Archive for December 2011

GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA

(fragment nga libri ne proces botimi UDHA E KOMBIT - (PRO DHE KUNDER) TE REXHEP SHAHUT

 

REXHEP SHAHU


(si një reagim për shkrimin “Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash” të Fatos Lubonjës, botuar me 7 korrik 2010, në të përditshmen “Panorama”)

Me zell të pandalshëm e të pashterrshëm, krejt i bindur se din gjithcka në këtë botë dhe se është ekspert i dorës së parë në e për gjithcka, Fatos Lubonja bën një ndër shkrimet më të shëmtuara e të pështira nga të gjitha shkrimet e bëra kundër udhës Durrës – Kukës – Prishtinë, me titull “Autostrada Rrëshen – Mars – Kalimash”, botuar në të përditshmen e Tiranës, “Panorama”, me 7 korrik, 2010.

Më duhet ta them që në krye, se në shumëcka e për shumëcka, unë e pëlqej dhe e dua Fatos Lubonjën, si një intelektual mjaft të angazhuar në jetën e vendit, si një intelektual serioz. Sidomos e respektoj për burgun që ka bërë në vitet e diktaturës, për vuajtjet çnjerzore që ka hequr atje, për zhgënjimet e llahtarshme që ka pësuar nga blloku i udhëheqjes së dikurshme politike të Shqipërisë, pjesë e të cilit ka qenë vetë z. Lubonja.

E ndjek shpesh në ekrane e faqe gazetash. Por kam kuptuar tashmë se është e njëjta gjë që thotë kudo, se thur gardh pa thupra, pavarësisht temave ku përfshihet, gjithmonë me shumë kompetencë, duke menduar se në këtë vend nuk ka asnjë tjetër të flasë dhe duhet ai që të mos mbeten të shkreta e memece ekranet apo faqet e shtypit dhe të mos mbetet pa u ndriçuar mendja e shqiptarëve. A nuk duhet kurrë të bëjë njeriu pak pushim?! Së paku sa për të dëgjuar se si përplasen në mal e si i kthen mbrapsht mali fjalët që thua…

Flet me kompetencë për gjithcka të kësaj bote. Si ekspert për rininë, për pleqërinë, për shkencën, për artin, për drogën, për doganat, për puthjen, për seksin, për aeroplanat, për të korrat, për të mbjellat, për shiun, për dëborën, për hënën, për diellin, për detin, lumenjtë, hidrocentralet… Fatos Lubonja sikur ta mbush mendjen se mundet me e puthë bërrylin e vet.

Për të na pohuar e diktuar gati gati dhunshëm se është, ai shqfaqet kurdo e kudo nëpër media, duke pretenduar me gjithë sjelljën e gjestet, kur shtrembërohet e lazdrohet kur flet, sikur gjithmonë bën vezë pate, duke na hutuar ne e vetën krejt qëllimshëm se objekt i intelektualitetit të tij është çdo temë, çdo fushë e aktivitetit dhe dijës njerzore, nga A-ja tek Zh-ja.

Mars e quan në shkrimin e tij vendin nga kalon autostrada Durrës – Fan – Kukës- Morin – Prishtinë ! Marsi, planet i kuq dhe pa pa jetë. Kështu e përfytyron Fatos Lubonja atë planet. Ne duhet që të pajtohemi detyrimisht me përfytyrimin e tij. Kështu e quan Fanin, Mirditën, Kukësin, autostradën. Të djegur, të shkretuar dhe të shëmtuar. Ani pse aty jetojnë njerëz dhe kalojnë mijëra udhëtarë me makina. Ja që shkokan njerëz dhe makina në Mars…

Vrer derdh në atë shkrim kundër autostradës. Po ç’të bëjmë ne tani që autostrada u bë. U bë nëpër atë rajon, në ato gryka të shkreta, të harruara, të kësaj treve, për të cilën disa albanologë që i shërbejnë “romantizmit nacional” shqiptar, siç ka qejf të shprehet i gjithëdijshmi Lubonja, kanë thënë mëse një herë se pikërisht kjo trevë nga kalon autostrada Durrës - Fanë – Kukës – Prishtinë, që lidh pjesët e kombit shqiptar, është djepi i formimit të kombit shqiptar.

Absolutisht, besoj e shpresoj se Fatos Lubonja nuk e ka mllefin me këtë djep.

Por ndoshta më lejohet t’i kujtoj shkruesit Lubonja se treva në fjalë, ku kalon autostrada, është e banuar prej mijëra vjetësh dhe ku ndoshta edhe për arsye natyrore është ruajtur më mirë se kudo toponimia shqiptare, në shkrepat e së cilës u thyen e shkërmoqën valët e huaja të pushtimeve ushtarake, kulturore etj.

E kam dëgjuar Lubonjën të flasë edhe për katolikët, për përfaqësuesit e këtij kleri. Mbase edhe për hatër të katolikëve, nëpër trevën e të cilëve kalon kjo udhë autostradë, duhej ta thoshte një fjalë të mirë, që mbase i del padashje. Psh: për cilësinë e rrugës e të asfaltit që lehtësojnë të arrihet Kukësi (Marsi) në një kohë shumë të shpejtë dhe pa tu troshitur kockat siç ndodhte në kthesat e pafundme të udhës së vjetër, e cila tashmë duket si udhë dhish. Shumë çudi në fakt, sepse për këtë autostradë, që Lubonja dhe ajo e huaja që ai shoqëroi dhe që e shpallën të keqe, gazetari gjerman Karl Peter Schwarz, në artikullin e tij për këtë autostradë, me titull, “Fuqia shëruese e një autostrade”, e quan “autostradën e re të rehatshme për të udhëtuar”. A s’duket paksa si çudi që një gazetar gjerman jep këtë konsideratë!!… Apo do të thuash se edhe gjermanët nuk janë mësuar me standarte…

Z. Lubonja, që s’besoj se është i huaj e jo shqiptar (të shkruajë gjithë ditën Sadik Bejko), dhe ajo e huaja që ai shoqëron, thonë se është kotësi funksionaliteti i autostradës. Është kotësi që rruga bëhët për dy orë nga 6 – 8 orë që bëhej dikur, është kotësi që ulet kostoja e transportit 30 dollarë për ton kilometër, është kotësi që një tregtar i Kukësit (Marsit), Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit, Ferizajit, Prishtinës, Kaçanikut etj etj, nuk paguan më 100 lekë të vjetra për çdo kilogram mall që i shkonte në Kukës (Mars), por paguan 20-30 lekë të vjetra. Është kotësi dhjetë e njëzet fishimi i numrit të udhëtarëve apo turistëve që vijnë në Shqipëri, qoftë edhe me pi një kafe në Durrës apo me fjetë një natë në Vlorë… Është kotësi taksa që paguan çdo makinë që hyn në vendin tonë për të kaluar tashmë përtej Marsit (Kukësit) në Kosovë apo në Maqedoni, makina e udhëtarë të shumtë që shkonin në Kosovë apo Maqedoni nga Greqia… Është kotësi funksionaliteti që mijëra gjimnazistë e nxënës nga Shqipëria shkojnë me deshirë të shohin e njohin Kosovën dhe dhjetra mijëra nxënës të Kosovës bredhin të njohin Shqipërinë… Kotësi funksionaliteti. Por prapë ai gazetari gjerman, Karl Peter Schëarz i gazetës Frankfurter…….. thotë pafajësisht se “në 2010 u numëruan vetëm një milion automjete” që udhëtuan nëpër këtë autostradë. Normal që pak janë për standartet gjermane.

Ndalem dhe flas me vete. A mos ka Lubonja junior ndonjë mllef apo inat me kuksianët- marsianët. Ndonjë gjë të trashëguar nga Lubonja plaku edhe mund ta ketë se Lubonja plaku duke qenë sekretar i parë i komitetit të partisë komuniste në Kukës edhe mund të ketë bërë mëkate ndaj kuksianëve - marsianëve. Edhe pse përfaqësoj vetëm veten time, pa e konsideruar të tepërt, do të kërkoja ndjesë, sepse për vuajtjet e të kaluarës jemi bashkëfajtorë. (Nuk ishte vetëm Zeusi…) Për të dënuar të djeshmen komuniste nuk kam ndonjë kuriozitet për të kërkuar në arkiva. Sepse i pari i rrethit, pra sekretari i parë i partisë komuniste, në përgjithësi, konsiderohej dorë e zgjatur e Zeusit që ishte në qendër. Nuk e di se ç’histori mund të ketë patur në burg z. Lubonja me ndonjë kuksian (marsian). Mund të jetë lënduar nga ndonjë marsian-kuksian. A mos duhet t’i kërkoj falje për episode apo dhunë të panjohur të ushtruar nga kuksianë-marsianë në ato institucione famëkëqia ku ka vuajtur dënimin z. Lubonja. Po ta dija se i kanë hyrë ndonjëherë në hak kuksianët, do t’i kërkoja ndjesë.

Për Kukësin (Marsin), ndoshta ka një farë detyrimi z. Lubonja junior, sepse Lubonja plaku ka qenë sekretar i parë i komitetit të partisë në Kukës në kohën kur hidheshin themelet e diktaturës komuniste.

Padyshim, për këtë nuk ka asnjë faj i biri, Lubonja junior, antikomunizmi i të cilit ngjan të jetë më tepër mllef përsonal për Zeusin (Enver Hoxhën) që e përzuri nga Olimpi, (blloku).

Ky shkrues pasionant që nuk le vend pa e shpallë mëvetësinë e tij intelektuale të mendimit dhe pa qesëndisur përkuljen neveritëse ndaj të huajve, nuk nguron të gjejë përkrahëse edhe një udhëtare të huaj, madje një artiste të huaj, që iu digjka shpirti për pyjet e shkatërruara të Fanit të Mirditës, madje…

Ajo e huaja, shoqërues i së cilës është bërë Lubonja, ajo perendimorja, e shetitura, për të bërë punën e saj, për ta dashur vendin e saj, si nacionaliste e vertetë, i nxjerr dhe shpik argumentet nga varri. Se vërtetë, mund të jetë e sinqertë. Mund të mos ketë parë kurrë një autostradë në një terren të tillë “të çmendur”, nëpër ato shkrepa e shkëmbinj vullkanikë, minerarë, të zhveshur, “të shëmtuar”, në ato gryka e maja nga kalon kjo udhë që u prish qetësinë shpendëve e kafshëve të egra dhe nuk cënon resurse të kollajta të njeriut. Mundet.

Jam gati t’ia jap Lubonjës mbi njëmijë foto unë, vetëm unë, të atij pejsazhi që ta shohë se si ka qenë dikur, si është e si po bëhet, që t’ia çojë, falas madje, po deshi edhe asaj të huajës që i dhimbka e iu digjka kaq shumë shpirti për pejsazhet tona në Fan të Mirditës. Pastaj ai, dhe ajo, kur paska qenë aq e ditur dhe e zonja për gjysmë tunele, për ruajtje peisazhesh, pse s’i kanë thënë mor aman shtetit shqiptar që t’ju merrte mendje dhe mbase dhe t’i paguante rëndshëm, qofte dhe me honorare të majme. Ose kompanisë ndërtuese a projektuese t’i thonin, se mund t’i paguante majmshëm për këshillat e vyera për mbrojtje të peisazhit të Fanit.

Shtirja e autorit të këtij shkrimi nuk të ndjell asnjë lloj keqardhje. Fatos Lubonja le të shtiret sa të ketë qejf, por është krejtësisht i lexueshëm. Vetem sa zbulon para lexuesit të vëmendshëm (ja që ka edhe lexues të vëmendshëm), shpirtin e tij … (cilësorët le t’i vendosë vetë, si ta ketë zogun e qejfit).

Është e kotë t’i kërkosh gjë atij që s’do kurrfarë argumenti përveç mendjes së tij. Ai nuk don t’ia dijë se si ka qenë përpara pejsazhi, si kanë qenë përpara ato gryka të Fanit, ndonëse për to janë bërë filma të plotë dhe ekzistojnë mijëra fotografi. E siguroj se gënjën Fatos Lubonja, se në nëntëdhjetë përqind të shpateve, dhe nuk janë numër i pafund malesh në atë distancë aq të shkurtër, ndaj të mos bluajë në të thatë, nuk ka patur pisha e lisa të lartë. Ai flet për peisazhe që kurrë nuk i ka parë më herët as në fotografi, pavarësisht se nëpër atë udhë të shkurtër që të kursente kohën, nëpër atë luginë mund të ketë udhëtuar për në Kukës, Lubonja plaku, kur ishte sekretar i parë i komitetit të partisë atje, kohë kur edhe Fani ishte pjesë e Kukësit. Pra asgjë nuk është vrarë as në kuptimin më të zakonshëm e jo më në kuptimin më mizor të fjalës.

Firma amerikano-turke Bektel & Enka që zbatoi punimet është përpjekur të ruajë atë pak bimësi. Pjesa e dëmtuar po rikuperohet dhe do të marrë formë më të plotë e të bukur brenda pak vitesh. Shkatërrimi nuk është përfundimtar dhe nuk është shkatërrim. Banorët vendas që kishin ikur nga sytë këmbët prej aty sepse nuk u premtonte asgjë ai vend, po kthehen, po shohin mundësi jetese e biznesi. Nëse toka apo një banesë aty shitej dikur falas a sa një palë duhani, sot shko e pyeti ato banorë se sa u është rritur vlera e tokës apo banesave të tyre. Mundësia e një turizmi elitar u ka shkuar në prag të derës atyre zonave me resurse të pasura natyrore e histori të bujshme. Kanë filluar këta mirditoro-marsianët të bëjnë edhe agroturizëm. Nuk bën keq t’u tregosh atyre që ti shoqëron, që të vijnë të kalojnë ndonjë natë të hatashme në Marsin tashmë jo të djegur… A i thotë gjë emri Domgjon, fshat ky në të cilin tani për fat shkohet kollaj… Më duket se është fshati i Gjergj Fishtës, i atij shqiptarit të madh, që mund ta njohë z. Lubonja.

Mirë, qenka vrarë peisazhi në atë vend, që ai e quan Mars, të cilin ai nuk ka dashur ta shohë e njohë kurrë, se për atë ka qenë prapa botës. Po ky peisazhi i ri, i duket gjë peisazh varri…?! Si nuk i doli qoftë edhe një fjalë e mirë për atë rrugë, për atë djersë, për ato mundime, për atë shkollë që kaluan për mëse dy vite shqiptarët… Qoftë dhe për 350 ha tokë e re bujqësore që u krijua apo shtua aty nga firma ndërtuese nga zhvendosja e dherave. Si nuk u ndal të pyesë njëherë, si ka mundësi që u sistemua ai vend aq bukur. Ku shkuan 35 milionë metër kub dhera të gërmuara. Ku shkoi dheu i hequr nga 11 kilometra tunel? Si u zhdukën kodra e u krijuan ato fushëza. Si u zhbënë malet dhe mes tyre u ça gjithë ajo autostradë që duket si një lumë i madh apo si një pistë e madhe e gjatë aionësh. Nuk u shëmtua peisazhi, jo. Ai mbase ka patur deshirë që të mbetej ajo zonë si kopësht për zogj e kafshë të egra që të vinin të huajt, qoftë edhe artiste, dhe tu tregonte ai një oaz mesjete në zemër a në asht të kombit shqiptar.

“Ku ka shkuar vërtetë gjithë ai material i nxjerrë nga tunelet? Çdo i huaj apo e huaj, qoftë edhe artiste, me apo pa famë, çdo shqiptar apo kalimtar, për këtë do pyste së pari. Aty sikur është bërë punë në kompjutër e jo as në letër e as në tokë. Çfarë leksioni dha kompania amerikano-turke për kompanitë shqiptare që edhe kur ndërtojnë ndonjë gjë të bukur e shëmtojnë me mos sistemimin e mjedisit.

Z. Lubonja junior qahet për Vlorën. Ej, i gjithdijshëm! Vlora është pjesa gati fundore e kësaj arterie apo autostrade edhe pse është përfituesja pothuajse më e madhe e kësaj udhe. Apo jo? E fundi, kur duhet bërë, në fillim? Vlora fitoi portin e kontinierëve që do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë.

 Rruga dykalimshe, e cila sipas Lubonjës mjafton (edhe për 20 vjet), Milot – Rrëshen, e financuar nga Banka Botërore, kur qe drejtore e saj për rajonin tonë, Orsalia Kalantzopoulos, të cilës, Sali Berisha, thonë se i pati thënë, kur ajo refuzonte të financonte dhe synonte të pengonte, se do e bëjmë rrugën me katër korsi edhe nëse do të na duhet të shesim bizhuteritë e grave e nënave shqiptare, nëse do të na lindë nevoja, kjo rrugë pra rezultoi shumë shpejt e pamjaftueshme. Ose si gjë e shëmtuar që i varet në qafë autostradës për mos me e marrë më sysh…

Lajmet e verës së fundit na thonin përditë se numri i makinave që kalonin në 24 orë në atë autostradë shkonte mesatarisht cdo ditë mbi 17 mijë deri në 24 mijë, pa ditur e folur për numrin e njerzve, udhëtarëve.

 Dhe imagjino që ajo udhë, (më falni se nuk po e përmend më fjalën katër kalimshe sepse duket se e shqetëson shumë), ende është e pashfrytëzuar me kapacitet të plotë, por ende as përgjysmë, sepse nuk ka përfunduar gjysma e saj në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë. Se kur të mbarojë edhe në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë, asaj udhe do t’i shtohen udhëtarët. Do të derdhet në atë udhë edhe Serbia e vendet e tjera. 80 kilometër ka për të ndërtuar Serbia përtej Merdares zoti Lubonja. Dhe do t’i ndërtojë për interesat e veta e jo për dashuri ndaj shqiptarëve. Për t’ia heqë merakun edhe Vuk Drashkoviçit që thoshte para ca kohësh se Kosova s’mund të lidhet me Shqipërinë as me detin nëpër rrugë dhish… Serbët, bullgarët, mbase edhe rumunët, jo për hir të dashurisë për udhën e kombit shqiptar, por për hir të interesit të tyre, për hir të kursimit e respektimit të kohës së tyre, do ta përdorin udhën e kombit shqiptar. Kohë të cilën diktatura komuniste në Shqipëri ua vrau shqiptarëve në mënyrën më mizore, duke bërë bunkera e jo udhët e vendit. Apo nuk është dakort z. Lubonja për sa them.

Mendimet, deshirat dhe kërkesat e Kalantzopoulos dhe të z. Lubonja ngjajnë, për çudi, plotësisht. Si edhe me të artistes së huaj shumë të shëtitur që ai e ka shoqëruar për në planetin e kuq Mars.

Kalantzopoulos mbase kishte hallin se po i pakësohet puna portit të Selanikut dhe natyrshëm ajo sillej si patriote për vendin e saj Greqinë, anise detyra nuk ia lejonte të bënte dëm në Shqipëri e të vononte zhvillimin e progresin e saj kombëtar. Po Lubonja, a mos ka edhe ai ndonjë port ndokund. Me sa di, nuk ka asnjë port askund. Por Vlorës (edhe Selenicës), po, kjo autostradë ia shton punën dhe rëndësinë. E bën Vlorën (edhe Selenicën) të të gjithë shqiptarëve dhe të prekshme edhe për të huajt e shumtë që rrjeshtohen pas Kosovës në hartë, për serbët, bullgarët, rumunët etj.

Paska njerëz…!! Kështu thotë ai diku në shkrimin e tij. Kur do, i zbulon njerzit, kur do, i zhduk.

Ai thotë se është për rrugë të vogla kapilare, që të kaptojnë çdo fshat, çdo majë mali ku ka pyje për ti shfrytëzuar, ku ka galeri për t’ua marrë floririn, që Veriu i vendit të mbetet brenda vetes, të lëpijë e kafshojë vetën si në sistemin komunist që bashkëthemeloi e bashkëdrejtoi Lubonja plaku.

Por kjo udhë e gjërë, e madhe, katërkalimshe, madhështore, mes për mes maleve, që shembi e çau male, që krijoi fushëza, ku makinat fluturojnë me shpejtësi zogu, ku veriorët mbërrijnë në Tiranë për aq kohë sa u duhet të dredhin një cigare, kjo arterie bëri që Veriu të vijë në Tiranë. Të vijnë edhe ata banorë, pasuria e të cilëve (flori, energji elektrike, lëndë drusore, prodhime të bekuara blektorale e jo domate, speca e kastraveca…) kishte mbërritur me kohë në Tiranë dhe e kishte bërë e zhvilluar Tiranën e krejt Shqipërinë, pa përfituar asgjë ata banorë përveçse izolimin që u ofroi diktatura komuniste, përveçse vrasjen barbare të kohës së tyre. Ai besoj duhet ta dijë e ta mbajë mend mirë se për të ardhë në Tiranë veriorëve u kontrollohej letra e njoftimit pesë – gjashtë herë…

Thotë se nuk ka qenë ajo rrugë prioritet i Shqipërisë. Nuk e di a flasim të dy për të njejtën Shqipëri, për të njëjtin atdhe, për të njejtin komb…. Unë them ka qenë, ai thotë jo. Kosova thotë është e vonuar si prioritet kjo udhë. Veriu i vendit thotë është udhë e vonuar. Jugu i vendit thotë është e vonuar se tregu nuk është nga apendisiti i vendit nga mund ta dojë z. Lubonja, nuk vazhdon tregu poshtë këmbëve të Shqipërisë, por tregu është drejt Europës dhe portokajt, mandarinat e shalqini i Jugut shkon tani me kosto më të lirë në Kosovë e në Serbi. Se perimet e Lushnjës, Beratit e të Fierit kanë treg të hershëm në Kosovë e në Serbi. Apo po ia fus kot?! Si nuk e ka marrë mundimin të pyesë një herë se çfarë çojmë ne në Kosovë a në Serbi. Se çfarë prodhojnë fermerët myzeqarë. Se sa u është shtuar mundësia atyre nga dyfishimi i tregut dhe numrit të konsumatorëve. Se sa më herët dalin në treg prodhimet e fushës së Shqipërisë në raport me kohën kur dalin në treg prodhimet e Kosovës, Maqedonisë apo Serbisë… Nejse, punë për të. Ai nuk është fare fshatar.

Dukesh se nxihet i tëri dhe ka vënë duar në kokë nga zgjerimi i madh i Tiranës e Durrërsit, nga mundësia e bashkimit të tyre me ndërtime, me vila e biznese. Thotë se qenkan shëmtuar Tirana dhe Durërsi… Po, po! Tirana dhe Durrësi janë shëmtuar prej ardhjes apo dyndjes së të paudhëve të cilët i pati penguar e ndaluar rreptësisht të vinin këtëj tunelit të Kalimashit, partia e dikurshme e Zeusit dhe nuk i pengoi periudha e demokracisë, e lirisë, që sipas Bejkerit, të cilin ne e adhuruam, ajo do të jepte rezultate : dhe dha levizjen e lirë të shqiptarëve edhe të “marsianëve”.

Le ta shajë dhe shëmtojë autostradën e kombit shqiptar sa të dojë me fjalë, artikuj, libra, emisione. Po udha u shkrua në tokë, në zemër të tokës shqiptare. U gdhend në tokë, u betonua firma e bashkimit kombëtar që është kjo udhë. U nënshkrua në tokën shqiptare, bash për asht të saj. Dhe këtë firmë e nënshkroi Sali Berisha. Duket hata. Ka firmë të hedhur në letër, apo kudo. Por firmë e hedhur apo e shkruar në tokë, është hata. Por ja që kështu ndodhi z. Lubonja. Kjo autostradë është një monument. Monument force, fuqie, djerse, dinjiteti, patriotizmi. Monument nderi e krenarie kombëtare. Kryemonument i shqiptarëve është kjo autostradë, kjo kryeudhë, për sot e për jetë të jetëve, sepse nuk ka vend, hapsirë e nevojë tjetër të bëhet më një udhë e tillë sa të ekzistojë Shqipëria. Patriotëve e nacionalistëve të së ardhmes nuk u ka mbetë më për ta bërë këtë udhë, nuk u ka mbetë më shans të tregojnë patriotizëm e nacionalizëm kaq të madh. Le t’i ngushëllojmë unë dhe ti z. Lubonja!

Atij mbase nuk i pëlqen që disa e quajnë komb hapsirën ku jetojnë shqiptarët. Që e quajnë udhë të kombit këtë udhë, që e quajnë arteria e kombit këtë udhë. Mund t’i duket anakronike dhe budallallëk me brirë, që shqiptarët në Kosovë e kanë të fortë ndjesinë e kombit shqiptar. Por duhet t’ia kujtoj se ata që kanë komb të gjallë e kanë të fortë ndjesinë e kombit. Por nuk e di se a e kanë apo jo këtë ndjesi ata që enden dherave të huaja dhe që nuk kanë komb. Edhe shqiptarët kudo ku janë shqiptarë e kanë të fortë ende ndjenjën e kombit shqiptar. Se ka dashtë zoti që ky kombi shqiptar nuk na ka lënë me marre e turp, nuk na ka bërë që të rrimë kokëulur, edhe pse do mercenarë kanë dashtë ta djegin, kanë bërë thirje në Vlorën e flamurit shqiptar në emër forumesh fantazma e në emër të dreçit e të birit edhe për ta djegë këtë komb në vitin e mbrapshtë 1997…

Unë jam me Lubonjën, që nacionalizmi është streha e fundit e horrave. Jam me atë, që bluhet shumë e shumë nacionalizëm e patriotizëm, pa kufi, pa masë. Por gjithmonë me fjalë, me fjalë. Që nga koha kur drejtonte këtë vend Zeusi që “pastroi” Olimpin. Fjalë, fjalë, imzot fjalë. Por ja që ndodhi vetëm një hërë që u bë nacionalizëm e patriotizëm me vepra, pa fjalë dhe në luftë të pështirë fjalësh të kundërshtarëve të kësaj udhe, që siç po del nga fjalët e tij, paskan patur edhe përkrahjen e tij, meqë meqë është njeri që dikton në opinionbërje në këtë vend, ku analistët e opinionistët janë një çetë dhe vetëm një çetë të zgjedhurish me shumë kujdes jo për aftësi por për zell shërbimi, çetë shëtitëse e armatosur edhe me fjalë të zeza gjëmash deri në dhëmbë…

Ta duash vendin tënd, të luftosh për ta bërë të mirë e të begatë për shtetasit e tij, nuk besoj se është horllëk, apo jo. E bëri këtë gabim Sali Berisha. Mblodhi qeverinë, bëri vendimin përkatës dhe e ndërtoi këtë udhë, e ndërtoi shpejt, në kundërshtim me shumë shqiptarë e antishqiptarë. Duke prishë edhe marrëdhënie me shumëkënd mbase. Në kushtet e një lufte të pandërshme të brendëshme e të jashtme kundër tij e kundër udhës. Por e bëri. Ç’ti bëjmë. Ai u tregua kryenacionalist, kështu siç thotë Lubonja. Ndërtimi i kësaj udhe, po, është nacionalizëm i kulluar se e don shumë vendin e vet dhe bën më të mirën për të, por nuk është mëkat pse për këtë shkak e për këtë udhë e për këtë dashuri ndaj kombit e atdheut, inatoset e zemërohet një vend tjetër, një shëtitëse e huaj e ditur dhe e shetitur më shumë se ai, ose ca banorë bujtës në këtë vend, që ky moment historik i gjeti shtetas shqiptarë, por  vetëm kaq, shtetas shqiptarë, por që nuk dinë e nuk duan ta duan Shqiopërinë dhe sapo të gjejnë ndonjë mundësi më të mirë, thonë pa dert e gajle se nuk jemi shqiptarë por vetëm shtetas shqiptarë…

Punë shqiptarësh, do duhej të thoshte më saktë, tek shihte atë shëmti në atë vend. Ai e din mirë, shumë mirë, se sa shumë na kanë shpifur e përgojuar. Edhe se jemi me bisht ne shqiptarët, apo jo, shpifje e denjë për ne. Në fillim të shekullit të njëzetë, kur ndodhën edhe krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve, ndër të tjera edhe masakrat serbe e greke, u bënë edhe shpifjet më të mëdha për shqiptarët, shpifje që u paraprinë masakrave. Na ka quajtë me bisht ish kryeministri serb dr. Vlladan Gjerogjeviç. Kam konstatuar se z. Lubonja e citon dhe e njeh por nuk e emërton me emër. Sikur pajtohet me mendimet e tij, por nuk don që të quhet vetë antishqiptar. Në një rast kam dëgjuar që ai i referohet atij dhe ia citon akuzën për ne “ku është shpata është edhe besimi”, që është fjalë e urtë e Sami Frashërit. Të paktën në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, në një mori analizash shtypi, në kohën e mbretërisë tone, i doli boja këtij lloj shovinizmi antishqiptar. Ndër të tjerë, Mit’hat Frashëri e rrëzoi mitin e bishtit që desh na shtoi Vlladan Gjeorgjevici, i cili u nis nga një përrallë e jugut të vendit që flet për ekzistencën e njeriut me bisht, përrallë që e  mbledh dhe studion Hahni. Vlladan Gjeorgjeviçi thoshte “Shqiptarët u shëmbëllejnë atyre njerzve që prej frikës së shtazëve të egra, flejshin mbi drunj, ku për mos me ra, mbaheshin me bishtin e tyre”. Ata janë dy sojesh. Përrallën e bën për të vërtetë Vlladan Gjeorgjeviçi, por përrallën e bën për të vërtetë edhe z. Lubonja.

Përralla ka zmadhimin. Por droga që ka kaluar, kalon e do të kalojë në teritoret shqiptare sa vjen e po zvogëlohet. Megjithatë, në proporcion të zhdrejtë me këtë, Lubonja I thotë shoqërueses së huaj, se kjo autostradë është rruga nga kalon droga… Ha, ha ha! Gjetje!

Pajtohem me Lubonjën se në këtë vendin tonë ka shumë nevoja, ka shumë plehra, që me 50 mijë euro mund të disiplinoheshin e të bëheshin jo plehra, (oh sa shumë plehra e lloj lloj plehrash!), ujra të zeza që dalin në sipërfaqe e na zënë frymën mua dhe atij. Se ka ende shumë shkolla që duhen bërë e riparuar, që ka shumë cerdhe e kopshte pa bërë e rregulluar. Por jo, kurrë jo që këto të pengojnë ndërtimin e kësaj udhe. Sepse kjo udhë, kjo lloj udhe bëhët njëherë në një mijë apo dymijë vjet dhe për ta bërë këtë lloj udhe duhet të lindë e të drejtojë shtetin ndonjë burrështetas shumë i fortë e shumë guximtar e trim, dashnor i çmendur i lirisë së vendit të vet, siç rasti e fati e solli të jetë për fatin e shqiptarëve, Sali Berisha në fillim të mijëvjecarit të tretë.

Nga urrejtja për udhën bëhet i verbër, shtrembërohet e shëmtohet krejt z. Lubonja. Siqerisht ndjej dhimbje për gjithë atë kulturë, për atë kapacitet të madh intelektual që mbart, që për shumë e shumë gjëra njerzia i merr mendje dhe pret fjalën tij. Kush t’ia heqë thua këtë urrejtje? Gjithësesi ta provojë të udhëtojë përsëri në atë udhë për në Mars, (Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, se ka mbi bari e ka dalë gjethi i ri në ato anë…

 Po, po. Pse jo. Pajtohem me të që edhe udhën e vjetër, atë të bukurën e të mundimshmen, atë tronditësën, atë në të cilën kanë vdekë njerëz duke udhëtuar për në spital se nuk sosesj udha e tmerrshme, atë që udhëtarët e dërmuar e lanin me të vjelltat e tyre (udhëtarët hallexhinj nuk ishin turistë të ngeshëm…), edhe tani duhet ta mbajmë, ta mirëmbajmë, ta rregullojmë që edhe të shetisim nëpër të, që të lidhen fshatrat buzë saj deri në autostradë. Por, jo të mos e bëjmë këtë autostradë dhe të mbetemi me atë udhën e tmerrshme që na e la shoku Enver. Apo jo. Jo, shiko, jam me të…

Ai në atë udhëtimin e tij për në Mars (Kukës…) pa kudo shëmti. Ai nuk kënaqet askund këtu, s’e kënaq asgjë në atë udhë, në ato vende.  Fiks, ai z. Lubonja është për në Mars.

Thotë që ishte për të zhgënjim ai udhëtim në atë autostradë për në Mars. Jo! Të mos gënjejë. Me ato mend shkoi dhe me ato mend erdhi. Ai nuk u nis me gjetë mirë e të mirën. U nis me gjetë keq, me gjetë udhë të keqe e të shëmtuar, me gjetë Mars dhe e gjeti udhën edhe më të keqe edhe më  të shëmtuar dhe Marsin e gjeti edhe më të kuq edhe më të djegur…

Unë e respektoj shumë dhe plotësisht mendimin e z. Lubonja. Mendim që e ka thënë kurdo, kudo, përditë e përnatë në televizion, në gazeta etj. Ai mbase do të thojë se do të ishte i gatshëm të vdiste që edhe unë ta thoja lirshëm mendimin tim.

Sipas kësaj “gatishmërisë” së tij, lejohem edhe unë njëherë të krenohem me potencën dhe fuqinë e këtij kombi, me guximin dhe këmbënguljen e kësaj qeverie, të këtij shteti shqiptar, në prehër të të cilit kemi vënë kokën dhe nuk e ndërrojmë pa u ndërruar dielli e toka.

Kjo udhë, kjo autostradë, ato dy tunele në Kalimash janë pasaporta e fuqisë dhe vitalitetit të shqiptarëve, prova e guximit dhe e dashurisë që kanë shqiptarët për njëri – tjetrin, prova, me vepër e jo me fjalë, e bashkimit kombëtar, prova më e fortë e atij që thotë bashkimi bëhet me vepra e nuk shëmtohet të bëhet me fjalë…

Kjo udhë, kjo autostradë, kjo arterie kryesore e kombit, u jep zemër të gjithëve. U jep shembull, mësim e kurajo të gjithëve. Të gjithë politikanëve, studiuesve, ndërtuesve. Po! Tani mund të bëhet çdo rrugë, mund të ndërtohet çdo lloj vepre ndërtimore në Shqipëri. Kjo udhë është nëna e të gjitha udhëve, është kryeudha, është nëna e optimizmit dhe krenarisë reale të shqiptarëve.

Ai z. Lubonja është pesimist. Dakort. Ai kërkon të shfaqet pesimist. Për shumëçka në këtë vend mundesh të jesh e të shfaqesh pesimist dhe për këtë, unë dhe ai, jemi udhëtarë të një anije. Por për këtë udhë, jo. Nuk bën të jesh e të shfaqesh pesimit. Gjithësesi, punë e tij. Unë thjeshtë desha t’i them z. Lubonja: gëzohu me mua për udhën tonë.

“Gruaja tjetër,imja”

Tregim

Nga   Përparim Hysi

Përgjithësisht,jam tip i “ngjitur”:bëhem me shumë njerëz.Dhe,po t’i
shtosh këtij tiparit tim,faktin se kisha 10-vjet larguar nga
vëndi,malli për njerëzit më kish bërë më të prekshëm dhe,sa shihja
këdo nga ata që njihja,mënd u hidhesha në kokë.Kuptohet që këtë gjë e
bëja,fare pa teklif,siç e kisha bërë me ta dhe kur isha në
Shqipëri.Mirëpo,siç pashë,dynjaja paskësh ndryshuar dhe mua më kish
mbetur ora pak prapa.
Se,siç vura re me keqardhje,kisha humbur çapin e kohës dhe sikur
vihesha pak në pozitë të vështirë.

*    *    *
Sa rashë në qendër të qytetit,takova Haten.Nja dy-tri vjeç më i madh
se unë,kishim punuar dikur bashkë në arsim,sado ai agronom dhe mbronte
porblemet e shkollave bujqësore.
-Po ku je,more Hate?-dhe sakaq e përfshiva ndër krah.-Po si  i ke
fëmijët,pa e pyeta dhe për të shoqen,Buqen(apo Burbuqen) për t’u bërë
më intim,de,por tjetri,sikur ta kisha takuar dhe dje,as i bardhë dhe
as i zi.
Më kish harruar (pse kaq të kish hyrë doku në ujë,këtu,në Amerikë?!)
dhe,kur pashë “ngricë”,i thashë:
-Siç duket,nuk po më njeh?!!!
-Nuk po të njoh?!!!,- ma ktheu i revoltuar.-Kush tha?-Po ti po më
provokon!!!  E ndjeva veten keq dhe i kërkova falje.Mua nuk po më
qasnin në fshat dhe kërkoja shtëpinë e priftit. Tek hamendësoja që të
gjeja shkakun e kësaj mosnjohjeje,kur ballë për ballë,me
Sherifin.Ky,Sherifi,është pak ashtu,si i “lehtë” nga mëndja,ama çka ta
thotë ashtu tak-fap.Sa më pa,bërtiti:-Papi je plakur ke hyrë si doku
në ujë! U përqafova ngrohtësiht se më doli nga bunaca ku kisha
rënë.10-vjet qenë ca si shumë dhe paskej patur hak Hatja që më tha po
më”provokon!!!”. Por çudia dhe befasia më e madhe më doli me Ritën.Me
të kam qenë 4 vjet në shkollën e mesme,pastaj tri vjet,qëlluam që
punuam në të njëjtën shkollë si mësues dhe kur u martua ajo,u martua
po në Fier dhe,të paktën,njëherë në javë apo dhe në muaj shiheshim
përshëdeteshim.E pashë atë tek vinte përballë dhe u lëshova me mall
dhe bërtita:-Rita,po si je se kemi vjete pa u parë.E drejta:tentova
t’i hidhesha në qafë.Ajo jo vetëm iu shmang këtij “intimiteti” krejt
të çiltër,por tha:-Më falni!Ju,kush jini?!!! Sikur më ra dikush me
pëllëmbë,aq keq e ndjeva veten dhe thashë:
-Kush jam unë?Më mirë të mos e dish… Dhe ika sikur të kish bërë
ndonjë turp.Pra,e preva të hovin që u hidhsha njerëzve në kokë me
mall.
“Harro mushkë valarenë/se Ali Pashanë e prenë”-thashë me vete.
Kur shkova në shtëpi,po i tregoja sime shoqe,sidomos,për takimin me
Ritën.-Moj,- i thashë,- kaq shumë të jem plakur sa mos më njohin
njerëzia?
-Hakën ta ka dhënë Sherifi,- i dha fund imeshoqe.Harroje atë”huqin! që
i përqafon njerëzit.Bëhu pak qytetar.Ti nuk e ruan fare dinjitetin e
tjetrit,- foli ajo.Pse ç’kujton,se kanë hapur krahët e po të presin se
na bëke vezë të kuqe!- shfreu ajo.

*    *    *
Të nesërmen u bëra më i kujdesshëm.Thashë,pa të shoh njëherë.Tek ecja
,prisja të zgjidhja hamëndësinë time,kur shoh,se,sa më pa,pa iu
drodhur qerpiku,Beta,një ish kolege ime të cilën e kam patur shumë
dashamire,u lëshua ,pothuaj,me brohorima drejt meje.
-Të paska ftohur Amerika!- ma plasi në fytyrë dhe më përqafoi mu aty
në mes njerëzve.Tani mallkova veten që u tregova si”akull” me këtë
mike kaq të mirë,sa nuk doja veten.Megjithatë,për të shfajësuar
veten,e ftova për në klub. Sa u ulëm,nisa dhe të shpjegohsha pse i
qeshë dukur i ftohtë.Kur i fola për ato rastet(ajo i njijte që të dy
si Haten,ashtu dhe Ritën),ajo më tha:-Hatja ka  pak që është me
sklerozë,kurse Ritës që kur i vdiq burri,ka ikur nga
dynjallëku.Tani,sikur u kthiella,paksa,dhe u shtrova shesh me miken
time.E pyeta gjer e gjatë dhe më erdhi keq që,ende,ajo kish mbetur
beqare..
Me Betën kam punuar 25-vjet dhe i kemi zbrazur barkun njëri-tjetrit.E
kemi dashur njëri-tjetrin si dy miq të mirë.Tej kësaj miqësie nuk ka
patur qoft dhe një hije.Asnjë grimë.Vetëm për një gjë duhet të
shpjegohem:sikur unë të mos isha i martuar,pa dyshim që do kisha marrë
Betën.Betën dhe asnjë tjetër.Për fat të keq,kjo femër kaq e mirë dhe
kaq punëtore,një mësuese pasionante nga më të mirët jo vetëm në
shkollën ku punuam,por në të gjithë rrethin,mbeti pa martuar.Fati nuk
thonë kot:është qorr.Nuk shikon.Mbeti dhe aq.Dhe kush nuk e donte
Betën.Në shkollë apo dhe në lagje ku banonte mënd betoheshin për kokën
e saj.
Aty,në klub,pothuaj bëmë një “paradë” të të gjitha ngjarjeve që kishim
kalaur bashkë dhe,tek flisnim për kolegët,më tha:
-E di ti që ka vdekur Kozeta? Kozeeeeeeta!-mënd bërtita.Po,tha,ka dy
vjet dhe unë,sa të shkëputem nga ty,do shkoj tek varri.Se ka ditën
sot.
-Oh,mirë!Po vij dhe unë,se dhe Kozi(kështu i thërrisnim mes nesh) ka qenë zonjë.
Pagova kafetë dhe,sa dolëm,morëm një taksi dhe drejt e tek varrezatUnë
kisha qenë një ditë më parë,se kam baban,nënën,një
vëlla,xhaxhanë,gjyshen dhe mos e nga më tutje,po për Kozetën do vija
dhe enkas.Aq më mirë që tani qeshë me Betën.Do ta kisha dhe më lehtë.

*     *    *
Blemë nga një tufë me lule dhe rashë pas Betës.Varri i së ndjerës nuk
ish shumë larg.Sa e gjetëm,dëgjova Betën që t’i thotë:
-Kozi!Kam ardhur me Papin.Sa mori vesh-se është në Amerikë- dhe
erdhi.Sa tha kështu,u përkul dhe puthi fotogarfinë e Kozit.Edhe unë u
përlota.
Përkdhela qivurin dhe po kështu bëra me dorë tek koka e së
ndjerës.Beta i tha dhe të tjera,siç dinë t’i numërojnë gratë.Pastaj i
vendosi me kujdes të dy buqetat e luleve dhe,ndërsa një burrë plak,po
na ndiqte me sy tek një qivur pranë,pashë Betën që mori dy trëndafila
nga tufa,dhe,sa plaku,kapërceu rrugën përbri varrit,Beta shkoi po tek
ai varr ku qe plaku.Ky po bënte sehir,përballë në xhade.Kur pa seç
bëri Beta,plaku foli që nga rruga:
-Më paçë uratën,bilë e xhixhait(dukej se qe plak çam nga të
folurit).Siç më pe,- foli plaku,- erdha dhe  i thashë di fjalë
asaj”murge”,se jam nisur për Athinë,sonte.Po nuk më ikej pa i
thënë.-Pa dhe ti,- foli plaku pa shpoti fare,- më së fundi e paske
gjetur.Vonë,vonë,po më mirë vonë se kurrë.Nuk ta them dot atë urimim e
madh,se nuk është vëndi këtu,po shuqur,shuqur!
Ndërsa Beta (ata qenkeshin gjitonë) u mundua që ta sqaronte plakun,ky
as që e la që të fliste:
-Pa pret urimi,bila ime!Sa të vite pe Athine dhe arshshë unë të të
uroj.Pastaj,si më hodhi një sy kalimithi mua,vazhdoi:
-E,pak i moshuar është ki,po shiko fjalën e plakut ti:-Burri i moshuar
ia di kimetin gruas.Pastaj,për të tjerat,ka”alete” në spiceri.Ia dha
një të qeshuri dhe,kur pa Betën që u skuq,pa e prishur terezinë dhe
sukur do të mbronte veten e tij,shtoi:
-U dja!Më kujton se nuk i marrë vesh unë këto gjëra.Se si do vije
vetëm,karkanxhuall,me një botë në varreza.-Xha Hamdi,-tentoi të
mbrohej Beta.Po ku të dëgjonte ai? -Jam gëzuar si për bilën time,se
nuk kalohet jeta vetëm.
Ndërkaq,iu afrua vetura,xhaxhai,bëri dhe njëherë:-Shuqur!Shuqur dhe
fluturoi drejt Athine.
Unë mbeta me Betën,me”gruan tjetër” timen duke pritur vetëm të”vite”
xhixhai nga Athina.
E çuditshme,por krejt e vërtetë.Një keqkutpim dhe aq…

*Çdo përkim me emra,është krjet rastësi.

27 dhjetor  2011

Post festum: “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot”


 

Strugë, 27 dhjetor

 

Presheva, gjatë ditëve të fundjavës që e lam pas, ishte nikoqire e një numri të madh të studjuesve dhe lëvruesve të riteve, adeteve, zakoneve, traditës dhe modernes për dasmën shqiptare, në Tribunën shkencore “Dasma Shqiptare në Preshevë e rrethinë, dikur dhe sot”, në organizim dhe realizim të Shoqatës për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës.

Mbase një numër i pjesëmarrësve në këtë Tribunë kanë hezituar dhe kanë shprehur skepticizëm për realizimin e saj në  nivel të duhur, por për fat të mirë, Tribuna në fjalë, dëshmoi se Presheva ka kapacitete intelektuale dhe profesionale (brënda konditave të veta) që të organizojë me shumë sukses aktivitete të tilla.

 

Kohë më parë, Shoqatës për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore të Luginës së Preshevës, ka realizuar një tribunë të ngjashme kushtuar etnokoreografisë së valleve në Preshevë dhe rrethinë, duke tubuar emra të njohur dhe të respektuar nga fusha e koreografisë mbarëshqiptare, që është vlerësuar mjaft e suksesshme.

 

Edhe kjo tribunë që shqyrtoi dhe trajtoi shumë aspekte të dasmës shqiptare  jo vetëm në në rajonin e Preshevës, por edhe të viseve tjera të gjeografisë dhe etnosit shqiptar, që sipas vlerësimit të organizatorit, ishin përfshirë edhe rajonet e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu, në kuadër të tezave të Tribunës, si Histori e dasmës shqiptare; Lirika dhe epika e dasmës shqiptare; Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot; Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë; Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë;  Dasma  shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes; Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare.

Të gjitha këto teza të parashtruara, në masë të konsideruar edhe pse jo plotësisht, u trajtuan nga studjues të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, me në krye prof.Dr. Agron Xhagollin, nga Instituti i Kulturës Popullore, pranë Akademisë së Shkenca të Shqipërisë.

 1.png

Intonimi i Himnit Kombëtar në Tribunë

 

Pas fjalës përshëndetëse të Xhemaledin Salihut, kryetari i SHTKKLP, dhe përshëndetjes me shkrim të  Akademik prof.Dr. Aleksandër Stipçeviq, kumtesën e parë e paraqiti pikërisht prof.Dr. Agron Xhagolli.

 

Ai në këtë tribunë paraqiti kumtesën: “ Këngët e dasmës-vendi i këngëve të dasmës së Luginës së Preshëvës në këngët e dasmës shqiptare”. Ai përmendi momentet më të rëndësishme të dasmës shqiptare, prerjet e drunjëve të dasmës, bluarja e grurit të damsës, zërja ë brimit, marrja e ujit, ardhja e të ftuarve, rruajtja e dhëndërrit, veshja dhe zbukurimi i nuses, nisja pritja dhe përcjellja e krushqëve, ardhja e nuses në shtëpinë e dhëndërrit, nusëria e saj, gostia, mbyllja e nuses etj, që të gjitha këto momente shoqërohen me këngë e valle të caktuara. Ai poashtu bëri edhe krahasimin e dasmës së dikurshme (me shkuesi) dhe dasmës bashkëkohore, duke paraqitur edhe tekstet e disa këngëve të dasmave, si p sh. “Ani mori nuse ani çaf gastare, ani a don lira, ani a don pare…” etj etj.

Në vazhdim, u prezantua kumtesa e Akademik prof.Dr. Aleksandër Stipçeviq, “Zakonet dhe traditat e martesave tek arbëreshët e Zarës”- që në mungesë të autorit e paraqiti Mehmet Latifi. Në këtë kumtesë janë paraqitur disa nga momentet e rëndësishme të dasmës arbëreshe, të begatuar edhe me disa vargje të një kënge.

Vlen të theksohet se kumtesa për dasmën e arbëreshëve të Zarës, është mirëpritur dhe është vlerësuar si mjaft e qëlluar dhe e kompletuar për aq sa premtonte koha e kufizuar për paraqitje në tribunë, (për dallim nga forma e zgjeruar që është dorëzuar organizatorit, me të gjitha hollësitë e përshkruara), dhe siç e tha edhe prof.Dr. Agron Xhagolli, drejtues i séances së paraditës, “iu dha intonacioni i duhur”.

 2.png

Drejtuesit e seancës së paraditës : Prof.dr. Agron Xhagolli, Dr. Nevrije Bislimi-Ismajli dhe Xhemaledin Salihu

 

Pasoi kumtesa e prof.Dr. Xhovalin Shkurtaj dhe Leonora Shkurtaj, “ Epitetet dhe krahasimet në këngët e dasmës dhe kengët lirike , si pjesë e etnografisë së ligjërimit femëror”.

“Vallet e burrave-pjesë e riteve të dasmës shqiptare në Preshevë, ishte titulli i kumtesës së Xhemaledin Salihut , duke theksuar se ato jane traditë shekullore në dasmën e Preshevës.

Prof. Dr, Hamit Xhaferi, paraqiti kumtesën e tij “ Përshkrimi i bukurisë së nuses në këngët popullore shqiptare të dasmës në Maqedoni” fill pas kumtesës së prof. Dr. Ukë Xhemaj dhe kumtesës së tij, “ Dasma tradicionale dhe aktualiteti në Preshevë dhe rrethinë”.

 35.jpg

Prof.dr. Hamit Xhaferi duke e lexuar kumtesën

 

“Zoti e vraftë Ibrahim Hoxhën” dhe historia e valles së “Ibrahim Hoxha”, ishte kumtesa e prof.Dr. Mustafa Ibrahimi, i cili me storje filmike pasqyroi këtë valle duke bërë edhe krahasime të duhura.

“Dasma strugane dikur dhe sot”, ishte kumtesa e prof.Dr Nebi Dervishi, i cili  në pika të shkurtëra paraqiti ritet e dasmës strugane, për të kaluar në kumtesën e Dr.Hatixhe Ahmedi, e cila paraqiti kumtesën që zgjoi edhe disa reagime, “ Dasmat shqiptare, elementet e traditës islame dhe osmane në dasmën shqiptare”.

Profesori i koreografisë, Dilaver Kryeziu, në vend të paraqitjes së kumtesës së tij, “Vallet në dasmën preshevare dhe kadenca e tyre”, ai me temparamentin e tij të njohur reagoi lidhur me disa paraqitje të kumtesave që kanë të bëjnë me valet e burrave dhe të grave, që megjithate u mirëkuptua nga të pranishmit.

Dr. Nevrije Bislimi-Ismajli, paraqitiu kumtesën, “ Dasma në rrethin e Vitisë (Dasma dhe krijimet folklorike në shtëpinë e djalit-dhëndërrit)”, që ishte kumtesa e fundit e sesionit të paraditës.

 43.jpg

Pamje nga Tribuna

 

Në sesionin e pasditës, Mr.Mustafë Haziri, paraqiti kumtesën me titull “ Dasma në Luginën e Preshevës dikur dhe sot”, për të vazhduar me kumtesën e prof.Dr. Fatmir Sulejmanit, “Ceremonitë e dasmës në fshatrat e Malësisë së Tetovës”; kumtesën me titull “ Dasma shqiptare dikur dhe sot-vështrim socio-kulturor”, të autorit  Mr. Hajrulla Mustafa.

“Muzika në mes dasmës tradicionale dhe moderne”, ishte titulli i kumtesës së muzikologut Sami Pirraj dhe në përmbyllje të sesionit të pasditës, kandidati doktorant nga Presheva, Ferid Selimi, paraqiti kumtesën “ Komunikimi verbal dhe joverbal në këngët e dasmës shqiptare në rrethin e Preshevës”.

Në ditën e dytë të Tribunës shkencore në Preshevë, u paraqitën edhe kumtesat e tjera të parapara dhe të përfshira për këtë tribunë.

 53.jpg

Drejtuesit e séances së paraditës të Tribunës, më 25 dhjetor 2011

 

Hysen Këqiku, paraqiti kumtesën “Doke, zakone dhe rite të ndryshme të dasmës në komunën e Kumanovës”, ndërsa kandidatja për doktorante, Riselda Sejdija, paraqiti kumtesën mjaft interesante “Dasma dhe vallëzimi popullor në Gjilan”, kumtesë që u ndoq me interesim të madh.

Jonuz Fetahaj, në vend të kumtesës së tij “ Këngët e dasmës dhe karakteri i tyre”, paraqiti vargjet e disa këngëve të mbledhura në teren, për ti lënë radhën Amir Latifit dhe kumtesës së tij, “Dasma preshevare me rrethinë”.

Në pjesën përmbyllëse të këtij sesioni dhe të Tribunës, me kumtesat e tyre u paraqitën Enkel Rexhepi, me kumtesën “ Zakonet e dsasmës në fshatrat e Preshevës”, Hasan Emërllahu me kumtesën, “ Mësiti dhe roli i tij në fejesën e të rinjve në Presheve e rrethinë”, dhe jo rastësisht e lash për në fund të përmendi prof. Rexhep Abazin dhe kumtesën “ Dasma shqiptare në komunën e Medvegjës”, ku pos kumtesës, ai apeloi që të “shpëtohet Medvegja, e cila dita ditës po tkurret, po zvogëlohet  edhe nga boshatisja po zvogëlohet edhe gjeografia shqiptare”.

 62.jpg

Pamje nga Tribuna

 

Në vend të përfundimit: Presheva dhe preshevarët edhe një herë dëshmuan se kanë kapacitete dhe gatishmëri intelektuale dhe njerzore për organizimin e evenimenteve të tilla kulturore, për ta mbajtur gjallë jo vetëm Preshevën, por për ti dhënë shtytje edhe rajoneve tjera shqiptare, ku kushtet dhe rrethanat janë shumë më të volitshme se san ë Preshevë, ku nuk kanë mbështetjen e ministrive përkatëse, ndërsa nga pushteti vendor mundësitë mund të jenë të kufizuara, sepse për një “dasëm të tillë” ku ishin ftuar afro 50 të ftuar, nuk mjafton vetëm vullneti, dëshira e flaktë dhe ideja, por nevojitet edhe mbështetje materijalo-financiare, që në kohën e krizave të përgjikthshme, mjetet materiale për ndonjë eveniment të këtillë me shumë vështërsi mund të sigurohen. Por, megjithate, Këshilli organizativ, me në krye Xhemaledin Salihun, dhe ndihmësit që kishte rreth vetes Abedin Selimit, Zeqijra Fazliut, Feti Shaipit, Ismet Bajramit e ndonjë tjetër, ia dolën ta përmbyllin me sukses këtë eveniment.

 

 7.png

Pjesëmarrësit e Tribunës

 

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Preshëve, të gjithë të ftuarit, kush heshtazi e kush zëshëm theksuan se këta njerëz, këta persona, kanë nevojë për ndihmë maksimale, sepse përballen me vështërsi të mëdha rreth organizimit dhe realizimit të ngjarjeve të këtilla, që kësaj here pa dyshim ishin në nivel të duhur.

 8.png

Grupi i Vajzave në Dasmën preshevare

 

E veçanta e gjithë kësaj, ishte edhe mbrëmja e ditës së parë të Tribunës, kur në mënyrë shumë originale u shfaq pjesë nga ceremonitë e dasmës preshevare, në Pallatin e kulturës në Preshevë, shoqëruar nga orkestrina popullore dhe grupi i zurleve dhe daulleve, përgatitur enkas për pjesëmarrësit e Tribunës.

 

                                                                                                    Mehmet Latifi

MJERIMI I DIPLOMACISË RISHTARE

Rexhep Kasumaj
(Lexim i kohës sime)

(Popujt e vegjël nuk mund të përmbysin rende botërorë.  Por, ndërkaq, mund të përfitonjë në kapërcyell të tyre me artin dhe praktikën e diplomacisë fine. Në qytet-shtetet e moteve të hershme, diplomatët i përkisnin, rëndom, rrethit kushërinor të prijësit apo një rangu të lartë shoqërie. Ndërkohë që tani, në vitet e demokracisë perëndimore, ata nuk vijnë më nga fije farefisnore, por vetëm nga rangu i epërm  - në Kosovë, me sa duket, vijojnë të refuzohen nga niveli i lartë (i dijes, kulturës) dhe të qarkullohen vetëm nga afinitete të ulta të tregtizës transpartiake apo kooperativës familjare.)

    Ora e një dështimi të paralajmëruar!

Zotësia për të zhvilluar diplomaci ka qenë përherë një nga përcaktuesit e krijesës politike që shtet quhet sot e ngaherë. Popujt e vegjël, sado të arrirë e historikë të jenë, nuk mund të përmbysin rende botërorë. Nuk është kurrsesi e pritshme të pretendohet prej tyre një autorësi veprash të mëdha diplomatike si, bie fjala, Paqja e Vestfalisë e Kardinalit Rishëljë (1648), Aleanca e shenjtë e Meternihut (1815), pastaj,  formati i Kisingjerit me fundluftën vijetnameze (1973), Ostpolitika a Brantit (1970) apo dhe, së fundi, tandemi Kohl-Gensher (1991) me rrëzimin e Murit berlinez dhe e bekuara Medlin Ollbrajt (1999) që i dha kornizë e shpirt Marrëveshjes së Rambujesë, mbi të cilën u lind shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Por, ndërkaq, të vegjëlit mund të përfitonjë në kapërcyell të tyre me artin dhe praktikën e diplomacisë fine.

Tashmë të gjithë në Kosovë, madje dhe zogjtë në degë, e dijnë se, në këtë mision të madh, legjislatura e vjetër e Ministrisë së jashtme rezultoi definitivisht e dështuar. Dhe kjo dështatë e paralajmëruar  ishte dydimensionale: politike njëherë  – me njohjet e paardhura nga bota e rezervuar dhe, etike herën tjetër – me moralin  e munguar nacional. E, ky shurdhim, memecëri dhe mumifikim diplomatik rrjedhon të dërgojë larg në të ardhmen e ravizuar kosovare konsekuencat e saj.

Që këtej, për pasojë, mosnjohjet – kryehershëm, e tani – dhe dialogu i nisur me Serbinë, sikur do të  mbajnë vendin pezull në krusmën e izolimit të një statusi ende kontestimor (do bisedohet për gjitjhçka, thotë baronesha Ashton). Kapërcimi i masës kritike (kemi njohjet kualitative,  e disa dhe konkludente, thonë) të njohjeve do të bënte një sprapsjen, disiplinimin dhe fatpajtimin e Sërbisë me kufinjtë e rinj shtetëror të saj. Ish-ministri i jashtëm  ngushëllohej naivisht se Belgradi do shantazhohej nga politika e madhe atllantike për të njohur Kosovën dhe, meqë ai ka vënë si përparësi strategjike aderimin institucional komunitar, do të ngrejë shpejt flamurin e bardhë! Po a nuk e dëgjonte ky

ish-diplomat i parë deklaratën e, si shprehen, të mikut të Kosovës, Kushner, se as ajo nuk mund të aspirojë integrimet europiane pa një kontratë historike me banorësinë serbe të viseve veriore? 

 

Natyrisht, imazhi i admirueshëm i Kosovës mund të ndërtohej përmes përfomansës qeverisëse përgjithsisht: me transparencë (që linte e lë shumë për të dëshiruar), me ligje (që dhunoheshin e dhunohen, jo rallë, diskrecionalisht) dhe me duar të pastra (që shpesh nuk dalin të tilla),  pastaj me media të lira (që, shumica syresh, atashohen gjithnjë sot në klientelizëm) dhe me opozitë të ngashnjyer pozitivisht (por që ndodh të shpërfillet keq)! Por ky i nëmuri imazh  pajiset denjësisht dhe me lobim të pandalshëm, aktiv dhe mënçuror në shkallë planetare. Mirëpo, me ç’rrëfejnë bathët, edhe i pari, e sidomos, planveprimi  i dytë, qëndronin absolutisht jashtë momentit të papërseritshëm historik.

 

Athua ish -ministri indolent (Hyseni) të ishte zotuar në seancë pakti të fshehtë për të bërë sa më keq punën e tij? Kolegu serb i linjës( Jeremiq) u shpreh entuziast për figurën dhe bashkëpunimin me te, sepse, si tha, nuk ka gjak serbësh në duar. E zbërthyer, kjo do të thotë se ai nuk ka bërë luftë kundër Sërbisë. Por serbë ishin dhe gjak mund të rridhte edhe prej ushtarakëve e policëve komandosë që vrisnin e shkretonin njerëz e tokë shqiptare. Sidoqoftë, e besoj, ndërkaq, krejt të kundërten: paaftësinë e tij proverbiale dhe, njëkohësisht, papërgjegjshmërinë e mnershme që s’ishte veçse pjesë jetike e çelësit dhe stilit kolektiv të politikbërjes së tij! I pakulturë  elitare (po rustikale, mjerisht) dhe i paarsimuar në fushë të dijes politike, pastaj i paelokuencë diplomatike dhe, së fundmi, i pamoral elementar (korruptant i orëve të para), ai s’mund të prodhonte diplomaci efiçente apo depërtim të shkathtë  në „botën e mosnjohjeve“ të shtetësisë së Kosovës. Madje, jo vetëm kaq. Edhe marrëdheniet me kombet e lira që kanë njohur Kosovën do të mbahen, inspirohen e priren, kryesisht, prej tyre vetë. Lokomotiva diplomatike kosovare nuk arrinte, për mosdashje a mosdije, ti kthejë ato në realitete utilitare përfitimesh praktike për popullin e ngujuar pranë bedenash të pritjes dhe modestisë së përjetshme!

 

I dehur me fronin e pamerituar dhe, gjithsesi i kamur (meqë ky është kurs fillestar karriere) nga vjelja e favoreve pushtetare, ish-ministri i jashtëm nuk merrte mundimin  të kaptonte (ndonjëherë sikur rropatej ca për ti kundërqëndruar paksa namit të keq) qendra force e interesi nëpër botë për të çarë ledhet e hekurta të dyshimit të zi për zotësinë a të drejtën shtetformuese  të Kosovës dhe popullit të saj. Le të mos shkonte ai në Bukuresht a në Bratisllavë ku rumunë e sllovakë bien e zgjohen nga makthi i një secesioni të mundshëm hungarez, le të mos udhëtonte, fundja, as në Mesdhe tek spanjolët që xyfen me baskë e katalonasë apo tek qipriotët e lidhur për kauzën greke, por, së paku, duhej  ti luste për audiencë ata që kanë ende tundim, mëdyshje, lëkundje…Atje, qoftë dhe një yrt i humbur i globit, ku mund të animojë dhe atje ku mund asgjësojë intrigën e diplomatit të parë serb që zbret aq shpesh me dosjet e ndërrueshme  si moti me hiret e tij: në Europë thotë se Kosova është çështje fetare, pra kanosje e tranversales së gjelbër, kurse në Indonezi, ku është e heton ndjeshmërinë myslimane, pohon krejt të kundërten, se ajo nuk është punë feje por një precedent i shkeljes së ligjit ndërkombëtar. Po dhe nëse merrte takim me krerë të skenës së madhe, ish-diplomati i parë kosovar bënte kuvendimin ose me snobizëm të krekosur – në gjeste, që e bënin komik në sytë e ftohtë dhe vrojtimin racional të tyre ose me inferioritet të pështirosur – në fjalë, që i shqiptonte kursyeshëm, pa kohezion të organizuar intelektiv dhe, shpesh, me ndjesinë  e pafalshme të fajit! Ndonëse prurjet e shekullit të ri kanë begatuar trajtat e veprimit diplomatik me instrumenta të ndërllojshëm mirëbesimi siç mund të jenë programet e këmbimit akademik e ndonjë tjetër, sërish ajo, njëmend, farkohet në hullinë tradicionale, të cilësuar akoma sot diplomaci informale ose e zezë. Këtë levë të moçme rropatej ta kapte ai për shplarje publike e, mos ndoshta, pasrendësi i tij i krahut kundërshtar dhe i një shkolle tjetër politike. Qatipi-përkthyes,  i përparuar në pushtetin epror, që  lëngonte patogjenisht idolatrinë vatanake, theksonte  ashtu me nëntekst shpjegimi  indiferent,  gati arrogant se vijon të lobojë jobotërisht, larg syrit të keq dhe, disi, tinëzisht për rrafshimin e mureve që ndajnë Kosovën e mosvarur nga qasja e barasvlershme  dhe sovrane në organizmat relevantë të botës. „Ç’lobim është ai që bëhet hapur“, pyeste ai! Po aherë, nëse qenkësh kështu, përse të tjerët, të shkretët, megjithatë, nuk përfillin prore këtë rregull të artë diplomacie, këtë gjetje të vyer inventive nga i yni ish-ministër?

Përse, fundja, oponenti i tij, Jeremiq, ky udhëmarrës i palodhshëm e agil, kur as të drejtën e as moralin nuk i ka në shërbim, por i yshtur nga motivi i vjetër i krimit testamental serbian, lobon çeltas e poaq krenisht? Ndërkohë që ish-kryediplomati ynë, që përfaqësonte vendin, në anën e të cilit janë parrëzueshëm edhe e drejta edhe morali, nuk bënte kështu, por zgjedhte, si thotë, lobimin e „kriptuar“,  kinse me dinakëri të hollë, gjuhë të sofistikuar dhe prapa perdes që mistifikonte gjithçka për elektorët besimlehtë? Fraza e boshtë e tij se punonte nënujshëm nuk rrjedhon, prandaj, veçse një eufemizëm tepër i tejdukshëm për disfatën klasike!

Natyrisht që shumëkush mund të pyesë habitshëm: përse ky potretim ? Përse një vrojtim i tillë post-humno për ministrin që s’është më? Dhe për ç’hyn në punë tani?

Ndoshta pikërisht kjo mënyrë retrospektimi, paksa atipike dhe e tjetërsojtë, është pahvënja e një sjelljeje dhe praktike pune, që ministri i jashtëm aktual të mos i përsëdytë kurrë!  Për të kryer sukseshëm misionin e vështirë, ky do të duhej të bëjë një prerjen e thellë të pamëshirë – të bëjë jo vetëm gjithçka ndryshe por, madje, gjithçka të kundërt nga  pararendësi i tij. Dhe ky do të ishte, mbase, kuptimi dhe mesazhi përkorë i kësaj panorame të vonë: fillesë me përkushtim, moral e stil të ri për një fytyrë nacionale dhe, njëkohësisht, të iluminuar e moderne të Kosovës në botë.    

 

          „Mbyllja brenda llojit“ si negacion i Konicës!

 

Përveç në këtë rrafsh, Kosova e pavarur, pret provën e saj edhe në një tjetër, gjithaq rëndësor e fundamental: në infrastrukturën e saj diplomatike në botë! „Ju zoti Konica, i thotë (pak a shumë kështu) miku i tij parisien, nuk nëvojisni të avokoni drejpërdrejtë për çështjen shqiptare, vetëm flisni lirshëm dhe mos harroni të tregoni se jeni shqiptar“! Kështu e këshillonte Gyjom Apolineri Konicën e madh, atdhetarin me edukatë të kulluar nacionale dhe kulturë sipërane europiane . Mjaftonte, njëmend, që ai me pamje e manire zotëriu të vërtetë, me erudicion të jashtëzakonshëm e aftësi salloneske, të fliste jo vetëm për oportunitetin historik e etnik të indipendencës shqiptare, por, thjeshtë për artin, letërsinë, madje për qiellin e hirtë me rè të ngarkuara shiu dhe të linte një impresion mrekullor e bindje të fortë mbi të drejtën e kombit të tij për vetëjetesë. Pastaj, dija dhe shija përendimore i jepte atij kreninë e përligjur, shkathtësinë kontaktvënëse dhe njohjet personale që i çelnin dyert më të plumbta të qarqeve aristokratike dhe oborreve politikë të Europës.  

Po ai kishte dhe një kredo tjetër që komletonte figurën e tij komplekse. Zogu, thoshte ai për sovranin e shqiptarëve,  në Shqipëri është kundërshtari im, kurse në botë ai është – mbreti im! Dhe kjo ishte, të thuash, ana përplotësuese kulmore  e  shërbesës së tij atdhetare, që mund të ketë fuqinë dhe të drejtën e statusit të një doktrine të vërtetë diplomatike për rishtarët tanë, tash e përgjithmonë ! Në të vërtetë, e gjithë plejada e Rilindasëve kishte një kulturë, gati të paarritshme, komunikimi të hollë, virtuoz dhe etik në promocionin e interesit kombëtar në botë. Kam lexuar shumë promemorie nga autorë e institucione, por në shijen, bindjen dhe kujtesën time, Fjala e Fishtës në Konferencën e paqes në Paris (1919)  – me histori, etnografi e filozofi, mandej me dëshmi, diplomaci, e gjeopolitikë, tutje me stil, bukuri e thellësi mendimi dhe, së fundi, me argumentim shkencor, elokuencë intelektuale e zjarr atdhetar – ka mbetur e papërsëritshme dhe e paharruar!     

 

Po këto përfaqësitë e Kosovës në botë? Kanë, vallë, dhe ato „Konicët“  a ”Fishtat” hijerëndë (të formatit kosovar, u muar vesh) në krye, apo radhësh, të tyre? Jo, natyrisht, duke përfillur rregullin e artë të përjashtimit! Përgjigja jepet kollajshëm e tillë, sepse, hiq disa të rrallë, ata (njësoj si ish-shefi i tyre, për të mos dalë assesi jashtë llojit), në fakt, janë antipodi cilësor dhe negacioni  i vdekshëm i tyre! Pa përgatitje dishiplinare politike (të ardhur shumica syresh nga mjedise provinciale) e me ndonjë titull të shpifur akademik të Kosovës së re, ku mizërojnë më shumë profesorë se sa banorë dhe ku ai kontrabandohet me një kundërshpërblesë jashtëmësimore, a, mbase, dhe me një darkë të vetme, mandej, pa shpirtësi të kultivuar kombëtariste (kanë debytuar aty për qëllime hedoniste përfitimesh vetiake) dhe, së fundmi, pa finokëri elegante qytetarie – pjesë të parisë, po dhe fragmentë personeli dytësor (e ritheksoj: me përjashtime denjësore që u detyrojmë nderimin), sipas një „rerum natura“, vetëvetiu bëjnë krejt të ndryshmen e dedikimit të tyre. Antilobojnë të gjorët, mbase paqëllimshëm e disi natyrshëm, vendin e përfaqësuar dhe delozhojnë, ashtu, për rrjedhojë, argumentin e Kosovës në pronësi të palës kundërshtare që pret në pusinë e ligë! 

 

Personifikimi i errtë dhe “gremina e ndarjes”!

 

Midis tyre, mjerisht, ka të tillë që bëjnë personifikimin më të errtë të kësaj rrokullime, një emanacion, gati të përkryer, të species politike të ish-shefit të tyre.

 

Janë shumë arsye për një përfundim të tillë të deshpërimtar.

Para së gjithash, është keqkuptimi i urtisë aksiomatike konicjane për mbretin: edhe kundërshtar (brenda) edhe sovran të akseptuar respektshëm njëkohësisht (jashtë). Ata duhet, sipas nominimit zyrtar, të reprezentojë shtetin dhe qeverinë e tij në dritën më të bardhë. Mirëpo, për fatin e keq të Kosovës që i ka dërguar – sjellja, bëmat dhe truket e tyre e mbrapshtkthejnë këtë normë të parë të misionit diplomatik. I përfalen dhe eksponojnë ata  hyjnisht, si sipërthamë ndërkaq, vetëm manjatët politikë që kanë qenë lidhja nepotike apo shtysa e ngushtores partiake të gradimit të tyre. Ndërkohë që, para autoriteteve vendpritëse që ia dalin të takojnë rrallë në ndonjë festë, kur  marrin mesazhin e padronëve, rrëzojnë gurë e drurë mbi të tjerët, ndoshta, për kryeopozitarin, kuvendarin e parë, apo, madje dhe për kryeministrin (“mbretin”), të vjetër  e të ri, vetë!  

Është lapidare, pastaj, mangësia e dëshmuar e sensit menagjerial të punëve që bien në rrezen e kompetencave të tij ligjore. Pjesë e tyre ex jure është dhe administrimi i të gjithë niveleve e shërbimeve përfaqësuese në landin rezident. Dhe a ndodh kjo? Aspak! Përkundrazi. Ende në fillet e saj, fjala vjen një ambasadë e Kosovës në një land të madh europian është bërë objekt hetimesh nga Gjykata vendore e krimeve të rënda. E, në Europë, të cilën e adhurojmë (ose bëhemi sikur e adhurojmë) edhe për shkitje më të vogla, penalizohen titullarët e parë!

Keqkuptimi i Luftës çlirimtare: si luftë e karakterit, idealit dhe flijimit fetar, bën veçanërisht mnargaritarin e zi të huqjes së dhimbshme të zejes! “Vëllai im ka vdekur me kryq në qafë” – u thoshte njëri prej tyre (për të vëllanë e rënë si ushtar i Ushtrisë çlirimtare), kudo e kurdo që arrinte, diplomatëve europianë (që do ta kenë vështruar, mjeranin, me keqardhje) duke shfytyruar pamjen reale dhe dimensionin e vetëm kombëtar të saj. Për ç’i duhej, vallë, kjo? Të thuash të jetë mosdije, vardisje e ultë ndaj eurobyrokratëve të krishterë, përbetim i fshehtë kundër Kosovës dhe, më shumë akoma, ndaj krerëve të saj që, shumica syesh, i përkasin një konfesioni tjetër? Apo çfarë? Dhe përse vërtetë? Tashmë edhe armiqtë (kjo botë s’është asnjëherë pa ta) e shqiptarëve, ndonëse përpiqen ta dekonsiderojnë atë, e kanë të njohur gjelozisht natyrën nacionale të luftës çlirimtare. Në themel të saj, si dihet, ishte nacioni dhe çlirimin e tij nga vargojt e kolonializmit serbian. Nuk ishte, pra, luftë për çlirim shoqëror nga tirania në këmbim të ca të drejtave të dozuara nën stemën e moderuar serbe. Nuk ishte, tutje, as luftë ndëretnike për epërsi grupesh a fisesh në truallin e përbashkët. Por – e kjo është poenta denigruese – aq më pak ishte luftë për kauzën fetare. Askush nga qindra heronjë e dëshmorë të rënë, nuk bëri vdekjen për gjysmëhënën apo kryqin kristian. Ndaj, rezulton që kjo të mos jetë vetëm naivitet a injorancë për çka shquhet ai, por dhe investim  negativ, antipërfaqësim diplomatik dhe, pse jo, hile e rrezikshme në shtegtimin e gjatë.

Në qytet-shtetet e moteve të hershme diplomatët i përkisnin, rëndom, rrethit kushërinor të prijësit apo një rangu të lartë shoqërie. Ndërkohë që tani, në vitet e demokracisë, ata nuk vijnë më nga fije farefisnore, por vetëm nga rangu i epërm  - në Kosovë, me sa duket, vijojnë të refuzohen nga niveli i lartë (i dijes, kulturës) dhe të qarkullohen vetëm nga afinitete të ulta të kooperativës familjare apo të tregtizës transpartiake.

Nguti i riparimit të së keqes është aq më i madh tash që po i vjen fundi pavarsisë së mbikqyrur dhe ata gatiten të bëjnë përpara me forca vetore.Tek shestoj këtë ecjen e vështirshme të Republikës së re shqiptare, më ngjan gjithnjë i huaj e i largët mendimi i Monteskiesë se  “refuzoj një të mirë për mua nëse ajo është e keqe për Francën”. Do tu japim pushtet, thotë Seanca e 14-të e Procesverbaleve të fshehta sioniste, të tillë njerëzish të Gojëve që i ndanë një greminë me popullin e tyre. Autoritetet e Prishtinës politike duhet, prandaj, të shprishin këtë formulë të hidhur të kohërave serbe, mbetjet e së cilës, me gjasë, ende ruhen në strategjitë shtetmbajtëse të Kosovës.

 

R.Kasumaj

Në gjurmët e një skandali të ambasadorit rus në Beograd

Eshref Ymeri

 


 

Ç’ndodhi me ambasadorin rus në Serbi?

 

       Në faqen e internetit në gjuhën ruse   www.svoboda news.ru  të datës 21 shtator 2011, zonja Irina Llagunjina njoftonte:

“Gazeta ruse “Izvjestija” të premten e kaluar (16 shtator - E.Y.) kishte botuar një material me titull “Në Beograd kanë ofenduar ambasadorin rus”. Po të nisemi nga karakteri i incidentit në Forumin e Beogradit për Sigurinë dhe nga mungesa e reagimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Serbisë për atë që ndodhi, mund të themi se marrëdhëniet prej aleatësh midis Moskës dhe Beogradit i takojnë së kaluarës. Një pohim i fortë ky. Po të hapim youtube dhe të formojmë mbiemrin e ambasadorit rus në Beograd - Konuzin - atëherë mund të bindemi se regjistrimin e asaj që ndodhi e kanë parë pothuajse 83 mijë vetë. Për të na rrëfyer se çfarë ndodhi në Forumin e Beogradit dhe si po reagojnë ndaj asaj ngjarjeje në Serbi, unë i kërkova informacion korrespondentes sonë në Beograd Aja Kuges.

       Aja Kuge: 15 shtator. Beograd. Shtëpia e ushtarakëve. Vazhdon punimet Forumi i Parë për Sigurinë, në të cilin marrin pjesë rreth 300 specialistë: diplomatë, analistë, politikanë dhe gazetarë nga 25 vende të botës. Pas fjalës së hapjes të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç, pjesëmarrësit filluan të diskutonin temën që u kushtohej çështjeve globale të sigurisë. Por nga radhët e publikut çohet më këmbë befas ambasadori i Rusisë Aleksandër Konuzin. Ai, me një ton plot zemëratë, i drejtohet herë sallës, herë kryetarit të forumit, duke akuzuar pjesëmarrësit serbë të mbledhjes se ata, gjoja, nuk i mbrojtkan interesat e vendit të vet.

       Aleksandër Konuzin: Unë jam i shqetësuar thellësisht. Pikërisht në këtë moment KFOR-i i NATO-s, së bashku me EULEX-in, në shkelje të mandatit të këtyre forcave, në shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në shkelje të vendimit të Këshillit të Sigurimit të nëntorit të vitit 2009, kanë ndër mend që në pikat e kontrollit të kufirit të sjellin doganierë dhe oficerë shqiptarë… Në këtë auditor nuk po bëhet asnjë pyetje për këtë çështje! A ka serbë në këtë sallë? Pas disa orësh Këshilli i   Sigurimit i OKB-së do të merret me këtë problem. Rusia do të mbrojë interesat tuaja, së bashku me ministrin tuaj të punëve të jashtme, ndërkohë që shtetet anëtare të NATO-s, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të ngrihen kundër interesave tuaja kombëtare. S’u bë asnjë pyetje për këtë çështje! Mua po më krijohet përshtypja se ju përgjithësisht nuk po merakoseni se çfarë po ndodh në çastin e tanishëm në vendin tuaj”.

       Interesante kjo mënyrë sjellje e ambasadorit rus! Duke shkelur çdo rregull komunikimi me një publik të huaj, duke tejkaluar etikën diplomatike, ai kërkon të bëhet zot në shtëpinë e botës, duke u munduar t’u japë leksion serbëve se si këta duhet t’i mbrojnë interesat e vendit të tyre. E kuptoj dëshpërimin zemërak të ambasadorit Konuzin për zhvillimin e ngjarjeve në Serbi. Ai na zbulon brengën sfilitëse që ka pllakosur Moskën për situatën në Serbi, e cila Kremlinit i ka dalë fare nga kontrolli. Serbia, si nusja para ditës së fejesës, po niset e stoliset para marrjes së statusit për në Bashkimin Evropian. Kurse Rusia rri e kujton me pikëllim në zemër kohët e sakrificave të mëdha që ka bërë për pavarësimin e Serbisë nga Perandoria Otomane, për mbrojtjen e interesave të saj në Luftën e Parë Botërore, çka i çeli shtegun krijimit të Jugosllavisë së ardhshme, për çlirimin e saj nga fashizmi në vitet e Luftës së Dytë Botërore, për “mbrojtjen” e saj nga NATO-ja gjatë bombardimeve të vitit 1999. Në fushatën e tërbuar që Rusia ndërmori që prej këtij viti dhe që vazhdon edhe sot e gjithë ditën për mbrojtjen e Serbisë para “rrezikut të fundamentalizmit shqiptar”, urrejtja ruse për etninë shqiptare u ngrit në të tilla kuota të paimagjinueshme, saqë edhe mes serbëve gjakftohtë ngjallte njëfarë habie.

       Mirë do të ishte që politika ruse t’i kthente sytë prapa dhe të shikonte me gjakftohtësi se si Serbia ia ka dredhur paturpësisht Rusisë pas sakrificave të shumta që kjo e fundit ka bërë për të, që prej vitit 1878, kur ajo (Serbia) fitoi pavarësinë.

Më 19 shkurt të vitit 1878 Rusia dhe Turqia nënshkruan Traktatin e Shën Stefanit. Në bazë të atij Traktati, principata serbe fitoi pavarësi të plotë. Por fill pas Kongresit të Berlinit, Serbia filloi ta orientonte politikën e saj drejt Austro-Hungarisë dhe nuk u kujtua më për Rusinë, deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Kësisoj, Serbia, pasi u bë e pavarur në saje të sakrificave njerëzore dhe diplomatike të Rusisë, kësaj i ktheu krahët aty për aty.

       Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur tashmë u krijua mbretëria e bashkuar e serbo-kroato-sllovenëve, “e majmur” sidomos me territore shqiptare, me përkrahjen e drejtpërdrejtë të diplomacisë ruse, serbët, që ishin “violina e parë” në atë mbretëri, pas ardhjes në pushtet të komunistëve në Rusi në tetorin e vitit 1917, “harruan” të lidhnin marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike. Tanimë mbretëria jugosllave marrëdhëniet e veta i kishte orientuar nga Franca, Gjermania dhe Italia. Rusia vërtet ishte bërë një vend komunist, por rusët kishin vazhduar të mbeteshin rusë. Serbojugosllavët u kujtuan të vendosnin marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike vetëm në vitin 1940, kur rreziku i pushtimit gjerman kishte filluar të bëhej tashmë kanosës. Trupat sovjetike çliruan Jugosllavinë nga pushtuesit gjermanë, por “dashuria e zjarrtë” e serbojugosllavëve për Rusinë Sovjetike nuk zgjati më shumë se tre vjet. Më 1948 serbojugosllavët i kthyen shpinën Moskës dhe u lidhën me Perëndimin.

 

Por nuk do të ishte pa interes që Rusia t’i kthehej edhe traditës së mendimit racional rus për marrëdhëniet e serbëve me rusët. Në vitin 1877, në Sankt-Peterburg u botua një libër interesant me titull “E vërteta për Serbinë”, libër ky, që, çuditërisht, nuk u ribotua më kurrë në Rusi. Autor i atij libri është princi Vladimir Meshçerski (1839-1914), një publicist i njohur ky, (nip i Karamzinit, historianit të njohur rus), të cilin autoritetet sovjetike e patën vlerësuar si një gazetar reaksionar. Princi Meshçerski ka qenë njëri nga organizatorët kryesorë të grumbullimit të trupave vullnetare ruse që u nisën për të luftuar përkrah trupave serbe, në mënyrë që Serbia të fitonte pavarësinë nga Perandoria Otomane. Në librin e vet, princi Meshçerski shkruan për zhgënjimet e thella që pësuan trupat vullnetare ruse dhe vetë ai personalisht, gjatë kohës që u gjendën mes serbëve. Ja disa nga përshtypjet e tij:

       “Patrioti serb nuk është patriot rus. Kjo është arsyeja se pse një rus, që vjen në Beograd, bie në mosmarrëveshje me një serb lidhur me çështjen e patriotizmit. Rusi na del shumë më tepër serb sesa një serb i Beogradit… Ata (rusët - E.Y.) u nisën (për në Serbi - E.Y.) me mendimin për të gjetur atje vëllezërit e vet… Atje ata gjetën një popull, pjesa e kulturuar e të cilit e konsideron veten më lart se rusët dhe i vjen turp para Evropës të vëllazërohet me rusët, kurse pjesa e ulët, populli i thjeshtë, në shfaqjet kryesore të botës së tij shpirtërore, është shpërfillës ndaj rusëve se nuk ka arritur t’i kuptojë dot. Mes këtyre dy shtresave të popullit serb…rusi e ndien veten keq…

       Rusët u bërtisnin rusëve “shpejt”, kur po i përcillnin drejt tokës serbe. Kurse toka serbe, kur ata arritën, ishte shurdhmemece kur po priste rusët. Rusët ishin gati të sakrifikonin gjithçka që kishin të shenjtë. Kurse serbët nuk u jepnin as gjërat më të domosdoshme që u duheshin për të luftuar. Rusët filluan të flisnin për serbët me emocionet e një dashurie vëllazërore. Kurse serbët flasin me një rus për rusët me tonin e një njeriu mëshirues. Të gjitha këto, të marra së bashku, nuk mund të mos u ngjallnin rusëve ndjenjat e një zhgënjimi të thellë dhe, si pasojë e këtij zhgënjimi të thellë, në shpirtin e rusëve nuk mund të mos lindte një ftohje armiqësore ndaj serbëve…Por, sado të këqija të jenë përshtypjet e rusëve, prapëseprapë ne nuk duhet të biem pré e tyre deri në atë masë, saqë të mos jemi në gjendje që prej tyre të nxjerrim një përfundim të hollësishëm dhe mandej t’ia bëjmë të qarta vetvetes arsyet e fakteve të mësipërme që për ne ishin befasuese, në mënyrë që prej këtyre fakteve dhe prej këtyre përshtypjeve, të nxjerrim për veten tonë një mësim historik, bindës dhe serioz.

       Gjatë tërë kohës së qëndrimit tim në Serbi, po më mundonin ca përshtypje të rënda dhe, që të flas me zemër të hapur, asnjëherë nuk m’u shqit nga koka mendimi se ato përshtypje ishin të rënda për faktin se në to reflektohej në një mënyrë të dukshme dhe të thellë një qortim që i takonte çdo rusi, një qortim që i takonte çdo çasti të së kaluarës që Rusia ka përjetuar…

       Disa thonë se e tillë është natyra e sllavit: as dy rusë, as dy sllavë nuk bashkëjetojnë dot. Shtoni këtu edhe diçka tjetër: që serbët urrejnë bullgarët, urrejnë rumunët, urrejnë malaziasit, urrejnë njëri-tjetrin (princi Meshçerski duhej të shtonte më kryesoren: urrejtjen e serbëve për shqiptarët - E.Y.). Por atëherë vetvetiu ngrihet çështja: nëse sllavët nuk mund të jetuakan dot në paqe me njëri-tjetrin, atëherë a ia vleka t’ia bëjmë vetes pyetjen se cili na qenka roli historik i Rusisë në fatin e çështjes lindore?.. Jo, mua më duket se…çdo provë duhet të na shërbejë si mësim… Para se të jemi sllavë, ne duhet të dimë të jemi rusë. Ndryshe, të tjerët mund të thonë: doktor, në fillim shëro veten tënde” (Citohet sipas: Revista “Ogonjok”, nr.30, korrik 1995, f.69, 70, 71).

       Për fatkeqësinë e politikës ruse ndaj Serbisë, historia përsëritet. Zhgënjimet e thella të princit Vladimir Meshçerski na i përcjell 130 më vonë, me po atë mënyrë rrëfimi, pra, në vitin 2007, një mercenar rus, i cili, në vitin 1992, u rreshtua përkah shovinistëve serbomëdhenj, në luftërat agresive që Millosheviçi ndërmori kundër shumë popujve të Ballkanit.

 

Gishtat e prerë të Rusisë në Ballkan

 

       Kur u njoha me reagimin e pakontrolluar të ambasadorit rus Aleksandër Konuzin në Beograd, fillova të bridhja nëpër faqet e internetit në gjuhën ruse dhe rashë në një material të gjatë mjaft interesant. Materiali titullohej Предательство по-сербски” (Tradhti a la serbçe). Autor i këtij materiali është Sergej Suharjev. Ja se çfarë shkruan ky mercenarovullnetar rus  në materialin në fjalë, të cilin lexuesve të nderuar po ua përcjell përmbledhtazi:

Sergej Suharjev shkoi vullnetar në Serbi në vitin 1992. Në foto: portreti i Leninit dhe dora e djathtë e Suharevit, me gishtat e prerë. Gishtat i humbi në luftë, përkrah ushtrisë kriminale të Milosheviçit, e cila në vitin 1992 filloi agresionin kundër popullit boshnjak. Tani ai banon diku në rrethinat e Beogradit. Këtë fotografi Suharjevi e mban të varur në dhomën e vet. Fotografia është e 6 gushit të vitit 2007.

“…Kemi qenë shumë vullnetarë rusë që kemi luftuar këtu, shumë prej tyre janë vrarë… Unë kam pas mbyllur sytë para shumë gjërave që ka bërë udhëheqja serbe. Rrija e vrisja mendjen, paçka se gjërat dukeshin açik që luftën e humbëm… Neve, rusëve, që paskëtaj quheshim tashmë si ish-vullnetarë, nuk na lejuan të kishim një grazhd. Vullnetarët rusë që qëndruan në Serbi, s’mundën që s’mundën dot ta gjenin vendin e vet në shoqërinë serbe. Ne duhej të gëzonim po të njëjtat lehtësira, si edhe serbët, por neve nuk na lejuan t’i gëzonim ato. Na e bllokonin fare thjesht çdo hap administrativ që ne ndërmerrnim. Pas luftës kishte mbetur pa na e thënë edhe zyrtarisht: “ne nuk e dimë se kush ju ftoi juve, vullnetarëve, të vini këtu, kthehuni andej nga keni ardhur, ne kishim nevojë për armët ruse, jo për ju…”. Unë nuk kam gëzuar asnjë lehtësi, madje nuk kam gëzuar as shërbimin mjekësor falas dhe të drejtën për t’u siguruar për pension, pa folur pastaj për lehtësira të tjera. Mendoj se nuk e kam merituar nga serbët një poshtërim të tillë… Unë gjithmonë e kam thënë se të mbrosh serbët do të thotë të merresh me një punë të pagratshme. Ata janë tepër larg botës tonë shpirtërore, aq më tepër kur një i tillë popull i vogël, si populli serb, ambiciet i ka tej mase perandorake. Nuk dua t’i prekë në ndjenja vullnetarët rusë që erdhën për të luftuar në Serbi, por më duhet ta nënvizoj se sakrificat e tyre nuk dhanë asnjë rezultat për forcimin e marrëdhënieve ruso-serbe. Tani serbëve u qan mendja për Bashkimin Evropian dhe për NATO-n dhe, nisur nga ca hesape maksimale që kanë bërë me vetven,  atyre as që iu bëhet vonë fare për Rusinë… Prandaj serbëve paskëtaj nuk duhet t’u jepet kurrfarë ndihme pa shpërblim!!!

       Rusia, çuditërisht, nuk nxori mësime nga përvoja e marrëdhënieve me Bullgarinë. Në betejën e vitit 1877 që u zhvillua kundër trupave osmane, në Qafën e Shipkës të maleve Stara Planina të Bullgarisë, Rusia humbi male me të vrarë. Pikërisht nga ajo betejë e ka prejardhjen shprehja e bukur frazeologjike e gjuhës ruse “në Shipkë çdo gjë (gjithçka) është e qetë”, e cila përdoret në kuptimin: kur na fshehin të vërtetën, kur e vërteta mbulohet me plaf, kur na thonë se nuk kanë halle.  Shprehja përdoret në adresë të atyre që fshehin dhe zbukurojnë një situatë të paleverdishme dhe madje të rrezikshme për ta. Piktori rus V.V. Vereshçagin (1842-1904), njëri nga piktorët më të shquar batalistë rusë, kështu i pati emërtuar tri tablo, të bashkuara në një subjekt të vetëm, në të cilat pasqyrohet vdekja tragjike e një ushtari rus në qafëmalin Shipka  në Bullgari, gjatë luftës ruso-turke të viteve 1877-1878. Ai i pati emërtuar tablotë në këtë mënyrë, nisur nga raportimet zyrtare të gjeneralit  F.F. Radecki (1820-1890) për komandantin M.D. Skobelev (1843-1882). Ato raportime ai i pati dërguar asokohe kur një grup i vogël ushtarësh ndodhej nënë breshërinë e trupave osmane që vinte nga tre drejtime, ndërkohë që ushtarët, të torturuar dhe të veshur keq, po ngrinin nga acari. Piktori ka zbuluar anën  tragjike të luftës: ai ka nxjerr në pah karrierizmin dhe natyrën kriminale të komandës cariste që i çoi ushtarët rusë drejt një vdekjeje të pakuptimtë. Trupar ruse, po ashtu, në Luftën e Dytë Botërore e çliruan Bullgarinë nga fashizmi. Por sot Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, kurse Rusinë e ka lënë me gisht në gojë.

       Serbia ka mbetur si “ishulli” i fundit i Ballkanit, ku Rusia shpreson ende të mbajë të ankoruar “varkën” e vet që do të vazhdonte t’i shërbente për gjoja mbrojtjen e sllavizmit nga ekspansioni perëndimor ekonomik dhe ushtarak. Por, për shkak të dritëshkurtësisë që e ka karakterizuar, politika ruse nuk ka arritur ta kuptojë dot kurrë faktin që serbët i lidh me rusët vetëm prejardhja paradisashekullore dhe asgjë tjetër. Me urrejtjen e thellë që Rusia i ka mëkuar Serbisë kundër kombit shqiptar që prej çerekut të fundit të shek. XIX e deri tani, ajo i ka bërë një dëm shumë të madh, para së gjithash, vetë etnisë serbe, vetë popullit serb. Populli shqiptar, popull rrënjës mijëra shekullor në Gadishullin Ilirik, dhe populli serb, me pararendës të vendosur në këtë gadishull në shekullin VII, janë popuj fqinj dhe marrëdhëniet e tyre nuk duhej të qenë karakterizuar nga acarime të skajshme, deri në përplasje të armatosura. Fajtore kryesore për acarimin e këtyre marrëdhënieve ka qenë politika ruse. Ishte kjo politikë fort armiqësore në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, e cila luajti rolin kryesor në copëtimin e trojeve etnike shqiptare në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Londrës.  

Në një intervistë që i ka dhënë gazetës serbe “Veçernje Novosti” më 19 janar 2011, ambasadori Konuzin ka deklaruar:

“Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, dhe, siç e kam theksuar, nuk ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë. Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet gjetur me ndihmën e metodave politike…”.

Një deklaratë e tillë dëshmon fare qartë se politika ruse nuk është çliruar dhe nuk mund të çlirohet dot nga mendësitë perandorake në qëndrimin ndaj së drejtës së popujve për vetëvendosje. Kjo politikë, dikur karakteristike për periudhën e rusocarizmit, ende nuk është në gjendje ta kuptojë që pavarësia e Kosovës përfaqëson një proces përfundimisht të pakthyeshëm dhe të kërkosh “metoda politike” për këtë çështje, pas gati katër vjet pavarësi, do të thotë t’i thuash këmbës dorë.

Dështimin e turpshëm të politikës së vet ndaj çështjes së Kosovës, politika ruse u mundua ta zbuste me investimin e fuqishëm që bëri me blerjen e Karla del Pontes dhe të senatorit Dik Marti për sajimin e mitit për gjoja trafikim organesh njerëzore nga ana e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes këtij miti, politika ruse pati si qëllim që të zhvlerësonte një herë e mirë luftën e popullit shqiptar të Kosovës dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e Kosovës nga vargonjtë e shovinizmit serbomadh.

Politika ruse nuk nxori mësime nga parashikimet e princit Meshçeski për kotësinë e sakrificave të Rusisë për Serbinë. Por ajo vazhdon të mos nxjerrë mësime edhe nga rrëfenja tragjike e vullnetarit mercenar Sergej Suharjev për marrëzinë e sakrificave ruse po për Serbinë edhe në fundin e shek. XX dhe në fillimin e shek. XXI. Unë mendoj se fotografia që ky ish-vullnetari mercenar Sergej Suharjev mban në dhomë diku në rrethinat e Beogradit, sidomos pamja e dorës së tij me gishtat e prerë për një kauzë të marrë, ka një kuptim thellësisht simbolik: Rusisë i janë prenë gishtat në Ballkan një herë e përgjithmonë se pesha e saj e dikurshme politike në këtë gadishull tani mund të vlerësohet si e paqenë.

Rusia nuk qe në gjendje të mbante larg Bashkimit Evropian dhe NATO-s ish-republikat sovjetike të Priballtikut që i ka në derë të shtëpisë, kurse përmes ambasadorit Konuzin në Beograd, kërkon të bëhet zot shtëpie në Serbi, të cilën e ka mijëra kilometra larg. Do të ishte mirë që politika ruse, përpara se të kërkojë të marrë përsipër rolin e të zotit të shtëpisë në Serbi, të rri e të vrasë mendjen shumë më tepër për oborrin e pasmë të saj, për prapavijat e saj të largëta që dikush po ia gllabëron urtë e butë.

Në një informacion të zotit Mihail Vasiljev, me titull “Lindja e largme tashmë ndodhet nën varësinë e Kinës”, të botuar në faqen e internetit në gjuhën ruse  më 17 qershor 2010, ndër të tjera, thuhet:

       “Në Kinë po rritet dëndësia e popullsisë në territoret që shtrihen në kufi me Rusinë. Vetëm në dy provinca që shtrihen pranë kufirit me Lindjen e Largme, jeton një popullsi prej 141 milionë banorë, kurse në Lindjen e Largme dhe në Siberinë Lindore jetojnë gjithsej 6 milionë banorë. Rusët po largohen turravrap nga Lindja e Largme dhe nga Siberia Lindore, në drejtim të pjesës evropiane të vendit, sepse nuk po shikojnë ndonjë perspektivë për vetveten dhe nga frika e pasigurisë për jetën e tyre. Arsyeja: kinezimi i këtyre territoreve nën parullën e partneritetit strategjik. Shumë shpejt kinezët etnikë në Lindjen e Largme dhe në Siberinë Lindore do të jenë më shumë në numër sesa rusët dhe ata do të mund të diktojnë kushtet dhe rregullat e tyre. Detyra e tyre është që të përgatiten për okupimin e Lindjes së Largme dhe të Siberisë Lindore”.

       Një informacion aspak ngushëllues ky për politikën dritëshkurtër ruse që kërkon të diktojë vullnetin e vet në një vend të huaj dhe shumë të largët. Kanë kaluar më shumë se 133 vjet që nga koha e Kongresit famëkeq të Berlinit, kur fuqitë perëndimore, nën diktatin e politikës shoviniste ruse, filluan copëtimin e trojeve etnike shqiptare, çka shënoi edhe fillimin e armiqësisë së madhe të kombit shqiptar me vendet fqinje, por Rusia asnjëherë nuk është penduar për padrejtësitë e rënda që na ka bërë. Përkundrazi, në të gjitha strategjitë që ajo ka pas hartuar për Gadishullin e Ballkanit, etninë shqiptare e ka pas vlerësuar si të paqenë. Por kohët kanë ndryshuar. Bombardimet e NATO-s të pranverës së vitit 1999, shënuan rilindjen e pranverës shqiptare për mbarë kombin shqiptar dhe i dhanë një mësim të mirë politikës shoviniste ruse se si duhet të sillet ndaj së drejtës së kombeve për vetëvendosje. Le të shpresojmë që pranvera dimrore ruse që ka nisur me rastin e manipulimit të zgjedhjeve të paradokohshme nga ana e dyshes Putin-Medvedjev (apo nga ana e Lolit dhe e Colit të Kremlinit), të çojë në kthjellimin e politikës ruse, e cila duhet të respektojë dinjitetin e një vendi të madh që duhet të ketë peshë në politikën ndërkombëtare dhe t’u jap fund marrëzive foshnjarake për dërgime sobash dhe mangallësh në Mitrovicën e Veriut. Le të shpresojmë që të vijë dita e pendesës së madhe të politikës ruse për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Mendoj se politika ruse duhet të ndjekë shembullin e mercenarit vullnetar Sergej Suharjev, i cili me rrëfimin e vet ka zbuluar faqe botës ringjalljen e thellë shpirtërore që po përjeton pas përfundimit të një lufte të marrëzishme.

       Më poshtë po u përcjell lexuesve një pjesë të rrëfimit të tij, të botuar më 25 prill 2010, në faqen e internetit në gjuhën ruse me titull “Një vullnetar rus në Serbi (si po i braktisin veteranët)”:

       “Pas luftës lexova Kuranin. Dhe, që ta merrni vesh, myslimanët fillova t’i shikoj ndryshe. Unë e pranova profetin Muhamed. Po pse të mos e pranoja? Rezulton që ata (myslimanët - E.Y.) në Kuran e pranojnë Krishtin, atëherë unë pse të mos e pranoj Muhamedin? Ai ka qenë një njeri i mirë… Nuk do të shkoj më kurrë të luftoj… Kur i fala të gjithë, në shpirt ndjeva një lehtësi. Një burrë i mençur ka thënë: “Dhuna sjell dhunë”. Kështu është me të vërtetë. Me myslymanët mund ta gjesh fjalën. Rusët duhet të kuptojnë një gjë: cila është feja e dytë në Rusi? Islami. Dhe në qoftë se ne do të fillojmë tani luftën kundër tyre, dhuna nuk do të përfundojë kurrë. Ne ia kemi vërtetuar njër-tjetrit se jemi në gjendje të luftojmë mirë, atëherë pse të mos ndalemi tani dhe të fillojmë të bisedojmë? Unë këtu e ndiej veten ligsht. Del që ne, rusët, japim gjithçka dhe për vete nuk marrim asgjë. Rusia pa serbët s’ka për të pësuar gjë kurrë. Po serbët pa Rusinë? Rajevski (e ka fjalën për komandantin rus që erdhi në krye të trupave ruse për të ndihmuar Serbinë kundër trupave otomane në vitin 1878 - E.Y.) pati ardhur këtu me trupat e veta, luftoi, u vranë me shumicë ushtarë rusë. A i tha kush asohohe Rusisë “faleminderit” për një gjë të tillë? Askush dhe asnjëherë…”.

       Rrëfimi i çiltër i mercenarit vullnetar Sergej Suharjev, pendesa e tij dhe gishtat e prerë të njërës dorë të tij, le t’i bëhen mësim politikës ruse që ta vlerësojë me objektivitet etninë shqiptare dhe le të bindet përfundimisht se edhe gishat e saj janë prerë në Gadishullin Ballkanik një herë e përgjithmonë.

 

Tiranë, 26 dhjetor 2011

DASHURIA E VONUAR E EDI RAMËS PËR UDHËN E KOMBIT

fragment nga libri ne proces botimi UDHA E KOMBIT - (pro dhe kunder) te Rexhep Shahut

 

 

REXHEP SHAHU

 

28 nëntorin 2011, ditën e flamurit shqiptar, Edi Rama shkoi për ta festuar në Kosovë. Sepse ai e nderon flamurin kombëtar dhe nuk e konsideron si “thes që fsheh paratë e vjedhura të rrugës” Durrës – Kukës – Prishtinë.

Përsonalisht, nuk e fsheh, ndjehem mirë që Edi Rama shkon në Kosovë.

Nuk kam ndërmend të kronikoj vizitën e Ramës atje, as takimet e tij. Por nuk mund të hesht kur e pashë tek fliste për “Rrugën e Kombit”:

“Desha të nënvizoj se është bërë një propagandë shumë djallëzore kundër nesh si opozitë edhe kundër meje përsonalisht, për t’u thënë shqiptarëve në Kosovë se ne kemi patur qëllim ta pengojmë “Rrugën e Kombit” dhe se madje unë e paskërkam quajtur rruga e asgjëkundit. Është e gjitha një propagandë, me një synim shumë të qartë, me mjete të njohura, që janë shpifja dhe hipërbolizimi i një problemi të caktuar, duke e deformuar tërësisht thelbin e problemit. Qëllimi ka qenë i qartë dhe madje duket se e gjithë propaganda e bërë ka realizuar qëllimin, ka arritur të krijojë opinionin në Kosovë se ne kemi qenë kundër projektit të “Rrugës së Kombit”, kemi bërë çmos ta pengojmë. Kjo është tërësisht e pavërtetë”. Më tej Rama vijon se PS (Partia Socialiste e Shqipërisë) ka qenë ideuesja e kësaj rruge. “E vërteta historike është se “Rruga e Kombit” është një ide e propozuar nga një Kryeministër socialist, Pandeli Majko”. Më tej u shpreh se këtë rrugë e kemi quajtur “veçse një projekt strategjik për Shqipërinë dhe për shqiptarët”.

Duke reklamuar librin e tij “Kurbani” para të pranishmëve (Në Muzeun Historik të Kosovës, vend në të cilin nuk është promovuar asnjëherë asnjë lloj libri, e aq më pak libër politik…) ai pohoi se “ Në libër (është fjala për Kurbanin) ka një moment ku unë e kam prekur këtë çeshtje. Ai segment i “Rrugës së Kombit” që është edhe i njollosur me mëkatin e një vjedhje të madhe, është e vetmja rrugë e ndërtuar në këta 20 vjet në Shqipëri që i ka standartet mirëfilli europiane. Rrugët e tjera fatkeqësisht nuk i kanë dhe herët ose vonë, varësi nga mundësitë, Shqipëria do duhet t’u rikthehet edhe një herë këtyre veprave publike për t’i barazuar në standarte me Europën. Që do të thotë se do të paguajmë dy herë edhe në këtë aspekt për të bërë të njëjtën punë”.

Rama përgëzoi segmentin e ri të rrugës që vazhdon në Kosovë: ”Miqtë që janë me mua pjestarë të delegacionit, po më tregonin mbresa për punën e bërë këtej kufirit (në segmentin Vërmicë – Merdare të autostradës, shënimi im). Pjesa e bërë madje më mirë se edhe ajo pjesë, siç është përsëri një shembull për të ardhur keq, se është më e mirë dhe kushton më pak. Është për të ardhur keq për ne. Kushton më pak, çka do  të thotë se në këtë anë të kufirit po bëhet një vepër publike e të njëjtës rëndësi e të njëjtave përmasa dhe me të njëjtin qëllim strategjik, por nuk po vidhet. E në rast se në këtë pikë ju keni dyshime, atëhere merreni me mend se sa shumë është vjedhur në atë anë të kufirit”

Zoti Rama ka disa pasaktësi në gjithë ato fjalë që tha për autostradën Durrës-Kukës-Prishtinë dhe për historinë e ndërtimit të saj.

Ai bën patriotin e nacionalistin, dashnorin e autostradës që bashkon kombin, por dashnor i vonuar, dashnor pa zemer dhe nuk shkojnë këto parulla në Prishtinë. Sepse nuk harrohet kori socialist që çirrej pa pushim kundër autostradës dhe e çjerra e korit socialist nuk la të dëgjohej e të shihej mirë autostrada. I ka dëgjuar fort mirë Zoti Rama, por nuk ka begenisë të thotë asnjë gjysmë fjale kundër këtij kori e pro autostradës, as shenjën më të vogël nuk ka bërë që ky kor të heshtej, duke qenë dirigjent i socialistëve.

Ende sot e gjithë ditën, përjashto ç’ka shkruar në “Kurban” (sikur ka dashur të tingëllojë si “Kuran” ky titull), dhe çfarë tha në Prishtinë, nuk është shprehur, pa arrë në gojë, pro autostradës e kundër abuzimeve të mundshme në të. E kam ndjekur çdo deklarim të tij për këtë rrugë. Asnjëherë nuk ka qenë i ngrohtë e i qartë. Por gjithmonë jo pranues i saj, jo pohues i saj, mosdashës ndaj saj për të mos thënë urryes.

Me 11 prill 2009, para popullit të tij socialist të Kukësit, Rama tha : “Jam i lumtur qe po ndertohet rruga Durres - Kukes, e cila bashkon kombin me detet dhe malet, por mos harroni se kjo rruge eshte bere me taksat e shqiptareve, te cilet do t’i japin sihariqe kryeministrit Sali Berisha” Më tej Rama vijoi:  “Me haraçin qe oborri kryeministror ka marre nga ky ndertim i rruges mund te ndertoheshin nga e para rruget e qarkut Kukesit, Hasit e Tropojes, mund te ndertoheshin kopshtet e te gjitha shkollat e cerdhet qe u duhen femijeve, qendrat shendetesore, ujesjellesat e kanalizimet qe u duhen qytetareve qe nuk kane uje per te pire e as per te vaditur token. Me haracin qe oborri kryeministror u ka marre shqiptareve per rrugen e kombit mund te ndertohej dhe rruga e “Arbrit”, qe Sali Berisha e premton per te tretin vit radhazi.

Unë mendoj se kjo është e folur me arrë në gojë. Të bëjmë rrugicat e qarkut të Kukësit dhe udha e madhe e kombit theftë qafën, Kosova aty plastë. Pa ditur se edhe populli socialist i Kukësit, kur është pyetur nga vendas e të huaj, ka artikuluar gjithmonë veç një kërkesë : Udhën Durrës – Kukës – Prishtinë. Por duhet me pyetë pak edhe popullin e Kukësit sepse ai nuk i han arrat e paqëruara.

S’e pranoj që ne nuk kemi patur veshët në rregull, as sytë jo (se përndryshe do ta shihnim po të shkonte ta vizitonte ndonjë ditë autostradën në ndërtim e të falenderonte, në mos tjetër kënd, popullin e tij të majtë që punonte për ndërtimin e autostradës). (Populli i majtë i Ramës…Sa shumë popuj kemi…).

A është e mundur që pa lejën e tij të kenë folur e vjellë vrer kundër autostradës deputetë të Partisë Socialiste, nga ai soj deputetësh që dridhen para Ramës. E kuptoj se disa kanë bërë të zellshmin e trimin kundër autostradës për t’i hyrë në zemër Ramës. Disa kanë vjellë vrer kundër saj se e ndjejnë se ajo autostradë zmadhon atdheun dhe nuk e duan atdheun të zmadhuar.

Në qershor të 2009, deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, thotë se rruga Durrës-Kukës është një investim pa të ardhme, se nuk të çon asgjëkund, pasi, sipas tij, as pala kosovare nuk ka vullnetin dhe as projektin për të vazhduar ndërtimin e saj, sepse po planifikonte ndërtimin e autostradës drejt Shkupit. Sa shumë din deputeti i PS, Fatmir Toçi. Edhe punët e Kosovës i din mirë. Aferim i qoftë. Rama nuk besoj ta ketë dëgjuar këtë deklaratë të deputetit të tij.

Rama nuk ka dëgjuar as deputetin tjetër të Partisë Socialiste, Arben Isarajin, që thotë se fondet që po merr rruga Durrës – Kukës “… ia  keni hequr ujësjellësit të Vlorës, ose të Leklit dhe i keni çuar andej.  (Kjo “andej” i dashur lexues është rruga Durrës – Kukës – Morin,  është Kosova, është veriu i Shqipërisë, që zoti Isaraj nuk ua përmend dot as emrin, ka alergji, neveri. Nuk don as emrin t’ia zërë me gojë zoti Isaraj luginës së Fanit, Rreshenit, Kalimashit, Kukesit, Kosoves, duke harruar krejt me dashje se sa shumë ka dhënë Vlora për Kosovën, të paktën në luftën e fundit që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa hyrë me thellë në histori…  “Më pështyni mua në rast se ndërtohet kjo rrugë!”, thotë me sigurinë e një bastexhiu zoti Isaraj. E kush do të denjonte ta pështynte deputetin e Partisë Socialiste Arben Isarajin tani. Askush. Por autostrada u bë. U bë një vit para afatit të parashikuar. Ai i gjori mbase pret ndokënd që të shkojë e ta pështyjë.

As deputetin tjetër socialist, Erion Braçen, nuk e ka dëgjuar, z. Rama. As nuk i ka dhënë porosi a leje Braçes që të deklaronte apo ta cilësonte rrugën Durrës-Kukës si një investim që po privon shqiptarët nga zhvillimi i qyteteve dhe fshatrave të tyre, duke harruar krejt qëllimshëm se udha e kombit nuk privon zhvillimin por nxit e shpejton zhvillimin e shumë qyteteve e fshatrave të Shqipërisë…

“Të gjithë ata shqiptarë nga Durrësi në Jug, nga Fushë Kruja apo Peshkopia në veri, që pyesin përse punimet e hapura për rrugët në qytetet e tyre që kanë vite që qëndrojnë pezull, duhet të dinë se nuk ka më para, pasi ato të gjitha shkojnë tek fatura e Kalimash-Rrëshenit…”. Sa farëhedhës i mirë i farës urrejtje. Por nuk e ka dëgjuar Rama as këtë deklarim, me siguri që jo.

A është e mundur që një taborr përkrahësish të tij në media të nxinin faqe të pafund mediash kundër autostradës, kësaj vepre publike që tërhiqte aq shumë vemendje shqiptarësh e jo shqiptarësh.

 

Shkoi në Prishtinë me shitë “Kurbanin” për me rritë aksionet e tij në bursën e nacionalizmit. Kosova ka shërbyer gjithmonë edhe për këtë gjë për politikanët e Shqipërisë. Jam i  sigurtë se të gjitha aksionet e nacionalizmit në Kosovë i ka Sali Berisha. Sepse ai tashmë ka bërë nacionalizëm me punë e vepër, ndërsa Rama synon me fjalë nacionalizmin.

Guri i madh i provës për patriot e nacionalist ishte udha e Kosovës. Plotësimi i nevojës më jetike të saj. Kompletimi i pavarësisë së saj. Atë e bëri Berisha. Duke plotësuar njëherësh edhe ëndrrën e Kosovës edhe hapjen e mundësive të mëdha për gjithë kombin shqiptar, lidhjen e tij me vende të shumta të përtej Kosovës.

Zoti Rama nuk u orientua drejt në këtë rast. Nuk e këshilluan drejt. Nuk e deshi autostradën gjatë gjithë kohës që ajo po ndërtohej. Nuk tha asnjë fjalë të mirë kurrë për të. Tani, pasi ajo u ndërtua, ai del dashnor i saj. Por është dashnor i vonuar i saj. As nuk begenisi të shkonte ta shihte së paku njëherë të vetme. Edhe kur udhëtonte për tek populli i tij socialist i Kukësit, ai udhëtonte nga rruga e vjetër. Se nuk e deshi se nuk e deshi autostradën, të cilën sot e don.

Ai nuk dëgjoi këshilla e nuk mësoi as nga Dritëro Agolli, edhe pse kanë deshirë ta quajnë patriark i socialistëve shqiptarë, i cili si askush nga mentarët e gjallë të letrave shqipe, u ngrit mbi stuhinë e thshethemeve të “luftës” kundër udhës së Kosovës dhe u shpreh se kjo udhë është shumë e dobishme dhe do të mbesë në historinë e vendit, për madhështinë e saj, për simbolikën dhe funksionin që ka si arteria kryesore e Shqipërisë me rëndësi të madhe kombëtare. Pas 20-30 vitesh nuk do të kujtohet njeri se sa ka kushtuar ajo kjo rrugë, thotë Dritëro Agolli, por vetëm do të mbahet mend koha kur është ndërtuar. Këto janë vepra të mëdha që mbetën në histori. Sepse kjo udhë nuk lidh vetëm Shqipërinë me Kosovën, por ajo lidh gjithë pjesën veriore të Ballkanit me jugun e tij.

Veç kësaj Dritëro Agolli e sheh këtë udhë edhe në këndvështrim tjetër. Rruga Durrës – Kukës, thotë poeti, do ta zhveshë “nudo” zonën ku ajo kalon. Për herë të parë, ata që do të kalojnë andej do të zbulojnë bukuri të rralla natyrore të vendit. Është si një poemë që ti e lexon në kilometrat që përshkon dhe në relievin e rrallë të kësaj zone. Në këtë mënyrë do të bëhet një promovim i madh i vendit por dhe i turizmit.

Por mbi të gjitha, thotë Agolli, që me këtë prononcim të tij u bë kalorës i parë ndër të mëdhenjtë e letrave tona, rruga e Kosovës ka një vlerë të madhe kombëtare se ajo lidh për herë të parë në mënyrë kaq të vrullshme dy pjesë të një kombi, të cilin, përveç kufijve, e kishte ndarë dhe infrastruktura e dobët rrugore. Agolli e quan këtë udhë vepër kombëtare.

 

* * *

 

Ideja e Udhës Durrës – Kukës – Prishtinë është e Ibrahim Rugovës, i cili në intervistën dhënë gazetës kroate “Nedeljna Dalmacija” të datës 22.07.1990, kërkon ndërtimin e udhës Durrës - Prishtinë, që t’u krijojë mundësinë shqiptarëve të Kosovës të mund të udhëtojnë qoftë edhe sikur “për një kafe në Shqipëri”. Kjo konsiderohet prej meje si fillimi i artikulimit publik të domosdosë për ndërtimin e udhës Durrës – Prishtinë, nga figurat drejtuese kryesore të shqiptarëve.

Me 1 shtator 1995, në një nga konferencat e tij të shtypit, Ibrahim Rugova tha:” Së shpejti do të bisedojmë me presidentin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, për fillimin e projektit për ndërtimin e autostradës në rrugën e vjetër Lezhë-Prizren-Prishtinë. Kjo, shtoi ai, është një arterie kryesore që tradicionalisht ka lidhur Kosovën me bregdetin. Realizimi i këtij projekti kërkon kohë, por duhet të mendojmë për të tashmen dhe ardhmen”. Atëhere mediat botërore edhe u çuditën edhe i dhanë vend kësaj deklarate, pasi ishte bash koha kur Kosova nuk mori atë pritshmëri që kërkonte nga Konferenca e Dejtonit dhe dukej sikur do të zhvlerësohej.

Në nëntorin e vitit 1996, po në një nga ato konferencat e tij, Ibrahim Rugova tha: “Kërkojmë fonde nga Bashkësia Europiane për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë”. Kaq tha. Asgjë më shumë. Gazetarët në Prishtinë ishin mësuar që Rugova të deklaronte qëndrimin kundër dhunës e represionit serb ndaj shqiptarëve, të bënte analizën e javës dhe ato ta raportonin nëpër mediat vendase dhe të huaja. Asnjë nga gazetarët nuk e raportoi këtë deklarim të Rugovës. Në mesditë redaktorët përgjegjëes të redaksive në Europë e Amerikë pyetën reporterët e tyre në Prishtinë se pse nuk ka raportime sot nga Prishtina. Gazetarët thanë se nuk ka ndodhur ndonjë gjë dhe as Kryetari (Rugova) nuk ka folur për dhunë, burgosje e represion. Ngulmimi i redaktorëve përgjegjës bëri që reporterët të tregojnë deklaratën e Rugovës që u bë lajm në Amerikë e në Europë se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, i kërkon fonde bashkësisë europiane për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë.

Ku ishte atëhere zoti Rama? Ku ishte zoti Majko? Ndoshta kanë qenë duke ndihmuar përgatitjen e revolucionit të vonuar demokratik të Rexhep Qoses, i cili, edhe sot kur vjen në Shqipëri, udhëton nëpërmjet Maqedonisë (sot vjen me mjekër e jo si në vitin 1999 që rrojti mjekrën për të ardhë në Shqipëri, në vilën 31 të ish bllokut në Tiranë…), sepse nuk e don as ai autostradën Durrës – Prishtinë që bashkon kombin. Le të shkojë nga të dojë Qosja me tersllekun e vet, tehut të qoseve le të shkojë se nuk deshi të artikulojë asnjë fjalë miradie për autostradën që bashkon kombin, siç bëri Dritëro Agolli.

Në vitet kur Ibrahim Rugova kërkonte ndërtimin e udhës së Kosovës dhe ndërmerrte takime edhe në Tiranë për këtë gjë, me inicimin e presidentit Sali Berisha dhe pajtimin e presidentit të Kosovës, Rugova, qeveria e Kosovës me kryeministër Bujar Bukoshin ndau në bankën “Dardania” që ishte në Tiranë dy milionë marka gjermane për të bërë studimin e fizibilitetit të kësaj udhe. Qeveria Meksi inicoi grupet e punës për fillimin e punëve për udhën Durrës - Kukës. Në fillim të viti 1997 do të niste nga puna grupi i përbashkët i ekspertëve të Tiranës e të Prishtinës për rrugën. Por kish nisur më parë tashmë revolucioni i vonuar demokratik i Rexhep Qoses kundër demokracisë dhe “Çeçenisë” shqiptare që e përbënin veriorët në Shqipëri dhe shqiptarët në Kosovë.

Presidenti Rugova mori në vjeshtë të 1996, në Tiranë, nga Jemin Gjana, ish deputet i Kukësit në atë kohë, edhe dosjen me projekt idenë dhe hartën që ishte vizuar vija e kësaj udhe nga ushtria shqiptare në kohën e diktaturës, dokumente që ishin gjetë në arkivat e Kukësit. Në fund të vitit 1996, drejtori i bankës Dardania, Milazim Abazi, i kërkon deputetit të Kukësit, z. Gjana, dokumentet që ky i kishte dhënë presidentit Rugova, me qëllim që të fillonte lëvrimi i fondeve për studimin e fizibilitetit dhe projektin e rrugës Durrës - Kukës.

Më pas zotit Rama do t’i citoja ç’më ka thënë Charles Ëalsh, një amerikan mjaft i njohur në Tiranë, Drejtor i Qendrës Amerikane të Kulturës, pranë ambasadës amerikane, pra, një amerikan jo shitës qoftesh a banor nënurash në Tiranë, në një intervistë që i pata marrë në radio Kukësi, në fund të tetorit 1996, kur ai erdhi në atë qytet bashkë me z. Elez Biberaj, në atë kohë përgjegjës i seksionit shqiptar në radion “Zëri i Amerikës”. “Do të thoja se jetoni në pjesët më të bukura të Shqipërisë”, u shpreh Charles Ëalsh. “Unë besoj që në të ardhmen e Shqipërisë, me zhvillimin e ekonomisë, do të ketë autostradë. Ajo do të kalojë në Kukës. Do të bëjë lidhjen me ato pjesë të Kosovës me të cilat ju tashmë jeni të lidhur. Mendoj se kjo do të sjellë një ndryshim gjigand në dekadat që vijnë. Kështu që ju uroj fat”. Kaq tha Ëalsh në radio Kukësi për autostradën. S’besoj ta ketë mësuar nga z.Majko këtë ide.

Nuk u ndjeva mirë që Rama nuk ia dha meritat që i ka për këtë udhë Ibrahim Rugovës, si potencuesi i parë i ri i idesë së kësaj udhe të moçme, merita që ia ka dhënë Kosova se ia ka vënë autostradës emrin e tij. Ndaj dhe se si mu duk vizita dhe homazhet e Ramës pranë varrit të Ibrahim Rugovës. Mbase duhet një ndjesë Kosovës, të paktën nga faqja e tij e internetit Tëuter.

Nëse ende beson zoti Rama se udha e Kosovës është ide e Majkos, është e drejta e tij dhe e Majkos ta besojnë. Por sikur është tallje e madhe që i bëhet zotit Majko. Për hir të së vërtetës, kam pritur seriozisht se do të reagonte z. Majko e do të thoshte publikisht se kjo nuk është ide e tij, sepse Rama e pati shitë në Kukës në 11 prill 2009 këtë të pavërtetë dhe e përsëriti për herë të tretë këtë gjë, por tashmë në Prishtinë. Z. Majko nuk duhet të heshtë për këtë gjë edhe pse unë e kam nderuar dashamirësinë e tij për këtë udhë që bashkon kombin. Ai e ka historinë e tij të mirë, deshirën e tij të mirë për këtë autostradë, pas vitit 1999. Majko ka meritat e tij për këtë udhë. E ka dashur këtë udhë. Nuk ka nguruar t’ua pohojë edhe gazetarëve të huaj këtë gjë, kur kori socialist çirrej kundër autostradës që po ndërtohej. Majko, në pikun e luftës kundër udhës, është shprehur publikisht se kjo udhë nuk mund të ndalet. Ka folë pa leje të Ramës, natyrisht. Ai vuri taksën Majko dhe grumbulloi një shumë lekësh që vetëm për këtë udhë nuk u përdor. Ai kishte deshirën dhe vullnetin e mirë. Por aq shpatulla kishte. Ai filloi gërvishtjen e gjurmës së udhës në Rubik me trupat gjeniere të ushtrisë shqiptare, në 2.5 km, por nuk mund ta bënte atë udhë e cila së pari kërkonte vullnet të fortë politik, përkrahje të fortë politike, trimëri në ndeshje me kundështarët e ashpër të kësaj autostrade dhe dashuri të madhe e të panegocueshme për Kosovën.

Z. Majko ka ende aksione morale në Kosove dhe në gjithë rajonin nga kalon autostrada. Pas vizitës së tij të parë si Kryeministër në Kosovën e pas luftës, kur e takoi Rugovën dhe i tha President, i kam kushtuar një shkrim në “Bota Sot”. Ishte koha kur komunistët e Tiranës dhe të Prishtinës donin ta shqyenin Rugovën se u bënte hije në trimëri dhe qëndresë ndaj e anatemonin orë e çast në mediat qeveritare të Tiranës, të cilat ai i shpërfilli dhe refuzoi.

Z. Majko ishte ndër të parët shqiptarë që bëri krushqi të re me Kosovën e lirë, pas vitit 1999 (krushqitë me Kosvën ishin ndërprerë në vitin 1948 kur u mbyll kufiri) me Kosovën (martoi vëllain e tij me një vajzë prishtinase) dhe kjo është një vlerë për të sepse edhe ky gjest është pohim i dashurisë së tij për Kosovën, gjest që e dëshmoi në vizitën e tij të parë në Prishtinë si Kryeministër i Shqipërisë fill pas luftës së NATO-s për dëbimin e serbëve prej Kosove në vitin 1999.

* * *

Unë e falenderoj zotin Rama se më në fund nga Prishtina u bë aleat me mua dhe e lavdëroi autostradën. Anipse falenderoi vetëm pjesën që ka bërë Bektel & Enka dhe e quajti të standarteve europiane. Lavdëroi bash atë pjesë autostrade, që kalon “nëpër Mars”, siç shkruan miku i tij Fatos Lubonja në shkrimin me titull “Autostrada Rreshen – Mars – Kalimash”. Z Lubonja i duket shumë e keqe kjo udhë. Shumë e shëmtuar kjo pjesë autostrade. Z. Rama i duket e standarteve mirëfilli europiane. E falenderoj zotin Rama që është aleat me mua kundër shkrimit të Fatos Lubonjës të botuar në “Panorama”, me 7 korrik 2010 .

* * *

Nuk e kuptova lojën që bëri z. Rama me këtë pjesë autostrade të standarteve europiane që edhe e puth edhe e pështyn. Se gjithmonë zoti Rama nuk mungon të vërë një “por” në fund të fjalive të tij. Gjykon me kompetencë prej ekonomisti, juristi, hetuesi, prokurori, gjykatësi, avokat populli, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, etj., se në atë segment autostrade është vjedhur. Pra amerikanët dhe turqit kanë ndërtuar autostradën në standarte europiane por kanë vjedhur. Faik Konica, duket, për rastin Rama dhe rastet “Ramëra” duhet të ketë thënë në kohën e tij “Nuk thom se jeni shqiptarë të liq, por pse doni të gjykoni punëra që s’i dini”.

Ai e ka me vete Prokuroren e Përgjithshme sepse publikisht kanë mbrojtë njëri – tjetrin, ka raporte politike të pathyera me presidentin e vendit Bamir Topin, i cili qeveris gjykatat e vendit. Pse nuk hetojnë. Të hetojnë thellë. Shterrueshëm. Që të më bëjë edhe mua aleat po të më bindë se është vjedhë qoftë edhe një cent në këtë autostradë, aleat për të dënuar vjedhësin por jo për të penguar ndërtimin e autostradës.

Ndryshe, me “por”- e, nuk hakmerret dot ndaj Lulzim Bashës, i cili e mundi zotin Rama në betejën për ta bërë apo jo udhën e Kosovës, pasi Basha pati fatin dhe besimin e Kryeministrit Berisha të jetë dashnor i autostradës që në ngjizjen e saj. Edhe pse z. Rama nuk ia përmend as emrin Lulzim Bashës, dhe deshi ta burgoste për autostradën Durrës – Kukës, duke e akuzuar për shpërdorime fondesh e pabarazi në tenderat e autostradës, ky i fundit e mundi zotin Rama edhe në ndeshjen për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Dy me zero rezultatet e dy ndeshjeve Basha – Rama. Më duket se të gjitha mundjet dhe disfatat zotit Rama ia ka shkaktuar Udha e Kosovës… Por ai ende nuk e ka kuptuar, ndonëse udhëtimi i vonë për në Prishtinë për t’u shpallur dashnor i vonuar i autostradës, për t’u pajtuar me autostradën, ndërtuesit dhe përfituesit e saj, ndonëse me vonesë, mund t’i shërbejë dhe mund të jetë tregues se ai po vrapon pas trenit që i ka ikur shpesh. Por vetëm nëse do të jetë krejt i sinqertë dhe të flasë pa arrë në gojë mund ta zërë trenin. Vetëm nëse do ta rishkruajë programin politik të Partisë Socialiste dhe ti kushtojë vemendje Kosovës qoftë dhe një paragraf e jo 54 germa “Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës”, sepse kjo që është Brenda thonjëzave, nuk është as gjysmë fjalie. Dhe kjo është më shumë se fyerje ndaj Kosovës dhe ndaj socialistëve shqiptarë.

Sikur nuk më behet të besoj se një kompnai amerikane si Bekteli, lider në botë, të ketë ardhë me vjedhë në shpatet e tunelet e Kalimashit. Në atë segment të vështirë. Në ato punë e volume të cilat mund të maten e të kontrollohen edhe pas 50 vjetësh se aty janë. Po pse nuk thotë se mund të jetë vjedhë në segmentet e tjera që kanë ndërtuar kompanitë shqiptare apo të huaja të tjera. A mos është kryeqëllim me poshtrue kompaninë amerikane. Rujna zot. Se ky antiamerikanizmi u bë si modë. Jo se nuk vjedhin amerikanët jo. Por kjo punë më duket së është si ajo bosi e kujtuesi. Ai që bon vetë, ai që vjedh vetë, kujton se bëjnë të gjithë si ai, kujton se vjedhin të gjithë si ai.

U thotë të pranishmëve në Prishtinë, kur ato shfaqin dyshime se po vidhet atje, merreni me mend sa është vjedhë në Kalimash. Sipas atij ka dalë vjedhja për fushe, ka dalë kurvnia arës. A nuk ngjan pak si punë nxitje ngatërrese e nxitje mllefi kundër kësaj kompanisë amerikane Bektel & Enka. Ua mori fytyrën edhe në Prishtinë.

Thotë se autostrada në Kosovë është më e mirë dhe kushton më pak. Por nuk thotë (megjithëse edhe qorrat tashmë e dinë) se në Kosovë autostrada po bëhet nëpër fushë, gjithkund nëpër fushë, rrallë rrëzë ndonjë kodre të vogël, jo nëpër male, as përrenj e gryka lumenjsh, jo nëpër grykat e thepisura të Fanit, të Kalimashit, nuk po shpërthen male e shkëmbënj. Dhe normal, një kilometër autostradë në planetin Mars të Fatos Lubonjës, në Fanë, në Kalimash a Kukës, “me standarte europiane”, nuk mund të kushtojë sa një kilometër autostradë në rrafshinën e Kosovës. Rama sikur i hedh këto fjalë për të ngatërruar dynjanë, për të ngatërruar shqiptarët e Kosovës, për ti nxitur të ngrihen në protesta kundër autostradës, për të penguar ndërtimin e saj atje, kur nuk arriti ta pengojë në pjesën e Shqipërisë si dhe për të akuzuar Bektel & Enken. Edhe një i pa shkollë e pa kalem e din se nuk mund të kushtojë njëlloj një autostradë në malet e Shqipërisë sa mund të kushtojë një autostradë në fushat e Kosovës.

Një ditë mendon se do të vijë në pushtet dhe koha do të punojë për forcën e tij politike. Qysh në Prishtinë shtroi shinat e vjedhjeve të mundshme nesër kur të jetë në pushtet nëpërmjet ribërjes së udhëve të Shqipërisë sepse kjo qeveria aktuale, që së paku bëri udhët e atdheut, i paska bërë pa standarte dhe i ka vjedhur rrugët. Ai, në emër të ribërjes së të gjitha udhëve me standarte, vec asaj të Bektelit, përgatit rivjedhjen e tyre. Kështu e tha ai në Prishtinë. Kështu e lexova unë fjalën e tij.

MISTERET E MASES.

Pregatiti Hekuran Pashollari

 LEXO NE PDF DUKE KLIKUAR NE LIDHJEN POSHTE:

misteret-e-mases.pdf

 

Fizikanet sot janë ne gjurmim te një grimce te pa “kapshme” qe quhet bozoni i Higgs. Kapja e saj do te ndihmonte për te pasur një kuptim me te plote se si funksionon universi.

 

Shume njërës mendojnë se dine se ç’eshte masa , por ne realitet njohin vetëm një pjese te historisë se saj

Për shembull, një elefant është me i madh dhe  i rende se një milingone. Ne saje te gravitetit , elefanti ka një mase te madhe:do te ishte me e vështire për ta shtyre dhe lëvizur. Natyrisht elefanti është me i madh sepse ka një numër me te madh atomesh ne krahasim me milingonën.

Por çfarë tregon masa e çdo atomi? Ose me sakte, perse atomet kane një mase te tyre?

Problemi ka dy pamje te pavarura.

Se pari duhet te kuptojmë  nga e ka “prejardhjen” masa. Siç do ta trajtojmë me vone ajo çfaqet se paku nga tre faktorë.

Një element i rendesishem ne teorinë e fizikes eksperimentale mbi masën , është ajo e një tipi te re fushe qe përshkon gjithe realitetin, qe quhet “fusha e Higgs”

Mendohet qe masa e grimcave te ndryshme elementare  çfaqet gjate bashkëveprimit te tyre

Ne se “fusha e Higgs” ekziston, teoria parashikon qe ajo është e shoqëruar me një grimce elementare qe quhet bozoni i Higgs. Fizikanet janë ne gjurmim te këtij bozoni duke përdorur përshpejtues te grimcave.

Një qeshte tjetër, është qe shkencëtaret  duan te dine perse tipe te ndryshme te grimcave elementare kane masën e tyre specifike. Dhe pse këto masa ndryshojnë me rendin e 11 shkalleve.  Dhe janë këto 11 shkalle qe veçojnë një elefant nga një milingone.

 

Ç’eshte masa?

 

Isak Njutoni ka dhëne përkufizimin e pare shkencor te masës ne vitin 1678 ” Sasia e  lendes është njësia e njëjte ,qe rrjedh nga densiteti dhe vëllimi i saj”

Ky përkufizim elementar, qe mjaft i mire si për Njutonin , ashtu dhe për shkencëtarët e tjerë për rreth 200 vjet. Ata kuptuan qe shkenca procedon, para se te përshkruaje se si funksionojnë gjerat, dhe vetëm me vone do te kuptojnë pse-te.

Këto vitet e fundit, ne fizike , “pse-te” e masës janë bere një argument themelor ne kërkimet shkencore. Kuptimi i përmbajtjes se masës, do te plotësonte dhe do te zgjeronte modelin standard te fizikes se grimcave , teorinë qe përshkruan grimcat dhe bashkëveprimin e tyre. Kjo do te ndihmonte ne shpjegimin e misterit te “lendes se erret” qe përben 25 % te universit.

Përkufizimet e sotme te masës janë me komplekse se përkufizimi i dhëne nga Njutoni dhe është bazuar mbi modele standarde. Ne qendër te modelit është një funksion matematik qe prezanton bashkëveprimin midis grimcave. Nëpërmjet këtij funksioni, duke zbatuar një tërësi fregullash te njohura si teoria kuantike relativiste, fizikanet mund te llogarisin sjelljen e grimcave elementare përfshire dhe mënyrën se si ato bashkohen duke formuar grimca te përbëra si protone,neutroni etj.

Qofte për grimcat elementare, qofte për ato te përbëra mund te llogaritim se si ato reagojnë ne prani te forcave,për shembull për një force F mund  te shkruajmë ekuacionin e Njutonit : F = m.a qe lidh madhësitë fizike te forcës (F), masës (m) dhe nxitimit rezultante (a). Pikërisht ajo qe futet ne vend te m, është ajo qe nënkuptojmë si mase te grimcës.

 Por masa, siç e nënkuptojmë zakonisht, nuk duket vetëm ne ekuacioni F = m.a.

Për shembull Anjshtajni ne teorinë speciale te relativitetit, shpjegon qe grimcat pa mase lëvizin ne boshllëk me shpejtësinë e dritës, kurse grimcat me mase te dhëne lëvizin me ngadalë dhe shpejtësia e tyre mund te llogaritet ne qofte se njohim masën e tyre.

Grimcat themelore kane një mase te vete qe quhet masa e prehjes (Grimcat me mase prehje zero janë te privuar nga masa). Për një grimce te përbëre kontribuojnë ne masën e saj totale: masat e prehjes te grimcave perberese, energjitë e tyre kinetike ne saj te lëvizjes dhe energjitë e tyre potenciale ne saje te bashkëveprimit. Energjia dhe masa janë lidhur midis tyre, qe shprehet me ekuacionin e famshëm te Ajshtajnit : E = m.c2

Një shembull ku energjia jep një kontribut ne masën e grimcës, është ai i tipit te grimcave me te “familjarizuara” te lendes, protoneve dhe neutroneve. Këto grimca përbejnë 4-5 % te masës se universit. Modeli standard shpjegon qe protoni dhe neutroni janë përbëre nga grimca elementare, te quajtura karke (quark), te cilat mbahen te bashkuara nga grimcat me mase prehje zero, te quajtura gluone. Edhe pse perberesit (kuarket, gluonet) lëvizin shume shpejt ne brendësi te çdo protoni dhe neutroni, nga jashtë protonet dhe neutronet, i shkojmë si objekte koherente , me një mase prehje te përftuar nga shuma e masave dhe energjive te perberesve te tyre. Modeli standard na lejon te llogarisim qe po thuajse gjithe masa e protoneve dhe neutroneve, përcaktohet nga energjia e perberseve te tyre, kuarkeve dhe gluonet (mbetja i detyrohet masës se prehjes se kuarkeve). Kështu qe 4-5% e gjithe universit, thuajse gjithe lënda qe e qarkon, përcaktohet nga energjia e lëvizjes se vrullshme te kuarkeve dhe gluoneve ne brendësi te protonit dhe neutronit.

 

Ç’eshte “fusha Higgs”? Perse shtrihet gjate gjithe universit?

 

Hipoteza e hedhur sot nga fizika teorike është ajo qe masa e grimcave elementare lind ne saje te bashkëveprimit te tyre me fushën Higgs.

Sqarojmë qe grimcat elementare ne dallim nga protoni, neutroni, janë grimcat qe nuk janë përberë nga grimca me te vogla,psh kuarku, gluoni etj.

Natyrshëm lind pyetja: perse  fusha Higgs është e pranishme ne te gjithe universin? Perse forca e saj ne shkalle kozmike nuk është praktikisht zero, sikurse është zero forca e fushës elektromagnetike?

Fusha Higgs është një fushe kuantike. Dimë qe edhe fusha elektromagnetike është një fushe kuantike, ku grimca e lendes qe i korrespondon asaj është fotoni i dritës.

Por fusha Higgs ne dallim nga fushat e tjera ndryshon ne tre drejtime.

Dallimi i pare i përket argumentit teknik. Te gjitha fushat qe njihen deri  me sot karakterizohen nga spini, qe është momenti këndor vetjak i çdo grimce elementare te tyre. Psh elektroni ka spin te barabarte me 1/2., numri me i madh i grimcave qe lidhen me një force, psh fotoni , kane spinë te barabarte me 1. Kurse bozoni i Higgs qe i korrespondon fushës Higgs e ka spinin 0,qe bën te mundur qe ne fushën Higgs te dallohet nga grimcat e tjera elementare.

Dallimi i dyte i përket vetive specifike te fushës Higgs, qe ka te beje me atë qe si dhe pse forca e saj nuk është zero ne gjithe universin

Çdo sistem ,përfshirë dhe universin, synon ne një gjendje sa me te vogël, ashtu sikurse një sfere rrokulliset ne fundin e një ulluku

Për fushat tashme te njohura si ajo elektromagnetike, e cila lejon transmetimet radio televizive, ose ajo gravitacionale, qe na mban me këmbe ne toke, gjendja minimale është ajo ku kane vlere minimale ( pra, fusha  është zero)

 

 

 

 
 

 

                                   energjia

 

 

                              

                                        Forca e fushës elektromag.

 

 

 

Ne qofte se futet një fushe jo zero energjia e saj rit energjinë komplekse te sistemit

Ne rastin e fushës Higgs energjia e universit është me e ulet ne se fusha ka një vlere konstante te ndryshme nga zero. Ne se për fushat  e rregullta fundi i ullukut gjendet aty ku fusha është zero, për fushën Higgs ulluku ka një kreshte ne qendër(ku vlera e fushe është zero) dhe pika me e ulet e ullukut formon një rreth rrotull kreshtës.

Universi , sikurse një sfere, gjendet ne gjendjen e prehjes ne ndonjë nga pikat e kësaj gjurme rrethore e cila i korrespondon një vlere jo zero te fushës.

Me fjale te tjera , universi ne gjendjen e tij natyrale, te energjisë minimale, është depërtuar nga fusha Higgs me vlere te ndryshme nga zero

                                  energj

 

 

 

 

                                                 forca e fushës Higgs

 

Dallimi i trete ka te beje me tipin e bashkëveprimit qe fusha Higgs realizon me grimcat e tjera elementare.

Dihet qe grimcat elementare qe bashkëveprojnë me një fushe sillen sikur ato te kishin një mase proporcionale me intensitetin e fushës shumëzuar me forcën e bashkëveprimit. Masa është shkaktuar nga faktorët qe kane bere te mundur bashkëveprimin e fushës Higgs me grimcat elementare. Kuptimi jone mbi te gjitha sa thamë, është akoma i paplotësuar, dhe akoma nuk është e sigurte se sa tipe fushe Higgs egsistojne.

Sipas modelit standard do te mjaftonte vetëm një fushe për te gjeneruar masa për te gjitha grimcat elementare. Por fizikanet sot mendojnë qe modeli standard duhet te zëvendësohet me një teori me te plote, qe është quajtur modeli standard supersimetrik. (MSS),ku çdo grimce e modelit standard ka partnerin e vet (antigrimcën, deri me sot ende te paidentifikuar)me veti plotësisht te caktuara.

Ne modelin standard supersimetrik (MSS) shërbejnë te paktën dy fusha Higgs. Bashkëveprimi midis këtyre dy fushave gjenerojne masa te grimcat e modelit standard, njëkohësisht gjenerojne masa dhe për partneret e tyre. Ne saje te bashkëveprimit te këtyre dy fusha Higgs çfaqen dhe pese lloje te bozonit Higgs, ku tre prej tyre janë pa ngarkese elektrike (neutrale) dhe dy te tjerat me ngarkese elektrike.

 

Masa e bozoneve neutrale, shume e vogël ne krahasim me ato te grimcave te tjera, mund te varet indirekt nga bashkëveprimi me këto dy fusha, ose dhe nga ekzistenca e nje fushe te trete. Provat e para te kësaj teorie janë konfirmuar tek bozonet W dhe Z te cilat ne prani te forcave te dobëta do te ishin te privuar nga masa, ashtu sikurse dhe fotonet e dritës(m0 = o), kurse ne prani te fushës Higgs ato fitojnë masa te ndryshme nga zero.

Fusha Higgs u komunikon nje mase te caktuar te gjithave grimcave elementare te modelit standard: si bozoneve te tipit W dhe Z, ashtu dhe kuarkeve dhe leptoneve.

Ne përgjithësi modelet e mëparshme alternative, nuk arrinin ta bënin dot nje gjë te tille.

Si përfundim, modeli standard supersimetrik(MSS) konturon tablonë e përgjithshme për te unifikuar te gjitha forcat e natyrës, dhe arin te shpjegoje perse modeli energjetik i universit ka atë forme qe i përgjigjet fushës Higgs.

Ne modelet e mëparshme forma energjetike e universit ishte futur si postulat, kurse ne modelin (MSS) ajo rrjedh matematikisht.

 

Verifikimi i teorisë

 

Sot fizikanet duan te verifikojnë drejtësinë e hipotezës qe masa e grimcave varet nga bashkëveprimi me fushat e ndryshme Higgs. Për te arritur këtë eshte duke u punuar për te provuar tre veti themelore.

Se pari:te zbulohet ekzistenca e grimcave karakteristike te quajtura bozonet Higgs.

Teoria e fushës kuantike kërkon qe çdo fushe kuantike (kujtojmë qe fusha Higgs eshte fushe kuantike)te shoqërohet nga nje grimce qe kënaq vetitë e saj. Ne këtë kënd vështrim, bozonet Higgs duhet te ekzistojnë , ne te kundërt te gjitha shpjegimet teorike te dhëna nga fusha Higgs, nuk do te ishin te sakta. Fizikanet janë duke i kërkuar këto grimca me ane te eksperimenteve te bazuara ne përshpejtuesit e fuqishemte grimcave elementare. (Fermilah).

Se dyti: individualizimi i bozoneve do te mundësonte te vëzhgohej si ato bashkëvepronin me grimcat e tjera. Forca e bashkëveprimit dhe ajo e vlerës se masës janë lidhur ne mënyrë te vetme.

Se treti:Fusha te ndryshme Higgs prodhojnë bozone te ndryshme me veti te ndryshme. Testimet ne këtë drejtim do te shërbenin për te veçuar midis këtyre mundësive

Për te arritur ne rezultate e pritura, janë te nevojshëm përshpejtues qe te sigurojnë :energjinë e nevojshme për te prodhuar bozonet Higgs,intensitetin e nevojshëm për te zbuluar dhe analizuar masat e grimcave te përfituara.

Nje vështirësi praktike ne këto eksperimente , eshte se ende nuk njihet mjaft mire teoria mbi fushën Higgs, ne kuptimin e llogaritjes se cilat masa do te kenë bozonet Higgs. Me fjale te tjera, cili do te jete spektri i masës se tyre. Tërësia e te dhënave te përfituara eksperimentalisht do te përputhen me ato teorike vetëm pasi te arrihet te realizohet bashkëveprimi i grimcave me te lehtin e bozoneve Higgs te parashikuar dhe vetëm kur ky bozon Higgs te ketë nje mase 200 here me te vogël se masa e protonit

 

Përbërja e universit

 

Nga sa trajtuam me larte, mund te themi se teoria e fushës Higgs, shpjegon prejardhjen e masës se grimcave elementare , te cilat konsiderohen si “tullat” e universit. Por fizikanet janë te mendimet se fusha Higgs nuk eshte i vetmi burim i “mase - energjisë” qe zotërojnë grimcat. Sqarojmë qe termi “mase - energji” duhet kuptuar si masa dhe energjia te lidhura midis tyre me anën e ekuacionit te famshëm te A. Ajshtajnit:

E = m .c2

Nje përfytyrim i përafërt rreth asaj se si eshte ndërtuar universi eshte ky:

Rreth 70% e universit gjendet ne formën e energjisë se erret, qe nuk ka te beje drejtpërdrejte me egsistencen e grimcave. Nje tregues sintetik i ekzistencës se saj eshte përshpejtimi dhe zgjerimi i universi. Megjithatë duhet theksuar se natyra fizike e saj eshte nje problem ende i pa zgjidhur përfundimisht nga fizika.

Mbetja prej 30 % e universit përbehet nga lënda e formuar nga grimcat qe zotërojnë mase. Grimcat me te njohura te lendes janë protonet, neutronet dhe elektronet, te cilat formojnë gjithçka qe ne e shohim. Ato përbejnë 1/6 e lendes qe formon universin ose e thëne ndryshe 4-5 %te saj (1/6 e 30 % = 5%).

Pjesa me e madhe e kësaj mase i detyrohet energjisë kinetike te kuarkeve dhe gluoneve qe levizin vazhdimisht rreth protoneve dhe neutroneve.

Nje kontribut te vogël ne përbërjen e universit japin dhe neutrinot qe kane nje mase te tyre vetjake te papërfillshme por qe ne totale mendohet se përbejnë jo me shume se 0,5% te universit.

Rreth 25 % te universit ë përben lënda ë erret te cilën nuk ë shohim drejtpërdrejte. Ekzistenca e saj provohet nga efektet gravitacionale qe ajo ushtron mbi trupat qiellore (yjet, planetë), kur ato kalojnë pranë saj. Lënda e erret eshte e përbëre nga grimcat qe kane mase te tyre por qe nuk përfshihen ne grimcat normale te modelit standard. Mendohet qe grimca kryesore “kandidate” e lendes se erret eshte grimca superpartnere me e lehta (LSP) Kjo grimce duket ne disa shtrirje te modelit standard supersimetrik. Masa e LSP nuk eshte matur ende, por supozohet qe te jete 100 here me e rende se ajo e protonit.

Ne mënyrë grafike mund ta paraqesim:

 

Masa dhe energjia e universit i detyrohet katër burimeve te ndryshme:

1.Energjia e erret qe bën te mundur zgjerimin e universit

2. Lënda e erret me nje gravitet te madh e te padukshme por qe mund te identifikohet ne saj te efekteve gravitacionale te saj. 3. Lënda e dukshme (protonet dhe neutronet).

NJE ENDERR E FRIKSHME


 

Kjo eshte ajo qe pashe ne enderr

Lyrek si foshnja e porsalindur,

nje burre i panjohur,

hiqej zvarre ne pelena mbeshtjelle.

Nje cope trung dukej,

ne asfaltin e nje rruge pa emer.

Zvaritej, nuk nxirte ze, pa goje ish.

Kur mori pak fuqi,

Dhe kembet i cliroi nga shperginjte,

tek dritarja e nje shtepie,

u orvat te vendose duart.

Jo per t’u mbajtur,

por per te pare edhe njehere,

a binte brenda saj ere pendimi?

Pastaj zbrazi dufin, qe i rrendonte ne bark

si  gur i zjarrte zemerimi.

Kjo eshte ajo qe degjova

nga goje e tij qe u hap gjithe mllef:

“Ka vdekur shpirti, ka vdekur shpirti

parase i falet zengjini i ri.

S’ka me zemer njerezimi,

s’ka  me zemer per vella

Humbi vellazeria  o njeres”

Ankimi vinte nga nje baba.

 

KUJTIM I LARGET

 

Liria e saj

Mbahej peng ne nje pale nallane

Gishterinjte e kembeve,

te zbathur therrisnin deri ne bunavitje

Skuqje, dhimbje.

Pandovica  beharit i mbushte murret e avllise

Me kuverta e qilima leshi

I clironte nga pluhuri e tymrat e dimrit

 

Ditet  therrmonte ne ujrat e postafit.

E lodhur, pas mundimit, ulej ne kuzhinen e ftohte

Ne pjaten me te vogel, se ajo qe ushqente macen

ngjyente buken ne vaj e uthull, me cironka te thata

mbushte stomakun.

Pandovica, me thembra te cara

Me misallen qull qe i ngjitej pas barkut,

Lante tere shtepine,

sidomos kur priste motrat turiste

te vinin nga Amerika e larget.

Rrugica jone nuk flinte, pergjonte

kur ato  me baullet kishin mbritur:

dritat e shtepise qe nuk fikeshin gjithe naten

camcakizat qe pertypnin femijet

mermerimen e Pandovices, kenge  malli 

kur rinte ulur te sofati

veshur  me kepuce llustrina dhe  fustan mendafshi

dhuratat e shtrenjta te motrave

numuronte me gishtat e deformuar nga reumatizma

edhe per sa dite motrat do ti kish prane,

por nuk e gjeti dot me mendje, as me gishta

sa vjet per se gjalli qene ndare.

 

 

 


NE SHTEPINE E GJYSHERVE

 

Kureshtja ime zgjatet mbi catine, dritaret, oborrin

Heshtja pergjon.

Shume lindje, shume vdekje hyne ne ate shtepi pa trokitur

Babai im, jetim dhjete vjec vdekjeve u nxorri gjuhen.

Kureshtja ime vjen te hape porten e mbyllur prej vitesh.

Menteshat  qajne nga ndryshku.

Dyshemete e dhomave jane vithisur.

dhomat te ftohta,

sikur s’kane patur kurre zjarr

Prapa shtepise,

ende ndihet zhurma e nje kazme,

qe cante shkembin,

per te hapur vend, ku u hodhen themelet.

Murret kane vene bark,

Asgje s’qenka e perjetshme.

E shkuara eshte tretur ne eren e dheut.

Degjohet kembana e Kishes se Shen Ilise

Dhe akacia ne qetesine e saj perkul deget

E shperndan aromen e perjetshme

Dritareve mosperfillese.

 



NJE DITE

 

Nje dite,

kish qene kaq  e larget!

Tani para syve te mij luan.

Kerkon te hape dyer e dritare,

kerkon te dije,

c’mbajne ende t’mijat duar

lehtesisht te tretin, c’kane filluar ?

Te paret, femijet e mij  kuptuan

Kur me pyten ne se ndjej

Kur nga pellembet dicka  bie pa  pyetur

Pa u dale per zot.

Nje dite,

Kish qene  kaq e larget

Kaq afer me erdhi sot.

 

 

NJE DASHURI QE ASNJEHERE NUK IKEN

 

E ulur ne nje stol

ne stacionin e Padoves, Itali prisja

trenin, per te shkuar ne Firence.

Prane meje zuri vend nje njeri

Nje meso burre i qeshur ne fytyre

me sy te kalter, te ngrohte mesdhetar

aty per aty  si miq te njohur kohe me pare.

Ne parakrahun e tij, te dores se djathte

Binte  ne sy  nje koke vajze, tatuazh.

Nga stili i krehjes se flokeve,ai vizatim

Me Artistes franceze, Brigid Bardo me ngjau.

Kush eshte kjo ?- e pyeta pa drojtje.

Nje dashuri, qe nuk iken asnjehere

Qe e kam me vehte, sa te rroj

Do ta kem edhe kur te mos jem.

Ne boten tjeter kur te shkoj

Atje ne stacionin e Padoves,

Kur prisja trenin per ne Firence.

Me tregoi ai mesoburre

Thesarin  e  adoleshences

 

 

OQEAN AJRI

 

Sqepi i nje pellumbi

Nen tinguj metalike

Percillte muzike gezimi

Mblidhte nje enderr te coptuar

Per t’a ngritur lart

Ne oqean ajri

Ku behej frymemarja e thelle

Duke lene poshte

Hije zvaranikesh.

 

PEJSAZH NE MUZG

 

Dielli, si  nje reth  që luan fëminija,

shket  mbi konturet e vargmalit.

Shtyrë nga një dorë e padukshme,

Që e drejton të zhytet në ujra te ndezura zjarri.

Qielli ngadalë qendiset me yje.

Eshtë e pamundur t’i numurojë dikush yjet

Ashtu si nuk mund të numurojë askush,

Lakuriqët kur dalin nga nënstrehët e cative,

Duke pushtuar me fluturimin magjik,

Gdhimin e natës,

Për të përmbushur detyrat,

që nuk i mjaftuan  zogjve të ditës.

 

 

KUR ZGJOHET GLOBI

 

I magjishem eshte globi kur zgjohet nga gjumi

e shohim vetem  kur jemi  permbi re,

nga nje dritare e vogel  avioni

e magjishme eshte si zgjohet globi

Perflakur ne  nje brez te ylberte,

Ne nje unaze te zjarrte  rrethuese.

Ku shkrep syrin dielli

Perflakur nga brezi i ylberte.

Mbrekullia shperndan ngrohtesi

Kur zgjohet globi,

paqja e perboteshme eshte aty

e enderruar,e pabesueshme per cdo sy.

 

 

 

 

NEN TINGUJT E SHIUT

 

Amanda flet me gjuhen e tingujve

Eshte vetem 20 muajshe

Mbi cati bien pika  shiu

Dhoma  me tinguj te embel mbushet.

Vendi ku jam ulur nuk me thote “ ngrihu”

Jane perzjere tinguj te bute gezimi,

Fundosem me shume ne kendin e endrres

Qe me sjell Amanda dhe shiu.

Nje brenge e brengosur tretet larg

Sfiduar nga engjelli me emrin Amande.

 

 

HICI

 

Hici mbin kudo, pa te mare leje

Mban vesh, qenien pergjon

Mbi hijen qe zgjatet ne erresire

Hici ngre dyshimin.

Hici rremon.

Nje zhabe kercen, hicin e tremb

Hici mban vesh

Sekondat i ben te rrenda hici

Oret e qenies pa meshire i shkel.

 

 

 

BINTE BORE

 

Vija tek ty.

Ecja apo fluturoja?

nje pulebardhe a nje gruaje,

që kërkonte qiell i ngjasoja?

Binte borë.

Petale te bardha zambakësh  binin.

me ty ballëpërballë qendrova,

duke pirë mushtin e embel te vështrimit.

Ti thithe bardhësi.

Mendove se unë,

një fluturzë bore isha,

mes fluturzave që  shkëlqenin përreth.

Se i ngjaja dickaje, the

Dickaje, si ne perallat e mocme.

Nje cast harrova nga vija,

Hodha syte pertej dritares

Te shihja udhen

Bora kish mbuluar gjithcka

reth meje vetem  dy krahe

Nentor- Dhjetor 2011

Julia Gjika

FESTIVALI I NËNTË – SPEKTAKULAR I IMAZHIT SHQIPTAR


 

NË QENDËR TË VËMENDJES ISHTE ENGJËLL KOLIQI

12.jpg

Personalitete dhe laureatë të çmimeve, në Festivalin e Imazhit Shqiptar

 

Festivali i nëntë i Imazhit Shqiptar, që u mbajt të dielën e 18 dhjetorit, në hotel Adriatik, në Durrës, ishte shumëdimensional dhe mbarëkombëtar. Aty patëm shqiptari të vërtetë, me kulturë, me çmime, me muzikë, me letërsi… U promovuan tre libra të publicistit dhe shkrimtarit tonë tashmë të mirënjour dhe të shumëkërkuar – Engjëll Koliqi. Muarën pjesë: politikanë, profesorë, artistë, shkrimtarë, gazetarë, studentë dhe nxënës, nga të gjitha trojet arbërore dhe nga diaspora shqiptare, sidomos përfaqësia kosovare ishte më e theksuar se kurrë më parë (ishin disa dhjetëra shtetas kosovarë të pranishëm). Sherif Kola, me familje, shtruan drekë solemne për shumë pjesëmarrës të Festivalit të Imazhit Shqiptar, në restorantin e tyre familjar, ku u ngrenë shumë dolli për Shqipërinë dhe për Shqiptarët. Gjithçka frymonte për Shqipërinë Etnike – për Shqipërinë shtet mbi të gjitha trojet arbërore. Veç tjerash, janë bërë edhe shumë foto të përbashkëta dhe grupore të pjesëmarrësve të festivalit – të personaliteteve dhe laureatëve të çmimeve të Imazhit Shqiptar.

 

skender-korca-fjala.jpg

Shkruan: Skënder Korça

Durrës, dhjetor 2011

            Të dielën e 18 dhjetorit, të gjitha rrugët shqiptare çonin në Durrës. Kanë shkuar atje qindëra shqiptarë, në Festivalin e Nëntë të Imazhit Shqiptar, organizuar nga Forumi Imazh dhe Media, drejtuar nga kryetari – Dr Astrit Memia, të cilin të gjithë e njohim si ministri i burrërisë. Kishin ardhur shumë politikanë, deputetë, shkrimtarë, gazetarë, artistë, profesorë, studentë dhe nxënës, nga të gjitha trojet tona, por edhe nga diaspora shqiptare. Në mesin e të pranishmëve, ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës – Z. Pal Lekaj, si dhe pronarët e Universitetit Ndërkombëtar, dega në Prizren, vëllezërit Gashi. Gjithçka ishte përgatitur me kohë, dhe në ora 13 filloi festivali.

25.jpg

Pjesëmarrës në festival – personalitete dhe laureatë të çmimeve

 

            Moderatorja, të parit ia dha fjalën kryetarit Memia, i cili foli për projektet e Forumit Imazh dhe Media, për një imazh të denjë, sa më të mirë të kombit tonë, në atdhe dhe kudo në botë, por duke mos e lënë anash qëllimin kryesor – ribërjen e Shqipërisë mbi të gjitha trojet arbërore, me mençuri, me dashuri shembullore, përmes rrugëve paqësore. Z. Memia, pastaj njoftoi të pranishmit, se në kuadër të këtij festivali do të promovohen tre libra të shkrimtarit të mirënjohur e ambasador i paqes – Engjëll Koliqi, libra që flasin për imazhin shqiptar në botë dhe në amshim, libra që sheshojnë qartë dashurinë dhe mençurinë e shenjtërinë arbërore – një kushtuar Nënë Terezës (Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell), një Ibrahim Rugovës (Dr Ibrahim Rugova – arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës) dhe një tjetër (Për një jetë më të mirë) me ese, reportazhe dhe poezi. Këta libra janë botuar nga shtëpia botuese “Rugova Art” në Prishtinë dhe nga Shtëpia Botuese “Ada” në Tiranë. Dr Astrit Memia paralajmëroi edhe dhënien e çmimeve vjetore, për institucione familjare dhe individë, në fusha të ndryshme, që kanë ngritur lartë imazhin shqiptar në botë. Në fund kryetari Memia paralajmëroi se Festivali i Dhjetë – jubilar – i Imazhit Shqiptar, do të mbahet vitin e ardhshëm, mbase në disa vende anekënd trojeve tona, në Shqipëri, në Kosovë dhe në treva të tjera shqiptare, për të shënuar denjësisht 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, një festival dhe kremte madhështore, mbase shumëditëshe, që do të shënojë mbase edhe hapat e parë të Shqipërisë Natyrore, shtet mbi të gjitha trojet arbërore. Gjatë fjalës së Tij, Dr Memia, është ndërprerë shpesh me duartrokitje frenetike, që ka treguar devotshmërinë e qindëra forumistëve të Imazhit Shqiptar, respektivisht gatishmërinë e tyre për Shqipërinë Etnike. Ai, ndër të tjera, potencoi nevojën e lëvizjes së të gjithë shqiptarëve, prirë nga shkencëtarët, që të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare heqjen dënimin 100 vjeçar të aneksimit të trojeve për Shqipërinë tonë, në konferencën fatkeqe për ne të ambasadorëve, në Londër.

34.jpg

Kryetari i Forumit Imazh dhe Media – Dr Astrit Memia

 

            Mandej u fillua me promovimin e librave të Engjëll Koliqit, aktivitet që ka marrë shumë më shumë se gjysmën e Festivalit të sivjem të Imazhit Shqiptar. Në fillim është transmetuar një dokumentar mbi jetën dhe veprën e Koliqit, si videoklip, për të folur pastaj për autorin – Dr Astrit Memia. Për dy librat e parë, monografive publicistike kushtuar Nënë Terezës dhe Presidentit historik të Kosovës Dr Ibrahim Rugova, ka folur shkrimtari i mirënjohur kosovar e poet i elitës kombëtare – Mr Sarë Gjergji. Z. Gjergji, duke folur mbi librin kushtuar NënëTerezës, ndër të tjara ka thënë: “… Duke përmbledhur shkrime gjinishë të ndryshme, të autorëve të sferave të shumta të mendimit njerëzor, të personaliteteve të shumta vendore e ndërkombëtare, por që kanë një emërues të përbashkët: Nënë Terezën – ikonë të Krishtit në tokë, autori na sugjeron këtë figurë si domosdoshmërinë që duhet jetuar, si modelin jetësor – më të mirë të dashurisë, të lidhë tokësoren me qielloren, njerëzoren me hyjnoren. Duke folur për librin kushtuar Rugovës, ligjësuesi Gjergji, nër të tjera, ka thënë: “…Ç’është e vërteta, me këtë libër, autori i sjell kujtesës shqiptare materiale, shkrime, studime etj.etj. të autorëve të fushave të ndryshme, të cilët janë marrë me figurën e Rugovës; të Rugovës si njeri, krijues, kritik letrar e studiues, diplomat e misionar i çështjes shqiptare, i lirisë së Kosovës dhe shtetformues i saj. Prandaj, në këtë libër kemi shkrime nga më të ndryshmet, shumë përmbledhëse, të thkukëta e shumë domethënëse, të cilat figurën e Rugovës do ta përafrojnë edhe më me opinionin e gjerë. Në kuadër të kësaj do të hasim këtu opinione e mendime të figuravee të personaliteteve të rëndësishme të politikës botërore, me të cilët Rugova kishte komunikuar e bashkëpunuar, në kuadrin e përpjekjeve dhe angazhimeve të tija për lirinë dhe shtetësinë e Dardanisë së Re, që quhet Republika e Kosovës. Jo vetëm shkrime që do të na njohin me fëmijërinë e Rugovës dhe me gjenealogjinë e familjes së tij, i gjejmë në këtë libër të Koliqit. Do të lexojmë këtu edhe studime mbi veprën letrare të Rugovës, mbi aktivitetin e tij kulturor e politik, që bashkë me poezitë e këngët kushtuar atij, na nxjerrin një figurë vigane, të ngjajshme do të thoshim, me figurën biblike të Mojsiut…” fare në fund Z. Gjergji tha: “me këta dy libra, autori Koliqi, sikur sforcon bindjen mbi nevojën e kthimit në Itakë të Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës”. Pastaj, autori i këtij reportazhi ka lexuar letrën përshëndetëse të Dr Dom Lush Gjergjit, drejtuar festivalit dhe ceremonisë së promovimit të librave. Dom Lushi, me letrën e tij përshëneste autorin dhe Forumin Imazh dhe Mediave, me në krye Dr Astrtit Meminë, duke iu dëshiruar shumë suksese dhe arritje të qëllimeve të mira në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar, ndërkaq të pranishmit i ftoi që bashkërisht të angazhohemi për ndërrimin e botës me dashuri, sipas porosisë së të Lumes Nënë Tereza.

42.jpg

Mr Sarë Gjergji, duke folur për librat e Koliqit

 

            Festivali i Imazhit Shqiptar dhe promovimi i librave të Koliqit kanë vazhduar me ndërhyrje të tjera. Artisti kosovar – Mustafë Shabani, i ardhur enkas për këtë aktivitet nga Gjermania, ka hyrë në skenë me një qiri ngjyrë blu, të ndezur dhe mrekullisht ka recituar një poezi speciale, kushtuar, siç tha edhe vetë Hyjnorit Rugova. Mustafa tha se pjesën e mbetur të qiriut do e dërgoje që të shkrihet krejt mbi varrin e Presidentit Rugova, në Prishtinë. Mandej ka qenë radha për shkrimtaren e mirënjohue e përgjegjëse e botimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë – Znj. Ana Kove Spahija, e cila ka mbajtur një ligjëratë të thukët mbi librin e Koliqit “Për një jetë më të mirë”, dalë në dritë ditë më parë nga botimet ADA në Tiranë. Znj. Kove ka thënë se ky libër i Koliqit, që bën pjesë në shumë zhanre letrare, është një begati për letrat shqipe, edhe për porositë speciale dërguar lexuesve, për një dashuri universale, që përngjanë në dashurinë e Nënë Terezës. Ajo këtë libër e ka cilësuar shumë të veçantë dhe të vlefshëm, për shumë sfera të jetës. Në përmbyllje të ligjëratës së saj, Znj Ana ka deklamuar nga libri një ese, që është ndjekur me shumë interesim nga të pranishmit. Dhe e fundit që ka folur për librin e Koliqit, ka qenë specialistja e letërsisë – Mr Manjola Brahaj, e cila gjithashtu ka vlerësuar me notë maksimale librin e Koliqit, duke e parashtruar nevojën e krijuesve letrare, që të mundohen ta imitojnë këtë autor poliedrik të letrave shqipe, që po depërton edhe te kombet tjera, me veprat e tij, në italisht, portugisht, rumanisht, polonisht… Zonjusha Manjola, librin e Koliqit e ka cilësuar si një doracak të mirë, në të gjithë lëmenjtë e jetës, nga mirësia, atdhedashuria, edukimi i gjeneratave të reja, e deri te porositë filozofike për një dashuri universale. Janë vërejtur shumë kërkesa për të pasur librat e Koliqit.

5.jpg

Artisti Mustafë Shabani, duke deklamuar për Presidentin Rugova

 52.jpg

Skënder Korça, duke lexuar letrën e Dr Dom Lush Gjergjit

            Pastaj Festivali i Imazhit Shqiptar ka vazhduar me ndarjen e çmimeve vjetore, për veprimtari jetike që ngrehin edhe mbi re imazhin e traditave të shenjta arbërore. I pari ka qenë çmimi për familjen mbretërore, që i është dhënë Princit Leka II. Janë nderuar me çmimin e Imazhit Shqiptar shumë njerëz, krijues e veprimtarë fushash të ndryshme, por këtu po i përmendim vetëm disa, që i kemi mbajtur mend. Veç të tjerëve këtë çmim e kanë marrë: Dr Kolec Topalli, Akil Koci, Teodor Laço e të tjerë. Çmimin që pas vdekjes iu dha Mitrush Kutelit, e tërhoqi e bija e tij Atalanta.

            Festivalin e ka përshkuar një program shumë i pasur kulturo-artistik, me valle speciale të fëmijëve dhe të rinjëve. Këngë speciale kanë kënduar: baritoni ynë i mirënjohur Gëzim Xhaxhai, rrapsodi tropojan Bardhok Prenbibaj dhe këngëtarë të Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe të valleve të Shqipërisë. Duhet veçuar sidomos Gëzim Xhaxhain, i cili këndoi hymnin e Dardanisë, si kantautor, duke emocionuar shumë qindëra të pranishëm, që i duartrokitën gjatë.

            Në fund të festivalit, Forumi Imazh dhe Media ka organizuar një koktej freskues për të pranishmit, të cilët edhe kanë bërë shumë foto kujtimi, me personalitete dhe me laureatë të çmimeve vjetore të Imazhit Shqiptar.

            Mbas festivalit, Z. Sherif Kola, aktivist i Forumit Imazh dhe Media, shtroi një drekë solemne, në restorantin e tij familjar, ku muarën pjesë mbi pesëdhjetë aktivistë të Imazhit Shqiptar, nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga diaspora. Edhe dreka, më shumë dukej atmosferë pune, se sa pushim e rekreacion. Gati se të gjithë pjesëmarrësit folën për imazhin shqiptar dhe për pretendimet tona të natyrshme të ribërjes së Shqipërisë, shtet mbi të gjitha trojet arbërore. Secili që fliste, i ftonte të pranishmit në dolli solemne për Shqipërinë Etnike dhe për Dinjitetin e Imazhin e Vërtetë Shqiptar.

            Në fund të kësaj feste spektakulare, më i lumturi ndër të gjithë dukej kryetari i Forumit Imazh dhe Media, Dr Astrit Memia, të cilit i qeshej fytyra dhe shpirti, për suksesin e plotë të kësaj lëvizjeje mbarëkombëtare dhe për këtë festival, të vlerësuar më se të suksesshëm, nga të gjithë të pranishmit, por edhe nga mediat, që ishin të shumta në përcjelljen e punës së festivalit.

 

 51.jpg

Mr Ana Kove Spahija, duke ligjëruar

 

61.jpg

Mr Manjola Brahaj, duke ligjëruar

 71.jpg

Autori i librave Engjëll Koliqi

81.jpg

Gëzim Xhaxhai, për herë te parë këndon Hymnin e Dardanisë

9.jpg

Akil Koci, pas pranimit të Çmimit Imazhi Shqiptar

10.jpg

Dr Kolec Topalli, pas pranimit të Çmimit Imazhi Shqiptar

111.jpg

Atalanta, pasi tërhoqi Çmimin Imazhi Shqiptar për të jatin Mitrush Kutelin

121.jpg

Teodor Laço, duke pranuar Çmimin Imazhi Shqiptar

 

 13.jpg

 221.jpg

 

Protagonistë të Festivalit Imazhi Shqiptar

 231.jpg

Shkrimtari e publicisti Engjëll Koliiqi me Princin Leka II

 241.jpg

Engjëll Koliqi, Dr Kolec Topalli, Dr Astrit Memia, Mr Sarë Gjergji

Sofia e Kominĭatëve Një histori tragjike zbulon romanin e parë


 

Intervistoi: Violeta Murati

Romani “Sofia e Kominĭatëvë” e shkrimtarit Antonio Santori ngre stekën e trashëgimisë sonë letrare në lëvrimin e prozës në një kohë me prozën italiane të shek. XIX. Në historinë e letërsisë shqipe ky shënon shkrimin e romanit të parë. Zbulimi i këtij romani konsiderohet kompleks, si arsye letrare, ashtu dhe shkencore, i cili, përveçse i plotë, i transkriptuar nga Merita Bruçi, na vjen për herë të parë në një botim kritik.

Para pak ditësh, në një konferencë shkencore, u dëgjuan disa zëra se romanit të shkruar nga Dom Ndoc Nikajt i duhej dhënë vendi i nderit si i pari në letërsinë shqipe. Po askush nuk ngriti gishtin që ta pohonte. Si duket, kjo vepër e Santorit që flinte në dorëshkrim në bibliotekën e qytetit të Kozencës, e vjen si botim i Universitetit të Napolit “L’Orientale”, me më pak fat se “Emira”, “tani e kishte kohën”, thotë filologia Bruçi.

Ka një qëndrim moral mes botimit dhe dorëshkrimeve origjinale që filologia tregon, çfarë shkakton transmetimi i një vepre kur i shmanget origjinalit, vullnetit të autorit. Ky është fati i veprave të Santorit, qoftë dhe me “Emirën”, për të cilën ka rezerva, dhe pritet një botim kritik. Ndërsa romani është trashëgimi e të folmes së katundeve arbëreshe, shpjeguar si një natyrë e buruar e shkrimtarit si frat e njeri mjaft komunikues, por dhe eksperimentues me zhanret letrare.

Kështu, Santori dëshmon jetën dhe kohën kur jetoi, vlerësuar nga katedra e Universitetit të Napolit si plotësim i zbrazëtisë në historinë e letërsisë shqiptare, në prozë që do të ndikojë në një lexim ndryshe të letërsisë shqipe të shek. XIX.

Vepra letrare e Santorit, bashkë me De Radën dhe Zef Skiroin konsiderohet pjesa më cilësore të letërsisë arbëreshe të Italisë dhe të letërsisë shqipe. Për shkak të kushteve të rënda jetësore, sa qe gjallë Santori botoi vetëm ndonjë nga veprat e veta letrare që shkroi, prandaj pjesën më të madhe të tyre, e la në dorëshkrim. Pasardhësit e tij, në dy anët e Adriatikut, brenda 150 vjetësh, botuan vetëm disa nga dorëshkrimet e tij. Megjithatë, prej studiuesve del mendimi se sot e gjithë ditën kanë mbetur të pabotuara një varg veprash të tjera, të cilat nuk bëjnë pjesë në vlerat aktive të letërsisë shqipe dhe nuk komunikojnë me lexuesin. Për këtë arsye merr fund sinjalizimi disavjeçar se është në dorëshkrim romani i parë në shqip “Sofia e Kominĭatëve”.

Në këtë intervistë për “standard”, filologia Merita Bruçi flet për punën e saj pesëvjeçare, në transkriptimin e veprës, raportet e një filologu me tekstin letrar deri në përmbushjen e vullnetit të autorit, në komunikimin me lexuesit. “Sofia e Kominĭatëve” sapo është botuar në Itali, si bashkëpunim ndërmjet Universitetit të Napolit “L’Orientale” dhe Qendrës Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike.

 

 

Flitej vetëm si dorëshkrim dhe dje, në ditët e albanologjisë, u njoftua botimi në alfabetin e sotëm të shqipes të romanit të panjohur për letërsinë shqipe “Sofia e Kominĭatëve” të Anton Santorit, transkriptuar prej jush. Si erdhi ky projekt, pse zgjodhët këtë vepër?

 

Kjo vepër erdhi në vazhdën e pasionit edhe formimit tim. Tanimë kam studiuar dhe jam formuar si filologe, dhe si dekodifikuese e teksteve të vjetra të arbërishtes. Kështu edhe transkriptimi i kësaj vepre është në vazhdimësi të punës sime. Pse u zgjodh “Sofia Kominĭate”? Të sjellësh në botime kritike të përmasave rigoroze shkencore vepra të tilla, që kanë një volum të jashtëzakonshëm pune janë iniciativa që nuk përballohen vetëm. Këto nisma kanë nevojë për një konsulencë të madhe, dhe njëkohësisht përfshihen në projekte shkencore në kuadër të të cilave këto vepra vendosen dhe pastaj drejtohen nga personalitete të shkencës të kësaj fushe. Si e tillë u realizua dhe transkriptimi i “Sofia e Kominĭatëve”, si një projekt i Universitetit të Napolit “L’Orientale”, nga katedra e gjuhës shqipe që funksionin prej vitit 1903, që në ngjallje të De Radës. Sot, ka një projekt të madh të botimeve nga ky Universitet për dorëshkrimet e pabotuara të letërsisë shqipe. U përzgjodh “Sofia e Kominĭatëve” si një vepër karakterizuese e Santorit, si një vepër e shumëdëshiruar, si një vepër e shumëpritur, por nga volumi shumë i madh i punës që ajo ka dhe problemet që paraqet kërkonte një impenjim të madh.

 

Atëherë, përveç si projekt i Universitetit të Napolit “L’Orientale”, shohim dhe një kompleks tjetër që ka të bëjë qoftë me arsyet shkencore e letrare për ardhjen sot të kësaj vepre…?

 

Po, ka shumë arsye shkencore dhe letrare sepse nga Santori nuk kemi ndonjë shënim mbi datimin e dorëshkrimeve, e konkretisht dhe për kohën kur është shkruar “Sofia e Kominĭatëve”. Unë supozoj se është shkruar në vitet 1870 të shekullit të XIX-të. Për këtë i referohem ekzistencës së disa burimeve direkte e indirekte që më kanë shtyrë të besoj, se është e asaj kohe. Një nga burimet është krahasimi i alfabeteve të tij, të përdorur në faza të ndryshme të krijimtarisë. Pikërisht, alfabeti i “Sofia e Kominĭatëve” i përket kësaj periudhe. Njëkohësisht nisem nga citime të tjera, ose referime të tjera indirekte siç është një letër e Dora D’Istria drejtuar Angelo De Guvernatis, ku përmendet në një roman në shqip, një prift nga Kalabria; apo citimet e Giuseppe Gradilones apo De Radës. Domethënë janë burime indirekte që përforcojnë idenë e krijuar nga përdorimi i alfabetit.

 

Kjo vepër është zbuluar si dorëshkrim, si ratë në gjurmët e tekstit?

 

Është ende dorëshkrim dhe është një roman i sinjalizuar. Ka një sinjalizim nga Gradilone, dhe një përshkrim të sasisë së dokumenteve që ndodhen në bibliotekën e qytetit të Kozencës. Po ashtu edhe ndeshur edhe në historitë letrare, ku përmendet se ekzistojnë romane të pabotuara të Santorit, por deri më tashi askush nuk e kishte marrë iniciativën për ta transkriptuar.

 

Në ç’gjendje janë dorëshkrimet?

 

Dorëshkrimet janë ende në gjendje të deshifrueshme. Janë 1 mijë fletë, ndër të cilat 300 fletë i përkasin variantit arbërisht dhe mbi 700 variantit italisht. Them dy variantet, sepse sipas traditës së shkrimtarëve arbëreshë, ata i hartonin tekstet e tyre në arbërisht, pra në të folmen e katundit të vet dhe i përkthenin vetë në italisht, për të pasur një publik më të gjerë.

 

Kemi të bëjmë me dorëshkrime origjinale apo variante?

 

Jo, absolutisht janë dorëshkrime origjinale, që rrit edhe shkallën e vështirësisë së transkriptimit e interpretimit, pasi është një dorëshkrim i lënë nga autori dhe pas vdekjes së tij nuk mund ta prekësh. Kjo do të thotë se duhet t’i qëndrosh besnik çfarë është shkruar aty.

 

Vite pune, impenjim i madh për “Sofian…”?

Janë pesë vite punë, me impenjim të jashtëzakonshëm. Për të mbërritur tek një fazë, te ajo e transkriptimit të këtyre dorëshkrimeve edhe sipas kanoneve të filologjisë duhet të njohësh shumë mirë periudhën kur jetoi dhe shkroi autori, duhet të njohësh shumë mirë të folmen e tij, të njohësh të folmet fqinje, duhet të njohësh mirë traditën e kuratorëve që janë marrë me vepra të tjera të tij, duhet të njohësh traditën filologjike të studiuesve arbëreshë dhe atyre shqiptarë. Këto duhen ngaqë Santori e ka shkruar veprën në një alfabet të ndryshëm nga ai i Manastirit. Më pas duhet të gjesh kodin alfabetik të tij dhe të kalosh në dekodifikimin e tekstit që ke përpara syve. Pra, veprën “Sofia e Kominĭatëve” e sjellim në alfabetin e sotëm duke ruajtur formën gjuhësore të kohës, gjendjen e asokohshme të gjuhës.

 

Sa dijeni keni pasur mbi këtë vepër, nga të dhënat e rezultuar nga historia e letërsisë shqipe?

 

Ka ekzistuar vetëm një pohim i thjeshtë se Santori ka lënë dorëshkrime të pabotuara, ndër të cilat edhe një roman, “Sofia e Kominĭatëve” në arbërisht, prej 208 faqesh, theksohet në burimet letrare. Transkriptime të disa fragmenteve të tekstit ka bërë Gradilone në një artikull të tij, të gjatë kushtuar këtij romani, si dhe studiuesja Klara Kodra dhe asgjë më shumë.

 

Në këtë aspekt, jo vetëm për këtë roman, por në tërësi për veprat e Santorit ju si njohëse personale e tij, si e shikoni të pozicionuar në historinë e letërsisë shqiptare, bashkë me kontrastet që janë krijuar në transmetimin e veprave të tij?

 

Jam e detyruar për nevoja të studimit, të zgjerimit të njohjeve të mia personale mbi autorin të verifikoj gjithë gamën e dorëshkrimeve të tij. Ato që gjenden në vepra të botuara, në botime kritike rigoroze, apo në botime vullnetmira, ose divulgative - konstatimi im personal është: që një e treta e veprave të tij është në botim kritik rigoroz, që mundëson dhe një analizë gjuhësore dhe letrare të saktë të veprës, të autorit dhe gjuhës së tij. Kurse pjesa tjetër ekziston në botime divulgative, por që nuk e ofrojnë këtë garanci shkencore. Në këtë pikë, filologjikisht Santori mbetet ende një autor për t’u zbuluar, sepse është transmetuar me shmangie nga origjinaliteti i gjuhës, aq më tepër kjo vihet re edhe në botimet shkollore dhe përbën një fakt shumë problematik.

 

Vazhdon të transmetohet i shmangur nga origjinaliteti?

 

Unë me studentët e mia po bëjmë kërkime të tilla dhe kemi konstatuar deri më sot, se për ato vepra ku nuk ka botim kritik janë mjaft problematike. Nuk flas për ato vepra, të paktën romanet e tij në vargje, që ekziston botimi kritik, janë gjashtë romanceta të botuar nga filologë arbëreshë, të tjerat kanë probleme.

 

Ku qëndron problemi konkretisht?

 

Problemi është se nuk kemi një respekt të të vërtetës. Kemi një shmangie nga e vërteta. Sot kohërat kanë ndryshuar. Ne, duhet t’i studiojmë autorët në gjuhët e tyre origjinale, në të folmen e tyre origjinale. Sepse gjuha shqipe, e folmja me të cilën ato kanë shkruar, është e folmja lokale dhe nuk mund të vlerësosh, saktësisht, shkencërisht autorin, nëse nuk njeh krijimtarinë e tij në origjinal. Kështu që hidhet një tis dyshimi mbi këtë prodhimtari të tij, letrare.

 

 

A është një vepër romantike, si na vjen në përmbajtje “Sofia e Kominĭatëve”?

 

Nuk është vepër shumë romantike. Kemi të bëjmë me një vepër realiste. Është jeta e komunitetit arbëresh e ndërthurur me jetën e komunitetit kalabrez, në të cilën Santori ka jetuar vetë dhe ka shkruar. Romani dallohet për tablo shumë realiste dhe çfarë e shtyn atë është paraqitja e kësaj jete me gjithë problematikën e saj, së bashku me anët e bukura. Ka tablo ku përshkruhen nga zakonet e lindjes, vdekjes, dasmave, festimet e fetare e deri te problematikat si varfëria etj. Romantike do të ishte ndoshta rikujtimi i atdheut të të parëve dhe figura e shquar e Gjergj Kastriotit.

 

Cilat është historia e romanit, linjat e tij?

 

“Sofia e Kominĭatëve” është historia e një vajze të re, jo e zakonshme, është një princeshë. Ajo niset nuse në një derë tjetër, për te princi. Por, rrugës anija e saj sulmohet dhe rrëmbehet nga piratët, që ishin të bregut tjetër të Adriatikut, të bregut kalabrez. Siç ishte zakoni i hershëm: baronët e kohës furnizoheshin me vajza të reja, dhe piratët ia dërgonin atij.

Është një figurë pak eterike, shumë e përvuajtur, e cila ka një fund tragjik. Po kaq fund tragjik ka edhe i fejuari, i cili niset në kërkim të fejuarës së tij. Romani ka dy linja; një që mbyllet me vdekjen e Sofias dhe linja tjetër merret me jetën e të vëllait të saj, i cili ka asistuar në vdekjen e së motrës, në gjithë fatkeqësinë e saj. Më pas, ai është gjithmonë në dilemën e tij: të ndjekë dashurinë e tij për vajzën e Baronit, apo ta refuzojë këtë dashuri për shkak të të keqes së madhe që ata i kanë bërë të motrës.

 

A ka të dhëna nga autori në lidhje me veprën, çfarë e ka frymëzuar në këtë histori?

Santori është natyrë që eksperimenton. Ai ka eksperimentuar shumë zhanre të gjinisë letrare shqiptare dhe është protagonist i parë në lëvrimin e dramës, melodramës, tragjedisë, satirës, fabulës, romanit në vargje, dhe romanit. Në parathënien që i ka bërë një prej romancetave të tij, tregon se ai tenton të shkruajë një roman për të edukuar, arsimuar, nxjerrë nga injoranca bashkëfshatarët e tij; mendon ndoshta se një përmasë kaq e madhe e shkrimit nuk arrin dot të depërtojë tek ta dhe zgjedh pastaj romancetat në vargje, një mënyrë më popullore të trajtimit të problemeve. Kështu mesa duket ka mbetur një fiksim i tij dhe i është kthyer shkrimit të romanit.

 

Kjo shënon veprën e parë të ardhur deri më sot në letërsinë shqipe. Si vjen në gjuhë letrare, sa i takon horizontit të veprave që ka lënë?

 

Po, me aq sa njohim deri tani “Sofia e Kominĭatëve” shënon romanin e parë në letërsinë shqipe. Në roman ai shprehet se shqipja e asaj kohe është e vështirë për të përmbushur. Të paktën e ka më tepër në nivelin e orendive, në përmbushjen e emërtimeve, mjaft termave. Kështu ai mundohet të krijojë terma të reja duke pasur në bazë gjedhen shqipe, por duke përdorur shumë fjalëformimin. Sigurisht, gjuha që ai sjell është gjuha e lokaliteteve, të vendit të tij, të cilën ai e fikson e dokumenton. Por, Santori ishte një njeri me gojëtari të jashtëzakonshme. Duke qenë frat ai kishte një komunikim të jashtëzakonshëm me popullin e tij. Për këtë arsye ndeshin fjalë dhe nga e folmja e fqinjëve, nga të folme të tjera gjeografikisht vende më të largëta. Ka përshkrime shumë të gjalla, karakterizime personazhesh, fenomenesh natyrore. Kjo është gjuha e kohës së tij, e cila e pasuron shumë inventarin e shqipes, duke e bërë një gjuhë që arrin të përmbushë, e të japë strategji rrëfimi të jashtëzakonshme.

 

 

Në krahasim me “Emirën” si e shikoni romanin e “Sofia e Kominĭatëve”?

 

Jemi brenda një autori. Tematikat janë pak a shumë të njëjta, sepse edhe motivet nga të cilat frymëzohet Santori janë të njëjta. Por, problematika që ai trajton është shumë e gjerë dhe përmasat e prozës që ai sjell janë shumë më të mëdha te “Sofia…” sesa “Emira”, e cila së shpejti do të dalë edhe kjo në një botim kritik.

 

Pra, çfarë zbuloni janë sprovat letrare të Santorit, dëshira e tij për të eksperimentuar?

 

Santori për mua është ende i pazbuluar dhe kjo sprovë letrare e tij do të ndryshojë shumë balancën e studimeve mbi të.

 

Ka pasur ndonjë arsye pse ne njohim “Emirën” dhe jo veprën e parë të letërsisë shqipe “Sofia e Kominĭatëve” e patranskriptuar deri tani?

 

Jo sepse, Emira ka pasur fatin e mirë që të botohet në tre akte nga De Rada. Një variant, i cili ndryshon nga varianti i botuar i plotë i Solanos më ‘84-n. Unë kam rezervat e mia për respektimin e formave origjinale të autorit, dhe për këtë arsye kam rinisur botimin kritik të “Emirës”. Por mendoj se kjo vepër thjesht ka qenë më me fat për t’u botuar. “Sofia…” ka një problematikë më të madhe, kërkon një mundim më të madh. Ndoshta i erdhi koha tani.

 

Mendoni se lexuesi i sotëm ka pritshmëri për ta marrë “Sofia Kominĭaten” në këtë formë?

 

E rëndësishme është që kemi një prozë që lëvrohet në mesin e viteve ‘800, së bashku me prozën italiane. Kjo na e ngre stekën si komb, dhe si trashëgimi letrare. E rëndësishme është që kjo vjen duke respektuar gjuhën origjinale të autorit. Shpresoj që për komunitetin letrar kjo përbën një zbulim brenda, kurse për komunitetin jashtë Shqipërisë sidomos në Itali, ndër arbëreshë do të ndryshojë ose plotësojë figurën e Santorit si kontribuues në këtë letërsi.

 

Komunikimi me lexuesin në Itali ka nisur më parë?

Në Itali vepra ka nisur komunikimin. Sapo ka dalë nga shtypi që përmban studimin hyrës, me gjithë të dhënat, mbi dorëshkrimin, alfabetin e Santorit, alfabetin e përzgjedhur për këtë prozë, roman; mbi kriteret e botimit, strategjinë e rrëfimi. Ka një hyrje studimore të profesor Italo Fortinos, që e vendos Santorin në kuadër të panoramës letrare arbëreshe. Ndërsa vëllimi i dytë që është në shtyp do të sjellë variantin italisht të këtij romani, përkthimi i vetë Santorit në italisht, sipas traditës së shkrimtarit, dhe njëkohësisht jepen konkordancat leksikore të tekstit arbërisht.

 

Kur do të udhëtojë vepra për në Shqipëri?

Besoj sa më shpejt, sa të gjejë një mundësi transportimi, që varet nga dërgesat që do të bëjë Universiteti i Napol