Archive for October 2011

Biologjia e klasës së VII-të, themeli i të kuptuarit të ligjeve të trashgimënisë në klasën e IX-të dhe në vazhdim


Nga Bashkim Saliasi

Lënda e bilologjisë, që zhvillohet në klasën e VII- ka si synim, të shpjegojë dhe përshkruajë strukturën e qelizës, indet, organet, aparatet dhe sistemet, që veprojnë si një e tërë dhe formojnë organizmin në tërësi.

Synim i lëndës së biologjisë në klasën e VII-, është si të shpjegojë funksionet që kryejnë qelizat, indet, organet, sistemet të cilat kontrollohen nga sistemi nervor dhe hormonal te gjallesat shtazore dhe veçanrishtë te njeriu. Në mënyrë të shkallëzuar nxënësit njihen me fiziologjinë e aparateve dhe sistemeve në tërësi.

Është detyrë e mësuesit që nxënësit të dinë saktësishtë, se ku ndodhen organet dhe si duhet ti ruajmë ato.

Po e vazhdojë trajtimin e temës  përsa i përketë dhënies së njohurive shkallë-shkallë duke mos krijuar mbingarkesë në njohjet biologjike nëpër shkollat, ku po përdoret struktura ERR ose PMP dhe metodat e dhënies së njohurive zgjidhet nga mësuesi duke i gërshetuar në varsi të temës që zhvillon.

E

Rrjeti i diskutimit

R

Kubizimi

 

P

Parashikim nga termat

Struktura e orës mësimore ERR ose struktura PNP.

Nxënësit po të paisen me njohuritë e duhura përsa i përket ndërtimit të qelizës dhe ndarjes së saj në klasën e VII-,  ku hidhen themelet në mënyrë llogjike të interpretimit të njohurive, e ka më të lehtë të argumentojë fenomenet në biologjinë në klasën e VIII –, të IX-të e në vazhdim, pasi kjo moshë mundëson që fëmijët  të vënë në punë të mësuarit llogjik e cila përkon dhe me zhvillimin endokrin.

Kur zhvillojë orën e mësimin para nxënësve dhe e shikojë të arsyshme u bëj pyetje, sepse në këë mënyrë shikojë që rritet shkallën e përqëndrimit të vëmendjes dhe ngjallet kureshtja dhe interesi për të ndjekur mësimin  dhe krijon premisa për të nxitur diskutimin për koncepte që kanë njohje.

Në këë mënyrë provojmë te nxënësit, se në çfarë shkalle e ka ndjekur mësimin, sa e ka kuptuar dhe sa janë të afë të interpretojnë konceptet që shpjegohen.

Është aftësia e mësuesit që të edukojë te nxënësit e tij edukatën shëndetësore të ruajtjes së organeve dhe organizmit në tërësi nëpërmjet bashkëbisedimit gjatë çdo ore mësimi, duke nxitur diskutimin për përgjegjësin që kanë ata për të ruajtur shëndetin e tyre.

Zhvillimi i orve të mësimit mbi qelizën kërkon që të përsëriten herëpas here konceptet, qeliza njësia bazë dhe funksionale e organizmave njëqelizore dhe shumëqelizore për gjallesat prokariote dhe eukariote.

Shpesh nxënësit e klasës së VIII-të pyesin: Ç’janë qelizat prokariote dhe ato eukariote?

Harresa është pjesë e kujtesës, po nuk u edukua të mësuarit afatëgjatë është vështir të krijojë lidhje nervore të qëndrueshme. Në lëndën e klasës së VIII-ë ëshë detyrë e mësuesit që herë pas here të kërkojë përsëritjen e koncepteve bazë mbi qelizën, kur haset me këtë koncept.

Detyra e të gjithë mësuesve që kanë njohje psikologjike dhe pedagogjike shtron para tyre si detyrë që jo vetëm t’i sqarojmë nxënësit e tyre kohë pas kohe për konceptet, por dhe tua kërkojë atyre, kur hasin me koncepte të tilla si qeliza, sikundër është rasti te qelizat ostocite te indi kockor, qelizat kondrocite te indi kërcor, apo dhe te qelizat e gjakut, qelizat e sistemit nervor (neuronet) etj, dhe ti kërkojë nxënësit që ti interpretojë pjesët kryesore dhe organelet, sepse përsëritja e vazhdueshme krijon lidhje të forta me bazë nervore të qëndrueshme dhe hedh bazat e një kujtese afatëgjatë.

Të njëjtën gjë mund të themi dhe për konceptet e ndryshimit të qelizës bimore nga ajo shtazore. Përsëritja e vazhdueshme dhe kontrolli i herë pas herëshëm e ndërgjegjëson nxënësin se konceptet janë të lidhura me njëri - tjetrin dhe në se lëmë një orë mësimi do e kemi të vështirë ta përvetësojmë atë që vjnë pas. Në këtë formë eleminojmë braktisjen e fshehtë dhe edukojmë ndjenjën e përgjegjësis.    

Nga përvoja dal në përfundim se, në se nxënësin  e vendosim që të vëzhgojë dhe të mësojë të përgatisë vetë përgatesën, ai është në gjëndje që të skicojë pjesët kryesore të qelizës dhe të krijojë një ide të qëndrueshme mbi funksionin e organeleve që ndodhen të zhytura në citoplazëm. Në se nxënësit udhëzohen të punojnë në mënyrë të pavarur që në klasën e VII- dhe më pas të diskutojnë për përgjigjet në klasën e IX- do ta kenë shumë të lehë të krahasojnë nivelet e organizimit të qelizave. Një detyrë që i jepet klasës dhe më pas diskutohet në grupe ngjall interes dhe rrit shkallën e të menduarit dhe të argumentuarit.

Organelet e qelizës

Funksioni

Punët me shkrim në lëndën e biologjisë, në literaturën pedagogjike trajtohen në dy drejtime: në planin e përgjithshëm si tërsi e veprimtarisë që bën nxënësi në orën e mësimit në njërin drejtim dhe gjatë përgatitjes së tij në shtëpi. Pavarsishtë se ku kryhen këto detyra, punët me shkrim kanë të njëjtin objektiv: formimin biologjik të nxënësve dhe aftësimin e tyre praktik për t’i dhënë të sakta përgjigjet e koncepteve biologjike. Pikënisja e kryerjes së detyrave me shkrim nga ana e nxënësve është e gërshetuar me verimtarinë e punës së mësuesit ku nxënësi njihet me ecurinë e gërshetimit të njohurive teorike të zbatuara në praktikë.

Mendoj se suksesi i kësaj pune varet nga tre faktorë.

Së pari, përgatitja në shkallën e duhur nga ana e mësuesit në zbërthimin e lëndës me objektiv të caktuar të shoqëruara me ushtrime praktike.

Së dyti, rritja e kërkesës së llogarisë ndaj nxënësit në kontrollin e punës me shkrim në punët e pavarura në klasë dhe detyrën e shtëpisë.

Së treti, vlerësimi i detyrave të dhëna si në klasë dhe në detyrat e shtëpis, rrit shkallën e përgjegjësis së nxënësit dhe ndërgjegjëson atë në aftësimin praktik.

Nëse arrihet që nxënësit të kryejnë me sukses ushtrimet biologjike, ata mësojnë të mendojnë, të shpjegojnë dhe ilustrojnë me shëmbuj konkret konceptet shkencore, që kanë lidhje me formimin e tyre biologjik. Nga ana tjetër ata ushtrohen më mirë në strukturën dhe përmbajtjen e lëndës, pra me një kujtesë afat shkurtër, ku konceptet harrohen shpejtë, në një kujtesë afatgjatë, e cila rritet si rezultat e diskutimit të rrugës së zgjidhjes së ushtrimit dhe përsëritja e tyre herë pas here.

Aplikimi i metodave kërkimore për përsosjen e mësimdhënies së biologjisë është e lidhur me gjetjen e rrugëve, kur nxënësve u afron veprimtari që i motivon, ku ata mësojnë të mendojnë, të komentojnë, të diskutojnë fenomenet biologjike dhe ndikohen në formimin e aftësive intelektuale të tyre.

Për ta konkretizuar mendimin po u sjell përvojën time duke treguar rrugën që  ndjek për të ngulitur te nxënësit konceptet bazë të njohjeve biologjike:

Në esencë tema që unë po trajtojë bënë fjalë për nxënësit e nivelit të lartë, pa bërë ndarje në dhënien e njohurive, por në kontrollin e tyre.

Mendojë se gjatë dhënies së njohurive të reja dhe në mënyrë të vazhdueshme u kërkojmë ndërtimin mikroskopik të qelizës dhe organelet të cilat ndodhen të zhytura në citoplazëm. Të njëjta gjë nënvizoj dhe për temën e mësimit AND-ja, bartëse e tipareve të trashëguese të gjallesave.

Në se nxënësi arrin të interpretojë pjesët kryesore të qelizës dhe organelet si mitokondritë, ribozomet, rrjeti endoplazmatik, lizosomet, aparatin e golxhit dhe vakualat, në klasën e VIII- me pak punë arrihet të bëhet dallimi dhe interpretimi i qelizave prokariote dhe atyre eukariote si dhe ndryshimet që egzistojnë midis qelizave bimore dhe atyre shtazore. Në klasën e IX- ai e ka më të lehtë të strukturojë pamjen e qelizës dhe organeleve, por dhe të argumentoj lidhjen që egziston midis organeleve dhe funksionin e tyre si një e tërë e pa ndarë.

Po cila është rruga që ndjek për të arritur që nxënësi i nivelit të lartë të mësojë në mënyrë llogjike njohjet mbi evolucionin që pësoi qeliza që nga gjallesat prokariote te  eukariote?

Tek tema e mësimit: Aparati i veshjes së organizmit bëhet thellimi i njohurive mbi format dhe funksionin e qelizave që organizohen në inde. Në temën indi kockor dhe kërcor u kërkohet nxënëse të që të thellohen njohjet mbi lëndën ku janë zhytur qelizat, kështu që ai në klasën e VIII- do ta ketë më të lehtë të interpretopjë strukturën dhe fuksionin e organizmave të gjalla, si dhe ndërveprimin e tyre me mjedisin.

Në se nxënësi arrin të shpjegojë në mënyrë llogjike konceptet mbi qelizën deri në klasën e VII-, në klasën e XI-, ku programa synon që të përshkruhen  veçoritë e së gjallës, strukturën dhe fuksionin e qelizës si njësi bazë e ndërtimit dhe funksionit të organizmave në tërësi, ai arrin të shpjegojë organizimin e qelizave në inde, organe dhe sisteme organesh, të bëjë krahasimin e proceseve që ato bëjnë te bimët, kafshët dhe njeriu.   

Ndjek të njëtën rrugë  dhe për dhënien e koncepteve AND-ja bartëse  e tipareve trashëguese të gjallesave, sepse njohë dhe programin e klasës së IX- e në vazhdim në arsimin e mesëm, si dhe nevojën që kanë nxënësit në vazhdimësi në degën e shkencave natyrore.

Mësuesit i del si detyrë që të njohë jo vetëm programin e ciklit nëntë vjeçar dhe të mesëm, por dhe atë të ciklit të ulët fillor.

Të hedhësh baza të forta në klasën e shatë mbi ruajtjen e informacionit të trashëgimisë së tipareve do të thotë se ke çimentuar në memorjen e fëmijëve ecurin e transmetimit të tipareve nga njëri individ te tjetri në saj të inxhinieris kromozomike. Në se nxënësi mbahet në korent se njësia baza që ndërton zinxhirin e  AND-në është nukleotidi dhe molekula e AND-së përmbanë vetëm katër nukleotide të cilat kombinohen në shumë mënyra dhe të dy zinxhirët e AND-së qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin duke vendosur përballë njëra- tjetrës G me C dhe A me T, ai në klasën e IX-të e ka të lehtë të interpretojë jo vetëm riprodhimin e qelizave te kafshët nëpërmjet mitozës dhe mjejozës, por edhe trashëgimin e tipareve sipas ligjeve të Mendelit.

Të njëjtën rrugë mund të ndjekim dhe me ndërtimin e kockave dhe rritjen e tyre, ku ndërthuren njohjet mbi ndërtimin e skeletit dhe muskujt.

Po cilat janë disa nga rrugët që mua më mundësoj të arrijë objektivat që përshkrova:

-Gjatë orëve të mësimit përdor vazhdimishtë metodën e leksionit, të cilën e përgatis me kujdesë dhe në fund të orës së mësimit, në reflektim, ballafaqoj njohjet që kanë nxënësit nga klasat paralele me njohjet që morën nga ora e mësimit që u shpjeguan.

-Aplikojë metodën e punimit në grup mbi vëzhgimin dhe holumtimin si dhe ballafaqimin e njohjeve të gjithë secilit nxënës.

- Gjatë dhënies së njohurive të reja kërkojë nga nxënësit që të mbajnë shënime dhe ato ti ruajnë vazhdimishtë në vitet në vazhdim, sepse kjo i ndihmon ata që kur kanë nevojë i shfletojnë.

Kur Zoti zbret e të fletë në veshë



                                     ”Po bëre të mira,Zoti vjen e ta shpërblen”

                                                     Popullore

                                                Tregim i vërtetë


Nga    Përparim     Hysi


Vet kam qenë ateist.Nuk besoja në asnjë fe.Edhe tani që po plakem-
ndoshta kam ditët e fundit- se,pothuajëse,po e sos çahirin tim,prapë
se prapë,nuk jam ithtar i asnjë feje.Sado që nuk besoj në asnjë
fe,alien nuk jam.Nuk është se kam rënë nga qielli dhe,kësisoj,en
bloc,fetë janë të huaja për mua.Prindërit i kam patur të sektit
bektashi dhe imegjyshe nga babai,qe dhe myhype.I bënte të gjitha
ato”shartet” që ia kërkonte besimi.Babai dhe nëna,me që ikën nga
Skrapari  dhe u vendosën në Myzeqe,nuk kishin ku t’i praktikonin
ato”sharte fetare” që kërkonte besimi i tyre dhe,kështu,që unë u rrita
jashtë ndikimit të fesë.Por sado që nuk besoj në asnjë fe,kjo nuk do
të thotë që të jem kundra të gjithë atyre që
besojnë.Përkundrazi:respektoj çdo lloj besimi të të gjithë
njerëzve.Nuk ndjej ndonjë zbraztësi të madhe në formimin tim,që  nuk
besoj në ndonjë fe.Se tek shikoj, shumë nga klerikët e të gjithë
feve,kanë ndikuar për keq me shëmbujt e tyre.Janë qindra (mos thënë
mal me dosje) që akuzojnë klerikë që kanë përdhosur tempujt e
fesë.Parë me këtë sy,as që më vjen keq që nuk jam tunduar qoft dhe nga
ndonjë fe e caktuar.Për shumë klerikë,të të gjithë feve,kam nderim dhe
bie në gjunjë.Bie në gjunjë se ata kanë qenë modele të vërteta nga të
cilët jo vetëm besimtarët,por çdo njeri ka se ç’mëson.Po t’u referohem
klerikëve të vëndit tim,sado që jam prej prindërish bektashi,repsektin
e madh e kam për klerin katolik.Me punën e tyre,me dijet dhe me
patriotizmin apo Atdhedashurinë,ata,KLERIKËT KATOLIKË,janë të
paarritshëm.Ky është një pohim që,siç mendoj,nuk duhet të jetë vetëm
imi.Pse kanë qenë të tillë,ata u maskaruan dhe u martirizuan,en
bloc,nga dikattura që u përmbys.Ata,KLERIKËT KATOLIKË,meritojnë një
bazoreliev të madh,një si ansambël skulptural mu në mes të Shkodrës
dhe jo vetëm atje.Po nuk do të kish qenë keq,që një tjetër të ngrihej
në Lezhë,një në Mirditë,por dhe në ndonjë qytet tjetër të
Shqipërisë.KLERIKËT KATOLIKË kanë qenë Univeristetet lëvizës kudo ku
ka shkelur këmba e çdo njërit prej tyre.Para këtyre Idhujtarëve të
mëdhenj e të ditur,unë,i pafe,bie në gjunjë duke ua puthur atë rubën
kishtare veç e veç për diturinë dhe punën e madhe në dobi të
kombit.Nuk them se klerikët e feve të tjera në vëndin tim,kanë qenë
për të mos u respektuar.Jo.Edhe klerikë myslimanë,edhe katolikë,edhe
bektashi apo të ndonjë sekti tjetër,kanë patur figura  madhore dhe
Atdhetare,por katolikët,sikur kanë ngrënnë pak bukë veç:se që të
gjithë kanë qenë me shkollë të lartë dhe shkolla-nuk thonë kot:të bën
njeri!

                                                  *     *    *
E bëra këtë digresion të gjatë,vetëm e vetëm për t’i ardhur në
ndihmë,sado paksa,cilitdo prej atyre që mund të lexojnë këtë tregim të
shkurtër.Unë vërtet që nuk besoj në asnjë fe,por në Zot besoj.Mendoj
se ka një Zot dhe ky,Zoti,nuk është “pronë” e asnjë
feje.Përkundrazi:Zoti për mua është lart dhe poshtë shikon.Sado që
është i padukshëm si ajëri,ai është po kaq i domsodoshëm:si ajëri.Dhe
që të bindet,sado pak,kushdo që  kanë mendimin se nuk ka Zot,unë do
t’u sjellë si dëshmi një ngjarje.Një ngjarje të vërtetë.Ata që e kanë
jetuar ngjarjen janë shumë dhe,pothuaj,sado shumë, rrojnë që të
gjithë.

                                                      *    *   *
Nuk jam i autorizuar prej askujt prej tyre që ta tregoj.Por aq u
befasova,sa po i bie për ju,por pa emrat e atyre që Zoti “zbriti” nga
lart dhe u foli në vesh.

                                                      *   *   *
Çifti që janë objekt i këtij tregimi,është një çift,relativisht,i ri.U
 martuan dhe,meqë martesa u bë në vitet e demokracisë,iu fut një
biznesi të vogël.Dhe biznesi sa vinte dhe u shkonte mbarë.Kurba e
fitimeve-gjithmonë me djersë të ballit dhe me ndershmëri,- sa vinte
dhe ngrihej.Fitonin dhe zunë dhe po investonin.Në biznes është si të
të ecë.Mvaret shumë se ku ke investuar.Qëlluan,siç duket,në shënjë dhe
nuk kishte se si vinte më mbarë.U bënë emrat më të lakuar dhe,në
biznesin që ngritën,punësuan mjaft njerëz të tjerë.Të gjithë të
punësuarët qenë me shkollë të lartë,se dhe biznesi i çiftit qe në atë
sferë,ku duhej,patjetër,shkolla e lartë.Ndërsa biznesi u shkonte
mbarë,çifti,sado po kalonin vitet,nuk po bëhej me fëmijë.Një shqetësim
që,ndryshe nga biznesi që shkonte mbarë,me të vërtetë zuri dhe po i
stresonte.Mjetet finaciare për të bërë,edhe kurën më të avancuar
mjekësore,o e kishin ata,o nuk i kishte tjetër.Dhe,sado që nuk lanë
analizë e kurë pa bërë,mjerisht nuk arritën që të bëheshin me
fëmijë.Sado që ky,për çiftin qe një si “ngërç”,as që kishte
ndonjë”krisje” apo ftohje mes tyre,për të akuzuar njërin apo tjetrin
si fajtor pa faj.Kishin po atë shkuarje,po atë mbarësi në biznes dhe
,veç kësaj,ata qenë nga bamirësit në zonë duke qenë donatorë me emër.

                                                  *    *   *
Po afrohej festa e vitit të ri.Thotë njëri prej tyre:-A e di seç do
bëjmë?Do ngarkojmë makinën plot me lodra dhe t’ua çojmë si
peshqesh,tek “Shtëpia e fëmijëve”,se ata janë jetimë dhe të harrojnë
për një çast se janë pa prindër.E thënë,e bërë:ngarkuan makinën me
lodra e veshje dhe frymëm e mbajtën tek”Shtëpia e fëmijëve”.Kjo shtëpi
 është në një rreth,komshi,me këtë rrethin ku jetonte çifti,por gjuha
shkon atje ku dhëmb dhëmballa:nuk kishin fëmijë dhe menduan për
fëmijtë.
Ndaluan makinën mu para “shtëpisë” dhe,me t’u marrë vesh,pse kishin
ardhur,ua hapën derën dykanatësh.Erdhi kolektivi punonjës,thirrën
gjithë fëmijtë dhe filloi,hapja e pakove.Ato pakot u lëshuan shesh dhe
fëmijtë ngarendin të gëzuar që të merrnin secili nga një.Qe ,me të
vërtetë,një mjedis festiv dhe i gëzueshëm,aq më tepër kur dihen
vështirësitë e shtetit për t’ua plotësuar,si duhet,të gjitha kërkesat
e fëmijëve jetimë.Çifti dhe kolektivi ndiqnin si në ekran të një
filmi,gazmendin e këtyre vocrrakëve në këtë det të vërtetë lodrash që
as e dinin se kush ua kish bërë si dhuratë.Po,ndërsa fëmijtë të tërë
shkonin e zgjidhnin dhuratat,një çupë rreth tri vjeç çapitej ngadalë
dhe,ndërsa pritej që të drejtohej drejt lodrave,ndryshe nga të gjithë
moshatarët e saj,vjen me çapa të ngadalshme drejt çftit të panjohur
dhe burrit i drejtohet me fjalën”baba!!!”.Baaaaaaaaaaaaba,ky zë
ëngjëllor,patjetër që e befasoi çfitin.Burri,sakaq,e përfshiu në
krah”çupën” e tij dhe,ndërsa “mamaja” mënd klithi.Qe një gjarje sa
tronditëse,aq befasuese.Ba-ba!Vallë,a nuk zbriti Zoti dhe ia tha këto
fjaë kaq të shtrenjat asaj çupe të vogël?Personeli,mënd
ngriu,kurse”babai” nuk e lëshonte thesarin e gjetur nga dora.Mamaja u
ngjit atje pas trupit të të shoqit dhe,pothuaj,me gjithë”dhuratën e
madhe” të ardhur nga Zoti,dukeshin sikur qenë bërë një trup.Zunë me
radhë,si babai dhe mamaja që ta puthnin çupën e vogël.Dhe thonë që nuk
ka Zot!O Zot gjuajma me kokërr rrufeje këdo që të mohon!Ti je lart,o
Zot,dhe i shikon të tëra.Çifti u përlot,por më shumë u përlotët
personeli i “Shtëpisë së Fëmijës”.

                                                  *     *   *
Sa çifti mori veten pas kësaj melodrame të madhe,drejtoresha,që nuk i
njihte dhuruesit, pyeti:-A kini fëmijë?
-Po,- u përjgijgën të dy njëzëri.Ne kemi fëmijë.Ja,këtë, këtu.

                                                  *    *   *
Çifti bëri dokumentet e birësimit dhe,pasi u zbatuan të gjitha
proçedurat ligjore,e bën të tyren atë çupë që burrit i
thirri:baba!Ashtu i thotë dhe sot,kur çupa,së cilës në vesh i kishte
folurZoti,është në klasën e parë.Është si një trëndafil i
vërtetë,gazmore dhe rritet si në gji të Zotit,se dhe Zoti i dha
bekimin.

                                                    31 tetor    2011

LOTËT E NJË NËNE


  M A K E N S E N   B U N G O

     Gjithë  atë  mbasdite  të    së  premtes  ajo  nënë  u  muar  me  përgatitjen  e  ushqimeve  dhe  rregullimin  e  teshave    ,  që  do  t’I  conte  të  birit  të  nesërmën  në  burg  . Si  I  përgatiti    të  gjitha  ,  I  futi  në  një  trastë  dhe  I  vuri  pranë  derës  ,që  t ‘ I  kishte  të  nesërmen  gati  ,  kur  të  nisej  për  në  qytet  . Duke  përgatitur  pakon  ,  shpesh    psherëtinte  duke  menduar  se  ku  ishte  I  biri  ,  sa  ishte  dënuar    dhe  se a  do   mund      të  takohej  me  të  birin  të  nesërmen  . Atëherë  ndërpriste  punën    , psherëtinte   ,  merrte  frymë  me  vështirësi  ,  ndiente  një  dhimbje  në  gjoks   dhe  e  linte  punën  për  disa  caste .

     Kështu   vepronte   ajo  nënë   ditën   e    premte   të  cdo  fund  muaji   ,   se  një  herë  në  muaj  kishin  të drejtë   të  takoheshin  atëherë   të burgosurit  me  njerzit  e  tyre  .  

     Djali  I  saj  ,  mbasi  kishte  mbaruar  shkollën  e  mesme , për  një  kohë  kishte  punuar  si  mësues  . Kur  Italia  fashiste  kishte  pushtuar  vendin  tonë  ,  ai  kishte  braktisur  detyrën  ,  kishte  formuar  një  cetë  nacionaliste  dhe  kishte  dalë  malit  për  liri  . Kishte  luftuar  si  kundër  fashistëve  ashtu  edhe  kundër  nazistëve  .Nga  fundi  I  luftës  ,  kur  nacionalistët  e  kishin  kuptuar  se  e  kishin  humbur  luftën  ,   ai   nuk  kishte  marrë  udhën  e  mërgimit  ,  si  shumë  udhëheqës  të  tjerë  .Ai  kishte  shpërndarë   cetën  dhe  kishte  shkuar  në  fshat  pranë  prindërve  të  tij  . Nuk   kishte qëndruar   shumë  atje  .  Mbasi    kishte  mbaruar  lufta ,  një  ditë   një skuadër  partizanësh   kishte  shkuar      në  fshatin  e  tij   dhe    e  kishin   arrestuar  .  Mbas  një  kohe    e  kishin  nxjerrë    në  gjyq   dhe  me   akuza  të  stisura  e  me  dëshmitarë  te  rremë  e   kishin  dënuar    me  vdekje  dhe  egzekutimin  me  litar  .  Ai  nuk  kishtë  barë  krime  ,  por   familja  e  tij  ,  një  familje  e   përmendur   në    të  gjithë   atë    krahinë  malore  ,  gjatë  luftës   Clirimtares  I  kishte  nxjerrë     shumë  punë  e    mendohej  ,  që    edhe  në  të  ardhëmen    mund  t’I  nxirrte  telashe  të  tjera . Vec  këtyre   me   egzekutimin  në litar   donin  të  tmerronin  popullin .                      

     Si  la  trastën  me  ushqime  dhe  me  teshat  afër  derës  ,  nëna  u   ul  pranë  vatrës  ,  I  vuri  një  dru  zjarrit  dhe  sgjati  duarët  për  të  marrë  një  avull   ,  se  dimri  kishte ardhur  dhe  dëbora    kishte  filluar   t ‘ I  sbardhte  majat  e  maleve  .Dhe  ashtu  , në  një  heshtje  të    thellë     dhe    mes  mendimesh  të  turbulltë  ,  ndejti  për  një  kohë  të  gjatë  duke  u menduar  se  si  do  ta  gjente  të  birin  të  nesërmen  .  Rrinte  e  mendohej  ,  mendohej  e  psherëtinte   dhe  I lutej  Zotit  që  të  birit  t’I  falej  jeta  .  Dhe  duke  u  menduar  e duke  u  lutur  për  të  birin   ,mallkoi  ata  që  e  kishin  dënuar   djalin  e  saj  dhe  shau   dëshmitarët  e  rremë   ,  që  I  kishin  dalë  në  gjyq   .   Pas  pak  edhe   filloi  të  lotojë  . I  ridhën  lotët  në  heshtje   e   I  shkanë    ngadalë  ,  ngadalë  nëpër  faqet  e    fishkura    asaj  nëne  të  vrarë shpirtërisht  .Duke  u  menduar  e  duke  lotuar  , edhe  filloi   të  flasë   me  veten  e  saj  ,  se  ajo  jetonte  vetëm  tani  ,  se  nuk  kishte  më  njeri me  cilin  te  thoshte  dy  fjalë       .  Më  parë  edhe  ajo  kishte  pasë  familje  ,  të   shoqin  edhe  një  djalë  tjetër  më  të  vogël se  ai  që  ishte  në  burg  .Por    ai    ishte  vrarë  në një  betejë  kundër  fashistëve  dhe  I  shoqi  kishte  vdekur   nga  dëshpërimi  për  dënimin  shumë   të    rëndë  të  të  birit  .

     Ndejti  ashtu  shumë  kohë  deri  sa  ra  nata  dhe  errësira  mbuloi  të  gjithë  vendin  .Edhe    kasollen  e  saj  e  mbuloi  errësira  .  Vetëm  drutë  duke  u  djegur  në  vatër  ndriconin  ,  pak  e  nga  pak  ,  në  heshtje  . Nuk  u  ngrit  të  ndezi  kandilin . C ‘I  duhej  drita  ? Ndejti  ashtu  në  errësirë  . Mbas  pak  ,  për  të  larguar  mendimet  ,  u  ngrit  dhe  mori  një  triko që  kishte  filluar  të  thurte  për  të  birin  . U  ul  dhe  filloi  të  vazhdoi   punën    . Ishte  një  triko  e  trashë   prej   leshi  ajp  .  E  kishte  filluar  që  t’ia  conte  të  birit  për  në  dimër  ,  se  në  burg  nuk  kishte  zjarr e  bënte  shumë  ftohët  . Duke  thurur  trikon  mendoi  :

_  Por  a  do  të  arrijë  ta  veshi  im  birë  këtë triko  ?

Nuk  mori  asnjë  përgjigje  .Kush   mund   t’I  përgjigjej  ,  errësira  ,  apo  heshtja  ? Se  vetëm  errësirë  dhe  heshtje  kishte  në  atë  kasolle  . U  ngrit  dhe  I  vuri  një  dru  zjarrit  . Vazhdoi  të  thuri  trikon  deri  sa  u  lodh .       

     Ndejti  shumë  atë  natë  pranë  zjarrit  ,  duke  u  menduar  për  të  birin   ,  shumë  ,  me  orë  të  tëra   dhe  koka  filloi  t ‘ I  dhëmbi  .  Vonë   mendoi  të  flejë  . U  ngrit  ngadalë  , shtroi  teshat  e  fjetjes  ,  u  cvesh    , iu  lut  Zotit  që  të  shpëtonte   i  biri  nga  vdekja  dhe  u shtri    ,  duke  u  menduar  se  si  do  ta  gjente   të  birin  të  nesërmen  . Ndejti  ca  kohë  ashtu  duke  u   menduar    dhe  mbylli  sytë  që  të  flinte  .

     Ndejti  një  kohë   të  mirë   ashtu  shtrirë  ,por  gjumi  nuk  po  e  zinte    .  U  rrotullua   në  shtresa  për  ta  zënë  gjumi  ,  por  prap  nuk  e  zuri  . Në  këtë  kohë  mendimet  për të  birin  iu  shtuan   . U  lut  prap  ,  mbylli  prap  sytë,  por  gjumi  nuk  po  e  zinte   që  nuk  po  e  zinte 

_  Cudi  ,  _  tha  me  vete , _  Kështu  nuk  më  ka  ndodhur  ndonjë  natë  !Kam  ndejtur  duke  u  menduar  ,  por  më  ka  zënë  gjumi  !

Nuk  u  ngrit  nga  shtresat  ,  ndejti  ashtu   shtrirë  në  shtresa  , herë  me  sytë  hapur  e  herë me  sytë  mbyllur  . Dhe  ashtu  shtrirë  mendoi  për  një  kohë  të  gjatë  për djalin  e  saj  atje  në  burg  ,  me  duar  të  lidhura  me  pranga  ,  i  dënuar  me  vdekje  dhe  egzekutimin  në  litar  . Duke  u  menduar  për  të  birin  edhe  kujtoi  grimca  jete  nga  jeta  e  të  birit  .Ndejti  për  një  kohë  të  gjatë  ashtu   duke  u  menduar  për  të  birin    dhe  ,  duke  u  menduar  ,  herë   rrotullohej  në  shtrat  dhe  herë    psherëtinte  .

         Mbas  një  kohe  të  gjatë  duke  ndejtur  shtrirë  mes  mendimesh  dhe  kujtimesh   asaj  nëne  mes  asaj  errësire  të  kasolles  së  saj    iu  duk  sikur  I  doli     para  syshë  nga  larg  I  biri   duke  ardhur  drejtë  asaj  me  duar  të  lidhura  më  pranga  ,  në  mes  të  një  mjergulle  të  dendur ,       duke    folur  fjalë  pa  lidhje  dhe  pa  asnjë  kuptim  .U  habit  ,  por edhe  u  trishtua  .   Mbylli  dhe  hapi  sytë  disa  herë  ,  tundi  kokën  që  të  largonte  parafytyrimin     ,  fërkoi    sytë  ,  u  kollit  dhe  u  kthye  nga  ana  e  tjetër .

    Por   parafytyrimi  nuk  I  largohej . 

_ C ‘ bëhet  kështu  sonde  me  mua  ?! _ tha  me  vete  dhe  mendja  I  shkoi  me një  herë  te  I  biri  .

    U  rrotullua  prap  nëpër  shtresa ,  por  parafytyrimi  për  djalin  nuk  po  I   shuhej   .  Fërkoi  sytë  .  Tundi  kokën .

      Mbas  pak  kohe  ,   si  mbylli  dhe  hapi  sytë  disa  herë   ,  Iu  duk  sikur  I  doli  I  biri  përpara  I  prangosur   mes  policëve  të  armatosur  duke  ecur   në    një  shkretëtire  të  madhe   me   një  zjarri  të  madh  në  mes   dhe  me  një  tym  të  zi  që  ngrihej  lart  deri  në  qiell  .

 U  drodh  .  Mendoi  për  keq  . U  frikësua  . U  ngrit .  Qëndroi  mbi  shtresa  dhe   u  lut : 

_  O  Zot  ,  më  ruaj  djalin  !

   Shikoi     nëpër  kasolle  .  Pa      vetëm   errësirë  .Vuri  veshin  se  mos  dëgjonte  ndonjë  zë  .  Jo  .  Nuk  dëgjoi  gjë  .  Vetëm  heshtje . Errësirë  dhe  heshtje  .  Asgjë  tjetër  .  Të  pleksura  me  njëra  tjetrën  . Dhe  mes  asaj  errësire dhe asaj  heshtje  parafytyrimi   për  të  birin  dalë  nga  dalë  Iu  zhduk   dhe  errësira  edhe  heshtja   u  bë  më  e  madhe   dhe    e  frikësuan  më  shumë  atë  nëne  .Duke  menduar  për  të  birin  ,   u  drodh  dhe  ,  e  frikësuar  ,  tha  : 

_ E  zeza  unë  ! Mos   më   ka  gjetur   gjë  djalin  ?

Në  këtë  kohë  iu  duk   se  dëgjoi  zërin  e  të  birit   .  U  habit . Priti  se mos  e  dëgjonte  prap  zërin  e  tij    .  Nuk  dëgjoi  gjë  . Mbështolli  të dyja  duarët  ,  I  shtërngoi  fort  dhe  psherëtiti  thellë  .  Ishte    një  psherëtimë  me  dhimbje  ,  një  psherëtimë  vaji , një  psherëtimë   që  vetëm   nënat   nxjerrin     për  fëmijët  e  tyre  . U  ngrit  në  këmbë  .   Doli  në  mes  të  kasolles   ,  erdhi  rrotull   nëpër  kasolle  e  frikësuar  për  të  birin  e  saj   .  Iu  afrua  dritares   .  Nxorri  kokën  në  dritaren  e  kasolles  Nuk  pa  gjë  tjetër  vecse  ërrësirë  .  Vështroi  qiellin  .Nuk  pa  asnjë  yll dhe  hëna  ishte  fshehur   pas    reve  të  zeza  sterrë  . Ishte  një  natë  e   errët  dimri .  U  drodh     .  U  largua  nga  dritarja .  Erdhi  prap  vërdallë  disa  herë  nëpër  kasolle  . Nuk  dinte  se  c’ të  bënte  .Në  këtë  kohë  iu  duk  sikur  pa  të  birin  duke  ecur  përpara  trekëndëshit  ,  sikur  iu  afrua  trekëndëshit ,  sikur  hypi  në  një  stol   nën  trekëndëshin   dhe  sikur    një  polic  I  vuri  të  birit  sythin  në  qafë   .  Mbuloi  sytë  me  të  dyja  duarët  që  të   mos  shikonte   atë  pamje  të  llahtarëshme  dhe  lëshoi  një  ulurimë  si  një  gjëmim     nga  një  tërmet  I  fuqishëm  :

_  Jooo !  

    Ajo  nënë    në  atë  kohë  dyshoi  për  cdo  të  keqe  që  mund  t’I  ndodhte  të  birit  mëngjezin  e  së  nesërmes  ,  por  emrin    e  asaj  të  keqje    ajo  nuk  e  përmendi   . Ajo  nënë  nuk  e  tha    fjalën  vdekje  .Nuk  pati  guximin  t’ia  thotë    goja  kurrë .  Pse  ,   a ka  nënë  në  botë  që  t ‘ ia  thotë  goja  fjalën  vdekje  për  fëmijën  e  saj  ?  Cila    nëne   është  ajo  që  mund  ta  thotë  këtë  fjalë  për  djalin  e   vet   ?

     Nuk  qëndroi  më  në  mës  të  kasolles  . U  kthye  nga  shtresat  e  saj  ,  eci  me  ngadalë  drejtë  tyre  dhe  u  shtri  në  ato  .Mbuloi  kokën  me  jorgan  dhe  ia  dha  të  qarit  .Qau  me  dënesë    . Qau  duke  parafytyruar    djalin  e  saj  ,  duke  menduar  për  atë  .  Qau  duke  menduar  për  ato  që  parafytyroi  .Qau  me  helm  . Se  lotët  e asaj  nëne  në  ato  caste  nuk  ishin  lot  ,  ato  ishin  helm ,  ishin  pika    helmi  , që  pikonin    nga  një  zemër  e  plagosur   e  një    nëne  të   vrarë  ,Qau  shumë  kohë  . Qau     deri  vonë  ,  deri  mbas  mesnate  . Qau   ajo  nënë  e  mjerë  atë  natë ,  sa  e  bëri  qull   jastekun  me  lotët  e  saj  .  

     E  trishtuar  , e  tmerruar  ,  e  llahtarosur  ,  e  lodhur  dhe  e  këputur  ,  mbas  mezit  të  natës  atë   nënë  të  mjerë   ,  ngadalë  ,  e  zuri  gjumi ,  një  gjumë  I  rëndë  ,  një  gjumë  vdekje  .

     Në  atë  kasolle  nuk  u  ndie  më  asnjë  zë  .  Heshtje  dhe  vetëm  heshtje  . Një  heshtje  varri  .

     Në   mes    të   asaj  heshtje   ,  mbas  një  kohe të gjatë  në  gjumë   ,  ajo  nënë  filloi  të  gërhasë  gadalë  e  lehtë  ,  lehtë .  Mbas  pak    filloi  edhe   të  thotë     fjalë  pa  kuptim  ,  edhe  gjysma  fjalësh  . Duke  gërhitur  e  duke  thënë   këto  fjalë   ,  nisi  edhe  të  ngrejë  duarët  lart  e  t’I  lëvizi  në  ajër  ,  t’I  kapë  me  njëra  tjetrën  e  t’I  shtërngojë  fort   .  Më  vonë    nisi  edhe  të  rënkojë  ,  një  rënkim   i  vajtueshëm  ,  në fillim  i  lehtë  ,  por  më  vonë  me  ngashërim  . Mbas  pak  ,   duke  gërhitur e  duke rënkuar   ,  ajo  filloi  të  rrotullohet  nëpër  shtresa  së  pari  ngadalë  ,  pastaj   sa   andej  këndej  dhe     së  fundi   largoi  jorganin  me  forcë  ,  e  hodhi  tej          ,  u  sgjua  ,  u  ngrit  në  këmbë  dhe   bërtiti  fort

__Mosni  !  Mosni  !  Është  im  birë  !  Është  djali  I  im !

  Zemra  filloi  t’I  rrahë  fort  e   shpejt   .  Vështroi  se  ku   ishte  . Nuk  kuptoi  gjë  .  Mbylli   e  hapi   disa  herë   sytë   .Pa  muret  e  kasolles  ,  pa  derën  e  saj  ,pa  dritaren  e  vogël  . Tundi  kokën   e   fërkoi  sytë  .  U  mbush  me  frymë  .  Mblodhi  veten  dhe  kuptoi  se  ku  ishte  .  Së  fundi  ,  si  e  mblodhi  veten  mirë    e  kujtoi  se  kishte  ëndërruar    e  se   c’  farë  kishte   ëndërruar  dhe  ,  duke  psherëtitur  thellë  ,  u  lut  :

_O  Zot   I  madh  ,   më    ruaj  djalin  ! Vetëm  ai  më  ka  mbetur  tani  .Kij  mëshirë  për  mua  !

Nuk  ndejti  më  mbrenda  . Errësira  sikur  e  shtypte  ,  qetësia  I  dukej  se  e trishtonte  . Hapi  derën  e  kasolles  dhe  doli  jasht  .Mori  frymë  thellë  .  I  mbushi  mushkëritë  me  ajër   të  freskët  e  të  pastër .  Hodhi  sytë  e  vështroi    . Pa  qiellin  .  Retë  kishin  filluar  të  shpërndahen  dhe  nga  lindja  sa  kishte  filluar  të  sbardhëllejë  Pa  fshatin  ,  shtëpitë  ,  rrugicat ;  pa  malet  ,  kodrat  ,  luginat .  Psherëtiti  thellë  dhe  tha  :

_ Po  agon  një  ditë  e  re  .

Tundi  kokën  ,  mendoi  c ‘ kishte  parafytyruar  dhe  kujtoi  c’kishte  ëndërruar  dhe  shtoi: 

_ Ditë  e  re  !  Po  si  do  të  jetë  ,  vallë  ,   kjo  ditë  e  re  ? Do  të  jetë  si  të  gjitha   ditët  e  tjera  ,  apo  do  të  jetë    një  ditë  e  zezë  ?

     Nuk  qëndroi  më  aty  .Ajo  ditë  e  re  ,  që  po  lindte  e   tronditi   . Hyri  mbrenda  në  kasolle  dhe  mbylli  derën  .  Pranë  derës  pa  trastën  me ushqime   që  kishte  përgatitur  për    të  birin  .  E  shikoi  për  disa  caste  dhe  tha  :

_ A  do  t ‘ I  hashë  ,  ore  birë  ,  këto  ushqime  që  të  ka  përgatitur  nëna  tënde  ? A do  t ‘ Ihashë  ?

     Dy  lot  të  vakët  I  shkanë  ngadalë  ,  iu  rrokullyen  lehtë  dhe  I  ranë  pikë  ,  pikë  mbi  atë  trastë  .

     Nuk  ndejti  shumë  aty  .  Shkoi  dhe  u  ul  pranë  vatrës  .Luajti  cungat  e  zjarrit  .  Ishin  shuar  .Me  mashë  trazoi  hirin  .  Nuk  kishte  asnjë  thëngjill  të  ndezur    Ishin  shuar  të  gjithë  .   Pëshpëriti  dhe  tha  :

_   Qenkan  shuar   të  gjithë  .  Si   po  shuhemi  ne  . 

     Nuk  e  ndezi  më  zjarrin  .  As  nuk  ra  për  te  fjetur  . U  mbështet  te  gardhi  I  kasolles  pranë  vatrës  dhe  ra  në  mendime  . U  mendua  për  të  shoqin  ,  për  djemtë  ,  për  veten  e  saj    U  mendua  për  një  kohë  të  gjatë  ,  mbase  një  orë  ,  mbase  edhe  dy  .  Erdhi  në  vete  kur  shikoi  nga  dritarja  e  kasolles se  kishte  rënë  drita  mirë  . Iu  kujtua  rrugëtimi  . U  ngrit   ,  u  vesh  për  rrugë   ,  mori  trastën  me  ushqime  ,  doli  jasht  ,  mbylli  derën  me  një  dry  të  vjetër  dhe  u  nis  për  në  qytet  për  të  takuar  djalin  e  saj  në  burg  e  për  t’I  dhënë  trastën  me  ushqime  dhe  me  tesha  .

     Qyteti  ishte  larg  e  rruga  ishte  e  vështirë  .Ajo  kapërceu    një    mal  ,  iu  ngjit    një    kodre    ,  kaloi  nëpër  një  pyll  dhe  kaptoi  një  përrua  .Rrugës  ajo  takoi  fshatarë    të  ndryshëm  ,  ca  kaluar  e  ca  në  këmbë  që  shkonin  edhe  ata  në  qytet  atë  ditë  pazari  .  I  përshëndeti  ,  por  nuk  u  bashkua  me  ata  .Ata  kishin  punën  e  tyre  ,  ajo  kishte  hallin  e  vet  .

     Ajo  eci  vetëm  nëpër  atë  rrugë  të  gjatë  duke  menduar    se  si  do  ta  gjente  djalin  e  saj . Ecte  dhe  mendohej  ,  dhe  duke  u   menduar  herë  ,  herë  psherëtinte  dhe  herë  ,  herë rënkonte  ,  se   ajo  nënë  me  ato   parafytyrime    dhe  me  atë  ëndërr të  llahtarshëme   , tani  rronte  në  një  botë  tjetër  ,  në  botën  e  vuajtjeve  ,  të  tmerrit  , të  llahtarit  ,  në  botën  midis  jetës  dhe  vdekjes  .

     Si  iu  ngjit  një  kodre  .  së  largu  I  doli  qyteti   .Ndaloi  .  Pa   qytetin  ,  pa  kalanë  shekullore  të  atij  qyteti  ,  pa  sahatin    .  Para    qytetit  pa    lumin   që  gjarpëronte  pranë  qytetit  .  Pa  dhe  urën  që  lidhte  fshatrat  me  qytetin  .Zemra  I  rrahu  me  forcë  .  Hodhi  sytë  nga  qyteti  . U  mundua  se  mos  shikonte   nga   larg  nëpër  qytet  ndonjë  grumbull  njerzish  . Se  ishte  hera  e  parë  që  ishte  dënuar  një  njeri  me  varje  në  litar  dhe   mund  të  ishin   grumbulluar    njerëz  për  ta  parë   .    Ata  që  I  dënonte  me  vdekje  me  pushkatim  ,  Diktatura  I pushkatonte   jasht  qytetit  ,   në  Krastë   .   Ku  do  ta  kishte  varur  ,  vallë     djalin  e  kësaj  nëne  ?  Ku  ?  Nuk  pa  gjë  . Shikoi  prap   rreth  e  rrotull  qytetit    .  Asgjë   . 

     Asaj  nëne  filloi  t’I  lindi     një  shpresë  e  vogël   ,  si  një  yll   I  venitur  lart  në  qiell   në  një  natë  të  errët  dimri  me  re  të  zeza   .  Mendoi  se  djalit  të  saj  nuk  do  t ‘ I  kishte  ndodhur  gjë    . U  mbush  me  frymë   . Shikoi  prap  nga  qyteti  .  Pa  lumin  që  gjarpëronte  në  heshtje  pranë  qytetit  ,Pa  edhe  urën  që  lidhte  fshatrat  për  rreth  me  qytetin  . Pa  njerzit  që  hynin  në  urë  ,  kalonin  nëpër  ate  dhe  futeshin  në  qytet  .Pa  prap  nga  qyteti  se  mos  shikonte  ndonjë  grumbull  njerzish  nga  vendet  që  hynin  fshatarët  në  qytet  .  Pa  nga  Bezistani  ,  vështroi  nga  Namazgjaja  ,  hodhi  sytë  nga  Zaranika ,  shikoi  edhe  nga   Tri  urat   .   Shikoi  me  vemendje  .  Nuk  pa  në  asnjë  vend 

       Te  ajo    grua  filloi  të  luftojë  shpresa  me  realitetin  ,   gëzimi  me  hidhërimin  ,  jeta  me  vdekjen  .   Nuk  qëndroi  më  aty  .  Shpejtoi   këmbët    që  t ‘ I  afrohej  urës ,  ta  kalonte  ate  dhe  të  hynte  në  qytet  për  të  mësuar  të  vërtetën .

     Duke    ecur    ,  shpresa  për  jetën  filloi  t’i  forcohej   dalë  nga  dalë   dhe  frika  e  vdekjes  që  e  kishte  munduar  gjithë  atë  kohë  filloi   t ‘I  venitet    .Dhe  mendoi  që   kur    të  shkonte në  burg   e  të  kërkonte  djalin  e  saj  ,    polici   nuk  do  t’I  thoshte  mandatën  ,  si  kishte  menduar  ajo  gjithë  rrugës  ,  por do  të  thërriste  emrin  e  të  birit    ,  e  ai  do  të  dilti  para  asaj  I  gjallë  .   Atëherë    ajo    do     t ‘ I   thërriste:

_ Birë 

E  ai  do  t ‘ I përgjigjej  :

_  Nënë  !   

  Dashuria  e  asaj    nëne  nisi  ta     mundi    frikën  e  vdekjes    Ajo  nënë  filloi  të  jetojë  tani  më   shumë  me  jetën  se  sa  me  vdekjen  .

     Shpejtoi  këmbët  e  hyri  në  urë  .Eci  me  të  shpejtë  duke  shtërnguar  fort  trastën  me  ushqime    që  të  mos  I  binte  nga  dora  . Eci  .  Eci  .Eci. Dhe  doli  në  krye  të  urës  .Zemra  po   I  rrihte  me  forcë  Qëndroi  .  U  mbush  me  frymë  . Vështroi    njerëzit  që  dilnin  nga  ura  dhe  merrnin  rrugën  për  në  qytet  .  Deshi  të  niset  edhe  ajo  mes  njerëzve  . Mendoi  që   do  të  shkonte  në  burg   e   të  pyeste  për  të  birin   . Kur  u  bë  gati  të  nisej  , nga  larg    iu  duk  se  pa  njërin  nga  shokët  e  djalit  të  saj   ,   një      pjesëtar    të  cetës  së  të  birit  .Ndaloi  .  E  shikoi  mirë   në   se  ishte  ai  në  të  vërtetë  . E  pa  me  vemendje  . U  drodh  . Zemra  filloi  t’I  rrahë  me  forcë  . Ai  ishte  . Edhe  ai  e  pa   . Ajo    pa  mikun  e  djalit  të  saj    ,  ai  pa  nënën  e  komandantit  të  tij .  Ai  ngriti  dorën  ,  ia  bëri  me  shenjë  dhe  u  drejtua   nga  ajo  .   Nëna  dyshoi  përse  kishte  dalë  ai  aty  .Vdekja  kishte fituar  mbi  jetën  . Ai  I  kishte  dalë  përpara  ,  që  ajo  të  mos  shkonte  kot  në  burg  .  E  kuptoi  ,  se  c’farë  kishte  ndodhur    . U  drodh  .  Zemra  filloi  t’I  rrahë  me  forcë  .U   kthye   nga  ai  për  t’u  siguruar  ..  Shkoi  me  ngadalë   shpirtdërrmuar    dhe  zemërvrarë.   Edhe  e    nxirë  në  fytyrë  .  Duke    I  dhanë  dorën  njëri  tjetrit   ,  ajo  ngriti  kokën   dhe  e  shikoi  ndër  sy  .  Ai  uli  kokën  .  Nëna    kuptoi    se  vdekja  kishte   bërë  punën  e  saj   .  Me  një  fije  zëri  e  pyeti  :

_  Mbaroi  ?

Ai  nuk  u  përgjigj  .  Heshti  . C’t’i  thoshte  ? A I  thohet  një  nëne  se   ia  kanë   varur  të  birin  ?  A  I   thuhet  kjo  mynxyrë  ?  Ai  nuk  kishte  dalë  aty  për  t’I  dhëne  një  lajm  . Fjala  e  tij  ishte  një  llahtar  ,  një  tmerr  ,  një  vdekje  .

      Heshti  .

      Ajo  iu  afrua  dhe  e  pyeti :

_ Sot  ? 

      Ai  uli  kokën  dhe  shikoi  tokën  e zezë  .

     Ajo  I  kapi  duarët  dhe  e  pyeti  prap  :

__  Ku  ? 

      Ai  hapi  gojën  dhe  ,  sa  u  dëgjua  ,  tha  :

_  Në  sheshin   përballë    Rrapit  të  Bobolles .

Nëna  lëshoi  një ulurimë  ,  hodhi  me  forcë  trastën  me  ushqime  për  tokë  dhe  u  nis  me  vrap  drejtë  vendit  ,  ku  I  tha  ai  .

 Kur  mbërriti  në  vend  dhe pa   të  birin  të  varur  ,  shtangu  .  Qëndroi  në heshtje  duke  shikuar të  birin  . Pa  djalin  e  saj  të  varur  ,  pa  trekëndëshin    ,  pa  litarin  në  trekëndësh  ,pa  sythin  e  litarit  në  qafën  e të  birit  .  Pa  trupin e  të  birit  të  varur  që  tundej  ngadalë  nga  era  . Pa  edhe  një  polic  me  pushkë  në  dorë  ,  që  nuk  lejonte  njeri  t’I  afrohej  të  varurit  . U  mbush  me  frymë  ,  u mendua  pak  dhe   ngadalë  u  nis  drejtë  të  birit  .Eci  me  ngadalë  duke  u  dridhur  e  duke  pshërëtitur  . Hodhi  një  hap  ,  hodhi  të  dytin  ,  hodhi  edhe  të  tretin  .  Përpara  I  doli  polici . Ai  shkoi  te  ajo  ,   e  drejtoi    pushkën  drejtë  asaj     dhe  I  tha: 

_  Ndal !

Nëna  qëndroi  . Shikoi  policin  në  heshtje  .Sytë  e  saj  dukeshin  si  dy  thëngjij  të  ndezur  . Sgjati  dorën  dhe  kapi  pushkën  e  policit  dhe  I  tha  :

_  Është  im  birë  .

     Polici  kishte  mërrë  urdhër  që  të  mos  lejonte   asnjë  njeri  t’I  afrohej  të  varurit  ,  por  kur  mësoi  se  ajo  ishte  nëna  e  të  varurit      ,  shtangu  . Nuk  tha  asnjë  fjalë  .As  dorën  nuk  ia  largoi  asaj  nëne  nga  pushka  e  tij  .Vetëm  se  hoqi   gishtin  e  tij  nga këmbëza  e  pushkës  .Ndejtën  ashtu  disa  caste   të  dy   ballë  për  ballë  njëri  tjetrit:    dashuria   e  një  nëne   dhe  urrejtja  e  një  polici  ,   jeta   dhe   vdekja  .

     Nëna   e  shtërngoi  fort  pushkën  e  policit     dhe  e    largoi   nga  vehtja  .   E  shikoi  ndër  sy  policin   dhe  I  tha  :

_  Unë   jam  nëna  e  tij  .

Polici  uli  kokën  . Ajo  e  shtyni  pushkën  e  policit  dhe  hapi  rrugën  .

     Dhe  zemërdridhur  ,  kaloi    dhe  u  drejtua  për  te   trupi  I  të  I birit   . Eci  ngadalë  .  E  tmerruar  ,  e plagosur , e  vrarë   . Mbërriti  pranë  trupit  të  të  birit  dhe  sgjati  duarët   . Deshi    të   kapte  kokën  e  të  birit  dhe  t’ia  puthte  .Por  koka  e  tij  ishte  lart  .  Nuk  e  mbërriti  dot  .  U  ngrit  me  majat  e  gishtave  të  këmbëve  .  Prap   nuk   e  kapi  dot  kokën  e  tij  .Atëherë  uli  duarët  e     kapi  trupin  e  tij   . E shtërngoi  fort  trupin  e të  birit  , mbështeti  kokën  te  gjoksi  I  tij   dhe  thirri  me  sa  fuqi  që  pati  :

_  Biri  im  ! 

Nga  thirrja  e asaj  nëne  ,  u  duk  sikur  u  tund  sheshi  ,  ku   kishin  varur  djalin  e  kësaj  nëne  .

      Ajo  nënë    ndejti  ashtu  ,  me  kokë  mbështetur  te  gjoksi  I  të  birit  ,  për  një  kohë  të  gjatë  . 

      Pastaj    nëna  kapi  duarët  e  të  birit   ,  I  shtërngoi  fort  ,  Ia  puthi   disa  herë    ,   I    mbështeti        në  gjoksin  e  saj  dhe  u  zhgreh  në  vaj 

     Lotët  e  nxehtë  të nëns      ngrohën     duarët   e   djalit  të  saj  të  ngrira   e  të  bëra  akull    .

      Njerzit  që  ishin  mbledhur  rastësisht  matanë  rrugës  për  të  parë   se  c’farë  po    ndodhte  ,  kur  panë  atë  nënë  që  po  puthte  djalin  e  saj  të  varur  ,  disa ulën  kokën  me  një   keqardhje  të  madhe     ,  disa  mbyllën  sytë  të  tmerruar  ,  të  tjerët  u  larguan  të  llahtarisur  .

      Nëna  ndejti  aty  për  një  kohë  të  gjatë  ,  duke  puthur  të  birin  . I  puthte  duarët   e  qante  ,  qante  e  psëherëtinte  ,  psherëtinte   dhe  mallkonte  .

SH.B.A .,   N.  Y .MERRICK , shtator  20011                           

Nxjerrë  nga  vëllimi  I  pabotuar  “ D H I M B J E  “

Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, në Ordu të Turqisë

Nga Kozeta Zavalani


 

Muaji tetor pasqyron ngjyrat e panumërta të vjeshtës. Bukuria e kësaj stine bëhet edhe më reale kur e prek atë nga afër. Unë pata fatin ta shijoj këtë bukuri në Turqi, ku isha e ftuar në Festivalin e 2-të Ndërkombëtar të Letërsisë që u mbajt nga 20 deri në 23 tetor 2011, në Ordu. Ordu është një ndër vendet e bukura të botës, jo vetëm me pasurinë e saj natyrore, ku gërshetohet deti me kodrat e malet, por edhe vendeve historike, ku është e mundur të gjesh të gjitha tonet e ngjyrave e të bësh të gjitha llojet e sporteve të natyrës, pasi katër stinët mund të jenë në një ditë. 

Sa herë udhëtoj dhe shoh turma njerëzish, që lëvizin nga një vend në tjetrin, mendoj se njerëzit janë sa të ndryshëm aq edhe të njëjtë. Ajo që i bashkon të gjithë për mirë është buzëqeshja dhe komunikimi miqësor, vështrimi i butë e i ngrohtë, që pavarësisht nga gjuha e ndryshme që flasin, të bëjnë të ndihesh mirë. Këtë provova edhe kur u takova me mikpritësit turq dhe poetë e shkrimtarë nga vende të ndryshme. Theksoj mikpritjen aq të ngrohtë të organizatorit të Festivalit z. Mesut Senol, që kishte dalë të na priste në aeroportin e Stambollit dhe na shoqëroi me avion deri në Samsun, ku na prisnin organizatorët e tjerë dhe pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Turqisë, me të cilët udhëtuam  me autobus deri në Ordu. Ndonëse ishte hera e parë që i takoja, mikpritja e dashamirësia e tyre më bënë të ndihesha si në shtëpinë time e si në vendin tim. Dua të theksoj edhe komoditetin e udhëtimit me linjën Turkish Airlines, ku shërbehej ende si dikur ushqim e pije, madje edhe verë…

E kujtoj me endje verën e këndshme që pimë në mbrëmjet e Festivalit së bashku me krijues te tjerë. Madje pijen e filluam qysh në udhëtimin me autobus nga Samasun për në Ordu, kur poeti ukrainas Mykola, na gostiti wiski dhe ne uruam mirëseardhjen me trokitje gotash, deri në mesnatë kur u akomoduam në Hotelin e bukur “Belde”, buzë Detit të Zi.

Organizuar nga komuna e Ordusë dhe sponsorizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, guvernatorit e Komunës të Ordusë, Ordu-University e biznese vendase, Festivali i 2-të Ndërkombëtar i Letërsisë filloi me ceremoninë zyrtare, që u mbajt në kishën e vjetër të kthyer në qendër kulturore Tasbasi: Kjo është në zonën urbane Sile në Tasbasi Street në qendër të qytetit të Ordu dhe është ndërtuar në vitin 1853. Ajo ka qenë përdorur si Qendra e Kulturës që nga prilli 2000.

Pasi u mbajt një min heshtje në nderim të ushtarëve të vrarë nën ekzekutimin e hymnit kombëtar, u bë prezantimi i programit të festivalit.

Shinasi Tepe, drejtori i përgjithshëm i Festivalit, theksoi se -Poezia dhe veprimtaritë letrare të përmasave kombëtare kanë filluar qysh në vitet 1920-të. Bashkia e Ordusë nuk është e huaj për Festivalet Ndërkombëtare, pasi këtu është mbajtur edhe Festivali Ndërkombëtar i teatrove të fëmijëve dhe kompozimet e skulpturave të gurit apo takimet periodike të Federatës së gazetarëve Ndërkombëtare të Evropës.

Orhan Dyzgyn, guvernator i  Ordusë, në fillim të fjalës së tij tha:”Qysh nga ekzistenca e tij njerëzimi ka kërkuar konceptin e bukurisë dhe gjithmonë është në kërkim të saj. Letërsia ka prekur ndjenjat me të thella të shpirtit njerëzore, duke bërë që persona dhe kombe të tërë, të panjohur të bashkohen, për të shkëmbyer eksperiencat e tyre.”

Seit Torun, kryetari i Bashkisë, në fjalën e tij midis të tjerash përmendi: “Ndonëse një qytet me madhësi mesatare, zemra e Ordusë është e mbushur me art e veçanërisht rinia jonë me mundësitë e krijuara nga bashkia, thith aromën e degëve të ndryshme të artit stinë pas stine. Ne jemi krenarë që duke përdorur teleferikun, tani mira turistë mund të shohin fytyrën e qeshur të Ordusë nga Boztepe.”

Tarëk Jarëllgaç Rektor i Universitetit të Ordusë, theksoi: “Ne jemi në fakt një komb me njerëz të dashuruar mbas letërsisë. Kombi ynë ka dhënë kontribute të mëdha në letërsi, si një degë e rëndësishme dhe efektive e arteve. Fuqia e letërsisë gojore dhe të shkruar është vënë re vetëm në disa kombe.-Mos hapni gojën pa ditur si të flasësh. Mëso se ku, çfarë dhe si të flasësh…” ka thënë Poeti Vehbi…

Ëzer Karadak, zëvendës kryetar i Bashkisë, në fjalën e tij midis të tjerash tha: “Ne si bashki në këtë Festival të 2-të të Letërsisë në Ordu, synojmë të bashkojmë krijuesit për të ndarë idetë e përvojat e tyre, për kulturat e vendeve të tyre, për të diskutuar çështje të ndryshme lidhur me letërsinë dhe lirinë e fjalës, kontributin në letërsinë botërore, duke inkurajuar përkthimin e veprave të ndryshme, në mundësinë e dialogut midis lexuesve e krijuesve. Në këtë aspekt ne mirëpresim shkrimtarë e artistë nga vende të ndryshme të botës, si edhe shkrimtarë e poetë nga  Turqia. Festivali ka qëllim që të promovohen vlerat kulturore, artistike e turistike të Ordusë, brenda e jashtë vendit.”

- Është fare e natyrshme të kesh letërsitë e popujve që kanë ndërveprime midis tyre, jo vetëm gjeografikisht por edhe historikisht. Karakteristikat humane, mëshira, urrejtja dashuria, pasioni dhe shumë perceptime dhe motivime të tjera u janë bërë jehonë nga krijuesit në gati një projeksion universal… theksoi Mesut Senol.

Dita e dytë e Festivalit, lindi së bashku me diellin që shkëlqente, në mëngjes. Pasi hëngrëm mëngjesin u larguam me autobus për në Bolaman. Ishte e njëjta rrugë që të çon në Samasun, ku përshkuam rrugën e re me tunelin më të gjatë në të gjithë Turqinë. Aty vizituam disa nga shkollat e mesme të qytetit dhe unë kujtova takimet përgjatë muajit të letërsisë me shkrimtarë e poetë. Në fjalën time thashë se lidhjen e parë me letërsinë turke e kam pasur tamam në moshën e tyre, kur kam lexuar romanin “Shtylla” të shkrimtarit turk Jashar Qemal dhe ndihem krenare që këtë libër e ka përkthyer në shqip vjehrri im i nderuar, i ndjeri Mikel Zavalani…

Në panelin e shkrimtarëve e poetëve të ftuar, folën Mykola Riabchuk nga Ukraina, Andras Gerevich nga Hungaria, Yjrki Ihalainen nga Finlanda, Chrysa Spyropoulou nga Greqia, Irena Matijasevic nga Kroacia, Aksinia Mihailova nga Bullgaria, Nikola Madzirov dhe Esat Bayram nga Maqedonia…natyrisht edhe unë nga Shqipëria, që sipas rendit alfabetik  nga Albania, flisja gjithmonë e para.  Më poshtë po vendos një pjesë nga fjalimi im:

“Jam shumë e gëzuar e emocionuar dhe e nderuar njëkohësisht, që marr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të letërsisë, këtu në qytetin e bukur Ordu të Turqisë mike, me të cilën na lidh një kulturë e përbashkët.

Esenë time dua ta filloj me  fjalët e Ismail Kadaresë, një nga zërat më të lartë poetikë, dhe më të shquar të atdheut tim Shqipërisë “Vendi im është Shqipëria, por atdheu im është letërsia”.

Çdo iniciativë apo lëvizje e re është tregues qytetërimi. Në lumin e madh të kulturës vjen edhe një rrëkezë tjetër, për t’ia shtuar freskinë dhe për ta bërë më të gjallë e më të shëndetshëm, në mënyrë që ujitja e pemësisë së qytetërimit të jetë më e gjerë dhe më e plotë…I tillë është edhe Festivali Internacional i Letërsisë në ORDU. Të gjithë poetet e krijuesit nga mbarë bota kanë një mision, kanë  një qëllim , paqen dhe dashurinë. Sepse letërsia është art, muzë e qiellit, që prek fijet më të holla të shpirtit njerëzor. 

Poezia, kjo lirikë e rrallë, gati transparente, është një fllad, frymë e lehtë mbi një faqe, që duket se zgjon në brendësi të njohjes një ndjenjë ndryshe, për të çuar qëndrueshmërinë mbi një fill të magjisë së brendshme letrare. Lindur nga një vërtetësi e madhe, motivi frymëzues njerëzor, ndjenja e lartë e kërkimi i fuqishëm i vlerave të brendshme ekzistenciale.

Thonë se poetët janë si profetët. Arrijnë të zbulojnë thelbet e atyre të vërtetave që qeniet e tjera thjesht i kundrojnë nga larg si realitete te çuditshme, pa arritur madje t’i kategorizojnë si të vërteta. Kjo dukuri ndodh ngaqë poetët zotërojnë një shqisë të pari tepër të fuqishme, e cila është në gjendje të vështrojë kthjelltazi lojën e kontrasteve.

Unë do të shtoja se kështu shtohen marrëdhëniet kulturore kombëtare e ndërkombëtare me një shije e ngjyrë të veçantë, duke ushqyer njëra tjetrën. Nuk duhet të harrojmë se krijimtaria është një kopsht kulturor me mira lule, ku secila ka ngjyrë e shkëlqim të veçantë, që shton vlerat e kulturës njerëzore. Rrallë ndodh që gjini të ndryshme krijuese të mos gjejnë arsye për ta vlerësuar e respektuar njëra tjetrën. Duke pasur detyrë të jetë zëri i atyre që nuk kanë zë, ajo është një dorë vëllazërore që zgjatet, për të shtrënguar dorën e tjetrit, kështu që duart së bashku, punojnë e luftojnë për një jetë me buzëqeshje mirësie, bukurie e butësie dhe aspak armiqësie. Problemi kryesor e kritik për të gjithë është shpresa për një të nesërme më të mirë, më të ndritshme se sot.

Dua të shtoj faktin se ndër prezantimet e bëra për veprimtaritë tona mjaft mirë u paraqit poetesha turke Cigdem Hicran Yorgancioglu, që e bëri prezantimin nëpërmjet dokumentarit me foto nga vende të ndryshme që kishe vizituar, midis të cilave edhe Kosovën e Tiranën.

Në mbyllje të festivalit ne shkuam të gjithë së bashku vizitë me teleferik në Boztepe: Gjithë provinca e Ordusë shtrihet përgjatë brigjeve të Boztepe. Kjo është përvojë e shkëlqyer për të parë gjithë provincën nga Boztepe, një panoramë e kombinuar me pamjen madhështore të Detit të Zi.

Gjatë këtij festivali, poeti Mesut Senol përkthente në anglisht dhe turqisht çdo gjë që është lexuar apo diskutuar zyrtare ose private. Edhe pse ai ishte njeriu më i kërkuari shkrimtar në këtë festival, ai vërshoi plot energji çdo ditë dhe natë. Ai gjithashtu ishte redaktor dhe përkthyes i antologjisë së festivalit, një libër me 340 faqe, me krijimtarinë  e secilit prej nesh. Tri ditë në të cilën ndjenjat e miqësisë dhe respektit kanë qenë në nivelet më të larta, ne shkëmbyem adresat e autografet me njeri tjetrin.

Falenderoj nga zemra ata që mundësuan ardhjen time këtu, gjithashtu falenderoj  Kryetarin e Bashkisë Ordu, Seit Torun, nën Kryetarin Ozer Karadag e drejtorin e Festivalit Shinasi Tepe, për mikpritjen spektakolare… Përshëndes edhe miqtë tanë, poetet e talentuar turq, Tozan Alkan e Mesut Senol, që duke përkthyer e botuar poezitë e mia në turqisht, bënë të mundur që poezia shqipe të dëgjohet e vlerësohet në festivalin e  Ordu-së, që hapi zemrën e tij për të mirëpritur krijues të letërsinë, që festuan në valët e shushurimës mërmëritëse të Detit të Zi.

Poeti

 

KONSTANDIN DHAMO

 

. tregim .

 

Ishim mbledhur të tërë te klubi i Lidhjes (Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve) dhe, po prisnim të sillnin nga çasti në çast arkivolin me trupin e Viktorit të ndjerë! Poetin e mrekullueshëm lirik! Mikun tonë të shtrenjtë dhe të paharrueshëm, që kishte vdekur, siç pohonin me hidhërim ata që hynin e dilnin, pa pritur e pa kujtuar, aty më të gdhirë…

E pra, vetëm me të mbërritur arkivoli, do të fillonin zyrtarisht homazhet në sallën e madhe, me mure të zhveshur dhe të pistë, nga balli i së cilës, së fundmi, hoqën edhe bustin e fetishizuar të Naimit…

- Çfarë thuhet? – pyeti njëri nga shkrimtarët, i ulur rreth tryezës sonë, administratorin e patjetërsueshëm të Lidhjes, i cili , edhe pse nuk merrte rrogë që prej tre vitesh, vinte dhe e hapte portën e lartë prej hekuri te Lidhjes, rregullisht çdo mëngjes, sipas orarit zyrtar, të mbetur që nga diktatura.

- Përse po vonohemi kaq shumë; na humbi durimi fare!

- Ke të drejtë, ke të drejtë; por se ç’ka një ngatërresë të çuditëshme. Sapo ta zgjidhim, do t’ju njoftoj…

- A bën kush kafe këtu, mor aman, sepse vdiqëm këtu majë karrigeve! – u lëshua një tjetër. – Po na sillen mendtë vërdallë.

- Ç’kafe kërkon ti, pash Zotin! Lidhja ka marrë fund një herë e mirë, më vjen keq, por këtë e dinë të gjithë. Lidhja nuk funksionon dhe ne, prapëseprapë vijmë këtu si donkishotë.

- Ja, shërben sa për të hyrë e për të dalë i vdekur ndonjeri prej nesh.

- Botohet edhe ajo gazeta.

- Ajo gazeta si trakt lufte.

- Si nuk erdhi Viktori, të fillonte edhe ajo ceremonia.

- Do të fillojë, do të fillojë, mos ki merak; Lidhja në agjenci funerale është kthyer tashmë.

- Sa të hidhur jeni dhe, sa fatalistë!

- Megjithatë, llogaritë, po i bëni gabim. Shumëkush prej nesh, nuk do t’ia mbërrijë ditës të dalë prej këndej, kur të cofi. Kësaj ngrehine goxha të bukur dhe me vlerë, mu këtu në mesin e Tiranës, ia ka vënë syrin prej kohësh vetë qeveria jonë e përkorë dhe, shih, kur të na këpusin një shqelm bythëve e të na hedhin jashtë!

- Po po; por si nuk po vjen Viktori!

- Ti – m’u drejtua si hetues njeri nga ata të tryezës sonë të ngjeshur – ma shkërdheve nënën me atë shkrimin e poshtër që botove kundër meje të dielën e kaluar, more vesh! Ç’pate ti me mua? Më zuri diabeti, më zuri! I bihet në qafë moshës sime?

- Pusho! Si nuk të vjen turp? Harrove për çfarë jemi mbledhur? Pastaj, ka edhe femra këtu rrotull. Nga të erdhi guximi ty? Ti në përgjithësi je frikacak; s’e marr vesh ç’rrethanë të favorizoi të tregohesh trim e të kërkosh llogari! Ti ke qenë spiuni më i zellshëm i kolegëve të tu; dakord? Tashmë je prapë i privilegjuar dhe, kjo është më e padurueshmja. Ke shtëpi botuese, të zgjedhin kryetar jurie nëpër konkurse, shpërndan opinione, cakton njerëz që të shërbejnë ty nëpër vende pune të rëndësishme. Unë do t’i kalbja në burg ca si ty, pa m’u dridhur aspak qerpiku! Dhe mbylle tani!

- Jo, tani po iki fare; në këtë orë, unë ushqehem dhe më pas prehem ca.

- Ik or’ aman ik! – e shtyu ai që kërkoi të pinte kafe – Mirë thoshte i shkreti Viktor; të vjen turp të thuash se je i persekutuar, sepse nuk ka mbetur spiun po u shpallur hero i demokracisë.

- A, Viktori, Viktori; po si nuk po vjen?

- Ai ndyrësira që sapo theu qafën, mbyllet brënda me ditë të tëra si në arrest shtëpie dhe, kur del që andej, vjen në redaksinë tonë dhe na sjell ca tregime që na shkaktojnë të vjella, kur i lëçisim.

- Ti pusho, mos e shaj, sepse nuk je burrë më i mirë se ai. Eshtë turp ta varrosësh Viktorin ti, që me siguri kushedi se sa herë do ta kesh shqetësuar duke e fyer dhunshëm. Ti nuk je shkrimtar; ti je kovaç!

- Shko ore pirdhu! Ti mban ende brekë grash!

- O Zot, kush llomotit, zëdhënësi i kafeneve, që nuk ka lënë asnjë nga bashkëshortet e kolegëve pa ia kërkuar!

- Shët more! Si nuk po vjen Viktori…

- Ti i ke vjedhur, po po, të gjitha qeramikat e Lidhjes, të varura nëpër mure; të gjitha pikturat, që i prisje me brisk si ata gangsterët e filmave. S’ka më inventar në këtë haur, shfryje dhe, o burra…

- Oho; po ti vdisje të të shihnin njerëzit përkrah meje në bulevard, vdisje, apo iku ajo kohë? I vobekti ti që mbete në provincë me ca vargje dashurie, të frymëzuara nga librat, më keq se ata konviktorët hutaqë!

- Mbylleni ore gojën; merrni apo nuk merrni vesh? Po na bien celularët viu viu, e nuk dimë si t’iu përgjigjemi atyre që na pyesin se, kur do të nisin homazhet për Viktorin. Një debil më pyet, a ka ardhur sakaq ministri i Kulturës! Na ore ti, sepse je më i riu; shko e na merr nga një kafe me gota plastike atje te ai lokali në anën tjetër të rrugës. Ne, ohu, dikur, mezi prisnim sa të na jepej rasti t’iu shërbenim sadopak shkrimtarëve të afirmuar.

Ja, ku i ke paratë; merr edhe një për vete, sigurisht…

Ai që u porosit për kafetë, dukej të ishte më tepër se dyzet vjeç, megjithatë nuk dha asnjë shenjë hatërmbetjeje, përkundrazi, u lëshua me vrap e me dëshirë …

Përmes dredhave të formuara nga tryezat e vendosura kuturu, tryezave përplot poetë dhe prozatorë, dallova administratorin e Lidhjes që tundte kryet me shpoti, tek fjalosej sa majtas – djathtas.

- Ç’kemi ndonjë të re? – e pyeta qortueshëm.

- Ja, pra më njoftuan se, nuk do të ketë homazhe këtu në Lidhje; as homazhe e asgjë tjetër. I kthyen mbrapsht edhe ato kurrorat që kishin mbërritur ndërkohë.

-Po atëherë, përse na lini të presim si të humbur? Ore, ku është ai kryetari i Lidhjes?

- Kryetari i Lidhjes? Sa ke pa e parë? Ka ikur jashtë shtetit me gjithë vulën në xhep.

- Pika vulës! E ç’vulosni ju me të, se më alivanose. Këtu, edhe shurrën e bëjnë ku t’i zërë.

- Të largohemi ne; je i sigurt që s’ka homazhe këtu?

- Po si do t’ju njoftoja pa qënë i sigurt. Ja po ikin edhe gazetarët; po i mbledhin edhe kamerat edhe mikrofonat…

- Di ti të na shpjegosh përse nuk do të kryhen homazhe këtu; ka lënë ndonjë amanet i ndjeri, apo familjarët e tij kanë këmbëngulur kushedi përse, që të kryhet veçse një ceremoni private?

- Hapmëni një vend për t’u ulur dhe ua zhdredh unë fije e për pe. Viktori, miku juaj dhe imi bashkë, na paskesh vajtur nja tri ditë para se të vdiste, te Bregu i Lumit, atje mes romëve, apo ciganëve, se nuk e kam fort të qartë si duhet t’i quaj në mënyrë korrekte ata; ka kërcyer ka kënduar e ka pirë ditë e natë pa pushim gjersa është shëmbur përdhe…

- Viktori! Aq i sëmurë e aq i sfilitur …

- Po, po, Viktori vetë; se ç’kishte pasur edhe ca para me vete, një shuk në një xhep e një shuk në një tjetër, që i paskesh hedhur përpjetë n’ajër fiu fiu si nëpër dasma, ashtu i çliruar tërësisht nga çdo lloj ankthi e frike dhe, me ato para, gabelët e vegjël, ohoho, do të më akuzojmë për racizëm; romët pra, arixhinjtë, a ç’djall me brirë janë, venin e blinin herë pa here raki…

- Viktori…

- Dhe, në tërë këtë aheng shurdhues, me dajre gërnetë me hihihi e hahaha, na paskesh qenë Viktori ynë ai që bërtiste shfrynte e gajasej më shumë nga të gjithë, ashtu i përfshirë në jerm e dalldi, n’ekstazë e ndezulli, pa e llogaritur fare vdekjen. Hehe; kam shkruar edhe unë nja dy romane, madje atëherë kur e kishin të gjithë mendjen te letërsia, por ju më quanit letrar i klasës punëtore.

- Po shteti nuk ndërhyu fare në tërë këtë ndodhi? Fundi i fundit nga ç’burim erdhi njoftimi se, do të kryeshin homazhe në Lidhje?

- A është vepruar kështu sa herë që ka vdekur një anëtar i Lidhjes?

- Po më pas? A lajmëruan romët autoritetet përkatëse për vdekjen e Viktorit? A e dinin ata që ai ishte një personalitet i letrave shqipe?

- Ç’thua more! E ku dinë ata të tilla gjëra. Megjithatë, pasi i kanë gjetur në xhep dokumentet identifikuese, që unë besoj se Viktori i ka marë me vete me paramendim, kanë shkuar në një rajon policie, në më të afërmin dhe, kanë njoftuar kështu dhe ashtu…

- O Zot…

- Por ceremoninë e varrimit kishin nisur t’ia kryenin vetë romët, sipas të gjitha riteve të tyre. Shpirt njeriu e kishte quajtur Viktorin i pari i tyre, nëse ata vërtet janë të organizuar kështu, më një të Parë…

- Po a u interesua kush që ta sillnin që andej Viktorin në Lidhje? Sepse duhej patjetër që ta sillnin në Lidhje.

- Për këtë nuk mbaj përgjegjësi unë. Familjarët e Viktorit, pasi kanë pirë një kafe mirënjohjeje, aty te Bregu i Lumit, janë nisur drejt e në qytetin ku banojnë, të shoqëruar edhe nga një autobuz dëng me ciganë; po po..

- Një institucion më vete edhe ky Bregu i Lumit…

PËRSËRI NË CIRK, ME MBESËN DORELË…


Nga: Murat Gecaj

Publicist-Tiranë

 crk1.jpg

Një nga numrat e bukur…

Siç është e njohur, jo vetëm prindërit, por sidomos gjyshërit, janë të ndjeshëm ndaj të vegjëlve. Ata përpiqen që t’ua plotësojnë dëshirat dhe t’i kënaqin sa më shumë. Prandaj, në ditët e pushimeve, i marrin përdore dhe dalin të shëtisin bashkë me ata, deri në kodrat e kryeqytetit, ku ka gjelbërim dhe ajri është më i pastër. Por shpesh gjejnë kohën e përshtatshme edhe për t’i shoqëruar për në këndet e lodrave, në teatrin e kukullave, te sallat e lojërave, p.sh. siç është ajo “Çufo”, në stacionin e trenit etj. Por një vend mjaft i kërkuar për fëmijët është edhe Cirku i Tiranës, i cili herë pas here përgatit e jep shfaqje të këndshme dhe të pëlqyeshme për fëmijët e moshave të ndryshme.

Kohë më parë, e shoqërova mbesën time, Dorelën në një shfaqje cirku. Mbresat prej saj ishin të pashlyeshme, prandaj kishte ditë që ajo më kërkonte ta shoqëroja për aty. Dihet dobësia e ne, gjyshërve, prandaj sot ia plotësova asaj dëshirën për ta ndjekur bashkërisht një shfaqje të radhës, në Cirkun e Tiranës. E morëm udhën për atje, pasi ajo i bëri me kujdes të gjitha detyrat e shtëpisë për ditën e hënë, për klasën e tretë, që ajo vazhdon te shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.

Pasi premë biletën (kërkohet vetëm një, për fëmijën dhe shoqëruesin e tij), hymë në mjediset e Cirkut. Shoqëruar nga familjarë të tyre, salla gumëzhinte nga zarat gazmorë të fëmijëve dhe vërejtëm se pothuajse ishte mbushut plot ajo. Pasi zumë vendin e caktuar, bashkë me Dorelën e drejtuam shikimin në skenën e shfaqjes, e cila u hap dhe para nesh nisën me radhë numrat, shoqëruar nga muzika, me udhëheqës artistik Fatos Roshin.

2.

Në shfaqjen e kësaj radhe, kishte disa numra të bukur, prandaj fëmijët i duartrokitën nxehtësisht ata. Ja, të tillë ishin interpretimet e Stelës e Fatosit (“litarët”), Sabrinës, Gentit e Bledit (“vertikalja me topa”) ose të  Ibrës, Rubit e Gerit (“rotuillime me tub”-Xhejmsi e fëmijët). Të vështirë, por  të  pëlqyeshëm nga fëmijët ishin dhe numrat e tjerë, si: “trungjet” (Bledi-Geri Ibrahimi), “kafazi” (Shaqja-Kujtimi),”antipodi” (Lori-Ida, Krati, Genti, Eri, Sabrina), “engjelli dhe djalli”(Era-Klaudia, Geri), por edhe numrat “eksentrika”(Fiqo-Nevruzi) e “fjongo” (Neti-Era).

Por kënaqësi të veçantë dhe duartrokitje të nxehta meritoi numri me qenushët e vegjël, që ishin stërvitur aq mirë, sa ata “interpretonin” si artistë ose “numëronin” si nxënës, para dërrasës së zezë. Këtë gjë e mundësuan me sukses Lupi, Irida-Sabrina.

Pa veçauar më tej ndonjërin nga këta numra, vërejtëm se ata ishin përgatitur me seriozitet e aftësi profesionale. Në përgjithësi, edukonin te fëmijët shkathtësinë e guximin dhe i mësonin të vegjëlit se, me vendosmëri e durim, mund të bëhesh i dobishëm në jetë, për veten, familjen e shoqërinë.

 cirk2.jpg

Qenushët në skenë…

…Mesazhi, që dua të përcjell me anën e këtij shkrimi, nuk është thjesht informacioni se unë e mbesa Dorelë pamë një shfaqje cirku, në kryeqytetin Tiranë dhe as për të treguar sadopak përmbajtjn e saj. Por, kryesorja, dëshiroj të nënvizoj se fëmijët tanë, në çerdhe, kopshte ose shkolla qofshin, kanë kërkesë e kënaqësi të përhershme që edhe të shoqërohen, në ditët e pushimeve, për të parë shfaqje të ndryshme cirku ose me kukulla, për t’i çuar te lodrat ose për shëtitje në ajrin e pastër. Kështu, ata do të ndiejnë kënaqësi të veçantë, do të mësojnë diçka të re dhe do të rriten më të shëndetshëm, mendërisht e fizikisht.

Prandaj, prindër e gjyshër të fëmijëve, mos e quani “kohë të humbur” dërgimin e të vegjëlve në vende të tillë argëtues e çlodhës. Përkundrazi, duke e “zbritur” moshën tuaj në nivelin e tyre, kështu ju do të dëshmoni ose vërtetoni njohuritë, taktin dhe  përgatitjen tuaj pedagogjike, psikologjike, shëndetësore e tjerë, që janë aq të nevojshme në punën dhe veprimtarinë me fëmijët.

(Fotot: M.Gecaj)

Tiranë, 30 tetor 2011

 

Kapitulli gjashtë

Nga Reshat Kripa

 

Pas ndonjë muaji, kur u kthye në shtëpi, Fatosi e gjeti Dianën të përlotur.

            - Përse qan? – pyeti i shqetësuar

            - Hektori iku, - u përgjigj  ajo. –  Iku në Greqi.

            Iu duk sikur nga gjoksi iu shkëput një pjesë e zemrës. Kishte ikur djali i  tij i vetëm, drita e syve të tij. Të paktën ta kishte përcjellë, t’i kishte uruar rrugën e mbarë. U ul në divan. Silva, vajza e vogël që kishte sjellë lajmin, u ul  pranë tij duke qarë. Diana qëndronte në këmbë si  e  topitur  me  sytë  gjithashtu  të përlotur.  Pamja ishte e rëndë.

            E mblodhi veten. E kuptoi se i takonte atij që duhej t’u jepte kurajo.

- Pushoni!  –   u  t ha   me   një   zë   të    vendosur,  -  Hektori    është   me   shokë 

shumë.  Ata  po  rendin  drejt lirisë, drejt asaj lirie që kemi ëndërruar. Edhe ne drejt saj do të shkojmë, - dhe duke iu drejtuar vajzave vazhdoi. –  Ju do të mbaroni shkollat e larta  dhe do të bëheni dijetare të dëgjuara. Erdhi dita që të gëzojmë edhe ne.

Diana ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme, ndërsa Silva në të fundit të tetëvjeçares.

            Fjalët   e  fundit  të  Fatosit  bënë  efekt. Vajzat  e mblodhën veten dhe filluan të bisedojnë më lirshëm.

            Hapën   televizorin.  Transmetonte   muzikë   nga filmi indian “Zotnia 420”.  Çudi! Kishin vite pa i dëgjuar ato melodi. Sot u kujtuan t’i transmetojnë?

            Në orën 20.oo filloi transmetimi i emisionit qëndror të lajmeve. Zërat e spikerve njoftonin për rrëmbime anijesh dhe maunesh, për mijra të larguar, për shkrehje armësh dhe kufoma të nxjerra në bregdet. Lajme të tmerrshme. Në mbarim  të  tyre,  sikur  të  mos kishte ndodhur asgjë,  ndeshje ndërkombëtare futbolli.

            Fatosit i lindi ideja të shkruante një artikull mbi çfarë po ndodhte. Mori stilografin dhe filloi të shkruajë:

 

            Ora 20.00. Televizioni shqiptar transmeton telerevistën e mbrëmjes. Zërat seriozë te spikerve njoftojnë   për   rrëmbime  anijesh  nga  mijra  njerëz  që kërkojnë të shkojnë drejt ‘’tokës së premtuar’’. Njoftojnë për mijra të tjerë që presin e presin në portet e vendit ardhjen e ndonjë anije që do t’i çojë nga sytë këmbët. Njoftojnë për përplasje dhe shkrehje armësh, për thirrje nga lloj lloj organizatash dhe partish  të  ndryshme,  për të vrarë dhe të plagosur dhe në fund të gjitha ketyre, televizioni shqiptar transmeton këngët e harruara të Raxh Kapurit nga filmi ‘’Zotnia 420’’.

 

Përse? – thirri me zë të  lartë  Fatosi.

Sikur këto këngë të transmetoheshin  vetëm disa muaj më parë, organizatorët e emisionit, me siguri, do të përfundonin në burg. Ai nuk arrinte të kuptonte se si mund të transmetohej muzikë në një kohë të tillë kur njerëzit nuk e dinin se ku e kishin kokën.

            Mori penën dhe vazhdoi: 

 

‘’Quo vadis’’ RTSH ?

 

            Qindra qytetarë të tjerë nisen me  maune  gurësh gjysmë te prishura drejt detit, drejt Otrantos e Brindizit, pa busull, pa timon, me copa dërrasa në vend të remave. Me ditë e netë qëndrojnë në mëshirën e dallgëve , pa bukë dhe pa ujë. Ku shkuan vallë? A janë gjallë? Asgjë nuk dihet për ta  Kurse televizioni shqiptar hesht. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë  njoftohet   transmetimi   i  ndeshjes  së  futbollit  Milan – Olimpik.

 

            Fatosi mendonte se si kishte mundësi që drejtuesve  të televizionit të mos u kishte mbetur asnjë ndjenjë njerëzore patriotizmi në ato çaste kaq të dhimbëshme për kombin.  A e dinë ata se me cinizmin e tyre po tallen me ndjenjat e këtij populli?

Ai, në këtë ikje, ndjente shpërbërjen e kombit. Kur nga sytë e prindërve  rigonin lot të hidhur për fatin e bijve dhe bijave të tyre, nuk donte më filma dhe muzikë argëtuese. Ato le t’i linin për më vonë, kur të ishin më të qetë. Tashti donte vetëm të dhëna. Donte të dinte përse largohen këta njerëz me kokë në trastë, pa u drojtur edhe nga vdekja? Kush i detyron?  Kush  i  nxit?

Pasi shkoi në mendje të gjitha këto ai shkruajti:

 

Pse heshtni? Pse nuk flisni? Duke reflektuar heshtjen tuaj, nuk e di sepse më kujtohet  një citat i një ‘’shkence të harruar’’:

 

            “Çfarë shtypi dhe botimesh duhen lejuar në vendin tonë?…. Puna është që të mos lejohet që ato të përdoren në masë, të mos i këndojë kushdo… Prandaj t’u japim direktiva të prera institucioneve që në asnjë mënyrë dhe asnjë prej tyre, të mos u jepet lexuesve pa u kontrolluar më parë nga njerëz të besuar.”

 

                                                                                     (E. Hoxha, vepra 51, faqe 171-172)

 

            Sic duket ‘’njerëzit e besuar’’ nuk ju a kanë dhënë lejen. Ju nuk u shkëputkeni dot  nga këto tabu. Ju kerkoni të vazhdoni që të na detyroni të pranojmë, si dikur, atë që doni  të  na  servirni  ju,  të  shohim  dhe  të dëgjojme atë që dëshëroni ju.

 

            Shkrimin e tij Fatosi e përfundoi me shprehjet e mëposhtme:

 

‘’Quo vadis RTSH?‘’

 

            Hiqeni perden që ju ka veshur sytë! Hyni në shpirtin e trazuar të këtij populli, të  atyre  që morën arratinë   sepse,    siç    shkruante    Shekspiri   (Oh,    sa dhimbje!):

 

             Atdhe i mjerë! Trembet kur sheh vehten,

            E kishim nënë dhe na u bë varr,

            Ku s’qesh vec buza e ndonjë të marri,

            Ku s’pyet kush për kë gjëmon kambana.

 

            Medet! Mijrat e qytetarëve nuk mund  t’i  ndalojë më  asnjë  kambanë,  asnjë  thirrje  partie  apo  shoqate. Kërkuan bukë për fëmijët e uritur, punë për te jetuar, liri dhe demokraci për shpirtrat e ndezura. Ua premtuan por krismat e pushkëve  dhe thirrjet histerike për gjak i zhgënjyen. Ndaj ikën dhe një Zot e di në se do të kthehen më ndonjëherë.    

Diktatura më humbi dyzet  vjet  të  jetës  time.  Ajo  ma  ndërpreu  atë  në  moshën

pesëmbëdhjetë vjecare, për ta rifilluar përsëri në atë pesëdhjetepesë vjecare.

Le të shpresojmë se nuk do të ndërpresë më jetë të tjera!

 

Të nesërmen shkrimin ia dërgoi redaksisë së gazetës së parë opozitare. Priti botimin e saj. Ditët kalonin dhe shkrimi nuk dukej në  faqet  e  gazetës.  Priti disa dite që ajo të botohej, por më kot. Së fundi i erdhi një përgjigje:           

 

I dashur zoti Fatos!

 

Ju   falemnderit  për  bashkëpunimin  tuaj!  Ne nuk do të mund ta botojmë atë për dy arsye.  E para, ne nuk polemizojmë me TV apo me organe të tjera të shtypit. E, dyta ngjarja kryesore që përballoni në shkrimin tuaj është ajo e refugjatëve. Ne, për organin tonë e kemi trajtuar këtë problem e tani mendojmë të trajtojmë probleme të tjera.

Shpresojmë në një bashkëpunim të frytshëm  në të ardhshmen.

 

U habit jashtë mase.  Si  ishte  e  mundur  që  një gazetë opozitare të refuzonte një shkrim që përmbante dy problemet më kyç të kohës. Në të vërtetë, gazeta në fjalë, replikën me televizionin e vazhdoi edhe për shumë kohë, ndërsa për refugjatët vazhdon të flitet edhe në ditët e sotme. Fatosi nuk ishte në gjendje t’i jepte përgjigje.

Iu kujtua se një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe shumë vite më parë

 

Vazhdonte vitin e parë  të  shkollës  së  mesme  të mbrëmjes.    Mësues    Miltiadhi,   mësues   i   nderuar   i letërsisë  që,  pas  disa  vitesh,  do  të  provonte  edhe  ai burgun, po shpërndante fletoret e hartimit. Ishte një temë e lirë mbi fillimin e vitit të ri shkollor. Për habinë e tij, Fatosi,  vuri re se në fletoren e tij  nuk kishte vënë notë. Në vend të saj ishte shkruar me laps blu:

  

- Gjuhë dhe stil i  sigurtë. Vazhdo  të  shkruash tregime.

 

            Ndërsa më poshtë, me laps të kuq të vendosur në thonjëza, kishte shënuar

 

            “ Po  të kesh kohë të lirë! “

 

            I bëri përshtypje ky detaj. Ishte relativisht i ri, pa preokupime të mëdha familjare dhe si rrjedhojë kishte plot kohë të lirë. Ç’donte të thoshte mësuesi me fjalët  në thonjëza, shkruar me laps të kuq?

Megjithatë ndoqi këshillën e tij. Shkroi një tregim  ku    personazhi  kryesor  ishte  një  fëmijë  jetim, prindërit e të cilit ishin vrarë gjatë një bombardimi në kohën e luftës. E dërgoi për botim në gazetën “Letrari i ri“ që  botohej  në  atë  kohë. Pas  disa  ditësh  mori  një përgjigje lakonike ku thuhej:

 

“Tregimi  nuk   mund   të   botohet,  pasi   atij    i  mungon personazhi pozitiv dhe   paraqitja  reale  e  jetës në vendin tonë”.

 

            Atëherë e kuptoi  se  ç’donte  të  thoshte  mësuesi me fjalët në thonjëza  E kuptoi se për shkrimet e tij do të qëndronte e ndezur drita e kuqe që do të ndalonte botimin e tyre. Kështu që nuk shkroi më. Ndoshta bëri gabim. Mund të kishte shkruar dhe t’i ruante në shtëpi pa i botuar. Por kështu e mendoi. Ishin kohëra të vështira.

 

            Ky ishte një shembull fare i thjeshtë ku sistemi totalitar mbyste mendimin e lirë që në lindjen e tij. Për t’ia arritur kësaj ai kishte shpikur një formulë po aq totalitare të artit, për t’ia kundërvënë mendimit të lirë, formulën e realizmit socialist, një formulë absurde që ndrydhi talentet e mëdha dhe që krijoi vepra standarte që në me të shumtën e rasteve nuk kishin asnjë vlerë.

            Po tani që sistemi totalitar ishte përmbysur, çfarë e pengonte mendimin e lirë të shpërthente? Ende vazhdonte çensura? Këto mendime gjëmonin në mendjen e Fatosit.

 

AT GJERGJ FISHTA DHE TË DREJTAT E SHQIPTARËVE


                                              (Me rastin e 140-Vjetorit të Lindjes)

                                           Nga Frank Shkreli

Ndërkohë që kombi shqiptar po përgatitet të festoj 100-vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë vitin e ardhëshëm, këtë javë u festua 140-vjetori i lindjes së njërit prej  apostujve më të mëdhej të kësaj pavarësie, dhe mbrojtësit  të interesave kombëtare, Homerit të  Kombit e të racës dhe Françeskanit të madh, At Gjergj Fishtës.   Ishte fati i kombit që At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi gjatë një periudhe jashtzakonisht kritike për ekzistencën e shtetit shqiptar, pasi ai iu përgjigj thirrjeve të atdheut, kudo e kurdo i kërkohej t’i shërbente të mirës dhe dobisë së Shqipërisë.   Ish- Profesor Namik Resuli i universitetit të Napolit, në një fjalim në Romë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Fishtës  pat thënë se ‘’kontributi i çmueshëm që dha Fishta në laminë e letrave dhe në edukimin e kombit, në ruajtjen e kulturës dhe në naltësimin e  e gjuhës, vërtetojnë njëherë e përgjithmonë se Shqipnija pa Fishtën kishte për të qenë e mangët ashtu si letrat tona pa penden fishtjane kishin për të paraqitë nji golle (boshllëk) të paplotsueshme.  Këndej del e qartë se vetëm mënija e vëneri  ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik terratisin mendjet dhe ia mohojnë Fishtës vlerën e vendin që ai xen në panteonin e Kombit.’’

 At Gjergj Fishta është një përmbledhës i visarit shpirtëror të vuajtjeve, luftërave, mundimeve e përpjekjeve për liri, pavarësi  e dinjitet njerëzor të kombit shqiptar.  Në veprat e Gjergj Fishtës çdo shqiptar mund të gjejë të pasqyruar  fatin e vet dhe të Kombit në luftëra titanike për të mbijetuar.  Aty gjenë luftërat e mëdha  të drangojve ose të luftëtarve shqiptarë për të zbardhur faqën kombit për një të ardhme më të mirë kundër kulshedrës ose armikut të Shqiptarëve.  Albanologu italian Fulvio Cordignano ka shkruar në ‘Epopeja Komtare’, Shkodër, 1925, se  ‘’mënyra me të cilën  Fishta u del zot ideve të veta, që janë ide lirie, mbrojtje për tagre të veta, mësimit komtar mbi mbshtetjen e gjuhës komtare, bashkimit të zemrave për qëllime e në veprim për të përtëri popullin shqyptar – ashtë nji mënyrë luftarake, nga nji herë e përcjellme prej nji fuqie të pafrigueshme.  Ai këndon në mes  të poterës së stuhisë ballkanike, në mes të ngatrresave të fuqive të mëdha, që me një politikë plot dredhi ja mohojnë tagret popujve të vëgjelë; këndon sa i kërcnohet Shqypnisë përmbrenda ndasia e partive, interesat e veçanta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfarësh.’’

Këjo mënyrë  ‘’luftarake’’ e shprehjes së ideve të At Gjergj Fishtës vihet re më së miri  –sidomos ndaj politikës së Fuqive të Mëdha karshi shqiptarëve dhe në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të kombit shqiptar — në fjalimin që ai kishte përgatitur për tu lexuar në një konferencë në Paris, në vitin 1916.

Më poshtë janë disa pjesë të fjalimit të përgatitur nga At Gjergj Fishta,  lexuar në frëngjisht nga Imzot Luigj Bumçi, Ipeshkvit të Lezhës,  në Universitetin katolik të Parisit në Qershor, të vitit 1916.  Në atë fjalim, që  është një mbrojtje e fortë në përkrahje  të të drejtave të  kombit të ‘’pa-përkulun’’ shqiptar në atë kohë dhe sot,  At Gjergj Fishta, përveçse u ‘’difton se kush janë e shka janë Shqyptarët’’, dhe se cilat janë të drejtat e tyre,  ai në të njëjtën kohë kritikon Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, përfshirë edhe Francën ku u mbajt fjalimi, për qëndrimin e tyre  kundër lirisë, pavarësisë dhe të përcaktimit të kufijve natyrorë gjeografikë dhe etnikë të kombit shqiptar në Ballkan.

‘’Prej brigjeve gjimuese t’ Euksinit e me borë t’ amshueme t’Alpeve Julje, prej bigave bumulluese t’Akrokeraunvet e më karma të thepisuna të Karpateve, ene’ rijme me gjak njerit, në ato kavaljetet e kalueme të vjetra banote, si zotnija e juej mirë e din, ajo familja e madhe trako-ilire, në nam e në za në histori të fisevet e të kombeve.’’

Fishta vazhdon duke thënë se nga këjo familje e madhe trako-ilire,  ‘’atje ndërmjet  Thesalijet e Malit të Zi, prej brigjevet lindore t’Adriatikut e më stom të Vardarit, pshtoi gjall nji grusht njerzish, që xanë vend a mbas murojet të do maleve titanike a se nen hije të kandshme të disa fushave gratshore e të kerthnesta – banë e përmallueshme e hzjvet të moshës prrallyore – u ban ball me fuqi kurr të përkulme të shpirtit të vet bujar e thellimeve të kavaljeteve e padrejtsive t’hipokrizisë njerzore.’’

‘’Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese, ene kta flasin atë gjuhën e të Parvet të vet ma të hershëm; ene e ruejn të pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshavet të vet, e sot edhe punojn shi njat tokë që punuan të parët e tyne prehistorikë.‘’

At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, flet për vuajtjet  e mëdha të shqiptarëve nën okupues të huaj gjatë shekujve, duke thënë:  ‘’ Mbi ta, po, randoi pesha e fuqis rromake;  mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave;  rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarsis azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndrruan njinin e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta. Po, ky popull i papërkulun kurr, ene gjindet atje mbi ato maje të thepisuna, mbi ato zalli të plleshme, ku të parët e tij prefshin rrasat për me ça me to rrashtat e anmqivet, a u epshin ujë pallavet të hekurta, për me shtrue me to mbarë botën nën kambë të nji Lekës së Madh….’’.

Dhe vazhdon.  ‘’ E mirë, pra, zotni të mij, ky popull  asht njaj populli i vogël shqyptar, aq pak i njoftun e qa zi i gjykuem në Evropë. I vjetër sa fosilat, sa stalagtitat e shpellave jehuese të malevetë te veta vigane, e le të thuesh, prej vet bucet të Shqypnis, ai asht sot zot autokton e i pakundërshtim i tokve të veta.  Ene Sllavi s’kishte dalë prej breshtet t’Uralit, e ene s’kje njeshë e sodmja frotë laramane neo-elenike, kur  Shqyptari korrte më zagna të Ballkanit edhe mbyllë e kishte nji periudhë të historisë së vet në moshë të rruzullimit.  Kush para Shqyptarit ngau qetë sinjorevet të Ballkanit? Historinë e kemi aty, zotni të mij, që na flet kjartë, e asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjysëm-zyrtare…….’’.

Fishta më tej flet mbi parimet Uilsonjane për pavarësi të popujve , duke bërë pyetje:  ‘’E njimend: e po i cili popull në Ballkan ka ndiesi ma të thella për liri të vet se populli shqyptar?  A dro asht Sllavi i kadalshëm  e i ngathtë….. E po, a thue asht Greku – ai skilja e vjetër – që gjithmonë si nji bimë parasite ju njesh ma të fortit….apo asht Shqyptari, që pshtetë të gjith shpresën në fuqi të vet e m’ate të armve të veta:  qe i drejtë me miq, bukëdhanës me të huej, i rrebtë me anmiq… ene deri më sot nuk i asht përmysë njaj force të huaj…. Kjenë, po pushtuesa mbi  Shqypni, por nuk kjen kurr zotnuesa mbi Shqyptarë…’’.

Në fjalimin e tij , At Gjergj Fishta u përgjigjet akuzave të armiqëve të kombit shqiptar dhe përkrahësve të tyre, që i tregonin shqiptarët si ‘’barbarë’’ dhe jo të denjë të lirisë dhe pavarësisë së tyre, në bazë të së drejtës  ndërkombëtare, duke shtuar se ata kanë thyer  e shkelur çdo të drejtë ndërkombëtare e njerëzore.    ‘’Serbt, kohen e luftës ballkanike, me shpata kanë çilë nanat shqyptare e foshnjet e nxjerruna prej sosh i kanë ndezë si pisha, për me shndritë natën me to, e sot Konferenca ka trefishue shtetin e tyne. Grekt kanë kryqyue  gjinden  shqyptare shi në XX qindvjetë, e sot Konferenca  ka menden  me u u dhanë mandatin me shtrue e me gjytetnue dis akombe të tjera:  pse tash Shqzptari, i cili s’i njef kto mizori në vetvedi, s’mundet me dalë shtet mbë vedi, i lirë e i pamvarshëm?’’

At Fishta përfundon fjalimin e tij mbi të drejtat e shqiptarëve duke nënvijuar se sipas parimeve të Presidentit amerikan Uilson,  ‘’ashtë punë e arsyeshme , që shteti shqyptar të përshtrihet gjeografikisht der ku mbrrin kombsija e popullit shqyptar e vijueme e e pandame  prej centrit të vet….. Prandej, çdo pakësim i  tokës së Shqypnisë, që të mos jetë bamë mbas ktyne  parimeve, do mbajtë i dhunshëm dhe i padrejtë.’’

‘’Populli shqyptar flet nji gjuhë krejtë të veten… prandej s’ka si të mohohet se të gjith njata që flasin shqyp, janë kombsijet shqyptare; e se për ket arsye shteti shqyptar do të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshinë gjuha shqype.’’

Për të kundërshtuar ato që ai e cilëson si ‘’gënjeshtra të pa-përmbajtuna e të pahijshme,  shoshitë prej anmiqëve’’  të kombit shqiptar,  At Fishta citon artikullin e shkrimtarit francez Rene Pinot, i cili kishte vizituar Shqipërinë,  e që ishte botuar në revisten  ‘’Revue Des Deux Mondes, e që duke folur për kufijt e Shqipërisë shkruante këto:

 ‘’Prej fushave të Vardarit e mb’Adriatik, prej Thesalijet e mb’ Mal të Zi, zot toket ashtë Shqyptari, në daç pse ky hini mbrendë ma i pari, në daç se ky ndodhi ma i forti.’’

Fishta përfundon fjalimin e tij të gjatë në Universitetin e Katolik të Parisit në Qershor 1916, me një referencë ndaj statistikave etnologjike të kohës duke thenë:

’Të tanë krahina e Kosovës, pra, që prej Konferencet të Londonit (1913) i kje lshue Serbis, e mbarë Epiri i Nordit, të cilit i lakmon Greqia, janë banue kryekput prej Shqyptarësh , e prandej e drejta e lypë që të njihen me shtet shqyptar…..Qyshë se serbt kanë vra me qinda mijash njerëz në Kosovë, e Grekt kanë djegë qinda e qinda katundesh n’Epir të Nordit, duket kjartsisht, se as banorët e Kosovës s’janë Serb, as ata t’Epirit të Nordit s’janë Grek.  Jo, po Zotni; janë vra gjindja me qina mijash në Kosovë e janë djegë me qinda e qinda katunde  në Epir të Nordit, sepse Serbt e Grekt duen me shue faren shqyptare n’ato krahina, për me mujt me i thanë masandej Konferencës së Paqit, se atje s’ka Shqyptarë. ‘’

At Fishta e përfundon fjalimin  duke thenë se të gjitha pretendimet e fqinjëve karshi tokave shqiptare janë bërë,  në bazë gënjeshtrash dhe pa kurrfarë turpi dhe deklaron se:

‘’Konferenca e  Paqit kishte me ba nji paudhni  të përgjakshme, po nuk i nxuer e nuk ia këthei Shqypnisë ato tokë, që Konferenca e Londonit, kundra çdo  gjygjit e drejtsijet, vjetin 1913 ia shkputi, per me jau lshue Grekvet e Serbvet.’’

140 vjetë më parë, këtë muaj, lindi Poeti i kombit shqiptar At Gjergj Fishta.  U shënua aty këtu me ndonjë kremtim ose shkrim përkujtimor.    Por do të ishte me vend që, në prak të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, veprat dhe  veprimtaria e At Gjergj Fishtës në mbrojtje të interesave kombëtare dhe të trojeve shqiptare, të mos lihen pas dore, por në një mënyrë dinjitoze të nderohet poeti, i cili nderoi dhe mbrojti pavarësinë e kombit shqiptar në një prej periudhave më kritike të ekzistencës së tij, kur armiqtë e kombit jo vetëm donin t’i mohonin pavarësinë kombit të ri, por përpiqeshin ta ndanin Shqipërinë copa copa.

Frank Shkreli

 

KUR TË VIJË..

Alma Begaj

 

Kur të vijë çasti,

unë dua të fle,

si një pikë e vese

mbi pistilin e lules,

në qendrën e petaleve..

Me sytë drejtuar qiellit,

kur yjet ende të ëndërrojnë.

 

Dhe ti,

fshehur rri mbi qerpikët e mi,

kur të zgjohem porsi era,

brenda buzëqeshjes

në trëndafilin idilik,

sytë, të dyve do na ndrisin,

porsi dielli pas një fortunali.

 

 

 


NDIHEM ÇUDITSHËM..!

 

Ndihem nganjëherë

si të jem fushë e thatë,

e plasaritur,

nga mungesa e shiut,

e, nganjëherë tjetër,

mendoj veten,

si një gjethe e verdhë e zbehtë,

pa klorofil e jetë.

 

E shoh dhe ndjej,

që fusha e plasaritur,

atje është,

dhe gjethja e zbehtë,

ekziston.

 

Në ajrin e pastër,

në kohë me apo pa diell,

era e ftohtë a e ngrohtë,

luan mes yjeve,

edhe kur ka eklips errësire.

 

Ndihem nganjëherë,

kaq çuditshëm..

ACPE promovon “Placebo” në Londër

 Nga Andi Terziu

foto8.jpg

ACPE promovon “Placebo” të poetes nga Prishtina, Drita Ademi Beqiri, në Londër

Nga Andi Terziu

Restoranti i Vetonit, pronarit shqiptar nga Peja, një biznesmen me një kulturë të radhë komunikuese ishte këndi kulturor ku promovimi i librit poetik “Placebo” i poetes nga Prishtina me banim dhe punë në Zvicër, Drita Beqiri Ademi, ishte kryefjala e një nate tejet festive. Pasditja e 29 Tetorit foli kështu qetë dhe shqip në Kilburn Bridge, Kilburn High Road, Kilburn, London NW6 6HT. Ishin të gjithë krijues me punë dhe angazhime në Britaninë e Madhe, bashkëkombas nga të gjitha trevat shqiptare që me të zbritur nga udhëtimi në Kilburn Park Station apo nga Kilburn High Road Railway Station e nga makinat e tyre kishin vetëm një destinacion lokalin La Dolce Vita. Organizuar nga ACPE, Krijuesit shqiptarë në Exil, me Drejtor Fatmir Terziu, promovimi kishte në gjirin e tij të gjithë ata që ndjejnë vitesh peshën e fjalës së bukur shqipe, peshën e emocionet e fjalës së bukur të artit të fjalës. Promovimin e hapi poetja shqiptare nga Prishtina, Sadie Kryeziu Bejtullahu dhe më tej duke ia dhënë fjalën organizatorit dhe drejtuesit të ACPE dhe organizatorit të promovimit, Fatmir Terziu, gjithshka shkoi sipas një plani të detajuar.

promovim1.jpg

E konceptuar krejt ndryshe, mes një melosi tejet poetik, ku dominonin kënga, vallja dhe fjala shqipe, në një sfond ballor me Flamurin Kombëtar dhe atë të Kosovës, nata promovuese kishte në gjirin e saj veç autores edhe të birin e saj Bledar Beqiri, që me një thjeshtësi ndiqte skenën festive, promovuese. Në këtë atmosferë, lexuan poezitë e vëllimit “Placebo” poetja Shejmond Paçarada, Diana Halili Lika, Sadie Kryeziu, poetët Xhavit Gasa, Sami Islami, Hyda Ismaili, Selman Lokaj, Kristina Leka, Albana Mici, Luçiana Ademi, Kristina Leka, Sherif Bllaca, Megi, Burimi, Zamira, etj…Poeti Hyda Ismaili lexoi më në detaj një kritikë të përqëndruar e profesionale rreth poezisë së poetes Drita Beqiri Ademi.

Më tej Dr Fatmir Terziu, redaktori, botuesi dhe përkthyesi i librit u ndal në vlerën e poezisë së poetes. Ai që në fillim theksoi se jo më kot e kishte cilësuar këtë poezi si poezi e simbolikës jetëdhënëse.

Shkrimtari dhe poeti, Fatmir Terziu në fjalën e tij theksoi se “Poetja shqiptare nga Prishtina, Drita Beqiri Ademi, një intelektuale e diplomuar në degën e Gjuhë dhe Letërsisë shqipe në Prishtinë, përbën vëmendjen e radhës në këtë analizë dhe në këtë promovim në Londër. Është një poete që ka kohë që gatuan me embrionin e jetës së saj vargun poetik, që pa dritën e botimit në këtë vëllim poetik tejet premtues. Është një vëllim poetik që mishërohet jo thjesht nga ndërtesa femërore e filozofisë së vargut, por nga struktura me të cilën derivon mesazhin tërë poezia femërore. Poezia femërore, më saktë poezia e krijuar nga poetet femra, ka në thelb tre gjëra që vijnë ndjeshëm në syrin, mendjen dhe shpirtin e lexuesit. Të tre këta gjëra që lidhen me botën ndjesore, emocionalen e brishtë dhe atmosferën e ndikimit kanë në thelb atë që Eliot e vë në funksionim me kulturën e ‘vetë-eksplorimit të ritmit jetik mes jetës dhe vdekjes’ me të cilën femrat poete janë më të ndjeshme. Janë këto simbolika të jetës që vijnë në vargun e poetes Drita Beqiri Ademi. Në poezi të tilla si “Bota” ku sipas poetes ‘adrenalina rikompozohet’ dhe që na konfiguron vdekjen apo në poezi të tjera si “Dhimbja” ku sërish sipas autores “Lindja  e fëmijës është dhimbje/Dhe vetë fëmija dhimbje është/Atdheu, Nëna, Babai, dhe  ti…” që të gjithë janë dhimbje, ndjehet fuqishëm ajo që Eliot e transmeton tek filozofia e tij duke pasuar aspektin më të dhimbshëm atë të lidhjes me ardhjen në jetë. Më tej kemi një lidhje me tërë dinamikën e jetës së vetë njerëzores, udhëtesës filozofike jetë-vdekje, mes vargut të poetes që lidhet me atë çfarë herët Llambro Ruci e cilësonte si angazhim për ‘njerëzit me të cilët rron poeti’ kur ai në shkurtin e vitit 1982 analizonte vëllimin poetik të poetit S. Dede. Ndryshe kjo lidhje me të parën dhe tërë funksionin e poezisë së Ademit shkon më tej në lidhjen derivate të piketuar nga studiuesi Mehmet Kraja kur e shikon ‘fjalën si variacion’ dhe ‘frymëzimin’ si aspekt të  ‘variacionit poetik’. Kur Kraja shkruante për këtë ide në vitin 1979, natyrshëm poezia e Drita Ademit, s’kishte marrë jetë, por ajo tashmë ndjehet krenare në këtë sedërtim funksional. Në këtë lidhje poetike dhe teorike, poezia “Lumturia” mëshon apriori në deje të sinqerta jete. Ajo me vargun e saj të lirë, dikton jo vetëm dëshirë, por edhe dihamën e jetës: “Oh sa do të doja/Që  sot, e lumtur  të isha/Më  e lumtura në botë/Pra, dhe më e lumtur se sa Ti./Por kjo, e vështirë, është,/aspak e lehtë,/Sepse, ti mua  më  dukesh më e  lumtur/se sa je”.

Arti i komunikimit metonimik

Metonimia e kësaj poezie vë në siklet atë anë me të cilën ‘lumturia’ diktohet, dhe në rastin që poetja, në vend që të shprehej për një njeri të njohur, ajo vë në funksion thjesht një ‘Ti’ që në këtë rast është vetë ‘lumturia’ dhe dikton anën metonimike të përkryer të vargut. Kjo shihet më qartë tek poezia “O, Ju” ku retorikës së drejtuar “O ju më falni, më falni që ju pyes/Kah  shkojnë këto udhë” i vjen në funsksion të dyfishtë ana tjetër antonime, por e drejtpërdrejtë në rretorikën metonimike të funksionit filozofik, duke qartësuar se pyetja është edhe për njerëz: “Kah shkojnë këta njerëz/Nata pse  kaq e errët është,/yjet pse ikën…”. edhe në këtë rast është përdorur ajo që ka lidhje varësie me jetë-vdekjen, atë dukuri që ka ndodhur, diku jo shumë larg zemrës së autores. Këto fjalë e shprehje të figurshme si ‘yjet pse ikën’ veç kontekstit metonimi, kanë në thelb edhe atë me të cilën Kraja lidh variacionin poetik. Ky variacion poetik fuqishëm shihet tek vargjet ‘o, ju më falni që ju pyes…/prapë pranverë/prapë Mars, shi…”. A nuk e bën variante tërë poezinë e saj me këto vargje që flasim shumë, poetja Drita Ademi? Pranvera, Marsi dhe shiu simbolizojnë shumë më tepër në këtë variacion poetik. Ato janë një udhë e gjatë jetë-vdekje, që nis me pranverë-gëzimin dhe bitis me shi-lotin e vdekjes.

sami1.jpg

Në këtë kontekst ne ‘dëgjojmë’ në heshtjen tonë të leximit tek poezitë e Drita Ademit, jo vetëm “Këmbanat bien për lutjen e së dielës’ por edhe se si funksionon tradicionalja mes kulturës së simbolikave të tilla si “Mjegulla e zezë gllabëron qytetin e lashtë/Macja e zezë i pret udhën kalorësit të heshtur’ dhe ‘Shpresa e vdekja përballë njëra-tjetrës rrinë”.

Poetika dhe filozofia shprehëse

Poezia e poetes Drita Beqiri Ademi, gjen forcë hyjnore mes vargut, të saj, ridimensionohet mes forcës së gatuar nga ky varg dhe depërton fuqishëm si një artefakt i fjalës së bukur. Vargje të tilla si “Më lejo të lutem,/më lejo/Të hyje  thellë në vargun e shkruar,/Të digjem  të bëhem hi/Ose, eja dhe ti  me mua/Prush te bëhemi, bashkë,/Që pastaj të ringjallemi…”, nuk janë thjesht ajo lidhje nyjësore me faktorin Hyjnor, as me sakrificën sublime për hir të saj, por një metafizikë dhe një filozifë që lidhet me vetë njeriun dhe simbolikën e jetës. Duke vazhduar me atë që përcjell emocionalen e kësaj simbolike le të ndjekim vargun potencial që plotëson të tërën në këtë lidhje absolutisht të goditur me figurën më të zgjedhur letrare: “e me mall/të qajmë/Me lotë Botën të lajmë/E hiri  e loti ynë për kohërat,/për ata që do të vijnë/Epitaf, të mbetet/Emri yt/Më lejo të lutem,/më lejo/Të vras të gjitha  kohërat/Të cilat/Kush e di,/se  ku,/e nga kush/Padrejtësisht  mekur janë…”. E gjitha kjo e riforcon këtë lidhje të ndjeshme vargore mes funksionit të saj të simbolikës jetëdhënëse. Studiuesit e mirënjohur Geri Giebel Chavis dhe Lila Lizabeth Ëeisberger do ta quanin këtë ‘terapi e udhëtesës jetike’ (2003:123). Por më tej kjo ‘terapi’ sipas teorisë së tyre është ajo ndjenjë e fshehtë që vjen përpos një dialektike të fshehtë, por që vjen nga koha, vendi dhe hapësira, si aspekte të lidhura historikë, por edhe si faktorë që plotësojnë ‘terapinë’ e një fakti: “E sot pikojnë helm, /damarëve të tu/dejeve/udhëkryqeve…/Që  ti,/atë helm pi,/çdo mëngjes/E geni yt hutuar ecën  drejt/Botëjetë e mykur,/e zverdhur…”

Duke përfunduar

Kjo ‘terapi’ jetëdhënëse i jep këtyre poezive të autores një frymëmarrje të gjerë tematike. Kjo frymëmarrje fillon që nga “Maji” që në syrin e poetes është “Një rreze dielli larg” e deri tek “Bota” që për poeten është gjithshka gatuhet ‘tangram’ diku “në laboratoret moderne” apo edhe tek “Dhimbja” që flet e nënkupton shumë. Nënkupton ‘lindjen e fëmijës’ që natyrshëm mes filozofisë së autores ‘është dhimbje’, që më tej sipas poezisë së saj ‘vetë fëmija është dhimbje’.

fatmir1.jpg

Kështu pasi lexon dhjetra e dhjetra poezitë e autores në përfytyrim të mbetet imazhi jetëdhënës, gjithë hapësira që vjen përpos një rrugëjete vajzë-motër-nënë-grua-shoqe. Me ngrohtësi dhe dashuri poetja formëson një udhëtim pikant në rrugën poetike. Por jashtë modestisë letë shpallim se kjo autore ka në duar edhe plane të tjera Romani i saj i lidhur sërrish me jetëdhënien natyrshëm që së shpejti do të flasë më shumë e më gjatë. Kjo flet për ardhjen në kohën e duhur të një vlere të bukur e tepër domethënëse në mjedisin letrar shqiptar.

Me këtë rast promovimi i organizuar nga Terziu, vuri gurin e parë vendimtar në rrjedhën poetike të Drita Ademi Beqirit, e cila mori urime dhe përgëzime nga dhjetra e dhjetra pjësëmarrës në këtë sofër promovuese letrare. 

foto35.jpg

foto22.jpg

cimg3938.jpg

cimg3945.jpg

cimg3960.jpg

foto41.jpg

foto5.jpg

foto6.jpg

foto7.jpg

v36.jpg