You are currently browsing the A.C.P.E. weblog archives for December, 2011.
| M | T | W | T | F | S | S |
|---|---|---|---|---|---|---|
| « Nov | Jan » | |||||
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | |
- Blogroll (753)
- Poezi (2)
- SPORT (1)
- Tregime (4)
- Uncategorized (6)
- 19/05/2012: Hekuran Pashollari
- 16/05/2012: DHE ENGJEJT SIMULOJNE…!
- 16/05/2012: DHE ENGJEJT SIMULOJNE…!
- 15/05/2012: Requiem
- 15/05/2012: ÇAMËRÍA zhduket nga harta e greqisë, kurse né … qetë, qetë !
- 13/05/2012: 3 POETË TANKA NGA TRE POETË
- 12/05/2012: Xhemaledin: studim reformat ne Presheve
- 11/05/2012: CIKEL POETIK
- 09/05/2012: ME SYTE E SHPIRTIT, NË TRADITAT TONA ATDHETARE…
- 07/05/2012: MBRESA E SKICA, NGA SUEDIA
Blogroll
Archive for December 2011
Vilhelme Vranari Haxhiraj, befasuese e tronditëse në letërsi, tek e cila spikaten shumë të veçanta…
24/12/2011 by admin.
Intervistoi:Viollca Tytyni -Gjakova
Intervistë me shkrimtaren e papërsësritshme, romacieren, publicisten dhe studiuesen shqiptare Vilhelme Vranari (Haxhiraj)
“Do t’i lutesha Z.President,Prof.Dr. Bamir Topit, se edhe intelektualët e persektuar meritojnë të vlerësohen nga Shkëlqesia e Tij… Pasi edhe ata japin vlera. Dosja ime e propozuar nga disa shoqata dhe e miratuar nga Bashkia Vlorë, shoqërohet me një CV të justifikueshme nga Kryetari i Bashkisë Vlorë z. Shpëtim Gjika, ka mbi dy vjet në Presidencë. Z. President, vlerësimi pas vdekjes është si shiu pas të korrave! Edhe pse është vonë, vendin tim në shoqëri dua ta zë për së gjalli…”
Vlorë
Intervistë me shkrimtaren, publicisten, eseisten, studiuesen, dhe veprimtaren demokrate Vilhelme Vranari (Haxhiraj).
E persekutuar nga regjimi komunist, karrierën si shkrimtare e krijuse e ka filluar pas viteve 90-të. Edhe pse në një moshë relativisht të madhe, për një kohë të shkrutër ka nxjerrë për botim mëse 30 libra. Ka marrë nderime dhe një seri cmimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë. Së fundi pret firmosjen e titullit nga ana e Persidentit të Republikës “Mjeshtër i Madh i Penës”.
Vilhelme Vranari (Haxhiraj) rrjedh nga një familje fisnike dhe patriote, e cila njëherit është edhe pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianitit.
Begraundi i saj i pasur intelektual e letrar dhe përfshirja e saj në politikë, e profilizon atë në një femër të plotësuar në dimensionin e nivelit të lartë të një gruaje të fortë, të pamposhtur dhe të pasur në aspektin intelektual dhe shoqëror.
*Znj. Vilhelme, përshëndetje! Duke ju ndjekur përmes ekranit më ka ngacmuar një përgjigja juaj: “E ka fajin mbiemri “Vrana”… ndoshta shkaku kryesor i kalvarit të vuajtjeve”. Cila është prejardhja juaj dhe vlerat e kësaj familjeje?
-Përshëndetje! Sa herë më intervistojnë gjithmonë nisin me këto pyetje për gjenezën time. Edhe pse dua t’u shmangem, përsësi ato janë prezente. Po ju përgjigjem me një thënie të dramaturgut, shkrimtarit tonë të shquar, z. Teodor Laço,i cili në parathënien e romanit tim “Jetë në Udhëkryq”-2001, shkruan: “…Për shkak të prejardhjes së Vilhelmes nga një familje me emër fisnikësh, që në një sistem tjetër shoqëror do të shërbente si pasaportë identiteti, atë e përfshin vala e lufës së klasave të sistemit komunist. Kështu ia presin krahët, ia plagosin ëndrrën. Por nuk mund t’ia vrasin përfundimisht. Ëndrra ringjallet, prirja ngacmon pasionin, ethen letrare…” Përmes thënies së këtij shkrimtari të madh, sjell parasysh kalvarin që përjetoi familja ime dhe gjysma e shqiptarëve. Familja Vrana, me tradita të hershme atdhetaro-kulturore, pasardhëse e familjes së princit Gjergj Arianiti, si dhe 5 familje të tjera janë themeluesit e Kaninës dhe e veçanta e tyre është se në këtë qytezë ata kanë vazhduar e vazhdojnë jetën pa ndërprerje. Pikërisht kjo lashtësi bëhet pengesë për pseudohistorianët e sidomos për ata që u shërbejnë shovinistëve fqinjë që përfshijnë Himarën, Kaninën, Vlorën e deri në Shkumbin, me pretendimin se qenka Vorio-Epir. Sipas studiuesve:(Biemmi, Hahn, Wiliams; Babinger,P. Petta…) ky mbiemër ka pësuar transformime që nga zanafilla: Uran, Vrano, Brana, Grana, Avranit, Arienit Harenit, Arenit, Arianit, Vrana dhe nga shek XV e në vazhdim nuk është ndryshuar më, por ka ngelur Vrana ( si rrënjë). Nga fill. shek. XX iu shtua mbaresa( j)ose prapashtesa (ri) ( Vranaj dhe Vranari). Kanina Kaone kurrë nuk ka qenë provincë apo koloni greke ashtu siç shprehet D. Komata. Madje aty nuk ka asnjë gjurmë të kësaj kulture. Dihet se duke i bërë luftë klase familjeve fisnike të Kaninës dhe mbiemrit Vrana në veçanti, zhduknin emrat me të cilët lidhet autoktonia e kësaj treve prehistorike shqiptare.Gjithsesi unë jam krenare që mbaj një mbiemër të lashtë dhe tejet domethënës.
* Deri ku arriti persekutimi komunist ndaj këtij fisi? Çfarë ka ndodhur konkretisht me familjen tuaj gjatë diktaturës?
-Urrejtja dhe hakmarrja e tejskajshme e diktaturës komuniste, e ngritur në sistemin e luftës së egër të klasave qëndronin si sopata e liktorit mbi kokat e çdo pjesëtari të familjes. Metodat komuniste futën grindjen dhe përçarjen mes familjeve fisnike. Duke futur njërin vëlla nën sqetull dhe duke luftuar ekstremisht tjetrin, fëmijët e një babai i shndërruan në armiq të betuar deri në vdekje. Zhveshja ekonomike e familjes përmes sekuestrimeve, shtetëzimeve, taksave të jashtëzakonshme, sollën varfërinë materiale dhe mbi të gjitha varfërinë shpirtërore e mendore të tyre. Burgosjet e babait, xhaxhait dhe internimet e familjes Vrana, vrasja e tre nipërve Sharra bënë që të na shihnin vëngër si armiq të betuar të popullit. A mund të vritet kafsha? Ai që e keqtrajton kafshën nuk është njeri. Urrejtja ndaj familjes Vranari, arriti deri aty sa të vrasin pelën e gjyshit ,vetëm se fluturonte si era në të përpjetën e kalldrëmit të Kaninës. ( pela e Xhevit Aliut dhe vreshta e Xhevit Aliut kujtohen edhe sot pas 67 vitesh.) Ose vranë pa mëshirë qenin e bardhë si bora që e kishte sjellë xhaxhai nga Vjena. Familja e ruante si një relike të tij, sepse Skënder Vrana u internua nga gjermanët dhe u ekzekutua më 9 maj 1945 (Aushvic). Ai vdiq si shqiptar i mirë, i arsimuar në Perëndim (U. Siena -Firence) por vetëm më 1994 u quajt dëshmor. Edhe për të e kishte fajin mbiemri i tij i lashtë.
Por krimi vazhdon… Nuk ka ndodhur askund krim më makabër si në familjen Vranari. Studenti i Tregtares, Batjar Vranari, 18 vjeç,nuk firmosi për t’u bërë spiun i sigurimit të shtetit, në samarin e mushkës,me të cilën shkonte në shkollë (Kaninë –Vlorë) spiunët që e ndiqnin, vunë gozhdë dhe kafsha e trembur e mori zvarrë nga Vlora në Kaninë. Ia mblodhën trupin copa- copa në çarçafë. Pra dy vjet pas ekzekutimit të të vëllait, Skënderit, gjyshes sime i sollën në shtëpi vetëm një këmbë të Batjarit (nga gjuri e poshtë) e lidhur nyje në yzengjinë e kafshës. A ka dhembje më të madhe se kjo, për dy prindër pleq?! Më pas internime dhe burgime pa fund…
* Na flisni pak për fëmijërinë, rininë, shkollimin dhe punësimin, si në sistemin komunist e gjerë në ditët e sotme?
-Kam qenë fëmija pa fëmijëri dhe e reja pa rini, për deri sa këto kohë të pakthyeshme i kam kaluar sa në internim dhe sa nga një fshat në tjetrin. E rritur nëpër dyert e botës( të të afërmëve), apo me lakra pa vaj, atëherë ç’gëzim mund të ndjejë një fëmijë,një e re, një jetime me baba gjallë, si puna ime? Gjithsesi shfrytëzova dritaret e rënies së luftës së klasave dhe shpirtgjerësinë e individëve të veçantë, që arrita të kryej pedagogjiken “Jani Minga” në Vlorë dhe ndërkohë që vazhdoja Universitetin me korespondencë, ushtroja profesionin e mësuesisë në fshat. Kjo ishte një ëndërr e bukur që zgjati vetëm katër vite. Në gusht 1966-ës, më ndaluan diplomimin dhe më pushuan nga arsimi, Ndërkohë , gjithë familjet Vranari i riinternuan (1967-1991). E vendosur për të realizuar veten me një farë kulture, i kërkova Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, të drejtën për arsimim dhe punësim.
Me shumë vështirësi, vetëm pas 13 vitesh u diplomova, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Punova punëtore krahu 25 vjet.Për shkak të rezultateve maksimale, Katedra e Shkencave Shoqërore bëri kërkesë që të emërohesha. Por, sipas N/kryetarit të Kom. Ekzekutiv të kohës, unë që e kisha hequr mbi shpinë vuajtjen dhe torturën klasore, “nuk isha në gjendje të bëja luftën e klasave”. Edhe sikur të më emëronin, kurrë nuk do të luftoja ata që ishin gjaku im dhe të vuajtur e të përbuzur si unë. Pastaj kishte se kush e bënte atë gjëmë. Vepronte një sistem i tërë, sigurimi i shteti, ekzekutivi ,legjislativi gjyqësori e veçanërisht sahanlëpirësit . Rinisa profesionin vetëm më 1991, për t’u pushuar përsëri më 1997 (si demokrate) dhe vazhdova pa punë…
* Edhe pse dëshira për të shkruar ka qenë që në kohën e fëmijërisë, kjo është arritur në një kohë të vonë. Cilat kanë qenë arsyet?
- Përsëri do të përgjigjem me fjalët e shokut tim, poetit brilant, akademikut Xhevahir Spahiu, i cili ka thënë: “ …Në shkollën pedagogjike “J.Miga” hartimet e Vilhelmes shkonin klasë më klasë dhe ne u bëmë poetë …Ashtu si mbiemri i shoqes sime Vilhelme, edhe qielli ishte i errët. Duhej kohë që qielli të hapej dhe ajo ta thoshte fjalën e saj. Sot ajo vjen si Antigona për të pajtuar dhe shëruar shpirtërat e lënduar e të sakatosur të shqiptarëve…” E pra…ishte koha me sistemin diktaturë komuniste që ma mbylli gojën, por nuk mundi të më mbyllte veshët për të dëgjuar atë që duhej; nuk më mbylli as sytë për të parë ç’duhej të shihja; më ndaloi shprehjen e mendimit, por kurrë nuk mundi ta frenonte dot mendjen, e cila gëlonte mendimin për një tjetër jetë. Kjo ishte përvoja e hidhur e një kombi vital, të cilën unë e ngrita në artin e mendimit dhe të të shprehurit përmes fjalës dhe librit, vetëm në moshën 52 vjeçe.
*Botimet tuaja letrare janë në; poezi, prozë të shkurtër, romane, trilogji, letërsi për fëmijë, publicistikë, studime, etj. Të rrallë janë shkrimtarët apo krijuesit të cilët kanë lëvruar në pothuajsë të gjitha gjinitë e fushës së letërsisë shqipe. Cili do ishte komenti juaj lidhur me këtë?
-Po, është e vërtetë që lëvroj thuajse në të gjitha gjinitë.Si shumë autorë të tjerë, nisa me poezi. Pastaj kalova drejt e në roman, një gjini e vështirë që kërkon kohë dhe vullnet. Nëse do të shohim titujt e botimeve, jam e pozicionuar te proza, kryesisht te romani dhe skica. Kam botuar 13 romane dhe një në redaktim, shifër që ecën paralel me novelën dhe tregimin. Letërsia për fëmijë bën ¼ e krijimtarisë sime (8 libra), të cilën e lëvroj si letërsi didaktike që iu vinë në ndihmë programeve shkollore. Këtë e kam bërë me ndërgjegje për të plotësuar apo për të ndihmuar disa koncepte që fëmijët e kanë të vështirë t’i asimilojnë përmes teksteve shkollore, si në histori, gjeografi, dituri… në përputhje me kërkesat bashkëkohore. Përsa i përket publicistikës dhe studimit, këto kanë qenë në vartësi të situatave politike në vend dhe rajon, si dhe problemeve sociale që më shqetësojnë jo vetëm mua si qytetare, por edhe si krijuese.
*Vilhelmja, shkrimtare, bashkëshorte dhe nënë. Janë tri gjëra që duan përkushtim. Si e keni përballuar dhe cila ka qenë ndihma e familjes për të arritur atë cfarë keni ëndërruar ?
-Edhe këtu po të jap të drejtë,me thëniet e dy miqëve të mi të shquar, të cilët i kujtoj me respekt, prof. Odhise Grillos dhe Dionis Bubanit, që kanë plotësuar njëri-tjetrin: “ Rrallë gjen një person ku mblidhen shumë dhunti a cilësi, si në personin e Vilhelmës. Tek ajo bashkohen këto: është shkrimtare femër, bashkëshorte, nënë, gjyshe, me prejardhje fisnike tejet të lashtë, me trashëgimi kulturore dhe ekonomike, e persekutuar, i është mohuar profesioni dhe arsimimi, nga të parat luftëtare të demokracisë, formuluese e disa të drejtave dhe lirive të gruas, publiciste, eseiste, studiuese, pi ujë në të gjitha burimet e gjinive letrare, por mbi të gjitha është e talentuar: Ka shumë vullnet e kurajo për të thënë dhe bërë gjënë e duhur.. pasi ka lindur shkrimtare dhe nuk u bë sot….” –Nuk di…Ndoshta kanë pasur të drejtë. Veçse talenti është tipar kryesor për një shkrimtar apo artist.
Pa pasur dhunti krijuese nuk mund të bëhesh askush. Shumë, shumë mund të bëhesh bejtexhi apo një biograf gjysmak,por kurrë shkrimtar. Paçka se tani edhe këta vetquhen shkrimtarë, disa edhe vetshpallen më të mëdhenjtë e letërsisë së jugut. Mendoj se libra të tillë monorafikë, që flasin për biografinë e kryetarit të kooperativës, kryetarit të këshillit, kryetarit të fisit apo libër me bejte që vlen të rrëfehet në netë dimri pranë oxhakut, duke ngrënë kokodashka apo duke luajtur domino a letra, nuk duhet të futen në kolanën e letërsisë shqipe. Nuk u bë deti kos dhe o burra, të marim nga një lugë…Jo. Ato kanë vlera, por e kanë vendin diku tjetër dhe jo të futen në katedrat e Universiteteve
Duke parë prirjet e mija, nxitësi kryesor në letërsinë time, ka qenë bashkëshorti im Fitim Haxhiraj, tek i cili gjej mbështetjen e duhur si menaxher, fotograf dhe organizator i gjithë veprimtarive letrare.
Gjthashtu më mbështesin nusja me djalin duke më krijur kushtet dhe kohën për të punuar. Po kujtoj se vajza me të shoqin Ermelinda e Lek Spathari, muzikantë të talentuar që e ushtrojnë profesionin në Itali, bashkë me dy fëmijët e tyre janë burim frymëzimi. Nuk duhet të harroj të them se i dua shumë të gjithë dhe vlerësoj ndihmën e tyre financiare për botimin e librave. Krijimtaria për mua fillon çdo ditë pasi kam kryer të gjitha detyrat si zonjë shtëpie, si bashkëshorte, nënë dhe gjyshe.
Duke qenë si shkrimtarja më e vjetër në moshë dhe me një bagazh krijimesh, na thoni se cilat janë disa nga çmimet që ju i keni marrë gjatë krijimtarisë suaj letrare?
-…Nuk di që unë jam më e moshuara nga krijueset e tjera. Por e di mirë se nuk ka femër tjetër që të ketë nisur të shkruaj në moshën 52 vjeçe, si unë. Jam e bindur se asnjë grua krijuese, madje as ndonjë mashkull, që jo në 15 vite sa kam unë, por gjatë gjithë jetës të ketë shkruar 28 libra, ku përfshihen mijëra faqe. Gjatë kësaj periudhe jam vlerësuar me 12 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe jam përfshirë në 10 antologji brenda dhe jashtë vendit. Në të gjitha çmimet jam ndier e befasuar dhe e vlerësuar, si me çmimin e parë“Gj.Kastrioti.Skënderbeu-Torino-2009”nga Ministria e Kulturës Itali dhe Vatra Arbëreshe;Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes Prizrenit” Kosovë”2009; “Çmimi i parë” në 100 vjetorin e Kryengritjes sé Malësisë së Madhe, në Mal të Zi -2011. Por më e arrirë dhe më krenare jam ndier kur më ka vlerësuar Kanina dhe Vlora ime. Ishin ato që më dhuruan vuajtjet më të mëdha çnjerëzore dhe pikërisht ato më dhanë vendin që më takonte , me titujt “Mirënjohje e Vlorës”,“Nderi i Kaninës” dhe “Çmimin e Karrierës” etj…
*Sa e lehtë, apo e vështirë është të krijosh në ditët e sotme? Sa ndihmohen krijuesit nga institucionet përkatëse, si vendore por edhe nga ato qëndrore?
- Unë them: “Lum kush krijon sot!”. Natyrisht letërsia dhe arti i përshtaten kohës dhe kushteve në të cilat ato zhvillohen. Mendoj se dalin si oponencë ndaj fenomoneve shoqërore që janë rezultat i politikave të keqzbatuara. Por kurrë nuk ka letërsi të mirë kur ajo diktohet nga politika apo shndërrohet në biznes. Pikërisht Realizmi Real e bënë letërsinë e sotme të jetë një Letërsi e Re, Letërsi Ndryshe nga ajo e realizmit socialist, një letërsi bashkëkohore që del jashtë kornizave të diktuara nga ligjet e shkruara të dikatutrës apo ligjet e pashkruara të mesjetës. Përsa i përket vështirësisë, të krijosh, kur ke talent, të cilin e vë në shërbim të lexuesit, nuk është e vështirë. Vështirësia fillon pasi është përfunduar dorëshkrimi. Me procesin e botimit fillon faktori ekonomik që e vret dy herë shkrimtarin : koha për krijimtarinë dhe vlera monetare për botim. Ku qëndron e keqja?
*Së pari.: botimi i një libri artistik nuk shihet si vlerë kombëtare nga Shtëpia Botuese, por si një mjet fitimi.
*Së dyti::kalimi i librit nga shkrimtari tek lexuesi. Nëse nuk do të shihej si biznes fitimprurës nga botuesi, atëherë ai duhej të merrej vetë me shpërndarjen e librit.
*Së treti: Mungojnë politikat e menaxhimit të librit artistik nga Ministritë përkatëse (Arsim-Kulturë) që nuk veprohet ashtu siç ndiqet me librin shkollor.
*Së katërti: Lind nevoja e ligjit të konkurencës. Jo të gjitha dorëshkimet duhet të botohen si letërsi e mirfilltë.Duhet të ngrihen komisione ekspertësh letrarë, kritikë, redaktorë, që të vlerësojnë krijimet e pranueshme për lexuesin dhe për tregun
*Së pesti: Shtëpitë Botuese janë industria e fabrikimit të mendjes krijuese. Por për fat të keq janë shndërruar në vatra të mbajtjes gjallë të letërsisë së Realizmit Socialist duke sjellë në kulturën shqiptare një neo-komunizëm, që mbanë ende gjallë Diktatorin dhe bëmat e tij vrastare që zhvilluan gjenocidin shfarosës në Shqipëri. Si i bën sehir inteligjenca, politika aktuale, ato Shtëpi Botuese që trumebtojnë para, gjatë dhe pas panairit vetëm 5 (pesë) libra-letërsi politike?! Kjo është letërsia bashkëkohore shqiptare?! Këta janë autorët e vetëm që e përfaqësojnë atë?! Turp!!!
Shqiptarët duhe t’ i thërrasin mendjes sa s’është vonë. Po kthehemi aty ku kemi qenë për gjysmë shekulli. Në atë vend, ku letërsia është e varur nga politika, nuk mund të ketë progres.
I pari që kërkon shpërblimin është krijuesi dhe jo botuesi siç ndodh tek ne, pasi letërsia e mirfilltë është vlerë intelektuale. Shtëpitë Botuese i shndërruan në treg të ideve politike stendat e panairit të librit, vetëm me katër- pesë autorë. Si duket për këta autorë, të gjitha problemet politike, ekonomike, juridike dhe sociale në vendin tonë janë të zgjidhura. Tani na ngelet vetëm të promovojmë në çdo qytet, idetë e tyre politike si ide të reja dhe të mirëqena “letrare”.Kjo nuk është letërsi. Madje as snobizmi i kujtimeve të ndonjë shkrimtari “të kujtuar vonë” se qenka edhe ai ose ajo…Shoqëria shqiptare është tejet e politizuar dhe rend pas librave politikë, jo se ata mbartin letërsi dhe art, por kjo lloj “politike letrare”tek nostalgjikët mban gjallë Enverin, diktaturën, duke i bërë këta lloj librasi në bestseller. Në panair lexuesit nuk iu servir art dhe letërsi, por i ngopën me politikë, sikur nuk u mjafton media.
*Duke marrë parasysh rrugën tuaj letrare, me çfarë do t’i surprizoni adhuruesit tuaj dhe sidomos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë?
-Janë gati disa libra. Para botimit kanë nevojë për një rishikim disa syresh të përfunduara: Një me poezi; një me prozë të zgjedhur; një me skica, tregime e novela; Libri Nr.2 ” Ese-publicistikë; Një roman që po redakton Dr. Fatmir Terziu, në Londër. Kurse si surprizë mendoj se do të jetë studimi disavjeçar që nga 1992, mbi lashtësinë dhe Autoktoninë e Shqipërisë,sidomos asaj jugore. Shpresoj ta përuroj gjatë ditëve festive të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare.
*A keni ndonjë peng që u ka ngelur pa realizuar gjatë jetës suaj?
- Jeta nuk rrjedh ashtu siç e do dhe siç e ëndërron secili. Jeta është luftë dhe përpjekje, realizime dhe mosrealizime. Mbi të gjitha jeta është e drejta e kujtdo, është përgjegjësi dhe detyrë ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë. Ka rëndësi që në jetë të bësh gjënë e duhur. Pastaj sa arrin, kjo varet nga shumë rrethana që nuk janë në vartësinë e individit. Me vlerë është që jeta të të formojë si njeri me personalitet, me individualitet, gjë që e arrin me intelekt, arsimim dhe punë. E mira nuk ka fund, ndaj njeriu kërkon ndaj vetes gjithmonë dhe më shumë. Mendoj se deri diku kam arritur të jem vetvetja. Më vjen keq që arritjet e mija nuk u bënë në kohë. Gjithsesi, kurrë s’është vonë për të bërë gjënë e duhur. Tjetër peng: E kam mbajtur shtëpinë dhe fëmijët i kam rritur me gjilpërë, me grep dhe me shtiza. Më vjen keq që nuk më ka lejuar gjendja ime financiare që të hapja një sfilatë me punimet e mija artistike që ishin të mrekullueshme. Gjithsesi mund të bëj diçka, një farë reklamimi ndryshe nga sa më ka ngelur…Kam një dëshirë që ndoshta e realizojë: të dramatizojë një pjesë nga trilogia “Vështroni Meduzën”. Ku i dihet …
Një peng tjetër: Vlerësimet nga institucionet e larta shtetërore bëhen ose në bazë të njohjes, në bazë të bindjeve politike ose pas vdekjes. Kjo është e padrejtë. Më lind e drejta të mendoj se ende vazhdon të bëhet luftë klase.
Znj. Vilhelme, ndërkohë, nga Presidenti i Republikës, prisni firmosjen e Titullit
“ Mjeshtër i Madh i Penës”. Keni ndonjë mesazh?
Do t’i lutesha Presidentit të Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi: Edhe intelektualët e persektuar meritojnë të vlerësohen nga Shkëlqesia e Tij… Pasi edhe ata japin vlera. Dosja ime, e propozuar nga disa shoqata dhe e miratuar nga Bashkia Vlorë, shoqërohet me një CV të justifikueshme nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Z. Shpëtim Gjika, ka mbi dy vjet në Presidencë.
Z. President, Vlerësimi pas vdekjes është si shiu pas të korrave! Edhe pse është vonë, unë vendin tim në shoqëri, kërkoj ta zë për së gjalli. Kujtoj se koha ecën dhe krijimtaria ime nuk ngelet në vend, edhe vlerësimet letrare rrisin numrin. Nuk ngelet gjë tjetër, veçse ata që kanë propozuar t’ju rinisin një dosje tjetër. Si individ, një shkrimtare e persekutuar, nuk kërkon shpërblim meritokracie politike as dëmshpërblim vuajtjsh klasore, por vetëm vlerësim krijimtarie.
* Cili është roli i një shkrimtari apo intelektuaIi në Shqipëri, si dhe a vlerësohen ashtu siç meritojnë.
-Nëqoftë se krijimtaria e një shkrimtari vihet në shërbim të shoqërisë, e cila vë në dukje problemet sociale që e shqetësojnë komunitetin, që po e grryen mbarë njerëzimin dhe vet shkrimtarin, mendoj se ka vlerë.Për fat të keq akoma institucionet e kulturës shqiptare nuk kanë hequr dorë nga shkrimtarët e realizmit socialist. Kur të vdesin ata, ndoshta do të kujtohen se në Shqipëri kanë dalë edhe shkrimtarë të tjerë pas vitit 1990. Duan apo s’duan juritë neo- komuniste, letërsia shqipe do të rrugëtojë në gjurmët e kulturës botërore, sepse demokracia është drejt rritjes dhe konsolidimit. Portat e mirësisë që ofron globalizmi, si në ekonomi, politikë e kudo edhe në kulturë e letërsi nuk i mbyllin dot më nostalgjikët e diktaturës komuniste. Një komb që mohon artin dhe letërsinë e vërtetë, është i destinuar të vdesë, ose të shkojë drejt regresit.
*Pas 90-tës, ju jeni angazhuar në themelimin e Partisë Demokratike në Vlorë si dhe në themelimin e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDGSH) në Vlorë por edhe në Himarë. Sa i vështirë ka qenë angazhimi juaj edhe në politikë?
- Eh, ato ishin kohë të arta, sepse punohej me shpirt, me ideal, pa interes personal,vetëm për rrëzimin e diktaturës komuniste dhe hedhjen e themeleve të demokracisë. Synimi i të gjithëve ne, nismëtarëve ishte ndërtimi i shtetit ligjor, shtetit të së drejtës ku të tre pushtetet: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të ishin të pavarur nga njëri- tjetri. Shumica e nismëtarëve janë harruar nga Partia Demokratike, i kanë hedhur në listën e Ish-ve. Pasi i vdekuri dhe i larguari janë pa hatër(të harruar). Veçse duhet të dinë një gjë këta që drejtojnë sot PD nëpër Bashki e Qarqe, se kurrë nuk mund të ketë më demokratë si në vitet 1990-1997. Ishin kohë të tjera ato. Tani në PD kanë hyrë ata që ngrysen të kuq dhe zgjohen blu vetëm për një karrige dhe për të mbushur xhepat. Atëherë ishte kënaqësi kur punoje për të fituar të drejtat dhe liritë e tua, që deri në vitet 90 ende nuk njihej Karta e të Drejtave të Njeriut nga asnjë shqiptar. Krahas proceseve të një demokracie të brishtë ne luftonim për të drejtat, liritë tona, për barazi gjinore në të gjitha nivelet e pushtetetit. Kur mendoj se me shoqet e mija kemi punuar në Himarë e në çdo fshat të Vlorës për elektoratin e PD; ose kthehem pas në kohë e vë re se shumë nga kërkesat e paraqitura Parlamentit, Presidentit, Kryeministrit kanë gjetur zbatim; apo bashkëpunimi me Ambasadën italiane për legalizimin e emigrantëve dhe bashkimin familjar të tyre, ndihem krenare për punën e bërë si Kryetare e LDG-Vlorë. Nëse do të kthehej koha pas, ndoshta do të dija ta bëja më mirë.
Lidhja juaj me Kosovën!? Edhe në veprat e juaja, në intervista, me miq dhe në veprimtari të ndryshme, ju shprehni admimrim të madh për Kosovën. Realisht, cili është bashkëpunimi juaj konkret me Kosovën dhe me krijuesit kosovarë?
-Pavarësia e Kosovës për gjithë shqiptarët është ngjarja më e rëndësishme pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 1912. Veçse nuk mund të vihet shenja e barazimit mes përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe lirisë së fituar nga pushtuesit serb në Kosovë. Ajo rrugë që ka nisur sot Kosova për ndërtimin e Demokracisë, në Shqipëri duhej të kishte nisur qysh më 1945.Për fat të keq këtu u instalua komunizmi, një sistem i paprovuar më parë që na ndau nga bota e të gjallëve, nga kultura perëndimore. Tek ne ka shumë për të bërë dhe duhet të dimë se si duhet ecur më tej. Jemi para provës së madhe për anëtarësimin në BE. Ne kemi ngelur ish të përndjekur dhe ish pronar. Përsëri të ndarë e të përçarë. Kosova duhet të dijë ta vlerësojë fitoren e rilindjes së dytë të saj dhe të mësoj nga gabimet e Shqipërisë. Jam e bindur se Kosova do të integrohet më shpejt se ne në organizmat ndërkombëtare.
Veç publicistikës, eseve, poezive dhe një romani kushtuar Kosovës, kam mjaft miq në Kosovë, si magjistrin Murat Jashari, ish Deputetin Ramadan Gashi, Poetin Ali Podrimja, Kritikun Ali Aliu… Kujtoj me respekt shkrimtarin Rifat Kukaj, vlerësoj dhe kam komunikuar me Prof.Agim Vincën etje. Kam relata me Poeteshat e Vushtrisë, Drejtuesit e ansamblit “Lidhja e Prizrenit” Jeton Qafleshi dhe Gazmend Dervishi, si dhe me Lidhjen e shkrimtarëve Prizren z. Berat Batiu, si dhe me mediat e Kosovës. Komunikoj me shumë shqiptarë nga Kosova që jetojnë nëpër botë, si ShBA, Gjermani, Zvicër, Itali, Suedi…
* Duke marrë shkas në atë se “Artsitët reflektojnë kur e kërkon nevoja”, të kujtojmë se pak para ca vitesh në adresë të Parlamentit keni kërkuar ngritjen e Komisionit parlamentarë për çështjen e grave, …. Sa është arritur kjo?
- Në fjalën time përshëndetëse në Kongresin e LDG-së maj 2003 kërkova ngritjen e një komisioni parlamentar për gruan. Por mungon numri i Deputeteve femra për të krijuar një komision feminist. Me keqardhje them se në këto vitet e fundit të tranzicionit është vënë re se femrat kënaqen me një detyrë administrative të rangut të mesëm dhe punojnë vetëm për të vendosur burra në krye. Edhe pse është vendosur një shifër fiktive 30% për pjesmarrjen e gruas në të gjitha nivelet e larta shtetërore e politike, kjo nuk ka gjetur zbatim. Nuk jam dakord me këtë shifër. Natyrisht kemi një Kryeparlamentare dhe një Prokurore të Përgjithshme. Por harrojmë se ne femrat përbëjmë 51,2 % të elektoratit dhe jemi të afta po aq sa burrat. Vetëm nuk duhet ta shpërdorojmë besimin që na japin. Ne duhet të jemi model i virtytit në shoqëri. Femra që ndërton një familje të bukur, është në gjendje të ndërtojë, por edhe të shkatërrojë një perandori kur i hipën mendja mbi flokë. Gruaja duhet ta pranojë sfidën, të përballet me elektoratin dhe duhet të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit e t’i japë votëbesimin. Këtë besueshmëri duhet ta krijojnë vetë femrat me profesionalizëm, arsimim, intelekt. punë vetmohuese, duke luftuar korrupsionin dhe duhet të jenë më të vëmendshme për realizimin e kërkesave të këshillit të BE. Edhe pse duhet të punojnë për realizimin e një programi të përbashkët, edhe brenda së njëjtës forcë politike ato duhet të jenë në oponencë me meshkujt dhe politikën e ndjekur ndaj tyre, si shembull i mirësisë, mirëkuptimit dhe tolerancës. Për të arritur këto duhet kurajo,vullnet, këmbëngulje dhe paanshmëri politike kur flitet për vlerësimin e gjinisë dhe dinjitetit femëror.
Posted in Blogroll | No Comments »
PËR NJË SHQIPËRI TË SHQIPTARËVE…!
23/12/2011 by admin.
AGIM BASHA
INTERVISTË ME z.SHPËTIM BEQIRI, KRYETAR i PARTISË së EMIGRACIONIT SHQIPTAR
Edhe pse, ende nuk është “”Pasaportizuar ‘’ në atdhe,ky formacion i ri politik pretendon se ka marrë shumë kohë më parë ‘’Statusin’’ e përfaqësimit të një komuniteti heterogjen siç është ai i emigracionit.I cili përfshin një gjeografi shumë më të gjerë dhe më largët se ai i Shqipërisë,diçka që shtrihet ndoshta që nga Europa deri në polin e veriut….në Vankuver ..Kuebek…etj..!Me një ambicje gati imponuese z:Beqiri kryetar i Partisë Emigracionit Shqiptar,pretendon se përfaqëson vullnetin politik të rreth njëmiljonë e gjysëm shqiptarëve..(Nuk na e tregoi burimin e këtyre shifrave…)të cilët jetojnë sot jashtë kufijve të shqipërisë…Ai,na shpalos në një intervistë që i morëm në Athinë,pjesë të programit politik të kësaj force të re politike…!
1)-PYETJE: z. Shpëtim,PESH është partia më e re që i shtohet spektrit politik shqiptar . Si lindi ideja për themelimin e këtij formacioni politik ? Mendoni se i mungonte përfaqësimi politik këtij grupimi heterogjen , sic është prej natyre ky komunitet , apo ka ardhur koha që edhe ky komunitet i harruar edhe prej vetë shtetit shqiptar , të përfaqësohet denjësisht në Kuvendin e Atdheut , me zërin e vet të fuqishëm ?
Përgjigja Në 20 vitet e emigracionit shqiptar në të gjithë botën ka pasur shumë organizime me baza shoqërore e sociale, nga grupime të ndryshme shoqërore, krahinore, fetare etj. Por asnjë nga këto forma shoqatash, skishte të drejta për ndryshime në legjislacion,
apo në propozime e ndërhyrje politike.Ne aderonim në Shoqatën e Punëtorëve Shqiptarë në Greqi e krijuar në vitin 2003. Megjithë punën e vështirë që mundoheshim të bënim, nuk ishte e mundur zgjidhja e problemeve të mëdha të emigrantëve e sidomos në shtetin grek.Kjo bëri që të kërkoheshin hapësira e drejtime të reja të karakterit tashmë politik e jo më thjesht shoqëror e social.
Ne jemi vazhdim I Partisë së Emigracionit Shqiptar të krijuar në maj të vitit 1998 në Tiranë.Për shumë vjet, e për shumë arsye kjo parti nuk pati një jetë aktive në politikën shqiptare të asaj kohe dhe në vazhdim…Shumë vite më vonë shokë të tjerë e rigjallëruan degën e kësaj Partie në emigracion në Greqi, pasi Kryesia Qendrore e saj, nuk bënte as edhe një prezencë publike.
Unë kam ardhur në krye të kësaj lëvizjeje politike, në vitin 2008, kur u organizuan zgjedhjet e lira e demokratike të partisë, për të cilat kemi edhe dokumentat përkatëse si të shkruara ashtu edhe në video e fotografi, të mbledhejeve e aktiviteteve të tjera. Shkaku kryesor ishte se duke parë që forcat politike shqiptare si majtas dhe djathtas nuk po e përfillnin komunitetin shqiptar në emigracion ku dihet fare mirë që mbi 65% e ekonomisë së shtetit ka qënë dora dhe djersa e këtij komuniteti, dhe duke punuar si shoqatë ne ndodheshim në krah të kundërt me politikën shqiptare .
Për vetë kushtet e sistemit totalitar nga doli Atdheu ynë, nuk kishte as edhe një mbështetje për emigrantët e rinj shqiptarë nëpër botë.Kjo ishte edhe premisa që mungonte, mbështetja nga juridiksioni shqiptar, dhe aq më keq as edhe një mbështetje apo interesim nga forcat politike shqiptare për emigrantët.
Në këto kushte, sot janë mbi 1.5 milion emigrantë shqiptarë, dhe sigurisht ata janë krejt të pa mbuluar e të papërfillshëm nga juridiksioni shqiptar, forcat politike, e sidomos në keqtrajtime administrative nga shteti,atdheu, që na lindi dhe që smund të na mohojë të drejtat kushtetuese shqiptare
.
2)-PYETJE: Në spektrin e politikës shqiptare ka aq shumë parti, mbi 50- a ndoshta më shumë , … por vec një pjesë e vogël e tyre kanë gjetur përkrahje dhe janë votuar nga elektorati shqiptar . Ju bën optimist ky fakt , apo mosbesues ?
Përgjigje Po, kjo është e vërteta. Mendimi ynë është që populli ynë nuk e ka pasur kulturën e pluralizmit politik, dhe fakti tregon që akoma pas 20 vjetësh votohet në global majtas apo djathtas. Është në të mirë të popullit shqiptar, të ndjehet pluralizmi politik edhe në parlament, që të mos ketë shumicë dominuese monopartiake,dhe të mos bëhen aprovime ligjesh të majta apo të djathta ekstreme, të cilat nuk janë në të mirë të popullit e demokracisë.
Fatkeqësisht këto parti shqiptare nuk u krijuan nga figura politike me aparenca demokratike, por nga komunistë të verbër diktatorialë, që kostumi I demokratit nuk mund të gënjente asnjë nga shtresat popullore, as të përndjekurit politikë dhe as grupimet politike familiare të krijuara thjesht për tërheqjen e fondeve shtetërore për partitë politike.
Shpikjet e dokrrat politike të Ramiz Alisë,që brënda një nate Komitetin Qendror të Rinisë apo Bashkimet Profesionale i prezantoi si parti politike, e ndoqën shumë e shumë komunistë e karrieristë të tjerë, që vrapuan të shpallin parti të tjera politike pluraliste, të cilat populli smund ti duronte, e ti votonte më tej.
Partia Emigracionit Shqiptar, është e prirur për unitet kombëtar nën një pluralizëm politik e parlamentar.
Ne jetojmë prej 20 vitesh në emigracion, në të gjithë botën europiane e më tej. Realiteti ku jetojmë na bën jo pesimistë për numurin e madh të partive politike ekzistente,por na jep forcë e besim të mbështetur nga faktet apo kushtet konkrete ku ne jetojmë nëpër botë. Shqipëria fitoi demokracinë në vitet ‘’ 90 ,,por fatkeqsisht i munguan demokratët për ta drejtuar drejt një ekonomie të tregut konkrete, bashkëkohore e rentable. Dhe kështu vitet e para të demokracisë që populli shqiptar i kishte ëndërruar prej vitesh,
kastat komuniste që u vetshpallën demokrate,kryen rolin e rëndësishëm të udhëheqësve demokratë megjithëse skishin mundësi të studjonin pluralizmin politik si një shkencë politike sociale.
Ne jo vetëm punuam në emigracion në një shoqëri të mirëfilltë kapitaliste, por edhe studjuam në universitetet bashkëkohore europiane, e mbi të gjitha nuk pritëm të na ushqenin partitë politike shqiptare.Ne e ndjemë kapitalizmin ligjor e demokracinë, si mjet jetese por edhe si formë demokratike sundimi e bashkëjetese, marrëdhënie politike dhe përshtatje në kushte të mirëfillta të ekonomisë kapitaliste.
Rruga e mundimëshme që Atdheu ynë po luhatet në këto 20 vjet, tregon se partitë ekstreme politike që e drejtuan prej 2 dekadash, skishin asnjëherë për bazë shkencat politike kapitaliste bashkëkohore, por vazhdojnë akoma eksperimentet sociale, as të majta e as të djathta, të mbështetura mbi korrupsionin, familjarizmin e djathtë apo të majtë, metodat e vjetra komuniste e feudale të kohëve të shkuara. Ne kemi bindjen dhe përvojën e realiteteve jetësore ku jetojmë e punojmë, dhe për ketë zhvillim shkencor kapitalist, ka nevojë sot Shqipëria, të mbështetur në ligjet kapitaliste të sotme e të zbatuara në botën e lirë e demokratike.
3)-PYETJE: Cili është elektorati që mendoni se e mbështet partinë tuaj ?
Përgjigje:1-Elektorati jonë është gjithë populli shqiptar që na inkurajon jo për llafet e bukura, por për faktin,sepse kemi 20 vjet që të ardhurat tona i kemi ndarë me familjet tona këtu në Shqipëri, me nënat e baballarët tanë, me vëllezërit e motrat tona që skishin mundësi të emigronin, por që qeveritë shqiptare i përdornin vetëm para fushatave elektorale për t ju vjedhur votën e më tej ti braktisnin me rrogat e pensionet qesharake.
2-Elektorati ynë është inteligjenca shqiptare, që në këto 20 vjet për shumë arsye politike apo ekonomike, u aneksua nga pushtetet politike të majta e të djathta.
3-Janë arsimtarët shqiptarë me diploma universitetesh, që u pushuan nga puna për motive politike, dhe që u zëvendësuan paturpësisht nga partizanët e partive politike, të pa aftë e të pashkolluar,
4-Janë intelektualët e mjekësisë shqiptare, që pas kaq vitesh të llodhëshme studimesh nëpër universitetet shqiptare e të huaja, nuk kanë gjetur dot veten e tyre në administratën e mjekësisë shqiptare apo të reformave bashkëkohore. Kjo jo për mungesë të aftësive të tyre profesionale, se këtë e vërtetoi puna e tyre shkencore në Shqipëri e ne shtetet e huaja ku ata punojnë, por për drejtimin e keq politik partiak e korruptiv të sektorit të mjekësisë.
5-Janë ushtarakët shqiptarë të dipllomuar në akademitë tona ushtarake, e me specializime nga partnerët europianë të policisë e të NATO-s, por që nuk pranuan të bëheshin vegla të verbëra të politikanëve shqiptarë partiakë e aspak profesionistë e bashkëkohorë,dhe i qëndruan besnik betimit të tyre ushtarak karshi ligjit, Atdheut e popullit të tyre.
6-Janë intelektualët tanë, inginierë e arkeologë, ekonomistë e ndërtues, shkencëtarë e teknicienë, që luftuan e punuan në Shqipëri e emigracion në veprat e arritje moderne, ata që me shembujt e tyre personalë, vazhduan të studjojnë shkencat e teknikat më të fundit të arritjeve bashkëkohore europiane, por fatkeqësisht ndjehen të papërfillur nga qeveritë shqiptare të 20 viteve të fundit.
7-Janë studentët tanë në Shqipëri e jashtë saj, që
A-nuk ju jepen mundësitë e studimit të gjuhës së tyre amtare,
B-që ju ndalohet e drejta e punësimit në Atdheun e tyre,
C-nuk u njihet diplloma me urdhëresa partiake të ekstremistëve politikë.
8-Janë rinia jonë punëtore që ndjehet e huaj në
Atdheun e vet, pa siguri për një vend pune, pa një organizim të emigracionit të brëndëshëm apo të jashtëm, dhe që beson në eksperiencat europiane që Partia Emigracionit Shqiptar ka përjetuar dhe që sigurisht do ti zbatojë në një kohë të përshatëshme në Shqipëri.
9-Elektorati ynë është fshatari shqiptar, që e detyruan të linte tokat e tij, dhe të shkonte punonte si bujk në tokat e huaja, fshatari që lulëzoi e zbukuroi fshatrat e gjithë botës, dhe la djerrë tokat e tij, fshatari që punoi 20 vjet për gjithë botën, dhe nesër nga PESH, është i sigurtë se do ti jepet mbështetja e duhur për të punuar në tokat e tij, por me sigurinë që prodhimet e tij do të jenë të garantuara qysh në mbjelljen e tyre. Fshatari,bujku e blegtori,që me eksperiencën moderne përvetësoi për 20 vjet në emigrim, është bërë më i i zoti profesionalisht se shumë agronomë që dipllomohen sot nëpër shkolla private shqiptare
10-Elektorati ynë janë 1.5 milion emigrantë në të gjithë botën, të cilët e ndjejnë veten fëmijë jetimë, sepse qeveritë shqiptare nuk u interesuan asnjëherë, dhe nuk reaguan apo ndihmuan as edhe një familje emigranti në problemet e mëdha jetësore të tyre. Përgjigjet qesharake, apo ndërhyrja e ambasadave tona nëpër botë ska qënë asnjëherë e pranishme edhe kur emigrantët kishin probleme me lejeqëndrimet, apo edhe në aksidentet e shumta ku kanë humbur edhe jetën. Emigrantët janë parë vetëm si një mjet fitimi që të dërgonin të ardhurat e tyre në Shqipëri, e për tu mburrur qeveritë shqiptare me rritjen e mirëqënies së popullit shqiptar.
. Në stafet tona drejtuese si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi,Itali,Angli,Gjermani,Francë, Norvegji, Hollandë, Kanada, Amerikë etj, kemi shumë specialistë të aftë të sferave apo organizmave ndërkombëtarë të emigracionit, tek të cilët emigrantët nga e gjithë bota besojnë që kontributi në Parlamentin Shqiptar i Partisë së Emigracionit, do ti japë një hov të madh gjithë problematikave të emigrantëve, si dhe do të kembëngulin në ndërtimin e shumë hapësirave juridike të domosdoshme në Kushtetutën Shqiptare.
4)-PYETJE:Cfarë keni ndërmend të bëni sapo të kuptoni që jeni mandatuar për t’i përfaqësuar votuesit tuaj emigrantë në
përgjithësi ?
Përgjigje: Partia Emigracionit Shqiptar, është një grupim politik,shoqëror e intelektual, ku në qëndër ka ;
1-jo thjesht futjen e Shqipërisë në Europë, por ndërtimin e një Shqipërie me baza ligjore europiane,
2-jo eksperimente por zbatimet më të mira të eksperiencave e arritjeve ekonomike, juridike e monetare europiane,
3-jo thjesht tërheqje grantesh monetare nga europa, por studime të konkretizuara në bazë të kërkesa imediate të zhvillimit të ekonomisë së vendit,
4-ecja frontale e gjithë sektorëve ekonomikë,
5-jo shfarosje të bazës së vjetër ekonomike, por gjetje të rrugëve bashkëkohore të zhvillimit e përparimit ekonomik,
6-një plan kombëtar për futjen e fshatarësisë e prodhimeve bujqësore, si një aspekt shumë i rëndësishëm në prodhimin kombëtar ekonomik,
7-organizimin e rinisë si asaj studentore dhe asaj punëtore në plane kombëtare të reformave ekonomike të punësimeve, apo hapje të bisneseve në përshtatje me aftësitë e çdo të riu apo të reje.
8-një plan europian të bashkëpunimeve turistike, me perspektivat më të reja e të përparuara të kohës, dhe konkretisht me një menaxhim modern të ndihmuar nga shteti.
A K S I O N E T P O L I T I K E
1-Partia Emigracionit Shqiptar, vetë në periudhën shtator-dhjetor 2011, ka filluar një ndër aksionet më të rëndësishme patriotike e politike. Konkretisht, vetëm dega e Greqisë, ka bërë evidentimet për hapjen e mbi 12 shkollave të gjuhës shqipe jo mbi baza private, por duke bërë koordinimet me qëndrat më të mëdha të banimit të patriotëve tanë si në bashkitë e qyteteve Virona, Kukaq, Markopulo, Kamena Vurla, Lamia, Megara e shumë të tjera që janë në bisedime e sipër. Ne jemi munduar të gjejmë hapësira bashkëpunimesh me shoqata të ndryshme shqiptare si Shoqata e Punëtorëve Shqiptarë për të gjithë Greqinë,ajo e arsimtarëve shqiptarë, shoqata Shqipëria në Megara e tj. Po kështu janë kryer bisedimet dhe kemi gjetur mbështetje edhe nga shumë bashki për të na venë në dispozicion ambientet e shkollave greke, ku faktikisht fëmijët shqiptarë bëjnë mësim paradite .
2-Partia Emigracionit Shqiptar, ka në planet e veta, dhe po bën përgatitjet e duhura për mbi 35 mijë emigrantë që kanë dalë në pension, dhe po përparojmë për organizimin e një referendumi popullor për njohjen, dhe njëhsimin e viteteve të punës, me ligj dhe jo me marrëveshje, të të gjithë emigrantëve në çdo shtet të botës, që asnjë emigranti të mos i humbin vitet e punës në Shqipëri apo emigracion.
3-Në planet tona politike e sociale, janë edhe shumë e shumë probleme të tjera që shqetësojnë emigrantët kudo nëpër botë, por zgjidhja e tyre nuk varet vetëm nga dëshira e mirë nga ana jonë, por kërkon që të bëhen prezente në qeverinë shqiptare, si dhe organizma të tjerë europiane.
5-PYETJE: -A keni gjetur përkrahjen e shoqatave dhe komuniteteve shqiptare nëpër shtete të ndryshme si në Greqi , Itali , Angli …etj …etj.. ku janë përqëndruar më shumë ?
Përgjigje: Në shumë shtete që cituam më lart, ne kemi ngritur degët tona si Parti e Emigracionit Shqiptar. Nuk mendojmë që ska dëshira bashkëpunimesh edhe nga shoqata të tjera shqiptare kudo nëpër botë, por për efekte të ndryshme kohe, lidhjeje, fondesh e.t.j
janë të vështira zbatimi teknik I këtyre bashkëpunimeve. Në se shteti shqiptar e ka dëshirën e mirë,këto bashkëpunime mund të jenë tepër të fuqishme në vlerat e tyre patriotike, kulturore, sociale etj. Në se do të na japet një alternative e tillë nga shteti shqiptar, ne mendojmë se I kemi të gjitha forcat si organizative ashtu edhe burimet njerëzore të kemi një numër të pakufishëm organizimesh aktivitetesh patriotike, sociale e sigurisht edhe politike, për të ngritur më lart figurën e Shqipërisë, dhe sigurisht për të bërë më prezente shqiptarizmin në të gjithë botën.
Ne mendojmë se janë të njohura praktikat europiane për bashkëpunime patriotike ndërbotërore. Kjo do të thotë që ka mundësira, ka eksperienca, por mungon dashamirësia nga ana e organizmave shtetërore e shoqërore në bashkërendimet e aktiviteteve të përbashkëta.
6)-PYETJE: - Në rekomandimet e fundit që jepte i derguari i pasaçëm i OKB ,për çështjen e emigracionit dhe migracionit .. ( atij brenda vendit ) , i tërhiqte vëmëndjen qeverisë shqiptare për të mbrojtur qytetarët e saj . Në se ju keni një projekt të tillë , ku synon ai ?
Përgjigje:Sigurisht kjo ështe një nga prioritetet kryesore të Partisë Emigracionit Shqiptar. Ne kemi bindjen se Shqipëria është I vetmi shtet europian, jo vetëm që ska asnjë ligj për emigracionin, por që me ndërgjegje qeveritë e majta e të djathta,skanë dashur të trajtojnë këtë problem brënda kushtetutës shqiptare apo në organizmat europianë.
Problemet e emigracionit të jashtëm e të brëndëshëm, janë probleme që në radhë të parë lidhen me politikat e trajtimeve ekonomike të një shteti. Është qesharake po tju kujtojmë këtu lexuesve Tuaj, që në Greqi, nuk arrestohet as edhe një emigrant nga Afganistani apo Bangladeshi, as nga Maroku e as nga Sierra Lione. Vetëm patriotët tanë kapen për gjëra qesharake. Vetëm me shqiptarë, policia greke mbush burgjet sa here që ka spastrime emigrantësh. . .pse. . . . . se ne skemi as edhe shtet as edhe qeveri që të mbrojë qytetarët emigrantë të shpërndarë nëpër botë .
Po Partia Emigracionit Shqiptar, ka në Statutin dhe programin e vet politik për zgjedhjet e vitit 2013, një plan konkret shkencor dhe jo eksperimental.Eksperiencat europiane e ndërkombëtare në përgjithësi, janë të hapura për të gjithë ata që kanë dëshirën e mirë të mbrojtjes së jetës e interesave të emigrantëve . Ky program përcakton shumë qartë e në mënyrë shkencore,katër fazat e zhvillimeve të jetës së emigrantëve ku fillojnë nga largimi I emigrantit, e mbyllen me rikthimin e tij tashmë si bisnesmen privat I sprovuar e rentable për Atdheun, apo fshatin e vet, qoftë ky emigrant I jashtëm apo I brëndëshëm. Këto teknika organizimesh sociale, fatkeqësisht, qeveritë shqiptare jo vetëm nuk I njohin, por më e keqja është që I injorojnë, sepse emigrantët janë një potencial jo vetëm ekonomik, por në radhë të parë, me eksperiencat e tyre, sjellin elemente të rinj europianë, kulturor, demokratik, dhe nuk bëhen një faktor I verbër elektoral.
Partia Emigracionit Shqiptar, ka në qëndër të saj,në radhë të parë kujdesin për çdo qytetar apo shtetas shqiptar, kudo që ai do të jetojë e punojë. Ne jemi të ndërgjegjshëm që këto aspekte të rëndësishme të spektrit social politik, nuk lihen në dorë të partiakëve ekstrem, por ne do ti ndërtojmë me baza të fuqishme juridike, e të përfshira në kushtetutën e ligjshmërinë e shtetit shqiptar.
7)-PYETJE: - Ndërkohë që besueshmëria e qytetarëve tek politika ka rënë ndjeshëm …. ajo po humbet terren përditë …, si mendoni se do të përmirësoni ju ,njëfarësoj këtë klimë ?
Përgjigje: Na vjen keq për sa ndodhin në Atdheun tonë, dhe sigurisht e ndjekim me kujdes e hollësi situatën politike. Në organizimin tonë politik, gjërat nuk janë të ngjashme me partitë ekzistuese shqiptare të çdo rangu që ndodhen ato.
Është e vërtetë që besimi politik jo vetëm ka rënë, por ai është shpërdoruar qëllimisht e me shembujt më të keq të mundëshëm nga politikanët e gjithë forcave politike të 20 viteve të fundit. Më e keqja është që populli shqiptarë, kaq I etur për lirinë e demokracinë, ju besoi të ardhmen e vet demokratike, politikanëve të vjetër komunistë e karrieristë. Ëndërrat dhe sakrificat e studentëve të dhjetorit të vitit 90 , u vodhën pabesisht me dinakërinë e mashtrimin politik totalitar të politikanëve të vjetër, por tashmë me një mandat të rinovuar demokratik.
Drejtuesit e rinj politikë e partiakë, nuk e justifikuan asnjëherë besimin dhe mandatin e popullit në përfaqësimet e tyre parlamentare apo qeveritare.
Asnjë nga qeveritë e majta apo të djathta,nuk u bë dot zëdhënësja e interesave demokratike të popullit shqiptar.
Asnjë prej këtyre forcave drejtuese politike e shtetërore, nuk arriti për shumë arsye të ndërtojë një kushtetutë apo një shtet ligjor me principet më demokratike e përparimtare të kohës kur jetojmë, të mbështetura nga eksperiancat më të përparuara europiane dhe botërore.
Ne kemi bindjen dhe përvojën e jetuar në emigracion, se roli kryesor i shtetit është koordinimi dhe rregullimi I aspekteve ligjore me përmbajtje demokratike, sociale e bashkëkohore ekonomike.
Partia Emigracionit Shqiptar, është e mbështetur në faktet e përvojat konkrete më të përparuara europiane të zhvillimeve ekonomike, dhe jo mbi bazën e përfitimeve partiake e politike. Ne kemi zgjedhur rrugët dhe shembujt konkretë për të cialat populli ynë sot ka nevojë
1-ndërtimi I një ekonomie moderne mbi bazën e bashkëpunimeve të ndërsjellta të segmenteve të shtetit.
2-vënia në efiçencë të plotë e të gjitha burimeve minerale e burimore të vendit tonë, me një menaxhim e metoda konkrete europiane.
3-për një rend e qetësi, ku përpara ligjit të jenë të gjithë njësoj. Dhe kjo të mos jetë një dogmë, por të jetë e prekshme dhe e ndjeshme nga qytetari.
4-për një sistem drejtësie të hapur, të qartë , të përmbushur nga ligjet dhe jo të nënkuptuar apo me efekte dytësore, që lejojnë hapësira korruptive në zbatim.
5-për një politikë të jashtëme aktive dhe jo servile, e qartë dhe e hapur ndaj interpretime të dyshimta, në interesat e kombit e jo të interesave të çastit, ku ambasadat tona të jenë efiçentë në përfaqsimet e tyre në organizmat e forumet ndërkombëtare.
6-për një sistem mjekësor të njëjtë për të gjithë popullin, për organizime të dikastereve që merren me mbrojtjen e shëndetit të popullit, për një sistem të përparuar profilaktik e jo pasiv kurues.
7-për një rrjet tregëtar i mbështetur mbi prodhimet e konsumit të brëndëshëm, në përshtatje me rrogat e pensionet e sistemit monetar shqiptar.
Bindja jonë vjen thjesht se i propozojmë popullit tonë zbatimin e metodave europiane të drejtimit të shtetit ligjor, i premtojmë se rruga e domosdoshme për një mirëqënie ekonomike është vetëm shteti ligjor, mbrojtja e interesave të popullit në të gjitha aspektet ekonomike e politike, zbatimi i eksperiencave më të arrira të ekonomive e politikave botërore, dhe jo përçapjet eksperimentale majtas e djathtas në ekstreme politike e ekonomike të rënda e të vështira për popullin shqiptar.
Ne skemi asnjë lloj sponsorizimi partiak,shtetëror, apo europian apo bisnesmen privat. Ne jemi vullnetarë të bindur në atdhedashurinë dhe në kërkesën që populli ynë na bën për të dhënë edhe ne kontributin tonë jo më për të hedhur të ardhurat tona në Shqipëri, por ashtu si ndërtuam me punën tonë shtetet e tjerë , tani të vëmë në jetë e të menaxhojmë më mirë e më me ekonomi jo vetëm paratë tona por, të japim ndihmesën tonë edhe për organizimin e sektorëve të ekonomisë, për rentabilitetin e saj, drejtësisë, për të mos pasur më viktima të mitingjeve, të arsimit që studentët tanë të mos marrin rrugët e emigrimit e shumë e shumë të tjera.
Siç po e kuptoni, ne bazohemi mbi punën tonë konkrete, mbi eksperiencat e studimet tona shkollore-akademike e jetësore europiane, dhe jo mbi idetë ekstremiste politike që shpesh nuk ndihmojnë popullin, por përkundrazi e dëmtojnë atë tmerrësisht.
8)-PYETJE: - Juve si parti rreshtoheni në qendër , majtas apo djathtas , ku e shikoni ju se i përfaqësoni më mirë përkrahësit tuaj ?
Përgjigje; Partia Emigracionit Shqiptar, është e spektrit të qendrës. Ajo nuk shkon në ekstremet politike, dhe sfera e saj janë ngritja e mirëqënies së popullit shqiptar, pa dallime racash, besimesh fetare, krahinore etj. Sot Atdheu ka nevojë për ballancime politike e jo më për kokëshkrepje boshe që dëmtojnë realizimet demokratike në të gjithë atmosferën e jetës shqiptare. PESH, është për zbatime të praktikave ekonomike europiane të ndërtuara e të argumentuara në shtetet e përparuara të botës. Ne mbështesim bisneset në të gjitha fazat e tij.
A-Bisnesin e vogël që kërkon ndihmë jo vetëm ekonomike por në radhë të parë menaxhuese si brënda ashtu edhe jashtë shtetit.
B-Atë të mesëm për mbështetje në plane më të organizuara në drejtim të teknollogjise e administrimit.
C-Bisnesin e madh, atë vendas e të huaj të cilët kërkojnë një sistem më bashkëkohor fiskal e tatimor etj…
Në programin tonë ekonomiko-social, janë të konkretizuara qëndrimet apo pozicionet që do të mund të jenë më efektivë në kushtet aktuale të vendit tonë, duke përfshirë këtu të gjitha drejtimet e jetës shqiptare.Kjo nuk përjashton punësimet e studentëve direkt nga bankat e Universiteteve, uljen e mëtejshme të papunësisë duke vjelë më mirë programet sociale europiane apo mundësitë e kontratave emigruese, ndryshimet e mëdha në strukturat e institucioneve fiskale e tatimore, shëndetësi e drejtësi, rend e qetësi e.t.j….
9)-PYETJE: Cila është pikpamja juaj për gjëndjen në të cilën ndodhet sot Shqipëria , po emigracioni ?
Përgjigje: Na vjen shumë keq. Vetëm nga përdorimi I shumave fantastike që ne kemi dërguar në Shqipëri, populli ynë do të jetonte shumë më mirë se ajo gjëndje që është sot.
Më shumë se gjendja e keqe ekonomike, është mungesa e madhe juridike në shumë e shumë fusha të jetës që smund të krahasohen me shtetet europiane. Mendimi ynë, I mbështetur nga eksperianca europiane e botërore, është I prerë se Shqipëria ka nevojë për tu bërë pluraliste dhe jo monopolitike. Parlamenti duhet të jetë vendi ku të ndërtohen ligje për të gjithë popullin e jo për partitë politike majtas dhe djathtas ,dhe aferave korruptive apo për familjet që e kanë mbytur skllavërimin ekonomik e monetar.
10)-PYETJE; Juve do e nxisnit më tej emigracionin apo do e kufizonit ?
Përgjigje: Emigracioni në kohën e sotme është shprehja e lirë e parimeve demokratike e sociale të të drejtave të njeriut. Kjo është e ligjëruar sigurisht nga konventat ndërkombëtare që edhe Shqipëria ka firmosur dhe mundohet të jetë prezente. Dallimi nga sot, tek ne nesër, do të jetë që kjo lëvizje sociale duhet përdorur si
1-për të rritur më tej anën ekonomike të emigrantit që largohet nga vëndbanimi I tij,
2- I organizuar për shtetin apo punën ku mund të jetë më I vlefshëm
3-përgjegjësinë për vetë jetën e personit që largohet,
4-kujdesin në vazhdim të jetës së tij në emigrim,integrimi në shtetin e huaj
5-në rregullimin e hapësirave juridike për lehtësitë
që duhet ti bëhen emigrantit për dërgimin e të
ardhurave të tij në Shqipëri
6-në hapësira juridike për rikthimin e tij në atdhe (në se dëshëron) jo vetëm personalisht por në
radhë të parë si bisnesmen
11)-PYETJE: Ku do të këmbëngulë më shumë formacioni juaj politik,tek gjendja e integrimit të emigrantëve në shoqëritë e vendeve ku jetojnë, tek elemente të gjuhës, kulturës, folklorit, tek përkrahja shoqërore , biznes, shkollimi, punësimi …. etj .. etj .. në vendet ku jetojnë , apo paralelisht edhe në Atdhe ?
PërgjigjE: Me sa duket Ju,shqiptarët e Shqipërisë nuk shkëputeni dot nga politika dhe psikollogjia ekstremiste. Ne nuk jemi, dhe nuk do të lejojmë një politikë EKSTREMISTE.
Ne jemi për Shqipërinë e shqiptarëve. Është e drejta e tyre të banojnë në Shqipëri apo jashtë saj. Detyra e qeverive shqiptare është mbështetja, kujdesi,dhe arsimimi I brezit të dytë të emigrantëve, dhe rregullimi I mëtejshëm I hapësirave juridike për nënshtetasit shqiptarë në çdo cep të globit që ata duan të jetojnë.
Puna dhe faktet jetësore që ne kemi evidentuar gjatë këtyre viteve të fundit, ka treguar se parimet e mëdha të patriotizmit na kanë frymëzuar më shumë se etja monetare kapitaliste. Ne, Ju treguam më lartë se të qënit shqiptarë patriotë, është motua kryesore që na udhëheq në jetën tonë në emigracion.
Ne kemi ndihmuar e ndihmojmë shumë e shumë emigrantë ne problemet e tyre të përditëshme, që nga aksidentet e humbjes së jetës , e deri tek lëvrimi I vlerave tona patriotike e kulturore. Hapja e shumë shkollave tregon inisiativën tonë patriotike.
Ne do të jemi një faktor shumë I fortë e do të mundohemi të hyjmë në jetën e popullit shqiptar e sigurisht edhe të emigrantëve shqiptarë, për të vënë në jetë vlerat më të mira jetësore e edukative, kulturale e patriotike të popullit tonë në Shqipëri apo në emigracion.Falemnderit!
INTERVISTOI AGIM BASHA ATHINË/ 20/12/2011/
Posted in Blogroll | No Comments »
Kur drejtësia nuk vihet në vend…
23/12/2011 by admin.
Mustafa Xhepa
Washington, D.C.
Ndërsa Holokausti vazhdon të pushtojë mendjen dhe imagjinatën e shkrimtarëve dhe regjizorëve të kinematografisë në mbarë botën e qytetëruar, Holokausti i Kuq, shumë herë më i tmerrshëm se i pari, ka mbetur në hije dhe pothuajse i pa treguar fare. A duhet thyer kjo heshtje? A është pjekur koha për një diskutim dhe ekspozim të gjërë të asaj çfarë dodhi dhe përse? Me të drejtë ngrihen zëra dhe akuzojnë Perëndimin se po kultivon një kulturë memoriale vetëm për Holokaustin, duke mbyllur sytë përpara asaj që ndodhi në ferrin komunist, Holokaustin e Kuq. Arsyeja e kësaj asimetrie mendoj se gjendet në realitetin historik - të mbijetuarit e genocidit komunist ende nuk kanë krijuar një memorie kolektive në Perëndim. Ato ende nuk e kanë iluminuar të plotë historinë e dhimbshme por heroike të tyre… Kur drejtësia nuk vihet në vend, kujtesa është ajo që luan rolin e saj…
***
|
|
|
Klement Islami |
Tiranë, 1974. Tek hyrja e gjimnazit “Petronini Luarasi” dy xhaketa gri e futën në mes. Fytyrat pa gjak i thanë se kishin diçka për të sqaruar me të në drejtori. Në zyrë e priste sekretaria e partisë, Vasilika dhe dy shokët e tij, spiunët. I komunikuan përjashtimin nga shkolla për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. “Heshtja është vetëvrasje,…” Kishte thënë Klementi. “Një ditë do të ndiemi fajtorë nëse sot mbyllim sytë përpara së keqes… kush nuk e do antinjerëzoren duhet ta luftojë atë.” Menjëherë pas komunikimit të përjashtimit dy hetuesit e mbërthyen fort nga krahët dhe e tërhoqën jashtë. “Vështrova dritaren e katit të dytë dhe mata me sy distancën që më ndante nga ajo. Doja të hidhesha me kokë e t’i jepja fund jetës para se të bija në duart e tyre, por hienat e nuhatën dhe më mbërthyen me forcë nga krahët. ‘Është herët akoma, do të kalosh në zdrukthin tonë njëherë’, më thanë dhe më tërhoqën zvarrë”. Në oborr e priste makina e degës. Po atë ditë nënën, babanë, motrat dhe gjyshen i internuan forcërisht në njërin nga kampet e vdekjes në jug të vendit, Çermë.
Brenda dyerve të hekurta të hetuesisë speciale në Tiranë, mbi trupin e tij të njomë, terroristët komunistë ushtruan torturat më makabre. Ja dogjën mishin me cigare. I vunë korentin elektrik në veshë dhe organet gjenitale. Për ditë të tëra ia shtrënguan duart me hekura mbrapa në maksimum dhe e lanë të prangosur derisa t’i binte të fikët. I kerkuan të bashkëpunonte me ta; Klementi nuk pranoi kurrë. Ai qe gatuar me frymën e gjakun e një familje antikomuniste. Babai i tij, një nga të pakët intelektuale që kishte mbaruar studimet e larta në Itali për edukimin fizik, ishte një antikomunist i betuar, ndërsa xhaxhai pat vdekur në burg si kundërshtar i regjimit komunist. Në qelinë pranë, në të njëjtën kohë, torturuan edhe Viktor Martinin, një tjetër të burgosur politik.
Në burg e lanë të izoluar për një muaj të tërë brenda një qelie betoni, pa dritare e në errësirë të plotë. Edhe kur e futën në qelinë e përbashkët i çuan një oficer të kuq, i cili ulërinte: “Mos i jepni bukë armikut të Partisë! Lëreni të ngordhë! Nuk e meriton ai kujdesin e saj! Rroftë Partia!” Ai, oficeri komunist, besnik i Partisë, ishte aty sepse kishte vjedhur repartin ku kishte shërbyer.
***
Klement Islami
Qershor 1984, u takova me Klementin pranë bustit të Kristoforidhit në Elbasan. Vuajtjet në kampin e internimit, Çermë e Lushnjes, i kishin vjedhur rininë. Flokët e verdha, kaçurrela i ishin zgjatur dhe djegur nga dielli në arë. Më pyeti për familjen dhe më përsëriti këshillën – të mos i besoja njeriu lehtë që të mos e pësoja ashtu si edhe ai. “Tortura psikologjike që përdorin antinjerëzit” më tha, “është të humbësh besimin tek njeriu më i afërt; për të dënuar ato përdorin mikun, shokun, familjen, të dashurën, njeriun më të shtrenjtë, të cilit njerëzisht i beson dhe e do.”
Ishte kohë dreke. E ftova të hamë. Rrugës kaloi pranë drejtori i spitalit psikiatrik të Elbasanit. Në këtë spital Klementin e torturuan për disa kohë në pavionin e veçantë ku mbanin të izoluar disidentët politikë. Klementi filloi të dridhej i tëri nga revolta. U ulëm në njërën nga tavolinat e fundit të lokalit. “Muçi,” më tha, “jam i bindur se një ditë do t’i shohim antinjerëzit të japin llogari përpara drejtësisë. Ai është njëri prej tyre; lejoi të më bëjnë apsez në këmbë.”
***
Spitali psikiatrik njihej mirë nga banorët e qytetit për misionin e fshehtë që kryente. Me qindra ishin të dënuarit politikë, të cilët silleshin forcërisht aty dhe nuk dilnin më.
Apsez - quhej prej të burgosurve politikë tortura e shkaktuar nga injektimi i rrëshirës së pishës në pjesë të ndryshme të trupit, zakonisht në këmbë. Ajo krijonte infeksion masiv dhe shpesh i burgosuri përfundonte me prerje të këmbës.
Prapa spitalit ndodhej kolonia. Aty mbaheshin të rrethuar me tela me gjemba disidentë të degraduar mendërisht e fizikisht prej medikamenteve të dhëna me forcë nga mjekë dhe infermierë të zghedhur prej Sigurimit.
Pasi u qetësua disi, Klementi filloi të analizojë ditët nën robëri, “pushtimin e njeriut nga antinjeriu,” siç e quante ai pushtimin komunist. Tregoi për tmerret në internim, punën e rëndë të krahut, jetën e vështirë dhe plot vuajtje, kontrollet dhe hetimet pa fund. “ Nazizmi” më tha, “kampet e internimit i krijoi të shfarosë racat e pa dëshirueshme për të. Komunizmi kampet e shfarosjes i ka kthyer në shtyllën kurrizore të ‘industrializimit të vendit’, themelin e sistemit të punës prej skllavi që hap kanale, than këneta e ndërton fabrika.” Pastaj përshkroi me hollsi “liqenthin” e vogël të krijuar pranë kasolles, bisedat e gjata politike kokë më kokë me motrat, Isabelën dhe Zamirën. Ndërsa fliste më bëri shenjë me dorë të shikoja në anën tjetër të rrugës ku banonin disa nga të afërmit e tij. “Edhe ata si antinjerëzit, na kanë mohuar familjarisht”, më tha.
Për pak qëndruam pa folur. Klementi e theu heshtjen. “Ngrihemi! Dua ta takoj pa tjetër, nuk dihet se kur mund të shihemi.” Shkuam pranë pallati 41. Atje banonte mikesha e tij. Pritëm të ulur në trotuar. Pas pak ajo erdhi dhe në praninë time iu lut të mos e takonte më. Atë e kishin kërcënuar ta pushonin nga puna prej lidhjes me të. Klementi nuk foli, por në sytë e tij u çfaq dhimbja që përjetoi.
Ora po afronte gjashtë, atij i duhej të kapte trenin për në Lushnje. “Ikim!” tha. Përshkuam në heshtje rrugën për tek stacioni. Ishte hera e fundit që u pamë.
***
1994, në Uashington, takova në njërën nga sallat e Kongresit Amerikan, Zamirën, motrën e vogël të Klementit, e cila tashmë në botën e lirë punon bashkë me Isabelën për Zërin e Amerikës. Pasi u përshëndetëm dhe Elez Biberaj që ishte me të u largua biseda kaloi tek Klementi. Zamira tregoi momentet e fundit me të. “Pritëm të errësohej” tha ajo, “pastaj u futëm në ujë. Klementi kërkoi të shkojmë përpara, ndërsa vetë na ndoqi nga pas. Notuam tërë natën duke i dhënë kurajo njëri tjetrit. Edhe pak! Forca! Ja fare pranë është liria. Herë pas here drita e projektorit të rojeve kufitare binte mbi ne. Duke u gdhirë u ndjemë të lodhur. Mua filloi të më marrë gjumi. Isabela rezistoi më shumë. Një jaht turistësh italianë e pa atë. Bashkë me Isabelën, ata erdhën e më gjeten mua. Kërkuam për Klementin…” Lotët nuk e lanë të vazhdoj më tej. Me kokën e këputur poshtë u ul në dyshemenë e mermertë, ndërsa unë i prekur thellë në zemër kujtova fjalët e tij. “Muçi, jam i bindur se një ditë do t’i shohim antinjerëzit të dalin përpara drejtësisë…”
***
Atë mëngjes vere të vitit 1984 pasi u nda me lot dhimbje me pridërit e tij të dashur, Klementi së bashku me motrat, Isabelën dhe Zamirën, u nisën drejt Sarandës. Duke shfrytëzuar lejen e zakonshme si pretekst për të kaluar pushimet në qytetin bregdetar, ato u vendosën në hotelin e qytetit. Të nesërmen në mbrëmje, të pajisur me kamerdare, fshehur pas një shkëmbi, Klementi dhe motrat u futën në det e filluan të notojnë drejt lirisë, drejt perëndimit. Pas shumë orësh notimi të lodhshëm, tamam atëhere kur menduan se arritën lirinë, Klementi vuri re se patrulla kufitare kishte filluar të patrullojë anën ku ndodheshin ato. Pa i rënë në sy motrave, i nxiti të notojnë më shpejt përpara, ndërsa vetë qëndroi prapa.
Për të shpëtuar motrat ndryshoi drejtim, filloi të notoj drejt jugut. Ndërsa largohej prej motrave të dashura, Klementit i afrohej gjithnjë e më pranë motobarka e kriminelëve të kuq. Më kot u zhyt disa herë t’i humbiste atyre. Kriminelët ishin afruar aq pranë sa edhe e kishin zbuluar.
E thirrën të dorëzohej. E goditën me kiçin e motobarkës. Klementi nuk u dha. I zhytur thellë në det ai notonte drejt lirisë. E kërkuan në thellësitë e honeve. E lidhën me litarë dhe e tërhoqën si hiena brenda ujrave të burgut komunist. Ashtu të lidhur e shetitën rreth e rrotull gjirit të Sarandës për të terrorizuar njerëzinë. Por trimi edhe i vrarë rrezatonte liri, dashuri e heroizëm.
Posted in Blogroll | No Comments »
ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË ”PA ATDHE”DO TË NISJA AVANTYRËN EMIGRUESE POR ME FATIN E MADH SE DO ISHA QYTETARË I NJË SHTETI DEMOKRATIK SI SUEDIA -thotë Sadullha Zendeli daja
23/12/2011 by admin.
Sokol Demaku
Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.
Me drojen e një emigranti të ”paatdhe” do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.
Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Më forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.
Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdojë të lutem..! Por kuj i lutem..? Zotit…?
Jo, se ai nuk ka nevojë askush ti lutet. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë por edhe të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë pse jo edhe të vajtojnë, “të duan shumë vetëm kur je i vdekur…!”
Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj mu dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshillojë të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë në Borås Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkëatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.
Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate.
Kisha me ju lutë për një prezantim të shkurtër
Pyetja me ju lutë…!
Unë jam lutur që nga fëmijëria e deri sot i moshuar, dhe vazhdojë të lutem..! Por kuj i lutem..? Zotit….?
Jo, se ai nuk ka nevojë askush ti lutet. Ju lutem njerëzëve që të duan dhe të respektojnë, të lavdërojnë por edhe të shpojnë me bajoneta ose të ekzekutojnë pse jo edhe të vajtojnë, “të duan shumë vetëm kur je i vdekur…!”
Me punën tuaj që ju bëni për mërgimtarët tanë hallexhinjë jeni njeri shumë i madh..! Jeni meteor që i bëni dritë mërgatës shqiptare, të cilët dashje, padashje i pret asimilimi i pjesëshëm pse jo edhe i plotë. Prandaj Ju i nderur luteni…! dhe ndihmoni…!
I lindur në fshatin Sërmnovë Gostivar ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?
I nderuar! Vendlindja ishte e okupuar nga nacionalistët sllav, të cilët emigruan nga Kaukazi saktësishtë nga Mali dhe lumi Dnjestër dhe Dnjepëri për tu instaluar në tokat Arbërore. Kur isha 10 vjeç mbaj mend luftën e Dytë Botërore. Shqiptarët luftonin kundër çdo armiku qe rrezikonte tokat shqiptare. Babai i cili ishte i besimit fetar dhe i shkolluar për këtë ideologji, më zgjodhi mua nga dy vëllezërit dhe një motër të fillojë shkollën e besimit Islam. Më 1945- 46 më tha: “Ti biri im.. do të vazhdosh shkollën e parë shqipe të shenjtë në fshatin tonë”. Këtë shkollë e themeloi një nga intelektualët e shquar shqiptar prof. Ahmet Pere nga Tirana. Nuk shkoi shumë kohë dhe regjimi nacionalist sllav e burgosi profesorin dhe pedagogun e shquar diku tek 15 ose 17 vjet burg.
Në vitin 1945 Jugosllavia e porsaformuar kishte filluar një fushatë rekrutimesh me ushtarë për mbrojtjen e vëndit të tijë. Këtu do të formohej edhe Ushtria Nacional Çlirimtare Jugosllave. Ka qënë Brigada e VII Sulmuese shqiptare me Flamurin shqiptarë e cila kishte marrë në patronazh për të ndihmuar për çlirimin e viseve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni dhe trojet tjera. Do të ishte kjo brigadë që do të vihet në ballë të luftës çlirimtare duke u përleshur me ushtrinë hitleriane ’dhëmb më dhëmb’ duke e mposhtur ushtrinë gjermane në fushën e Stremit. Ka qënë kjo edhe një nga luftrat e fundit të okupatorit nga fshati im i dashur u bashkuan në këtë betejë me vëllezrit e brigadës VII mbi 40 djem të rinjë duke u shkrirë në një front për të luftuar kundër ushtrisë gjermane. Bilaci ka qënë rrënqethës. 30 djem janë.. u vranë duke luftuar heroikisht disa u plagosën…! Jugollavia gradualisht nga një ”foshnjë” e parritur fillonë të forcohet. Republikat e marin pushtetin në dorë. Ndoshta nëse nuk do të ishim kaq idaelistë nuk do ta kishim të vështirë ti jepnim një ‘ shtymë në greminë’, kësajë krijese që koha e zbuloi se çfarë ‘monstre’ ishte, por e menduam se rendi i ri që po na sevirej do të ishte rendi i së drejtës. Gradualisht po konturohej shteti sllav dhe ne shqiptarët nuk na lidhte gjë me këtë rracë Riorganizimi i pushteteve po bënte edhe seleksionimin e parë me drejtim etnik duke na lënë të paintegruar me të mirat që të jep pushteti Kudo sllavët ishin në organet shtetërore vendimmarrëse ku ende edhe tani në Maqedoni, Mal të Zi, Bujanovcë, Medvegjë dhe Çamëri e sundojnë padrejtësisht edhe atje ku nuk u takonë. Edhe simbolet kombëtare filluan të censuroheshin ose ndaloheshin. Flamuri shqiptar u ndalua, shqiptarët jetonin duke dhënë ryshfete ku ende kjo ‘virozë’ vazhdon edhe sot…Një genocid diskriminues na ka shoqëruar sistematikisht ”Je shqiptar shko në Shqipëri”.- Je turk shko në Turqi. - Je arixhi shko në Kosovë a Shqipëri. - “Na vjen keq por je pakicë”…!. Kjo ish filozofija e shtetit të ri Jugosllavi. Sipas nacionalistëve sllav shqiptarët na qënkëshin turq të ardhur në tokën sllave- ashtu sikur e kanë shkruar edhe akademikët faqezi maqedonas pse jo të mbështetur edhe nga ndonjë sahanlëpirës apo renegat shqiptar në Enciklopedin Maqedone. Për ”akademxhinjtë” maqedonas besimi islam na qënkësh tregues se ne shqiptarët paskemi qënë ardhanakë, ndërsa sllavët autoktonë. Gjithsesi shqiptarët qëndruan fortë në tokën e tyre Arbërore, duke i dhënë prioritet kombit shqiptar si një pjesë e Bashkimit kombëtarë. Veprimtaria fetare vazhdon si në kohë të sundimit osman, me tepri dhe pa masë, por tani në kushte edhe me ´aktorë´ modern, me deputet shqiptarë, me disa arsimtarë shqiptarë me dioptri shkurtëpamëse, të cilët bëjnë krimin më të madh kundër kulturës dhe gjuhës hsqipe. Shqiptarët filluan të ndërtojnë xhami të reja, duke u mburur se jemi komb shqiptare, duke ju lutur Perëndisë - shpëtim nga Ferri. Kjo situatë vazhdon edhe sot pas 50 viteve. Këta “intelektual” posedojnë autoritet tek pjesa joprogresive-shoviniste maqedone. “Demokraci e hyrë në varr përsëgjalli…!” Që nga Tetova deri në Gostivar kemi më shumë xhami se sa shkolla- xhami që janë investuar miliona…! Miliona……., kur ndërtimi i shkollave do ta bënte shumë më mirë edhe punën e xhamive edhe të shkollave.
Në xhami aktivë janë të moshuarit, në shkollë janë fëmijët tanë-ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptarë. E ndërsa shkollat shqipe janë pa dysheme, xhamitë kanë qylima me art arab e persian. Disa lider partiak, kryetar komune a disa ´intelektual` për interesat vetjake e forcojnë ideologjinë fetare vetëm ti zgjedhin si deputet, kryetar apo previlegje të tjera. Pushojnë nga puna profesionistë, njerëz të zot me përvojë shumvjeçare në arsim ose në fusha të tjera dhe në vend të këtyre punësohen persona servilë të partisë në pushtet. Ata duhet të shmangen nga dioptria shkurtëpamëse. Këto alternativa janë pengesë e kombit për zhvillim. Populli shqiptarë duhet të ndihmohet nga rreziku modernë që e ka okupuar 50 vite. Shqiptarët janë trashëgimtarët e kulturës sonë autoktone të lashtë Ilire-shqiptare. Nga këta burra të mëdhenjë në shtetin maqedon, liderët shqiptarë dalin në sheshe për të pritur Kurban Bajramin, Ramadanin, Haxhijtë i përclljen në Haxhillëk me ceremoni fetare e nacionale, festë e gëzim i madhë që nga sheshi kryesorë i një qytetit tonë iliro-shqiptarë që edhe janë shenjat e gjakut të stërgjyshve tanë kundër armiqve, Osman e Sllav, me urime dhe festa shkojnë në vendin e shenjtë të Arabisë Saudite- Mekë dhe Medinë. “Myslimania” ka mbytur arsimimin e brezit të ri duke dalë në krye. Kësulat e badha nacionale që i mbanin deri dje, i kane lënë vëndin veshjeve myslimane duke u tejkaluar jashtë çdo norme duke u bërë më shumë ”islam” se Muhamedi. Jo të pakët janë ata që me dy javë në Mekë si turist merr dipllomën e mësuesit pse jo të pedagogut nga më të shquarit e fesë islame. Në dasma në mitingje bile vihen para flamurit kombëtarë me tespiet në dorë duke i numëruar 33 Hazretlerët Arab duke dredhur buzët për Shenjtërin e tyre Alejselam që Zoti qenka këshilluar me këta Mubarek të fesë islame. Haxhijtë armiqësohen me të afërmit e tyre ose të tjerë, nëse nuk i rrespektonë duke përmendur ”gradën” përpara emrave të tyre. Haxhi Baba, Haxhi Aga, Haxhi Daja, Haxhi Efendi…! Haxhi filan dhe Haxhi fistek…janë refreni i përditëshëm. O medet… për ne! Europë e mallkuar e ke ndarë kombin shqiptarë në copa dhe tani do të na ftosh në sofrën tënde të civilizuar që të marrim pjesë në Evropën e Bashkuar, sikurë mos me qenë Evropian… edhe pse jemi popull më i lashtë në Evropë. Por.. të jemi të sinqertë ç´të bëjë Evropa kur ne vazhdojmë të jemi kështu si jemi…!
Viti 1966 për ju është vit që do e mbani mend, mund të na thuani më shumë. Çfarë e bënë këtë vitë kaq të rëndësishëm në jetën tuaj ?
Po….Punoja si llogariar financiar në Sipërmarrjen e Hekurudhës Shkup, dega Gostivar. Isha anëtarë i partisë komuniste, delegat i komunës, delegat në komitet të PK Pozitat i kisha goxha. Po kush na pyeste ne…?. Ishim vetëm në numër…, sepse vendimet i merrnin ata. T´ju them të drejtën kur e përmend këtë aktivitet më duket se akoma kamë dhimbje në shputat e duarve duke duartrokitur dhe brohoritur ‘Rroftë regjimi’, ‘Rroftë komunizmi’, ‘Rroftë udhëheqësia e Shkupit e Beogardit’, Rroftë udhëheqësia jonë sllave… ‘Rroftë Lenini.. Stalini, Titoja, Vasa Qubriloviqi, Vuk Karaxhiqi, Milosheviqi…dreqi me shejtanë…. Mos ma keq…! Absurd…që është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë e me logjikën normale. Politikë e shantazheve të egra për të mposhtur, për të përkulur dhe për ta detyruar një popull të veproj në dobi të të tjerëve.
Kur zgjohesha në mëngjesë për të shkuar në punë para banesës rrinin 10 - 15 shqiptarë që pritnin për t´i ”ndihmuar” duke u shkruajtur lutje se do të shisnin kalin, lopën, gomarin, a ndonjë gjel, a pulë që e sillnim nga fshati 20- 50 km., për ti shitur në pazar për një kafshatë bukë…!
Në dilemën e bashkpunimit me ‘pushtuesit sllavë’ dhe largimit, kjo e fundit do të ishte zgjidhja. Zgjodha më të mirën e së keqes. Emigrova …! Përse…?
Sepse ndryshe duhej të bëhesha spiun i vëllezërve të mijë atyre që mbanin kësulë të bardhë, atyre që donin flamurin shqiptarë, atyre që këndonin dhe kërcenin valle shqiptare, të burgosurve që për faji kishin dashurinë për Shqipërinë dhe trojet tona të shkëputura nga shteti amë, mësuesëve, mjekëve etj. E….. këtë nuk mundesha me e bërë …..Prandaj zgjodha edhe të keqen më të vogël duke emigruar nga vendi im i dashur nga ai vënd që çuditërisht gurët që mi vrisnin këmbët e zbathura më dukeshin të butë ”bash” sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime të dashur! Vendosa të largohem kudoqoftë, në hënë, në ferr……. veç në shtete sllave… jo…!
Fati më ndihmoi që të ma zbuste këtë dhimbje duke më çuar në Suedin nordike. Kam prekur tokën e ftohtë me besimin se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet.
Me drojen e një emigranti të ”paatdhe”do të nisja aventurën emigruese por me fatin e madh se do të isha një qytetarë i një shteti që mbasë njëmijë jetëve në vëndin tim, Suedia do të ishte e para në radhë.
Ditën e parë në qytetin Universitar Uppsala shkova në një stacion të autobusave urban, shoferi ish një djalosh i ri, më dukej i huaj, flokë zi dhe i pamshëm, me mikrofon lajmëronë udhëtarët për stacionin që vjen.” Lajmëroi sista station Gamla Uppsala: në suedisht, anglisht dhe ……”Stacioni i fundit Uppsala e vjetër”,- tha djaloshi. O zot -thashë. Flokët e kokës mu ngritën përpjetë, emocionet nuk po i kontrolloja dot. Sa nuk fillova të qajë mes pasagjerve suedez, sigurisht do të më dërgonin në spitalin e të çmendurve Ulleråkessjukhus….! Nuk zbrita në asnjë stacion dhe shkova deri në stacion të fundit Askush nuk mund ta kuptojë këtë situatë duke e shpjeguar me të
shkruajtur veç ……unë …. Nuk ka shkencë, që mund ta hedh në letër këtë emocionë. Ndoshta ka qënë një moment që ka ndikuar që unë të besojë ti besoj fatiti tim. Kur u ndal autobuzi djaloshi më tha në suedisht -Ku shkoni zotëri? Ky është stacioni i fundit.- E shikova… Mos je shqiptar o vëlla….? -i thashë ” O…. po unë jam shqiptar si jeni, ku shkoni a duani ndihmë…” - më tha. Sytë mu mbushën me lot…! Shkuam në qendër të qytetit Uppsala. E pyeta djaloshin pse informon pasagjerët edhe shqip?. Kemi të drejtë nga sipërmarrja të lamërojmë në suedisht, anglisht dhe një gjuhë që ne dimi ose gjuhë amtare, gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime, jam krenar për gjuhën time dhe hapi gjoksin kjo është gjuha e trashëguar nga të parët tanë me flamurin shqiptare me shqiponjën dykrenare me emblemën e Skënderbeut. -Djaloshi kish emigruar nga një fshat i malësisë së Gostivarit -tani i ndjer…përse ??!. Takimi i parë me Suedinë ishte edhe takimi e sinjali se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohet. Kjo ishte një vrull atdhedashurie nga dita e parë në Suedinë nordike. Që ditën që kam dalë nga Universiteti i Uppsalës dhe kam shijuar lirinë, rendin, urtësinë në këtë shtet skandinav i thash vetes: - Kjo ishte drita ime në mjegull, ti ndihmoj popullit dhe ky vend më frymëzoi…! Kur hyn në shpirtin suedez thellë, të japin forcë, fuqi, ide. Nëse hyn në shpirtin suedez gjen gjëra shumë të mira, kemi edhe ne shqiptarët gjëra shumë të mira dhe këtu bëhet pikëtakimi. Mos të ishte Suedia unë s´do të arrija këto rezultate. Dëbimi i shqiptarëve nga atdheu është i dhimbshëm, por kjo është një pasqyrë e jetës sonë, e punës sonë dhe e fatit tonë historik. Mërgimi në Suedi më bëri që të shkëputem nga mentaliteti ballkanik, të integrohem në shoqëri me një demokarci të lartë me një eksperincë të provuar, po kështu më dha munndësi të shmangem nga dioptria shkurtëpamëse.
Keni emigruar në Bullgari ku edhe keni studuar Gjuhën Shqipe në katedrën e prof. Thoma Kacorrit, pastaj në Uppsala në Suedi shkencat filozofike e në Borås shkollën e lartë Bibliotekare - drejtimi universitar dhe i sipërmarrjeve.
- Çfarë kujtonë Daja sot nga këto kohëra?.
Universiteti i Uppsalës kishte marrëdhënie kulturore me shtetin Bullgar dhe prandaj mu dha mundësia të thelloj mësimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes Pasi u diplomova në Universitetin e Uppsalës, Enti për Punësim më këshillojë të vazhdoj një shkollë profesionale. Ashtu bëra dhe mbarova Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë në Borås Kjo më mundësoi punësimin si shef i bibliotekave të shkollave në qytetin Nybro, Emmaboda dhe Kalmar. Këtu gjeta shpirtin e bashkëatdhetarëve ata ishin njerëz të revolucionit, njerëz që e deshën lirinë, atyre u duhej vetëm një shtysë. Ka qënë fat që unë të jem mes tyre.
Përveçse një mësues i pasionuar, shkrimtar me renome, jeni edhe poet dhe përkthyes i njohur nga gjuha suedeze ne shqipe ashtu edhe nga shqip ne suedisht, qe jetoni dhe veproni vite me radhë në emigracion. Do te ishte me interes te mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e shkrimtarit dhe përkthyesit ne jetën bashkëkohore?
Të jesh përkthyes me gojë për mërgimtarët shqiptarë duhet të kesh shpirt të madh, të jesh largpamës. Secili që mërgon i ka hallet e veta shumë të mëdha, braktis vendlindjen, miq e shokë, shkulet nga një vend që i kanë jetuar të parët e tij. Përkthyesi duhet të bashkohet me shpirtin e këtij mërgimtari. Këshilla nuk mund ti japësh pse ka emigruar, përse ke lënë vendin, por në anën tjetër përse ka emigruar edhe përkthyesi. Duhet ti dalësh zot si vëlla, shqiptarë si njeriu yt. Ka patur raste që përkthyes kanë hyrë në punët e tyre, por kanë qenë edhe pasiv në përkthim kështu që instanca që ka dëgjuar është dyshuar për këtë hallexhi që lutet të vendoset në këtë shtet, madje edhe i kanë kthye prap sidomos kur ishte lufta e Kosovës i kthenin edhe në Beograd atëherë dihej se c’mund tu ndodhte vëllezërve tanë jo në Beli-grad (qytet i bardh) por në qytetin e zi -për shqiptarët. Por jo pak të dobishëm janë përkthimet e librave për fëmijë Do të jap një shembull: Përkthimi i Skënderbeut për fëmijë nga autori Fatmir Toçi e përktheva në suedisht. Ky libër dha një pasqyrë të dukshme tek fëmijët suedez por edhe tek fëmijët shqiptarë të cilët e dinin suedishten më mirë se gjuhën amtare. Ata lexonin librin Suedisht dhe tregonin përmbjatjen e librit në shqip, në këtë mënyrë mësonin edhe gjuhën shqipe. Roli i shkrimtarit bëhet më i fuqishëm kur ke dituri si përkthyes dhe si shkrimtar.
Jeni pishtar i arsimit shqip në Suedi, që nga 5 mars i vitit 1975 Keni punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës më vonë hapni shkollën e parë shqipe në Emmaboda me 5 nxënës dhe në Kalmar me 10 nxënës. Çfarë ndjen Daja sot nga kjo?.
Erdha në mërgim, po si të flija i qetë! Çfar të bëja për kombin tim? Përveç profesionit bibliotekar u bëra edhe mësues dhe… mësuesi ka detyrë fisnike. Prandaj pa u vonuar bëra çmos që të hap tunele drite dhe të bëja edhe të pamundshmen që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën dhe atdheun. Si mësues nga 2 orë në javë i shtova në katër orë në javë. Paga mujore si shef i bibliotekave ish më lartë se paga e arsimtarëve në një diferencë goxha të madhe. Unë zgjodha të ndihmojë nxënësit, të ndihmojë bashkëkombësit e mi hallexhi e jo të pasurohem…! Nga këta nxënës sot kanë dalë 55 intelektual vetëm në Nybro, 30 të punësuar në lami të ndryshme, disa vazhdojnë vitin e pestë, katërt, tretë e me radhë po kështu edhe 30 nxënësit e qytetit Kalmar kanë dalë akademik të shquar disa punojnë në lami të ndryshme dhe disa vazhdojnë…. Universiteti në Uppsala në Sofje dhe në Borås, si dhe tre fjalorët themelorë më morrën një kohë prej 12 vjet Janë redaktuar nga dijetarë të leksikografisë suedeze dhe asaj shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, të botuar me financat e shtetit suedez. Kam patur një bashkëpunim të mirë me Shtëpinë Botuese Toena Tiranë, në disa krijime të disa librave për fëmijë në gjuhën shqipe. Që në hapin e parë në tokën suedeze mora inspirim dhe frymëzim dije nga qyteti i njohur universitar Uppsala, nga Universiteti i Sofjes dhe nga qyteti Borås dhe Getebotg i Suedisë. Dhe tashti kisha bagazhin atdhetar, përvojën arsimore suedeze, dashurinë këto më dhanë guximin për të hapur shkollën shqipe, të punojë pa u lodhur duke hartuar fjalor gjuhe apo studime gramatikore, se këto u duheshin bashkëkombasve… etj. Kontakti dhe respekti i bashkëatdhetarëve më bëri shumë të fortë, ata janë shtytja më e madhe që unë punojë dhe veprojë dhe këto më bëjnë më të fortë, por me mall … për vendlindjen…!
Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat tuaja?
Pas diplomimit të shkollës së lartë të bibliotekarisë duhej të punësohesha. Zgjodha ishullin Öland. Më tepër e kam zgjedh si një ishull shqiptarë se kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo kur ka shkua në Itali e gjeti një ishull si Ölandin. Ajo vdiq atje dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull aty afër shtëpisë verore, mbretrore. Motivi ka qënë se duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë, ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut eshtë ruajtja e gjuhës. Mendoja se detyra e seicilit intelektual ishte t´iu ndihmojë shqiptarëve në mërgim.
Nga e merrni frymëzimin, cila është tema apo subjekti në veprat e juaja?
Si vend për të jetuar zgjodha ishullin Öland. Këtu është një nga urat më të gjata në Europë Këtë vend e zgjodha dhe e paramendoja si ishull shqiptar. Ky ishull më solli frymëzime…
-Ölandin më tepër e kam zgjedhur si një ishull shqiptare. I pata thënë vetes. Unë do të shkojë në një ishull. Deti Balltik i madh, sigurisht edhe një pikë e këtij deti të piqet me detin Adriatik. Kjo ishte ujëdhesa ime e Shqipërisë time, e formova kështu. Dhe këtu më lindën shumë frymëzime…Këtu është jeta ime është edhe shtëpia ime në Fërjestaden Nuk është vetëm shtëpi e flamurit dhe shqiponjës. Ajo është një bibliotekë e pasur që u shkruajtën mijëra fjalë shqip. Një shtëpi botuese dhe një shtëpi drite në ujdhesë.
Ju keni botuar ne shqip por edhe ne suedisht?
Më shumë kam botuar në suedisht, por edhe në shqip.
Po çfarë ka botuar deri tani dhe çfarë do ti servirni lexuesit në vazhdim Dajë ?
-Katalogu i librave në gjuhën shqipe dhe gjuhëve të tjera ballkanike në biböiotekat suedeze nga viti 1948 -1973, publikim i brendshëm. 142 Borås 1974.
-Punimi me titull Historia e shqiptarëve nga viti 600 p.e. -1973, publikim i brendshëm në bibliotekën e gjimnazit “Åkrahäll” Nybro 1975.
-Një seri tregimesh autentike të botuara në revistën “Besa” 1975.
-Autor i fjalorit të parë në Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 23.000 fjlaësh, dhe 33 faqe me fotografi tematike i botuar nga Enti për shkollim i Suedisë, Stokholm 1994.
-Fjalori i dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm të zgjedhura e të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh dhe 33 faqe me fotografi tematike të botuar nga Enti për shkollim, -Stokholm 2004. Ky fjalor përdoret edhe si mjet pedagogjik-mësimor në shkollat shqipe në Suedi dhe në internet.
-Kam përpiluar një Gramatikë për klasën e parë deri në klasën e nëntë Botimet Toena, Tiranë 1998.
-Kam pëkthyer në suedisht librin për fëmijë të autorit Fatmir Toçi “Skënderbeu” Botimet Toena, Tiranë 1998.
-Një fletore pune “Gjuha jonë” nga parashkollorja për klasën e tretë Botimet Toena, Tiranë 1999.
-Fjalorë “Shqip-Suedisht” me rreth 30.000 fjalë, me të cilin kompletohet leksikografia e të dy gjuhëve asaj shqipe dhe suedeze, Botimet Lenanders Grafiska AB Kalmar, Suedi dhjetor 2011.
-Nga Shqipja në Suedisht Fjalor për fëmijë me rreth 1000 ilustrime, të autores Meri Toçi Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Librin “Bota në pëllëmbë të dorës”, tregues i shteteve në formë të një atlasi gjeografik ku prezantohen 195 shtete ku hynë edhe Kosova me harta fakte, flamuj dhe ngjyra të këndëshme, Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Një fletore pune “Gjuha jonë” nr 2 për klasat nga 1 - 6 Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Po ashtu kam edhe librin “Ditari i dhimbjeve” një përmbledhje poezish Botimet Toena, Tiranë 2011.
-Kur kemi te bëjmë me përkthimin e autoreve suedez, ideja e një përkthimi vjen nga emri i autorit apo ajo qe le gjurme tek ju dhe qe ju shtynë te merreni me te?
Kam dëshirë të përkthej një libër për fëmijë nga një autor suedez i njohur si dhe një libër për fëmijë nga një autorë shqiptarë po ashtu i dëgjuar. gjithcka e kam planifikuar edhe autorët i kam zgjedhur por në një kohë të mëvonëshme ose kur ti do botojë do t’ja u tregojë.
Ju jeni përpiluesi i fjalorit të parë Suedisht-Shqip, çfarë e shtyu Dajën për këtë iniciativë të vështirë ?
Ministria e Arsimit dhe Kulturës e Suedisë kish bërë një marrëveshje me shtetin Jugosllavë. Në këtë marrveshje thuhej se emigrantët nga Jugosllavia ku bënin pjesë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë dhe trojeve tona shqiptare duhej që të kishin domosdoshmërisht për fjalor atë serbokroatisht. Kroatët dhe maqedonët bënë fjalorin e vetë Svensk-Kroatisk dhe Svensk -Makedonisk. Nga kjo u dëshpërova pa masë. Patëm një mbledhje me rajonin e arsimtarëve të krahinës Småland në Entin për shkollin të Suedisë në Stokholm. Këtu kish rafte librash dhe emri i shtetit. Unë nuk e njihsha Jugosllavinë si shtetin tim. Shkova tek rafti i librave të shtetit shqiptarë, fatëkeqësisht libra nuk kishte. U mblodhëm me arsimtarët për të diskutuar për zgjidhjen e problemit jo të vogël. Vendosa ti drejtohem ‘Entit për shkollim’ për mungesën e librave në gjuhën shqipe. Në këtë institucionë më thanë se ju nuk vini nga Shqipëria, por jeni shtetas jugosllav edhe dokumentat tuaja që ju posedoni janë të nacionalitet jugosllav dhe jeni bilinquistë. Unë ju luta të dërgojë libra shqip që të vihen në raftin e librave të shtetit tim Shqipëri. E miratuan dhe u dërgova katër pako me libra shqip natyrisht pa karakter politik. Pas një muaji kërkova të takohem me Drejtoreshën e Entit për botim dhe me përgjegjësin e Fjalorëve Lexin. U takova dhe bisedova për hallet e shqiptarëve që ata nuk e njohin gjuhën serbokroate, burrat shumë pak, ndërsa gratë e fëmijët aspak. Kërkova të ndihmojnë se emigrimi i shqipëtarëve nga Kosova e Maqdonia filloi të dyfishohet. Zonja drejtoreshë fluturojë për në Beograd dhe u takua me udhëheqësinë e Ministrisë së Kulturës së Jugosllavisë. Ajo më më tha: “Shkova deri në Beograd u takova dhe u thashë Fjalori Sudisht-Shqip në grupin e fjalorve Lexin patjetër ta bëjmë sepse kemi shumë shqiptarë nga Kosova, Maqedonija dhe trojet tjera shqiptare. Ata vetëm më shikuan u zverdhën në fytyrë dhe dolën nga dera duke më lënë vetëm.”U ktheva në Suedi, bisedova me ekspertët e grupit Lexin dhe vendosëm që Fjalori Suedisht-Shqip do të jetë në pjesën e programit të gjuhëve të tjera duke motivuar se ky fjalor është i domosdoshëm për integrimin e mërgatës shqiptare në Suedi”. Pas një konkursi të dhënë me shkrim dhe me gojë e fitova projektin dhe fillova me dashuri të madhe dhe entuziazëm ta përkthej Fjalorin e parë Suedisht-Shqip dhe Fjalorin e dytë po këtë vitë edhe fjalorin e tretë. Bëra një punë shumë të madhe që bashkombësit dhe nxënësit do të kenë në dorë Fjalorin Suedisht-Shqip dhe shpjegimet rreth këtyre fjalorëve. Pak fjalë për historikun e gjuhës shqipe dhe pengesat që i janë bërë gjuhës shqipe gjatë historisë së sajë të lavdishme. Historiku i fjalorit Suedisht-Shqip më duket shumë i rëndësishëm dhe me vlerë se sa gjithë fjalori që zgjati katër vjet. Tani kemi dy fjalorë Suedisht- shqip dhe një fjalor Shqip-suedisht. Deri tani gjuhët e tjera të këtij lloji Lexin kanë një fjalor ose dy Suedisht - gjuhë e huaj.
Si e kalon një ditë pune në emigrim shkrimtari, poeti dhe përkthyesi Sadulla Zendeli Daja?
Për hirë të së vërtetës koha nuk më del dhe e kam të kronometruar duke i qëndruar tejet rigorozisht shpërndarjes së sajë Në se do të bëja një ndarje do të kishte këtë ndarje Gjumë rreth 5 orë, televizor 1- 2 orë, shëtitje 1 orë, ngrënie ushqimi 30 minuta, bisedë përmes telefonit 30 minuta, stërvitje 1-2 orë në pishinë. Për dashuri nuk kam përgjigje edhe pse kam qenë i martuar dy herë tani jam pa as njërën. Jam beqar. Po … i martuar me librat…!. Nuk kam kohë..! Koha më mungon…!
Ju jeni ekonomist me profesion por tani merreni me shkrime dhe publicistikë, cili është dallimi mes asaj qe keni përjetuar ne Maqedoni respektivisht në Gostivar dhe sot këtu në Suedi?
Po jam ekonomist. Kam studjuar në një kurs prej 6 muajsh në Universitetin e Lundit, për të mësuar terminologjinë e ekonomisë suedeze. Shkrimet publicistike ma shtojnë jetën se shpreh atë që e kam përjetuar dhe lirohem nga ajo që më ka munduar në vednlindje. Nuk mund ta harrojë vitin 1945 “Vjesht e përgjakur” Kalonim Vardarin e turbullt duke na shtyrë me bajoneta, isha 10 vjeç. Urën e Vardarit e kishin zënë dhe ne duhej ta kalonim nga uj. Ky eshtë dallimi në vendlindje dhe këtu në Suedi.
Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e profesionit, por jo më pak të personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Daja nga natyra?
I urtë, i sjellshëm, komunikues, pa komplekse, liberal, nuk jam xheloz dhe nuk kam zili, edhe nëse dikush shprehe të pavërtetën vetëm e dëgjojë pa e kundërshtuar Nuk e shikojë të arsyeshme të këshillojë një të rritur. Një fjalë e urtë pullore thotë “Qenin nuk mund ta mësosh të ulet kurr është i rritur”, prandaj duke i marrë moralin kësajë proverbe e shikojë të paarsyeshme të kundërshtojë. Ekuivalenca do të ishte sikur arsimtari tu thoshe nxënësve “Të dashur nxënës të keni kujdesë nga lugati”.. ! Lugetërit ekzistojnë…!. Kemi 33 Hazretlerë që janë të dashurit e Perëndisë e disa nga këta kanë biseduar me Perëndinë”. Dhe këto fjalë janë më të vjetër se shkenca dhe feja është më e vjetër se shkenca. Eh….këtë e shikojë si “shkencë” e shkatërrimt të një kombi. Perëndija na ka në dorë a armiku bënë punët e veta në vendin tonë….! Këshillat e mi janë: - Beso për vete…! - Mos infekto të tjerët, sidomos mos infekto fëmijët që janë ardhmëria e një kombi. Unë kur emigrova në Suedi komplekset ballkanike i futa në një thes të zi dhe e mbylla thesin, mundësisht hermetikisht sepse po ta hap këtë thesë do ta infektojë një lagje apo një qytetë.
Ju jeni edhe një poet shumë i talentuar Cili është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicist dhe përkthyes në mërgim?
Jam shumë i gëzuar që pata mundësi të bëj sadopak për bashkëkombësit e mi dhe nxënësit e mi brenda 45 vitesh. Jam i gëzuar që bëra tre fjalor Suedisht-Shqip dhe Shqip-Suedisht të cilët ishin të ndaluar nga shteti Jugoslav, me motivin se shqiptarët janë bilinquist-dygjuhësorë. Publicistikën që kamë shkruar më ka shëruar dhe më ka bërë që të ndihem mirë. Libri im i parë me poezi më jep kurajo të vazhdojë të shkruaj edhe poezi. Nëse dal nga modestia, për hirë të së vërtetës është pritur më shumë se mirë në Panairin e 14 në Tiranë, si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, madje edhe shtypi periodik i kushtoi një vëmëndje te posacëme si vëllimit poetik “Ditari i dhimbjeve”, por edhe unë u ndjeva i vlerësuar kur e përditshmja “Republika” teksa më ka dhënë një vlerësim edhe si krijues, por edhe për kontributin në hapjen e shkollës shqipe apo veçmas si një patriotë “24 karatësh” sikur do ta përshkruante patriotizmin timë gazetari i kësajë prestigjozeje.
Cilat janë shkrimet publicistike interesante nga Daja nga fjalorët apo librat e botuara deri më tani?
Tre fjalorët Suedisht-shqip dhe Shqip-suedisht. Shkrimet publicistike janë koha kur kam qenë 10 vjeç, kam shkruar atë që e kamë përjetuar si fëmijë. Kam shkruar për dhunën që u bëhej shqiptarëve nga armiku që e okupoi vendin tonë iliro-shqiptar. Sjellja e tyre ka qënë tejet brutale ndajë një populli të tërë që për “faj” kishin vetëm krenarinë shqiptare.
Ishit në panairin e librit në Tiranë në nëntor, ju lutem përshtypjet e juaja nga atje?
Kam marrë pjesë në Papirin e Tiranës 12 herë Këtë vitë ishte Panairi i 14-të i Librit. Kam marrë pjesë edhe në panaire tjera si Panairi i Franfurkut Gjermani, Göteborgut Suedi, Panairin e Kosovës në Prishtinë, panairin e Zagrebit Kroaci. Në panairin e librit në Tetovë, në Shkup.
Panairi librit 14- të në Tiranë kishte shume dallim nga vitet tjera. Shumë vizitues por edhe shumë fëmijë me familje, ishte e pamundur të lëvizësh nga vizitorët. Kjo është Shqipëria dhe këtu është kultura e një populli të lashtë.
Planet e Dajës për të ardhmen, çfarë do presin lexuesit nga ju?
Do të bëjë çmos të dal me një libër me poezi, dhe ndonjë libër tjetër për fëmijë.
Nëse do të kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret pa marrë parasysh se ku Ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?
Po edhe në mërgim duhet të ndryshojmë. Situata dikton të ndihmojmë edhe Kosovën dhe trojete tona shqiptare aty është thelbi. Në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tona të shkëputura shqiptare duhet një ndihmë e veçantë këtë ndihmë mund ta sigurojmë ne të gjithë në atdhe dhe mërgim. Të stimulohen arsimtarët, liderët e kombit për një ndihmë gjithshqiptare, më e gjerë, me konkrete. Duhet të edukohemi për atë që është shqiptare, mos e keqpërdorim atë që e kemi në dorë, mos keq përdoret atdheu për ideologji a për pasuri vetjake. Kombi është në rend të parë, korrupsioni të likuidohet, të marrim shembull nga shtetet nordike. Përse ata kanë më pakë se ne korupsion…?. Një deklaratë finaciare për të ardhurat vjetore-tepricën ku e ke marrë. Kam frikë se do ta hidhërojmë Evropën dhe miqtë tanë dhe atëherë do të bëhena ‘rrobërit e ri në robërinë e vjetër’. Kështu do të jemi të zotët të ndërtojmë shtetin tonë. Shqipëria , Kosova dhe trojet tona që janë në mjerim. Duke qenë progresiv për zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit shqiptarë do të ndërtojmë vendin tonë që nuk kemi patur shanse ta ndërtojmë- të ardhurat e vendit tonë i kanë shfrytëzuar okupupatorët. Kështu do të dalim pa pengesa në Evropën e Bashkuar. Tani ardhmëria jonë është në Evropë, fëmijët tanë duhet ti afrohen Evropës më afër. Nuk duhet ti tregojmë Evropës se sa fetar të mëdhenjë jemi- ne duhet të tregojmë se sa të aftë jemi. Kjo bëhet kur ne do të lirohemi nga ajo që na ka penguar dhe ende na pengon. Shkolla të ketë vendin e vet. Besimi fetar të ketë vendin e vet, këta dy fenomene nuk janë të barabartë. Po të vazhdojmë kështu si jemi mund të mbesim pas të tjerëve, dhe do të na kushtojë kohë. Atëherë na pret okupimi modern d.m.th okupim i ri. Po nuk u zgjuam sot do tu lëmë gjeneratës sonë të shenjtë një pengesë të madhe dhe të pashërueshme.
Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?
Shqiptarët janë të “bashkuar”. Ne kemi dy shtete në Balkan Kosova është Shqipëri, shqiptarët e maqedonisë shqipatre janë Shqipëri, Shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës janë shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Malit Zi janë shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Çamërisë dhe Çamëria është Shqipëri. Bashkimi i partive politike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri i bashkon këto troje shqiptare të shkëputura nga shteti amë. Kur disa lider të partive politike do të shmangen nga dioptria shkurtpamëse, interesat vetjake, zhytja në korrupsion dhe klanet që kanë formuar për ti mbrojtur. Po të jenë të bashkuar kombëtarishtë do të zgjidhet çështja e shqiptarëve të ndar nga shteti amë. Do të ta çojnë popullin shqiptarë në radhë te integrimit të Europës së bashkuar. Do të rritet prodhimtaria nacionale. Duke qenë të bashkuar, do të zgjedhin njerëz të zotë jo të korruptuar, jo me klane, jo me inatë, jo me ideologji- Ideologjija të jetë në radhë të parë Kombi Shqiptarë, atëherë shqiptarët do të dalin nga kriza që e mundon kombin tonë me vite. Po ta dallojmë kombin nga klani, korrupcioni, fitimi vetjak, inati kacafytjet ideologjike, atëherë kombi shqiptarë do të jetë 12 milionë shqiptarë në Ballkan. Nuk mund të bëhemi të fortë duke ndërtuar një rrugë automobilistike, ne jemi të fortë kurr jemi të bashkuar- jemi një, të sinqertë dhe kombëtarë. Atëherë jemi fitimtarët më të mëdhenjë.
Por si t´i bashkojmë këta lider kaq të mëdhenjë që populli i ka votuar, kanë formuar klane korrupsione dhe dallavere. Në Suedi partitë më pak bisedojnë për zhvillim e partisë ata propozojnë ligje, alternativa në inters të popullit në tërësi pa marrë parasysh se cila parti propozon, vetëm të jetë në favor të popullit dhe në kufijtë e buxhetit të shtetit. Kur është fjala e kombit suedez janë nacionalist të betuar- për shtetin dhe kombin e vet. Nuk vrapojnë të ia marrin atij tjetrit, ata mbrojnë të veten dhe nuk e marrin pasurinë e tjetrit. Në Suedi “nuk e ruan shtetin policia”, por shtetin e ruan populli e ruan dhe të gjithë partitë politike të zgjedhura nga populli. Kur është fjala për komb ata janë të gjithë për kombin, jo 30 a 50 a 70%, ata janë të gjithë për kombin. Përse ne nuk mund të marrim disa gjëra të mira nga shteti Suedez, dhe shtete të tjera që i ngjajnë Suedisë. Partitë tona janë gjithashtu kombëtare por fatkeqësishtë të gjithë duan të bëhen kryetar shteti- shefa departamenti, vetëm për të zënë vend në parlament edhe pse diturinë e kanë të mangut dhe në parlament nuk mund të hapin gojën se nuk dinë. Kur parlamenti do të ketë shqiptarë të zotë dhe të bashkuar, atëherë do të fillojnë të zgjidhen të drejtat e shqiptarëve p.sh në Maqedoni ku ende marrëveshja e Ohërit është e pazgjedhur, atëherë do të zgjidhen emrat e fshatrave, maleve, rrugëve dhe qyteteve në gjuhën shqipe të emërtuar nga okupimi i Bullgarisë së vjetër, mbretërive të ri e të vjetër të Serbisë e Jugosllavisë. Shqiptarët janë përgjegjës për armiqësinë e tyre mes partive politike, korrupsionit, dhe
shantazhit politik- Populli është i pafajshëm historia dhe gjaku i dëshmorve tanë do t´i dënojë.
Nëse ekonomia, ose bibliotekarija nuk do të ishte profesioni juaj, ne çfarë profesioni do e gjente veten më së miri Daja?
Në shkollë për edukatën e nxënësve që janë ardhmëria e kombit tonë të shenjtë shqiptar. Por i veçuar nga ideologjia Fetare.
Një porosi për nxënësit dhe të rinjtë në mërgim.
Të dashur nxënës dhe të rinjë!
- Ju e keni të hapur portën për integrim në shtetin me shkallë të lartë demokracie, në Suedinë Nordike…,
- Ju do të lini gjurmë të mëdha në jetën mërgimtare.
- Dhe këtu do të gumzhoi si zgjua bletësh çerdhja nga do të dalin shkëndija drite dhe identiteti.
- Ju jeni meterori që do të hapni horizonte diturie te mërgimtarët.
- Me veprimtarin tuaj do të mbroni dy kulturat, duke ngritur lartë dy gjuhët atë shqipe dhe suedeze ku pikëtakimi do të bëhet tabani i mirësisë dhe mirënjohjes së popullit Suedez-Nordik dhe Shqiptarë.
Përveç artit te të shkruarit, publicistikes dhe përkthimit si e kalon kohën e lirë Daja?
Koha më mungon. Atë kohë të lirë që kam nuk mjafton. Dëshirën që kam, më duket se as koha as mosha nuk do të më kursej të bëjë aq shumë sa unë kam planifikuar., por kjo është jeta e një emigranti shqiptarë 45 vite e 11 muaj më parë. ”Unë linda përsëdyti…”. Shpresojë se do të realizohen fjalët…
”Zoti Zendeli do të shkruash edhe 10 fjalorë”- katër libra i bëra, më kanë mbetur edhe gjshtë…!
Cfarë ju benë të lumtur dhe çfarq ju mundon më së shumti në jetë?
Jam i lumtur se shqiptarët kanë arritur shumë, por duhet edhe më shumë. Jam krenar që arrita të bëjë sadopak për mërgatën shqiptare dhe nxënësit e mi dhe shqiptarët në përgjithësi. Me forcën time kaq të vogël 45 vite e 11 muaj munda të bëjë atë të pamundshmen e cila sot u bë e mundur, vetëm të ndihmojë shqiptarët dhe t´i dua shumë kudo që janë.
Posted in Blogroll | No Comments »
Adem Zaplluzha, një poet origjinal
22/12/2011 by admin.
Po t’i hedhim qoftë edhe një shikim të shpejtë prodhimtarisë krijuese të poetit Adem Zaplluzha, shohim se as pesë përqind e krijimtarisë së tij (vetëm tre libra) është botuar para shpërthimit të Luftës Çlirimtare në Kosovë, të cilën shqiptarët e atjeshëm kanë dëshirë ta quajnë “Lufta e UÇK-së”, edhe pse Ademi deri në atë periudhë kish arritur moshën 55 vjeçare. Ky fakt vërteton thënien se në robëri muza hesht. Kështu ndodh “Kur i lë ëndrrat diku në sirtar”, për shkak të robërisë. Dhe
“Kur i lë ëndrrat diku në sirtar
Ti do të ecësh deri te lumi
Dhe do bisedosh me erën
Për lotin e vetëtimave”. (Ky shi),
Dhe ishin vetëtimat e UÇK-së, ato që sollën një
“shi që troket në xhamat e ditës
e lëshon një gjëmë
që i përngjan hingëllimës.
………………………………..
Në ato kohëra
kur nuk kishim çka të zienim.
Kishim veç pak barishte në trasta,
që mblidhnim nëpër sinorë,
por na mungonte mielli i misrit
për një shapkat me hithra.” (Thoshte një plak),
Arsyen pse nuk ka shkruar kaq shumë sa po Ademi na shkruan prej epokës së fillimit të rrëmbimit të lirisë me forcën e djemve dhe burrave të Kosovës deri sot, na e shpjegon në poezinë se “Po të ishte ndryshe” ai do të shkruantë, prandaj dhe:
“Në biografinë time
Ka vende të zbrazëta
Ku mund të shkruhet
Se gjatë tërë jetës gabova
Ndryshe nuk do të gjeja vend
Në këtë univers
Ku njerëzit i ndërrojnë fytyrat
Si këmishët
Herë bie shi
E herë borë e acartë.”
Vëllimi i fundit i tij, që po i paraqitet lexuesit, me titullin metaforik “Hingëllimat e shiut”, plotëson atë pikëpyetje të hershme, për cilindo që e ka ndjekur në vijimësi krijimtarinë e Adem Zaplluzhës, se çfarë poeti është Ademi?, pasi e përdor aq dëndur metaforën, sa shpesh të duket si disi mistik.
Me këtë botim mund të shprehemi pa droje se, më në fund arritëm ta kuptojmë se cila është poezia origjinale e Adem Zaplluzhës. Dhe kuptuam atë që, Ai bën pjesë ndër poetët shqiptarë më radikalë, i cili, përmes metaforës predikon me kaq pasion dëshirën për liri.
Nëse dikush nuk e njeh figurën poetike të metaforës, nuk mund ta kuptojë kurrë Adem Zaplluzhën. Për këtë mund edhe të quhet nga të pamësuarit me letërsinë: “poet i vështirë për t’u kuptuar” ose “poet me dritë mistike”. Bazuar në sa më sipër, Adem Zaplluzhën mund ta quajmë pa droje: poeti i metaforës, dhe jo poet mistik, pasi ai nuk i lë kurrë mënjanë faktet reale.
Krijimtaria e begatë dhe e vërtetë e Adem Zaplluzhës fillon njëkohësishtë bashkë me “shiun e metaltë” të asaj lufte çlirimtare, e cila filloi në vitin 1997, edhe pse ky “shi” ishte i përzier me breshërin e predhave të artilerisë dhe raketave serbe, por edhe me mjegullën e lëndëve helmuese që përdorën serbët kundër luftëtarëve të lirisë kosovare. (“Mjegullnajën”, Ademi e përdor shpesh në poezinë e tij metaforike, e cila nënkupton shumë mjegulla: mjegullën politike, mjegullën e armëve helmuese, mjegullën e propagandës pacifiste, mjegullën e spiunëve, etj, etj.)
E veçanta është se, ky shpërthim i njëkohshëm i luftës në Kosovë dhe në poezinë e Adem Zaplluzhës, ndodh në një kohë kur edhe në trojet e shtetit amë pat ndodhur edhe atje tragjedia, ku:
“Ende diku
Në ujërat e Jonit
Gjëmon uturima e dallgëve” (Toka ime antike)
Të dy pjesët e kombit, të ndara në dy shtete, qenë ngritur kundër qeverive të tyre; por shpërthimi i pjesës shqiptare ku jetonte Adem Zaplluzha kish një ndryshim disi shumë më ndryshe: populli qe ngritur kundër dy qeverive, kundër asaj të pushtuesit dhe kundër asaj kolaboracioniste, prandaj dhe e kishte shumë më të vështirë luftën dhe realizimin e “ëndrës diku në sirtar”.
Ishte një nevojë historike që kjo klasë e re në shpërthim t’i sillte lirinë këtij populli të shumëvuajtur. Si e tillë, kjo dëshirë e pjesës vitale të popullit shqiptar në Kosovë, (që sot, fatkeqësishtë, politikanët e dalë nga radhët e tyre dhe ata të dalë nga radhët e kolaboracionistëve, duan ta quajn kombi kosovar), binte ndesh me interesat e klasës politike shqiptare të atëhershme që sundonte Kosovën paralelisht me serbët.
Në këtë konflikt legjitim të armatosur, ndër luftëtarët më të vendosur për të sjellë lirinë ishin edhe poetët, të cilët përfaqësonin interesat e popullit të vuajtur të Kosovës. Poezia e Adem Zaplluzhës në këtë kohë thërriste me të madhe, se
“Plagët nuk shëroheshin as me durim
Derisa kallej flakë vetëdija
….Kur dolëm në stom të kujtesës
Baroti na i shëroi plagët.”, (Kur dolëm në stom të kujtesës).
Shërimi i plagëve të robërisë, por edhe ato të plumbit, shërohen vetëm me barut dhe jo me lutje, sikundër bënin të kundërtën pacifitët, me parullën e tyre: “durim, durim sa të na falin lirinë”. Dhe poeti i përgjigjet:
“Mes stërkalave të shiut
Preki përhitjen e diellit
Sa e largët është ngrohtësia
Kur u kërkojmë yjeve
Të zbresin prej qiellit!” (Sa e largët!)
Si dhe me poezinë “Ngjan që u bien flokët”:
“Më kujtohet
Kur kaluan këndej prostitutat
I mbollën brekët nëpër lisa
Ku ende sot lulëzojnë
Vetëm fjalë të paqarta.”
Tek lexon poezitë metaforike, herë herë plot me ironi dhe sarkazëm poetike, ndjen vërtetë një kënaqësi estetike që tingëllon hijshëm dhe që mendimi rrjedh mahnitshëm dhe pa u shkëputur nga poezia në poezi, sidomos në këtë vëllim. Kur mbaron së lexuari vëllimin poetik “Hingëllimat e shiut”, ke një lloj ndjesije sikur ke lexuar një roman voluminoz për një kohë të shkurtër.
Këtu qëndron edhe vlera artistike e këtij vëllimi poetik; dhe, thua me vete sikur Ademi ka marrë pjalmin e sarkazmës së Çajupit kur anatemon politikanët e djeshëm dhe të sotëm të Prishtinës me vargjet:
“Rrugët përplot me prostituta
Shisnin brekët në vend të fashave.”, (Vetëm plagë të hidhura);
si dhe guximin e poemës Migjeniane të mjerimit, kur thotë:
“Në Sheshin e Shën Pjetrit
bleva ca prezervativa
nuk kisha se si t’u ofrohesha prostitutave
kundërmimin tim
nuk e duronte as djalli.
Ishte kohë e ligë
u hallakatën dhe drunjtë
ne nuk kishim as një kacidhe miell
bluanim gurin
për me shujtë urinë.” (Prej një dite)
si dhe te poezia “Shkojmë e vijmë”:
“Nuk di më, kah jemi nisur
Kjo udhë nuk paska të ndalur
Shkojmë e vijmë deri në gjithkund
Për të mbritur në… askurrkund”
Dhe akoma më shumë te poezia “Nëpër arat tona”:
“Nëpër arat tona
Korrëm grurin e metaltë
Fëmijët i thyejnë dhëmbët “
E veçanta tjetër e Adem Zaplluzhës është se ai i jep të njëjtën rëndësi si idesë që ka ndër mend të shprehi, ashtu edhe fjalës së zgjedhur për atë ide. Në këtë mënyrë, si forma edhe përmbajtja te Adem Zaplluzha gjen një harmoni të plotë, njësoj siç e gjejmë në pejsazhin e pyjeve të Kosovës, në çdo stinë të vitit. Kjo gjë dallohet, pothuaj, në të gjitha këto poezi të tij, por më e theksuar është te metafora e pozisë: “I numëroja hapat”. “Hapat” janë vitet që Kosova kërkonte lirinë nëpër dyert e Evropës, por jo që derën nuk ia hapnin që nuk ia hapin, por as edhe dritaren për të parë se kush trokiste:
“Nuk lash dyer pa trokitur
Askush nuk i hapi dritaret
Shiu rigonte pa ndërprerë
Nëpër xhamat e kujtesës
Dukeshin hijet e thyera
Ika diku nëpër hapësirë
Pas meje vinte hija ime
Askush përpos zogjve nuk më përcillte
I numëroja hapat
Kah largoheshin në heshtje.”
Ademi, edhe me poezinë e këtij vëllimi vë në dukje anët negative të atij realiteti kosovar gjatë periudhës kolaboraciniste të të dy pushteteve paralele, dhe na afirmon idenë se edhe pse ushtria dhe policia serbe u përzunë nga Kosova, përsëri nuk u zgjidh plotësisht problemi apo ëndëra shekullore që ka shqetësuar popullin shqiptar në Kosovë, bashkimin kombëtar:
“Do fluturojmë diku së bashku
Që t’i bashkojmë ëndrrat.” (E bukura e dhéut)
Por, kuptohet, këtë ide Ademi e shpreh gjithnjë përmes metaforës, pasi ai bën art dhe jo propagandë. Lum ai që e kupton dhe e ndjen metaforën e tij.
“Tingujt kanë mbetur diku në harresë
Ende trokas dhe vetes i them
Përse je kështu i pashpresë
Kur ulem bri lumit ty të ëndërroj
Me lulen e kujtimit të ruaj në gji
Kurrë më rrugës tonë s’ kaloj
Për të mos harruar të bukurën magji.” (Magjia)
Adem Zaplluzha na paraqitet një poet tejet origjinal, një poet me forcë të madhe artistike, pasi çdo ide apo mendim, ai e shpreh vetëm përmes figurave letrare; bën politikë duke mos bërë politikë, por duke bërë art. Dhe me atë art, ai i drejtohet masës së gjerë, por asaj mase të formuar. Këtu qëndron origjinaliteti i Adem Zaplluzhës. Kjo e ka bërë atë që t’i pasurojë e t’i perfeksionoi mjetet figurative të poezisë nga vëllimi në vëllim.
Vargu i Ademit nuk ka karakterin e vjershërimit të sistemit klasik, por ka ritme dhe kombinime metrike të përcaktuara nga mendimi që ai kërkon të shprehë. Çdo varg në poezitë e tij paraqet një njësi të plotë mendimi, prandaj dhe poezia e tij nuk dallohet shumë për rimë. Rimën e gjemë rallë, por këtë e zëvendëson me mendimin. Ja, për shembull, te poezia “Nëpër rrugët e sheshit blu”:
“Nuset kanë dalë në bejleg
Dhe presin letrat e të dashurve
Një nënë me një kërthi
I ushqen edhe shtatë fëmijë të tjerë
E ka mësuar nga zanat e malit
Këtë mjeshtëri hyjnore.”
ku Ademi e shpreh mendimin e tij në mënyrën më mjeshtërore për nuset dhe nënat kosovare të luftëtarëve të UÇK-së, në pritje të tyre dhe të lirisë; dhe secili prej luftëtarëve u përgjigjet:
“Më pritni
Nuk do të vonohem
Portat dhe dritaret le të hapen
Sonte do të mbjellim sërish
Dashurinë e lashtë
Të fisit tonë dardan.” (Sonte do të korim)
Këtë rimim të mendimit dhe jo të vargut e konstatojmë edhe te “Sfondi i fjetur”, kur na përshkruan me shumë kursim fjalësh situatën e mungesës së atëhershme mediatike shqiptare të gjithanëshme në Kosovë, të cilën e zëvendësuan vetëtimat e atyre luftëtarëve të lirisë, të cilët i prisnin në bejleg nuset, motrat dhe nënat e Kosovës:
“Asgjë nuk kishte mbetur
në qiell
Vetëm bishtat e meteorëve
kruanin kujtesën e mjegullave
Kjo përhitje e trishtuar
fle me rekuiemin e ditës
Sa herë që hidhërohen vetëtimat
bien daullet e llamarintë
Nuk më kujtohet
se si gërhiste stuhia
por acari flinte në çatinë tonë
ku merimangat myken nga lagështia.”
Adem Zaplluzha, duam apo nuk duam, ka hyrë në letërsinë shqipe si një poet me një stil krejt origjinal, ku heroi i veprës së tij poetike është vetë ai, i cili përpiqet t’i ndajë mendimet dhe ndjenjat e tij me lexuesin shqiptar të çdo kohe.
Dilaver Goxhaj
Tiranë, 22. 12. 2011
Posted in Blogroll | No Comments »
KRISHTLINDJE NË SHKODËR 1909
22/12/2011 by admin.
AT PJETER MESHKALLA S.J.:
Mbas vitit 1909 qeveria Turke në Shkodër, për shkak të lëvizjeve shqiptare për liri, (pushka vlonte, shpesh deri në afërsi të qytetit), i ndaloi disa shfaqje tradicionale
“Të Natës së Këshndellave”, tue i hjekë diçka poezisë së bukur të Festës.
Dha lajmin kumbona
me tinguj argjandi,
theu muzgun jehona,
gjithë zemrat i trandi:
Vinë festat e lume,
Krishtlindje e bekueme,
me shndet e me gëzim!
Kumbonat e randa,
kumbonat e lehta,
këndojnë me t’pasë ânda
me notat e veta:
Ushtojnë kumbonarët!
Larg zani përdarët
tue ra pa pushim…
Sa kandshëm dikohet
kjo valë e harmonisë,
krejt shpirti naltohet
ndër sfera të hyjnisë:
Kah shpresa e ngushllimit,
kah rrezja e shpetimit,
drejt paqës që vjen!
Në atë kupën qiellore
o hyjë xhixhilloni,
o male, prej bore
në dritë të hanës zbardhoni,
që zemrat e dlira
të gëzojne vullnet-mira
me atë fé që na ushqen.
***
Tarabat kërcasin,
po mbyllën dyqanët,
gra e burra hitasin,
vrapojnë përgjith-an’ët:
Përshëndetje e përgëzime,
ma të bukrat urime
gjatë rrugës ndigjon.
Tash hargjet e mbrame
s’ka mbetë kush pa i krye,
gjithkush do n’këte mbrame,
n’shtëpi ngutshëm me u kthye:
Shegêrti e tregtari,
ngarkue prej Pazari
ma thekshëm vrapon.
Plot dritë janë shtëpijat
plot zjarmi te oxhaku,
pelcasin dëllinjat,
luejn fëmia té praku,
e gratë nuk pushojnë,
pa dá vinë e shkojnë,
vlon puna gjithkund…
Në familje krye-pare
ka sonte gjithë të mirat,
në ato mesatare
plotësohen dëshirat;
po edhe unë fukaraja
në këto festa të mdhaja,
do të gëzoj edhe unë!
Pak baba fitimet,
pak qiti edhe nana,
e shkreta, kursimet
me blemun do gjana;
por, …erdhi té dera
dikush e si era,
la’i shportë edhe shkoi.
Vetë bana “Betlemin”,
sa i bukur që më doli!
S’e ka kush si t’emin
Në mahall’n “Gjuhadol”:
me drrasa e pelhura,
me letra e piktura
ka kohë që unë punoj.
E tash, q’e mbarova
unë punën të tanë,
té baba flut’rova
me nanën vëllanë,
njërendi tue shkue
gjithë së bashku me u vu
té votra “n’gjuj të mdhaj”.
Dhe ngrihet em atë
qirin ndezë atëherë,
premton ndonjë uratë
dhe ulët me t’tjerë,
n’sa na me ngadalë
e flasim pa u ndalë,
uraten si ai…
Por mue nuk më zë vêndi,
lëshoj zanin e hollë,
-më rrah zemra prej shêndi-,
tham vjershat si n’shkollë,
nga “shpêlla”- tue ba,
nga Prindët –temena-
-andej- edhe këtej.
E këthehëm të rrokë prindën…
por baba ka ulë kryet,
e nana merr kînden
e shpejt i fshinë sytë…
Nuk dij çka u ndinë zêmra,
por mue më dridhet thêmra,
më vlon gjaku ndër dêj…
A thue janë lot gëzimi?
A por janë lot malli?
O ndoshta pikëllimi,
pse mblue na ka halli
në ket të shkretë jërevije,
përdhese vorfnije,
si Krishti në Stan?!
Por çka! Jezun kemi
ndër zemra të vajtueshme;
të ngrohun na jemi
me hire të hyjnueshme:
I drejti në këte jetë
ka paq’n e vërtetë,
që të tjerët nuk e kan.
Me Jezun na kjajmë,
e gëzimet ma të thêllat
me Jezun i ndajmë:
E i lusim Këshndellat
me aqë të mira që Zoti
na i fali në ditë soti,
me Jezun e Lumë!
Oh, sa ambël sahati
rrjedh sonte në strèh’ tonë!
Kaq ambël… por s’gjati
ra’i tingull…kumbonë…
Mesnatë!..-Krisë batarja,
jehon Kumbonarja,
vlon pushka ma shumë…
Në këto vala festuese
gjithë zemrat na qeshën,
si rryma vërshuese
njerëzia rrugës ndeshën,
kumbon’t ajrin çajnë,
e pushkët nuk ia ndajnë
për festën që na erdh’.
Na pret Kisha e Madhe
Krejt mbushë me kandile,
Vinë rradha mbas rradhe
me tuba familje,
e në Kishë prej pesë portash
çdo moshe e gjithë ortash,
mbrendë populli u dêrdh.
Sa dritat si ylberi!
sa jone të mallngjyshme!
Sa priftën te Elteri
me petka të shkelqyeshme!
Timjani me shtille,
naltohët drejt qielle,
fjollë-fjollëza plot!
Shkon lart si timjani, urata e lirë,
-i kangës ushton zani, me Engjujt e mirë:
-“Ka lindun Mesia, vjen paqa e dashnia!
L u m n i të N a l t i t Z O T !”
BB 1950.
Shenim: Poezia asht shkrue në vitin 1950 në Burgun e Burrelit.
Me këte poezi mbyllim edhe vitin jubilar të 110 vjetorit të lindjes
së Autorit paharrueshem At Pjeter Meshkalla S.J.(1901 – 1988).
Melbourne, Dhjetor 2011. Me respekt, Fritz Radovani.
Posted in Blogroll | No Comments »
Sa shumë ngjarje në një ditë vere !
22/12/2011 by admin.
Tregim
Nga Përparim Hysi
Kam shkruar në një poezi time të kaherëshme se sa mirë do të ishte që
çdo njeri të qe pajisur me një kamerë ku të filmonte copëza nga jeta e
vetë dhe,si të mbushte me to një a disa kaseta, do rrinte dikur që t’i
shihte me nge dhe sa kishte për të qeshur,aq kishte për të qarë.Se e
tillë është jeta për këdo.Ajo nuk shkon si në vajë dhe kjo që them më
lart më bëhet edhe më e prekëshme si thënie, vetëm e vetëm duke
kujtuar ca momentte nga një ditë e vetme në verë.
* * *
Atë mbasdreke vere po kthehesha nga Durrësi për në shtëpi,në Fier.I
kisha hipur atij trenit rrangallë që i kishte kabinat (kabina u
thënçin ) ashtu si ato hangaret e qëmotshme,ndryshe nga ai treni
tjetër,i porsaardhur,me kabina polake ku uleshin nga 8 veta.Ky qe me
stola dërrase,pa dyer,kaba dhe njerëzit rrinin dhe në këmbë (qe ditë e
dielë) se kishin shkuar ca për plazhe dhe ca për pazare.Qeshë me
fat,se,sado që hipa në Durrës,gjeta një vënd,kur gjithë të tjerët qenë
të zënë.Aty,pranë nesh,kish plot që ose rrinin në këmbë,ose shkonine
vinin,në atë “konglomerat” njerëzish.Qe mes viteve ‘60-të,se akoma nuk
kish filluar hekurudha RRogozhinë-Fier. Aty ngjitur qenë nja 6-të
pasagjerë të tjerë(ulur dhe këta),ku binte në sy mu përballë meje,një
vajzë e re,aty mbi njëzetë e kusur vjeç që,për kohën,qe veshur pak
“jangllësh!”.Kish dy rripëza mbi kurriz (duket se kish bërë plazh) dhe
me të tërë”nishanet” dukej si në xham.Vajza kish zhytur kokën mbi një
libër (sikur nuk kishte të bënte me asnjërin prej nesh) dhe as
mendonte se mund të reflektonte pak si jashtëkohe.Por dhe ne (unë e
pata përballë fare) bënim sikur nuk e vinim re,se,në fund të fundit,qe
punë për të dhe kohë plazhi qe. Në Golem treni qëndroi paksa
dhe,bashkë me pasagjerë të tjerë,hipi dhe një plakë.Sado vapë,nga
veshja,tregonte se qe plak labe,por nga çdo anë që të ishte,s’kishte
si mos e respektoje.Në atë mjedis qeshë më i riu dhe brofa duke ia
lëshuar vëndin asaj plake.
-Urdhëro,nëno!- e ftova.
-Paçë uratën,- ma ktheu dhe u ul në vëndin tim.Unë aty,ngjitur,në
këmbë.Si shumë të tjerë.Plaka u rehatua dhe,pasi ia nguli vështirmin
asaj mbi libër,e pyeti:
-Moj keçe,ke nënë?
-Kam nëno,- u përgjij vajza pa teklif fare.
-Po baban e ke?
-E kam.
-Po vëllezër?-ngulmoi plaka sikur do futej për t’i gjetur një burrë.
-Kam,kam.Kam tre vëllezër!-u përgjigj shpejt e shpejt vajza.
-Mos i paçë që i ke!-ulëriu plaka.Po të paskan lënë lakuriq!!!
Ndërsa vajza u skuq piper,ne shpërthyem në të qeshur nga kjo batutë e
kësaj labeje me sharp në kokë.
Pothuajëse po mbrrinim në Kavajë,kur shohim,se,sa ndaloi treni,po
hipnin futbollistët e Vlorës.Ata kishin kluajtur në Kavajë dhe,siç
shiheshin në fytyrë qenë mundur.
Qenkan mundur,- i thashë një civili aty ngjitur,se pashë Babaçen
(Ferko) që nuk i qeshej fare.Atyre,siç duket,ua kishin rujatur
vëndet,se pashë që zbarkuan aty,ngjitur.Nuk kishe nevojë që t’i
pyesje.Sa zunë vënd,filluan dhe po bënin potere me njëri-tjetrin.
-A nuk të porosita,- i tha njëri nga mbrojtësit që ruhu nga Dimroçi?
Dhimitër Dimroçi- i vetmi çoban që luante atëherë me Kavajën;ka qenë
sulmues i majtë,një nga më të mirët në kohën e tij),ta shkau dhe
shënoi.Tjetri u mundua të justifikohej.Këto batuta po shkëmbeheshin me
zë të lartë dhe civili që qe ulur aty me mua,u ngrit dhe vajti u
tha:-Nuk kemi faj ne,se u rrahu Kavaja juve.Uleni pak zërin se po na
shqetësoni.Por punët në “kampin” e Vlorës kishin marrë zjarr dhe nuk
pyesnin nga shkonte tymi.Një riosh,i nxehur,i tha:-Ik,ore mbushu ti,se
unë po të dua e thyej këtë xhamin dhe jo të pyes për
ty.Dhe,vërtet,bamp goditi me grusht mbi parvazin e dritares dhe xhami
u bë copa.Njerëzit u shqetësuan nga ky”delikt” kaq i kotë dhe prisnin
se ç’do ndodhte.
-Ti,- tha civili,- e theve xhamin dhe unë po të arrestoj si sabotator
të pasurisë socilaiste.Unë,- vazhdoi civili,- jam major në ministrinëe
mbrëndshme(nxori një dokument që e tregoi atë) dhe në stacionin e
Lekajt,të”arrestuarin” të shoqëruar me një polic,e zbritën nga treni.
Kjo ndodhi e trishtë na i prishi të gjithë humorin e asaj plakës me çupën.
Në RRogozhinë zbrita dhe ia mora vrapit për të gjetur ndonjë biletë me
autobuzët e Vlorës.Qenë dy autobuzë dhe tek afroheshim me gjithë një
lab(ky e kish prerë biletën para meje),iu afruam autobuzave,por që të
dy qenë plot.Labi i thotë një shoferi:
-Shafer,deri në Fier veç buletës ke dhe 50-lekë (të vjetra,sigurisht)
-Sha(o)feri, i thotë:-Jam plot dhe sa për ato paratë,jam rritur
zengjin dhe nuk më ble dot.Sakaq,po nisej.Por labi përsëri ngulmoi dhe
shaferi po i jepte gaz,labi e zbrazi:-Po përse i bën harram ,o të
ngrënça drekët! Shoferi duke parë se më tepër se mallkim,labi bënte
një shpoti dhe aq,për t’i thënë se dhe ai qe i shpotive,ia
ktheu:-Hajde, e më rruaj shelegët!
Ne që qemë rrotull qeshëm me këtë”artileri shpotishë”,po labi,për të
mos e ngrënë thatë,tha:-Dre,a derëzi,paska qenë sua trimi!Sa ma kish
qejfi që të mundesha me të:me fjalë,por dhe në pashë.
-Me kë do mundeshe?- ndërhyri dikush që si ne ndoqi “shkëmbimin e
zjarrit të shakave”.
-Me shaferin,- tha pa të keq labi.Qe yrnek.
-Po e njeh Bektashin,ti?Pse ç’e di,çanak me dhallë?Bektashi,- foli i
panjohuri,- i ka shokët të rrallë.Për mik,për shok,për rregull,por dhe
për mundje,or mik që nuk të njoh.Labi uli kokën.
Hajde,- e ftova,- të dalim tek kryqëzimi se andej vijnë makinat nga të
dy anët:nga Elbasani dhe nga Durësi.
Dhe ashtu bëmë.Tek rrinim e prisnim për makinë,labi më tregoi se qe
nga Gusmari dhe,për sot,donte të soste deri në Fier,tek një kushëri i
gruas.
Makinat qenë të rralla dhe,ato pak që vinin,nuk para qëndronin.
-Hajd t’ia marrim një kënge!-propozoi labi.
-Nuk di të këndoj,- i thashë.
-Nuk di të këndosh?Po rroke kot,o njeri!
-Po i martuar je?
-Po,kam dhe një djalë.
-Ore djali të të rrojë,po ç’është ajo nuse që të ka marrë,kur s’di të këndosh?!
Aha,- tha,- unë kam lindur ditën e këngës dhe ia nisi:
-Moj fëllëza rrënjëdalë
Pritëm,moj,se e lashë mal.
E lashë malin,edhe stanin
Se s’e mbaj dot mallin.
Unë e ndiqja duke qeshur dhe e bukura qe se kënga,me sa më kujtohet,përfundonte:
-Se mos më pandeh për horr
Se t’i jap flokët në dorë…
Nuk e di në vazhdonte më kënga,po me sy për makina,ndërpreu këngën dhe
bërtiti:-Po vjen një”satë”(autobuz).
Për fat,”sata” kish dy vënde.Uluni në fund,urdhëroi shoferi.Atje dhe u
ulëm,ngjitur me xhamin në formë elipse.Sa kaluam urën e Shkumbinit,ia
dha një shi,si pa pritur dhe pa kujtuar.U lag xhadeja dhe,pas
pak,pushoi.Kur filloi shiu,ashtu,si për vete,nënë zë,labi ia tha:
“Ra një shi e zbuti dhenë/ra pashai në Tepelenë”.Pastaj,si e mblodhi
mëndjen,se nuk këndohej në autobuz,më tha:-E pe?Pushoi shiiu.Ne
çobenët këtij shiu që një sup vetëm të lag,i themi shurrë shelegu. Me
muhabet,sapo lamë Lushnjën dhe,atje ku u ngrit fabrika e letrës,ndërsa
i afroheshim Savrës,u dëgjua një ulërimë dhe ,sakaq,autobuzi la
xhadenë u përplas mbi një ekualips dhe,ne,pasagjerët,u kthyem
kollotumba.E hëngrëm,- tha labi,- na mori më qafë leshverdha.Por unë
ndjeva që xhmai-elips,nga përplasja,doli nga vëndi dhe përmjet asaj
hapësire dola i pari,çava përmjet ujit të kanalit vaditës(se atje
kishim rënë) dhe turbull siç qeshë,bërtita:-Do varur ai,shoferi!
Pastaj,kur u kthiella,qesha me vete.Punëtorët që punonin matan xhadesë
vrapuan të na vinin në ndihmë.Pak nga pak,dolën të gjithë.Për fat,nuk
vdiq njeri,me përjashtim të një plagosje të rëndë,të një pasagjeri,që
e goditi arka e hekurt e kinemasë(kishte filmin që çonte nga
Tirana).Leshverdha kish qenë doktoreshë dhe kërkoi t’i vinte në ndihmë
secilit,por nuk qe ndonjë aq keq.
E,i thashë,labit:-Ra pashai në Tepelenë!
-Ra,ra,po me këmbëpërpjetë! Desh shkuam për dhjamëqeni.Të
ha”mavria”!-më tha si në intimmitet.Ish fjala për”leshverdhën” me të
cilën shoferi qe shtruar shesh,duke harruar se shiu e kishi bërë
xhadenë si gjalpë. Po,kur erdhën ata të policisë,i pari fola unë:
-Nuk kish faj shoferi.Dhe të tjerët,po kështu.Dimë e harrojmë shpejt
të keqen,na!-më tha labi,kur vazhduam rrugën për Fier.
Kur sosa në shtëpi,fillova dhe tregova për këtë rrugë me plot ngjarje
brënda një dite.Ime ëmë që ndiqte tregimin tim,kur erdha tek përmbysja
e “satës”,nuk priti të flisja më,por më tha:-Po ti qenke për të therur
një pulë të zezë. Dhe,pa e bërë të gjatë,shkoi tek qymezi dhe erdhi me
pulën e therur.
Tek i mbyll këto kujtime të asaj dite vere,them se brënda një dite
njeriu mund të gëzohet,të shqetësohet,por ku ta dish,mund dhe të vdes
siç më ndodhi mua dhe atij labit babaxhan,atij këngëtari aq të mirë.
Dhe shpreh keqardhjen:ah,sikur t’i kisha të filmuara në një kasetë!Sa
do të çmallesha me atë laben me sharkun karakteristik;me ato batuta aq
me spec apo me atë labin që m’u bë shok për disa orë!Kujtime të
përmallshme dhe të dhimbshme.Sidomos,kur je larg atdheut siç jam dhe
unë.
21 dhjetor 2011
Posted in Tregime | No Comments »
“Ballona letre”
20/12/2011 by admin.
GRIGOR JOVANI
“Sepse poezia është pus:
duhet thellë të gërmosh, që të gjesh ujë…”
(L. G. T.)
Humbëtirë
Nga honi i thellë
i një Vjershe,
po të thërras…
Shtëpia në fshat
Nuk më dëgjoi askush kur u bërtisja,
shtëpia duhej mirëmbajtur…
I lamë të grinden mbi çati qeramidhkat,
u vodh shiu si hije dhe kalbi krevatin e drunjtë,
ku dikur kishin gatuar mua,
prindërit e mi të çartur.
O zot, të shpëtoja, të paktën, librat me përralla,
shishkën e bojës, penën që shkiste mbi letër,
si një mi.
Fërshëllente vjershat e mia të para,
që shkruaja fshehtas nga prindërit e mi.
Përkushtim
Më vinte të flija, si të më kishte bir,
me kaq përkushtim,
kaq ndjerë,
sa ndjeja të mbytesha herë-herë,
në gjumë.
Me të njejtin përkushtim, një herë,
më gremisi nga ura
dhe më mbyti në lumë.
Mbase për këtë…
Nuk të fshihem dot. Do më gjesh,
kudo që të futem. Do të të zbuloj,
kudo që do fshihesh.
Si një qen gjuetie të nuhas,
si një rrufe, më ndjek pemë ndër pemë
nëpër pyll dhe më djeg.
Mbase për këtë nuk ta duroj shikimin,
mjaftohem të të ndjej,
kur më prek.
Nga brenda
Brenda teje rroj në një shtëpi,
plot dritare të çelura.
Zgjat kokën për të parë pak jashtë,
por nuk më lënë
teshat e nderura.
Sendet
Lashë dritaren hapur dhe fryu një erë,
m’i shkatërroi të gjitha.
Ra pasqyra përtokë dhe u plasarit. Një vazo Kine
u thye, gjithashtu,
si edhe pejsazhi në mur, që ma kishte falur dikur,
një mik i hershëm.
Mbase më mirë. Duhet të mësoj të rroj edhe pa to.
Në fund të fundit, gjërat pakësohen përditë,
me një ritëm të tmerrshëm.
Ballonë prej letre
Gjithë mbrëmjen shoqëroja në kopësht begonjat,
bisedoja me pemët,
ndiqja pas xixëllonjat.
Kur po afronte mesnata dhe ti nuk po vije,
më rrëmbeu hëna, mes reve
humba i tëri.
Ç’kujtove ti? Ballonë prej letre jam,
më mban një fije peri.
Pengu
Shpirti im, gjer të hidhem pak jashtë,
po të lë këtë vjershë përgjysmë,
të të bëj shoqëri.
Gjysmën tjetër po e marr me vete,
të kthehem pas përsëri.
Pusi i vjetër
Shpirti të dhëmb kur sheh shtëpinë e vjetër,
kopshtin e plakur në oborr.
Pesë lule mbetën. Dhe ca trungje pemësh,
si dashuritë që mbahen mend me zor.
Përreth avlisë një mur me gurë të rënë,
siç ndodh me një kala që s’tremb askënd,
këtu dhe dheu është sëmurur rëndë,
krimbat e lanë dhe kanë ndërruar vënd.
Veç pusi i vjetër është ai i pari,
të njejtin zë nxjerr në çikrik litari.
Në ndodhtë…
Kur në sytë e mi ndodh të shikosh re të ngarkuar me shi,
kur një det i zemëruar shkallmon dejet e mi,
kur zogj të therrur më sheh në buzë, në vend të fjalëve,
e dashur,
mos vër tellallin mëhallave.
Në ndodhtë, gjatë çastit të mbytjes, në mes të panikut,
kërkoj ndihmë,
mos m’u mërzit, jeta ime, mos më shtyj…
Bëj një fole me duart e tua,
më fto të hyj.
Drejtësia
Gjykatësit dinë ç’bëjnë,
kur për të peshuar Të Drejtën,
zgjedhin atë të emblemës,
peshoren klasike.
S’mund të përdorin, për shembull,
elektronike.
E kanë një lloj frike!
Gjarrpëri i shtëpisë
Kishim një gjarrpër në shtëpi,
na ruante, thonim, nga rreziku.
Nuk flinte natën. Nëpër terr të zi,
bridhte jashtë, ruante nga armiku.
Flinte në paqe foshnja në shtëpi,
në odë i qetë flinte miku…
Kur binte agu s’dinim se ku zhdukej,
marrëveshja ishte të mos dukej.
Mikeshat e tua
Të thonë miket: ç’më gjen mua,
përse kaq kohë më duron?!
Le të vijnë të më banojnë, u thuaj,
të nxjerrin vetë konkluzion.
Ndryshimet
Sa kalon koha, unë ndryshoj më tepër,
s’më binden sytë, spërkatur janë me miell.
Nuk mund të deshifrojnë dy gishta letër,
ushtrohen të dallojnë shënjat në qiell…
Vetëm goja mbetet ajo që ka qenë:
ka brenda gjuhën e prapë dhe të hidhur,
një rrënjë që nxjerr të njejtat fruta,
me shije të pirdhur.
Se mos harrosh…
“Më prit të djelën në të njëjtin vend”,
the pëshpërimtas. Jo mua. Atij,
që kish ca kohë,
mbas kurrizit tim,
të mblidhte pëshpërimat…
Sot është e shtunë. E djela afron.
Të kujtoj të mbash fjalën.
Si trimat.
Një herë në vit
Të pashë,
ta kapa shënjën, Imzot!
Më zgjodhe mua për mesazhin Tënd,
ndonëse ata s’më quajtën kurrë të tyrin.
Kur Kryetari i Gjyqit shpallte dënimin në dru,
nga brenda ikonës,
Ti më shkele syrin.
Patjetër, kjo shenjë diçka donte të thosh.
Por nuk munde më tej: i vunë ikonës një xham,
Janë ata, që të çojnë përditë në Golgotha,
por një herë në vit, çdo Krishtlindje,
promovojnë hamam.
(Prag Krishtlindjesh, 2011)
Posted in Blogroll | No Comments »
Trajnieria që la gjurmë në kujtesën tonë
20/12/2011 by admin.
Nga: Bashkim Saliasi
Nga data 9/12/2011 deri në datën 18/12/2011, pranë qëndrës ISET një grup mësuesish nga shkollat Valias, Laknas, Kamzës, Bathore 1, 2, Valiasi Ri, Bulqesh, Zall-Mner, Laknasi i Ri, Babru-Fushë, Paskuqani 1, 2, Çerkezë, Qenam dhe nga shkolla të tjera, të Bashkisë Kamzës, të ndarë në dy salla nga dhjetë veta grupi, zhvilluan trajnimin prej një periudhe tetë ditore.
U lajmëruam një ditë më parë nga drejtuesit e shkollave tona, por pa as një sqarim se, sa do qëndronim pranë kësaj qëndre. Bile ditën e parë pati mësues që nuk sosën në qëndër në kohën e duhur siç ishte rasti i Marlinit, sepse nuk kishin marrë kordinata të sakta nga drejtoria e shkollës, se ku zhvillohej trajnimi.
Pasi u paraqitëm në sallë trajnuesja, një vajzë me trup “vogël” por, farmak nga goja u prezantua: Mua më quajnë Jona Janina dhe së bashku do zhvillojmë trajnimin prej tetë ditësh duke filluar nga dita e sotme dhe do përfundojmë të premten tjetër. Gjatë kohës do njihemi me këto programe kompjuteri dhe kërkimi i informacionit ne web, komunikimi dhe bashkëpunimi në web, përpunimi i tekstit, përpunuesit e tekstit, E-siguria/Mbrojtja e fëmijëve në internet, prezantimi në ekran dhe imazhet dixhitale, prezantimet e informacionit në web, fletët elektronike dhe bazat e të dhënave, modelet dhe simulimet dhe do zhvillojmë praktikat përkatëse që ju i keni në disk CD, në fund do japni provim. Në përfundim Jona pyeti:
Jona Janina duke prezantuar programin mësimor
-A ka kush nga ju ndonjë pyetje!?
Po foli Rudina, unë kam një pyetje zushë, - sot është e premte dhe ne jemi në ditë mësimore, por nesër dhe pasnesër është e shtunë dhe e djelë dhe faktikishtë ne kemi pushim dhe do kryejmë punët e fundjavës. Debati u ndez dhe pas Rudinës u drejtuan një mori pyetjesh:
-A paguhemi ne për ditët që do zhvillojmë trajnimin me orarin që ju na propozoni nga ora 800 deri në ora 17 e 30, sepse mesa kuptuamë ne, ju në sqarimin tuaj treguat se, ky trajnim organizohet dhe financohet nga Banga Botrore?
Jo qe përgjigja e saj. Debati mor udhë dhe gjithëkush po shprehte mendimin e tij…..
Jona me të drejtë fillojë të nervozohet dhe të na tregoj ne, se ju paguheni nga shkollat ku punoni dhe nuk kini arsye përse të kërkoni pagesë dhe nga qëndra ISET, që po ju trajnon falas. Debati zgjati gjatë dhe të dy palët kur e pamë se, nuk zgjidhnin gjë, vazhduamë me fazën e dytë të prezantimit të programeve mësimore.
Së pari; Jonan na shpërndau nga një libër të ISETIT, “Intergrimi i teknologjisë në mësimdhënie”, një fletore, një stilolaps dhe një disk CD, ku përshkruheshin mësime praktike dhe teorike.
Në fillim nuk ma mbushi mendjen dhe po qëndroja disi indiferent, por me kalimin e kohës duke ndjekur shpjegimin e saj, ku së bashku me ilustrimet përkatëse të mësimeve dhe sqarimeve nga ana e saj më tërhoqën vemendjen dhe fillova të mbaj shënime deri në detaj.
Detyra e parë që do realizojmë, - foli Jona është një test për të parë nivelin e njohurive që ju zotroni. Na shpërndau në çdo tavolinë nga një fletë format me tekst në anglisht. Isha ulur në tavolinën e dytë dhe më pas u ul mësuesja e Dritasit, që mesa mora vesh ajo e njihte gjuhën angleze. Shikojë që të gjithë në sallë filluan të punojnë dhe të plotësojnë detyrën. Gjatë sqarimeve që Jona bënte herë pas here nga anglishtja në shqip arrita të kuptojë komandat dhe të realizojë disa prej tyre. Në gjuhën shqipe i njihja mirë komandat se kisha vite që merresha me to, por gjuhën angleze nuk e njohë dhe nuk kisha se si ta kuptoja tekstin e shkruar në anglisht, por më në fund arrita ta realizojë testin.
Trajnuesit gjatë zhvillimit të testit
Pas përfundimit të testit trajnusja vazhdoi me zhvillimin e mësimit pasardhës dhe të gjithë u përqëndruan në shpjegimin e mësimit.
Dita e parë kaloj shumë mirë dhe në fund u ndam miqësisht me trajnuesen. Ecja rrugës për në shtëpi dhe mendoja: Bravo!,- vajzë e re dhe shumë e komunikueshme dhe metodiste e zonja!?……
Dita e dytë. E shtunë dhe të gjithë mësuesit filluan të ankohen, se nuk kishin vënë në djeni drejtorët e tyre se trajnimi do zgjaste tetë ditë. Në sallën tonë hyri kordinatoria e qëndrës ISET që u prezantua me emrin Vera. Pasi u përshëndet, ajo sqarojë se të gjithë drejtorët janë vënë në djeni, por ju mos u merakosni se problemin do e zgjidhim shumë shpejtë.
Filluan telefonatat dhe në qëndër të ISET-it pas disa orësh do mbrrinte inspektori i ZA Kamëz, z Petrit. Ai sqaroi mësuesit dhe sigurojë se drejtorët janë vënë në djeni, prandaj ju vazhdoni të qetë trajnimin dhe mos e vrisni mendjen për gjë tjetër, por veç mësoni ato që ju japin.
Kur po zbrisnim shkallët Petriti më pyeti: - Ti je Bashkim Saliasi? –Po ju përgjegja. Mësuesit e Paskuqanit nuk të ndajnë nga goja dhe kisha qejf të të njihja. Nuk di të kem bërë ndonjë gjë të veçantë, por me gjithë atë gjejë rastin t’i falenderojë kolegët e mi të Paskuqanit për konsideratat që shprehin në adresën time.
Ditët kaluan pa u ndier dhe nga mesi i javës, pasi u njohëm me trajnuesen na tërhoqi vëmendjen mënyra e komunikimit dhe të shpjeguarit të mësimit nga ana e saj, në një nga pushimet na tregojë se këtë trajnim që po zhvillonte me ne e kishte kryer dhe në disa rrethe të vendit tonë dhe i takonte të takonte shumë mësues……
Isha në Korçë, e fillojë tregimin e saj Jona dhe inspektori i DAR-t para se të filloja më porositi, që gjatë trajnimit të bëja kujdes dhe t’u mësoja trajnusëve hapjen e adresave të internetit, importimin e informacioneve, fotografive etj, se të gjithë janë drejtora dhe nëndrejtora shkollash, por që nuk njohin metodën e punës së përdorimit të kompjuterit. Sidomos më porosity bëjë kujdes t’u mësosh si hapet E-mail dhe si dërgohen e merren informacionet nga faqa e internetit etj.
Pasi u prezantova programin e internetit, vazhdoi tregimin Jona, - ju drejtova pyetjen: -Kush nga ju punon drejtor apo n/drejtor. Në fillim asnjë nuk lëvizi dorën dhe ulën kokat, por pas një farë kohe një djalë i ri ngriti dorën dhe tha; se unë punojë në detyrën e n/drejtorit, por më ka zënë rrota bishtin me statistikat. Pas tij e ngriti dorën dhe një tjetër dhe u pasua nga një i dytë. Të gjithë të tjerët ulën kokat dhe nuk folën. Sa keq folën të gjithë trajnuesit me një zë, që drejtuesat nuk njohin kompjuterin……. Të gjitha programet që trajtuam ishin mjaftë të mirë, por më shumë ne na tërhoqi Programi Smart, ku dita na u duk shumë e shkurtër dhe u habitëm kur në fund Jona tha: - boll për sot, - e mbyllim… Më bënte përshtypje organizimi i orës së mësimit nga kjo vajzë e re me pak eksperiencë, por që kishte një mënyrë komunikimi të mrekullueshme.
Te Jona nuk ishte vetëm mënyra e përzgjedhjes së metodës së paraqitjes së konceptit të ri, por dhe mënyra e aplikimit lidhjes së tyre, ku trajnuesi dhe të trajnuarit ruanin gjatë gjithë kohës shkallën e vëmendjes dhe në saj të organizimit të bashkëbisedimit të hidheshin baza të shëndosha për ngulitjen e koncepteve.
Ditët vazhdonin dhe ne u njohëm me bazat programit të Word, Exeli, Smart, Access, Pover Paint, Bazat e Internetit etj. Gjithësej tetë Module. Goxha material që do ishte e mjaftueshme të paktën dy javë….. Në një nga pushimet Jona u shpreh se nga të dy grupet që janë këtu ju jeni grupi më fantastik, që unë kam takuar deri tani, sepse jeni të gjithë kompakt dhe të interesuar totalisht për mësimet që unë shpjegojë.
Kurë është mësuesi i mirë dhe nxënësit do jenë të mirë, bëra shaka unë me Fatmirin. Jona qeshi dhe nuk foli…. Në pushimet e organizuara në intervalet e kohës më takonte të ulem me grupe të shokëve që trajoheshim së bashku dhe dëgjoja me shumë vemendje sugjerimet e tyre. Fatmiri në një rast u shpreh: -do ishte në të mirë të punës që një specialist i fushës që njeh me rrënjë kompjuterin, sikundër është Marlini që ka mbaruar shkollën për informatikë të qëndronte në dispozicion të shkollave dhe të riparonte problemet që kanë kompjuterat tanë.
Jam i një mendimi me ty u shpreh Astriti dhe të gjithë bashkëbiseduesit mirëatuan mendimin e shprehur nga Fatmiri.
Fatmir Lashi duke prezantuar punimin ‘’Nxitimi” në programin Power Paint
Diku hodhi iden, se do ishte mire të zhvillonim dhe ndonjë orë model në dhënien e njohurive kompjuterike.
Ditët kaluan shumë shpejtë dhe trajnimi ishte me shumë vlera. Shpresojmë që në ditën e provimit të marrim vlerësimet e duhura…… Faleminderit qëndrës ISET dhe trajnuses Jona Janina.
Falenderim.
Në emër të grupit, falenderojë Jonën për përgatitjen e saj shkencore, artin e transmetimit të njohjeve të saj te të trajnuarit dhe mbi të gjitha të qënurit njeri me edukatë dhe kulturë të gjërë njohje të tipeve dhe karaktereve të trajnusëve. Do të shtoja një psikologe dhe pedagoge e mirëfilltë dhe pse eksperienca e saj dy vjeçare premton për më shumë në vitet në vazhdim. Të falenderojmë Jona dhe një herë dhe mos ju ndaj për as një moment studimit. Puno me moton e Sokratit: “Di një gjë dhe s’di as gjë” sepse vetëm kështu do e ndjesh veten të sigurtë dhe të kudo kërkuar në shoqëri. Gjejë rastin të falenderojë dhe qëndrën ISET me kordinatoren z Vera, për organizimin me nivel të mësimeve për programet e Informatikës duke zgjedhur njerëzit e aftë dhe të kualifikuar në qëndrën e saj. Urime, veç urime në emër të trajnusve……
Posted in Blogroll | No Comments »
ME BEKIMIN E NËNË TEREZËS
19/12/2011 by admin.
E quajnë Elvana Desantis. Jemi mike të vjetra qysh në fillim të viteve ’60 të shekullit të kaluar, kur punonim të dyja në Drejtorinë e Ekonomisë Komunale në Tiranë, ajo llogaritare, unë ekonomiste. Ishte shumë e bukur edhe në pamjen e jashtme, edhe në shpirt dhe admiruesit e saj pëshpërisnin nën buzë se mund të quhej “Mis Tirana”. Rasti e sillte të punonim disa herë në të njëjtën zyrë: unë admiroja bukurinë e saj, ajo humorin tim, sepse, në një mjedis “komunal” ku punonim, nuk mungonin qyfyret e përditshme. Shoqëria jonë vazhdoi me dekada, edhe pasi u martuam e u bëmë nëna. Mbas vitit 1994 nuk u takuam më sepse, kush më parë e kush më vonë, emigruam në SHBA dhe i vetmi mjet komunikimi ishte telefoni. Bisedonim rreth të rejave të fillimit të jetës familjare, ajo në një cep të largët të Floridës, unë në një cep të Bostonit.
Kur u dha lajmi për vdekjen e Nënë Terezës, Elvana më telefonoi po atë ditë, u lutëm të dyja për shpirtin e Nënës. U befasova kur më tha se e pati njohur të ëmën dhe motrën e Nënë Terezës. Ndërkohë që më kishte treguar disa herë për mbresat që i kishte lënë takimi me Nënë Terezën në Tiranë më 1992.
Vite më vonë, në një nga bisedat tona në shtator 2007, e pyeta fillimisht: “E dashur Elvana…, Si je?” Po riprodhoj më poshtë bisedën tonë telefonike.
Përgjigje: - Në përgjithësi mirë. Si në Florida…diell…ngrohtë…veshje të thjeshta e të lehta…U gëzohemi fëmijëve që rriten e mençurohen…Këto pesë ditë jam te shtëpia e sime bije, Elianit, se ata burrë e grua shkuan për pushime në një ishull në Paqësor e fëmijët nuk donin t’i linin vetëm. Pra, si gjyshe e mirë, po kujdesem për ta. I nis për në shkollë, i pres pasdite…të dielën kishim party në shtëpi, që gumëzhinte nga zërat rinorë…e unë psherëtija: “Eh, rini, rini!”
Unë: - Tani po hyj në temën që e kemi lënë përgjysmë…Kujtimet për familjen e Nënë Terezës.
Elvana:- Siç e di kam banuar në Tiranë në bulevardin Skënderbej në shtëpinë tonë dy-katëshe. Përballë nesh, në rrugën “Konferenca e Pezës” (më parë quhej “Rruga e Kavajës”), në një rrugicë qorre banonte nëna e Nënë Terezës (Gonxhe Bojaxhiut) bashkë me vajzën, Age Bojaxhiu, motrën e Nënë Terezës. Nëna (unë e thërisja “Moma”), ishte një grua e moshuar, e veshur gjithnjë me të njëjtin stil, funde të gjata, me flokë të mbledhur prapa e të lidhur nganjëherë me shami koke në ngjyrë të errët si bojë kafe, bojë kafe me vija, bojë kafe me lule të errëta etj. Fytyra e saj ishte e thatë dhe tepër vezake. Trupi i saj delikat ishte i hollë e i thatë.
Unë: - Ti e thërrisje “Moma”, pra njiheshit mirë familisht?
Elvana: - Po, po, kishim miqësi e vizitonim njera-tjetrën. Por më tepër na vinte Moma e Nënë Terezës, sepse e bija, Agia, shkonte në punë dhe shiheshim rrallë. Agia ishte e moshuar, e pamartuar dhe mua më bënte përshtypje fytyra e saj, një fytyrë aspak e bukur për sytë e mi prej fëmije dhe ky përfytyrim nuk më hiqet nga mendja.
Unë: - Të kujtohet shtëpia ku banonin ?
Elvana: - Ato të dyja banonin në katin e dytë së bashku me familjen e profesorit të fizkulturës z.Avni Zajmi, i cili, bashkë me babanë tim, Eqrem Stërmasin, kishin mbaruar Akademinë e Fizkulturës në Romë, Itali. Kur vizitoja dhomën e tyre, megjithëse fëmijë, e kuptoja se të dyja, nënë e bijë, jetonin tepër ngushtë ekonomikisht. Unë mund ta vizitoja Momën në çdo kohë, sepse ajo rrallë dilte nga shtëpia. Mbaj mend se fliste fare pak dhe heshtja që e shoqëronte tek vërtitej nëpër dhomën e varfër e të errët, më frikësonte.
Unë: - E vizitoje shpesh?
Elvana: - Gati përditë. Sepse moma ime, Pranvera, do të hiqte nga racioni ynë i përditshëm një pjatë gjellë, të cilën e rregullonte dhe e mbështillte për merak, dhe unë e kisha për detyrë t’ia çoja këtë ushqim Momës në shtëpinë e saj. Nuk mund ta harroj kënaqësinë që ndiente gjithë qenia e saj, si çelej ajo fytyrë e përvuajtur kur ma merrte pjatën nga dora. Ajo më përkëdhelte me duart e saj me gishta të gjatë e të thatë, më bekonte me fjalë në një të folme dialektore e më “ngarkonte” me të fala e falënderime për momën time.
Unë: - Po vizitat e Momës te ju të bijen ndër mend?
Elvana: - Posi!… Jo shpesh, por, gjithsesi, na vizitonte, se momën time e donte fort dhe kishte besim se çdo fjalë që thoshte në familjen tonë nuk dilte përjashta.
Unë: - Për shembull, çfarë bisede zhvillohej?
Elvana: - Siç të thashë, Moma ishte gjithnjë e heshtur dhe heshtja, së bashku me një farë frike (përshtypja ime), e ndiqte edhe kur na vinte në shtëpi për vizitë. Asaj i pëlqente të fliste për të birin, Lazarin, që ishte syrgjynosur diku në Itali dhe ajo nuk dinte asgjë për të. Moma e qante të birin për së gjalli e nuk i gjente rehat shpirti.
Unë: - Po Nënë Terezën a e përmendte?
Elvana: - Nënë Terezën, Gonxhen, e përmendte dhe e qante për së gjalli tok me të birin, Lazarin…Ajo dëneste dhe shprehej se kurrë, kurrë, nuk do të kishte mundësinë ta shikonte edhe një herë Gonxhen…Ajo emrin e Indisë e përmendte shumë rrallë, duke e lidhur me largësinë që e ndante nga e bija, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht…Jo!…, pushteti i atëhershëm kurrë nuk do të lejonte një bashkim familjar.
Unë: - Ato të dyja do të takoheshin vetëm në parajsë!
Elvana: - Ashtu lutej dhe falej Moma…Kjo nënë e përvëluar dy herë nga të dy fëmijët…
Unë: - Dhe, e treta, e dërrmuar nga frika dhe pasiguria!
Elvana: - Pa diskutim ! Prandaj ajo kishte zgjedhur familjen tonë ku ishte e sigurt se mund të përmendte emrat e dy fëmijëve të humbur, të derdhte një lot dëshpërimi e të zbrazte tërë dhembjen e shpirtit të saj.
Unë: - A e dinte Moma se sa e famshme ishte bërë e bija, Nënë Tereza, në botë?
Elvana: - Për Gonxhen, Moma dinte vetëm kaq: që ajo ua kishte falur zemrën dhe shpirtin të varfërve e të sëmurëve rëndë në Indinë e largët. “Po për mua të shkretën,- psherëtinte,- kush do të mendojë?”
Unë:- Po kur vdiq Moma të kujtohet? (Po e quaj edhe unë Moma, nënën e Nënë Terezës!)
Elvana:- Ajo vdiq e varfër, e dëshpëruar, e mjeruar, duke qarë përditë dy fëmijët e saj që nuk i pa kurrë, Lazarin e Gonxhen, por edhe e merakosur për fatin e Ages, të cilën e linte prapa të pamartuar e pa familje. Kjo është historia e dy grave të vuajtura, me një jetë të përditshme të vështirë e pa ndihmë, historia e këtyre dy krijesave vetmitare.
Unë:- Dhe vjen një ditë…pas dekadash…Kur filluan proceset demokratike në vendin tonë, më kujtohet, rreth vitit 1992, Nënë Tereza, tashmë e pritur nga populli shqiptar jo vetëm si një bamirëse, por si bijë e tij, si një shenjt, hapi “Shtëpinë” për ndihmë të varfërve…Dhe ti, Elvanë e dashur…vajte ta takoje Nënë Terezën.
Elvana: - Qysh në kohën e pushtetit monist na kishin nxjerrë nga shtëpia jonë, që ndodhej në zonën e ambasadave të huaja dhe tani banonim në një godinë që ndodhej pranë “Shtëpisë” së Nënë Terezës…Iu afrova “Shtëpisë” me hapa të ngadaltë…e pasigurt…Te dera më përshëndetën disa motra veshur me uniformën e bardhë dizenjuar me vijat blu. Me rrahjet e zemrës që s’i përmbaja dot u prezantova dhe shfaqa dëshirën dhe arsyen për të takuar Nënë Terezën. Më lejuan të hyja brenda…U afrova e qëndrova para shtatit të vogël të Nënës. U përkula e i putha dorën. Me lot në sy e sodisja këtë grua kaq të vogël, të imët, të thatë, me fytyrë ovale si e ëma, por më e shkurtër se ajo (ndoshta nga pleqëria).
Unë: - Si gjete forca për të folur?
Elvana:- Jo vetëm fola por ia përshkrova Nënës të gjitha ç’dija e ç’mbaja mend për të ëmën dhe të motrën dhe, duke folur, më dukej se një dritë ndriçonte nga varret e Momës e të Ages. Ishte rasti i vetëm që takohesha me Nënë Terezën, duhej t’i tregoja gjithçka!
Unë: - Si e priti Nëna Terezë rrëfimin tënd?
Elvana: - Ashtu siç isha e emocionuar dhe e përkulur para figurës së saj, pashë si e ngriti dorën e djathtë dhe ma mbështeti pëllëmbën mbi ballë. Pastaj, me gishtin tregues të dorës së majtë ma ngriti paksa mjekrën lart e më vështroi drejt në sy. Pëshpëriti lutjet e saj, më bekoi, pastaj foli në një shqipe të pastër : “Jeta është tepër e vështirë për të gjithë e përsëri duhet jetue e plotë!”
Unë:- Elvana, kushedi sa herë ua ke treguar këtë histori fëmijëve të Elianit !
Elvana:- Sigurisht, shumë herë, këto që të tregova dhe këtë që po shtoj…tani, nga Amerika…Më mori një ditë në telefon një mikja ime amerikane e më tha të shkonim së bashku në Hollywood, në Florida, sepse do të përurohej statuja e Nënë Terezës (pas vdekjes). Ajo më tha : “ Ti, si shqiptare etnike duhet të marrësh pjesë në ceremoninë kishtare”…Ajo ceremoni më la mbresa të pashlyeshme. M’u kujtuan e m’u përsëritën emocionet e vjetra me të cilat kisha përcjellë takimin tim me Nënë Terezën e gjallë. Atë çast, pashë figurën e një heroine, shënjtoreje shqiptare, deri në pafundësi.
Faleminderit, Elvana.
Posted in Blogroll | No Comments »









