Shënime biografike

fahredin-shehu-portret-nga-tahir-hoxha.jpg

 

U lind në Rahovec në jugperëndim të Kosovë më 1972. Studimet universitare i kryen në Universitetin e Prishtinës, Studime Orientale.Aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume te reja për këtë lloj specifik të artit vizual. Shkruan vështrime estetike për artin pamor. Është ekspert i letërsisë transcendentale dhe hulumtues i trashëgimisë shpirtërore botërore.

Librat e botuar:

NUN- përmbledhje me poezi mistike, 1996 botim autori,

SHUMËSI E PADUKSHME- Prozë poetike, 2000, botim autori

NEKTARINA- Roman epik transcendental, 2004, sht. Botuese, Rozafa, Prishtinë projekt i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës

ELEMENTAL 99- Tregime të shkurta poetike, 2006, Qendra për mendim pozitiv, Prishinë

KUN- Përmbledhje me poezi të lirikës transcendentale, 2007, Sht. Botuese LOGOS-A, Shkup

Libri elektronik, E-book, në gjuhën angleze, botuar nga Ronin Press, Londër, Angli

Crystaline Echoes, Poezi, Libër dhe e-book 2011, Corpos Editora- Madeira, Portugal

 

Botimet në gazeta dhe revista:

 

Ese në të përditshmen ZERI, Prishtinë,

Ese në të përditshmen LAJM, Prishtinë,

Ese në të përditshmen GAZETAEXPRESS, Prishtinë,

Ese në të përditshmen KOHA DITORE, Prishtinë

Ese në të përditshmen ILIRIA POST, Prishtinë,

Kolumne dhe ese në javoren JAVA, Prishtinë,

Poezi në Revistën MM të Qendrës për studime humanistike GANI BOBI, Prishtinë

Ese në revistën “Studime Orientale” të botuar nga Shoqata e Orientalistëve të Kosovës.

Poezi në revistën STAV- Tuzla, Bosnie dhe Hercegovinë

Poezi në Revistën ZIVOT- Sarajevë, Bosnie dhe Hercegovinë

Poezi në revistën ULAZNICA- Zrenjanin, Vojvodinë

Ese në revisten elektronike SEGURAWEB dhe Ars Poetica, Holandë

Ese në revistën elektronike GAZETA START, Shqipëri

Poezi në Istanbul Literary Review, Istanbul, Turqi,

Poezi në MOBIUS Magazine, New York, SHBA

THE WORLD POETS QUARTERLY (multilingual) VOLUME No. 58, Pekin, Kinë

THE WORLD POETS YEARBOOK 2009, Pekin, Kinë

Poezi në Sarajevske Sveske 2010, Sarajevo, Bosnia

 

Poezi në Balkan writers, Beograd, Serbi

Poezi në  Poetas del Mundo, Santiaogo de Chile

Poezi në Mediterranean, Gotteborg, Suedi

Poezi në  Aquill Relle, Bruksel, Belgjikë

Poezi në  Poem Hunter, SHBA

Poezi në  World Poets Society, Athinë, Greqi

Poezi në  Alb Poem, Shqipëri

Poezi në  Soylesi Magazine, Istanbul, Turqi

Poezi në  Ura, Tiranë, Shqipëri

Poezi në  Uzina Marta, Brazil

Poezi në Arabic and Davah, Hong Kong

Poezi në Orientul Meu, Bukuresht, Rumani

Poezi në Agonia, Bukuresht, Rumani

Poezi dhe profil në Carty’s Poetry Journal, Dublin, Irlandë

Poezi në  Middle East Online, Londër, Angli

Poezi në anglisht në The Sound of Poetry Review, Argjentinë

Poezi në Le Post, Paris, Francë,

Poezi ne Aube, Paris, Francë

Poezi në 24 Heurs, Zhenevë, Zvicërr

Poezi në  Tribune de Geneve, Zhenevë, Zvicërr

Poezi dhe Kaligrafi në World Art Friends, Medeirra, Portugali

Poezi në Le Chasseur Abstrait Review- Cintas, Revue d’Art, et litterature, Musique, Paris, Francë

Poezi në Album Nocturno- Antologji, Salvador,

Poezi në Carcinogenic Poetry, Brazil

Poezi në Arte Poetica, Salvador,

Poezi në Antologji të Fernando Sabido Sanchez, Madrid, Spanjë

Poezi në Antologjinë botërore Poetas Siglo Venti uno, Editor, Fernando Sabido Sanchez, Madrid, Spanjë

Poezi në CHECK POINT PETRY, Le Reti di Dedalus, Romë, Itali

Poezi në Author India, Indi

Poezi në Cinosargo, Arica, Kili

Poezi në Antologjinë e Andres Morales, Kili

Poezi nëGray Scale, Niger

Poezi në Snow in Guinea Magazine, 13 º NUMBER OF LITERARY MAGAZINE 
LVII No. of 2nd etapa/01-07-2011 

 Artikuj në www.worldbulletin.com, Istanbul, Turqi

Artikuj në www.newropeansmagazine.com, Strasbourg, Francë

Librat në http://www.archive.org/search.php?query=creator%3A%22Fahredin%20Shehu%22, SHBA

Projektet:

Tekste për albumin e ri të grupit Jericho

Libri me Poezi KRAHU I SERAFIMIT- Në Tiranë

Libri  mbi trashëgimisë mistike Islame- SUFIZMI

Dokumentari mbi identitetin e shqiptareve. Të intervistuar; Bernard Koushner, Ismail Kadare, Dom Lush Gjergji, Fahredin Shehu, Luan Starova etj. Financuar nga Universiteti i Sorbonës, Paris. 

Pjesëmarrjet:

 

Ekspozita e kaligrafive në Kajro, Egjipt, 2004;

Takimet e 44-ta të poezisë, Sarajevë 2005;

Kongresi mbi 600 vjetorin e Veprës së Abdurrahman Ibn Khaldunit, Kajro, Egjipt, 2006;

Takimi për të drejtat e pakicave etnike, Parlamenti Evropian, Bruksel, 2006;

Ekspozita e pikturave dhe e librave ne Ministrinë e kulturës së Egjiptit, Kajro, 2007;

Debatet ne KTV, RTK, TV BESA;

Pjesëmarrje në Kongresin me rastin e 800 vjetorit te poetit Persian Xhelaludin Rumi, organizuar nga UNESCO dhe Fondacion Saadi Shirazi, Tiranë.

Pjesëmarrje ne Kongresin e 3th Ndërkombëtar Sheikh Tousi, Qom, Teheran, Mashhad, Iran

Pjesëmarrje ne Konferencën rajonale për bashkëpunim, Kopaonik, Serbi

Festivali i 14-të i Poezisë Voix de Metiterranee, Lodeve, Francë

Festivali i poezisë- jubilar ne Struge, Maqedoni

Konferenca Rajonale, PEN Qendra e Maqedonisë, Shkup, Maqedoni

Debate në mediat Nacionale RTK, KTV, TV BESA, TV 21

Profile artistike në “KULT”, “AVENY” ne Transmetuesin Publik Televiziv RTK

I pëkthyer në Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Suedisht, Rumanisht, Serbisht, Kroatisht, Boshnjakisht, Maqedonisht, Turqisht, Arabisht, Gjuhë Rome, Persisht

Librat e tij gjinden në Bibliotekën e Aleksandrisë, Alexandria, Egjipt,

British Library, Londër, Mbretëria e Bashkuar,

I katalogizuar në Bibliotekën Universitare dhe Kombëtare të Kosovës

Në Bibliotekën Nacionale në Zagreb, Kroaci

Në Bibliotekën Nacionale në Beograd, Serbi

Ambasador i Poetëve për Shqipëri nga Lëvizja Poetët botëror “Poetas del Mundo”, Santiago de Chile

Anëtar i Asociacionit Botëror të Poetëve, Greqi

Anëtar i Këshillit të librit dhe Botimeve pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Anëtar i PEN Qendrës së Kosovës

Punon në administratën e Radio Televizionit të Kosovës RTK

Kontakti:

Fahredin Shehu

+37744255091

Radio Televizioni i Kosoves

Ndërtesa e Radio Kosoves,

Bordi i Drejtorave, kati IV

10 000 Prishtinë, Kosovë

fahredin.shehu@gmail.com

http://fahredin-sh.blogspot.com/

 

 

Mendime prej nefriti

 

Dëgjoj hapa të njomë,

në korridore të majta të kohës.

Pëshpëritja jote vulos,

Portat e historisë.

Koloni qeniesh të molisura,

të banuara në anën e majtë të zemrës.

 

Erëmojë mendimet notuese,

avullimin e esencave nga deti i vizioneve.

ti bën çapa të virgjëra gati turpshëm,

Derisa të hapet dera e cedrit,

me bagllame të arta;

e Balkisa, mbretëreshë e Jemenit nuk je,

e Solomon i fuqishmi mbret, nuk jam.

 

Shoh fytyrën e lagur dhe,

petkat nga lot të lagura.

Habia jote nuk pran.

Portat e zemrës sime moti janë hapur;

vetëm eja e do të shohësh,

se si aty zhytet në Dashuri

 

Ruhullah[1]

Kur kam shkruar për Agnus Dei
Më sulmuan
Më thanë konvertit i fëlliqur

Kur kam shkruar për Ruhullah
Më sulmuan
Më thanë fundamentalist islamik

Kur kam shkruar për mrekullinë tënde
Më sulmuan
Më thanë Lazarus jetëshkurtër
Do të vdesësh sërish edhe pas ringjalljes

Po kujt i bëhet vonë
Kur unë ta ndjej aromën tënde
Të jaseminit mësuesi im
Në rrugën e mëshirës dhe dashurisë
Dhe lëpijë mjaltën e fjalës tënde
Ta shëroj trupin dhe shpirtin
Dhe të mbetem përherë
Bari i gjelbër krenar i shkelur
Nga ata që nuk dinë
Se çka bëjnë

 

Kështu fliste Tamara 

Kam lustruar sytë e fëmijës së përvuajtur
duke larguar shtresat e avullta të pamjes së tij
Të shoh dhëmbë të shkëlqyeshëm derisa buzëqeshë
dhe planetin e urrejtjes bukur mirë të fjetur dhe

fshehur të shpirtit tim

kam shpërlarë stratosferën e katastrofave 
që prindërit e tyre me zell i shtresuan në qeniet e tyre
me lot të mbarsur me dashuri
kam qëruar të gjitha membranat e shpirtit

të kontaminuar

I dhashë buzëqeshjen bretkosës
dhe puthjen nefritit të heshtur

kam kulluar vesën nga petalja e trëndafilit

të bardhë dhe numëruar rubinët nga shega e pjekur

kam mbjellur të gjitha llojet e frutave
dhe mbaruar kopsht për të gjithë ne
ti mund ta quash pemishte
ti mund ta quash plantacion i të porsalindurve

të Dashurisë por unë di se ëshët truall tahionik
ku vetëm Dashuria farë mund të mbjell

kam qepur petkun nga smeraldi
dhe parfumosur atë me Ambër që ta vesh

çdo fëmijë
unë ushqej çdo stomak
 
me dritën vetuese të shpirtit tim
T’i bëj transparent
 
T’i përndrisë

kam krijuar armatën e buzëqeshjes
dhe ftuar të gjithë shpirtrat ta çmontojmë

makinerinë e urrejtjes
në fushat e simfonisë së dritës
 
në momentin e shenjtë të amshimit

kam përqafuar të gjithë foshnjat e dukshme dhe

të padukshme dhe gëzuar për lumturinë e tyre

kam shtrydhur të gjitha armët
njerëzit dhe demonët që kanë krijuar
dhe krijuar pluhur ashtu që në çdo trohë 
buzëqeshja lind Dashurinë

 

Kupa e cirkonit

 

Flaka ishte emri i manisë sime.

Flaka, blu,

flaka e dashurisë.

 

Flaka u bë e purpurta e dhembshurisë sime,

flaka e gjelbërta.

Flaka e frymës

 

Flaka ishte shkëlqyese, përshtypja ime

Flaka e përherëshmërisë,

Flaka shkëlqim i tejdukshëm

 

Kupa u mbushë

Gjaku u bë jetë

 

Calla[2] ishte lëvizja ime

Zambaku i qiellit.

 

Mjegulla rend u shpalos

Pluhuri u bë re.

 

Xhevahiri i mbetur në fund është i çmuar 

Shpirtin që ti e mban u shndërrua ne DASHURI

 

Ne. Pimë. Për. Hir. Unë. Vdes. Sigurt. Por. Ngadalë.

Ne ndjejmë. Tok. Ajo. Më. Përqafon. Amnorçe.

Mjerisht. Sonte. Unë. Jam. I. dehur. Nga. Dashuria.

Kupa. E. Cirkonit. U. Derdh. Gjaku.

Ai. Që. Shndërrohet. Në. Jetë. Për Mote.

Ai. Që. Jeton. Për. Një. Ditë. Dhe. Një. Përhershmëri. Më. Shumë.  

 

 

Flaka blu

Bulë mëshire e mjaltë,
në thellësinë e zemrës.

Gjithë pesha e etjeve,
na shuhet mjegullisht.

Nën hijen e arrës,
kur vapa sulmon bindshëm;
ushqen bimësinë,
e gjelbërta bëhet morr,
tregon burrëri

 

Në përqafim

 

Shpresa erdhi në pranverë,

me aromën e rrushkut të bagremit,

të çelur

të premten pas lutjes së drekës

 

Vdekja dëshpërueshëm më kërkonte,

të më puth mes dy syve,

ku edhe sot flenë puthjet

e trëndafilave të bardh përplot mistere që

shpirtin kullojnë pikë pas pike,

në secilën pikë nga një libër,

merr jetën në përqafim,

amnorçe

 

 

Soditësi

 

Era shkulmon dëborën e luleve

Të imëta të gështenjës

 

Maji e ka të huajin e pa përkryer

Derisa peshqit lëvizin

Lirshëm

 

Kujtojnë lumturinë

 

Ai nuk është peshk ta dijë

lumturinë e tyre

 

soditësi nuk është Ai të dijë

Atë që duhet

 

Zemra është hapësirë boshe,

Strehon mijëra shpirtra,

Në ritualin e pirjes së eliksirit.

Ata e kuptuan vlerën

E përditshmërisë dhe të së shenjtës

 

Ata kuptuan rëndësinë

E rastësive më të imëta të jetës

 

Ata së fundmi janë soditës

Të këtillë si

Unë

 

Dhe ne…nuk jemi peshq

Ne nuk ngelim së kujtuari

Shëtitjen në mugëtirën

e përjetshmërisë

Halat e pishave nënë këmbët

tona cullake,

Të përgjakura,

 

Por blerimi shndrit

Shpirtrat tanë në:

TASH

 

 

 

Hemoglobina blu

Ata prenë dy masa shpirti
T’i shtresojnë në trupin që e ngasim

Kulmi i dhimbjes dhe britmës
ëshët i njëjtë si tek meshkujt ashtu

edhe tek femrat?
dhe ëshët androgjin
njëlloj si jeta

Gjuha sërish u lidh nyje
dhe dot s’e thotë çmimin e jetës

së përvuajtur
e cila nuk ka gjini
njëlloj si jeta.

Ne kemi hemoglobinën blu
sepse ne duhet t’i themi

këngët e palloit
dhe lëmë të fjetura në zemrat
të cila nuk kanë gjini
njëlloj si jeta

 

 

 

 

Kënga e vjetër e zemrës sime

 

Ti ec si vale e qetë

Dhe çdo çast sjell diç të re

A erdhe sot ta zbulosh dhuntinë e ditës

Pasi u zhduk Venera në qiellin e errët

Që si plak i urtë viziton tempullin e vjetër

Dhe çdo ditë atje zbulon tmerrin e vet

Si zog shtegtar

Mendon se këtu do të humbësh

Por era trupin ta zbuloi

Që di koha në qelbësire ta shndërroj

Pastaj si pluhur ta bart në pakufi

 

Nëse vjen ta kërkosh veten

Ose të më shfaqesh si vegim drangoi

Këtu dielli nxeh

Njëjte si në tokë

Eja se të pres

 

 

 

Frymëmarrja

 

Të marrësh frymë

Do të thotë  të thithësh dashuritë

E të gjitha moteve të ikura dhe,

tinguj që dalin pas çdo puthjeje

krijesash sublime

 

Qumështi tirkiz

 

Po e mëkon atë krijesë me pamje njeriu

Të mos frikësohet detelina me vesë

E stolisur kur e shkel kokë dhimbjen

Për ta shëruar prej presionesh të

Atyre që vetës i thonë njeri

 

Derisa pikon në gojën e njomur prej

Lotësh dashurie dhe e bën gjakun

Të dalldiset e të bojdiset me të arta

 

Trëndafilat e bardhë

hape gjoksin tim
në do ta shohësh
vrushkullin e lumit parajsor
në shtrat tek kullohet
ku trëndafilat e bardhë notojnë 

 

 

Trinity

 

Dëshpërimi, krimi dhe mallkimi

Kjo trini të cilës i përkulemi në vetmi

 

 

 

 

Habia

 

Nervat vallen hedhin

Tinkturë valeriane

Dhëmbët buzët i kafshojnë

 

 

 

Tempulli në re

 

Të mbledhur miliarda
shpirtra të etshëm
I urti paraqitet në hajat
veshur me tunikë drite
dhe flokët tallaze si ujëvare
flake
duke rrezatuar ndikimin tahionik
të dashurisë

Unë shtirem i lumtur
kureshtja shpërthen dëshirën
zhveshin xhybet e tyre; veshë- hapuri

Zemër- hapuri, Shpirtrat gjithë- pamës

Cullak,
paturpësisht trupat e dritës
ende në delir
të papërgjegjshëm
në turmën e xhelozëve
Të përdredhur rreth boshtit
të Tempullit
të cilin e quajmë Zemra
Padrejtësisht.




[1] Ar. per Frymë e Perendisë, Jesui.

 

[2] Lloj Jasemini

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.