ambientin që e krijon poeti në këto poezi.Poezitë kanë funksion lirik në vete që shtjellohet lirshëm dhe rrjedhshëm ndër vargje. Njësia e veprimit të personazheve përcillet në të gjitha poezitë në mënyrë harmonike.Në këtë libër ndjenjat e dashurisë shprehen,këndohen dhe sendërtohen nëpër situata të ndryshme lirike dhe emocionale të cilat nënkuptojnë momente e relacione të dashurisë së dy personazheve të librit. Pra, Zana dhe Guri janë bartës të situatës dhe veprimit në tërë këtë përmbledhje me poezi, si dy personazhe lirikë mjaft të dashur të krijuar nga Nehat Jahiu. Nuk më mbetet tjetër të shtoj pos ta uroj poetin Nehat Jahiun për punën e tij krijuese dhe ta falemnderoj për këtë dhuratë të çmuar të cilën e krijoi për ne.Urime!
Faruk Buzhala
Posted in Blogroll | No Comments »
DJE ISHIM NJË
24/01/2012 by admin.
Jusuf Zenunaj
Dje,
unë e ti
ishim një.
Bashkë në luftë
me shumë të tjerë,
për një pranverë.
Sot,
një karrige
s’ na zë dot…….
Posted in Blogroll | No Comments »
TË MBROHET FLAMURI I KOMBIT
24/01/2012 by admin.
Nga Frank Shkreli
Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Z. Enver Hoxhaj bëri një vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Z. Arben Imami vizitoi edhe ai zyrtarisht Maqedoninë. Nuk është e qartë se çka u arrijtë gjatë këtyre vizitave zyrtare të ministrave shqiptarë për avancimin e marrëdhënjeve të Kosovës dhe të Shqipërisë me dy vendet fqinje, por duke u bazuar në disa fotografi nga takimet zyrtare të ministrave shqiptarë në Podgoricë dhe Shkup, gjëja që të bjen në sy është se këto vizita kishin diçka të përbashkët — ndoshta me koincidencë –mungesën e flamujve të Kosovës dhe të Shqipërisë në disa prej dhomave të takimeve zyrtare me homologët e tyre.
Ajo që më habitë më shumë, nuk është fakti se Podgorica e Shkupi zyrtar sillen në këtë mënyrë ndaj simboleve të shteteve shqiptare me homologët e tyre shqiptarë, por më tepër është reagimi ose më mirë të them mos reagimi zyrtar dhe as në media ndaj një fenomeni të tillë. Këjo nuk është asgjë e re që fqinjët tanë sillen në këtë mënyrë, pasi sharjet dhe mos respekti për shqiptarët dhe simbolet e tyre janë të njohura mirë dhe popullësia sllave (zyrtarisht huliganët) i ka shfaqur e vazhdon t’ shfaqë në publik gjatë ndeshjeve sportive dhe evinemente të tjera publike. Por, fatkeqsisht duket se jehona, e thirrjeve anti-shqiptare raciste të ”huliganëve” sllavë, si ‘’shqiptar i mirë je veç i vdekur” dhe ‘’shqiptarë ju presin dhomat e gazit”, është përplasur edhe në muret e kancelerive të Podgoricës dhe Shkupit, nën petkun e diplomacisë.
Heshtja e faktorëve politikë shqiptarë në lidhje me shfaqje të tilla anti-shqiptare, sidomos në nivele zyrtare, është vështirë të kuptohet. Dikush mund të thotë, mos u mërzit se këto shqetësime zyrtarët shqiptarë ua kanë shprehur kolegëve të tyre malazezë e maqedonas në mënyrë të qetë e diplomatike, prapa skenash. Këjo mund të ketë ndodhë, por problemi është se mungesat e flamurit të shtetit të Kosovës në takimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës në Podgoricë dhe Minisitrit të Mbrojtjes të Shqipërisë në Shkup ishin publike, për tu parë nga të gjithë, e si e tillë duhej të kishte deklarata të drejtë për drejta e publike, në lidhje me këtë skandal. Pse një gjë e tillë nuk ndodhë në Uashington, Londër, Berlin, Romë e Paris?
Shqiptarët kanë të drejtë të dijnë se pse simboli i tyre shtetëror dhe kombëtar nuk është i pranishëm në takime të tilla, ashtu siç e kërkon protokolli diplomatik. Pasi gjithmonë, por sidomos në këtë 100-vjetor të ngritjes së këtij flamuri, ky është simboli i arrijtjeve kombëtare dhe burim krenarie. Është identiteti dhe simboli i historisë dhe idealeve për pavarësi e bashkim të shqiptarëve. Ky flamur simbolizon historinë, po se po, por edhe të ardhmen. Si i tillë, rreth këtij flamuri duhet të mblidhen të gjithë, ta respektojnë e ta nderojnë, por mbi të gjitha ta mbrojnë, para armiqëve të vërtetë dhe para miqëve të rrëjshëm.
Fqinjët tanë në veri, në lindje dhe në jug duhet ta dinë tanimë se – edhe nëqoftse nuk ia njehë flamurin dhe realitetin e sotëm politik në Ballkan — shqiptari nuk do të shkrihet as nuk do të zhduket. Ai do të jetë aty. Ai vetëm kërkon të jetojë i lirë në shtëpinë e vet, në paqë dhe marrëdhënje të mira dhe respekt për të gjithë fqinjtë pa dallim, në pritje të të njëjtit respekt dhe vullnet të mirë edhe nga fqinjtë e shqiptarëve.
Faktorët politikë shqiptarë anë e mbanë trojeve në Ballkan duhet ta dinë se çështjet e përkohëshme politike dhe ekonomike janë të rëndësishme, por më të rëndësishme janë vlerat kombëtare afat-gjata, janë ato vlera që bëjnë historinë e një kombi: vlerat të cilat burrat e gratë i nderojnë dhe i ruajnë me dashuri brez pa brezi – vlera për të cilat burra e gra gjatë historisë kombëtare kanë dhënë jetën e tyre dhe të fëmijve të tyre për lirinë dhe pavarësinë që gëzojnë sot shqiptarët. Prandaj, gjykimi i realitetit të vërtetë duhet të përcaktohet nga e vërteta historike e idealeve dhe jo vetëm nga kalkulimet e përkohëshme të pushtetit e të politikës.
Më në fund, ndërsa fisi shqiptar po sheh dhe është gati të përjetësojë të vërtetën historike, është mirë që edhe përfaqsuesit e tij të shohin rreziqet dhe fatkeqsitë që mund të vijnë nga mungesa e mbrojtjes së vendosur të këtyre vlerave dhe simboleve të kombit, sidomos kur nepërkëmben nga të huajt pa ndonjë provokim.
Shpresoj që të gjithë, varësisht nga rrethanat në të cilat jetojmë dhe ku jetojmë, të jemi mbrojtës të denjë dhe shërbëtorë të idealeve dhe vlerave afatgjata të kombit.
Frank Shkreli
Posted in Blogroll | No Comments »
FOTOGRAFI SHQIPTARO-AMERIKAN PETRAQ QATO
24/01/2012 by admin.
Nga ROZI THEOHARI, Boston
Në librin tim “Mbi thinja fryn erë” (2005) kam permendur fotografin
dardhar Petraq Qato, një nga fotografët e njohur shqiptaro-amerikanë
të shekullit të kaluar. Në vitin 1935 ai u martua në Boston me
ikonografen e shquar dardhare Thomaidha Zengo. Thomaidha dhe Petraqi,
të tërhequr nga i njëjti art i imazhit, filluan të ecnin mirë në
bisnesin e tyre të pikturimit të ikonave dhe te fotografive. Mbasi u
gëzuan me dy fëmijë, Glorian dhe Riçin, ata blenë një shtëpi pranë
oqeanit në South Boston, e cila u shërbente edhe si studio për të dy.
Vajza e tyre, Gloria Qato(Hill), veprimtare e komunitetit
shqiptaro-amerikan në Boston, gjatë një interviste, më ka treguar se
babai i saj, Petraq erdhi nga Dardha në Amerikë kur ishte 16 vjeç, në
vitin 1912. Kur u rrit, atij i pelqente fotografia dhe e mësoi vetë
këtë zanat, duke fotografuar studentët në kolegje, i specializuar
kryesisht në fotografinë e portretit. Qysh e vogël Gloria mban mend
vizitat e shumta që bënin njerëzit në shtëpinë e tyre, shumica
porositës e blerës të pikturave e të fotografive, por edhe mysafirë
shqiptarë, të cilët e gjenin gjithmonë portën hapur. Një nga vizitorët
e nderuar ishte edhe Fan Noli, i cili adhuronte jeshilen dhe blunë e
errët të ikonave të Thomaidhës, por vlerësonte edhe teknikën e lartë
të fotografimit të bashkëshortit të saj.
Më vonë Petraqi punoi me bashkëdardharin, fotografin e degjuar Pero
Kaçaunin në studion e tij ne Boston dhe dallohej për fotot e tij me
kualitet të lartë. Petraqi vdiq ne vitin 1945. “Vdekja e papritur e
babait,- thotë Gloria,- e preu në mes dhe e tronditi familjen tonë, na
dëshpëroi shumë mua, vëllanë e nënën, mbi të cilën tani ra barra e
gjithë shtëpisë.”
Kur i kërkova ndonjë fotografi, Gloria u pergjegj se kishin kaluar
shumë vite qysh atëhere dhe, fatkeqësisht, nuk kishte mbetur asnjë
fotografi nga fondi i Petraqit. Por me siguri, ato janë të ruajtura
nga klientët amerikanë dhe shqiptarë.
Posted in Blogroll | No Comments »
“Dashuria per Kombin”
24/01/2012 by admin.
Nga Konstantin Qeparoi
Besa eshte karakteristika e shqiptarit por edhe pabesia nuk ka munguar ne cdo kohe. Miqesia eshte e forte tek ne, nqs te japin besen, por edhe tradhetia nuk ka qene e pakte. Ne pergjithesi kur flasin per Moralin, Virtutin, studjuesit nuk kane parasysh popullin, turmen, por udheheqesit, parine e nje vendi.
Eshte verejtur se sa me lart te ngrihet nje njeri ne shoqeri, aqe me shume eshte i predispozuar ai per te mos e mbajte fjalen. Per tu ngritur ne pozite, per te qene dikush, akoma me shume per te qene i pari, duhet qe pozicionin e ri ta mare .. edhe me tradheti.
Zoti krijoi te keqen si opozite te se mires. E mira vjen me shoqerimin e se keqes. Heroizmi gjithmon eshte shoqeruar me tradhetare. 300 spartane ne Thermopile u tradhetuan. Tradhetaret me pabesi kane vrare ose shitur mbreter, perandore e perandori te tera. Gati gjysma e mbreterve ose udheheqesve ne lashtesi e sot jane larguar me tradheti, gjalle a vdekur.
Tradhetia nuk eshte karakteristike e periudhave te vecanta. Ajo eshte shfaqur ne primitivitet, ne klane, fise, tribu, dhe ne shtetet moderne. Historia e Shqiperise eshte mbushur me tradheti e tradhetare. Te huajt na emertuan ndryshe duke na tradhetuar simbolet dhe identitetin tone.
Si kudo edhe tek ne, ne te gjitha periudhat tradhetia ka qene prezente. Doktori i Mbretit Pirro, shkon tek udheheqesi i ushtrise romake, senatori Fabricius dhe i thote se eshte gati te helmoje Pirron. Doktori tradheton Mbretin per disa favore pa rendesi, por Fabricius e lidhi dhe ja dorezoi Pirros, nje akt i rralle qe e perjetesoi historiani Eutropius ne shek IV te eres re.”[1]
Juda tradhetoi Krishtin ne bacen e ullinjve ne Jeruzalem. Adami u tradhetua nga Eva. Ne Termopile Mbretin e Spartes Leoniden, e tradhetoi nje gungac vendas. Jul Qezarin e tradhetuan Bruti me shoket e tjere te senatit. Leken e Maqedonise e tradhetoi kamarieri i tij dhe e vrau.
Mbretereshen e fundit te Epirit, Diademia u tradhetua nga sherbetorja e saj. Perandorin e Romes, ilirianin Julian e vrane ne vitin e trete te detyres si perandor, nje ushtar i tij i gardes ( ilirian ? kristian ? ).
Hitleri tradhetoi Ruset ne Traktatin e Mossulmimit te vitit 1939. Amerika tradhetoi aleatet e saj Angline e Francen ne luften e kanalit te Suezit.
Komunistet ne Gerhot, me pabesi, tradhetuan mareveshjen me kreret e Ballit duke vrare 42 patriote jo komuniste. Shqiptaret gjithmon cdo lufte e cdo fitore e kane shoqeruar me tradheti. Teuten e tradhetuan dardanet, Epirin e tradhetoi Teuta. Historia e Skenderbeut eshte plot me tradhetare.
‘’Shenjat e para te tradhetise ndaj luftes kunder pushtuesve otomane kishin filluar ne rradhet e disa princeve shqiptare para se te vdiste Skenderbeu. Mbas vdekjes se tij, bijte e Dukagjinit, te Arianitit te lavdishem e te tjere, vrapuan kush e kush me pare te binin ne kembet e pushtuesit dhe te konvertoheshin ne fene Islamike duke terhequr pas vehtes dhe masat e popullit qe komandoheshin prej tyre. Atje ku prapambetja ishte e theksuar konvertimi depertoi me shpejt, i nxitur prej udheheqesve per te mbrojtur e shtuar kamjen e tyre dhe per te perfituar grada e tituj nga pushtuesi.”[2]
“ Nderkohe himariotet vazhduan brez pas brezi me moton – ose te rrojme ne liri, ose te vdesim me nder,”[3] gje qe mungonte tek shqiptaret e tjere tradhtare, qe ishin pa karakter, ose pa dinjitet. “Lufta e Himares vazhdoi jo vetem kunder tradhetareve, por edhe kunder besethyesve vendas qe posa shkeli kemba e pushtuesit, ndruan fene dhe i u neneshtuan pushtuesit per arsye te ndryshme, nga mungesa e burrerise, per interesa materiale etj. “ [4]
“Renegati shqiptar Komjen Arianiti biri i Gjergj Arianitit,”[5] ishte tradhetar. Veziri i Madh Ajaz Pasha, nje renegat himariot me 1537 u mund ne Himare.”[6]
“ Provinca e Himares ngeli e tradhetuar nga gjithe kreret feudale vendas, qe konvertuan rreth dy te tretat e popullsise se trojeve shqiptare.”[7] Tradhetaret vendas, shoket e djeshem te nxitur nga xhelozia dhe nga fanatizmi prej fese se re filluan me me egersi se sa vete pushtuesit.“[8]
Ismail Ahmeti ne librin ‘‘Bashkimi kombetar i diaspores sone ne Amerike’’ thote : “Tradhetuan kryegjeneralet Mojsi Golemi dhe Hamze Kastrioti si dhe dy djemte e motrave, pa folur per renegatin Ballaban Pasha qe udhehoqi me vite hordhite turke kunder Arberise” (faqe 19 ). “Me 1981 dhe 1989 shume intelektuale e funksionare te Kosoves, per te ruajtur ofiqet dhe rrogat e majme, u bashkuan me pushtuesit e eger serbe.
Edhe sot me bucasin ne veshe fjalimet antishqiptare te Fadil Hoxhes, Sinan Hasanit etj, qe i cilesonin demostruesit heroike te Kosoves tradhetare, reaksionare, kunderevolucionare, irridentiste, fashiste, balliste etj. Keto fjalime makabre me kujtonin castet tragjike te shqiptareve ne kohen e Pashiqit, Rankovicit, Xhevat Nimanit dhe te Koci Xoxes qe e goditen per vdekje kombin shqiptar” ( f. 21 ).
“Komunistet shqiptare moren pjese direkt ne shtypjen mizore te kryengritjes antiserbe ne Drenice, bene mareveshjen dhe bashkepunuan me serbet per masakrimin e 4000 kosovareve ne Tivar, te cilet udhetuan drejt thertores neper teritorin shqiptar ( Kukes-Puke-Shkoder -Tivar,( shiko faqe 27 ), me dijenine e Enverit e Ramizit.
Aliu donte te bashkonte krahinat e Shqiperise, por Bushatllinjte, pashallaret e Delvines e te Beratit e tradhetuan.”[9]“ Aliun e tradhetuan edhe bijt’ e tij, Muhtari, Veliu, Saliu, dhe nen ndikimin e tyre edhe bijte e tyre Mehmet Pasha, sundimtari i Terhalles etj. Per kete tradheti populli ve keto vargje ne goje te Aliut.
Ju djelmt’e mi soj cifuti
Pse me late mua plakne
U prefte sultan Mahmuti
Me turperuat oxhakne.[10]
16 muaj luftova
me shtatembedhjete pashallare
dhe tani me tradhetuan
te pabeset agallare.[11]
“ E tradhetuan gjithashtu gjeneralet e tij, Tahir Abazi, Omer Vrioni, Zyliftar Poda duke u bashkuar me forcat e Portes se Larte te komanduar nga Hurshid Pasha, qe i ndihmoi edhe Mustafa Pashe Bushati i Shkodres.”
Naim Frasheri me 1886 botoi ne greqisht vepren poetike, “ O alithos pathos ton Skipetaron.”
Ndersa turqit barbare, perbindeshat e eger
Gjakpirsit tirane shkatruesit e botes,
……………………………………………
shqiptari i jep pushtuesit puthje prej tradhetie.
………………………………………………
eshte tmerr qe ndokush te ndihmoje armiqte e atdheut,
sa burra te lavdishem e bejne nje veper te tille
Qypryllinjte dhe te tjere te gjithe nga Shqiperia…..[12]
“Shtetin e Himares me 1566 e tradhetoi Spanja, megjithe se kishin nje mareveshje kunder Turqise.”[13] Abdyl Frasheri krijoi Lidhjen e Prizrenit, formuloi i pari dhe kerkoi Bashkimin e Shqiperise ne nje Vilajet, me gjuhe zyrtare shqipe, me shkolle shqipe, ushtri shqiptare. E kundershtuan Bajraktare, Kapedane, Hoxhallare, Miftiare duke kerkuar jo shkeputje, jo shtet te ri, jo kushtetute, por Sheriat dhe kanune e me pas e tradhetuan.
Me 1912 Serbia pushton Kosoven. Me tradheti vret Hasan Prishtinen, B. Curin, Azemin, Shoten, Gjecovin. Keta i tradhetoi Zogu, qe ne Hotel Bristol neneshkroi mareveshjen e II-te me serbet ( e para me 1921 ).
“Noli me reformen sociale beri armiq udheheqesit e fiseve qe kontrollojne vendin,”[14] duke tradhetuar aleatet e revolucionit qe ne hapin e pare. Ai me 1924, si kryetar i Qeverise demokratike shqiptare, tradhetoi interesat e demokracise Amerikane, qe e ndihmuan te vinte ne pushtet dhe u lidh me Mosken, duke vendose nje legate moskovite ne Tirane.
Noli u akuzua se tradheton interesat shqiptare dhe i ben lehtesime italianeve per te hyre ne Shqiperi. Kur ata u ngriten me ne krye Zogun ne nje kryengritje, Noli tradhetoi qeverine, detyren, vendin, qellimin, shpresat e popullit dhe “u detyrue me shpejtesi te shkoje ne Durres prej ku shkoi ne Itali.’’[15]
“Zogu deshi ti siguroje popullit perparim ne kuriz te indipedences.”[16] Duke tradhetuar pavaresine e vendit, Italia pothuajse e kishte pushtuar Shqiperine. “Zogu e solli sovranitetin kombetar ne nje pike qe shkakton pyetjen nese Shqiperia kishte pushuar t’u pergjigjet kushteve te nevojshme per me ba pjese ne Lidhjen e Kombeve.”[17]
Viti 1926, asht viti i konsfikimit definitiv te pavaresise Shqiptare, nga vetedashja e regjimit ( tradhetise ).”[18] Parlamenti Shqiptar “ te dyja dhomat shqiptare e ratifikuan Traktatin me Italine, duke legalizuar tradhetine e tyre ndaj Shqiperise.”[19]
“Traktati i dyte me Italine bere nga Zogu u ratifikua nga Dh. Shqiptare me 28 Nendor ku nga tradhtaret e Shqiperise, Italia kishte te drejta te pakufishme te vendosjes dhe kalimit ne token Shqiptare.”[20] Cena Bregu ish Minister i Brendshem dhe ambasador ne Beograd, e vrau Zogu se ishte kundra Italise. Vrau Hasan Beg Prishtinen po per te njejten arsye. Mustafa Kruja ishte kundershtar i Zogut.
“ Zogu u ndoq nga Franca dhe shkoi ne Londer, jo si Mbret i ndjekur nga fuqite e Boshtit, dhe u vendos ne nje vend aleat, por si refugjat privat,”[21] mqs edhe ky tradhetoi vendin, mbreterine, detyren,
kombin.
Me 1920 Zogu si minister i Brendshem i Qeverise se Lushnjes, kerkoi ‘Mirdita Republike’ duke qene ne sherbim te serbeve, sipas udhezimeve te tyre. Me 1921 dolli ne Jugosllavi, por serbet e kthyen pas ne krye te nje ushtrie serbe dhe bjellogardiste. 1920-1924 Zogu ka pase mare suportime nga serbet.[22]
“Me 1921 u votua per kushtetuten Jugosllave qe favorizonte serbet dhe legalizonte kolonine e Kosoves. Perfaqesuesi i Kosoves Nexhip Draga votoi dhe nuk beri asnje verejtje. Si feudal tradhetoi interesat e Shqiptareve. Tani Kosovari nuk gezonte as te Drejtat e nje qytetari ordiner jugosllav.[23]”
Me 1927 vritet Nazmi Gafuri, Sh.Gjecovi 1929. Me 1918 Hasan Prishtina krijon ne Shkoder Komitetin per Mbrojtjen e Kosovess. Me 1919 i kerkon me leter Konferences se Paqes ne Paris, qe Kosova t’i inkuadrohet shtetit te ri Shqiptar,”[24] gje qe nuk e beri asnje, bile as Vatra.
Azem Bejtja ( Galica ) kishte 10 mije luftetare dhe me arme ishin gjysma. Zogu nuk i ndihmoi, por beri te kunderten. Azemi per te mbeshtete Konferencen e Parisit qe te bente Bashkimin, ai para se te fillonte luften me serbet i kerkoi plotesimin e 8 kerkesave.[25]
Me 1924 Zogu ne revolucionin e Qershorit shkoi ne Beograd, Hotel Bristol. Pas 6 muajve te Nolit, Zogun e dergojne serbet si doren e tyre per te percare dhe vrare patriotet. I japin 2000 ushtare serbe te veshur si shqiptare dhe 800 mercenare ruse.’ Vret Avni Rustemin, Bajram Curin, Hasan Prishtinen 1937, Shtjefen Gjecovin 1929, Azemin, etj.
Serbet vrasin 12 371 shqiptare, 22 110 ndjekur, djegur 6 000 shtepi, vret antaret e cetave, u djeg shtepite, u merr token dhe te gjiha keto me ndihmen e Zogut dhe te tradhtareve vendas .
Pas vdekjes se Azemit, Shote Galica qendron ne krye te cetes. Ajo e tregoi vehten si siombol duke demonstruar lufte anti koloniale, anti serbe. Ajo ju tregoi koloneve serbe se nuk ishte Kosova vendi i tyre, prandaj duhej te ktheheshin pas. Me 1927, ne moshen 32 vjece, agjentet e tradhetarit te Kombit Ahmet Zogut e vrasin.
Shota kundershtoi mareveshjen e serbeve me Turqine. Turqia tradhetoi ‘‘vllezerit kosovare’’, duke bere mareveshje per shpernguljen e 200 mije kosovareve nga Kosova ne Turqi, si shperblim Turqia mori 15 000 dinare per cdo familje qe pranonte. Me 1938 mori 40 000 familje me nje cmim 500 paund turke per cdo familje.”[26] Turqia ne kete rast dolli tradhtare e shqiptareve, ne vitin 1935 e deklaroi hapur duke e bere publike kete mareveshje.[27]
Zogu tradhetoi kosovaret duke i trajtuar jo si shtetas shqiptare. Me 1920 Hasan Prishtina ishte deputet ne Parlamentin e Qeverise Shqiptare. Kadri Hoxha ishte Minister i Drejtesise, Bajram Curi ishte Minister i Luftes, qe te tre udheheqes te Komitetit per Mbrojtjen e Kosoves. Zogu ishte Minister i Brendshem dhe nuk dinte e cfare qe ky Komitet.
Me von Zogu duke tradhetuar Kombin i vret qe te tre patriotet e mesiperm. “ Beogradi me nje ushtri mercenaresh te perbere nga bjellogardiste e vrangeliste, e solli Zogun ne fuqi, per interesa te tij.”[28]
“Me 1921 Hasan Prishtina behet Kryeminister dhe B. Curi minister i Luftes. Zogu okupon Tiranen. B. Curi vjen me ushtrine e tij deri Tirane per te heqe Zogun. Nderhyjne anglezet ( tradhetaret tane e miqte e serbeve ), e ndalojne B.Curin dhe H.Prishtinen.”[29] Me terheqjen e Hasanit dhe Bajramit u ndrua Historia. Zogu fitoi. ‘Kacaket,’ levizjet per clirim, per liri, per mbrojtjen e Kosoves, do te tradhetoheshin nga Zogu duke i vrare udheheqesit me porosi te serbeve nje nga nje. Hasani vritet ne kafe Astoria, nga person i paguar nga Zogu ne Selenik
Te gjithe udheheqesit e revoltes kosovare dhe shqiptare qe kundershtuan me arme kolonizimin serb, Zogu deri me 1933 i asgjesoi te gjithe. Me 1923 denoi me vdekje Azemin dhe me 1924, kur Noli ishte ne pushtet Zogu me serbet ndermer nje sulm kunder cetes se Azemit ne fshatin e Azemit dhe i shkateron ushtrine. Azemi shpetoi, por vdiq ne nje shpelle me 25 Korik 1924.
“Me 1923 tradhetari Hoxhe Mulla Rahmani, spiun serb, genjen prishtinasit qe te shperngulen per Sofje dhe Turqi.”[30] Ky ‘Baba’ dervish tradhetar mos perfaqesonte punen e fese islame si percares dhe armiq te kombit ? Zogu tradhetoi interesat shqiptare duke u bere me fanatik se serbet. Premtimin e bere ndaj Beogradit, qe sa te vinte ne pushtet do te eliminonte Lobin shqiptar, Komitetin Kosovar, e realizoi duke vrare te gjithe udheheqesit te tjere.
Thuhet se Idris Seferin, luftetar, patriot, armik i serbeve dhe turqve, vdiq i qete ne shtepi se me siguri duhet te kishte tradhetuar qe serbi dhe Zogu e lane te qete te vetmin person. Zogu se fundi si tradhetar njeri pa karakter, tradhetoi edhe serbet dhe u kthye nga italianet, per te tradhetuar kete here Shqiperine Nene.
“Ne tetor 1941 dhe shkurt 1942 Italia me dekret i ben banoret e Kosoves qytetare shqiptare. Ne prill 1941 deklaron gjenerali gjerman Eberhard se kolonistet serbe dhe malazeze kishin ikur nga Kosova,”[31] Po , “ Fadil Hoxha, Emin Duraku, Ramis Sadiku, si komuniste kishin ne program ( tradhetine ) te godisnin separatistet kosovare. Ata ishin ushtare serbe.”[32]
Enveri u be qe ne momentet e para vegel dhe masha e Titos. Mugosha dhe Miladini jepnin urdhera, benin komanden sipas oreksit te serbeve. Tradhetoi Enveri ceshtjen e kosoves, bashkimin Kombetar. Tradhetoi Mukjen, vrau me tradheti Z.Koken, V.Shanton, Q. Stafen……………… se ishin pro Kosoves. Vrau me tradheti Marie Shllakun, Musine Kokalarin, dhe qindra kuadro qe kishin mbaruar jashte, se ishin kunder komunizmit.
“Partia Komuniste e Tiranes ishte pak a shume nje kukull e Titos.”[33] Balli Kombetar dhe Zogistet kishin krijuar lidhje me anglezet, por, “me 17 Dhjetor 1943, SOE. Brig. E.M. ‘Trocky’ Davies, raporton nga qendra ne Kajro se Balli Kombetar dhe zogistet jane duke bashkepunuar me gjermanet,”[34] duke tradhetuar aleatet. Ne baze te dokumentave gjermane, Kupi ( Abazi ) ben kontakte me zyrtaret gjermane dhe u premtoi atyre se nuk do ti luftoje ata, ne cdo rrethane.
“Emisari gjerman nga Tirana konfirmon se kane bashkepunuar me B.K.”[35] “SOE officer dhe aktori Anthoni Quayle, ne nje raport me 30 Prill 1944 e pershkruan Ballin si individe pa disipline, anglomerate, te mbledhur vetem se kane inat komunizmin.”[36]
“ Korik 1944 American Office of Strategi Services nga Shqiperia, raporton se Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe Mithat Frasheri jane me gjermanet,”[37] duke tradhetuar interesat e atdheut.“ Kupi nuk e mbeshteti me kthimin e Zogut ( e tradhetoi ) dhe vazhdon te intrigoje me gjermanet, duke ndihmuar Fiqiri Dinen te krijoje nje qeveri.”[38] Enveri tradhetoi udheheqjen e ballit ne Gerhot, ne Mukje, shoket e luftes, shoket e tij.
“ British and American Intelligence nga Italia po shikonin se Tito kishte filluar procesin e pervehtesimit te Kosoves. Po rritej influenca e Jugosllavise ne Shqiperi,”[39] ne saje te tradhetise se P. Komuniste. Ambasada Britanike ne Beograd konstatoi heret se qellimi i Titos ishte aneksimi i Shqiperise,”[40] qe udheheqja jone u be miope ne saje te tradhetise me dashje.
Kshilltari i gjeneralit Amerikan Lucius Clay, Carmel Offic, aktivizon Hasan Dostin e Xhafer Deven, qe me ndihmen e Fan Nolit, te krijojne ne Amerike ‘Komitetin e Clirimit te Shqiperise.”[41] Ishte “Xhafer Deva, me ndihmen e Divizionit SS Skenderbeg, qe beri ne Prishtine masakre duke vrare partizanet,”[42] e brigates 4 qe kishin shkuar per clirimin e Kosoves.
Tradhetia e Bujanit
Ne Konferencen e Bujanit me 31 Dhjetor 1943 - 2 janar 1944, “komunistet shqiptare te genjyer nga Titua tradhetuan Kosoven. Jugosllavet perdoren sherbetoret e tyre, komunistet per te arritur planet e tyre kriminale ndaj kombit Shqiptar : Si Masakren e Tivarit, zhdukjen e levizjes nacionaliste ne Shqiperi e Kosove. Zhdukjen e forcave te Shaban Polluzhes ne Drenice dhe eleminnimin e personaliteteve si Llazar Fundo, Hasan Kryeziu ku ne masakren e Herecit i hodhen te coptuar ne nje pus me uje. Fadil Hoxha e Enver Hoxha eleminuan Mustafa Gjinishin qe votoi ne Mukje.”[43]
“Enveri me porosi te Titos, tradhetoi Gani Kryeziun, udheheqes i Levizjes per clirimin e Kosoves, krijuesin e ‘Frontit te Perbashket’ me 1940. Eliminoi Llazar Fundon, tradhetoi Abas Kupin, zhduku Muharem Bajraktarin etj.”[44]
Bujani ishte nje tradheti nga ana e perfaqesuesve shqiptare. Komunistet pretendonin se bashkimi i trojve shqiptare do te vinte ne bashkepunim me popujt e Jugut ( koloniziatorin, pushtuesin, ujkun),”[45]
Qellimi i Jugosllavise ishte ripushtimi i Kosoves, sepse levizjet nacionaliste ishin te gjitha per nje Shqiperi Etnike, dhe ceshtja e Shqiperise Etnike nuk duhet te harrohet asnjehere.[46]
Konferenca e Mukjes
“Ne Konferencen e Mukjes dy perfaqesuesit e komunisteve ( L.N.C. ) Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica, votuan qe pas luftes Kosova te jete e Bashkuar me Shqiperine.”[47] Miladin Popovici, si perfaqesues i Titos, krijuesi i Partise Komuniste me 1941, bosi i Enverit, e kundershtoi mareveshjen qe N.C. ariti me nacionalistet ne Mukje dhe ja grisi dokumentin Enverit para syve. Partia Komuniste tradhetoi Kosoven, bashkimin, Kombin.”[48]
U vendos atje nga perfaqesuesit e U. Clirimtare dhe BK qe te krijohej Shqiperia Etnike. Popovici nuk ishte dakort dhe Enveri nen diktatin e tij i shkruan leter Y. Dishnices ku i thote: “ Ju duhet te deklaroni lufte kunder fashizmit dhe jo indipedence.”[49] Enveri tradhetoi Mukjen bashkimin, Shqiperine Etnike dhe i shpalli lufte BK. Edhe sot per Shqiperine Etnike, le te jete e madhe sa te doje, le ta quajme edhe te madhe e stermadhe, kush nuk eshte dakort, Tradhetar eshte, sherbetor i krimineleve serbe dhe armiqve te pakthyeshm evropiane.
Ne Kosove Anglezet ndihmuan Gani Kryeziun, t’u bente rezistence gjermaneve, i cili kishte program anti serb. Por ne Gusht-Shtator 1944, Enveri urdheroi forcat e tij te sulmojne ushtrine e Gani Kryeziut, vrasin dhe Ganiun. Enveri mbasi tradhetoi Ganiun, vrau Muharem Bajraktarin, qe luftoi italianet, gjermanet, por i urrente komunistet qe ishin miq te Titos.
43 000 kosovare dhe shqiptare u vrane nga komunistet, 28400 nga keta ne Kosove. Enveri vrau gjithe udheheqesit qe kishin shprehur mendime per Kosoven. Me vone vret Nako Spiron se ishte shprehur qe politika pro-Jugosllave do rezikoje indipendencen.
Tradhetoi Berisha problemin e Kosoves duke mos mare pjese, ne konferencen e Dejtonit, kur ju be ftese , ne shtepine e Bardhe nga Klinton e Teneti. U tradhetua perspektiva e vendit nga Baleta e Gazidede duke na fute ne Lidhjen Islamike, e cila nga ana e saj tradhetoi Kosoven duke mos i njohe pavaresine ne kohe.
Me 7 Shtator 1990 ne Kacanik u aprovua Kushtetuta e Republikes Kosovare te Jugosllavise, por nuk u shkoi nder mend te permendnin fjalen Pavaresi ne te dy anet. “ Deri ne Nendor 1995 ne Dejton, Rugova i mbante me shprese Kosovaret se Miloshevici ishte shume paqesor dhe ai ose Evropa do mblidhej per ndarjen nga Jugosllavia dhe do ti jepet te Drejten e saj Kosoves.”[50]
Tradhetoi Rugova duke pozuar me Miloshevicin ne Beograd ne kohen e bombardimeve, etikete qe ju dha edhe nga H. Thaci ne ato momente te veshtira per popullin e braktisur nga Rugova per ‘hir te familjes se tij.’ Tradhetoi Nano aspiratat e popullit dhe vete popullin duke ju mare token. Tradhetoi Noli popullin e Himares duke vrare dy gra me 1924 per tu mare token, te Drejten, Venomet.
Tradhetoi udheheqja e Ballit dhe Legalitetit here veten, here njeri tjetrin, here gjermanet, here anglezet. I la ne balte Teneti fisin, Qeparone, duke u shkepute nga te paret e tij. Tradhetuan shqiptaret besimin Kristian, Kostandini i Madh paganizmin, Ali Pasha Sulin, Pargen e Himaren.
Ministri i Jashtem Shqiptar Kastriot Islami, ne qeverine e Berishes neneshkroi nje mareveshje me ministrin serb Vuk Drashkovic qe njeh Kosoven si pjese te Jugosllavise. Per kete Dr. Gjon Bucaj shprehet : “ Shume njerez jane bafasuar, por ne nuk jemi befasuar edhe aqe shume, per faktin se Ministri i Jashtem i Shqiperise eshte nje vazhdues i denje i vijes komuniste ne Shqiperi qe nga viti 1941 e deri me sot, kur me 1945-en Enver Hoxha dergoi brigadat per neneshtrimin e Kosoves dhe per dorezimin e saj Jugosllavise.
Te kujtojme takimin e Fatos Nanos me Milloshevicin ne Krete apo deklaraten tjeter te tij se kryeqyteti i Shqiperise eshte Beogradi e duke ardhur deri te gjesti i fundit, kur me 22 dhjetor 2004, Islami firmosi mareveshjen per heqjen e taksimit te dyfishte mes Shqiperise dhe Unionit Serbi-Mali i Zi.
Nderkohe SHBA si dhe shtete te tjera ne rajon nuk jane shprehur se Kosova do t’i mbetet Serbise, qeveria shqiptare e deklaron kete nepermjet ministrit te saj te Jashtem.……ky veprim nuk ka gje mangut vec tradhetise kombetare.”[51]
“MI6 ne Britani ishte e vetedijshme per lidhjet e fshehta te mbeshtetesve te P.D ne vendet evropiane me forcat pro-serbe.”[52] Kur “ishte duke u intesifikuar lufta ushtarake e Shqiptareve te Kosoves kunder Serbise, por ato dite Kosova ishte larg vemendjes se Tiranes.”[53]
“Ambasadoret ne Ballkan vershuan nga zyrat e MI6, shumica e te cileve ishin nginjur me nje simpati te fuqishme proserbe, apo me nje admirim thuajse prej murgu per Berishen.”[54]
“ Reforma per token dhe politika e privatizimit e P.D. …ishte thellesisht percarese dhe ngjalli pakenaqesi te te gjithe palet.”[55] “ The Times, Ricard Quen, e theksoi krahasimin e Berishes me Enverin.”[56]
“ Kisha Katolike kishte lidhje me strukturat e PD.”[57] “Forin Ofisi, Reginald Hibbert, nxori ne drite lidhjet e fshehta midis P.D, dhe figurave proserbe ne Britani.”[58] Duhet ditur se “ ishte nje drite shkurter e pashoqe politika e Berishes per Kosoven, pavaresisht se kishte nje taban nacional ne llogjiken e saj histoirike, … Nje grup besnikesh fanatike te Berishes u konvertuan ne FRAK, forcat e armatosura te Republikes se Kosoves.”[59]
Militantet e P.D. prishen c’munden ne ndertesat publike dhe pajisjet e tyre, me shprese se per kete nderkombetaret do te fajesonin rebelet.”[60] “Krejt zhvillimet ne PD, kane qene thellesisht te lidhura me traditen politike komuniste.”[61]
Berisha e percau Shqiperine, e tradhetoi Jugun, “Berisha nuk kishte asnje perfaqesues te Jugut ne qeveri. Ai ne vend qe te perfshinte cdo rajon, perjashtonte.”[62] “P.D. ishte perfshire ne nje aktivitet kondrabante ne Bosnje deri ne fund te 1995,”[63] duke ndihmuar serbet e natyrisht duke tradhetuar Ameriken e interesat e Kosoves.
Qe te tradhetosh ceshtjen kosovare nuk duhet shume, mjafton “qe me 1991-1992 qe erdhi ne pushtet Berisha deri me 1997 te gjitha diskutimet zyrtare dhe veprimet e Tiranes ishin kufizuar ne fushen diplomatike ndersa alternativa ushtarake e shqiptareve te Kosoves kunder pushtimit serb ishte perjashtuar.”[64]
“Mbeshtetesit proserbe te Berishes ne Britani u llahtarisen nga UCK,… Rugova ka pretenduar gjithnje se gezonte mbeshtetjen e pakufishme ne Kosove por e verteta eshte jo. Me 1991 Bukoshi krijoi Ministrine e Mbrojtjes dhe deshi te kundershtonte pacifizmin e plote dh paaftesine organizuese te Rugoves,”[65] qe te conte ne tradheti.
“Adem Jashari ishte arestuar dhe burgosur me 1993 ne Tirane. Hashim Thaci u burgos me 1996 dhe me vone i shpetoi per fije vdekjes kur shoku i tij i dhomes, gazetari Hysni Vulaj u vra nga nje grup kriminelesh me pagese. Zahir Pajaziti komandant i Llapit u burgos me 1995 nga Berisha,” qe te gjithe veprime qe cojne uje ne mullirin e serbit. “ ky spastrim coi ne pakenaqesi te medha te oficereve atdhetare kundra qeverise PD. Ata pane se Berisha duke bere pak ose hic fare per te mbrojtur interesat e bashkekombasve te Kosoves kunder Serbise.”[66]
“ Ndonse tradhetite e hapura, vrasjet dhe arestimet gjate periudhes se pare te qeverisjes se PD kishin mare fund, kosovaret nuk mund te besonin me,” sepse “ Nano takoi Miloshevicin ne Krete, nje gabim i madh politik ne trajtimin e ceshtjes kombetare. Dora e Athines pagoi me flori politikanet e Tiranes per te tradhetuar Kosoven.”[67]
“Athina kerkonte heqjen e Arta Dedes dhe Sabit Brokes si ministra, se ishin pro Kosoves. Nanua ( si tradhetar ) u bind.”[68] Bukoshi kerkonte te krijonte nje ushtri te fshehte, te konkuronte UCK, meqenese nuk e kontrollonte ate qe ti jepte urdhera ne favor te serbit duke kaluar ne pozicionin e tradhetarit.
“Tirana nuk e perzje plotesisht ne luften e Kosves se kishte ndikim grek. Ajo me 1998 ishte per nje Republike te trete, per autonomi,”[69] duke u pozicionuar ne rolin e tradhtarit te Kombit. “Berisha ishte i dobishem per jugosllavet si nje faktor destabilizues ne Shqiperi (f. 209, Pettiferi & Vicker ne librin e permendur me lart).
Qeveria Shqiptare nuk kishte politike te vecante per Kosoven, vec asaj qe donte te behet Kosova nje Republike e trete kushtetuese si Mali i Zi. Politika e Shqiperise ne drejtm te Kosoves kishte qene e paqarte per shume kohe (f 211. ne librin e Pettiferit dhe Mirandes; edhe faqet e dhena me poshte jane po ne kete liber ).
“. . me vendosjen e Trupave te NATO-s ne kufirin Shqiptaro-Kosovar, Nano donte te bente punen e Miloshevicit, dmth te nderpriste rruget e kalimit per ne Shqiperi te UCK,” (f. 212). Qendrimi i Shqiperise ndaj Kosoves gjate periudhes komuniste nga 1945 deri 1992 ishte luhatur sipas rrethanave, por asnjehere nuk kishte qene mbeshtetes i saj (f, 215). Nanua nuk ishte interesuar te konsultohej me udheheqesit kosovare mbi ceshtjet qe kishin te benin me strategjine politike mbare shqiptare (f. 216).
Nano deklaroi se Kosova eshte nje ceshtje qe i perket Beogradit dhe Prishtines. Tradhetine e Tiranes, ne Kosove nuk arrinin ta kuptonin. Perse Tirana kishte perparesi te tjera krahas ceshtjes kombetare? Shqiptaret e Kosoves kishin bindjen se Tirana drejtohej nga Greqia (217). Gazeta ‘Koha Jone’ mbeshteste Nanon qe Nato te vinte ne kufi, kundra UCK ( f. 223 ). Gazidedia, servili i Berishes, sipas shtypit te Tiranes tradhetoi Evropen qe futi Shqiperine ne Konferencen Islamike (f. 241).
Tradhetaruci i kombit qe donte lufte civil me 1997, Blerim Cela, me helikopter coi arme ne Fushe-Bardhe dhe Tepelene per antaret e PD.”[70] Ne konteksin e perparimit te pergjithshem te ceshtjes kombetare Shqiptare, nuk duhej te kishte dyshim qe PD duhej te kishte gelltitur ankesat e saj legjitime ose jo, kunder koalicionit qeveritar, gjersa te garantohej e ardhmia e Kosoves…. Forcat e Bukoshit, me ndihmen e Berishes dhe Rugoves, paraqiste nje force te re destabilizuese, per ceshtjen kombetare (f. 251-252).
“Berisha vete e kishte sajuar vdekjen e Hajdarit me synim per te krijuar nje martir, te fitonte mbeshtetjen ne popull, per t’u rikthyr ne pushtet me anen e nje revolte popullore, ”[71] thote Pettiferi e Miranda. Ne revolten gjate varrimit te Hajdarit, Kryeministri Nano u zhduk si Rugova me pas ne kohen e luftes, duke tradhetuar popullin.
“Tradhetia e Rugoves dhe Bukoshit dalin nga veprimet e FARK-ut qe kishin nje angazhim te dyshimte ne luften kunder serbeve, ku dukej se ishte i kenaqur me nje autonomi te zgjeruar, se sa me pavaresine e plote te Kosoves. Forcat e FARK lozen rol te rendesishm ne rebelimin e armatosur duke shkuar ne Vlore dhe jug. Berisha kishte besim se me anen e Farku, me 400 burra, do te merte me zor pushtetin. Po pse medoemos, keshtu e donte Serbia apo vete Shqiperia? Spartak Braho e akuzoi qeverine e Bukoshit se me njerez te armatosur nuk luftonte serbin, por donte te bente grusht shteti ne favor te ??(f. 269-270).”
Gjeke Gjonlekaj i shkruan Rexhep Qoses: “ Profesor i nderuar, ne kohen e Turqise konvertimi ne fene myslimane ishte tradheti kombetare.”[72] Tradhtine ndaj Perendimit, “USA nuk e kishin pelqyer asnjehere faktin qe Berisha e futi Shqiperine ne organizaten e Konferences Islamike me 1994”…”tradhetare te tjere, Koha Jone e Paskal Milo deklaron ne Danimarke vjeshte 1998 se te gjithe jemi duke punuar me UCK per ti bindur ata se nuk eshte koha per te kerkuar Pavaresine e Kosoves” (f. 281).
Nano dhe Milo , ne vijim te tradhetise,” ngulmonin ne etiketimin e UCK si nje force ekstreme qe bente thirrje per Pavaresi (f. 282). UCK hapi zyre ne Rogner… Per Tiranen ata ishin vazhdues te natyrshem te kacakeve te viteve 1920.
Si perfaqesues te serbeve, “pothuajse te gjitha qeverite e Tiranes qe nga themelimi i shtetit me 1913 kane pase probleme… duke perfshire Zogun dhe Enverin, qe u ka munguar aftesia per te paraqitur nje vision te unifikuar. Politikane te vecante tradicionalisht jane shitur me lehtesi te te huajt ose de facto jane bere perfaqesues te interesave te huaja” (f. 283-291).
Tahir Zemaj, komandant i FARK tradhetoi haptas duke mos pranuar te bashkohet me UCK. Tradhetaret e kombit dine me ke lidhen. “kishte maredhenie te ngushte midis italianeve, Miloshevicit, Vatikanit, si dhe LDK dhe udheheqjes se Rugoves qe me vone e tregoi mergimi ne Itali i Rugoves.”[73]
“ Kishte munguar uniteti Tirane-Prishtine dhe kete zbrastesi e shkaktoi mospranimi i Rugoves per te bashkepunuar me qeverine e Tiranes,[74]” ne nje kohe qe puthej me Miloshevicin. Qe nga vitet 1920, kur Zogu tradhetoi patriotet Kosovare, ka munguar bashkepunimi Tirane-Prishtine.
Edhe Demaci u pozicionua si tradhetar, “kur me 2 shkurt deklaroi se ishte i mendimit qe UCK duhej te qendronte larg nga bisedimet e Parisit.”[75] “ Faktori i rendesishm qe M.Ollbrajt te ish kunder serbeve, ishte CIA, qe drejtohej nga Himarioti George Teneti (f. 328).
Biri i denje i krahins heroike te Himares, pasardhes i kapedaneve te Qeparoit nga ku ish, qe nuk e njihnin tradhetine, “Xhorxh Teneti e njihte mire kulturen dhe politiken Shqiptare. Ai e dinte qe pas 1997, se shqiptaret nuk manipuloheshin me lehtesisht. E dinte se kush ishin forcat e UCK.”[76]
Politika e Tiranes qe kane kundershtuar bashkimin e kombit nga frika se behemi ose na quajne ‘Shqiperi e Madhe,’ eshte politike tradhetare. Tradhetare te kombit jane te gjithe personat, historiane, akademike, politikane, me pushtet ose jo, qe nuk kerkojne te ndergjegjshem dhe pa frike Shqiperine e Madhe, aqe te madhe a c’kemi qene, ose sa c’mund te behemi praktikisht (f. 409 ).
“ Ne procesin shtetndertues si Zogu dhe Enveri ishin nen sqetullen e te huajve… Tirana si mos me keq vashdimisht ka penguar ndjenjat nacionaliste se mos prishej me boset e saj. Per masakrat ne Kosove ne pranvere te 1998, per shqiptaret e Maqedonise me 2001, nuk u ndje. Enveri, studentet shqiptare te arratisur me 1981 nga Kosova i ktheu prape ne Jugosllavi qe te denoheshin me burgime te gjata. Mbreti Zog ndermori nje fushate te pameshirshme per te shkateruar luften clirimtare te shqiptareve te Kosoves.
Agjentet sekrete te Zogut ndiqnin kemba-kembes udheheqesit kryesore Kosovare, te cilet u vrane te gjithe. Ai zhduku Komitetin per mbrojtjen e Kosoves, vetem qe ta kish mire me Beogradin. “ deshi t’i siguronte popullit perparimin ne kurriz te independences,”[77] te kombit. Italia nuk bani as me te voglen levizje per me e mbajte ne fuqi Fan Nolin, i cili deri atehere ishte konsiderue se u sherbente interesave italiane.”[78]
E tille ka qene dhe eshte lufta meskine per pushtet ne Tirane, qe pengon cdo vision apo ndjenje misionare qe do te conte ne bashkimin Shqiperi-Kosove. “Zoterimi i armeve te lehta do te jete domosdoshmeri jetike ne bashkesite shqiptare te Ballkanit Jugor.”[79]
Sabri Godo sa ishte mire, mbante qendrim te drejte ku kerkonte heqjen e ligjit me antikombetar 7501. Por sipas gazetes Koha Jone data 9 Djetor 2005, edhe ky yll ne perendimin e tij i tradhetoi shpresat e shqiptareve, duke propozuar qe te hiqet dore nga ndryshimi i ligjit 7501.
Alfred Sereci, Minister i Jashtem i qeverise se Meksit ( Berishes ) pyetjes se kolegut te tij polak ne Varshave, se c’mendon per Kosoven, i pergjigjet: Kjo eshte pune e brendeshme e Beogradit. Elemente te tjera tradhetie gjejme ne Rambuje, te dhena nga Kadareja.
Ramiz Alia ne momentet e para te demokracise, tradhetoi fatet, perspektiven, te ardhmen e shqiptareve, duke krijuar parti fallco me ne krye persona me te keq se vehten, per ceshtjen kombetare dhe mireqenien e popullit. Nga pangopesia, mendjemadhesia, psikologjia orientale, servilizmi ndaj te huajit, edhe ne te ardhmen, udheheqesit ne Tirane do te jene viktime e kujtdo, ne kuriz te popullit dhe kombit.
Sipas dokumentave te mesiperme del se Tirana ka qene e zeza e kombit tone dhe jo te huajt. Edhe sot nje kryetar bashkie, disa individe, ose nje krahine e tere nqs kerkon te drejtat e tyre qe j’ua suprimon Tirana, le ti quajme sa te duam tradhetare, dhe sa me teper ti quajme aqe me shume tradhetaret e vertete ne zyrat e Tiranes shesin vendin, detin, ose pengojne interesin e kombit.
N.Y.Center for Albanian Studies & Research
N. York 2008
[1] . Walter Bower, A History Book for Scots, Edinburgh 1992, f. 47
[2]. Spiro Rusha, Himara ne Stuhite e Shekujve, Tirane 2001, f. 42
[3] . po aty, f. 45
[4] . po aty, f. 47
[5] . po aty, f. 51
[6] . po aty, f. 53
[7] . po aty, f. 67
[8] . idem, f. 68
[9] . id, f. 97
[10] . id, f. 104
[11] . id, f. 105
[12] po aty, f. 147-149, perkthyer nga greqishtia prej autorit.
[13] po aty, f. 88
[14]. Stephen Dorril, MI6, The musketeers in Albania , N.York, 2000. f. 355
[15]. Albert Mousset, Shqipnia para Evropes, N.York, 2004, f.63
[16] . po aty, f. 65
[17] . po aty, f. 96
[18] . po aty, f. 65
[19] . idem, f. 97
[20] . id. f. 103
[21] . id. f. 355
[22] . Noel Malkolm, Kosovo a short History, NYU Press.1998
[23]. Noel Malcolm, Kosovo a short History, NYU Press 1998. f. 366
[24] . po aty, f 272-273
[25] . Keto kerkesa jane ne librin e mesiperm ne f. 274. Lexoni aty dhe do te gjeni akoma per tradhetine.
[26] . Po aty, f. 285-286
[27] . N. Malkolm. Kosovo,….
[28]. Noel Malcolm, veper e permendur me pare, f. 276
[29]. Harry Eyres, perfaqesuesi i anglezeve ne qeverine e Tiranes detyron Hasan Prishtinen te terheqe ushtrine e tij nga Tirana.
[30]. Noel Malcolm, veper e permendur, f. 286-287
[31] . po aty, f. 293
[32] . po aty, f. 301-302
[33]. po aty, f. 302
[34]. Stephen Dorril, MI6, New York 2000 f. 357
[35]. Po aty, f. 358
[36]. Po aty, f. 358
[37]. Po aty, f. 358
[38]. Po aty, f. 359
[39]. Po aty, f. 361
[40]. Po aty, f. 361
[41]. Po sty, f. 387.
[42]. Po aty, f. 387.
[43]. Gani Perolli, Konferenca e Bujanit, N. York 2002, f. 7
[44]. po aty, f. 8-9
[45] . po aty, f. 13
[46]. Konferenca e Bujanit ishte Konf. e Keshillit Nacional Clirimtar per Kosove e Metohi.
[47]. Gani Perolli, Konferenca e Bujanit, N. York 2002, f. 13
[48]. po aty, f. 14
[49]. po aty, f. 303
[50]. Po aty, f. 353
[51]. Gazeta ‘Dielli’ e Federates Panshqiptare Vatra,
[52]. James Pettifer, Miranda Vickers, Ceshtja Shqiptare, N.York, 2007, f. 9
[53]. Po aty, f. 12
[54]. Po aty, f. 23
[55]. Po aty, f. 26
[56]. Po aty, f.28
[57]. Po aty, f. 36
[58]. Idem, f. 41
[59]. Id. f. 62
[60]. Id. f. 80
[61]. Id, f. 90
[62]. James Pettifer & Miranda Vickers, veper e permendur me lart, f. 103
[63]. idem, f. 145
[64]. Po aty, f. 153
[65]. Po aty, f 155-156
[66]. Po aty, f. 157-158
[67]. Po aty, f. 162 dhe f. 168
[68]. Po aty f. 187
[69]. Po aty, f. 189
[70] . J. Pettifer & M. Vickers, Ceshtja Shqiptare, Tirane 2007, f. 245
[71]. Po aty, f. 257
[72]. Gjeke Gjonlekaj, Qexhep Qosja, mos kini frike nga feja e te pareve dhe mendimet e Ismail Kadares, Revista e kishes katolike shqiptare ne N.York 2007
[73]. J. Pettifer, M. Vickers, liber i permendur me lart, f. 301
[74]. Po aty, f. 311.
[75]. Po aty, f. 313.
[76] . Po aty, f. 334
[77] Albert Mousset, Shqipnia para Evropes, N.York 2004, f. 65
[78] po aty, f. 82.
[79]. J.Pettifer, M. Vicker, Ceshtja Shqiptare, pjese nga faqet, 419, 425, 426, ndersa shprehja e fundit f. 427.
PS. Pjese nga libri “ Stuhi ne Qender te Perandorise,” me studime nga Eleonora & Konstantin
Posted in Blogroll | No Comments »
DUKURI TË SHPESHTA NË VEPRIMTARINË BIBLIOTEKARE
24/01/2012 by admin.
Libri shqip pëson keqtrajtim, keqpërdorim dhe shëmtim gjatë përpunimit profesional bibliotekar të tij
Shkruan : Xhemaledin Salihu
Kohët e fundit pushtetet sllave pos trysnive politike mbi kulturën shqiptare, bëjnë trysni edhe në veprimtarinë bibliotekare dhe e keqtrajtojnë dhe e shëmtojnë librin shqip gjatë përpunimit prosional bibliotekar, process i cili e sjell librin para lexueist. Këtu bëhet fjalë për procedurat dhe rregullat e përpunimit profesional bibliotekar në Biblioteka.
Libri shqip gjatë kohë u cenzurua dhe u shkatërrua fizikisht. Mirëpo, nuk mbeti vetëm me kaq, gjatë katoligimit në publikim (CIP) të librit shqip edhe në Bibliotekat Kombëtare, sikur që ndodhi në Bibliotekën Kombëtare Universitare “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, e cila në vend se me përkushtim ta bëjë katalogimin e publikimit, ajo bënë lëshime fillestare me dashje apo pa dashje. Poashtu, e njëjta Bibliotekë gjatë Klasifikimit Decimal Universal sipas Tabelës së Klasifikimit Botëror, të aprovuar nga IFLA, Organizatë Ndërkomëtare Bibliotekare bënë gabime fillestare. Në Shqipëri i thonë Klasifikim Dhjetor Universal.
Këto gabime me dashje apo pa dashje u përvodhën edhe gjatë përpunimit të librit të Kim Mehmetit, Shkupi(Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011.
Në faqen 264 të librit është vendosur katalogimi në publikim, po e japim ashtu si e ka publikuar në libër, Shtëpia botuese “Logos-A” apo shtypshkronja Fokus në Shkup, ndoshta këto nuk e kanë publlikuar të plotë këtë katalogim. Atëherë, prap në të gjitha rastet është keqpërdor libri shqip i Kim Mehmetit.
Shënimi i katalogut CIP të këtij libri ndodhet në Bibliotekën Kombëtare Universitare :”Shën Kliment Ohridski”, Shkup
297
MEMETI, Kim
Monografi e Shkupit / Kim Memeti. – Shkup : Logos-A, 2011. faqe 250;
23 cm
ISBN 978-9989-58-381-0
COBISS.MK-ID 87997194
Klasifikimi i drejtë dhe i saktë i publikimit duhet të jetë kështu :
821.18-94(497.17Shkupi)
930.85(=18)(497.17Shkupi) apo
908(=18)(497.17Shkupi),
por jo me 297, atëherë libri i Kim Mehmetit është vendosur në fushën (grupin) 2 : Religjionet, Teologjitë, apo është vendosur në 297, në gjuhën angleze:
29 Modern spiritual movements
Including: Philosophical systems. Atheism (e.g. Shinto derived faiths: Tenrikyo, Omoto-kyo). Agnosticism. Humanism (e.g. Perfect Liberty Kyodan). Absence of religion. Secularism (e.g. Neo-Paganism). Irreligion. Movements ëith Christian elements (e.g. Anthroposophical movement, Christian Community, Sea of Faith). Movements such as Cao Dai, Scientology, Dianetics, Neë Age
Scope Note: There are a large number of these, predominantly 20th century (most of the preceding array are 19th century phenomena). They often do not have any particular faith associations, although some have groën out of a particular cultural context and may have features of the dominant religion of the culture (e.g. Neë Age and Paganism). Some have very large numbers of adherents, perhaps because they are ‘official’ state religions, but even so are not ëidely recognised outside their oën territories
në gjuhën shqipe :
29 Lëvizjet moderne shpirtërore
Duke përfshirë: Sistemet filozofike. Ateizmi (p.sh. Besime Shinto rrjedhin: Tenrikyo, Omoto-Kyo). Agnosticizëm. Humanizmi (p.sh. Kyodan liri të plotë). Mungesa e fesë. Sekularizmi (p.sh. Neo-Paganizmi). Irreligion. Lëvizjet me elemente të krishtera (p.sh. lëvizja Anthroposophical, të krishterë Komuniteti, Deti e Besimit). Lëvizjeve të tilla si Cao Dai, Scientology, Dianetics, Epoka e Re
Shënim Fusha: Ka një numër të madh të këtyre, kryesisht shekullit të 20-të (më të madhe të array mësipërm janë fenomene të shekullit 19). Ata shpesh nuk kanë asnjë shoqatave të veçantë besimi, edhe pse disa janë rritur nga një kontekst të veçantë kulturor dhe mund të kenë tipare të fesë dominuese të kulturës (p.sh., Epoka e Re dhe Paganizmi). Disa prej tyre kanë një numër shumë të madh të pasuesve, ndoshta për shkak se ata janë ‘zyrtare’ feve shtetërore, por edhe kështu nuk janë të njohura gjerësisht jashtë territoreve të tyre
PËRMBAJTJA E LIBRIT
I. Për qytetet… 7
II.Për banorët që vijnë e shkojnë …61
III.Nënshkrime mbi tokë…101
IV.Religjionet fole të ngrohta për
shpirtin…137
V.Si portrete të gdhendura në gurë…189
VI.”Zorraxhinjtë dhe katunarët”…213
VII.E sotmja që duhet ta ndërmend të kaluarën…239
Gjatë leximit të librit të Kim Mehmetit vërejta se vetëm kreu IV.Religjionet fole të ngrohta për shpirtin : f. 137-189, trajton dhe shqyrton aspekte fetare.
Andaj kujtojë se në klasifikim nuk është dashur t’i vehet grupa apo fusha 2, por siç shkruan në faqen kryesore të librit : Shkupi(Ese historike) apo siç u deklarua referuesi Profesor Skender Hasani në promovimin e librit në Preshevë : “Libri i Kim Mehmetit është monografi e parë shqiptare mbi Shkupin”. Ateherë është dashur klasifikimi i dhënë më poshtë, sipas mendimit tim personal dhe konsultave që i bëra me kolegët e mi bibliotekarë në Prishtinë e Beograd, sepse nën fushën 2 janë : Rreligjionet, Teologjitë. Kështu i huaji që nuk e din gjuhën shqipe e lexon librin e Kim Mehmetit, kur ta shofe klasifikimin e përmendur dhe katoligimin e dhënë në publikim, si libër që trajton dhe shqyrton aspekte fetare.
Libri i Kim Mehmetit është dashur të klasifikohet dhe katalogohet kështu : nën fushën : 821.18-94, klasifikohet letërsia shqiptare : Tekstet historike, Kronikat. Memoaret. Ditarët. Reportazhet. Biografite Shqiptare, i huaji e lexon : letërsi shqiptare, tekst historik shqiptar mbi Shkupin në Maqedoni ; nën fushën 930.85(=18), klasifikohet : Histori e civilizimit shqiptar mbi Shkupin në Maqedoni dhe nën fushën 908(=18) klasifikohen: Monografitë kulturore krahinore shqiptare, i huaji e lexon : Monografi shqiptare mbi Shkupin në Maqedoni.
Numri 497.17 paraqet numrin ndihmës ndërkombëtar për Republikën e Maqedonisë, nëse nuk ka ndryshuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në : 497.7
Skeda e saktë dhe e drejtë e katoligimit në publikim (CIP):
821.18-94(497.17Shkupi)
930.85(=18)(497.17Shkupi)
908(=18)(497.17Shkupi)
MEHMETI, Kim, 1955-
SHKUPI : (Ese historike) / Kim Mehmeti. – Shkup : Logos-A, 2011(Shkup : Fokus). - 264 f. : ilustr. ; 23 cm
ISBN 978-9989-58-381-0
COBISS.MK-ID 87997194
Në klasifikim të publikimit ndodh shpesh që klasifikatori nëse has gjatë klasifikimit të publikimit, në libër, i cili më vete përmban dy gjini letrare apo aspekte politike e filozofike, atëherë publikimi klasifikohet me atë shenjë apo nën fushë që dominon në publikim, por rastin e librit të Kim Mehmetit nuk kemi të bëjmë me një shembull të tillë.
Pra, sikur thotë Xhevat LLoshi në shkrimin : Shkupi i Kim Mehmetit : “Esetë e tjera dëshmojnë përpjekjet e shëmtuara për ta shëmtuar Shkupin e shqiptarëve dhe shqiptarin e Shkupit…” ashtu sipas mendimit tim në Bibliotekën Kombëtare në Shkup është bërë tentimi që edhe nëpërmjet klasifikimit dhe katalogimit jo të drejtë të bëhet shëmtimi i librit të Kim Mehmetit. Katoligimi në publikim nuk është punuar me një dashuri dhe vullnet të mirë në këtë bibliotekë. Andaj është koha e fundit që librin shqip, kulturën shqiptare ta mbrojmë kudo që ai trajtohet, punohet, klasifikohet dhe katalogohet, në mënyrë profesionale, drejt dhe sakt, sepse kështu librit i rritet vlera e tij edhe më tepër. Pra, edhe pjesët sekundare të librit, sidomos përmbajtja, litreratura, burimet, referencat, fjalorët, klasifikimi dhe katalogimi e lartësojnë vlerën e çdo publikimi.
Preshevë. Më 24 janar 2012
/Autori punon bibliotekar në Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në preshevë që nga viti 1984, në sektorin e klasifikimit dhe katalogimit të publikimeve, përndryshe është kryetar I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë dhe publicist/
Posted in Blogroll | No Comments »
FIGURË E PAVDEKËSISË DHE E KRENARISË NË HISTORINË E NJERIUT DHE TË ATDHEUT
24/01/2012 by admin.
Sejdi BERISHA:
Në njëvjetorin e vdekjes së publicistit, shkrimtarit dhe gazetarit, Nazmi Lukaj
(Fjala që desha ta lexoj në Akademinë përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së gazetarit dhe publicistit, Nazmi Lukaj, e cila u mbajt në Pejë më 24 janar 2012)
Gjithçka ishte akt i kryer dhe jeta e tij i ngjante shkrimit të papërfunduar, sepse rrugëtimi ishte në të sosur apo edhe kishte mbaruar. Andaj, kur diçka gjithnjë më shtynte dhe më detyronte të shkruaj këtë shkrim, përherë në mendje më sillej një si mallkim apo edhe gjykim: lindja është fajtore për vdekjen! Dhe, tash pas një viti pa Nazmi Lukajn, kur dua të them diçka të madhe dhe të lumtur për te, secili mendim m’i këputë këmbët, sepse, takimet dhe bisedat me këtë njeri, përherë ishin me peshë por edhe me dhembje, sa që shpeshherë ato kalonin në fushën e mendimit të çuditshëm.
…Fati i kombit gjithnjë e mbërthente në atë fuqinë, por edhe në atë dhembjen e cila sikur për çdo sekondë e çdo minutë diçka i merrte nga trupi, nga zemra e shpirti. …Kjo, ma këpuste shpirtin, sepse ajo i ngjante shmalljes me vendlindjen dhe rrugëtimit në pakthim…!
_________________
Kështu, edhe sot më duket se po e shoh profesorin, gazetarin dhe publicistin, duke udhëtuar në trenin e madhështisë dhe të shpresës, por me kokë në dritare dhe me shikimin e derdhur në fatin e tokës dhe të njeriut që gjithnjë i konsideronte si gjëra të shenjta.
I tillë ishte Nazmiu, i cili nuk druante as nga jeta as nga vdekja…!
Duke shkruar njëherë Tolstoji, kush e di se pse, me indinjatë kishte thënë: “vetëdija e lartë e rëndon njeriun”! Dhe, nëse i referohemi këtij mendimi, gazetarin dhe publicistin, Nazmi Lukajn, një gjë e tillë kishte kohë që e kishte rënduar dhe gllabëruar. Për këtë arsye, ai, me shkrimet e veta “zbrazej” një mjete të informimit. Në gazetën “Bota Sot”, përpëlitej me tema të nxehta, të cilat e lënin pa fije gjumi. Bile, mund të ketë ndodhur që shumë herë kotja e kishte tradhtuar, kurse cigarja ia kishte djegur gishtat e dorës, ndoshta për t’ia nxjerrë edhe mendimin e fundit për shkrimin e papërfunduar. Por, nuk mjaftonte vetëm kjo! Shkrimi dhe fryma e tij gjendet pothuaj tek shumica e gazetave që botohen në Prishtinë dhe në Tiranë. Dëshira e tij për informimin e njeriut dhe të kombit, ishte si dëshira e luftëtarit: me çdo çmim për ta sjellë e përjetuar dritën dhe lirinë.
Sa herë që e kam takuar mikun tim, Nazmiun, me kërshëri më fliste për jetën dhe trysnin e saj, për etjen që kishte për t’i parë njerëzit vetëm të lumtur. Andaj, ecjen e shihte dhe e konsideronte si diçka të domosdoshme dhe si detyrim njerëzor. Për këtë arsye, nuk shkoi gjatë dhe e organizoi botimin e gazetës “Pavarësia”, e cila për një kohë u botua në Prishtinë. Emri i kësaj gazete kishte kuptim shumëdimensional, dhe, atë e “grahi” mirë e me sukses. Aty, u dha mundësi shumë penave dhe gazetarëve që të dëshmohen, ta gjejnë veten dhe në këtë mënyrë edhe të afirmohen. Kështu ndodhi gjithnjë, të cilën gjë e forconte edhe me disa miq e kolegë të tjerë, disa prej të cilëve nuk iu ndanë as deri në frymën e fundit dhe përtej saj!
Të tillë, më vonë e hasim edhe te gazeta “Nacional”, e cila botohet në Tiranë. Edhe këtu, ai bëri çmos që ta afirmojë kauzën kombëtare, vlerat shpirtërore dhe kulturore, por edhe ta afirmojë krijimtarinë e shumë krijuesve nga Kosova, e veçmas nga Peja, prej nga vjen edhe ai vet.
Edhe diçka. Më kujtohet edhe fjetja e tij në redaksinë e gazetës “Bota Sot”, vetëm e vetëm që t’i qëndronte besnik shkrimit dhe profesionit prej gazetarit. Kjo sakrificë, nuk mund të krahasohej dhe as të matej me asgjë, përveç se me virtytin e lartë prej njeriut të çiltër. Për këtë, shpesh e kam kritikuar, ashtu siç i kam drejtuar nganjëherë fjalë qortimi edhe për kujdesin më të madh ndaj familjes, ndaj fëmijëve që i kishte dhe i ka si lulet.
Kur bisedonim për familjen, ai ma rrëzonte mendimin tim, sepse, me përkushtim dhe me krenarinë më të madhe më fliste për fëmijët.
Po. Ashtu ishte. Krenohesha edhe unë me ata fëmijë të cilët edhe unë i kurajoja duke i përqafuar dhe duke u folur fjalë miradije për mësimet që i merrnin në shkollë.
Po, pra. Vajza e madhe, Ariana, sot është studente e dhjetësheve në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Dhe shih, për madhështinë e saj, Nazmiu, prej atje, në spitalin e Tiranës, edhe pse luftonte me sëmundjen, me gëzim të madh më rrëfente:
-Sot, Ariana kishte marrë dhjetëshe…!
Tash them, e si mos të mburren fëmijët Ariana, Arianiti, Arianita dhe Afërdita për babanë e tyre. Ata e ruajnë kujtimin dhe premtimin për te, se do të bëhen shembull i njeriut të kësaj toke, për çfarë, Nazmiu gjithnjë ishte i etur. Se çfarë përkushtimi kishte ai në jetë, është përrallë e gjatë, e cila lumturon, hidhëron dhe përmallon.
Kur më kujtohet biseda me Nazmiun për sëmundjen e tij, për të cilën nuk kisha ditur ndonjëherë se ai luftonte dhe kacafytej me te, në ndërdije gjithmonë me flenë ajo pesha e dhembjes së tij, e cila, po të matej me ndonjë masë, do të peshonte shumë dhe do të depërtonte në thellësitë e pamatura të tokës memece. Ishim ulur në restorantin të cilin ai më shumë e preferonte, në “Tiffany”. Pasi e pyeta për familjen dhe për shkrimet për gazetën “Nacional”, ai u ndal si i stepur. Heshti duke shikuar përreth, pastaj me zë të ulët m’u drejtua:
-Ti je i pari që po të tregoj… Jam i sëmur,…
Nuk doja t’u besoja veshëve të mi.
-Po, po. Ndoshta nuk do të shkojë gjatë…!
Ia ndërpreva fjalët dhe tërë kohën e vërshova me bisedën e shpresës dhe të besimit. Mirëpo, tash fytyra e tij m’u shndërrua si në një hartë të tronditjes, që shpreh relieve të çrregulluara. Nuk dëshiroja në atë moment të besoj asgjë.
Prej tani e njihja një Nazmi tjetër, i cili qëndronte stoik, por më shumë e dëshironte vetminë dhe shëtitjen në natyrë. U dashurua në bukuritë e tokës! U dashurua në bukuritë përrallore të Pejës, në madhështinë e Grykës Piktoreske të Rugovës, të cilën e donte në mënyrën e vet, dhe sikur gjithmonë e kishte ëndërr që këtë pjesë të Kosovës ta përjetojë si qendër të madhe turistike kombëtare.
Mirëpo, të gjitha këto ma këpusnin shpirtin, sepse, ato i ngjanin shmalljes me vendlindjen dhe rrugëtimit në të sosur…!
Takimi i fundit me Ty Nazmi, ishte i pabesueshëm se, prej atij momenti nuk u pamë më. Atë mbrëmje, në shtëpinë tënde çdo gjë më dukej e rëndë. Çatitë peshonin ndryshe. Tjetër barrë banin mbi vete. Edhe shikimin që ta drejtoja më dukej ndryshe. Biseduam gjatë, por më dukej se çdo fjalë rridhte lot…!
-Ke për ta fituar edhe këtë betejë,…–i thash vetëm sa për ta bërë fjalë. Por, ai me gjithë ngarkesën shpirtërore, buzëqeshi siç e kishte zakon dhe ma ktheu:
-M’i lejo vetëm dhjetë vjet,… të tjerat po t’i fali! –mu duk se kjo fjali çdo pjesë të trupit ma lëndoi dhe ma pengoi ecjen e gjakut nëpër damarë. Ishte mbrëmje dhe nuk ndeja shumë. Në të dalë, duke u përshëndetur, ma dhuroi librin e Gjekë Marinajt “Protonizmi: Nga teoria në praktikë (Vizione letrare)”, kurse në brendinë e librit kishte shkruar: “Shkrimtarit të mirënjohur, z. Sejdi Berishës, në shenjë kujtimi e respekti. Nazmi Lukaj”! E, bashkë me libër ma dhuroi edhe një stilolaps me ngjyrë të zezë. Sepse, e dinte që i kam në qejf stilolapsat që shkruajnë zi. Dhe, çfarë të them. Libri dhe lapsi me peshuan hiq më pak se dhjetëra tonelata. Ishin zjarr që më përcëllonte. U përshëndetem,… e, kjo përshëndetje mbeti përshëndetja e përgjithmonshme me mikun tim, Nazmi Lukajn!
Kjo ndarje ishte me plot padrejtësi. Tradhtare, ishte kjo ndarje…! Tani Nazmi, të takoj vetëm në kujtime, të cilat më lënë pagjumë,… të cilat më trishtojnë.
Për fund dua të të them edhe diçka. Nazmi, para një viti pata thënë, po them edhe sot pas një viti, pusho i qetë, sepse askush nuk ka besuar se aq shumë të paskan dashtë njerëzit, numri i të cilëve, atë ditë kur të përcollëm për në shtëpinë e fundit, por edhe tri ditë radhazi gjatë ngushëllimeve, e, edhe sot i kalon shifrat e mijëra e mijëra njerëzish të të gjitha moshave. Për këtë arsye, ato ditë, edhe sot, edhe gjithmonë, emri yt i ngjanë gjerdanit të pakëputur të respektit, të dhembjes dhe krenarisë. Sa i madh ishe dhe mbete, Nazmi. Tani, qëndron si figurë e pavdekësisë dhe e krenarisë në historinë e njeriut dhe të atdheut tënd. Krenari është kjo,… s’është vdekje.
Nazmi, kjo që shkrova për ty është shumë pak,… krejt pak, sepse, je duke shëtitur nëpër damarët e gjakut tim. Andaj, sa ka vlerë shkrimi kur ti s’je më…!
Posted in Blogroll | No Comments »
ROMANI IM ËSHTË NJË DRAMË, QË PËR FAT TË KEQ, U LUAJT NË SKENËN E VËRTETË TË JETËS KOSOVARE NË VITET E PASLUFTËS
24/01/2012 by admin.
Intervistë me shkrimtarin Pal Ndrecaj
Intervistën e bëri: Faruk Tasholli
• Shkrimtari Pal Ndrecaj nga Moglica e Gjakovës,që aktualisht jeton në SHBA, është autor i dy vëllimeve me poezi “Lule mbi plagë” (1993) dhe “Akti i krijimit” (1998) si dhe i romanit “Lista e zezë” (2010). Pal Ndrecaj pas mbarimit të studimeve për Letërsi dhe gjuhë shqipe ne Prishtinë, kthehet të punojë mësimdhënes, por njëkohësisht, nuk e lë prapa as krijimtarinë letrare, pas botimit të shumë poezive në shtypin letar si student, por njëkohësisht ushtron edhe profesionin e gazetarit në “Koha ditore”. Deri në fillim te luftës ishte anëtar i LDK-së, ndërsa gjatë luftës, e sidomos gjatë sulmeve të NATO-s qëndroi në fshatin e tij, ku me bashkëvendasit jetoi për afërsisht 3 muaj në kushte të një shtetrrethimi të plotë: ushtria serbe nuk lejonte shpërnguljen e këtyre fshatrave me qëllim të përdorimit të banorëve si mburoja të gjalla në rast të ndonjë invazioni tokësor të NATO-s.Deri në vitin 2004, ka jetuar në fshatin e vet ku ka punuar si mësimdhënës dhe si gazetar njëkohësisht, kur mërgon në SHBA, i shtyer nga rrethanat që janë temë trajtimi edhe në romain e tij. Pikërisht romani i tij “Lista e zezë”, na shtyri që ta bëjmë këtë intervistë me të.
Z. Ndrecaj, pas mbarimit të luftës në Kosovë, si ndodh në këto kontekste historike, vendi është ndodhur në një anarki dhe ju, si intelektual dhe si shkrimtar, jeni qasur ta trajtoni një kënd brenda kësaj anarkie, si është lufta për pushtet politik dhe ekonomik dhe, lufta për dominim nga individë dhe grupe të caktuara, jo vetëm politike.Këtë e bëni me romanin tuaj “Lista e zezë” kur rivalitetet mes grupimeve politike dhe individëve, si mjet mundjeje, zgjedhin eliminimin fizik, duke inkriminuar gjithmonë kundërshtarin.
Pal ndrecaj: Në dhjetevjetëshin e fundit të pushtimit serb, shqiptarët, më tepër se kurdoherë arritën një shkallë homogjenizimi nacional. E parë nga perspektiva e sotme, kjo mund të duket paksa romantike, mirëpo, atëherë ishte kusht për të përballuar një dhunë shtetërore të kalkuluar në përmasat e zhdukjes së një populli të tërë nga vendi ku ka jetuar gjithmonë. Çka do t`i mbronte tjetër shqiptarët në atë kohë pos një solidariteti deri në përmasat mitike, të cilin sot vetëm mund ta ëndërrojmë. Pra, sa më shumë që pushteti serb ushtronte dhunë, aq më solidarë bëheshin shqiptarët me njëri-tjetrin dhe të gjithë bashk me vendin e tyre. Krijuam një ide se këtë shkallë solidariteti, respekti e përkrahjeje do ta avansojmë edhe më shumë në kushtet e lirisë. Mirëpo, paslufta na zhgënjeu dukshëm. Vetëm në dy a tri vjetët pas luftës janë vrarë disa shqiptarë, si rezultat i mosdurimit, i mungesës së solidaritetit, i urrejtjes dhe i luftës për pushtet. Me një fjalë, janë vrarë me motivet më të ulëta. Në romanin “Lista e zezë” kam trajtuar pikërisht këtë problematikë. Ambiciet pushtetore hynë në zonën makiaveliste dhe si rezultat ndodhën krime të pafalshme ndërmjet shqiptarëve.
Jeni nga shkrimtarët e rrallë, për të mos thënë i vetmi, që trajtoni një temë të ndijshme dhe aktuale, madje në një hapësirë të ngushtë shoqërore si është Kosova, ku ende janë të freskëta plagët e vrasjeve enigmatike. Përpilimi i listave të vrasjeve, që në praktikën e eliminimeve politike dhe fizike quhen “të zeza”, sa ju ka provokuar si njeri dhe sa ju ka nxitur si shkrimtar t’i qaseni kësaj tematike delikate që ka vazhduar ta shqetësojë shoqërinë kosovare edhe pas botimit të romanit.
Pal Ndrecaj: Vetë mënyrat aq të sofistikuara të vrasjeve u bënë “skica” e romanit tim. Ai është i ndërtuar mbi një realitet të jetuar, është i bazuar në ngjarje krejtësisht të vërteta dhe është i vendosur në një kohë dhe hapësirë të afërt. Fabula dhe personazhet janë vetë jeta dhe njerëzit që e kanë jetuar atë në dy vitet e pasluftës. Janë heronjtë e vërtetë dhe antiheronjtë, janë të mashtruarit dhe mashtruesit, janë idealistët e tipit të Uran Budit, që humb gjthçka të veten për lirinë e Kosovës, por që manipulohet nga grupe me synime krejt të tjera, dhe, janë indiferentët që nuk i zgjon asnjë zë, asnjë thirrje… Si gazetar, kisha mundësinë të njihesha për së afërmi me planet dhe synimet e personave dhe grupeve të fuqishme dhe kështu filluan të thuren fijet e romanit të ardhshëm.
Në përpilimin e listave dhe në eliminimin fizik të kundërshtarëve, si e përshkruani në roman, implikohen grupe brenda një pushteti të brishtë, ku krimit i shërbejnë edhe policë, gjykatës etj., për ta forcuar kështu pushtetin duke terrorizuar kundërshtarët dhe duke tronditur popullatën, si ka ndodhur në vendet e bllokut komunist pas Luftës së Dytë Botërore ku dhuna ka pacifikuar popuj dhe grupe politike nga partia-shtet. Sa është e dhimbshme kjo për një shkrimtar që i bie barra ta trajtojë një temë, që përsëritet me të gjitha segmentet, por në një dritë tjetër dhe në realitete të tjera?
Pal Ndrecaj: Është pikërisht ashtu, siç e thoni ju ne pyetjen tuaj. Prandaj, jo rastesisht, heroi i romanit që perpilon lista te zeza, që vendos për kokat që do të bien është funksionar i lartë partiak. Në shërbim të këtij qëllimi vihen edhe struktura të tjera të shoqërisë, siç është fjala me Komandantin e policisë, si dhe një industri propagandistike që e mbështet krimin, e falsifikon të vertetën dhe i mjegullon rrugët që shpien tek ajo.Kështu, mund të them se romani im është një dramë që, për fat të keq, u luajt në skenën ë vertetë të jetës kosovare në vitet e pasluftës. Jam munduar të jap pamje të kthjellëta se si lidhen interesat politike të grupeve të caktuara me ato ekonomike. Jam munduar, gjithashtu, të vë në dukje se si lidhen fijet e këtij interesi edhe mes grupeve të tjera jashtë Kosovës, pra se si shtrihet dhe si përthekon trojet tona zinxhiri i krimit të organizuar dhe si lidhen hallkat e këtij zinxhiri me hallkat e tjera në Serbi, në Kosovë e në Shqipëri.
Prekja e kësaj teme të ndieshme dhe në një distancë kohore fare të afërt ka lënë edhe mundësinë e shumë keqkuptimeve. Disa e kanë quajtur tendencioz dhe qëllimkeq romanin, kurse disa të tjerë e kanë parë si një pasqyrim të dhimbshëm të një gjendjeje, po ashtu, të dhimshme.
Heronj dhe viktima si ekzekutorë të listave janë edhe idealistët e pathyeshëm, si është Liri Albaniku, një shqiptar i mërguar nga viti 1981 në SHBA, i cili kthehet në Kosovë për ta ndihmuar ndërtimin e vendit të vet, me bindje se po ndihmon në ndërtimin e një shoqërie me pastërti kombëtare, më në fund ndodhet edhe ai në “listën e zezë”, për t’u zhdukur gjurmët e krimit. A mendoni se i keni kapur sa duhet anët e fateve të permbytura në lirinë e ëndërruar për shqiptarët.
Pal Ndrecaj: Figura e personazhit Liri Albaniku është një shembull tipik i idealistit shqiptar, i cili vë gjithë mundin e tij në shërbim të popullit. Ai me gjithë kapitalin e madh të krijuar në SHBA, kthehet në Kosovë dhe hap një kompani të madhe, në një kohë kur nuk ekzistonte as më e vogla siguri për jetën dhe pasurinë. Ai ndeshet menjëherë me realitetin e vrazhdë kosovar dhe bëhet pre e synimeve partiake, sidomos të rrymave më radikale. Ai zinxhiri i gjatë i krimit të organizuar e kap atë të parin. Përmes këtij personazhi kam dashur të pasqyroj synimet e qarqeve ekstremiste për të vënë dorë në mënyrë të paligjshme mbi kapitalin, për ta përdorur pastaj atë kapital për rrëmbimin dhe forcimin e pushtetit të tyre. Mirëpo, pos grupeve ekstremiste vendore, në roman vihet në pah edhe roli herë-herë i keq i faktorit ndërkombëtar të instaluar në Kosovë. Burokracia ndërkombëtare, e cila kishte pjesën më të madhe të pushtetit në Kosovë, po ashtu, goditet në romanin tim. Jepen edhe pamje të tilla, ku ata përmbajnë hallkat e veçanta të krimit të organizuar, janë bashkëpunëtorë të zellshëm të krimit dhe njerëz me qëllime thjesht egoiste.
Pas luftës, letërsia dhe krijuesit përgjithësisht, kanë mbetur nën hije. Këtë fat e pësoi edhe romani i juaj “Lista e zezë”, i cili edhe pse trajton një temë te “nxehtë” dhe delkikate, pothuajse nuk u vërejt fare. Çka do të thoshit për atmosferën letrare në botën shqiptare, ku botimet sasiore, i mbulojnë ato cilësore?
Pal Ndrecaj: Se ndodhemi në një fazë të rrezikshme të akulturimit e thonë të gjitha parametrat e zhvillimeve kulturore në Kosove. Ndodhemi, po ashtu, në një fazë zvetnimi moral e kulturor. Ka një tërheqje nga libri, nga leximi dhe nuk ndërmerret asgjë. Kur them se nuk ndërmerret gjë, mendoj në një varg masash që do ta ngjallnin interesimin, sidomos të të rinjve për të lexuar, siç është fjala: organizimi i tryezave kushtuar librave nëpër mediume, akrivizimi i orëve letrare nëpër shkolla, hapja e rubrikave të posaçme kushtuar librit dhe drejtimi i atyre rubrikave nga kritikë profesionistë, etj. Pastaj si do të mbijetojnë autorët këtë situatë? Ata që i krijojnë vlera popullit të tij a e meritojnë një indiferencë të tillë të shoqërisë? I botojnë veprat me mjete të veta, duke kërkuar lëmoshë! Injorim dhe një përbuzje më të madhe për ta a ka? Tashti, dikush mund të arsyetojë me shprehjen “ekonomi tregu”. Por tregu ynë kulturor nuk i mundëson kulturës të sigurojë farën që i duhet pë ta përtrirë veten. Ajo duhet ndihmuar, duhet përkrahur. Një shkrimtar kroat që kisha rastin ta takoj në New York më tha se Ministria e Kulturës e vendit të tij ia bleka autorit disa qindra ekzemplarë për t`i pajisur bibliotekat e vendit. Çfarë bën Ministria jonë e Kulturës për ta ndihmuar librin dhe për ta shpëtuar autorin?
Sa i përket asaj se sasia e botimit dhe cilësia janë në shpërputhje të plotë, edhe kjo është punë e kritikës, e cila duhet të përcjellë botimet dhe në mënyrë profesionale të veçojë çka është vlerë dhe çka shund.
Cili është raporti i juaj me temën që trajtoni? A do të vazhdoni që në të ardhmen ta shkruani prozën ku do të jenë prezente proceset shoqërore në sinkroni?
Pal Ndrecaj:Proceset shoqërore janë temë që më preokupojnë shumë për krijimtari. Ndoshta edhe profesioni i gazetarit, të cilin e kam ushtruar disa vite më ka afruar më shumë me këtë temë. Pastaj është edhe dëshira ime për të dhënë ndihmesën modeste në mbarëvajtjen e rrjedhave.
Edhe një pyetje paksa të rëndë: Cila është pozita e një shkrimtari shqiptar të mërguar, cili është fati i pritshëm i krijimtarisë së tij?
• Pal Ndrecaj: Pozita e shkrimtarit të mërguar është shumë e rëndë. Adaptimi në një vend tjetër merr kohë dhe kjo rrezikon tjetërsimin e tij. Ndodh kështu edhe me shumë shkrimtarë të tjerë të mërguar, arti i të cilëve, pas lënies së vendit nuk ka shënuar përparimin e duhur. Mirëpo, për të mbajtur kondicionin krijues duhet mund e sakrificë dhe unë bëj ç`është e mundur që të mos më gjejë fati i tjetërsimit nga një artist në një njeri që i ka reduktuar synimet e veta, thjesht në ato materiale.
Posted in Blogroll | No Comments »
Trajneri portugez i Chelsit, i zhgënjyer nga barazimi me Noruiç
24/01/2012 by admin.
Boas kërkon tjetër ritëm nga skuadra
Londër (Britani e Madhe)- Andre Vilas Boas ka pranuar se Chelsi duhet të jetë më efikas në lojë, nëse dëshiron të bëjë presion më të madh ndaj kryesuesve të Premier Ligës. Blutë e Londrës që ndodhen në vendin e katërt humbën një tjetër mundësi për t’u afruar më shumë me kryesuesit, pasi barazuan pa gola kundër Noruiçit, në një ndeshje ku Fernando Torres sërish nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Kryesuesit e Manchester Sitit arritën të fitojnë përballjen e tyre kundër Totenhemit, duke shtuar akoma më shumë diferencën me Chelsin, pas hapit fals të tyre të shtunën. Pavarësisht kësaj, Vilas Boas beson se skuadra e tij, e cila vinte pas dy fitoresh në transfertën në “Carroë Road”, duhet të jetë më e saktë në finalizim. “Ne jemi njëra nga tri skuadrat që krijon më shumë raste, por efikasiteti ynë nuk është në nivelin e kërkuar dhe kjo është arsyeja përse nuk jemi më lart në renditje, ka shpjeguar trajneri i Chelsit. Ne duhet të gjejmë mënyrën për të qenë konstantë në realizimin e golave dhe të kemi një ecuri më të mirë, e cila mund të na bëjë pretendentë për këtë titull, ky është realiteti. Nuk bëhet fjalë për mungesë ambicieje ose motivimi. Ekziston përherë motivimi kur luan për një klub të fortë”. Andre Vilas Boas ka refuzuar të fajësojë Torresin, i cili gjuajti shumë mirë në pjesën e parë dhe vetëm një mrekulli bëri që portieri Xhon Rudi t’i mohonte golin. “Ai është duke luajtur shumë mirë për skuadrën, nuk ka rëndësi se kush shënon, ka nënvizuar portugezi 33-vjeçar. Gjithë skuadra luajti shumë mirë dhe e meritoi të fitonte kundër Noruiç”. Ndërkohë, që skuadra londineze shkoi në Majorka për pak stërvitje në diell më të ngrohtë përpara ndeshjes së Kupës së Anglisë kundër QPR, mesfushori Frenk Lampard ka qëndruar në Londër për të bërë teste për një dëmtim në pulpë, që e detyroi të linte ndeshjen në pjesën e parë. Vilas Boas vendosi ta linte blerjen e fundit, Geri Kahill, jashtë ndeshjes kundër Noruiçit, por shton se qendërmbrojtësi do të integrohet plotësisht javën që vjen. “Me Kahill kemi disa parime që duan kohë sa të asimilohen, duke pasur ndërmend organizimin e mbrojtjes sonë. Ai është stërvitur shumë mirë për katër ditë dhe ka qenë shumë i zoti”, është shprehur Villas Boas për mediat angleze. “Vendosëm të kishim në bankinë Ivanoviçin, sepse ofron mundësinë e aktivizimit si mbrojtës i djathtë dhe qendërmbrojtës, por jam i sigurt se, Geri do të jetë në fushë kundër QPR”. Chelsi është përmendur si destinacioni i ardhshëm i brazilianit Uilliam të Shakhtjor Donjeckut, por trajneri Vilas Boas ka thënë se, nuk kishte ndër mend të blinte sulmuesin 23- vjeçar brazilian. “Uillian është lojtar shumë interesant, por nuk mund ta aktivizojmë në Champions Ligë. Nuk mendoj se mund të blejmë lojtarë që nuk mund të luajnë në ndonjë kompeticion. Nuk jemi të shqetësuar se çfarë mund të bëjmë në këtë merkato. Nëse na del ndonjë mundësi e mirë, do ta studiojmë, por për momentin ne jemi të kënaqur”.
Venger: Manchesteri fitoi nga gabimet tona
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ndonëse nuk e ka thënë direkt, ka pranuar se zëvendësimi i Çemberlenit me Arshavinin ia hapi rrugën fitores së Mançester United në “Emirates” 2:1. “E paguam shtrenjtë gabimin taktik. Një sekondë hutim na kushtoi me humbje”, ka theksuar Venger. Ai e nxori nga loja Çemberlenin, i cili asistoi për golin e Robin van Persit, derisa futi në lojë Arashavinin, i cili nuk arriti ta ndjekë Valensinë, i cili asistoi për Uelbekin tek goli i fitores së “Djajve të Kuq”. “Në pjesën e parë ishim nervozë, kurse më pas luajtëm më mirë dhe kishim raste për fitore. Nuk kishim fat, por ne vazhdojmë të luftojmë për një vend, i cili na dërgon në Ligën e Kampionëve. Duhet të luajmë si në periudhën më të madhe të pjesës së dytë”, ka shtuar Venger. Skuadrat e qytetit të Mançesterit këtë herë kanë arritur të fitojnë në duelin e tyre kundrejt atyre londineze dhe siç shihni në foto festojnë fitoren. Manchester United ka fituar me rezultatin 1 me 2 në fushën e Arsenalit dhe qëndron në tre pikë distancë nga kreu i klasifikimit dhe vendi i parë, i cili mbahet nga skuadra tjetër e Mançesterit, City. Ekipi i drejtuar nga tekniku italian Mançini ka arritur të sigurojë një fitore tepër të rëndësishme në minutat e fundit të garës kundrejt Tottenham me rezultatin 3-2.
Posted in SPORT | No Comments »